Wikileaks
+14
ANtraX
benardi
politologu
Zattoo
arber13
Luli
cybernet
Idlir
Odin
Estilen
yasmin
Jon
Equinox
Neo
18 posters
Faqja 1 e 1
Wikileaks
WIKILEAKS
Faqja e internetit WikiLeaks, e cila mbështet kauzën e transparencës, duke bërë publikë dokumenta sekretë apo të rezervuar, ka krijuar një rrjet kompleks financiar global për të mbrojtur një sekret të madh të sajin: kush e mbështet ekonomikisht.
Disa qeveri dhe disa kompani, pas botimit të dokumentave të rezervuar, kanë ngritur padi kundër WikiLeaks si dhe janë përpjekur të bllokojnë aksesin në të.
Në një intervistë të dhënë në Londër në korrik, pak kohë pas botimit të 76 mijë dokumentave të fshehtë të SHBA në lidhje me luftën në Afganistan, krijuesi i WikiLeaks, Julian Assange deklaroi se është i shqetësuar se mos në të ardhmen do të vihen në shënjestër paratë dhe infrastruktura e grupit.
Shpërndarja e dokumentave mbi Afganistanin, të cilët dokumentojnë vdekjen e mijëra civilëve, korruptimin e shërbimeve të fshehtë pakistanezë, forcën e talebanëve dhe dhunën e ndërhyrjes së SHBA në këtë vend ka shkaktuar një polemikë ndërkombëtare dhe sot të gjithë prozhektorët janë drejtuar nga WikiLeaks.
Faqja ka krijuar një sistem kompleks për të grumbulluar dhe shpërndarë donacionet në mënyrë të tillë, që të fshihet origjina dhe destinacioni.
Pikë e referimit e sistemit është një fondacion gjerman i ngritur në kujtim të një hackeri të vdekur në vitin 2001. Gjatë historisë së saj të shkurtër, WikiLeaks ka kaluar një seri ulje ngritjesh financiare.
Në fundin e vitit 2009, faqja u desh të mbyllet për mungesë fondesh por, me aq sa thotë Assange, që nga fillimi i 2010 ka arritur të grumbullojë afro një milion dollarë.
Megjithatë, paqartësia financiare e WikiLeaks duket të jetë në kontrast të plotë me transparencën totale, që faqja pretendon nga qeveritë dhe kompanitë e mëdha. "Të menaxhosh një organizatë është punë e rëndë, për më tepër ne na spiunojnë dhe denoncojnë në vazhdimësi", ka thënë Assange.
Në vitin 2008, banka zvicerane Julius Bär & Co, ka paditur për dëme WikiLeaks përpara Gjykatës Federale të Kalifornisë, me akuzën se ka botuar dokumenta të vjedhur.
Gjykata vendosi të mbyllë faqen wikileaks.org, por pas protestave të aktivistëve, banka e tërhoqi akuzën. Assange nuk do të japë emrat e donatorëve dhe shoqërive që ofrohen përmes donacioneve, por ilustron me vija të përgjithshme sistemin e financimit të grupit.
Në qendër të rrjetit financiar të WikiLeaks është Fondacioni gjerman Wau Holland. Faqja e internetit u bën thirrje donatorëve të ofrojnë para për të nëpërmjet fondacionit, i cili në bazë të ligjit gjerman nuk mund të zbulojë emrat e donatorëve.
Duke qenë se fondacioni nuk është një kompani operative "nuk mund të përmendet në gjykatë apo në padi. Kështu që, paratë e donatorëve janë të mbrojtur nga veprimet ligjore", shpjegon ai.
Donatorë bujarë
Fondacioni gjerman është vetëm një pjesë e rrjetit të WikiLeaks. "Jemi të regjistruar si bibliotekë në Australi, si Fondacion në Francë dhe si e përditshme në Zvicër", shpjegon Assange.
Në SHBA, WikiLeaks ka dy ente bamirësie që shërbejnë si mbulesë. Assange nuk jep emrat e tyre, sepse grupi mund të "humbasë një pjesë të kontributeve nëse zbulon informacione delikatë politikisht".
Assange këmbëngul që, WikiLeaks i siguron gjysmën e parave falë donacioneve modestë përmes faqes së internetit dhe gjysmën tjetër me "kontakte personalë".
"Persona që kanë miliona në llogaritë e tyre na telefonojnë dhe na thonë: jap dhjetë mijë, apo gjashtëdhjetë mijë dollarë", thotë pa e specifikuar vlerën.
Marrja e parave nga fondacioni është e komplikuar. WikiLeaks paraqet faturat dhe fondacioni ofron fondet për ti rimbursuar.
Duke qenë se ligji gjerman detyron fondacionin që të bëjë publike shpenzimet, WikiLeaks përdor "fondacione të tjerë" për të grupuar faturat që i dërgohen fondacionit kryesor, dhe kështu kompanitë me të cilat bën biznes qëndrojnë anonime.
Në këtë mënyrë, askush nuk është në gjendje të kuptojë, për shembull, se kush paguhet nga WikiLeaks për infrastrukturën e internetit apo ku gjendet kjo infrastrukturë.
Sipas Daniel Schmitt, zëdhënës i WikiLeaks dhe Hendrik Fulda, zëvendës president i Fondacionit, deri sot Wau Holland ka derdhur 50 mijë euro në llogarinë gjermane të WikiLeaks, të gjitha në këmbim të faturave. Kontrolli i llogarisë i është besuar Schmitt.
Sa kushton fshehtësia
Fulda shpjegon se, donacionet për WikiLeaks që kryhen nëpërmjet Fondacionit Wau Holland janë mesatarisht nga 20 euro. Më i larti - dhjetë mijë euro - erdhi nga një donator gjerman pas botimit të dokumentave mbi luftën në Afganistan.
Sipas Schmitt, WikiLeaks ka nevojë për afro 200 mijë dollarë në vit për të mbuluar shpenzimet operative. Nëse faqja do të vendoste të paguante pagat e pesë anëtarëve të stafit, siç po mendon të bëjë, do ti duheshin afro 600 mijë euro në vit.
Sipas Fuldas, WikiLeaks ka nevojë për një shumë diku midis 10 mijë dhe 15 mijë euro në muaj për të mbajtur rrjetin e vet aktual. Në fund të 2009, kur donatorët kontribuonin me vetëm 2 apo 3 mijë euro në muaj, WikiLeaks mezi mbijetonte.
Kështu në dhjetor faqja u mbyll, duke lëshuar një apel për të dërguar para tek grupi nëpërmjet Fondacionit Wau Holland. Brenda pak kohësh, donacionet e përmuajshëm u rritën me 20 herë.
WikiLeaks u rihap në maj, "por pas pak ditësh donacionet ranë, duke shkuar pothuaj në nivelet e mëparshëm", rrëfen Fulda.
Luhatjet bënë të dyshojnë partnerët bankarë të Wau Holland, përfshirë PayPal dhe Bay që kërkuan sqarime. "U shpjegova që nuk bëhej fjalë për pastrim parash, por për donacione për WikiLeaks", thotë Fulda.
Një zëdhënës i PayPal ka thënë se, shoqëria po vëzhgon ende donacionet dhe kontributet për WikiLeaks.
Duke mos mundur të thotë më shumë në lidhje me llogarinë, ai ka shpjeguar, që në bazë të ligjeve kundër riciklimit dhe normave të veta, PayPal ka detyrimin të hetojë mbi llogaritë kur këto i kalojnë disa limite.
WikiLeaks u përpoq që të shkëputet nga PayPal, duke shtuar opsione të tjerë pagese direkt në faqe, përfshirë edhe Flattr.com, një sistem me bazë në Suedi dhe Moneybookers, me bazë në Britaninë e Madhe.
Përmes një zëdhënësi, MoneyBookers bëri të ditur se i ka ofruar shërbime WikiLeaks, "por duke qenë se grupi nuk pajtohej me standardet tanë, nuk pati marrëveshje". Zëdhënësi nuk pranoi të thotë më shumë.
Flattr.com u shpreh se, "jemi shumë krenarë dhe të kënaqur që ndihmojmë WikiLeaks. Puna e tyre është vërtetë e domosdoshme. Përpiqemi ti ndihmojmë si të mundemi", ka deklaruar themeluesi, Peter Sunde Kolmisoppi.
Jeanne Whalen & David Crawford

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Wikileaks
Ne faqen e internetit WikiLeaks do te gjeni edhe dokumente rreth korrupcionit, mashtrimeve qeveritare, mafias politike ne Shqiperi dhe Kosove.
Equinox- 207
Re: Wikileaks
WikiLeaks, rrjedhja e Aeroportit të Prishtinës
WikiLeaks publikoi dokumente të Task Forcës së UNMIK’ut.
Aty flitet për korrupsion të madh në Aeroportin e Prishtinës, që fillon nga tenderët e uniformave të punëtorëve e deri te dyshimet për shfrytëzime seksuale.
Dokumentet përfshijnë periudhën 2004-2007.
Pas dyshimeve për afera të ndryshme të Qeverisë amerikane në Afganistan, apo Irak, të dhënat e publikuara nga faqja e njohur WikiLeaks kanë prekur edhe Kosovën, saktësisht Aeroportin e Prishtinës.
Dokumentet e publikuara nga kjo faqe interneti, lidhur me dyshimet për korrupsion dhe afera të tjera të jashtëligjshme, përfshin periudhën 2004-2007 dhe të dhënat janë nga hetimet e vetë Task Forcës së UNMIK-ut.
Këto dyshime përfshijnë hetimet për korrupsion duke filluar nga tenderët për uniforma të punëtorëve, e deri te dyshimet lidhur me abuzime seksuale.
Këto 17 dokumente janë zyrtare dhe janë të publikuara në formatin PDF dhe përveç që janë të plota, ato të tillat janë tërësisht origjinale e të pandryshuara.
Dokumenti i parë që mban datën e 13 dhjetorit 2004, flet për dy kompani, të cilat për pronar kanë të njëjtin person, i cili ka marrë pjesë tri herë në tenderët e njëjtë të Aeroportit.
Duke iu referuar dy kompanive si Vendor 1 dhe Vendor 2, dokumenti i Task Forcës, i publikuar nga WikiLeaks, tregon se pronari i dy kompanive, me kompaninë Vendor 1, ka fituar tenderin për furnizim për montimin e sistemit sonik dhe ndërtim të stacionit të zjarrëfiksave.
Ai ka konkurruar me dy kompanitë e tij, njëra me çmim më të lartë, e tjetra më të ulët, kurse kompania e tretë nuk kishte ofruar fare çmim të ofertës, duke bërë që njëra prej kompanive të të njëjtit person të fitojë tenderin.

Jon- 1159
Re: Wikileaks
Publikohen te tjera skandale per luften ne Afganistan
Ne faqen e internetit Wikileaks, u publikuan disa dokumente shume te rendesishme qe hedhin drite per prapaskenat e luftes ne Afganistan.
Dokumentet e akuzojnë Pakistanin se ndihmon talebanët dhe rebelimin në Afganistan.
Një i zgjedhur me influencë i Dhomës së Përfaqësuesve amerikanë kërkoi që të mos merren parasysh "raporte të vjetra" lidhur me shkallën e bashkëpunimit të Pakistanit, pas publikimit të mijëra arkivave sekrete për luftën në Afganistan.
"Disa nga këto dokumente e akuzojnë Pakistanin se ndihmon talebanët dhe rebelimin në Afganistan. Është shumë e rëndësishme që të mos i përdorim këto raporte të vjetra për të përshkruar bashkëpunimin e Pakistanit në përpjekjet tona në Afganistan", bëri të ditur sot në një komunikatë Ike Skelton, president i Komisionit të Mbrojtjes së Dhomës së Përfaqësuesve.
Skelton siguroi se që prej atëherë Pakistani është rritur ndjeshëm në fuqinë e tij luftarake kundër talebanëve. Megjithatë, i zgjedhuri demokrat u shpreh "i shqetësuar" për sa i përket publikimit të dokumenteve në faqen e internetit "Wikileaks", që ai e quajti ''të pakujdesshme", sepse ajo vë në rrezik të madh jetën e ushtarakëve amerikanë të cilët luftojnë në terren.
Por, sipas tij, publikimi i këtyre dokumenteve "duket se mbështet" opinionin e tyre për luftën në Afganistan sipas të cilit, gjërat nuk funksiononin mirë. "Kishim nevojë për një strategji të re", vazhdoi ai.
Rreth 92 000 dokumente të vitit 2004 janë publikuar dje pasi i janë dërguar të përditshmeve 'New York Times', asaj britanike 'The Guardian' dhe të përjavshmes gjermane 'Der Spiegel'. Sipas "Guardian", këto dokumente japin "një pamje shkatërrimtare të një lufte që është duke dështuar".
Ndërsa senatori Kit Bond, kreu republikan i komisionit të Zbulimit të Senatit amerikan, reagoi ashpër sot duke e cilësuar "shokuese" publikimin e dokumenteve nga persona që, sipas tij, "tradhëtojnë vendin e tyre".
"Dëmet në sigurinë tonë kombëtare të shkaktuara nga publikimi i këtyre dokumenteve nuk do të marrin fund për sa kohë nuk do t'i kemi futur në burg autorët e tyre", theksoi Bond.

Pentagoni shkatërron 10 mijë kopje të librit “të zi”
Pentagoni e ka pranuar se ka blerë dhjetë mijë kopje të një libri të një oficeri ushtarak që kishte zbuluar detaje të misionit amerikan në Afganistan.
Departamenti i Mbrojtjes pastaj i ka shkatërruar të gjitha kopjet, ka thënë një burim për gazetën “Daily Telelgraph”.
Është thënë se “Operacioni zemra e zezë” e kolonel Anthony Shaffer, kërcënonte me përhapje të sekreteve shtetërore amerikane. Autori i ka thënë CNN-së se dikush ka blerë “dhjetë mijë kopje në këtë kohë digjitale. Kjo është çmenduri”, ka raportuar CNN.
Libri kishte marrë lejen e njërit prej monitoruesve të tij, megjithëse ai kishte shprehur drojën se disa kritika të autorit për strategjinë në Afganistan, ishin çështje të ndjeshme.
Kjo censurë ndaj librit të Shaffer ka ardhur pasi Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka shprehur kritika edhe ndaj publikimeve të “Wikileaks” dhe deklaratave kundërthënëse të gjeneralit Stanley McChrystal, i cili si komandant i misionit amerikan në Afganistan kundërshtoi planet ushtarake të Shtëpisë së Bardhë.
Koloneli Shfafer ka thënë se Pentagoni është munduar ta heshtë këtë çështje derisa të kryhen zgjedhjet e mesmandatit për Kongres, të cilat do të mbahen më 2 nëntor.
Ai ka thënë se publikimi i librit do të sillte “lajme të reja të këqija” për administratën e Barack Obamas, e cila është në krizë popullariteti për shkak të politikave të ndjekura.
Pentagoni në arsyetimin e tij ka thënë se “vendosi ta blinte librin meqë në të kishte informacione që do të mund të shkaktonin dëme për sigurinë kombëtare” amerikane.
Librat ishin shkatërruar më 20 shtator. Edhe ato pak libra që kanë arritur të shpëtojnë fal shitjes në internet, po stërshiten por me një vlerë prej dy mijë dollarë.
Shaffer ka thënë se këtë javë ka arritur një marrëveshje me Pentagoni për riredaktim të librit, duke premtuar se rreth 300 faqe me vlerësime “të zeza” do të ndryshohen.
Libri i tij është publikuar pak ditë pas botimit të librit të gazetarit të aferës “Watergate”, Bob Woodward, “Luftërat e Obamas”.
Ky i fundit ka pasqyruar në librin e tij mospajtimet dhe përplasjet ndërmjet zyrtarëve të lartë të administratës së Obamas, të cilët rrezikonin zbatimin e shumë strategjive të Shtëpisë së Bardhë.

WikiLeaks, dokumente për Irakun: "Gjakderdhje" që nuk është parë
Faqja në Internet, Wikileaks, ka publikuar mijëra dokumente sekrete të Shteteve të Bashkuara, në të cilat ka informacione për keqtrajtime të të burgosurve dhe tortura nga policia dhe ushtria e Irakut. Sipas tyre, ushtria amerikane kishte ditur për këtë gjë, por kishte dështuar të zhvilloj hetime.
Afro 400 mijë dokumente nga terreni, po ashtu, sugjerojnë se më se 66 mijë civilë vdiqën në këtë konflikt, shumë më tepër se që dihej ose që ishte raportuar më parë.
Themeluesi i faqes Wikileaks, Julian Assange, i tha rrjetit televiiziv CNN se dokumentet zbulojnë "gjakderdhjen" që nuk është parë.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, e ka dënuar publikimin e dokumenteve sekrete nga ana e faqes Wikileaks:
"Ne duhet ta dënojmë me fjalët më të qarta zbulimin e secilit dokument sekret nga individët apo organizatat, që e vëjnë në rrezik jetën e pjesëtarëve dhe civilëve të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve", tha Hillari Klinton.
Departamenti amerikan i mbrojtjes thotë se e ka formuar një ekip prej 120 vetësh, për përgjigjje ndaj rrjedhjes potenciale të qindra mijëra dokumenteve amerikane për luftën në Irak, shumica prej të cilëve mendohet se janë sekret.
Në muajin korrik, WikiLeaks i publikoi më se 70 mijë dokumente nga lufta në Afganistan, që ishte rrjedhja më e madhe e dokumenteve e këtij lloji në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Kjo organizatë jo fitimprurëse nuk ka treguar se si i ka marrë dokumentet. Pentagoni ka kërkuar që WikiLeaks t'i kthejë të gjitha dokumentet sekrete.
Ne kulmin e skandalit, WikiLeaks njoftoi se do të vazhdonte publikimin e dokumenteve sekrete të shërbimit ushtarak amerikan në Afganistan, pavarësisht presionit të vazhdueshëm të Pentagonit se një gjë e tillë vë në rrezik shumë jetë njerëzish.
Faqja e internetit Wikileaks, e krijuar në vitin 2006 dhe e specializuar për zbulimin, ka publikuar rreth 90 mijë dokumente sekrete dhe parashikon të botojë rreth 15 mijë të tjera.

Wikileaks së shpejti publikon dokumente ruse dhe kineze
Faqja e internetit Wikileaks do të publikojë shumë shpejt materiale që kanë të bëjnë me Rusinë dhe Kinën.
Lajmi bëhet i ditur nga përditshmja ruse ''Kommersant'', e cila citon zëdhënësin e themeluesit të faqes, Julian Assange. ''Rusët do të mësojnë shumë fakte interesante që kanë lidhje me vendin e tyre'', deklaroi zëdhënësi Kristinn Hrafnsson, duke sqaruar se “synimi kryesor i vetë Assangeit kur themeloi faqen, ka qenë shënjestrimi i regjimeve despotike në Kinë, Rusi dhe Euroazi”.
"Për momentin pjesa e faqes së internetit, që i është dedikuar Rusisë nuk përmban materiale konsistente, sepse deri tani u jemi përkushtuar dokumenteve afgane dhe irakiane'', u shpreh Hrafnsson.
Hrafnsson u bëri apel të gjithë personave që zotërojnë dokumente të fshehta, që ato t’i vënë në dispozicion të Wikileaks.

Ana e ndyrë e luftës
Në një hap të paprecedentë, 92 mijë dokumente të klasifikuara “kanë rrjedhur” dhe janë bërë tashmë publike në internet. Janë të gjitha dokumente që nuk duhet të ishin bërë kurrë publike në lidhje me luftën në Afganistan.
Tri gazeta prestigjioze, amerikania “New York Times”, britanikja “The Guardian” dhe gjermania “Spiegel”, kanë analizuar thuajse të gjitha dokumentet e klasifikuara, të cilat japin një tjetër imazh të së vërtetës së luftës në Afganistan
Një total prej 91 731 dokumentesh ushtarake të lidhura me luftën në Afganistan janë publikuar në internet, duke ofruar një të vërtetë të hidhur të luftës së dështuar në Afganistan, përmes fakteve që rrëfejnë se si forcat e koalicionit kanë vrarë qindra civilë në incidente që nuk janë raportuar dhe bërë kurrë publike.
Sasia e dokumenteve është publikuar nga “Wikileaks” dhe kjo është konsideruar “rrjedhja” më madhe e informacioneve të shërbimeve sekrete në histori. Materialet japin një panoramë të luftimeve të gjashtë viteve të fundit dhe publikimi i tyre vjen në një kohë kur është rritur shqetësimi për efikasitetin e strategjisë së re të Obamës në Afganistan, e cila nuk po jep rezultatet e pritshme.
Materiale prekin shumë tema delikate ndër të cilat: operacionet e një njësie të posaçme me forca speciale, që gjurmon liderët talebanë për t’i vrarë pa një gjykim paraprak; mosdeklarimin e SHBA-ve për blerjen nga talebanët të raketave tokë-ajër; përdorimin gjithnjë e më të madh nga amerikanët të avionëve të komanduar që qëllojnë mbi objektivin përmes telekomandave që ndodhen në Nevada.
Për sa u përket materialeve të tyre, gazetat e mëdha kanë konfirmuar se bëhet fjalë për materiale autentikë. Mendohet se një pjesë e mirë e tyre është nxjerrë nga punonjësit apo ish-punonjësit e Pentagonit, ushtarakë, apo analistë. Publikimi i tyre vjen në një kohë kur është shtuar shumë edhe kërkesa për tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe kjo edhe brenda Amerikës.
Thuajse nëntë vjet pas vajtjes së forcave të koalicionit në Afganistan, situata në këtë vend, ndryshe nga sa pretendohet nga disa burime zyrtare, është më e errët se kurrë.
Për sa i përket sajtit që i ka publikuar dokumentet në lidhje me luftën në Afganistan ditën e diel, sipas krijuesit të tij. Qëllimi i këtyre publikimeve është faktimi i “sjelljes jo etike” të qeverive dhe korporatave të ndryshme në luftën e Afganistanit.
Sajti “Wikileaks”, që nga themelimi i tij në vitin 2007, ka publikuar shumë dokumente sensitivë që kanë hedhur dritë mbi anë të panjohura dhe të turpshme të njerëzve me pushtet, si problemet e ndotjeve në Afrikë, çështjet e burgut të Guantanamos e të tjerë.
“Ne besojmë se transparenca në aktivitetet e qeverive çon në reduktim të korrupsionit, në përmirësimin e qeverisjes dhe në forcimin e demokracisë. Të gjitha qeveritë mund të përfitojnë nga rritja e transparencës dhe bërja publike e shumë fakteve që konsiderohen “sekrete”.
Njerëzit kanë nevojë të dinë të vërtetën, për ata që i qeverisin dhe të vërtetën për punët e atyre të cilëve u kanë besuar përmes votës drejtimin e vendit”, thuhet në sajtin e “Wikileaks”.
Në një telefonatë për “New York Times”, krijuesi i sajtit, Julian Assange, u shpreh se dokumentet do të ndihmonin njerëzit në krijimin e një ideje më të qartë dhe të vërtetë për dhunën në Afganistan dhe se këto informacione janë më të vërteta nga ato të transmetuara nga media apo nga burimet qeveritare.
“Këto materiale tregojnë jo vetëm incidentet e rënda të ndodhura me pasojë humbjen e jetëve të civilëve, por edhe ndyrësinë e përgjithshme të luftës përmes provave të vdekjeve të fëmijëve apo operacioneve masive, në të cilat humbasin jetën qindra vetë”, ka vazhduar krijuesi i sajtit të internetit.
Ndërkaq publikimi i dokumenteve është kritikuar nga ushtarakët, sipas të cilëve, një veprim i tillë vë në rrezik operacionet në terren apo edhe nga disa përfaqësues të qeverisë sipas të cilëve kjo rrezikon të drejtat për privatësi të shumë personave. Në dokumentet sekrete thuhet se forcat e koalicionit kanë vrarë qindra civilë në incidente që nuk janë raportuar dhe publikuar kurrë.
Mes tyre është rasti i 16 fëmijëve të vrarë nga trupat britanike gabimisht. Detajohen raste kur forcat e koalicionit kanë qëlluar ndaj civilëve të paarmatosur, si ai kur trupa franceze kanë hapur zjarr ndaj një autobusi me fëmijë, nga frika se mos ata ishin talebanë.
Një rast tjetër është ai i trupave polake që goditën me mortaja një fshat, duke shkaktuar viktima në njerëz, mes të cilëve edhe disa që po merrnin pjesë në një dasmë. Mes viktimave ishte dhe një grua shtatzënë.
Shtëpia e Bardhë e ka dënuar menjëherë publikimin e këtyre materialeve dhe sipas saj, detajet e dhëna aty mund të vënë në rrezik jetët e njerëzve. “Ne dënojmë me forcë publikimin e dokumenteve që duhet të qëndronin sekret, duke qenë se kjo do të vërë në rrezik jetën e shumë njerëzve, si dhe sigurinë kombëtare”, thuhet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.
Për sa i takon sajtit që ka bërë publikimet, ai ka vonuar publikimin e 15 mijë dokumenteve të tjera të kësaj natyre, por do ta bëjë këtë në një periudhë të mëvonshme kur ta mundësojë edhe situata në Afganistan.
Themeluesi i sajtit e ka mbrojtur me të gjitha forcat publikimin dhe ndërkohë ka deklaruar se kishin marrë masat që të shmangnin të gjitha rreziqet që mund t’i vinin sigurisë kombëtare. “I gjithë materiali i publikuar është rreth shtatë muaj i vjetër, ndaj nuk ka asnjë pasojë në operacionet aktuale në Afganistan”, ka deklaruar ai.
“Është e qartë që materialet do të japin një tjetër pamje të asaj që ka ndodhur në gjashtë vitet e fundit të luftës dhe se tashmë duhet të ketë një ndryshim në kursin e luftës, edhe pse nuk është ende i qartë lloji i ndryshimit.
Historia e vërtetë e këtij materiali është se në luftë gjërat janë shumë të rënda dhe se nuk bëhet fjalë për një histori të vetme, por për shumë histori të dhimbshme që ndodhin ditë pas dite. Është historia e vdekjes së fëmijëve, grave, miliona njerëzve”.
Grupet e të drejtave të njeriut, menjëherë pas publikimit, kanë bërë të ditur se dokumentet janë një provë e pastër e tentativës për të mbuluar në mënyrë të vazhdueshme të vërtetën nga autoritetet shtetërore të forcave të koalicionit dhe mbi të gjitha janë tregues i mungesës së llogaridhënies.
Një nga drejtuesit e një shoqate që heton në lidhje me incidentet e civilëve në Afganistan deklaroi se materialet e botuara hedhin dritë në atë që mund të quhet një tendencë e trupave ushtarake amerikane dhe atyre të forcave të NATO-s: fshehjes së viktimave civile të luftërave.
Sipas asaj, edhe llogaridhënia nuk është diçka që duhet bërë kur kapesh në gabim, por duhet të jetë pjesë e mënyrës së veprimit të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në Afganistan, sa herë që ato vrasin ndonjë civil”, deklaroi përfaqësuesja e grupit të të drejtave të njeriut.
Ndërkaq botuesit e gazetave të sipërpërmendura, të cilët kanë marrë të gjitha materialet e dërguara nga sajti i internetit, kanë rënë dakord që në publikimin e tij të mos nxjerrin materialet që mund të jenë të rrezikshme apo tepër sekrete.
Botuesit ranë në një mendje edhe për sa i përket besimit të tyre se publikimi i materialeve është në interes të publikut, pasi përmes tij jepet një tablo më e qartë dhe më e vërtetë e asaj që quhet lufta në Afganistan, dhe kjo sot, nëntë vjet pas fillimit të kalvarit që pasoi sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara dhe Afganistan.

Wikileaks shqetëson Shtëpinë e Bardhë
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth planeve të WikiLeaks-it që të publikojnë në Internet dokumente të tjera sekrete të qeverisë amerikane.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Philip Croëley, tha se Washingtoni “po përgatitet për skenarin më të keq të mundshëm”.
Të njëjtat burime pohuan se WikiLeaks mund të ketë qasje në rrjetin e Departamentit të Shtetit dhe mund të zotërojë shënime nga takimet e diplomatëve amerikanë me zyrtarët e huaj.
WikiLeaks nuk ka dhënë detaje rreth përmbajtjes së dokumenteve që do të publikojë së shpejti, por ka nënvizuar se do të jenë rreth shtatë herë më shumë se ato rreth luftës në Irak.
Këto të fundit përmbanin rreth 400 mijë dokumente sekrete.

Wikileaks, përfshihet edhe Shqipëria
Në dokumentat sekrete të Wikileaks që parashikohet të publikohen së shpejti përfshihet edhe Shqipëria, më saktësisht prapaskenat e marrëdhenieve diplomatike mes vendit tonë dhe Greqisë.
Lajmi njoftohet nga burime pranë Ministrisë së Jashtme greke sipas të cilave ambasadori helen në Uashington ka paralajmëruar Ministrin e Jashtëm grek, Drucas për rrjedhjen e këtyre dokumenteve të cilësuara si të klasifikuara.
Dokumentet pritet të nxjerrin në pah fakte tronditëse në lidhje me marrëdheniet mes Tiranës dhe Athinës, për rolin e Greqisë në jug të Shqipërisë dhe për paktin ujor mes dy vendeve që u rrëzua pak muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese në Tiranë.
Në dokumenta përfshihen edhe dosjet sekrete të marrëdhenieve mes Greqisë dhe disa shteteve të tjera.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm grek, Drucas ka kërkuar sqarime se si kanë përfunduar në duart e SHBA-së informacione të klasifikuara si “top secret” nga qeveria greke.

Wikileaks publikoi dokumentet sekrete të DASH-it
Wikileaks publikoi sonte vonë dokumentet sekrete të Departamentit të Shtetit amerikan.
Në dokumente shihet se donatorët nga Arabia Saudite janë edhe më tutje financuesit kryesorë të grupeve terroriste si Al Qaeda, pastaj se operativistët e qeverisë kineze kanë udhëhequr fushatë të organizuar për sabotim të kompjuterëve në SHBA dhe te aleatët e saj, shkruan edicioni elektronik i New York Times.
Ueb faqja Wikileaks sonte nuk ka qasje, kurse kjo faqe interneti ka publikuar në rrjetin shoqëror Twiter se faqet e saj të internetit janë sulmuar nga hakerët dhe janë paaftësuar.
Mirëpo, pjesë të dokumenteve të grumbulluara nga Wikileaks janë publikuar në ueb faqet e New York Times, pastaj Guardianit londinez, Spiegelit gjerman, El Paisit spanjoll, dhe Le Mondit të Parisit.
Themeluesi i Wikileaksit, Julian Assange ka thënë më herët gjatë ditës se ato dokumente sekrete amerikane mbulojnë çdo çështje të rëndësishme në botë. Ai ka shtuar se do të publikohen mbi 250 000 porosi dhe dokumente nga ambasadat amerikane anembanë botës dhe se SHBA-ja në shtatë ditët e kaluara kanë bërë gjithçka është e mundur për të zbutur pasojat e publikimit të atyre dokumenteve.

Në WikiLeaks, 668 dokumente sekrete amerikane për Kosovën
Shfaqjes së rreth 250.000 dokumenteve të ndryshme që përmbajnë artikuj analizash nga ambasadat amerikane në botë të publikuara nga faqja e internetit Wikileaks, nuk ka mundur t’i ikë as Kosova, sipas të përditshmes britanike The Guardian.
Aty janë 668 dokumente ku përfshihen analiza të ndryshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth ngjarjeve politike në Kosovë, të shkruara nga ambasadorët apo diplomatët amerikanë të akredituar në Kosovë gjatë viteve 2000-2009.
Përmbajtja e këtyre dokumenteve mbetet të shihet në ditët në vijim duke e ditur se një numër i madh i njerëzve janë duke u munduar t’i shkarkojnë ato.
Aktualisht, serverët e Wikileaks janë jashtë funksionit për shkak të ngarkesës së madhe.
Nga 668 dokumentet e botuara për Kosovën, dy janë sekrete (pa të drejtë për shtetasit e huaj), një është sekrete, 13 janë konfidenciale (pa të drejtë për shtetasit e huaj), 325 konfidenciale të përgjithshme, 191 të paklasifikuara vetëm për përdorim zyrtar, dhe 136 të paklasifikuara apo të përgjithshme, shkruan The Guardian, transmeton Telegrafi.
Në dokumentin e botuar në tabelën e aferave në shtetin e Francës, disa komente interesante përmenden edhe për misionin evropian për sundimin e ligjit (EULEX).
Diplomati francez Jean-David Levitte deklaron se misioni i EULEX-it është duke u ballafaquar me probleme serioze diplomatike me qeverinë kosovare dhe publikun pas nënshkrimit të dy protokolleve më Serbinë. Ata shpresojnë për vazhdim të qetësisë publike në Kosovë gjatë zgjedhjeve komunale.
Zëvendëssekretari amerikan Philip Gordon thotë që Kosova do t'i pranojë protokollet me Serbinë domosdo, por duhet që t'iu shpjegohet qartazi qeveritarëve kosovarë se këto janë marrëveshje teknike që nuk e prekin statusin e pavarësisë së Kosovës.
Levitte po ashtu edhe akuzon ministrin e jashtëm serb Vuk Jeremic, duke thënë se nuk është duke bërë asgjë për t’i bindur serbët që të kthehen apo të inkuadrohen në qeverinë e Kosovës. Levitte shton se Jeremic bën "premtime të mëdha" sa herë që vjen në Francë, por asgjë nuk realizohet pastaj.
Si rrjedhojë Ambasadori francez Levitte refuzon të takohet me të dhe nuk e sheh si "një fytyrë moderne të Beogradit”.
Publikimi i këtyre analizave rreth ngjarjeve politike në Kosovë të shkruara nga diplomatët amerikanë që dërgohen në Departamentin e Shtetit mund të janë bumerang i madh për partitë politike që kanë qenë në pushtet prej vitit 2004 deri në 2010, sepse një pjesë e madhe e dokumenteve përmban afera korrupsioni dhe krimi për shumë shtete të botës.
E përditshmja angleze “The Guardian”, ajo spanjolle “El Pais”, dhe ajo franceze “Le Monde”, janë të parat që i kanë publikuar disa nga materialet.
Edhe “The New York Times” i ka publikuar disa dokumente, por të censuruara, duke marre parasysh rrezikun që mund t’ua shkaktojnë shumë punëtorëve diplomatikë amerikanë në botë.
Një pjesë e dokumenteve që “The New York Times” i ka publikuar tregon edhe një analizë të ambasadorit të tanishëm amerikan në Kosovë, Christopher Dell, i cili shpreh mendimet e tij për problemet politike në Zimbabve, ku në analizë edhe përqeshet lidershipi i saj.
Besohet se njeriu i cili që qëndron prapa këtyre vjedhjeve të materialeve të ndjeshme është një oficeri i ulët ushtarak amerikan, Bradley Manning.
Dokumentet që ambasadorët amerikanë i dërgojnë në Departamentin e Shtetit paraqesin një procedurë e rregullt që Sekretarja e Shtetit i kërkon çdo diplomati amerikan të akredituar në botë të dërgojnë materiale analitike rregullisht mbi çështje të ndryshme në vendet e akredituara. Informatat thuhet se dërgohen përmes një ruteri të sigurt, të cilin e përdorin mbi 180 ambasada amerikane në botë. Çdo diplomat apo ushtar amerikan me kredenciale sekrete mund të ketë hyrje në këtë ruter. Dokumentet top-sekret nuk mund të merren apo dërgohen përmes këtij ruterit.

.................
Edituar për herë të fundit nga yasmin në 26.12.10 0:39, edituar 1 herë gjithsej
yasmin- 159
Re: Wikileaks
Paradoks....
Sot dhe presidenti i Iranit Ahmadinexhat ka deklaruar qe keto sekrete kane dale nga vete amerikanet....
Te them te drejten per here te pare fillova ti besoi ketij hitleriani.Fakti qe ka kohe qe qarkullon hipoteza se bota do te qeveriset nga nje Rend i Ri Boteror,atehere del e nevojsheme qe ''plehrat'' e Rendit ekzistues duhet te shoshiten per te nxjerre ate,qe ky duhet te braktiset, se sic e shihni ka sjelle vetem kriza,dhune,gjak e tmerre.
Dhe per ta bere me te ''embel''rendin e ri atehere u sajua WikilLeaksi,dritarja nga duhet te dalin hijet e te keqes dhe te pranojme Rendin e ri me drejtues te rinj e me kemisha te bardha,qe do ti sjellin popujve lumturine dhe parajsen e kerkuar.
Eshte nje loje kaq e poshter dhe e ndyre,sa qe te vjen peshtire ta degjosh,sepse me te tilla histori spiunesh vazhdojne t'i bejne lavazh truri,gjithe popujve mbare botes.Jo kaq lehte ne kete bote te ''nendheshme''te spiuneve te dalin ne drite miliona faqe e dekumente sekrete.
Estilen- 713
Re: Wikileaks
Edhe une mendoj qe prapa kesaj gjenden vet amerikanet.
Ndoshta qellimi i tyre i vertete nuk do te dihet asnjehere por mendoj qe ndoshta kete do ta kene si pretekst per te kontrolluar Internetin dhe vendosjen e cenzures, ne emer te mbrojtjes dhe privatesise shteterore.
Ndoshta qellimi i tyre i vertete nuk do te dihet asnjehere por mendoj qe ndoshta kete do ta kene si pretekst per te kontrolluar Internetin dhe vendosjen e cenzures, ne emer te mbrojtjes dhe privatesise shteterore.
Equinox- 207
Re: Wikileaks
................
Edituar për herë të fundit nga yasmin në 26.12.10 0:45, edituar 1 herë gjithsej
yasmin- 159
Re: Wikileaks
Asgje nuk ka ketu "top secret", e gjitha eshte pseudo-zbulim i Wikileaks.Te gjitha keto "sekrete" ne fakt nuk jane sekrete por vetem nje manipulim i CIA-se.
Etapa e fundit denzifomimi rreth Iranit per te arsyetuar nje atak....

Odin- 513
Re: Wikileaks
Rendi i Ri Boteror, nuk eshte doemos nje "gje" e keqe çuna... Ky rendi qe eshte sot, a nuk eshte nje felliqesire? A nuk ka ngjashmeri situata e soteshme me ate te proletariatit qe sipas Marxit: nuk ka se ç'te humbe prej revolucionit perveç prangave...?
Idlir- 71
Re: Wikileaks
..........
Edituar për herë të fundit nga yasmin në 26.12.10 0:36, edituar 1 herë gjithsej
yasmin- 159
Re: Wikileaks
Reagimi yt, Yasmin, mund te kete qene neutral, thjesht shpreheje, por jo i atyre qe e identifikojne Masonerine me satanain. Ne kete rast kemi te bejme me nje gjykim, sipas pozites se personit (per llojin e formimit qe ka ai, apo per aq sa paragjykon). Gjithsesi, une kerkoj ndjese per tonin e ashper te pergjigjes sime, se at last, kam treguar paaftesi per te qene me i qyteteruar ne bisede. Por ti, nga ana jote, a nuk je i njeanshem kur, mes dy njerezve qe mbajne qendrime te skajshme gjykon vetem njerin (mua ne kete rast)?
Idlir- 71
yasmin- 159
Re: Wikileaks
Ndaj te njejten kenaqesi, Yasmin. PO ta kisha lexuar shrimin tend pak me pare, nuk do kisha bere ate sugjerimin tek tema "Wikileaks", pasi ti e paske ezauruar, keshtu qe une paskam folur "si kofini pas te vjeli". Te pershendes!
Idlir- 71
Re: Wikileaks
Wikileaks: "Kemi fakte mbi UFO-t dhe do publikohen"
''Në dosjet e dokumenteve që zotëron ''Wikileaks'' ekzistojnë edhe shumë mbi UFO-t (objekte fluturuese të paidentifikuara) që do të publikohen në vazhdim'', deklaroi Assange gjatë një videokonferece të drejtpërdrejt me të përditshmen ''The Guardian'', në përgjigje të një pyetjeje të një lexuesi, i cili pyeste nëse qeniet jashtëtokësore do të jenë pjesë e temave që do të publikohen nga ''Wikileaks''.
Në përgjigjen e tij Assange theksoi se ''Wikileaks'' merr edhe shumë e-mail nga ''persona të çuditshëm mbi UFO-t'', por që konsiderohen të papërshtatshme për publikim.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Wikileaks
Nga kjo dhe shume gjera qe po ndodhin,nje gje eshte e sigurt.Po futem drejt nje ruge te re qe e quajn 'rendi ri boteror'.Dyshoj shume se cfare na ka rezervuar ky rend i ri po mendoj se jemi diku ne fundin e individualizmit.Me mbarimin e individualizmit njerzimi thjeshte do mari fryme e asgje me shume.
arber13- 2
Re: Wikileaks
Themeluesi i WikiLeaks i dorëzohet policisë britanike
E martë, 07 Dhjetor 2010 09:41
Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, raportohet se do të takohet me policinë në Britani. Policia britanike kërkon ta marrë në pyetje Assange lidhur me urdhër-arrestin suedez ndaj tij për krime seksuale.
Nuk është bërë ende e qartë koha kur themeluesi i WikiLeaks-it do të takohet me policinë, njofton REL.
Ndërsa, sipas gazetës britanike “Guardian”, Assange pritet të paraqitet në një gjykatë britanike.
Assange, përmes avokatëve të tij i ka hedhur poshtë akuzat e drejtësisë suedeze, duke i cilësuar si të motivuara politikisht.
Assange dhe WikiLeaksi po përballen me sfida të shtuara që nga nisja e publikimit të dokumenteve të klasifikuara të diplomacisë evropiane.

Edituar për herë të fundit nga yasmin në 26.12.10 0:21, edituar 1 herë gjithsej
yasmin- 159
Re: Wikileaks
Yasmin...
Para pak ditesh nje student ne sallen e provimit,pyetet nga pedagogu i tij...Si do te deshiroje,nje pyetje te veshtire... apo 2 pyetje te lehta...?
Studenti i pergjigjet -Me mire nje pyetje te veshtire profesor
Pedagogu...-Atehere...Pse Assange i publikoi dekumentet sekrete...?
Studenti....-Per te informuar publikun boteror ..!
Pedagogu..-Po publiku i mesoi te vertetat nga Wikilaeks..?
Studenti...- Aaaa te lutem profesor e lame per nje pyetje te veshtire,tashti pergjigjen jepe vete..!!
Estilen- 713
Re: Wikileaks
Ja dhe parodia 'gjoja'ne mbrojtje te Wiki-Leaks...
Shiheni se do kenaqeni..(do zhgenjeheni)desha me thene...
Estilen- 713
Re: Wikileaks
Australia fajëson SHBA-në për WikiLeaks
Ministri i Jashtëm i Australisë, Kevin Rudd, ka deklaruar se SHBA duhet fajësuar për publikimin e qindra dokumenteve sekrete në WikiLekas, e jo themeluesin e saj australian, Julian Assange.
Rudd tha se publikimi ngriti çështjet për sigurinë amerikane, njofton BBC.
Rudd tha se nuk “mërzitet fare” për kritikat në drejtim të tij për publikimet.
Assange, i arrestuar në Britani mbi akuzat për krime seksuale në Suedi, ka akuzuar qeverinë australiane për “mbështetjen e pandershme” të SHBA-së.

Zattoo- 600
Re: Wikileaks
nuk ka dyshim qe eshte faqe sherbimeve sekrete izraelite,per me shume lexoni
---->>>>http://www.disinformazione.it/wikileaks.htm

benardi- 36
Re: Wikileaks
kush eshte me te vertete ky julian asange---->>>>>http://www.disinformazione.it/julian_assange.htm
benardi- 36
Re: Wikileaks
Julian Assange, jeta deri në themelimin e “Wikileaks”
Është folur shumë për “Wikileaks” këto javë, por të pakta janë ende informacionet personale për themeluesin dhe kryeredaktorin e këtij sajti
Burimi: Shqip
"Superhakeri", i cili tanimë konsiderohet nga të gjithë si “rrjedhësi” më i madh i sekreteve ushtarake dhe diplomatike në historinë e njerëzimit, është rritur në një ishull idilik dhe të vogël të Queensland. Një ishull me vetëm 500 banorë. Ai vetë ishte një “Tom Sayer”, i cili e kalonte ditën duke zënë peshk dhe zogj. Julian Assange ka lindur në korrik të vitit 1971 në Townsville, në bregun e Queensland dhe thotë se për të ka qenë shumë i zakonshëm stili nomad i jetës dhe deri në moshën 14-vjeçare kishte ndryshuar 37 vendbanime së bashku me prindërit. Ata punonin në teatër dhe ishin shpesh në udhëtim nga një vend në tjetrin. Ai dhe gjysmëvëllai i tij nuk kanë marrë një shkollim formal. Këtë e shpjegon mamaja e tyre, Kristine, në një intervistë që ka dhënë së fundi, ku ka thënë: “Nuk doja që shpirti i tyre të thyhej”. Ajo besonte se shkollimi formal do të nxiste te djemtë e saj respekt të pashëndetshëm për autoritetin dhe do të zbehte dëshirën e tyre për të mësuar. Prindërit e Assange ishin antikonformistë të regjur. Vetë australiani 39-vjeçar ka deklaruar shpesh se ka kaluar shumë kohë nëpër librari dhe biblioteka, duke marrë në duar vazhdimisht libra të natyrave të ndryshme, të cilët i lexonte, i nënvizonte dhe i mësonte në disa raste. Për sa i përket mësimeve, ai ka marrë disa orë me korrespondencë, ka pasur mësime informale nga pedagogë universiteti dhe në disa raste kanë qenë prindërit që i merrnin mësues në shtëpi fëmijëve të tyre. Dy nga vendbanimet e familjes Assange, gjatë periudhës së udhëtimeve dhe zhvendosjeve të vazhdueshme, kanë qenë Magnetic Island, një ishull shumë i vogël i konsideruar si trashëgimi kulturore disa kilometra larg Townsville dhe Byron Bay. “Pjesa më e madhe e fëmijërisë sime ka qenë e ngjashme me atë të Tom Sayer”, ka deklaruar Assange në një intervistë për gazetën “New Yorker” “Unë kisha kalin tim, ndërtoja çerdhe për zogjtë dhe më pëlqente shumë që të peshkoja. Më pëlqente shumë edhe të eksploroja vende të reja, të futesha në thellësitë e minierave të braktisura…”. Ai flet gjithmonë me ngrohtësi për fëmijërinë e tij në brigjet australiane. I tillë është edhe një artikull-opinion në një gazetë australiane, në të cilën Queensland cilësohet si një nga vendet që e bënë që të reflektonte për të vërtetën dhe transparencën dhe ku i lindi ideja e parë për të krijuar edhe sajtin e tij “Wikileaks”, motoja e të cilit është: “Ne i hapim qeveritë”. “Jam rritur në një zonë të Queensland-it, ku njerëzit flasin shumë hapur me njëri-tjetrin dhe i thonë gjërat troç. Janë njerëz që nuk u besojnë qeverive, duke e konsideruar qeverinë diçka lehtësisht të korruptueshme, që duhet mbajtur nën vëzhgim vazhdimisht. Ditët e errëta të korrupsionit në qeverinë e Queensland-it para nisjes së hetimit të Fitzgerald janë dëshmi e asaj që mund të ndodhë kur politikanët e pengojnë median që të thotë të vërtetën”, ka shkruar Assange disa orë para se të arrestohej. “Të gjitha këto kujtime dhe impresione kanë qëndruar me mua. ‘Wikileaks’ u krijua duke pasur parasysh këto vlera bazë. Ideja u konceptua në Australi dhe në mbështetje të saj u vendos që të përdoreshin teknologji të reja, në një mënyrë për të mbështetur të vërtetën”. Në shtator të vitit 2009, zonja Assange shkroi rreth kohës së qëndrimit në Magnetic Island, në një ditar të saj.
“Emri im është Assange. Kam jetuar në këtë ishull tre herë. Për herë të parë, në vitin 1971, si mama beqare, me djalin tim të vogël, Julian. Kisha marrë me qira një shtëpizë të vogël për 12 dollarë në javë në Picnic Bay. Jetoja gjatë gjithë kohës me rroba banoje, si banorët e ishullit që ishin me veshje shumë të lehta dhe gjatë gjithë kohës qëndroja me fëmijën tim dhe me mama të tjera të ishullit. Në vitin 1976 u ktheva sërish me bashkëshortin e dytë. Jetova në Horseshoe Bay, në një fermë të braktisur, kurse herën e tretë kam ardhur sërish në këtë vend në vitin 1982 dhe këtë herë, përveç djalit të parë, kisha me vete edhe djalin tim të dytë. Më pas jam kthyer edhe si gjyshe, me të dashurin tim dhe jam shumë e dashuruar me ishullin, edhe pse më është dashur që të qëndroj gjithmonë për një kohë shumë të shkurtër”. Sipas disa të dhënave në vitin 1970, ishulli ka pasur vetëm 500 banorë, ndërkohë që tani ka më shumë se 2000. Për rritjen e një fëmije është ndoshta vendi më i bukur dhe më i mirë që mund të imagjinohet, sepse njerëzit janë shumë të hapur, të çiltër dhe kanë gëzim për jetën. Nuk bëhet fjalë për krime dhe fëmijët janë të lirë që të shkojnë ku të duan dhe të kalojnë një fëmijëri zbavitëse. Prindërit mund të jenë të qetë, pa paranojat që kanë në vende të tjera të botës për sigurinë e fëmijëve. Kur Assange ishte 8 vjeç, prindërit e tij u divorcuan dhe e ëma nisi lidhjen me një muzikant, i cili më pas filloi që të abuzonte me të. Ajo e braktisi muzikantin, por u detyrua që ta merrte përsëri nga frika se mos i hiqnin nga kujdesi fëmijën e dytë, që e solli në jetë me të. E kështu familja shkonte nga një vend në tjetrin, në varësi të punëve të prindërve. Zonja Assange i bleu të birit, në moshën 13-vjeçare, kompjuterin e parë për 600 dollarë. Ajo kujton më pas se Julian ishte një djalë shumë i zgjuar dhe i shkathët dhe kishte nevojë që të thellonte dijet, për më tepër në një vend që nuk kishte shumë gjëra për t’i ofruar. Po sipas rrëfimeve të mamasë së Julian, djaloshi tani e kalonte gjithë kohën me kompjuterin e tij të ri, me të cilin nuk ndahej as kur flinte. Për Julian kjo ishte dhurata më e bukur që mund t’i bënin, sepse e kishte pasur pasion që në fëmijëri. Me kalimin e kohës, Assange u zhvendos në Melburn, së bashku me familjen dhe që në atë kohë, kishte filluar që të njihej si një njeri shumë i zoti me kompjuterët kryesisht për sa i përket programimit. Ishte kjo edhe periudha kur ra në dashuri me një vajzë 16-vjeçare, ndërsa ai ishte vetëm 19 vjeç. Po atë vit u martuan dhe sollën në jetë një djalë me emrin Daniel, që sot është 20 vjeç. Eksperimentet e Assange me kompjuterët tërhoqën shumë shpejt vëmendjen e policisë. Në vitin 1991 ai u kap nga autoritetet pasi së bashku me disa shokë kishte arritur që të futej në terminalin kryesor të kompanisë kanadeze të telekomunikimeve dhe u dënua me 31 akuza për hyrje të paligjshme në rrjet. Në të njëjtën kohë e shoqja e la, duke marrë me vete djalin e vogël. Assange nisi kështu një betejë të gjatë për të marrë të birin, Danielin ndërkohë që priste edhe vijueshmërinë e procesit gjyqësor në lidhje me akuzat që i bëheshin. Kur procesi përfundoi në vitin 1995, ai u cilësua fajtor për 25 akuza dhe arriti që të shmangte burgun me kusht që të mos e përsëriste më të njëjtin gabim. Në atë kohë gjykatësi tha: “Nuk ka asnjë lloj prove në favor të akuzave për një ndërhyrje të qëllimshme në rrjetin e kompanisë. Kjo të çon në përfundimin se ka qenë thjesht një kënaqësi profesionale për Assange dhe shokëve të tij dhe si pasojë ai lirohet me kusht që të mos e përsërisë këtë ‘krim’”. Por ajo që e bëri me të vërtetë Julian që të thinjej i tëri ishte beteja legale për marrjen e të birit. Nga një djalosh me flokë kafe, ai u shndërrua në një djalë me flokë të bardha borë, siç e kemi parë shpesh kohët e fundit para se t’ua ndryshonte ngjyrën për shkak të fshehjes. Të paktën këtë e ka thënë vetë Assange për një gazetë para disa kohësh. Në vitin 1999, Julian arriti që të merrte leje për të parë dhe për të qenë me të birin, por kjo i kushtoi shumë shqetësime atij dhe së ëmës. “Mendoj se pasi gjithçka mori fund, përfundova me çrregullime stresi post-traumatike, sepse ishte si të dilje nga një luftë. Ti nuk mund të komunikosh me njerëzit e tjerë në një mënyrë normale dhe këtë problem e kam pasur për shumë kohë”, deklaron Assange. Më pas ai ka udhëtuar shumë në Azi, ku ka punuar në një sërë fushash të ndryshme, përfshi konsulentin e sigurisë, në gazetari dhe më pas ndërtoi edhe një kompani IT të tijën. Ndërkohë përpiqej që të bënte para për të mbështetur financiarisht të birin. Në moshën 20-vjeçare shkoi në Melburn për të studiuar matematikë dhe fizikë. “Wikileaks” e themeloi në vitin 2006, që në fakt ishte një sajt në të cilin ai u ofronte mundësi të gjithë njerëzve që të hidhnin materiale komprometuese. Në një tjetër intervistë, ai ka deklaruar se ka bërë një jetë të gjerë intelektuale dhe se është i zoti në shumë gjëra e se shpreson që të realizojë të gjitha planet që ka. Për momentin ajo që Assange duhet të urojë të ndodhë, si parakusht për të vënë në jetë planet e tij, është lirimi nga burgu.

Meqe ra fjala; si shume qetesi nga Wikileaks, nuk kemi ndonje te re per te????
Gjithe ai vrull me te cilin u shfaq, tani 'qetesi' !!!!!
A kemi ndonje te re??
E vetmja e re nga hera e fundit qe ufol ne tv per Wikileaks, ishte vetem mbi assange i cili mu duk se ishte bera goxha simpatik, nuk te jepte pershtypjen e nje te "persekutuari" !!!
Inshallah me "te reja", se na mori malli....

Ja kush Kush fshihet pas Wikileaks dhe vendstrehimi
Ja kush Kush fshihet pas Wikileaks dhe vendstrehimi i serverëve
Kush është Assange dhe ku ndodhet baza e Wikileaks
E gjithë bota flet për personin, i cili publikoi dokumentet e klasifikuara te Departamentit Amerikan të Shtetit. Editori i faqes së internetit Wikileaks.org, Julian Assange është një gazetar, programues kompjuteri dhe haker australian.Ekipi vullnetar i Assange, prej katër vitesh publikon në internet çdo lloj dokumenti të fshehtë. Pas publikimit të dokumenteve në lidhje me luftën në Irak dhe Afganistan, ai hodhi në rrjetin global edhe 250 mijë dokumente të klasifikuara te SHBA-ve.
Vendstrehimi
Thuhet se vendstrehimi i Wikileaks nuk dihet nga SHBA-ja e as nga shtetet e tjera. Por diçka është e sigurt: qendra e Wikileaks është në një shpellë që i reziston edhe bombave bërthamore. Uebsajti funksionon nëpërmjet Suedisë. Dokumentet që vijnë kalojnë në duart e pesë specialistëve. Menjëherë pas konfirmimit së vërtetësisë së tyre, dokumentet hidhen në internet. Për faqen e internetit Wikileaks punojnë 800 persona, pjesa më e madhe e të cilëve vullnetarë. Wikileaks.org shpenzon rreth 200 mijë euro në vit. Themeluesi i faqes, Julian Assange, duke qenë se është dënuar për përdhunim si dhe frikësohet nga agjentët e CIA-s, jeton në arrati në Zvicër.
Assange
Mendohet se e kaluara e Julian Assange, personit që i del në ëndërr çdo qeverie, është një sekret më i madh se dokumentet e publikuara. Assange ka lindur në Townsville të Australisë në vitin 1971. Duke qenë se është fëmijë i dy prindërve, të cilët aktrojnë në teatro lëvizëse, Assange thuhet se ka shkuar në shkollë mbi moshën 30-vjeçare. Me synimin që të mos mësohet me autoritetin, familja i ka dhënë mësim në shtëpi. Asange ka filluar studimet në Universitetin e Melburnit për fizikë dhe matematikë, por nuk ka arritur të marrë diplomën. Pas vendosjes në Melbourne në vitet '80, Julian Assange krijoi një grup hakerash, teksa në vitin 1989 pas hyrjes në kompjuterat e NASA-s thuhet se pengoi ngritjen e anijes kozmike “Atlantis”. Nën akuzën e krijimit të grupit të hakerave, në vitin 1991 u arrestua. Para hetuesve u mbrojt duke thënë se “nuk kam bërë diçka të keqe, dhe nuk i kam bërë keq njeriu”. U akuzua se ka hakuar 30 kompjutera, 24 prej të cilëve i pranoi, dhe u lirua me kusht. Në vitin 1994 filloi punën si programues i lirë kompjuterash, teksa në vitin 2006 themeloi Wikileaksin me qëllim që të publikojë dokumentet që kanë në duar gazetarët anekënd botës. Duke pasur parasysh misionin e ndjeshëm të faqes së tij, Assange lëviz në fshehtësi me kujdes, pothuajse në kufijtë e paranojës. Sipas një punonjësi të vjetër të Wikileaks, Assange të gjithë gjerat e tij i mban në një çantë shpine. Assange dhe Wikileaks qëndrojnë në këmbë në saje të ndihmave dhe dhuratave. Assange, i cili për një periudhë në vitin 2010 jetoi në Amerikë, gjatë muajit prill publikoi vrasjen e një fotografi të Rojtersit dhe të dy civilëve nga ana e ushtarëve amerikanë. Ndërsa pas hedhjes në rrjet të 77 mijë dokumenteve lidhur me luftën në Afganistanin, ai iku nga Amerika nga frika e arrestimit të mundshëm. Assange pretendon se është kërcënuar nga një zëdhënës i Pentagonit me fjalët “ose fshiji dokumentet e publikuara, ose ne do të gjejmë një rrugë tjetër”. Por ai nuk u përmbajt, fillimisht publikoi rreth 400 mijë dokumente që kanë lidhje me luftën në Irak, ndërsa tani nxori në dritë rreth 250 mijë dokumente të klasifikuara amerikane.
Çfarë janë Wikileaks dhe çfarë janë dokumentet e zbuluara?
Po dalin hollësi të tjera pas botimit të mijëra copëzave të mesazheve diplomatike amerikane nga faqja e internetit Wikileaks. Midis mesazheve të publikuara është një njoftim se Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite i kishte kërkuar Shteteve të Bashkuara të sulmonte dhe shkatërronte instalimet bërthamore të Iranit. Dokumentat e publikuara nga Wikileaks përmbajnë gjithashtu vlerësime jo shumë të favorshme për udhëheqës të ndryshëm botërorë. Ditët e ardhshme pritet të publikohen edhe rreth 30 mijë mesazhe të tjera. Në to bëhen referenca për Lindjen e Mesme, udhëheqës botërorë.
Çfarë janë dokumentet e zbuluara?
Kjo është shumë dëmtuese dhe në të vërtetë është plotësisht e papërgjegjshme nga kushdo që është përfshirë. Ato mund të ndahen në tre grupe kryesore. Një kategori përfshin marrëdhëniet midis vendeve. Njoftimi se Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite i ka bërë thirrje Uashingtonit të shkatërrojë instalimet bërthamore të Iranit, futet në këtë kategori. Ka gjithashtu korrespondencë ku Izraeli u thotë zyrtarëve amerikanë se është konsultuar me Egjiptin dhe Autoritetin Palestinez para inkursionit në Gaza në vitin 2008.
Disa nga mesazhet flasin për operacionet amerikane të spiunazhit ndaj zyrtarëve të OKB-së. Në një grup tjetër futen referenca lidhur me qëndrimin e Kinës ndaj SHBA-së dhe në veçanti ndërhyrjet në rrjetet e internetit. Një grup tjetër mesazhesh përfshin komente të pakujdesshme lidhur me udhëheqës politikë botërore. Për shembull, presidenti afgan Hamid Karzai thuhet se është paranojak. Dhe kancelarja gjermane Angela Markel përshkruhet si një person që shmang rreziqet dhe që rrallë herë është krijuese.
Rusia përshkruhet si praktikisht një shtet mafioz. Një diplomat amerikan vë në dukje gjithashtu se koloneli Muammar Gaddafi i Libisë gjithnjë udhëton i shoqëruar nga një infermiere ndjellëse ukrainase.
Sa dëmtuese?
Një ish-ambasador britanik në Arabinë Saudite, Sir Andrew Green, thotë se këto dokumente të publikuara nuk duket se zbulojnë shumë gjera që nuk kanë qenë të ditura deri tani. "Frika dhe dyshimet e sauditëve ndaj Iranit nuk janë diçka për t'u çuditur, dhe kjo është një pikëpamje që dihet gjerësisht në Gji nga pala arabe, por që është shtuar, sigurisht, nga rënia e Irakut që ishte kundërpesha në rajon, pra, frika e tyre është edhe më e madhe se sa ishte më parë," thotë ambasadori Green. "Për t'u çuditur, ndoshta, është se ndërsa Mbreti Abdullah është i prirur për një sulm ushtarak amerikan, vihet re se ministri i tij i Jashtëm, Saud Al-Faisal, në të njëjtin telegram duket se është shumë më i rezervuar lidhur me këtë," shtoi ai.
Megjithatë, analistë paralajmërojnë se duhet pasur parasysh se këto janë mesazhe nga diplomatët që shpesh raportojnë ato që thonë njerëzit e tjerë, pra në një farë mase tregohet se çfarë thuhet e dëgjohet përreth. Por, nga ana tjetër, këto mesazhe vijnë nga një burim me shumë autoritetet dhe ndonjëherë ka edhe njoftime për takime zyrtare.
Çfarë thotë themeluesi i Wikileaks?
Wikileaks është themeluar nga Julian Assange. Duke folur me një grup gazetarësh arabë nëpërmjet një lidhjeje videofonike, ai vuri në dukje një ndryshim shqetësues të administratës së presidentit Obama drejt asaj që ai e quajti "një regjim që nuk beson në lirinë e shtypit." "Ai (Departamenti i Shtetit) e kupton se ne jemi një organizatë e përgjegjshme, kështu që po përpiqet ta bëjë sa më të vështirë që të jetë e mundur për ne që të botojmë gjera në mënyrë të përgjegjshme me shpresën që të na bëjë ne që të mos botojmë asgjë, sepse po të mos botosh gjë do të thotë të mos botosh abuzimet nga ajo organizatë," thotë zoti Assange.
Reagimet
Departamenti i Shtetit e ka dënuar publikimin e mesazheve konfidenciale duke e quajtur veprim "të papërgjegjshëm". Kongresmeni amerikan Peter King ka bërë thirrje që Wikileaks të shpallet si organizatë terroriste. Sipas tij, zbulimi i këtyre dokumentave po vë në rrezik jetë amerikanësh. Megjithatë një ish-zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, Aaron David Miller, i tha BBC-së se nuk mendonte se mesazhet e publikuara do të ndikonin në marrëdhëniet e SHBA-së me aleatët e tyre. "Asnjë dokument nga Wikileak nuk do të ndryshojë thelbësisht apo diametralisht marrdhëniet që SHBA ka me aleatët në Lindjen e Mesme apo gjetkë," thotë ish-zyrtari amerikan. "Megjithatë, këtu ka zbulime të procesit diplomatik, vëzhgimeve nga ambasadorët, të gjithë strukturës së raportimit si dhe zbulime të bisedave konfidenciale me një numër udhëheqësish, që do të krijojnë vështirësi dhe turp," thotë zoti Miller.
Në një reagim tjetër, prokurori i përgjithshëm i Australisë, Robert McClelland, thotë se do të hetojë për të parë nëse këto dokumenta përbëjnë shkelje të ligjit australian. "Publikimi i këtij informacioni mund të paragjykojë sigurinë e njerëzve të përmendur në dokumenta dhe mund të jetë në fakt në dëm të interesave të sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe aleatëve të tyre, përshirë Australinë," thotë zoti McClelland.Disa të tjerë mendojnë se këto zbulime janë në fakt faji i vetë Uashingtonit. Ish-ambasadori amerikan në Irak, Christopher Hill, thotë se disa nga këto informacione as nuk duhet të ishin shkruar fare në një telegram diplomatik. "Duket një budallallëk i madh po të kihet parasysh fakti se të gjitha këto mesazhe janë dekonspiruar," thotë zoti Hill. "Duhet të them se si ambasador do të shmangia futjen e një pjese të këtyre informacioneve në një mesazh të shkruar," thotë ai. "Kjo është shumë dëmtuese dhe në të vërtetë është plotësisht e papërgjegjshme nga kushdo që është përfshirë."Iraku tha se këto dokumenta të zbuluara nuk ndihmojnë aspak, përkundrazi. Pakistani kritikoi shprehjen e shqetësimeve amerikane se uraniumi shumë i pasuruar mund të përdoret për të ndërtuar armë dëmtuese. Por një zëdhënës izraelit tha se vendi i tij "kishte dalë shumë mirë" nga dokumentat.
http://www.tiranaobserver.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=6346%3Aja-kush-kush-fshihet-pas-wikileaks-dhe-vendstrehimi-i-servereve&catid=44%3Aspeciale&Itemid=84

Edituar për herë të fundit nga LaNi në 06.07.11 22:35, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Titulli jo i plotë)
LaNi- 12
Re: Wikileaks
WikiLeaks rifillon publikimet në shkallë botërore
WikiLeaks njoftoi sot se ka rifilluar publikimin, e ndërprerë në tetor për shkak të mungesës së fondeve, me dokumente që tregojnë spiunazhin e kryer nga qeveritë për qytetarët e tyre falë teknokologjive të dhëna nga industrialistë të specializuar në mbikëqyrjen.
Gjatë një konference shtypi, themeluesi i saj Julian Assange foli për fillimin e publikimit të qindra dokumenteve të siguruara nga 160 industrialistë nga 25 vende të specializuara në mbikëqyrjen dhe interceptimin e telekomunikacioneve. Ato tregojnë se si këto sisteme u bënin të mundur qeverive të mbikëqyrnin individët nëpërmjet celularëve të tyre, mesazheve elektronike dhe të dhënave të hedhura në internet.
"Po publikojmë sot më tepër se 287 dosje që tregojnë realitetin e një industrie mbikëqyrjeje në shkallë të gjerë, një industri që u shet pajisje si demokracive dhe diktaturave për të spiunuar popuj të tërë", deklaroi themeluesi i WikiLeaks në Londër.
Paralelisht me këtë, në Paris, faqja e internetit Owni.fr publikoi në partneritet me WikiLeaks rreth 1 100 dokumente që vijnë nga industrialistë, ndër të cilët një shoqëri franceze me emrin Amesys, që ka bërë tregti me regjimin e ish-liderit libian Muamar Kadafi.
Mesazhet elektronike të shtatë opozitarëve libianë në mërgim, të cilët banojnë në Mbretërinë e Bashkuar, janë spiunuar në këto vende, me anë të sistemit të interceptimit dhe të mbikëqyrjes i shitur Libisë së kohës së Kadafit nga shoqëria Amesys.
Dokumentet e publikuara sot nga WikiLeaks përfshijnë manuale spiunazhi të shitura në të kaluarën regjimeve autoritare të botës arabe si Siria, Libia, Tunizia dhe Egjipti. Aktualisht, Julian Assange ndodhet në arrest shtëpie në Britaninë e Madhe, në pritje të përgjigjes për apelin e bërë kundër vendimit për ekstradimin në Suedi, ku ai pritet të përgjigjet për akuza për përdhunim dhe agresione seksuale.

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Wikileaks
interesant fakti qe mendohet se WikiLeaks eshte nje menyre per te manipuluar njerzit dhe per te nxjere te palarat e qeverive me qellim qe njerezve tju peshtiroset ky sistem dhe kjo menyre qeverisjeje . edhe mund te jete nje arme e rendit te ri boteror qe po vjen . qe rendi do vije do te vije nje dite por une se kuptoj nje gje ,kaq te poshter qenkan amerikanet dhe izraelitet per ju ? amerikanet jane nga njerezit me te mire ne bote ,ndersa izraelitet nuk i di . vertet fjala cifut eshte e rende por ne gjithe boten ka njerez te poshter .pyll pa dera nuk ka .pse mendoni se izraeli eshte vendi qe do sundoje boten . si mendoni gjith ajo super amerike ta mare neper kembe nje shtet i vogel si izraeli ? nuk mendoj keshtu ne sistemin e ri qe do sundoje boten shteti i pare me pjesemarjen me te madhe te personelit do mbetet usa ,ndoshta do kete edhe izraelite ne radhet e saj por ne krahasim me amerikanet do jene shume pak ne numer .pastaj shumica e anetareve te komisjonit trepalesh per maredheniet me jashte sjane izraelite . se kuptoj pse keni kaq shume frike iraelin .edhe me shume propagande anti-izrael bejne kryesisht njerezit me fe islame . e gjitha ajo qe thuhet eshte konspiracjon dhe asgje me teper . izraeli eshte nje vend i vogel pa shume ndikim ne bote . keni frike rusine dhe ameriken ,se nga keto te dyja mund te vije fundi i njerezimit
The Punisher- 44
Wikileaks publikon “The spy files”
Faqja e internetit “Wikileaks” që prej ditës së sotme ka nisur publikimin e një serie tjetër misteresh, ne atë qe quhet “The spy files”.Ajo është një baze e re te dhënash për qindra dokumente nga më shumë se 160 kontrakture te inteligjencës se industrisë se teknologjisë. “Ëikileaks” do të vazhdojë gjate javës ne vijim me publikimin e dokumenteve të tjera të kësaj serie.“Wikileaks” pritet te hedhe drite mbi industrinë sekrete te përgjimeve spiune qe ka lulëzuar qe nga 11 shtatori 2001. Projekti i ri i “Wikileaks” ka nisur sot me 287 postimet e para.
Meridiani 0 (zero)- 209
Wikileaks: “Kush dhe si na përgjojnë edhe ne"
Fakte tronditëse, të cilat vërtetojnë se vëzhgimi prej syrit të Vëllait të Madh, është i lehtë dhe i kollajshëm – sigurisht dhe me ndihmën e kompanive private- duke na vëzhguar në mënyrë sistematike për çdo ditë, ka publikuar ditët e fundit stafi i sajtit të famshëm Wikileaks.
Faktet shqetësuese, të Wikileaks janë publikuar dhe nga revista Italiane L’Espresso, duke përforcuar së tepërmi një frike unike të përhapur në gjithë botën: Se ‘ata’ na vëzhgojnë për çdo ditë, hollësisht, na ndjekin në çdo hap dhe dinë gjithçka për ne, në kundërshtim me pafajësinë tonë, që nuk jemi në dijeni dhe nuk mund të vërtetojnë se Kush na vëzhgon imtësisht!
Sipas reportazhit të publikuar, me anë të rrjetit të disa kompanive private, kontrollohen dhe arshivohen me miliarda informacione që merren nga telefonat celular, e-mail, sms etj.
Bëhet fjalë për një situatë të rrezikshme “Kolosale” –siç quhet nga mediat e sipërpërmendura- me një bazë të dhënash e cila vërteton se jeta e gjithkujt mund të “vidhet” në çdo moment, mund të kopjohet, mund të arshovohet e më pas të analizohet me anë të një programi të automatizuar.
Në dokumentet e bëra publike theksohet se gjithçka vëzhgohet dhe kontrollohet: Fax, Telefona Fiks, Celularë, H/Y, programe të ndryshme siç janë Skype, Facebook etj. Në spiunazh marrin pjesë dhe ofrojnë shërbimet e tyre shumë kompani private, të cilat vihen në dispozicion të “Demokracive” dhe të shumë Diktatorëve.
Në dokumentet e publikuara, gjenden dhe raste konkrete siç ishte krijimi i kompanisë “Hacking Team”, në Milano, “Remote Control System”, e cila “Merret me qira” kundrejt shumës prej 200,000 eurosh për një vit dhe luan rolin e një agjenti “007”. “Remote Control System”, përgjon dhe ndërhyn në çdo kompjuter si dhe në çdo smartphone, duke e shndërruar të në një spiun të vërtet, duke na zbuluar gjithçka: Regjistron dhe ridërgon çdo e-mail, kodet e hyrjes (fjalëkalimet) të çdo sajti të cilin ne vizitojmë dhe të çdo teksti që ne shkruajmë.
Munden akoma dhe të aktivizojnë pa dijeninë tonë viedeokameran, aparatin fotografik, ose mikrofonat e të gjitha aparaturave elektronike që kanë lidhje me teknologjinë, duke regjistruar dhe transferuar të gjitha bisedimet dhe të dhënat tona personale në çdo moment.
Një rast tjetër -gjithmonë sipas dokumenteve- është ai i kompanisë Gjermane “Ultimaco”, e cila ofron një sistem informativ ‘grackë’, i cili ka aftësi bllokuese të çdo lloj informacioni e të dhëne që vijnë nga telefonat fiks dhe celularë, interneti, Skype etj. Sistemi i ‘rezervimit’ të informacioneve, pasi mbledh të gjitha informacionet, më pas i grupon ato në baza të mëdha të dhënash, me një aftësi deshifruese mbi 100,000 të dhëna në sekondë.
Meridiani 0 (zero)- 209
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi