Zbulojeni se kush jeni permes orës së lindjes
Faqja 1 e 1

Ashtu siç çdo ditë e muajit ka vibrimin e vet numerik, ashtu edhe cilado orë e ditës ka frekuencën astrologjike të caktuar, gjë që me shumëçka ndikon në oscilimet e potencialit tonë bioenergjitik. Kjo ka rëndësi të veçantë për orën e lindjes sonë, kur e dimë se ndikimi i planetëve të caktuar ndërron në mënyrë alternative në kuadrin e njëzet e katër orëve. Në të vërtetë, nuk është krejt njësoj se a kemi lindur në mëngjes, në mesditë, apo vonë në mbrëmje. Disa veprime tonat, qëndrime e disponime kemi për t’i kuptuar më mirë po qe se e dimë vibrimin numerik të orës së lindjes sonë.
Rrethi prej njëzet e katër orësh është i ndarë në gjashtë stacione numerike. Stacioni i parë numerik është në mes të zeros dhe orës katër; e dyta në mes orës katër dhe tetë; e treta në mes orës tetë dhe dymbëdhjetë; e katërta në mes orës dymbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë; e pesta në mes të orës gjashtëmbëdhjetë dhe njëzet; dhe e gjashta, e fundit, në mes të orës njëzet dhe njëzet e katër, d.m.th. të orës zero.
Për të lindurit në mes të zeros dhe orës katër
Keni natyrë të qetë dhe të heshtur. Dëshironi të ëndërroni dhe ndërtoni kulla në re. Keni imagjinatë të bujshme, porse vështirë gjendeni në botën e realitetit fizik. Jeni fantazues dhe poet i lindur, andaj njerëzit vështirë ju kuptojnë. Ngapak jeni të përhënur dhe hutaq, por, jo: zemrën e keni fisnike.
Për të lindurit në mes të orës katër dhe tetë
Ju ju karakterizojnë shkathtësia dhe harmonia. Jeni këmbëngulës dhe të qëndrueshëm në të gjitha punët, e sidomos në gjërat praktike. Si rrallëkush gjendeni në botën e realitetit të rëndomtë. Synoni drejt asaj që të tjerëve t’iu bëheni shembull, që nga çasti në çast ta tregoni dhe ta vërtetoni këtë.
Për të lindurit në mes të orës tetë dhe dymbëdhjetë
Ju jeni krijesë e besimit, e shpresës dhe optimizmit. Jeni të gjallërishëm, të zhdërvjelltë, përgjithmonë në trazimin kijues. Gjithkund rrezatoni dashuri joegoiste dhe ngrohtësi magnetike. Jeni sensualë dhe spirituozë. Keni prirje kah artet dhe filozofia, ju pajisin virtytet dhe talenti.
Për të lindurit në mes të orës dymbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë
Jeni të kthjellët, të gjallërishëm, të shkathtë, të lëvizshëm, plot energji. Për ju, si të përcaktuara nga natyra, janë punët praktike. Jeni orator të mirë, matematikanë dhe fizikanë. Por po aq do të mund të ishit edhe shkrimtar, vetëm po qe se do të mund ta orientonit energjinë në atë drejtim. Me një fjalë, ju jeni person gjithanshmërisht i talentuar; në shumë profesione e zeje mund të shprehet me sukses shpirti juaj krijimtar.
Për të lindurit në mes të orës gjashtëmbëdhjetë dhe njëzet
Ju keni shpirt të trazuar, bredhëritës. Ngapak jeni nervoz dhe të hutuar. Lëvizjet i keni dinamike, fjalët të ashpra e të fuqishme; shpejt mendoni dhe veproni. Dëshironi që sa më shumë të rrëmbeni nga jeta. E doni jetën në të gjitha trajtat dhe format. Shpesh i ndërroni vendimet dhe qëndrimet. Ndërmerrni në të njëjtën kohë nga disa punë. Kush nuk ju njeh mirë, do të mendjojë se jeni mendjelehtë, por ju jeni të ndërgjegjshëm sa s’ka më për të gjitha ato që bëni.
Për të lindurit në mes të orës njëzet dhe njëzet e katër
Jeni të matur, rezistentë dhe të qëndrueshëm në të gjitha fushat. Synoni kah ajo që të dominoni mbi çështjet dhe situatat. Keni prirje për filozofi dhe letërsi. Jeni racionalë dhe spirituozë. Ndikoni magnetikisht në rrethin tuaj. Jeni autoritet në familje dhe shoqëri, në mesin e miqve dhe të farefisit. Ngapak veproni mendjemadhësisht dhe krenar, e kjo vjen shkaku se për së tepërmi besoni në vetvete, se jeni plot vetëbesim, si dhe energji jetësore e kreative

Albaniaa- 409
Similar topics
» Wikileaks
» Komunkimi përmes mendimeve
» Fati përmes monedhës
» Njohja e vetës përmes shkronjës së emrit
» Mrekullite e Universit permes teleskopit Hubble

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi