EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parashikimet për ngjarjet e së ardhmes

Shko poshtë

Parashikimet për ngjarjet e së ardhmes Empty Parashikimet për ngjarjet e së ardhmes

Mesazh  Flavius 22.06.13 19:56

Parashikimet për ngjarjet e së ardhmes

Parashikimet për ngjarjet e së ardhmes Rachel10


Për të ardhmen ne mund të bëjmë vetëm parashikime ose pandehma me mundësi vërtetimi shumë të vo­gël. Por, shumë natyrisht, gjendja nuk është aspak kështu te di­ja hyjnore. Te dija hyjnore nuk ka të shkuar, të tashme e të ar­dhme; të gjitha këto përbëjnë atje një të tërë të vetme.

Prandaj, po qe se thuhet për të ardhmen jo me parashikime ose pandeh­ma, por në mënyrë të prerë, "do të ndodhë, keni për ta parë", dhe parashikimi del i vërtetë, këtë mund ta shpjegojmë vetëm me njoftimin e Zotit.

Kapërcimi i kohës dhe hapësirës mund të bëhet vetëm duke hyrë në nivelin jetësor të shpirtit.


Kapërcimi i kohës dhe hapësirës mund të bëhet vetëm me anë të shpirtit të pakushtëzuar nga koha dhe hapësira. Sepse shpirti nuk është nga bota e kohës dhe hapësirës, por nga bota e urdhrave dhe ligjeve, prandaj, jo vetëm mund të shkojë në shumë vende, por edhe të shembëllehet në shumë vende duke dërguar atje këllëfin dhe rrobën e tij. Veçanërisht, meqë shpirti është një qenie e tejdukshme, jolëndore, pra dhe e lirë, e paku­shtëzuar nga kufizimi i kohës dhe i hapësirës si dhe i papenguar nga masiviteti i lëndës, edhe reflektimi i ngjarjeve që kanë për të ndodhur në të ardhmen, në ekranin e tij, do të jetë i ndry­shëm. Mjafton që personi të çlirohet nga presioni i kurmit, të fu­tet në jetën e ndjenjave e të shpirtit për ta zhvilluar dhe hapur shpirtin, dhe të bëjë përpjekje për të hyrë në lidhje me botë të tjera.

Profetët dhe të urtët kanë dhënë njoftime për të ardhmen duke ia ngarkuar Zotit dijen e tyre.


Duke i parë të vërtetat lidhur me të ardhmen, disa herë s'bë­j­­në dot një përcaktim të saktë ngaqë s'e përcaktojnë dot plotë­sisht distancën. Kurse disa i shohin ngjarjet në formë simbolesh. Meqë Zoti nuk i ka bërë kompetentë për interpretimin e ngja­r­­jeve të tilla, bien në gabime komentimi dhe interpretimi. Ata tho­në diçka, mirëpo dëshira hyjnore është gjë tjetër. Krejt si në komentimin e ëndrrave.

Për shembull, ju shihni në ëndërr një mollë dhe e interpretoni si favor hyjnor, si shenjë të një ëmbël­sie materiale-shpirtërore të premtuar. Mirëpo e vërteta që mund të simbolizojë molla në botën e urdhrit, mund të jetë fuqizim i dëshirave dhe pasioneve tuaja. Ose shihni në ëndërr se Xhe­braili hyn në një shtëpi dhe e interpretoni këtë si shenjë të hyr­jes në atë shtëpi të frymëzimeve dhe begative hyjnore. Mirëpo hyrja e tij në atë shtëpi mund të jetë shenjë e thirrjes së një per­soni të asaj shtëpie në botën tjetër. Mund të jepen shumë shem­buj mbi këtë temë.

Të urtët marrin simbolet në lidhje me të ardhmen dhe i inter­pretojnë, por interpretimet e tyre mund të mos vërtetohen iden­tikisht. Ata e shohin çështjen në gjendjen e farës, interpretimin e bë­jnë si pemë dhe gabohen. Ky gabim ndodh me këdo veç pro­fetëve. Edhe nëse nga profetët mund të bëhet ndonjë gabim, atë e korrigjon Zoti që më parë. Sepse profetët janë për po­pujt e tyre modele që duhen imituar pa asnjë rezervë. Po qe se gabimet e tyre nuk ndreqen menjëherë, u reflektohen të gjithë bashkësisë.

Zoti që ka krijuar sytë dhe botët ku munden të zgjaten ato për të shëtitur, qoftë edhe në mënyrë të kufizuar, gjithsesi do t'i japë mundësi edhe shpirtit, komanduesit të syrit, të bëjë udhëti­me në botën e vet të posaçme, do t'i tregojë atij shembujt, si­m­b..., pamjet përkatëse të përtej lëndës si dhe do t'i tregojë fa­qet e së ardhmes.
Megjithëse pati jetuar një shekull para themelimit të shtetit osman, Muheddini Arabiu, në veprën e vet "Druri i Gjakut"[2] që ndodhet në bibliotekën e Edrenesë, ka njoftuar për shumë ngjarje që do të ndodhnin në të ardhmen në periudhën e osma­nëve. Në këtë vepër ai parashikon në mënyrë simbolike shumë ngjarje, nga themelimi i shteti osman te triumfi i Sirisë dhe Egji­ptit e gjer te zbulimi i varrit të vet me rastin e hyrjes së Selimit të Rreptë në Damask. Po në këtë vepër ai parashikon se Hafiz Pa­sha nuk do ta marrë dot Bagdatin edhe pas nëntë muajsh rre­thimi dhe se suksesi do t'i takojë më vonë Muratit IV pas një rrethimi 40 ditësh.

Muheddini Arabiu lajmëron se sulltan Ab­dylazizi do të ekzekutohet, kur ky sulltan do të lindte disa shekuj më vonë! Në veprën e tij, Muheddini Arabiu bën fjalë për luftën ruso-japoneze, për luftërat e muslimanëve me armiqtë dhe fito­ren e muslimanëve. Edhe për turqit thotë se "për turqit ka fitore dhe lumturi".
Shtatëqind vjet më parë, poeti Xhelaleddin Rumi, i mbiquaj­tur Mevlana si mistik, pati aluduar për mikrobet duke thënë: "Po shoh gjallesa shumë të vogla; ato kanë gojë dhe hanë..."

Me ç'realitete fizike dhe me ç'ligje të atomit, ose me ç'lloj syri dhe truri mund t'i shpjegojmë këto parashikime? Jo, është e pa­mundur të shpjegohen këto lloj ngjarjesh me gjë tjetër përveç me aftësinë e shpirtit për t'u zgjatur në të ardhmen dhe, me le­jen dhe favorin e Zotit, për të marrë njoftim mbi të ardhmen!

Çështja e dhënies së njoftimeve për të ardhmen si një degë e telestezisë (telepatisë), mund të shihet edhe te orakujt, spiritistët dhe njerëzit mohues që merren me fall. Në shtypin botëror tre­gohen ngjarje të panumërta me këtë temë. Për shembull, revis­tat amerikane kanë shkruar për një grua të quajtur madam Gib­son që ka parashikuar për vite me radhë ngjarje të ndryshme të fatit të botës. Kjo grua paska parashikuar vrasjen e Kenedit, ndarjen e Pakistanit dhe Indisë më 1947, etj. Kjo grua nuk ësh­të një e urtë, por e njeh të fshehtën me aq sa e lejon Zoti. Disa shpirtra janë të aftë për këtë gjë. Ata hyjnë në lidhje përtej botës fizike dhe japin lajme prej atje. Ata që çdo të vërtetë e lidhin me lëndën dhe flasin vazhdimisht për "natyrën", vjen një ditë që të shemben së bashku me lëndën e tyre, kurse shpirti vazhdon ta ruajë ekzistencën e vet kudo!

Parandjenja dhe telepatia.


Te çdo njeri ekziston në një farë mase parandjenja e ngjar­jeve që do t'i ndodhin. Ju shkon ndërmend dikush dhe disa mi­nuta më vonë ai ju troket në derë! Ose juve ju shkon ndërmend një gjë, kurse një tjetër e bën aty për aty. Ç'lidhje u krijuan mes jush dhe personit tjetër që ndodhej larg jush? Diku më sipër u fol për bisedën e njeriut me vetveten ose në vetvete. Ja, pra, shpirti që e bën atë bisedë, e krijon edhe këtë lidhje. Shpjegimi material i kësaj është i pamundur.

Për njeriun që e bën të afërt, Zoti bëhet syri, veshi dhe dora e tij.


Edhe Rusia po merret me telepatinë! Megjithëse është e para që ka shpallur se "e ka vrarë kuptimin me anë të lëndës", sot Rusia, ndoshta para botës kapitaliste,[3] po bën përpjekje për vlerësimin e rrugëve të ndërlidhjes me anë të telepatisë.

Një ekip prej 20-50 biofizikanësh kanë bërë shumë prova në këtë fushë. Ata po provojnë të ndërlidhen me një njeri që ndodhet brenda një dhome 300 km. larg, i izoluar nga drita dhe rryma elektrike. Gjithashtu ata po bëjnë kërkime për ndërlidhje me nëndetëse që ndodhen nën ujë dhe jashtë fushës së veprimit të stacioneve të huaja të përgjimit. Synimi i tyre është të hyjnë në ndërlidhje në një distancë prej 3000 km. për të shkëmbyer me­sazhe prej 30-40 faqesh, duke ngritur, kështu, një rrjet spiunazhi pa shpenzime dhe pa rrezikun e zbulimit nga armiku.

Siç shihet, kjo çështje po pranohet dhe vlerësohet edhe nga njerëzit më materialistë. Nuk ka rëndësi nëse një rus e vlerëson apo jo këtë çështje, por fakti që është e pamundur të mohohen mrekullia e profetit, parashikimi i të urtit dhe parandjenja e shpirtit. Kjo do të thotë se, nëse pranohet dhe vlerësohet sot qo­ftë edhe njëra prej gjërave me karakter mrekullor, më në fund është e pamundur t'i kthehet shpina mrekullisë. Tani e tutje nuk do të ndodhë më që dikush i cili i ka gjetur në një farë mënyre vetes vend në katedrat universitare dhe mjediset intelektuale, t'i mohojë parashikimin dhe parandjenjën duke i quajtur haluci­na­cione. Në shekullin tonë janë duke kërcitur muret e fizikës me­kanike dhe fizika klasike pothuajse është duke u shembur.

Kush e di, ndoshta në një të ardhme të afërt do të shohim se fizika dhe natyra janë, në fakt, nën sundimin e një sërë fuqish përtej tyre. E mundur para kuptimit dhe fuqive, natyra do të përdoret si një lodër dhe lënda, duke u shtrënguar brenda kallë­peve të veta, do të detyrohet të bëjë edhe disa gjëra që s'hyjnë në fushën e mundësive të veta. Sigurisht, mbi lëndën sundojnë shpirti, engjëjt dhe fuqitë metafizike. Shpirti është esenca, kurse lënda, mbështjellësja e saj, e varur prej saj, kështu që shpirti e vëzhgon gjithçka ndodhet dhe ndodh përtej kësaj mbështjellë­seje, pra esencën e çdo gjëje.

Telepatia që po studiohet sot në të gjithë botën, ngjarjet e ndërlidhjes në largësi dhe parashikimet mbi të ardhmen janë, në fakt, gjëra që dihen në anën tonë qysh në krye të herës. Mi­rëpo më parë ne e ndjenim veten të shtypur nën dyshimin e mjedisit për vërtetësinë e tyre dhe ose druheshim të flisnim për këto gjëra se mos viheshim në lojë, ose, kur flisnim, nënvleftë­soheshim. Mirëpo tani kanë ndryshuar shumë gjëra dhe njerëzit që nuk besojnë, madje, kanë filluar të bëjnë fjalë për to dhe për çështje të tjera të ngjashme, kanë filluar të botojnë libra dhe re­vista me këto tema.

Po qe se ngjarje të tilla janë të rralla ose shumë të rralla, ju mund t'i quani rastësi, por, po qe se përsëriten shumë e shumë herë në të njëjtin mjedis, duhet t'i quani domosdoshmëri hyjno­re. Për njerëzit që meritojnë afërsinë hyjnore, Zoti bëhet syri i tyre që sheh, veshi i tyre që dëgjon, dora e tyre që prek... Kjo është një çështje meritimi dhe favori hyjnor!

Spiritizmi dhe joga janë përvoja shpirtërore meta­fizike.


Përvojat shpirtërore metafizike të vërejtura veçanërisht në botën mosbesimtare, paraqiten më shumë si spiritizëm, jogë dhe thirrje shpirtrash. Përvoja të tilla si hyrja në lidhje me shpir­tra të tjerë me anë të separacionit shpirtëror dhe gjendjeve të ndërmjetme, parashikimi i të ardhmes, lojërat me gjërat materi­ale dhe dukuritë si dhe, me ç'pretendohet, thirrja e shpirtrave, ecja mbi prush, shpimi i trupit me shtiza, prerja e gjuhës dhe ringjitja në vend, jetesa pa ngrënë e pa pirë për rreth gjashtë muaj me radhë, janë ngjarjet më të dëgjuara të spiritizmit dhe jogës.

Shpirti fiton fuqi me aq sa t'i presë lidhjet me kurmin të cilit i përket dhe botën lëndore-materiale. Përvojat e realizuara e të shënuara në këtë fushë nuk janë të posaçme vetëm për spiri­tistët dhe jogitët. Ato janë vërejtur qysh në krye të herës te mis­tikët krishterë, shenjtorët çifutë, madje te budistët, brahmanët dhe konfucianët, te ndjekës të fraksioneve dhe sekte besimore të ndryshme që ende veprojnë në vende të ndryshme të botës. Të gjithë ne kemi lexuar për gjëra të tilla. Dihet se këto kanë ndodhur edhe në mistikën islame[4]. Për shembull, në sektin Ru­faí njihen veprime të kryera nga jogitët, si mundimet trupore të ndryshme, futja e shtizave në pjesë të ndryshme të trupit pa shkaktuar rrjedhje gjaku dhe pa lënë gjurmë plage pas, mbajtja e prushit në pëllëmbë ose futja në gojë pa pësuar dhe ndjerë djegie, etj. Natyrisht ka ndodhur edhe që zjarri të djegë, që shti­za të dhembë dhe gjaku të rrjedhë...

Të gjitha këto varen nga njësimi i njeriut me botë të caktuara dhe aftësimi i tij në atë fushë. Njeriu del mbi dimensionet që ve­projnë mbi anën e tij lëndore me sa të krijojë lidhje me shpirtin e tij, e thënë ndryshe, të krijojë lidhje me fuqinë që e njeh për të lartë e të shenjtë. Në ato dimensione, shpirti e merr lëndën nën ndikimin, veprimin dhe zotërimin e vet dhe atëherë zjarri nuk djeg, shtiza nuk shkakton rrjedhje gjaku, njeriu nuk ndjen më dhimbje dhe nuk ndjen as uri e as etje edhe sikur të rrijë gjashtë muaj pa ngrënë e pa pirë, sepse mbi njeriun nuk ka më kufizim kohe dhe hapësire!

Me separatizimin nga kurmi dhe gjendjen e tij të ndërmjet­me, shpirti jo vetëm është i pakufizuar nga tre dimensionet, por mund t'i kapërcejë edhe dimensionet e katërt e të pestë. Në kë­to kushte, koha dhe hapësira pothuaj nuk veprojnë mbi të. Du­ke e shpjeguar çështjen në fjalë, një fizikan i shquar i kohës tho­të: "Unë e ndjej veten edhe jashtë hapësirës tënde tridimen­si­onale!"

Në sajë të manevrave të posaçme për botën e tyre dhe në përshtatje me gradën e vet, shpirtra të tillë që e thyejnë lëvo­zhgën e dalin jashtë, zhvillohen me anët e tyre të jashtëzakon­shme dhe mrekullore. Le të tregojmë disa shembuj.

Siç tregohet në revistën "Mesage de La", një spiritist, në pra­ni të një ekipi shkencor prej gjashtë-shtatë vetësh, vë duart mbi tavolinën para vetes dhe, ndërkaq, tavolina përballë nis të lëvi­zë dhe shëtisë nëpër dhomë.
Në lagjen Bornova të Izmirit, në një çadër, dikush fillon t'i tërheqë drejt vetes kokrrat e grurit mbi tavolinë. Ndërkaq, disa prej të pranishmëve lexojnë të shkruar në lëvizjen e kokrrave të grurit këto fjalë: "... mulliri u prish... mes jush ka njerëz me që­llim të keq..."

Dr. Watson që tërhiqte një kohë vëmendjen e mjekëve në Ankara, bënte hipnozë, i vinte të gjithë në gjumë dhe i de­tyronte të bënin ato që u thoshte: "Ngrini krahët!" Dhe ata i ngrinin krahët! "Ulini!" Dhe ata i ulnin.
Në librin e tij "Shpirti dhe gjithësia", Bedri Ruhselman shkru­an: "Një mjek tregon kështu: "E kisha gruan të sëmurë. Kur së­mundja iu rëndua, dy gjëra si re hynë në shtëpi dhe iu ngulën të sëmurës mbi krye. Në atë mes, prej trupit të saj u shkëput dhe u shfaq një trup tjetër, i cili ishte i lidhur me time shoqe me një kordon mu në rrëzë të zverkut dhe përpëlitej. Më në fund, kordoni u këput dhe trupi që u duk disa çaste si i pavendosur, filloi të ngjitej në lartësi. Në atë çast gruaja ime kishte vdekur!"

Fenni Beu që luftonte në frontin e Medines, tregon: "Ndo­dheshim në Medine të rrethuar. Ishte e pamundur të ndërli­dhe­sha me shtëpinë në Beshiktash. Një natë pashë në ëndërr tym e zjarr në shtëpi. Kur u zgjova dhe u ngrita, thirra një ushtarin tim spiritist që merrej herë pas here me vëzhgime në botën e fshe­htë dhe i thashë: "Më trego se ç'po ndodh në shtëpinë time në Beshiktash!" Ushtari i mbylli sytë dhe ashtu, filloi të tregojë: "Arrita në aksh vend, arrita te shtëpia, trokita në portë dhe më doli një grua plakë kokëmbuluar me një fëmijë në krahë..." Unë i thashë: "Pyete plakën se ç'ka e ç'nuk ka në shtëpi!" Ai m'u përgjigj: "Dje të paska vdekur gruaja!.."

Nëna që e paça xhennetin nën këmbët e saj, më tregonte: "Pata mbetur një vit të tërë në kokë të një gruaje gjatë sëmu­ndjes së saj që do t'i sillte vdekjen; një gruaje që, kur thoshte "Zot", i pritej oreksi i bukës, dhe, kur thoshte "Muhammed", qante 24 orë! Disa minuta para se të vdiste, tha: "Përgatisni ujë!" Përgatitëm ujë dhe ajo mori abdest. I shoqi ndodhej në shtëpi dhe ishte shëndoshë e mirë. Gruaja lëshoi një hahaha si në të ri të saj dhe tha: "Akoma s'e kemi marrë pjesën që na takon nga kjo botë! Sot, të enjten në darkë, në shtëpi do të jenë kufomat e të dyve ne!" Pastaj koka i ra mbi jastëk ngadalë si një pendë zogu dhe, ndërsa ne po e zgjatnim në shtrat, nga dhoma tjetër u dëgjua një klithje: edhe i shoqi kishte vdekur!

Lexuesi di po aq edhe sa ne mbi ceremonitë e jogitëve, do­methënë të disa fakirëve indianë. Kjo temë është përhapur aq shumë në programet televizive, në gazetat dhe revistat dhe mes popullit, saqë është bërë pronë e të gjithëve dhe kalon nëpër gojë edhe të fëmijëve 8-10 vjeçarë. Këtu desha të përcjell vetëm një pamje nga një dokumentar me titullin "Terra X" të trans­metuar në kanalin gjerman ZDF-2 dhe pastaj të botuar si libër. Shfaqja e lajmëruar nga spikeri si "provë e dhimbjes më të lar­të, mësim për ta duruar dhimbjen", u zhvillua kështu: Jogiti nxori gjuhën jashtë, pastaj mbi gjuhë ngulën një shtizë nga lart poshtë dhe e prenë gjuhën. Tashmë pjesa e prerë mbahej nga shtiza e ngulur në të. Por gjak nuk rodhi as nga ngulja e shtizës, as nga prerja e gjuhës. Pastaj gjuhën e ngjitën prapë në vend, kurse shtizën e nxorën. Dhe spikeri shpalli me mahnitje: "Shke­nca akoma nuk i ka dhënë përgjigje kësaj!"

Mirë po ne, muslimanët, kemi pesëmbëdhjetë shekuj që i di­më këto. Në luftën e Bedrit, Hz. Muavvizit iu këput krahu dhe dora shërimtare e Profetit (s.a.s.) ia vuri në vend pa lënë asnjë shenjë. Po ajo dorë e pat vënë në vend edhe syrin e dalë jashtë të Ebu Katades në Uhud. Dhe, natyrisht, të gjitha këto ishin mrekulli të zhvilluara në kufirin e fundit të brezit të mrekullive!

Seancat e thirrjes së shpirtrave janë operacione të hyrjes në lidhje me fuqi metafizike të padukshme e të panjohura.


Në ditët tona, seancat e thirrjes së shpirtrave kanë filluar të shtohen me shpejtësi. Kjo ka shkuar gjer atje sa me këtë punë ka filluar të merret edhe njeriu i zakonshëm, i rrugës, dhe ka hy­jë gjer në shtëpitë e të rinjve të mëhallës ku luhet me filxhanë. Si rezultat i kësaj, materializmi ka filluar të shembet dhe mate­rialistët kanë filluar të besojnë se, përtej fizikës, ekzistojnë ligje të tjera që veprojnë mbi ligjet fizike.

Tani, vendin e lojrave të pokerit të organizuara në nivelet in­telektuale, veçanërisht në mjediset mondane që përpiqen ta shua­jnë urinë shpirtërore dhe etjen ideore të shkaktuar nga mu­ngesa e adhurimit, po e zënë seancat e thirrjes së shpirtrave. Eshtë një e vërtetë për të cilën flasin zhvillimet e arritura rreth kësaj teme sot në Europë, Amerikë, madje në Rusi. Ç'duan kë­ta njerëz dhe me se merren? A me lëndën? Jo! Ata përpiqen të hyjnë në lidhje me fuqi metafizike të padukshme e të panjohura dhe me qenie shpirtërore. Me këtë rrugë ata shpresojnë të gjej­në shpjegimin e shumë ngjarjeve që nuk i kanë shpjeguar dot gjer më sot.

Përtej dëfrimit, përtej kalimit të kohës me seanca emocionante, ata, duke e lënë mënjanë kryeneçësinë me men­dimin se do të mund t'i gjejnë përtej natyrës zgjidhjet e shumë problemeve që nuk ka mundur t'i zgjidhë materia dhe fizika, po i bartin seancat e thirrjes së shpirtrave nga shtëpitë, në labora­toret dhe katedrat e universiteteve. Krahas studimeve mbi tele­patinë në Rusi, fakti që në Angli mjekët po i lënë mënjanë ilaçet e kurimit të ulçerës për të përdorur sugjerimet shpirtërore me metodën e hipnoterapisë që do t'i vinin në lëvizje mekanizmat shpirtërore, mund të konsiderohet si një ngjarje dhe zhvilllim i rëndësishëm në këtë fushë.

Një besimtar tregon: "Së bashku me një shokun tim hetues në Ankara, vendosëm të thërresim shpirtin e poetit Xhelaleddin Rumi, të njohur me emrin Mevlana si mistik. Dhe ja ku e pamë të dy të na dalë para syve Mevlanai me pelerinën jeshile dhe qylafin mevlevit! Por vumë re se përpiqej ta fshihte fytyrën. Kishte shumë mundësi të ishte jo Mevlanai, por një djall i ar­dhur në vend të tij që s'dëshironte t'ia shihnim fytyrën!"

Edhe një psikiatrist e ka treguar kështu një ngjarje të kësaj natyre, dëshmitar i së cilës ishte bërë vetë: "U ftova në një shtë­pi në një seancë thirrjeje shpirti (xhindi ose djalli). Thirrjen do ta bënte vajza e vogël e shtëpisë. Ajo rrjeshtoi mbi tavolinë fil­xhanë dhe shkronja. Pasi thirri shumë herë me radhë, mësuam se erdhi dikush. Po e shkruante emrin me anë të lëvizjeve të fil­xhanëve: Belma! Dora e vajzës së vogël lëvizte bashkë me fil­xhanin. Ne e pyetëm: "A je muslimane?" "Jo", - na u përgjigj ajo. "Nga je?" "Nga aksh qytet!" "A s'ka ndonjë musliman që të vijë e të bisedojmë me të?" Vajza shkoi dhe u kthye me një tje­tër. Mbi tavolinë u shkruar emri "Aishe". Pasi e pyetëm sa vjeçe dhe nga ishte, na u përgjigj se ishte 7-8 vjeçe dhe nga aksh vend.

Pastaj, njëri nga shokët tanë që ndodheshin aty, thirri shpir­tin e të gjyshit, por nuk i erdhi. Pas shumë këmbënguljeve, u dëgjuan një zë që tha "erdha!" E pyetëm për emrin, por nuk na e tha. Pasi këmbëngulëm, tha: "Jam djalli!" Ne u tronditëm nga prania e qenies që ishte armiku më i madh i njerëzimit qysh nga profeti i parë, Ademi!
Ka shumë ngjarje të kësaj natyre, për të cilat kanë dëgjuar ose janë bërë dëshmitarë shumë vetë. Në fakt, qoftë edhe një rast i vetëm na mjafton neve të shpallim se materia ka falime­ntuar dhe se shpirti është zotërues mbi materien. Sepse pjesa argumenton të përgjithshmen dhe copa, të tërën!

Çdo besimtar, me forcën e shpirtit të vet, mund të bëhet i af­të me sa i jep lejë Zotit të kryejë veprime të tilla që u përpo­qëm t'i trajtojmë gjer tani, si hyrja në takim me shpirtin, zbulimi dhe parashikimi, parandjenja, leximi i mendimeve, spiritizmi dhe joga.

Disa prej këtyre mund të arrihen me përpjekje dhe stërvitje disa mujore.
Flavius
Flavius

79


Elsavrana likes this post

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi