EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Praktikë - Meditimi

Shko poshtë

Praktikë - Meditimi  Empty Praktikë - Meditimi

Mesazh  Zattoo 10.09.13 0:58

Praktikë - Meditimi

Meditimi mund ta rrisë imunitetin, t'i zbusë emocionet negative, ta ulë shtypjen e gjakut dhe t'i zvogëlojë efektet e stresit. Për dallim nga ilaçet qetësuese, është falas dhe nuk ka efekte të anësore.

Ne duhet të meditojmë të paktën 10 minuta në ditë për të filluar që t'i vjelim përfitimet.

Dhjetë minuta mund të tingëllojnë mjaft lehtë, por gjetja e kohës është pengesa numër një për të zhvilluar praktikën  e rregullt.

Posa të zgjohesh, ndal alarmin, anashkaloje kafen dhe nisu drejt e në ushtrimin tënd.Ndryshe po të nisësh ta bësh kafen, kthehesh te lajmet dhe do të jesh i absorbuar në gjëra tjera.

Për të filluar meditimin, lejo që sytë e tu të mbyllen. Përqendroje vëmendjen në zërin e frymëmarrjes tënde - forma më e lehtë e meditimit.

Le të zgjerohet barku yt gjatë marrjes së frymës dhe të mblidhet gjatë lëshimit të frymës, duke e lejuar frymën më thellë në mushkëritë tua dhe duke nxitur efektin e relaksimit.

Sa herë që mendja jote fillon të bredhë - dhe do të fillojë, mos u shqetëso por butësisht ktheju zërit të frymës tënde.

Vetëm ky veprim në përqendrimin e frymëmarrjes tënde për 10 minuta në ditë është i mjaftueshëm.

Duke mësuar si ta mbajmë një praktikë të thjeshtë meditimi, fillojmë të kuptojmë se si t'a bëjmë edhe jetën tonë më pak të komplikuara.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Praktikë - Meditimi  Empty Re: Praktikë - Meditimi

Mesazh  Vizitor 10.09.13 10:20

Qellimi i meditimit eshte qe te futemi ne gjendjen e qetesise te mendjes, ku nuk ka as mendime , as deshira, as emocione , asgje. Dhe ne kete rast do te biem ne kontakt me veten tone me te larte, me dimensione me te larta, apo si te doni ta quani ju.
Budiste perdorin vezhgimin e frymimin, himduistet perdorin shikimin vetem ne nje pike te vetme per te medituar. Aleister Crowley perdorte tekniken e vizualizimit, disa te tjere e arrijne kete duke medituar per letrat tarot, pra ka shume lloje meditimesh por qellimi mbetet i njejte. Sipas Gerald Gardiner themeluesit te wiccas meditimi eshte nje nga tete rruget me ane te se ciles mund te behet magji.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi