EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekrete Ushtarake

+10
Nikolaos
Alien & Ufo
Luli
lucio
rebelisistemit
Ufo
Uliks
Arb
bbb1
Estilen
14 posters

Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty C'eshte Avioni misterioz X-37-B..?

Mesazh  Estilen 26.04.10 20:21

Eshte leshuar ne hapsire nje avion Super Sekret i Telekomanduar.

Avioni misterioz X-37-B.

Sekrete Ushtarake 042310X37Bprelaunch_270x405

Para 2 ditesh eshte leshuar ne fluturim avioni sekret X-37-B.

Nuk eshte nje objekt i paindentifikuar apo nje disk fluturues,por eshte nje objekt ushtarak fluturues misterioz.

Eshte nje anije ushtarake hapsinore e forcave amerikane e prodhuar ne mynyren me te fshehte me nje kosto qindra milioneshe dollare.

Emri i tij, X-37-B eshte nje mjet sekret i teknollogjive te fundit,ku thuhet se per prodhimin e tij jane dashur mbi 10 vjet nga stadi i projektit.

Autoritetet sigurojne se fillimi ka qenë i suksesshëm, por nuk japin hollësi për shpenzimet dhe kohëzgjatja e një mision te tille,që deri më sot jane "absolutisht te mbetur 'sekret'.

Foto e përhapur me 24 prill nga media amerikane,X- 37-B '' ngjason në mes të një mini-anije dhe te një avioni ushtarak, natyrisht te nje hiper avioni..

Edhe pse nuk ka shifra zyrtare, ekspertët vlerësojnë se kostoja eshte qindra miliona dollarë. Ai do të ulet ne tokë, ne bazen Vandenberg te Forcavee ajrore, ne California

Por nuk dihet ende se kur ky mjet do te kryej uljen.. Çdo gjë do të varet ''-thotë Gary Payton, i Forcave Ajrore, zëvendës-shefi i seksionit te hapësirë -nga përparimi që do të bëje në orbitë.''Autoritetet thone se "mund të qëndrojë në orbitë per nëntë muaj dhe madje edhe më shumë".

Një gjë eshte e sigurte 'se përdorimi i tij do të jetë' ushtarak.' Një deklaratë nga Pentagoni thote se ky lloi mjeti fluturues eshte projektuar 'si një laborator në hapësirë për të provuar teknologjite e reja dhe të komponentëve të rinje që do të përdoren për operacione satelitore.

Në fakt, X-37-B, mund të zhvillojë programe per avionë luftarakë të gjeneratës së ardheshme. Prodhuar ne ndarja te hapësirës se Boeingut, me siguri ky aeroplan është pjesë e një programi të mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara.

Prova ka lidhje me sigurine e ketij avioni,qe forcat amerikane te jene te sigurta per "të porositur ndërtimin e një tjetër 37 X-B, i cilit do te nisi në 2011.

Burimi Reuters..24 prill 2010
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Sekrete Ushtarake

Mesazh  bbb1 18.01.11 17:11

Kështu do të duken aeroplanët më 2025

Agjencia hapësinore amerikane (NASA) ka shpërblyer krijuesit e tri koncepteve të suksesshme të aeroplanëve të cilët do të mund të fillojnë të shfrytëzohen qysh prej vitit 2025.

Skicat e koncepteve kanë arritur nga ekipet e gjigantëve Boeing, Lockheed Martin e Northrop Grumman. Qëllimi i tyre është që aeroplanët të janë më të sigurt, të zvogëlojnë shpenzimin e karburanteve, por edhe emetimin e gazrave të dëmshme përgjysmë, si dhe zhurmën për 83 për qind.

“Secili dizajn është tërësisht i ndryshëm prej tjetrit, por të gjithë është dashur të përmbushin kërkesat e NASA-s për zhurmë më të vogël, pastërti dhe shpenzim më të vogël të karburanteve”, thuhet në sqarimin e NASA-s. “Deri në fund të këtij viti secili prej ekipeve do të hulumtojë, testojë, të kryej simulimin dhe të integrojë inovacionet dhe teknologjitë e reja të cilat do të sjellin deri tek përzgjedhja e fituesit”.

ja edhe fotot ::Koncepti i Boeing (Foto: NASA):
Sekrete Ushtarake Aeroplani1

Koncepti i Lockheed Martin (Foto: NASA):
Sekrete Ushtarake Aeroplani2

Aeroplani i pazakonshëm i trefishtë Northrop Grumman (Foto: NASA):Sekrete Ushtarake Aeroplani3
bbb1
bbb1

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Tanket dhe aeroplanët e padukshëm

Mesazh  bbb1 20.01.11 18:09

Tanket dhe aeroplanët e padukshëm mund të bëhen realitet

Sekrete Ushtarake F.0120100244621_210

Tanket, aeroplanët e madje edhe ushtarët e padukshëm së shpejti do të mund të bëheshin realitet në fushëbetejë, pohon kompania britanike BAE Systems e cila merret me prodhimin e armëve.

Tanket dhe aeroplanët e padukshëm do të mund të fillonin të prodhoheshin së shpejti, e ato janë të bazuara në sistemin e ashtuquajtur “eCamouflage”.

Në fakt, bëhet fjalë për teknologjinë speciale e cila shfrytëzon ngjyrën elektronike dhe sensorë të sofistikuar elektronik të kapur për mjetin, në mënyrë që pamjet nga mjedisi të projektohen në tank. Kështu armatimi maskohet, e vrojtuesi nuk e sheh tankun por vetëm atë që shihet në prapavijën e tij.

Kompania BAE Systems punon në bashkëpunim me kompaninë anonime suedeze e cila shfrytëzon teknologjinë e njëjtë siç janë ekranet e lexuesve të librave elektronike me e-ink (ngjyrë elektronike).

Mike Sweeney, zëdhënës i kompanisë BAE Systems, ka thënë për FoxNews se para së gjithash do të fillojnë të prodhohen tanket e padukshme, e më pas aeroplanët dhe pajisjet tjera ushtarake.

Ndryshe, duke përdorë teknologjinë e ngjashme, edhe shumë kompani tjera orvaten të prodhojnë armë të padukshme.
bbb1
bbb1

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Arb 20.01.11 23:16

Pas kesaj shpikje, me gjase duhet te terhiqen ligjet per mbrojtjen e civileve ne lufte, ne baze te konventave nderkombetare. Shkaku se, kur pala ne lufte do te ndeje rrezikun, ajo do te priret qe te bombardoje siperfaqe te medhe, me tendencen per te gjetur "artilerine e padukshme" dhe ky qellim , natyrisht qe s'do te kurseje jetera te civileve.
Arb
Arb

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Uliks 23.01.11 20:12

Po vertet qe deri me 2025 do te ket ndryshime tek aeroplanet civil por edhe 1 dua te shtoj qe kta aeroplan do te fluturojn 15 % me pak se sa shpejtsia e zerit.
Uliks
Uliks

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Arme funksionale ne miniature

Mesazh  Estilen 21.06.11 13:02

Sekrete Ushtarake KucerThompson



Arm
ë funksionale në miniaturë


Armet moderne spiune hi-tech jane pa padyshim vdekjeprurëse dhe efikase, por informacioni në lidhje me to është shumë i rrallë (për arsye që dihen). Në këtë postim ne do të shohim disa pamje të armëve moderne e mini-armë te cilësisë së mirë antike. Shumë foto janë siguruar me dashamirësi nga "Little Gun'',te cilet na lejuan te kopjojme foto kaq te rralla.


Pistoletat me te vogla zyrtare te prodhuara sot ne bote

Sekrete Ushtarake Gun_tiny


Sekrete Ushtarake Etryerty34345

Sekrete Ushtarake Ammunition

Sekrete Ushtarake Gal_or_diam_2

Sekrete Ushtarake Gal_or_diam_1

Made në Zvicër nga kompania SwissMiniGun.


Sekrete Ushtarake LWS32Keys

Sekrete Ushtarake LWS380FiftyPercent
Secamp LWS 25


Sekrete Ushtarake Shotun_flash
Pistolete elektrik dore


Sekrete Ushtarake Img_10
Pistolete celular


Sekrete Ushtarake Ea229098f7571688fb4af11df67eb3a6

Sekrete Ushtarake 28fa6a956fe87748902298726c64a364

Sekrete Ushtarake Bf62521b9415edb1db5b6f0c9704b967
Pistoleta ne miniature te zjarrfikesve


Sekrete Ushtarake David%20kucer%20colt-01

Pistoleta Smith David Kucer s & Wesson


Sekrete Ushtarake Derringer_da_38_cal_9mm


Sekrete Ushtarake 25_orugie
Pretty cool Derringer DA 38 (9mm kalibri!)


Sekrete Ushtarake Colibri-1
Kolibri nga Pfannl Franz - Vintage (2.7mm kalibrit)


Sekrete Ushtarake Lefaiv27

Sekrete Ushtarake Lefaiv28

Zejtari ne miniaturë shumë e habitshme:

Sekrete Ushtarake Lefaiv05


Sekrete Ushtarake Lefaiv26

Një pushkë franceze, model 1874 - "Gras" plotësisht funksionale 25cm, së bashku me bajonetë e saj:


Sekrete Ushtarake 6

Sekrete Ushtarake 7
Pistoleta parë është James Reid "Miku im" e vitit 1880
e dyta,pistolete elektrik


Sekrete Ushtarake 9
Pistoleta siper është pistoletë ashtuquajtur (secueeze)shtrydh. Shumicat ishin franceze, mbajne katër fisheke dhe ishin me kaliber 6 apo 7 milimetra :



Sekrete Ushtarake 37_orugie
pstoletë xhepi gjermane Brevete 25 ACP, viti 1906:


Sekrete Ushtarake 17_orugie
Duckfoot" eshte pistoleta qe mbajej nga roje burgu ose roje deti


Sekrete Ushtarake 15_orugie
Pistoleta pepperbox. Këto ishin të njohura në SHBA para futjes së revoleve Colt:


Sekrete Ushtarake 03_orugie
"High Standard" pistoletë model numrin DM101.


Sekrete Ushtarake 314657418_7c1b96a689_b
Pocket "Squeeze" pistoletë e shekullit 19 nga Franca:


Sekrete Ushtarake 314659014_a42f843d0c_b
Një tjetër mini-armë pistolete tepër e çuditshëme:
Barrelled Pin-pistoletë dhjeteshe,përsëri nga Franca shekulli 19-të:


Sekrete Ushtarake F192a

Sekrete Ushtarake F192b
Thikë pistoletë nga Unwin & Rodgers, Angli, rreth 1830


Sekrete Ushtarake Key%20flintlock%20hermann%20historica-02

Sekrete Ushtarake Key%20flintlock%20hermann%20historica-01
Këtu është një çark i rëndësishme nga shekulli 18. Shumë dekorativ,gjithe fantazi-si pjesë: (Gjatësia: 23 cm)

Sekrete Ushtarake Gant%202%20ww%20cal%2045%20naval%20intelligency-01
Pistolete doreze

Sekrete Ushtarake SteamPunkGun2

Sekrete Ushtarake 1799380134_ff629dae30
Me lart dy tipe te rralla pistoletash
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo 12.08.11 19:39

Forcat Ajrore Ruse

Potenciali luftarak i Forcave Ajrore ruse do të forcohet në mënytë të ndjeshme për llogari të pajisjes së tyre me teknikë të re moderne - gjuajtës, bombardues të vijës së parë të frontit, helikopterë.
[img]Sekrete Ushtarake 14900667 [/img]

Në kuadër të programit shtetëror të armatimeve deri në vitin 2020 për Forcat Ajrore ruse do të blihen më tepër se 1000 helikopterë. Këta helikopterë rusë përkatësisht karakteristikave të veta taktike, teknike dhe nivelit të sigurisë superojnë analogët e tyre të prodhimit të firmave perëndimore. [img]Sekrete Ushtarake 46489018 [/img]

Këtë vit ushtria do të pajiset me disa bombardues të rinj të vijës së parë të frontit të modelit Su-34. Përkatësisht mundësive të veta të manovrimit dhe zgjidhjes së detyrave ata janë shumë të afërt me avionët e aviacionit të largët. Su-34 është i aftë të fluturojë nga Moska në Vladivostok me dy mbushje me karburant në ajër dhe gjatë kësaj piloti nuk do të lodhet, sepse këta aeroplanë mund të fluturojnë në regjim autopilot.
[img]Sekrete Ushtarake 86634935 [/img]

Amerikanët, francezët, anglezët, italianët fluturojnë jo me avionë luftarakë, por mësimorë, stërvitorë. Vetëm pilotët rusë fluturojnë me aeroplanët luftarakë Su-30 dhe MiG-29 - ata të grupeve të pilotazhit («Стрижи») dhe “Kreshnikët rusë” («Русские витязи»). Natyrisht, avionët rusë kanë pamje shumë më të bukur dhe duken më të fuqishëm. Dhe, në përgjithësi, avioni luftarak është gjithmonë më i mirë se ai mësimor. Por asët tanë nuk janë trajnuar për ngjyrosjen e qiellit me shirita gazi shumëngjyrësh.

Ata të mrekullojnë, të impresionojnë me mjeshtërinë e tyre të lartë profesionale, manovrueshmërinë dhe fluturimin e sinkronizuar në grup. Ndërsa ngjyrosja e qiellit me shirita gazi në ngjyrat e flamurit rus, vizatimi i zemrave të shpuara nga shigjeta, gjëra këto që bëhen nga francezët dhe italianët, janë të vështira për aeroplanin luftarak dhe bile të rrezikshme.


[img]Sekrete Ushtarake 33990624 [/img]


Kryekomandanti i Forcave Ajrore të Rusisë, Gjeneral-koloneli Aleksandër Zelin njoftoi se aty nga viti 2016 në Rusi do të prodhohet aeroplani AEW i ri ultra-modern A-100. Në të njëjtën kohë Aleksandër Zelin nuk përjashtoi edhe mundësinë e konstruktimit të aeroplanit në fjalë para këtij afati.


[img]Sekrete Ushtarake 26775459 [/img]

Grupimi i ri i pilotazhit, që do të krijohet suplementarisht atyre ekzistues “Strizhi” («Стрижи») dhe “Kreshnikët rusë” («Русские витязи»), do të përbëhet nga avionë të lehtë, gjë kjo që hap mundësi të reja për asët rusë, mendon kryeredaktori i gazetës “Pasqyra e pavarur ushtarake” («Независимое военное обозрение») Viktor Litovkin

[img]Sekrete Ushtarake 23997900 [/img]
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Në Rusi kujtojnë sot nëndetësen bërthamore “Kursk”

Mesazh  Ufo 12.08.11 19:58

Në Rusi kujtojnë sot nëndetësen bërthamore “Kursk”
Sot u mbushën plot 11 vjet që nga dita kur në Detin Barenc, gjatë kohës së stërvitjeve ushtarake, nga shpërthimi spontan i një silure në bord u fundos kryqëzori sumbarinë raketor bërthamor “Kursk”. Në këtë tragjedi gjetën vdekjen të gjithë 118 marinarët e Flotës Veriore të Rusisë që ndodheshin në bordin e tij.

Banorët e qytetit Kursk, ku jetojnë 16 familje të marinarëve që humbën jetën, vendosën kurora dhe buqeta me lule të freskëta në varret e anëtarëve të ekuipazhit të submarinës bërthamore.
Ceremonitë përkujtimore po zhvillohen në të gjitha flotat e Forcave Ushtarako-Detare të Rusisë. Në anijet dhe nëndetëset e tyre flamujt janë ulur në gjysmë shtize, në njësitë dhe nënrepartet e marinës u shpall minuta e heshtjes.

Tragjedia e vërtetë e nëndetses ruse duhet që botës ti japë një mësim të madh pasi siq po shohim aksidentet e shumta për njëmijë e një arsye po rrezikojnë seriozisht sigurinë globale..

[img]Sekrete Ushtarake 4ria479676previewnendet [/img]
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Edhe Kina me aeroplanmbajtëse..

Mesazh  Ufo 12.08.11 20:05

Edhe Kina me aeroplanmbajtëse

SHBA-të kërkuan që Kina të spjegojë përse i duhet asaj aeroplanmbajtësja e vet. Uashingtoni do të pranojë çdo shpjegim, theksoi në një konferencë për ditë më parë Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Victoria Noland.

Sipas fjalëve të saj, Kina nuk është aq transparente sa vendet e tjera në aspektin e blerjeve ushtarake dhe buxhetit ushtarak. Dhe kjo shkakton shqetësim serioz tek SHBA.

Aeroplanmbajtësja e parë kineze - kryqëzori i rikonstruktuar ish sovjetik “Variag” - në prag për herë të parë doli në det për provë lundrimi. Më pas ajo do të rikthehet në kantierin detar për përfundimin e punimeve të montazhit dhe mbas përfundimit të tyre do ti dorëzohet flotës.


[img]Sekrete Ushtarake 4usnwcvaryag01 [/img]

Në fotografi ish kryqëzori rus Variag
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  rebelisistemit 13.08.11 10:10

Ufo shkruajti:Edhe Kina me aeroplanmbajtëse

[color=orange]SHBA-të kërkuan që Kina të spjegojë përse i duhet asaj aeroplanmbajtësja e vet. Uashingtoni do të pranojë çdo shpjegim, theksoi në një konferencë për ditë më parë Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Victoria Noland.

PO PSE VETEM AMERIKANET TE KEN?! NESE ESHTE DICKA E KEQE PSE AMERIKANET E KAN?! NESE ESHTE GJE E MIRE PSE TE TJERET SDUHET TA KEN?!
rebelisistemit
rebelisistemit

Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)

80


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo 13.08.11 10:29

Nuk jam kundër me atë që ju parashtroni, madje do doja ta kishte edhe vendi ynë një të tillë, por ''ideja'' ime ishte në kuadrin e luftës kundër çarmatimit në rang global, mesa duket e gjitha kjo është farsë ashtu siq edhe e kemi kuptuar më parë, shto pastaj se Kina është e përhershme në organizatën e sigurimit e ka të drejtë vetoje..

Imagjino psh që armë të tilla të ketë kushdo, nuk na mjaftojnë rreth 27.000 mbushje bërthamore që momentalisht i ka Kazakistani? Dihet se kush është ky shtet e çfarë qeverie apo edhe sigurie ka..Thuhet se janë shkatërruar por unë jam skeptik, do ngelë ndonjë gje edhe ne merakosemi pastaj se jo 2011 e 2014 fundi i botës e gjepura të tilla, fundin po e afrojmë vetë ne, ndër ta edhe kombi verdhacuk kinez..:((
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo 18.08.11 11:13

Rusia lëshoi raketën e saj “Dnepër”

Raketa më e fuqishme ndërkonintentale në planet

Sekrete Ushtarake 4Dnepr_rocket_lift-off_1

Rusia lëshoi raketën e saj “Dnepër”, e cila nxorri në orbitë disa satelitë të huaj. Në Ministrinë e Mbrojtjes të Federatës Ruse njoftuan se lëshimi i raketës u realizua mbrëmë vonë nga baza në zonën e Uraleve.

“Dnepër” prodhohet bashkarisht nga Rusia dhe Ukraina. Raketa në fjalë është konstruktuar mbi bazë të RS-20, e cila është raketa balistike ndërkontinentale më e fuqishme në botë. Në orbitë “Dnepër” nxorri dy satelitë ukrainas, 2 nigerianë, 2 amerikanë si dhe 2 aparatet kozmike - turk dhe italian.
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo 18.08.11 13:08

Avioni i ri rus i pakapshëm nga radarët


[url=][/url]

Rusia shfaqi me publicitet të madh një tip të ri avioni të pakapshëm nga radarët në ekspozitën e objekteve ajrore që u hap sot në Moskë.

Komandanti i forcës ajrore ruse, Alaxander Zelin, tha se avioni Sukhoi T-50 pritet të fillojë të fluturojë pas 3-4 vjetësh. Avioni luftarak rus shihet si rival i avionit amerikan të pakapshëm nga radarët, F-22, prodhim i firmës Lockheed Martin.

Në ekspozitën ndërkombëtare të aviacionit, të hapur në bazën ajrore Zhukovski të Rusisë, janë ekspozuar prodhimet e fundit të avionëve. Një nga objektet që ka tërhequr më tepër vëmendjen e vizitorëve në ekspozitë është avioni më i madh në botë për pasagjerët, Airbus 380.
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo 22.08.11 16:23

Vazhdon testimi i aeroplanit T-50

Modeli i destinuar për testim i aeroplanit gjuajtës rus të gjeneratës së pestë T-50 do të vazhdojnë procesin e kolaudimit pavarësisht nga fakti i anulimit të detyruar të fluturimeve të tij në Sallonin Ndërkombëtar të Aviacionit “MAKS-2011” për shkak të problemeve që lindën me motorin e tij. Gjatë marrjes së startit për ngritje në pistën e fluturimit u duk një re e vogël tymi dhe flake, pas së cilës aeroplani ndaloi me parashutën e hapur për frenim. Sekrete Ushtarake 4RIA-696340-Preview
Specialistët praktikisht e përfunduan hetimin në lidhje me incidentin në “MAKS-2011”, kur piloti i T-50 u detyua të ndërpresë fluturimin për shkak të situatës emergjente që u krijua me disfunksionimin e motorit të dhjathtë. Në ditët e afërta testimi i aeroplanit do të përfundojë dhe ai do të vazhdojë realizimin e programit të provave kolauduese.

RIA
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo 07.09.11 12:57

Në vitet e ardhshme Rusia do të realizojë disa projekte shumë të rëndësishme, të cilat do ti lejojnë asaj të zerë pozita kryesuese në tregun e ofrimit të shërbimeve të lëshimit të aparateve kozmike.

Modernizimi i anijes “Sojuz” është në rend të ditës. Në këtë anije po ndërrohen edhe motorët dhe ajo përsoset vazhdimisht. Po ndryshon edhe sistemi i drejtimit të saj nga analog në dixhital.

Në vitin 2018 Rusia mund të fillojë testimin e anijes së re të pilotuar transportuese kozmike që po konstruktohet nga korporata “Energjia”.

Siç dihet tashmë, më 24 gusht raketëmbajtësja “Sojuz” me anijen kozmike të mallrave “Progress”, e cila duhej të çonte në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar produkte ushqimore, ujë dhe pajisje të tjera nevojshme, ra pas startit nga kozmodromi Bajkonur. Por kjo nuk do të thotë aspak se anijeve “Sojuz” tashmë u ka kaluar koha e përdorimit dhe se nuk mund të modernizohen.Për këtë shkencëtarë rusë po marrin masat e para.

Sekrete Ushtarake 4RIA-533056-Preview

Në këtë mënyrë aty nga viti 2015 mund të realizohet starti i raketëmbajtëses, kurse në vitin 2018 testimi i anijes së pilotuar transportuese kozmike. Një prioritet i veçantë është sistemi i sigurisë së mjetit të pilotuar transportues kozmik, sidomos i një pjese të tillë përbërëse të tij si anija premtuese. Në të sistemi i sigurisë do të jetë shumë më i besueshëm se i analogëve të mëparshëm.

Anija kozmike e gjeneratës së re do të realizojë ulje dhjetë herë më të sakta në Tokë se anija “Sojuz” për llogari të përdorimit të sistemit reaktiv të uljes me parashutë. Me fjalë të tjera, parashuta do të hapet në pjesën e poshtme të anijes dhe do të punojë së bashku me motorët reaktivë.

Anija që po projektohet nga korporata “Energjia” planifikohet të paraqitet në dy modifikime. Këto janë kapsula e destinuar për realizimin e uljes në Tokë dhe anija me masë rreth 20 ton që përfshin në vetvete edhe segmenitn e banimit të kozmonautëve. Ne mund ta fillojmë punën e testimit të këtij aparati fluturues me kapsulën e uljes meqënëse ajo është me masë më të vogël.

Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo 07.09.11 13:07

Kjo nëndetëse bërthamore ruse e projektit 971I “Nerpa”, që shihni në foton e mëposhtme është e pajisur me silura, raketa-silura dhe raketat me krahë (cruise missiles) “Granat” me trajektore fluturimi deri në 3.000 kilometra. Gjithsej që nga viti 1984 janë ndërtuar 15 nëndetëse të këtij projekti.
Sekrete Ushtarake 4highres_00000401637647
Nëndetësja në fjalë me vlerë 650 milion $ do t'i jepet Forcave Detare Indiane me qera nga Flota Ushtarake Ruse. Forcat Detare të Indisë do ta shfrytëzojnë atë si bazë trajnimi për nëndetësen e parë strategjike bërthamore indiane “Arihant”, të pajisur me raketa balistike.

Nëndetsja 971I Nerpa (971И «Нерпа») Do dorëzohet në fund të këtij muaji dhe forcat detare indiane do kenë nëndetësen e parë bërthamore të tyre paçka se me qera apo jo, një lajm jo fort i mirë për paqen dhe sigurinë në botë.
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo 15.09.11 11:33

Në të ardhmen e afërt do ketë edhe 3 akullthyese të reja bërthamore

Sekrete Ushtarake 4RIA-532246-Preview

Montimi i anijeve të reja akullthyese bërthamore do të bëhet në “Kantieret detare Admiralteiskie” në Shën Petersburg, kurse veshja e jashtme dhe montimi e një sërë nyjeve - në Helsinki. Në këto anije planifikohet instalimi i reaktorit më të ri, më modern “Rhythm-200”, i cili karakterizohet nga kapaciteti i lartë dhe sistemi i përforcuar i mbrojtjes nga rrezatimi radioaktiv.

Akullthyeset e reja do të përdoren për shoqërimin e anijeve që lundrojnë në Arktik.
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo 15.09.11 11:35

Uzina e prodhimit të automobilave e Izhevskut po përpunon një armë të re automatike

Uzina e prodhimit të automobilave e Izhevskut (“Izhmash” (rusisht «Ижмаш») në Udmurti (zona e Uralit të Mesëm), ia hyri punës për përpunimin e një arme automatike të brezit të ri, principialisht të ndryshme nga automatiku “Kallashnikov”. Automatikët e rinj janë në gjendje të konkurrojnë me analogët më modernë të armëve qitëse në botë.

Sekrete Ushtarake 4RIA-481218-Preview

Paralelisht me punën mbi këtë automatik të ri, uzina po vazhdon edhe prodhimin dhe modernizimin e automatikëve të serisë AK-200.
Blerja e automatikëve të serisë AK-200 prej strukturave ushtarake ruse filloi në pranverë të vitit 2010, kurse këtë vit testimit të këtij modifikimi ia hyri Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse. Ky automatik dallohet prej modelit paraardhës me aftësinë e vet për të ndryshuar me shpejtësi kalibrin, shënjestrën e përsosur në mënyrë të ndjeshme dhe karikatorin e madh.
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Radari në Turqi

Mesazh  Ufo 06.10.11 11:00

Sekrete Ushtarake 4022038396_a94fc365ae_o
Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad e quajti “gabim të madh” vendimin e Turqisë për vendosjen e radarit të NATO-s në territorin e vet. Pavarësisht nga deklaratat e përfaqësuesve të SHBA dhe Turqisë se radari destinohet për pikasjen e raketave që kërcënojnë Europën, Ahmadinejad është mëse i bindur se ai është i nevojshëm për mbrojtjen e Izraelit.

Teherani i druhet asaj, se në rast fillimi të veprimeve ushtarake të Izraelit kundër Iranit, raketat e tij të kundërpërgjigjes nuk do të arrijnë dot objektivat për shkak të këtij radari. Parashikohet që radari në fjalë të vihet në veprim në fund të këtij viti.
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Liderët e tregut të armëve

Mesazh  Ufo 06.10.11 11:03

SHBA dhe Rusia vazhdojnë të ruajnë pozita prej lideresh në tregun global të armatimeve pavarësisht nga reduktimi i tij i ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Për këtë dëshmon raporti mbi tregtinë e armëve në botë i përgatitur nga Kongresi dhe i bazuar në vlerësimet e autoriteteve amerikane.

Sekrete Ushtarake 4highres_00000400048262

Sipas dokumentit të sipërpërmendur, pjesa e SHBA në tregun global të armatimeve përbën pothuajse 53%, ajo e Rusisë - 19%. Vlera totale e të gjitha marrëveshjeve për shit-blerjen e armëve në botë për vitin 2010 arriti pothuajse shumën 40 miliardë $ kundrejt 65 miliardë $ në vitin 2009. Një “tkurrje” kaq e theksuar, e mprehtë e tregut të armatimeve u shkaktua nga kriza globale financiare dhe ekonomike.
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  lucio 06.10.11 14:40

Ufo shkruajti:Në të ardhmen e afërt do ketë edhe 3 akullthyese të reja bërthamore

Sekrete Ushtarake 4RIA-532246-Preview

Montimi i anijeve të reja akullthyese bërthamore do të bëhet në “Kantieret detare Admiralteiskie” në Shën Petersburg, kurse veshja e jashtme dhe montimi e një sërë nyjeve - në Helsinki. Në këto anije planifikohet instalimi i reaktorit më të ri, më modern “Rhythm-200”, i cili karakterizohet nga kapaciteti i lartë dhe sistemi i përforcuar i mbrojtjes nga rrezatimi radioaktiv.

Akullthyeset e reja do të përdoren për shoqërimin e anijeve që lundrojnë në Arktik.
Pas nje te ardhme te afert akulli i Arktikut nuk do te ekzistoje me,si rezultat i ngrohjes globale,prandaj nuk do jete me e nevojshme per gjithe ato shpenzime kolosale per akullthyese.
lucio
lucio

74


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Luli 09.10.11 11:36

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty 10 vendet pa ushtri

Mesazh  Alien & Ufo 20.10.11 11:57

Në Tokë ka shtet që një shumë e mirë e parave të taksapaguesve shkojnë për shpenzime ushtarake dhe prodhimin e armëve. Por ka edhe nga ato vende që nuk kanë ushtri fare ose me ligj e kanë shkrirë atë.

Një ndër shtetet e mëdha me mbi katër milion popullsisë, që ka hequr ushtrinë me ligj është edhe Kosta Rika.


Ja cilat janë 10 shtet që nuk kanë ushtri:


Litenshtejn
Në vitin 1868 shkriu ushtrinë prej 80 burrash

Palau
Mbrohet nga ushtria e SHBA-së

Kiribati
Ushtria është e ndaluar me kushtetutë

Grenada
Nuk ka ushtri që prej ndërhyrjes së SHBA-së në vitin 1983

Ishujt Marshall
Sigurohen nga marina e SHBA-së

Sekrete Ushtarake Attachment

Mauritius
Nuk ka ushtri, policia kryen edhe rolin e saj

Samoa
Nuk ka ushtri, për mbrojtjen kujdeset Zelanda e Re

Kosta Rika
Ka shkrirë ushtrinë pas luftës civile 44-ditore në vitin 1948

Nauru
Nuk ka forca mbrojtëse, për atë kujdeset Australia

Vatikani
Rojet Zvicerane kujdesën vetëm për funksione ceremoniale
Alien & Ufo
Alien & Ufo

13


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Nikolaos 20.10.11 16:06

Personat qe kane nje admirim të veçantë per ushtrine zakonisht i perkasin shenjave te zjarrit, kryesisht Dashit.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Alien & Ufo 21.10.11 9:26

Personat qe kane nje admirim të veçantë per ushtrine zakonisht i perkasin shenjave te zjarrit, kryesisht Dashit.

Si e gjete NIKOLAOS ;-)
Alien & Ufo
Alien & Ufo

13


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Dimitrov Xhunga 21.10.11 12:14

Alien & Ufo shkruajti:Personat qe kane nje admirim të veçantë per ushtrine zakonisht i perkasin shenjave te zjarrit, kryesisht Dashit.

Si e gjete NIKOLAOS ;-)
NUK E KA PATUR TE VESHTIRE.KA NXJERRE DATELINDJET E STRATEGEVE ME TE NJOHUR NE BOTE DHE SI DUKET I KANE DALE TE SHENJES SE DASHIT.SHUME E THJESHTE APO JO ???.
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Nikolaos 21.10.11 14:34

Alien & Ufo shkruajti:Personat qe kane nje admirim të veçantë per ushtrine zakonisht i perkasin shenjave te zjarrit, kryesisht Dashit.

Si e gjete NIKOLAOS ;-)
Astrologet me kete pune merren Alien & Ufo, merren me zbulime dhe parashikime, une e thashe ne pergjithesi qe njerezit e Dashit kane dobesi per ushtrine, por meqe edhe ti qenke Dashi, nuk eshte per t'u habitur perderisa i je perkushtuar ketyre shkrimeve.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Avioni me telekomandë, “arma” e re lufarake!

Mesazh  Androo 30.10.11 9:29

Sekrete Ushtarake Images

Avioni me telekomandë, “arma” e re lufarake!

Është shumë e vështirë që t’i zbulosh dhe t’i gjurmosh, janë vdekjeprurës dhe me kosto të ulët. Pavarësisht se konsiderohen si armë me një barrë dyshimesh ligjore për përdorim dhe janë përdorur së fundi me shumicë në vrasjen pa gjyq të terroristëve të dyshuar në Afganistan, tregu i avionëve të telekomanduar është duke “u nxehur” në botë.

Me Izraelin dhe Kinën që po hyjnë në këtë treg, a mund të themi se ka nisur tashmë gara për një armë të re?

Miniatura të vogla plastike të avionëve luftarakë ndodhen në syprinën e tryezës së punës së Steven Zalogës, ndërkohë që raftet i ka të mbushur plot me libra për luftërat. Pikërisht lufta është fusha e ekspertizës së Zalogës, por mbi të gjitha lufta është biznesi i tij. Për 36 vjet historiani ka analizuar tendencat globale të luftës dhe të armëve.

Ai aktualisht punon me ‘Teal Group’, një firmë e rinovuar e konsultimeve për mbrojtjen në Fairfax, Virxhinia, në SHBA, në periferi të Uashingtonit. Zaloga e di fare mirë se ku dhe si një luftë mund të jetë me përfitim në çdo moment dhe në çdo cep të botës. Dhe kur ai diskuton për armët më të mira që duhet të përdoren në një konflikt të dhënë, ai kurrsesi nuk e hedh më vështrimin tek modelet e tankeve apo avionëve të tjerë luftarakë.

Tashmë, sipas tij, këto armë i përkasin librave të historisë. E ardhmja sipas tij, i përket avionëve të telekomanduar, ose siç o quajnë në anglisht ”drone”. Këta avionë janë të pajisur me armë me precizion të lartë. Sipas tij, janë armët që të gjithë strategët kanë pritur prej kohësh: ato i lejojnë forcave ushtarake që të ushtrojnë pushtetin e tyre, ndërkohë që risqet personale janë në minimum dhe të kryejnë goditje shumë të sakta dhe vdekjeprurëse pa i çuar drejt rrezikut ushtarët.

Shtoji kësaj se këta avionët të vegjël të telekomanduar janë edhe relativisht shumë më të lirë se të tjerët. Kjo i ka shndërruar në armë shumë të pëlqyeshme, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, të cilat deri më tani kanë ekzekutuar me këtë armë 2300 persona.

Pjesa më e madhe e këtyre sulmeve është ndërmarrë si pjesë e gjuetisë kundër talebanëve që fshihen në Pakistan përgjatë kufirit me Afganistanin dhe ata që janë vrarë përfshijnë edhe një amerikan që kishte lidhje me Al Kaedën Anwar al-Awlaki, i cili gjithashtu është ekzekutuar me njërin nga këta avionë të telekomanduar dhe mbi të gjitha, pa u gjykuar apo dënuar më parë nga një gjykatë.

Një treg prej 94 miliardë dollarësh?

Zaloga tregon nga tryeza e tij e punës mbi të cilën ndodhen edhe shifrat e buxhetit të Pentagonit. Në vitin 2002 ushtria amerikane ka shpenzuar rreth 550 milionë dollarë për këto mjete vrastare. Në vitin 2011, shifra është thuajse 5 miliardë.

Kërkesa për mjete të tilla sa vjen e po rritet edhe nga vende të tjera të ndryshme. “Lindja e Mesme është bërë një treg shumë i rëndësishëm për këta avionë”, - thotë Zaloga. “Omani, Arabia Saudite, Egjipti, dhe më pas Azia dhe sigurisht Malajzia, India, Australia dhe Europa, ku kërkesat më të mëdha vijnë nga Turqia, Italia, Polonia e të tjera”, - vazhdon Zaloga.

Analisti vlerëson se në dhjetëvjeçarin e ardhshëm, shitja globale e këtyre avionëve ka shumë të ngjarë që të shkojë në 94 miliardë dollarë. Në këtë mënyrë, SHBA ka në duart e saj një sukses të vërtetë në eksporte. Madje, ‘New York Times’ e ka cilësuar këtë armë si teknologjia më e shitur pas iPhone.

Deri më tani SHBA ka pasur një eksport të kufizuar të teknologjive futuriste. Departament i Shtetit i mbikëqyr eksportet dhe shitjet e këtyre armëve dhe kryesisht kjo shitje nuk lejohet, përveç disa përjashtimeve shumë të vogla për aleatët e ngushtë. Por teknologjia nuk mund të mbahet për vete shumë lehtësisht. Për sa i përket vetë SHBA-së, ata po kryejnë gjithnjë e më tepër sulme me këta avionë të telekomanduar.

Zv.presidenti Joe Biden ka qenë një nga mbrojtësit dhe avokatët më të zellshëm për përdorimit të një arme të tillë. Ka qenë ky njeri që nxiti shefin e tij që të përfundonte luftën në Afganistan dhe të vazhdonte të luftonte talebanët që ndodhen në kufirin me Pakistanin përmes përdorimit të avionëve të telekomanduar.

Dhe kështu nobelisti i paqes, Barak Obama dërgon tani çdo katër ditë avionë të tillë të mbushur me raketa dhe armatime në Afganistan dhe Pakistan, ndërkohë që paraardhësi i tij luftëdashës, Bush i dërgonte një herë në 47 ditë. Duket se Obama i pëlqen shumë këto armë me telekomandë.

Aktualisht flota amerikane ka 230 avionë me telekomandë dhe Forcat Ajrore trajnojnë më shumë pilotë për këta avionë sesa për avionët luftarakë dhe muajin e kaluar u bë e njohur edhe ekzistenca e bazave të klasifikuara të këtyre avionëve në Etiopi, Sejshell dhe Xhibuti.

Një raport i OKB-së liston 40 vende që kanë blerë deri më tani armë të tilla, edhe pse pjesa më e madhe e tyre nuk përdoren për të vrarë, por për qëllime zbulimi dhe njohje terreni. Deri më tani, të vetmet vende që kanë marrë avionë të tillë për qëllime goditjeje, përveç SHBA-së, janë edhe Britania e Madhe dhe Izraeli.

Por kjo mund të ndryshojë shumë shpejt. Për momentin avioni klasik që përdorin amerikanët është “Predator”, një avion që është i programuar për malet e Afganistanit dhe Pakistanit, i aftë që të qëndrojë në lartësi pa u ulur, për 36 orë rresht dhe i aftë për të qëlluar objektivat e tij me shumë precizion.

SHBA nuk është i vetmi vend që do të përfitojë nga avionët me telekomandë. Një nga prodhuesit më me përvojë të kësaj teknologjie është Izraeli. “Buzëqesh kur sheh nga qielli, - thotë Avi Bleser, - Aty do të gjesh gjithmonë dikë që të vëzhgon”. Bleser është drejtor i marketingut dhe shitjeve në një kompani shitjesh për prodhimet hapësinore në Izrael që po punon fort për të shitur avionët me telekomandë.

Klienti më i madh i kësaj kompanie është vetë Izraeli, një vend që ka në qiellin e tij më shumë avionë të tillë se asnjë vend tjetër. Ndërkohë, ka shumë nga ata që i druhen një bote të mbushur me avionë me telekomandë dhe me pa rregulla loje dhe në këtë kuadër janë Shtetet e Bashkuara ato që po japin një shembull të keq me ekzekutimet e tyre me këta avionë.

Një shembull të keq jep edhe Rusia, që ka ndërmend të blejë avionë të tillë për të ekzekutuar të ashtuquajturit terroristë çeçenë. Apo Turqia, që do të bëjë të njëjtën gjë me përfaqësuesit e Partisë Punëtore të Kurdistanit në Irak.

Apo Kina, që kërkon të vrasë të gjithë ata që ngrihen kundër regjimit brenda vendit. Një botë me qiellin e mbingarkuar me avionë me telekomandë rrezikon që të shndërrohet në një botë ku mbizotëron kaosi dhe mungesa e ligjit.

Një tjetër karakteristikë e këtyre armëve është se ato nuk janë efektive në luftën kundër forcave ushtarake masive. Ato janë efikase për të ashtuquajturit “sulme operacionale”, pra të sakta, dhe kjo vlen edhe për zonat e populluara.

Kjo do të thotë se civilët në të ardhmen do të vuajnë luftën e avionëve të telekomanduar siç janë duke vuajtur aktualisht civilët e Pakistanit. Aktualisht, sipas disa llogaritjeve, këta avionë në Pakistan vrasin shtatë herë më shumë terroristë të profilit të ulët krahasuar me ata që janë vërtetë të rëndësishëm. Sipas një vlerësimi, 20% e atyre që vriten janë civilë krejtësisht të pafajshëm, pavarësisht precizionit të armëve të telekomanduara.

Megjithatë, për Obamën këta avionë janë mrekullia e armëve në përgjithësi që do t’i mundësojnë atij fitoren në të ashtuquajturën “lufta kundër terrorizmit”, një fitore që paraardhësi i tij nuk e arriti dot. Ekziston madje një frikë me shumë bazë se Amerika mund të krijojë varësi ndaj këtyre avionëve.

Por nuk duhet harruar se edhe armiqtë e Amerikës do të marrin armë të tilla. Përdorimin e këtyre armëve do ta rregullonin konventat ndërkombëtare, por administrata e Obamës është duke vepruar me mënyrat ekstraligjore tipike të administratës Bush.

Sipas këtyre mënyrave, ata që janë përgjegjës për aktet terroriste duhet që të goditen kudo që janë dhe me çdo mjet. Kjo duket se i jep presidentit guximin për të përdorur këta avionë kudo.

Megjithatë, edhe brenda administratës Obama ky justifikim është duke u shndërruar në një justifikim tepër të pamjaftueshëm për të justifikuar numrin e madh të sulmeve me avionë të tillë.

Këtë shator pati brenda Departamentit Amerikan të Shtetit, një mosmarrëveshje të madhe që kishte të bënte me lejimin e përdorimit të sulmeve me avionë të tillë vetëm në rastin e sulmeve terroriste.

Ndërkohë që “skifterët” brenda Pentagonit donin që t’i mbanin të gjitha opsionet e hapura. Kjo do të thotë se nëse këta njerëz fitojnë, bota do të jetë një vend shumë më pak i sigurt se tani.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo 01.12.11 10:35

Kina në “dhjetëshen” e fuqive aeroplanmbajtëse

Kina pranoi zyrtarisht se po zhvillon programin e vet të aeroplanmbajtëseve.Aeroplanmbajtëset do të shfrytëzohen si platformë trajnimi për pilotët e aviacionit të bazuar në kuvertë dhe përgatitjen e ekuipazheve. Pritet që kjo të ndodhë që vitin e ardhshëm. Ndërkohë, në skelat detare të Shanghait po konstruktohen 2 aeroplanmbajtëse moderne. Kështu pra, Pekini deklaroi mbi ambiciet e veta për të hyrë në dhjetëshen e fuqive aeroplanmbajtëse të botës. Tashmë Kina shpalli se aty nga viti 2020 do të përfundojë krijimin e grupeve të veta të aeroplanmbajtëseve.

Sekrete Ushtarake 4highres_00000402260995

Është mëse evident demonstrimi nga Pekini i flamurit të vet, forcimit të potencialit të tij. Në këtë rast mund të flitet bile jo dhe aq mbi dëshirën për krijimin e një epërsie sasiore ushtarake për llogari të aeroplanmbajtëseve apo një cilësie të re të Flotës Ushtarako-Detare në sytë e Japonisë. Ka gjasa që ky të jetë më tepër demonstrim simbolik i fuqisë së vet. Janë SHBA ato që i propagandojnë këto standarte - për të qenë fizikisht të pranishëm në këto apo ato rajove të botës për llogari të aeroplanmbajtëseve të veta. Në ditët tona Kina nuk e ka një mundësi të tillë, megjithëse interesat e saj kanë një shtrirje shumë të gjerë, duhet thënë.

Sekrete Ushtarake 4RIA-377629-Preview

Ndërkohë ka edhe shenja të tjera që dëshmojnë qartë synimin e Kinës për të sfiduar fuqinë kryesore aeroplanmbajtëse - SHBA. Aktualisht Forcat Ushtarako-Detare të Kinës marrin 1/3 e gjithë buxhetit ushtarak të vendit. Ndërsa përkatësisht ritmeve të rritjes së vet Kina lë pas vetes gjithë vendet e tjera të botës. Përveç kësaj, pikërisht Forcat Ushtarako-Detare të Kinës destinohet të garantojë sigurinë e importit të naftës dhe burimeve të tjera.

Aeroplanmbajtëset, me sa duket nga të gjitha, janë pikërisht ajo forcë, tek e cila shpreson aq shumë Pekini në aspektin e rritjes së aftësisë së vet konkurruese në det. Ndërsa që të mos mbeten pas homologëve të vet amerikanë përkatësisht pajisjeve e armatimeve të veta, paralelisht me ndërtimin e aeroplanmbajtëseve bërthamore kinezët po zhvillojnë edhe përpunimin e raketave balistike anti-anije.

Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty FPS Russia kanali ne youtube per te apasjonuarit

Mesazh  The Punisher 02.12.11 4:13

Ketu do gjeni prova dhe eksperimentime me armet e llojeve te ndryshme

https://www.youtube.com/user/FPSRussia#p/u/55/4g8uN3wIsMU[/youtube]
The Punisher
The Punisher

44


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Elson Precaj 02.12.11 18:28

Nikolaos shkruajti:
Alien & Ufo shkruajti:Personat qe kane nje admirim të veçantë per ushtrine zakonisht i perkasin shenjave te zjarrit, kryesisht Dashit.

Si e gjete NIKOLAOS ;-)
Astrologet me kete pune merren Alien & Ufo, merren me zbulime dhe parashikime, une e thashe ne pergjithesi qe njerezit e Dashit kane dobesi per ushtrine, por meqe edhe ti qenke Dashi, nuk eshte per t'u habitur perderisa i je perkushtuar ketyre shkrimeve.
un nuk i perkas shenjes se Dashit ! por megjithate jam shum i apasionuar pas armeve , gjuetise , profesionit te ushtrise dhe policise gjithashtu ! kshu qe un mendoj se ska ndonje lidhje ! kjo ka te beje me shum me karakterin e personave dhe kushtet ne te cilat jane rritur !
Elson Precaj
Elson Precaj

31


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete Ushtarake Empty Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi