EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kontrolli i mendjes

+6
Talix
Berti69
white_electricity
Jon
PetritD
Admin
10 posters

Shko poshtë

Kontrolli i mendjes Empty Kontrolli i mendjes

Mesazh  Admin 18.05.08 1:00

Mendje kontrolli

Kontrolli i mendjes Chiple10

Mendje kontrolli apo kontrolli i mendjes është emërtim i përgjithshëm për disa teori dhe teknika të paracaktuara për të mposhtur kontrollin e të menduarit, sjelljes, ndjenjave, apo vendimeve të një njeriu.

Mendje kontrolli mund të kuptohet si manipulimi sistematik dhe i herë pas hershëm i njerëzve apo grupeve me qëllim ndryshimin e perceptimit, bindjeve dhe personalitetit të tyre.

Mendje kontrolli paraqitet nga shumica e njerëzve si fantazi, sepse në disa raste duket si një histori fantastiko-shkencore.

Ky emërtim përdoret përgjithësisht nga teoritë e komplotit të cilët pas çdo ngjarjeje apo risie shtrojnë gjithnjë pyetjet "Kush do, që unë ta besoj këtë?" dhe "Kush do, që njerëzit të mos besojnë, që ata mund të ndikohen?"

Në mendje kontroll mund të bëjë pjesë dobësimi i njeriut nëpërmjet drogave, pagjumësisë, dhe ndikime të caktuara fizike.

Në kundërshtim me trularjen në mendje kontroll nuk zbatohet asnjë dhunë e drejtëpërdrejtë, por ndodh një ndikim i jashtem i vazhdueshëm.

Mendje kontrolli mund të ndahet në dy grupe:

1. Të tërthortë (nëpërmjet ndikimit të mediave, përvojave etj)
2. Të drejtëpërdrejtë (nëpërmjet ndikimit të organizmit si p.sh. me anë të drogave, implantateve, rrezatimeve).


Edituar për herë të fundit nga ExplorerX në 19.05.08 18:43, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i mendjes Empty Re: Kontrolli i mendjes

Mesazh  Admin 18.05.08 1:00

“Sabotimi” si instrument kontrolli mendor

Kontrolli i mendjes Brain10

Ngjarjet absurde që na rrethojnë na bëjnë shpesh të mendojmë çfarë “është bërë” njeriu e çfarë bota, ndërsa pyetja më e drejtë për të bërë është “ku do të na çojë bota e çfarë do bëhemi”.

Kemi hyrë tashmë në një epokë të kohëve të vështira, në të cilën problemet ekonomike e energjitike do i çojnë individët gjithnjë e më tepër drejt shkapetjeve mes qytetërimeve, në një gjëndje lufte të përhershme e të kontrolluar.

E gjitha kjo ndërsa ai gjoja kryetar shteti Prodi, flet për të mirën e Vendit, duke e ngritur zërin pasi e ka për vete Bashkimin Europian pasi i kanë besuar pozitën e Presidentit të Komisionit, po të njëjtët që kanë krijuar 3000 komisionet sekrete në të cilat bëjnë pjesë miqtë e tyre këshilltarë e teknikët e njohur.

Por kur Papa thotë se forcat e së keqes janë tërbuar fare, sigurisht i referohet National Geografic, që pikërisht gjatë këtyre ditëve ka zbuluar se Jezusi nuk ecte mbi ujë, por mbi akull. Duhet saktësuar se National Geografic është një stacion privat, e që shitet si institucion, por në të vërtetë zbaton një kontroll mendor, pasi dërgon nëpërmjet shërbimeve të saj mijëra mesazhe subliminale, gjë që korrupton shpirtin tonë pasi të gjithë ne bazohemi në të ashtuquajturin Matrix, që është në trurin tonë.

Kjo është një luftë psikologjike, është sabotage që shtyn të keqen kundra së mirës, është një kontroll mendor. Që sot nesër do ketë ngadalësime, shkurtime në administratën publike, blackout të energjisë elektrike, çrregullime në fluturime e në transporte, e sidomos do asistojmë në atentate me efekte të mëdha në qëndrat tregtare, apo rrëmbime e sekuestrime: e gjithë kjo do çojë në shpërthimin e hakmarrjes së zotërinjve të luftës.

E akoma do kemi prishje në sistemet e telekomunicionit, ngadalësi nga kufizimet administrative, turbullime në rrjetin e transportit, difekte fabrikimesh industriale, pezullime masive. Sistemi ekonomik do të paralizohet, do bëhet parazitar e të gjithë fuqitë do reagojnë për sabotimin. Sabotimi është një formë kriminaliteti shumë e çuditshme, kundra së cilës është shumë e vështirë të luftohet, e po të arrijë të përhapet do të jetë shumë e vështirë ristabilizimi i një klime të jetueshme për popujt.

Kriza monetare dhe ajo e naftës shpejt do ndjehet, situata ekonomike në Shtetet më të dobëta ashtu si dhe për individet do jetë gjithnjë e më të pasigurta si shkak i humbjes së fuqisë blerëse nga rrogat e tyre e nga falimentimet e firmave, tashmë të katandisura në limitin e varfërisë. Pakënaqësia e përkeqësimi shoqëror do shkatërrojnë ekuilibrin politik të shteteve, tashmë i dobët, pasi turmat do ngrihen në demostrata gjithnjë e më të dhunshme. Kriminaliteti, vetëvrasjet e aktet e vetë çmendurisë do jenë tashmë të shpeshta, një rutinë e përditshme, e do kontribuojnë në krijimin e një ndjesie kaotike e përhumbjeje.

Kriza e Iranit shpejt do gjejë një zgjidhje, bota do shpëtohet së shpejti nga heronj e të gjithë do shpallen si sjellësit e stabilitetit politik. Mahmoud Ahmadinejad do kujtohet nga historia si i pari president i vetëvrarë, një autoplagosës që në çmendurinë më fatale po e çon vendin në luftë duke e zvarritur në gremine edhe ekonominë botërore. Edhe marrëzia e tij vrasëse që ka armatosur raketat kundra Izraelit në një moment të rëndë krize, rihyn paradoksalisht në kuadrin e luftës së përhershme, të sabotimit pa limit.

Besoni se është e rastësishme që Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur në vitet e mëparshme qeverinë e tyre, duke e njohur ideolologjine fanatike e fondamentaliste? Qëllimisht është vendosur në krye të një vendi kaq të rëndësishëm, si për burimet e naftës ashtu edhe për pozitën e saj gjeografike, mjaft strategjike pasi të çon drejt Lindjes. Sot, jemi në një situatë në të cilën forcat e së keqes, të cilat Papa me siguri i njeh, duan të na heqin besimin për të vjedhur identitetin tonë.

Ndërsa ne shohim të gjitha këto absurditete, mendimi do i çojë në ambientet islamike, por që në realitet është një kontroll mendor, pas të cilit fshihet proçesi i çkrishtërimit. Objektivi i tyre është të na heqin besim tonë të brendshëm, për t`a hedhur më pas drejt materializmit. Kur flasim për kërkim mendor është e nevojshme të kuptojmë se po flasim për një fushë krejtësisht në duart e strukturave private, siç është Vodafone apo National Geografic, të cilët e kanë fare mirë të qartë atë çfarë po shprehim këtu. Mundohuni të shikoni ku janë traditat tona, rigjeni e kërkoni pambarim origjinën tuaj për të mos humbur brenda materializmit.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i mendjes Empty kontrolli i mendjes

Mesazh  PetritD 14.05.09 2:03

Kam nje pyetje une sapo jam regjistruar do kisha deshire te merrja pjese me perpara.

Pyetja eshte a ka ndonje ne kete forume qe eshte i vetedishem se jane te kontrolluar ose qe po perpiqen te krijojne ne veteddije rreth mindcontrolweapons.com?

Keto arme monitorojne trurin e njeriut 24-7 qe do te thote njezet e kater ore rresht, shtate dite ne jave deri ne vdekje, te targeteve te perzgjedhur dhe qe ka deshire te njihet dhe te organizohet per te krijuar ndergjegjsim te sa me shume njerez ne nevoje per te ditur cfare po ndodh.

Keto arme qe supozohet nga njerez me pushtet te larte ne qeverine amerikane si pershembull si senatori John Glen qe konfirmon qe monitorimi i njerezeve eshte wide worlde.

John Glen eshte asronauti i pare qe ka shkelur ne hene google emrin e tij ashtu si dhe kongresmene dhe ushtarake te larte institucione shkencore ushtarake te larte etj.

Jam ne kerkim te njerezve te interesuar i cfardo pozicioni shoqeror per sa kohe eshte ne kundershtim per perdorimin e paligjshem te ketyre armeve monstruoze qe atakojne madje dhe femije, si dhe pleq, te rinj dhe te reja eshte njeri me ndjenja njerezore te mjaftueshme ne kete forume me dije te mjaftueshme dhe me deshire te vetedijeshme per ti dale zot vendit vellezerve dhe motrave shqipetare me dijen per te krijuar ndergjegjesim dhe mbeshtetje.

Une jam nje mbijetues i ketyre armeve dhe jam ne kerkim te njerezve qe kane problem pranimin e ketyre torturave nga electronicweapons.com duke hedhur ne deshperim dhe sigurisht duke i krijuar depresion dhe semundje nervore shqipetarve te pafajshem qe madje nuk e dine cfare po u ndodh por nje pjese perfundojne neper klinika duke mare ilaqe qe vec i perkeqesonje me keq keto arme shkatojne vrasje, vetevrasje dhe semundje te ndryshme.

Une jam ne kontakt me viktima nga i gjithe globi qe po luftojne per te krijuar ndergjegje rreth armeve te monitorimit te mendjes dhe une jam duke kerkuar per kontakte ketu ne Shqiperi shenjat me dalluese te monitorimit jane ; zhurme ne vesh kjo eshte shenja me tipike dalluese, probleme me gjumin, probleme me memorjen harrese, dhimbje koke ne pjesen e pasme te kokes, lodhje trupi, mungese perqendrime, shqetesime nervore , zera lpo etj.

Citoj kete pasi ka qene ne nje gazetat me prestigjoze Washington Post me titull voice of god weapon e shkruar nga Sharon Winberger gazetare eksperte ne armet elektromagnetike gjithashtu jane me qindra artikuj, jane me miljona, por them artikuj prestigjoze te certifikuar qe flasin rreth ketyre armeve eshte ndonje ne anen tjeter qe do te flasi te ndjeheni te lire ta beni faleminderit. A.A
avatar
PetritD

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i mendjes Empty Re: Kontrolli i mendjes

Mesazh  Jon 14.10.10 12:20

Papa: Teknologjitë e reja kërcënojnë njerëzimin

Papa Benedikti XVI në kongresin e medieve katolike ka paralajmëruar se teknologjitë e reja kërcënojnë njerëzimin. Sipas tij, pikërisht teknologjitë e reja janë fajtore që njerëzit gjithnjë e më shumë ndryshojnë botën e vërtetë me atë virtuale.

“Virtualja shumë lehtë mund të ndahet nga bota reale. Mund të ndodh zhvillimi i një bote të re virtuale, që mund të pasojat më të këqija, dhe më e keqja nga të gjitha është që njerëzit të bëhen indiferentë ndaj realitetit”, theksoi Papa.

Megjithatë, siç transmeton portali 24sata, Papa harroi se kreu i Vatikanit gjithnjë e më shumë po përdorë teknologjitë e reja dhe se Kisha është gjithnjë e më shumë e pranishme në internet.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i mendjes Empty Re: Kontrolli i mendjes

Mesazh  white_electricity 15.10.10 21:57

Nese shfletojme mjeksine moderne sa i perket ilaceve (drogave) do te hasim ne keto droga qe perdoren zakonisht ne psikiatri.
Edhe njehere mos keqkuptoni fjalen kurim me droge dhe keqperdorim i droges.

Antidepresantet: Prozac,Fluoxetin,Depakote,Seroxat, etj.Te gjithe luajne rolin e e prodhimit te serotoninit (eshte hormoni qe te ben te ndjehesh i lumtur-emocione, ndjenja, ne kete drejtim).

Sedativet: Valium ose Diazepin, Methadone (Opiate) dhe leksilium, riset,etj .Keto nuk kane receptore te posatshem ne tru,mirepo me marrjen e shpeshte te ketyre barnave' organizmi detyrohet te krijoje receptore te ri...Ngaqe truri nuk ka nevoje per me shume receptore per opiate-se sa receptoret per endorfin dhe opium sepse nuk njeh neurotransmiter tjere.

Endorfina prodhohet nga truri njeriut, ne rast se truri nuk prodhon opiate te mjaftueshme athere njerezit drejtohen ose tek Opiumi qe vjen nga natyra vegjetative ose tek kimisti ne rastin tone...Psikiatri do te provoje te gjitha opiatet, si eksperiment merr pacientin naiv sa i perket edhe per drogave e reja qe kane dalur ne treg...Besomeni se kam pare me syte e mi dhe me syte e shkences qe flas ketu.

Dhe njeriu zhvillon 5,6,7 lloje te receptoreve te ri per opiate sintetike mvaresisht nga nr i llojeve te drogave te provuara dhe kohezgjatja.Pasiqe truri s'mund te dekopenzoje kurre mungesat e Valiumit sepse nuk eshte me permbajtje natyrale, apo opiateve tjere sintetike, pacienti formon realitetin e vet te perditshem me marrjen e ketyre barnave.

Barna qe krijohen nga kimiste duke izoluar vetem nje lloj substance nga nje bime qe permban ndoshta 80 substanca te ndryshme.Ai zgjedh ate substance qe i pershtatet perceptimit te realitet materialist te sotshem.

Dhe besomeni per 5 vjet nuk e di se sa ilace prodhohen dhe po te njejtat arrijne te analizohen nga eksperimentet me kafshe, mandej me njerezit duke u thene te lene antidepresivat e vjeter si prozac (qe para 3 viteve ishte Boom ne Amerike per efektet e deshiruara dhe ne Europe), dhe provojeni a do t'u ndihmoje bari me i ri Depakote qe nuk eshte aspak i demshem...

Pastaj do dale nje tjeter me i mire...dhe nje tjeter...Keshtu bejne qysh ne sintetizimin e substances se pare sintetike...Ku lojat e felliqura te rrjetit materialist per perfitime ekonomike dhe njekohesisht per kontroll te sjelljes tek popullata, luhen nga piunet (pacientet konzerva)

Tranquilizeret:Duhet te jene barbituratet e ngjajshem skam shume njohuri per shkak te efektit te dobet psikologjik dhe rendesia e tyre.

Halucinogenet:Mendelex-me te perdorurat ne mjeksi ne doza te vogla.Tjera medikamente nuk pranohen ne te shumten e rasteve.

Tani te kthehemi tek populli,tek Majanet apo civilizimet e vjetra qe kane perdorur ilace natyrale(lule psikotropike):
Lale(Poppy),Mint,Valeriana,Kanna,Cannabis sativa,Coca,Morning Glories,Ayahuasca,Cata Edulis etj.

I permblodha te gjitha me nje grup sepse tek lulet ne natyre nuk ka kufi te prere ne mes anestezionit,stimulimit,qetsimit dhe vizionimit.

Secila lule eshte e perbere nga 30-150 ose me shume lloje te substancave sekondare qe bashkeveprojne me substancat aktive' primare duke dhene nje efekt te deshirueshem,te bute, te pershtatshem per trurin e njeriut apo ndonje kafshe tjeter, qe i ka te dizajnuar' receptoret per te njohur vetem ilacet qe ka dhene natyra dhe hormonet e brendshme te vete organizmit.

Disa receptore me te njohur:
CBD 1 (ne korteksin truror) dhe CBD 2 (ne T-limfocitet ose rruzat e bardha te gjakut).Cannabis sativa ndikon ne keto receptore kanabinoid.Dhe eshte yndyra marijuanes qe mbron mbeshtjellesit e qelizave trurore ku jane CBD1 rec., dhe parandalimin e kancerit nepermjet mbrojtjes se mbeshtjellesit te T-limfociteve qe shumimi i tyre abnormal shkakton kancer-nga ku del praktika qe Marijuana te ndalohet per shkak te fushes se saj spiritualiste dhe perfitimeve materiale nga drogat tjera sintetike (Fakti qe Marijuana mbron T-limfocitet nga shumimi i pakontrolluar-Kanceri).Cfare do te lejonin agjendat e fshehta te zbulohet nje metode sherimi i kancerit?Mbase ka plot sherime per kancerin.

Marijuana ka efekt te njejte me opiumin mirepo nuk permban opium andaj quhet opioid, e jo opiat.Atehere pse kemi nevoje te marrim opiate si valiumi,diazepinet dhe methadoni qe krijojne nje mvarshmeri ndoshta 1000her me te madhe dhe qe stimulojne trurin te zhvilloje receptore te ri artificial qe do te kerkojne nje ushqim artificial nga laboratoria e kimistit te shek komercial?

Eshte falimentimi farmaceutik qe frigohen agjendat e fshehura se do te rrezohen fitimet e tyre materiale dhe kontrolli i mendjes nepermjet substancave te zgjedhura ne sherbim te civilizimit?
Te njejtat te perdoren njekohesisht ne gjithe boten?Dhe kur te hiqet perdorimi ne Amerike,te hiqet perdorimi ne gjithe boten?Qe te mos kemi vetedije te ndryshme nga ilace te ndryshme qe nuk do te mund ti kontrollonin?

Receptoret e D.M.T. (di-methyl-tryptamine) - qe bejne transmetimin e DMT si hormon qe tajohet nga gjendra hipofize...Substanca me e frikshme per civilizimin e sotshem.Eshte hipofiza ajo gjender qe rrit tajimin e DMT kurr ne shohim enderra,enderra lucide, telepati, kur kemi projektime astrale, vizione...Dmth magjia eshte tek ne.

Mekanizmi i akcionit te DMT dhe substancave te ngjajshme me te ende eshte nje mister shkencor,sidoqofte DMT eshte identifikuar si psikodelik (qe jep vizione te qarta) endogjen - eshte neurotransmiter qe gjendet ne trupin e njeriut dhe merr pjese ne metabolizmin e trurit.Dhe eshte shume i ngjajshem nga aspekti molekular me serotonin, mirepo ka te beje me nje efekt shume te madh se emocionet, ndjenjat.

Ne periudhen 24oreshe DMT arrin kulmin e vet te tajimit ne oren 3-4 te mengjesit ne gjumin me te thelle, ne krahasim me serotonin qe arrin kulmin ne mengjes.Te shtish DMT-ne ne mjekesi do te thote te kthesh civilizimin ne nje kahje tjeter.Kahjen qe kemi ne....

Ka te beje me parapsikologjine dhe gjithe fuqite e saja,dhe nje nder shkaqet qe eshte reptesisht e ndaluar si substance edhe pse ngjason shume me serotonin,qe e dallon vetem lidhja me komplekse molekulare.Lidhja komplekse' eshte ajo qe nuk duan mjeket e sotem.
Lidhja komplekse' mbase do jepte nje efekt me kompleks tek njeriu,dhe ai do te mendonte me thelle...

Po muscimol-i nga kepurdhat magjike Amanita Muscaria qe kane poashtu acidin muscarinic si analog endogjen tek njeriu?

Po cka per elementet tjera, teper te komplikuara si psh LSD (lysergic-acid-dimethyltryptamine) ?? Qe ka analog endogjen gjithashtu tek njeriu?Dhe Morning Glory qe rriten kudo ne Balkan qe permbajne LSA-nje nder substancat me komplekse te natyres...

Serotonini eshte i vetmi realitet qe njihet ne mjekesine moderne.Acidi lysergic,D.M.T,Acidi muscarinic,etj me qindra jane realiete qe mbeten ne erresiren e injorances.

Ja nje link per te shfletuar per hormonet endogjene te njeriu:
http://juniorprof.files.wordpress.com/2010/09/nature08506-f1-2.jpg

dhe nje krahasim i 3 substancave qe i perkasin grupit te tryptamine-ve,nga lidhja molekulare me e thjeshte (serotonin) drejt lidhjeve me komplekse molekulare (te ndaluara me ligj!)
Serotonin Molekula: ()
DMT Molekula: ()
Lysergic Acid:
http://commons.wikimedia.org/wiki/File:Lysergic_acid_isomers.png

Nese pacienti ka cregullim te gjendres se hipofizes,ai perjeton halucinacione,iluzione,psikoze,kokedhimbje,depresion mbi te gjitha.

Tek popujt e vjeter sherimi eshte bere me Ayahuasa(DMT) lulen.Sot ne psikiatri behet me kombinim te disa barnave:Depakote(e njohur shpeshe me halucinacione dhe defekte ne lindje) dhe riset(qe eshte e njohur me shkaterim irreverzibil te qelizave nervore) ose valium.

Citoj disa fjale te nje etnobotaniku qe nxorri teorine:Enteogjenet dhe modifikimi gjenetik si faktore te evolucionit:
Vetedija e perditshme eshte e krijuar nga neurotransmiteri i quajur ''serotonin'', 5-hydroxy-tryptamine,nje i aferm i DMT-se.-Terrence McKenna.

Dhe sot,permbajtjet me DMT,Lysergic Acid,Muscimol,Psilocybin klasifikohen ne grupin e pare te substancave rreptesisht te ndaluara qe nuk kane perdorim ne mjeksi apo shkence.

Edhe pse jane substanca qe Nuk kane efekte te padeshiruara ne kushte normale,pa pasoja dhe pa mvarshmerine me te vogel (njihen si substanca te vetme qe kane efekte psiqike por nuk krijojne mvarshmeri), ato perseri gjenden ne grupin e drogave me te rezikshme si Heroina,Cocaina(grupi i 1)
ne grupin trete te drogave qe mund te perdoren ne mjeksi jane:valiumi dhe shoqeruesit e tij sintetik.

Sa i perket nivelit te mvarshmerise Tryptaminet jane te ranguar ne fund pas gjithe substancave tjera qe sjellin mvarshmeri ku Heroina,Cocaina jane te paret bashke me Valium(popo)
Atehere si ka mundesi qe keto substanca te injorohen kur efektet e padeshiruara jane shume te ralla nese kemi nen kontroll mental gjithcka,pasojat qe lene eshte shkenca,dhe mvarshmeria eshte 0?

Organet nuk demtohen shkaku qe keta substanca nuk veprojne direkt ne psike,por gradualisht aktivizojne sekretim te hormoneve perkatese.Nuk eshte si puna e gjithe drogave(ilaceve) qe ndikojne per 40-50 minuta.Efekti duhet te pritet me ore te tera (3-6ore) deri sa te arrihet tajimi i duhur nga gjendra perkatese qe duam te aktivizojme.

Me duket se ka ardhur koha te shtojme edhe modifikimin gjenetik qe bejne keto substanca nga lulet vizionare ne ADN-ne e njeriut.Krahas modifikimit nga Ufo-inteligjenca.
Shenimet jane shume te sakta dhe korrekte.Ndonese gramatika dhe fjalori im shqip eshte i kufizuar.jane fakte shkencore,qe ndoshta jane fshehur, literature ka.

Majanet fsheheshin nga spanjollet te cilet shkateronin cdo bime dhe kepurdhe qe perdornin majanet si mjete per studjim per shkak te ndaljes se atij procesi shkencor qe evulonte me shpejtesi.

Magjistaret dhe shtrigat e mesjetes (flas per magjine e bardhe) fshihnin lulet vizionare nga njerezit dhe shteti i atehershem se te mbash bime ne dore ne mesjete do te thote te deshirosh te sakrifikohesh nga njerezit e qytetit per bashkpunim me djallin.

Sot vazhdon policia e vjeter...Me nje fytyre te "civilizuar" me etiketimin e luleve vizionare si droga halucinogene qe nxjerin vetedijen e njeriut nga realiteti, dhe perdoruesit mijevjecar te ketyre luleve thiren drogaxhi...E ata qe ndjekin drogat e apotekave quhen Paciente...Eshte shume cuditshme se si ua nderrojne vendin gjerave...Duke bere realitet drogat e apotekave dhe duke i bere Total Fantazy lulet vizionare qe ka fale natyra,toka,kozmosi,Zoti si ta doni thuani.
Ata duan te ndalin kete inteligjence me kahje te kundert me shkencen e tyre.

Dhe do e kishin ndaluar kete realitet tonin, por fakti qe organizmi i njeriut eshte ne gjendje qe nepermjet meditimit,yoga te koncentrohet dhe stimuloje vetvetiu prodhimin e analogeve endogjen qe jane gati identike me ato ekzogjen tek lulet.

Mjetet e jashtme mund te ndalohen,nuk eshte problem.Ka qene problem me heret.Sot ka shume info nga Yogi-t qe dine te rrisin opiatet,acidet,dmt ne tru.

E verteta qendron ne trurin e njeriut.Nuk kemi nga t'i ikim prodhimit te DMT-se ne tru pervec me bllokade te receptoreve.Ndersa realiteti i serotoninit mund te prodhohet vetem nga ana antidepresiveve ne psikiatri ose nga Mimosa Hostilis ne natyre.

Mirepo Mimosa Hostilis permban serotonin natyral.Ai dallon pak nga modeli i modifikuar molekular i serotoninit sintetik.Efekti eshte goxha i ndryshem.Drurin e klasifikojne si droge halucinogene.Sepse kohen e fundit cdo gje qe vjen nga natyra eshte halucinogene.Andaj ''ato'' zgjedhin 1 substance nga qindra substanca duke u siguruar se nuk ka ndonje efekt te larte shpirteror apo emocional,me qellim qe pacienti te qendroje konzerve...

Mimosa hostilis eshte nje lule me shume ngjyra, qe tregon per natyren e vertete te saj
white_electricity
white_electricity

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i mendjes Empty Re: Kontrolli i mendjes

Mesazh  white_electricity 15.10.10 22:28

dhe po A.A.
Ne lidhje me kerkesen tende,me shkruaj nje p.m. me iniciale.Te pres.
BooM and Peace
white_electricity
white_electricity

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i mendjes Empty Re: Kontrolli i mendjes

Mesazh  Berti69 30.05.11 23:59

Leximi i mendjes, shkencëtarët zbulojnë metodën

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi një mënyrë për të lexuar mendjen e njerëzve.

Zbulimi i madh do të ndihmojë personat me aftësi të kufizuara të të folurit që të komunikojnë nëpërmjet leximit të mendjes.

Shkencëtarët studiuan për një kohë të gjatë mënyrën e formimit të fjalëve në trurin e njeriut.

Duke përdorur elektroda ata gjetën zonën e trurit që është e përfshirë në krijimin e 40 apo më shumë tingujve, të cilët formojnë gjuhën angleze.

Më pas, ata zbuluan se secili prej këtyre tingujve ka sinjal të veçantë që mund të lexohet nga një program kompjuterik.

Nëpërmjet programit kompjuterik, ata mund të kuptojnë se çfarë po mendojnë personat me aftësi të kufizuara.

Puna kërkimore u ndërmor nga shkencëtarë të universitetit të Uashingtonit.

Ata morën në studim 4 persona, të cilët vuanin nga sëmundja e epilepsisë dhe vendosën në kokat e tyre 64 elektroda.

Një nga studiuesit thotë se edhe pse për momentin nuk mund të lexojë plotësisht mendjen e dikujt, si fillim ka provat e duhura se kjo mund të bëhet. /abcnews/
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i mendjes Empty Re: Kontrolli i mendjes

Mesazh  Talix 04.06.11 23:47

arben arbeni shkruajti:Kam nje pyetje une sapo jam regjistruar do kisha deshire te merrja pjese me perpara.

Pyetja eshte a ka ndonje ne kete forume qe eshte i vetedishem se jane te kontrolluar ose qe po perpiqen te krijojne ne veteddije rreth mindcontrolweapons.com?

Keto arme monitorojne trurin e njeriut 24-7 qe do te thote njezet e kater ore rresht, shtate dite ne jave deri ne vdekje, te targeteve te perzgjedhur dhe qe ka deshire te njihet dhe te organizohet per te krijuar ndergjegjsim te sa me shume njerez ne nevoje per te ditur cfare po ndodh.

Keto arme qe supozohet nga njerez me pushtet te larte ne qeverine amerikane si pershembull si senatori John Glen qe konfirmon qe monitorimi i njerezeve eshte wide worlde.

John Glen eshte asronauti i pare qe ka shkelur ne hene google emrin e tij ashtu si dhe kongresmene dhe ushtarake te larte institucione shkencore ushtarake te larte etj.

Jam ne kerkim te njerezve te interesuar i cfardo pozicioni shoqeror per sa kohe eshte ne kundershtim per perdorimin e paligjshem te ketyre armeve monstruoze qe atakojne madje dhe femije, si dhe pleq, te rinj dhe te reja eshte njeri me ndjenja njerezore te mjaftueshme ne kete forume me dije te mjaftueshme dhe me deshire te vetedijeshme per ti dale zot vendit vellezerve dhe motrave shqipetare me dijen per te krijuar ndergjegjesim dhe mbeshtetje.

Une jam nje mbijetues i ketyre armeve dhe jam ne kerkim te njerezve qe kane problem pranimin e ketyre torturave nga electronicweapons.com duke hedhur ne deshperim dhe sigurisht duke i krijuar depresion dhe semundje nervore shqipetarve te pafajshem qe madje nuk e dine cfare po u ndodh por nje pjese perfundojne neper klinika duke mare ilaqe qe vec i perkeqesonje me keq keto arme shkatojne vrasje, vetevrasje dhe semundje te ndryshme.

Une jam ne kontakt me viktima nga i gjithe globi qe po luftojne per te krijuar ndergjegje rreth armeve te monitorimit te mendjes dhe une jam duke kerkuar per kontakte ketu ne Shqiperi shenjat me dalluese te monitorimit jane ; zhurme ne vesh kjo eshte shenja me tipike dalluese, probleme me gjumin, probleme me memorjen harrese, dhimbje koke ne pjesen e pasme te kokes, lodhje trupi, mungese perqendrime, shqetesime nervore , zera lpo etj.

Citoj kete pasi ka qene ne nje gazetat me prestigjoze Washington Post me titull voice of god weapon e shkruar nga Sharon Winberger gazetare eksperte ne armet elektromagnetike gjithashtu jane me qindra artikuj, jane me miljona, por them artikuj prestigjoze te certifikuar qe flasin rreth ketyre armeve eshte ndonje ne anen tjeter qe do te flasi te ndjeheni te lire ta beni faleminderit. A.A

E cfare te bejmje, si ti ndalojme, cfare keni dashur te thoni une jam nje i mbijetuar ?!
Talix
Talix

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i mendjes Empty Re: Kontrolli i mendjes

Mesazh  Xhemajl 28.09.11 22:31

Mendjekontrollin, mund te na bejn ata te Illuminatit po te duan..
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i mendjes Empty Re: Kontrolli i mendjes

Mesazh  dante 04.10.11 0:49

nqs "ata" kushdo cofshin e kontrollojne mendjen time, eshte dobesi e imja, jo aftesi e " atyre " !
dante
dante

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i mendjes Empty Re: Kontrolli i mendjes

Mesazh  Zattoo 14.11.13 17:23

Te kontrollosh mendjen tashme eshte shkence e aplikuar teknologjikisht

Kontrolli i mendjes Mind-power1

Mesa duket cudite dhe zbulimet ne boten teknologjike nuk kane fund.

A keni menduar ndonjehere se teknologjia do te bente te mundur qe nepermjet trurit tuaj te komandonit veprimet e dikujt tjeter? Tingellon si e pamundur, por disa kerkues ne Harvard jane vetem pak hapa larg realizimit te kesaj teknologjie te pabesueshme pasi kane mundur te perdorin mendjen e njeriut per te kontrolluar levizjet fizike te nje miu kavje.

Qe ky sistem te funksionoje eshte vendosur ne koken e nje njeriu nje pajisje BCI (brain-to-computer interface) qe transmeton te dhena nga truri ne kompjuter ndersa tek miu eshte vendosur nje pajisje CBI (computer-to-brain interface) qe transmeton te dhena nga kompjuteri ne tru.

Ne kete te fundit eshte integruar nje pajisje e vecante qe ngacmon nje pjese te caktuar neuronesh nen efektin e nje sinjali me ultratinguj. Pajisja e vendosur tek njeriu eshte ne gjendje te identifikoje momentin kur njeriu po sheh ne ekran, me pas dergohet nje komande tek pajisja e vendosur tek kavja duke shkaktuar keshtu levizjen e bishtit te tij.

Kerkuesit kane raportuar se eksperimenti ka nje saktesi 94% dhe se procesi zgjat vetem 1.5 sekonda.

Burimi: PCWorld Albanian
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i mendjes Empty mind controll.

Mesazh  tetar_13 26.11.13 21:35

mind controll
tetar_13
tetar_13

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i mendjes Empty Re: Kontrolli i mendjes

Mesazh  Berti69 10.04.14 0:59

Pentagoni është duke punuar mbi implantin e trurit

Kontrolli i mendjes Ttt10

Pentagoni është duke zhvilluar një sensor (mikroçip) për implantim në tru me qëllim të rivendosjes së kujtesës pas traumave dhe dëmtimeve në kokë, njoftojnë mediat.

Zhvillimet e Agjencisë së Projekteve Hulumtuese të Avancuara të Mbrojtjes të SHBA-së (Defense Advanced Research Projects Agency, DARPA) do të mund të përdoren edhe në trajtimin e demencës së pleqërisë dhe sëmundjes së Alzheimerit.

Tashmë ekzistojnë implantet Metronic inc., që përdoren për stimulimin e thellë të trurit me qëllim të lehtësimit të disa simptomave të sëmundjes së Parkinsonit dhe çrregullimeve të tjera neurologjike.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i mendjes Empty Re: Kontrolli i mendjes

Mesazh  Berti69 12.05.14 10:36

Testohet aparati per leximin e mendjes

Kontrolli i mendjes Leximi_mendjes

Javën e kaluar në takimin e radhës të Shoqërisë për Neuroshkencën në Çikago, Xhek Galanti, nga pionierët e “çkodimit nervor” në Universitetin e Kalifornisë, Berklej, paraqiti një prej arritjeve më mbresëlënëse derimëtash të neuroshkencës.

Ai dhe kolegu i tij Shinzhi Nishimoto treguan se mund të krijojnë një riprodhim parak të një videoje që po shikon dikush, vetëm nëpërmjet “leximit” të veprimtarisë mendore të videoshikuesit. Gjatë takimit u tha se çkodime të tilla nervore do të mund të përdoren për leximin e kujtimeve dhe të planeve të ardhshme të dikujt, madje dhe në diagnostikimin e çrregullimeve në ushqim.

Por si funksionon “çkodimi nervor”?

Ekipi i Galantit bëri bujë vjet me aparatin e tij për përcaktimin e fotografive që shikon dikush, thjesht duke “lexuar” të dhënat nga korteksi pamor i trurit. “Por thjesht çkodimi i fotografive nuk na bën punë”, thotë Nishimoto. “Përjetimet tona natyrore pamore janë më tepër si filma”.

Nishimoto dhe Galanti nisën kështu eksperimentin e tyre më të fundit duke iu shfaqur dy personave videoklipe dyorëshe të marra nga DVD të ndryshme, teksa ndërkohë iu skanonin trurin. Një program i posaçëm kompjuterik bënte modelimin e veprimtarisë së tyre trunore gjatë shikimit të videove dhe e përqaste këtë veprimtari me të dhënat përkatëse filmike të videove si forma, ngjyra dhe lëvizjet e saj në çastin që shikoheshin.

Mandej programit iu “ushqyen” videoregjistrime të llojllojshme të marra nga shërbimi “YouTube” në harkun e 200 ditëve. Pas kësaj dy personave iu dha dhe një seri e re videosh, pa lidhje me dy të tjerat, duke i riskanuar trurin. Programi kompjuterik ballafaqoi këto skanime të reja me të dhënat nga video të “Youtube”-it.

Për çdo sekondë skanimi, programi zgjodhi 100 videoklipe nga “Youtube”-i që vlerësoi se do t’i ngjanin më tepër videove që ishin parë së fundi nga dy personat. Rezultati përfundimtar ishin sekuenca të vagullta filmike që tregonin pak a shumë një pamje parake se çfarë përafërsisht ishin duke parë personat në fjalë.

Sekuencat përdornin modelimin e parë të formave, ngjyrave dhe lëvizjeve për të riprodhuar atë që shikonin personat herën e fundit. “Kjo do të përmirësohet së tepërmi me kalimin e kohës,” shtoi Galanti.

Dyshja shkencore synon të përmirësojë rindërtimin e filmave duke e ushqyer programin me të dhëna shtesë rreth përmbajtjes së videove, veç formave, ngjyrave dhe lëvizjeve që përdorte derimëtani. Ndërkaq filmat dhe fotografitë nuk janë të vetmet sende që mund të shquhen nga veprimtaria mendore.

Një ekip tjetër nën drejtimin e Eleanor Meguajrit dhe Martin Çeduikut në “Junivërsiti Kollexh” të Londrës sollën në Çikago përfundime të punës së tyre kërkimore që tregojnë se as kujtimet nuk janë shumë larg leximit nga skanuesit e trurit.

Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i mendjes Empty Re: Kontrolli i mendjes

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi