Tempulli misterioz i Khmereve
Faqja 1 e 1
Tempulli misterioz i Khmereve
Ndërtesa misterioze por tepër gjigande e Angkor Wat e ndërtuar prej tij, i përket periudhës së qeverisjes së perandorit Suryavarman ΙΙ (1113 – 1150). Kompleksi i ndërtesave në Siem Riap të cilat dallojnë për nga mënyra arkitekturore e ndërtimit të tyre dhe të 100 tempujve të ndërtuar me Gur, përbëjnë tempullin më të madh të Adhurimit Fetar në Botë, simbol i prosperitetit të perandorisë Khmer.
Në periudhën e ndërtimit të saj, Khmer-t, kishin nën kontrollin e tyre gjithë territorin e Kamboxhit, të Laos-it, të Vietnamit, si dhe një pjesë të konsiderueshme të Tailandës. Në fotografi shikoni një përfaqësim të kompleksit tempullar të Angkor Wat me teknologji 3D.
Cilat janë femrat misterioze roje!
Në tempullin e shkëlqyeshëm të Angkor Wat, të shekullit të 12-t, qëndrojnë disa qindra-mijë roje të heshtura mbi 1,786 figura femërore, të njohura dhe si devatas, me një pamjet tepër impresionuese por kurrsesi me avër erotike.
Identifikimi i figurave femërore, të cilat ndodhen të gdhendura në statujat e mrekullueshme të tempullit Hinduist të Kamboxhit (në fotografin e poshtme), nuk i shqetësoj aspak arkeologët perëndimor të cilët i studiuan hollësisht. Pasi një studiues amator amerikanë u ofroi njohurit e tij dhe shtjelloj misterin.
Zhvillimi i qytetërimit Khmer, ishte -sipas konceptimit të shumë arkeologëve dhe historianëve- logjik matriarkale dhe femrat ishin të lira dhe fuqiplote. Shumë prej të cilave bëheshin dhe mbretëresha, pasi froni kalonte lehtë në duart e femra si dhe trashëgohej prej tyre pa hasur asnjë rezistencë. Nga qindra-mijëra figurat femërore të cilat gjendeshin pranë tempullit të Angkor Wat, çdo njëra prej tyre përfaqësonte diçka unike si dhe luante rolin e saj.
Siç edhe shpjegon Trudeau Jacobson, profesor historie në Universitetin e Queensland, devates (figurat femërore) të cilat ndodhen të pozicionuara në hyre të portave të tempullit, kishin rolin e rojeve si dhe kishin pushtet të plotë për të vendosur se kush nga kalimtarët e thjeshtë do të kalonte portën e tempullit për nga ajo natyralja në atë mbinatyrore. Shumë prej të cilave fluturojnë dhe kërcejnë ishin përgjegjëse për transferimin e shpirtrave.
Tempuj të krijuar prej Zotave apo nga Gjigandët?
Për një kohë shumë të gjatë, tempujt e Nagkor Wat ishin të mënjanuara, të fshehur brenga në qendër të xhunglës së pakalueshme të Kamboxhias. Kompleksin e tempujve të Angkor Wat e zbuluan para 150-vjetëve kolonizator Francez, të cilët të magjepsur nga legjendat e vendasve vendosën të kërkojnë me shpresën se ndoshta mund të arrinin të zbulonin atë çka fshihej pas misterit dhe legjendës se tempulli ishte krijuar nga “Perëndit dhe Gjigandët”.
Të shumtë ishin ata të cilët i konsideronin gojëdhënat e vendasve dhe historitë e tyre si pjesë të fantazisë dhe përralla të varfra, ndërsa një kategori tjetër kishte përshtypjen se bëhej fjalë për “Qytetin e humbur të perandorisë së Kamboxhit”. Tempujt u zbuluan u zbuluan më 1860 nga një murg Francez dhe natyralist, i cili pas zbulimit të kompleksit të tempujve fillori menjëherë rikonstruksionin e tyre. Vepra e tij vazhdoi deri më 1968-ën, dhe u ndërprenë nga lufta në Vietnam.
Sot është bërë e njohur se Angkor ishte metropoli më i madh i perandorisë së Khmer, që nga krijimi i saj më 880-ën deri më 1225.
Meridiani 0 (zero)- 209
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi