EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parashikimet e Nostradamusit

Shko poshtë

Parashikimet e Nostradamusit Empty Parashikimet e Nostradamusit

Mesazh  Admin 18.05.08 1:31

Nostradamusi - parashikuesi më i madh i botës

Nostradamus (Michel de Nostredame) u lind më 14 dhjetor 1503, në qytetin francez St. Remy dhe vdiq më 2 korrik 1566. U shkollua në Avignon ku studioi filozofinë, gramatikën dhe retorikën, përveç këtyre studioi edhe letërsinë klasike, mjekësinë, historinë dhe astrologjinë.

Nostradamus-i ishte një nga publikuesit më të mëdhenj botëror të profecive. Ai njihet më së shumti për librin e tij Les Propheties, edicioni i parë i të cilit u paraqit në vitin 1555. Që nga publikimi i këtij libri – që është botuar e ribotuar shumë herë që nga vdekja e tij - Nostradamusi ka tërhequr vëmendjen e pothuajse të gjithë njerëzve që ndjekin kultin. Entuziastët e tij të shumtë, e mos të flasim për shtypim, e lavdërojnë atë për parashikimin e një vargu të gjerë të ngjarjeve kryesore që i kanë shënuar zhvillimet gjatë shekujve të kaluar.

Në shekullin gjashtëmbëdhjetë Francën e kaploi epidemia e mortajës. Në këtë kohë Nostradamusi u dallua si mjek i shkathtë, i cili iu kundërvu kësaj sëmundjeje misterioze me tërë fuqinë që posedonte dhe pati një sukses të madh. Në luftë kundër kësaj sëmundje ai përdorte si mjet kryesor, aplikimin e higjienës personale dhe doza të mëdha të vitaminës C. Kur hynte në fshat të infektuar, pikësëpari kërkonte mënjanimin e kufomave nga rrugët. Pacientëve, së pari, u rekomandonte sa më shumë ajër të pastër, ujëra të pastra dhe ilaç, të cilin e kishte mbaruar vetë.

Më vonë, në kohën e një epidemie të rëndë të mortajës, Nostradamusi përjetoi një tragjedi të rëndë familjare dhe, sado që u përpoq maksimalisht t’ua shpëtonte jetën, i vdiqën bashkëshortja me të dy fëmijët.

I dëshpëruar nga tragjedia familjare, Nostradamusi filloi të dyshonte në aftësitë e veta mjekuese dhe për gjashtë vjetët vijues, brodhi nëpër Evropë poshtë-lart pa ndonjë cak. Duke kaluar nëpër periudhën më të errët të jetës, ai, për herë të parë, filloi t’i vërente aftësinë e veta të parashikimit të së ardhmes.

Shpërthimi i mortajës në Aix, atëherë kryeqytet i Provansës, për nëntë muajt rresht, e nxiti Nostradamusin që prapë të merrej me shërimin e të infektuarve dhe të shpëtonte sa më shumë njerëz. Pas zhdukjes së mortajës, ai shpërblehet nga paria e qytetit të Aix-it me një pension jetësor.

Dhjetë vjet pas vdekjes së bashkëshortes dhe të fëmijëve, Nostradamusi vendoset në Salon dhe martohet përsëri. Në martesën e dytë i lindin tri vajza dhe tre djem. Nostradamusi e shndërroi katin e dytë të shtëpisë në një laborator (astrolaborator), në të cilin kishte mjete të ndryshme për magjitë dhe predikimet që do të bënte i mbyllur në laborator. Në këtë mënyrë në vete zgjoi vizione të çuditshme, të cilat më vonë filloi t’i shënojë.

Për disa vite me radhë Nostradamusi u mendua nëse do t’i bënte publike predikimet e tij apo jo. Përfundimisht në vitin 1550 ai për herë të parë publikoi almanakun e tij të profecive, i cili përbëhej prej dymbëdhjetë pjesëve nga katër rreshta më vonë të quajtura “strofa”. Secili strofë përmbante predikime themelore për vitin pasues.

Almanaku hasi në mirëpritje te lexuesit dhe kjo e nxiti Nostradamusin që ta vazhdonte punën e tij. Ai vazhdoi publikimin e një almanaku çdo vit pasues.


Veprën e tij më të famshme, The Centuries (Shekujt), Nostradamusi filloi të shkruante në vitin 1554, derisa shkroi dhjetë vëllime me nga 100 strofa. Shekujt I deri në IV i botoi në Lyon në vitin 1555, kurse tri pjesët e mbetura pak më vonë. Tri pjesët e fundit Nostradamusi i botoi në vitin 1558 dhe atë në ekzemplarë të kufizuar, të cilët ua shpërndau njerëzve të caktuar.

Vepra e tij Shekujt ka përjetuar botime të ribotime të vazhdueshme gjatë 400 vjetëve të fundit të historisë së njerëzimit.
Në kohën e botimit të tyre, por dhe sot, profecitë e Nostradamus-it kanë hasur në vlerësime dhe kritika të ndryshme. Kombinimet e fjalëve franceze, sllave, greke, latine dhe italiane të shkruara, në mënyrë enigmatike, si gjëegjëzave, lojëra fjalësh, anagrameve dhe epigrameve për interpretimin e të cilave duhet pasur dituri të madhe në një varg të gjerë subjektesh.

Që prej botimit të veprave të Nostradamus-it në shekullin XVI e deri me ditën e sotme, një numër i madh i studiuesve janë magjepsur me veprat e tij dhe kanë tentuar t’i kuptojnë dhe t’i deshifrojnë ato. Predikimet e tij janë të shumta dhe shumë prej tyre nuk janë interpretuar akoma.

Për injorantët, mendjeshkurtrit, Nostradamus-i ishte një krijesë e dreqit. Nga filozofët, Nostradamus-i vazhdon të lavdërohet dhe të mallkohet. Poetët mbesin të hutuar nga kuptimi i strofave të tij të egra. Interpretimi është i hapur për të gjithë. Pos atyre profetike, që janë përmbushur gjatë periudhave të ndryshme kohore, askush nuk është në gjendje ta interpretojë në formë të saktë dhe finale ndonjë nga profecitë e Nostradamusit, që flasin për të ardhmen tonë. Kjo është një fushë e hapur për individë, studime të veçanta. Ndoshta edhe ky ishte qëllimi.
Ato që janë interpretuar, janë interpretuar pasi që ngjarjet kanë ndodhur dhe asnjëherë ato nuk kanë shërbyer që një ngjarje e caktuar të evitohet.

Deri në fund të jetës Nostradamusin e mbajti kthjelltësia e mendjes. Para se të vdiste, saktësisht natën e fundit, kur ndihmësi i uroi natë të mirë, predikuesi francez ia kthen përshëndetjen dhe i rrëfen se të nesërmen në mëngjes do të gdhihej i vdekur. Dhe ashtu ndodhi. Më 1 korrik 1566 Nostradamusi vdes. Varroset në pozitë vertikale (në këmbë) pasi ashtu edhe e kishte lënë porosi/amanet.

Ky predikues francez nga shekulli XVI i ka paraparë shumicën e ngjarjeve botërore. Disa nga parashikimet e tij, të bëra realitet, janë: 1. Arratisja e Ludovikut XVI në Varen, 2. Revolucioni në Francë e Rusi, 3. Dy luftërat botërore, 4. Lufta në Afganistan, 5. Epidemia e AIDS-it, 6. Hedhja e bombës atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki, 7. Vrasja e Kennedit, 8. Shembja e murit të Berlinit, 9. Holokausti i madh gjerman dhe terrori nazist, etj. etj. Ai, gjithashtu, ka parashikuar edhe fundin e botës.

Sipas tij, tragjedia në New York është pretekst për fillimin e luftës së tretë botërore, ku do të zhvillohet luftë e madhe ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve. Iniciator për këtë sipas profecive të Nostradamusit do të jetë antikrishti i tretë, të cilin ai e quan “Mabus”, i cili vjen nga Lindja e Mesme. Dy antikrishtët e parë janë deshifruar, si Napoleoni dhe Hitleri, kurse për të tretin mendohej së është Sadam Hyseini, por tani ka edhe mendime se bëhet fjalë për kryeterroristin Osama Bin Laden.

Nastradamusi e ka parashikuar edhe tragjedinë e 11 shtatorit në New York, me një varg të tij: “Në muajin e nëntë të vitit, në shekullin e ri. Një mbret i madh i Terrorit do të vijë nga qielli. Qielli do të digjet me 45 gradë. Zjarri i afrohet qytetit të ri”.

Nga Shpend Fejzullahu
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi