Disa nga simbolet e Krijimit
Faqja 1 e 1
Disa nga simbolet e Krijimit
Doktrina Sekrete – Disa nga simbolet e Krijimit
…Për një kuptim më të qartë nga ana e lexuesit të zakonshëm, duhet theksuar se Shkenca Okulte njeh shtatë elemetë kozmikë, katër plotësisht fizikë dhe i pesti (eteri) gjysmëmaterial, që do të bëhet i dukshëm në ajër rreth fundit të Raundit të Katërt, për të mbretëruar gjatë atij të Pestë.
Dy të tjerët janë absolutisht jashtë perceptimit të qenieve njerëzore, megjithëse do të jenë të pranishme gjatë racave të 6 e 7 të këtij raundi, dhe do të njihen plotësisht gjatë Raundit 6 e 7. Këta elementë, bashmë me nënelementët e tyre të panumërt (shumica të panjohur nga shkenca), janë thjesht modifikime të kushtëzuara dhe aspekte të një elementi të vetëm, jo Eteri, as A’kasa, por burimi i këtyre.
Elementi i pestë, tani i njohur nga shkenca plotësisht, nuk është eteri i hipotetizuar nga Sir Isaak Newton, megjithëse emërtohet ashtu nga asocimi mendor me Aetherin “Babë-Nënë” të antikitetit. Siç thotë intuitivisht Newton “Natyra është punëtor i përjetshëm qarkullues, nxjerrës lëngjesh nga solidet, gurë nga era e erë nga guri. Pra, gjithçka mund të jetë pasojë e Eterit.”
Lexuesi duhet të ketë parasysh se Stanzat trajtojnë vetëm Kozmologjinë e sistemit tonë planetar dhe asaj çka duket rrotull pas një cikli diellor. Mësimet sekrete për Evolucionin e Kozmosit Universal nuk mund të jepen, pasi nuk mund të kuptohen edhe nga mendjet më të larta të kësaj epoke dhe vetëm disa prej mjeshtrave më të sipërm lejohen të aludojnë rreth kësaj çështjeje.
Për më tej, Mësuesit thonë hapur se edhe Dhyan-Chohans më të lartë nuk kanë depërtuar kurrë përtej kufijve që ndajnë miliardat e sistemeve diellore nga “Dielli Qendror” siç quhet. Prandaj, ajo që po diskutohet i përket vetëm Kozmosit tonë të dukshëm, pas një nate të Brahmas.
Doktrina Sekrete mëton, ashtu si Budizmi, Brahmanizmi e Kabala, se njësia e pafundme dhe e panjohshme Esenciale, që ekziston përtej përjetësisë dhe në harmoni të rregullt e pasuese, nuk është as aktive as pasive.
Në frazeologjine poetike të Manu, këto gjendje quhen ditët dhe netët e Brahmas, që është zgjuar ose në gjumë.
Svabhavikas, filozofët e shkollave më të vjetra budiste (ende ekzistojnë në Nepal) hamendësojnë vetëm mbi gjendjen aktive të kësaj “Esence”, që i thonë Svabhavat, dhe quajnë budallenj ata që teorizojnë mbi fuqinë abstrakte e të panjohur në gjendjen e saj pasive.
Prandaj, ata quhen ateistë nga Kristianët dhe shkencëtarët modernë, pasi të dyja palët nuk arrijnë të kuptojnë logjikën e thellë të filozofisë së tyre. Këta palë nuk pranojnë zot tjetër veç forcave dytësore të personifikuara, që lëvizin jashtë universit të dukshëm për ta, zot që u antropomorfizua si Zoti i krishterë, mashkulli Jehova, ulëritës e lëshues bubullimash e vetëtimash.
Nga ana tjetër, shkenca racionale përshëndet Budistët dhe Svabhavikas si pozitivistë të kohëve arkaike. Nëse marrim njërin këndvështrim të këtyre të fundit, materialistët mund të kenë të drejtë në mënyrën e tyre, pasi Budistët theksojnë se nuk ka Krijues, por një pafundësi forcash krijuese, që sëbashku formojnë një substancë të përjetshme, esenca e së cilës është enigmatike: subjekt jo i denjë për një filozof të vërtetë.
Sokrati gjithmonë refuzoi të diskutonte mbi misterin e qenies universale, megjithatë askush nuk mund të thotë se ai ishte ateist, përveç atyre që dhanë pëlqimin për vdekjen e tij.
Para një periudhe aktive, sipas Doktrinës Sekrete, shtrirja e kësaj esence hyjnore nga jashtë brenda e anasjelltas, ndodh në përputhje me Ligjin e përhershëm e të pandryshueshëm, dhe se universi fenomenal, i dukshëm, është rezulati i fundmë i zinxhirit të gjatë të forcave kozmike të vëna në lëvizje.
Kështu, kur gjendja pasive përfundon, një kontraktim i esencës hyjnore fillon, dhe puna e mëparshme krijuese zhbëhet gradualisht. Universi i dukshëm shpërbëhet dhe “errësira” e vetme, shtrohet përsëri mbi fytyrën e “Thellësisë”. Ky proces ka vazhduar prej jokohës, përgjithmonë e përherë, dhe universi i tanishëm është veç një prej serive të pafundme, që nuk kanë as fillim as fund.
Ilustrimi i parë tregon diskun e plotë , i dyti një disk me pikë në mes , ndryshimi i parë në manifestimin periodik të natyrës së përhershme, jogjinore e të pafundme “Aditi në TË” (pika në hapësirë).
Në fazën e tretë pika shndërrohet në diametër , duke simbolizuar një Nënë-Natyrë të panjollë brenda Pafundësisë absolute gjithëpërfshirëse.
Kur linja diametrike kryqëzohet me një tjetër vertikale , bëhet kryqi i zakonshëm: njerëzimi mbërrin në bazëracën e tretë, shenja e fillimi të jetës njerëzore.
Kur rrethi zhduket e ngelet kryqi i zakonshëm +, kuptohet se rënia e njeriut në materie është përfunduar e fillon rrënjëraca e katërt.
Kryqi brenda rrethit përfaqëson Panteizëm të qartë; kur kryqi është i paplotë është pallik. Ka të njëjtin kuptim, veç të tjerash, si TAU apo “Çekiçi i Torit” , kryqi Jain, apo thjesht zvastika brenda rrethit .
Me simbolin e tretë – rrethi ndarë më dysh nga diametri horizontal – manifestimi i parë i natyrës krijuese (ende pasive, femërore) kuptohet. Perceptimi i parë i vagullt i njeriut me krijimin është femëror, pasi njihet më parë nëna se babai. Prandaj perënditë femërore ishin më të shenjta se ato mashkullore.
Natyra, pra, është femërore, objektive, e qartë, dhe shpirti i Principit që e frytëzon është i padukshëm. Duke i shtuar linjën horizontale, TAU formohet T, forma më e vjetër e shkronjës. Ishte gërma e Rrënjëracës së tretë deri në ditën e Rënies simbolike, kur ndarja sekseve si pasojë e evolucionit të natyrshëm mori formë .
Me nënracat e Racës sonë të Pestë u bë simboli i sacr’, në hebraisht n’cabvah, i racave të para të formëzuara, pastaj ndryshoi në simbolin egjiptian (emblemë e jetës), dhe më vonë në shenjën e Venusit. Pastaj vjen Zvastika (kryqi hermetik), pallik i pastër, i parrethuar.
Simboli ezoterik i Kali Yuga është ylli pesëcepësh kokëposhtë , shenja e magjisë njerëzore, një simbol që çdo okultist e njeh si i “krahut të majtë”, përdorur në magji ceremoniale.
Shpresohet që gjatë leximit idetë e gabuara të publikut të përgjithshëm në lidhje me Panteizmin të korigjohen. Është e padrejtë të quhen Budistët dhe okultistët Advaitee si ateistë. Nëse jo filozofë, janë të paktën logjikues të saktë e racionalë.
Parabrahm nuk është zot, por “Ajo që është supreme e josupreme (paravara)”, shpjegon Mandukya Upanishad (2.28). Është supreme si shkak jo si pasojë. Parabrahm është thjesht, si një “realitet jodytësor”, gjithëpërfshirësi Kozmos, Hapësira Kozmike e Pafundme, në kuptimin më të lartë shpirtëror, kuptohet.
Brahma është rrënja e pastër, e pandryshueshme, e lirë dhe nuk mund të jetë njohëse, pasi nuk ka objekt njohjeje. Kjo esencë është Jeta e Drita e Universit, ndërsa zjarri i flaka e dukshme janë shkatërrimi, vdekja, e keqja.
Kur panteistët i bëjnë jehonë Upanishadeve, që theksojnë, si në Doktrinën Sekrete, se “GJËJA” nuk mund të krijojë, ata nuk mohojnë një Krijues apo bashkësi krijuesish, por vetëm refuzojnë me logjikë bindëse t’i atribuojnë krijimin e formimin (diçka të fundme) një Parimi të Pafundmë.
Pra, Parabrahm është pasive si një Shkak Absolut, vetëm Gjithëdijenia e Gjithëfuqia si të fundme nuk i bashkangjiten sepse janë gjithësesi atribute (reflektuar në perceptimet e njeriut). Prandaj Parabrahm nuk mund të ketë atribute. Në fakt kjo “Qenie” është një “Joqenie”, e “Paqenë”.
Nuk refuzohet, pra, gjithëprania e hyjnore në natyrë, por zoti i dogmave njerëzore. Në këtë mendjemadhësi, krenari e kotësi, njeriu e formësoi veten me dorën e tij të pabesë me materialet e fabrikës së trurit të tij të vogël dhe ia shfaqi me forcë gjithë njerëzimit si një zbulim direkt nga hapësira e padukshme….
Marrë nga H.P. Blavatsky – Doktrina Sekrete
Përktheu Arben Orhani

Admin- 1132
Similar topics
» Simbolet
» Simbolet e Krijimit
» Disa probleme Karmike
» Pse disa besojnë në bestytni?
» Disa refleksione mbi Sufizmin
» Simbolet e Krijimit
» Disa probleme Karmike
» Pse disa besojnë në bestytni?
» Disa refleksione mbi Sufizmin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi