EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Foshnja që nxjerr flakë nga trupi!

Shko poshtë

Foshnja që nxjerr flakë nga trupi! Empty Foshnja që nxjerr flakë nga trupi!

Mesazh  Odin 12.08.13 20:28

Foshnja që nxjerr flakë nga trupi!

Foshnja që nxjerr flakë nga trupi! 26507610

New Delhi, 11 gusht - Mjekë nga e gjithë bota, por dhe ekspertë të fenomeneve mbinjerëzore po përpiqen të shpjegojnë si është e mundur që vogëlushi Rahul, i lindur në Tamil Nadu të Indisë dy muaj më parë, arrin të prodhojë flakë nga trupi i tij.

Siç shkruan “The Times of India”, djali ka marrë flakë vetvetiu katër herë gjatë dy muajve. Herën e parë që nëna e fëmijës, Rajeshwari konstatoi flakët në trupin e tij ishte nëntë ditë pas lindjes. Ajo e shtroi djalin në spital dhe gjithçka duket se iu rikthye normalitetit, por disa ditë më vonë Rahul mori sërish flakë.

Pas rastit të tretë e të katërt, prindërit e foshnjës vendosën ta çonin djalin në Kilpauk Medical College për analiza më të thella, por ende nuk kanë arritur të marrin një përgjigje, transmeton BW.

Mjekët dyshojnë se flakët në trupin e djalit mund të ndizen për shkak të emetimit të një lloj gazi nga lëkura e tij, natyra e të cilit nuk është zbuluar ende.

Babai i foshnjës, Karnan deklaroi për “The Indian Express” se shpesh duhet të ndeshet me dyshimet e njerëzve, të cilët i thonë se kjo mund të jetë vepër e djallit.

“Si familje jemi vërtet të shqetësuar, sepse fqinjët janë të trembur dhe besojnë se djali ynë është nën kontrollin e ndonjë demoni, i cili ndez flakët në trupin e tij”, deklaroi Karnan.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi