Arkivoli misterioz i gurtë
Faqja 1 e 1
Arkivoli misterioz i gurtë
Arkivoli misterioz i gurtë
Një ekip arkeologësh të Universitetit të Leicesterit (Britani e Madhe), ka vazhduar gërmimet në vendin ku verën e shkuar u gjetën gjurmë të një manastiri françeskan dhe eshtrat e mbretit anglez, Richardit III, i vrarë më 1485, në një luftë qytetare të njohur si Lufta e Trandofileve.
Nën vendparkimin e Leicesterit me atë rast janë gjetur edhe disa varre, duke përfshirë edhe një arkivol për të cilin arkeologët besojnë se është mihur më shumë se 100 vjet para se aty të varrosej Richardi III.
Kërkimet tani ndodhen në fazën kur pritet të hapet arkivoli me kapak të gurtë. “Arkivolet e gurta nuk janë të zakonshëm në Leicester dhe ky është rasti i parë që kemi zbuluar një arkivol të gurtë plotësisht të ruajtur në një rrënojë mesjetare arkeologjike”, ka deklaruar udhëheqësi i gërmimeve, profesori Matthew Morris i Universitetit të Leicesterit.

Odin- 513
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi