Liqeni misterioz
Faqja 1 e 1
Liqeni misterioz
Misteri, liqeni është zhdukur dhe rishfaqur 11 herë
Liqeni Cachet, në rajonin e Patagonisë në Kili, është zhdukur 11 herë në 4 vjet. Dhe është rishfaqur sërish.
Një dukuri aspak e zakontë kjo dhe e përfshirë në një mister, që ka çuditur edhe vetë shkencëtarët që po përpiqen të shpjegojnë pse ajo ndodh.
Në fakt, pasojat e saj mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshme për njerëzit që jetojnë në një gjendje të vazhdueshme vigjilente, të gatshëm të evakuojnë zonën, sa herë vënë re se liqeni po rishfaqet.
Sipas shkencëtarëve, ndoshta kjo dukuri ka lidhje me rritjen e temperaturave globale, pasi sipas tyre, akullnaja që e ushqen liqenin, shkrihet dhe derdh një sasi të madhe në rrugët që e ushqejnë atë.
Akullnaja në fjalë, e cila gjendet 2.000 kilometra në jug të Santiagos, në fakt, përbën një lloj dige natyrale, e cila infiltron ujin e lëshuar prej saj në liqen.
Ndërsa zhdukja e liqenit, sipas shkencëtarëve mund të shpjegohet me rrëshqitjet e tokës, ortekët ose proceset gjeologjike të tilla si tërmetet apo shpërthimet vullkanike, që shkaktojnë shembjen e kësaj dige natyrale.
Sipas tyre, dukuri të këtij lloji janë, për fat të keq, në rritje dhe kurrë nuk duhet të injorohen.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Zhduket liqeni
» Liqeni që do t’i zgjidhë sekretet e botës
» Liqeni i vdekjes, kush e prek, vdes
» Himalaje: Liqeni akullnajore Roopkund sjell në dritë nje sekret shekullor
» Qefini misterioz

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi