Joga, më e mirë për kujtesën se ushtrimet
Faqja 1 e 1

Me vetëm 20 minuta ushtrime joge në ditë, do të jeni në mendje t’i jepni trurit tuaj formën që dëshironi, këshillojnë shkencëtarët.
Praktika e lashtë ka rezultuar të jetë më e dobishme në nxitjen e fuqisë së trurit sesa ushtrimet tradicionale të aerobisë.
Kërkuesit amerikanë kanë zbuluar se një seancë e jogës “Hatha” përmirëson në mënyrë të dukshme shpejtësinë dhe saktësinë në lidhje me kujtesën dhe përqendrimin.
Drejtuesi i studimit, Neha Gothe, një profesor i lëvizjeve njerëzore, shëndetit dhe sportit në Universitetin e Detroidit shpjegon: “Joga është një shkencë dhe mënyrë jetese tepër e lashtë, që ka lindur në shoqërinë indiane dhe që përfshin lëvizjen trupore, mendore dhe rregullon frymëmarrjen dhe meditimin. Praktikimi i jogës lidhet me një aktivizim tepër specifik të trurit dhe komponentëve të tij, por përfitimet e vërteta të jogës nuk janë zbuluar akoma plotësisht”.
Gjatë seancave eksperimentale të jogës, pjesëmarrësve iu kërkua të ngriheshin, uleshin dhe të qëndronin shtrirë, ndërkohë që frymëmarrja e tyre nuk duhet ta ndryshonte aspak ritmin.
Ushtrimet përfshin kontraktimin e njëjtë të muskujve të ndryshëm të trupit, në pjesë të tendosura dhe të relaksuara pa lëvizur asnjë gjymtyrë.
Ideja e të gjithë ushtrimeve ishte që pjesëmarrësit të përqendroheshin në pozicionet e tyre dhe te frymëmarrja e thellë. Kërkuesit u kërkuan pjesëmarrësve ta mbanin ritmin e tyre të zemrës konstant midis 60-70 për qind për rreth 20 minuta.
Ushtrimet intensive dhe të vazhdueshme i bëjnë shumë mirë zemrës dhe shëndetit, por nuk janë aq efektive sa joga për qetësimin e mendjes.
U zbulua se personat që bënin joga rreth 20 minuta çdo ditë ishin më shumë të aftë të përqendroheshin mendërisht në detyra që kishin për të kryer.
Duke praktikuar jogën njerëzit janë më shumë në gjendje ta përvetësojnë informacionin shpejt, të përqendrohen dhe të mësojnë më shumë. Kujtesa e tyre e ushtruar i lejon ata që të përditësojnë informacionin e marrë dhe ta kenë më të thjeshtë mbivendosjen e të dhënave.
Kjo duket se është më shumë e mundur në rastin e jogës, sesa të aerobisë. Ushtrimet e frymëmarrjes dhe meditimit ndihmojnë në qetësimin e mendjes dhe trupit duke larguar mendimet shpërqendruese e duke e fokusuar mendjen, trupin dhe frymën tek ushtrimet.
Përmirësimin e sistemit tuaj nervor do të jeni në gjendje ta shihni në jetën e përditshme kur t’ju duhet të kryeni detyra të caktuara dhe në mënyrë të pavetëdijshme joga do të ndërhyjë në jetën tuaj. Ju do të jeni tepër të qetë për t’i zgjidhur gjërat në mënyrën e duhur, nuk do t’ju duhet më të kërkoni gjatë në mendje për të gjetur informacionin që kërkoni. Kjo sepse përqendrimi juaj gjatë futjes së atij informacioni ka qenë më i madh, e për këtë shkak i tillë do të jetë edhe niveli i kujtesës.
Mekanizmi pozitiv që përdor joga, do ta ndryshojë jetën e atyre që zgjedhin ta aplikojnë, duke i dhënë trurit dhe trupit të tyre freskinë që u duhej.
Çfarë është joga “Hatha”?
Joga “Hatha” është një formë e lashtë e jogës që fillimisht u aplikua në shekullin e 15 në Indi. Nuk përjashtohet mundësia që të jetë aplikuar edhe më parë. Joga “Hatha” është quajtur shpesh joga e dyfishtë, kjo sepse përfshin dualitetin midis dy të kundërtave diellit “Ha” dhe hënës “Tha”.
Për praktikimin e kësaj joge ndihmon kontrolli i frymëmarrjes, i cili ndihmon në qetësimin e trurit dhe e përgatit personin për mendimit. Shumë forma të sotme të jogës përdorin pozicionet e jogës “Hatha” si më të dobishmet.
Për më tepër meditimi dhe ushtrimet e frymëmarrjes janë tashmë të njohura për pakësimin e ankthit dhe stresit, duke përmirësuar edhe aktivitetin konjitiv (njohës) në disa teste.
Shkencëtarët mendojnë se duhet t’i zgjerojnë kërkimet e tyre për jogën, pasi mendohet se praktikimi i saj e rrit ndjeshëm jetëgjatësinë dhe shëndetin e njeriut.

Zattoo- 600
Similar topics
» Joga për gjumë të mirë
» Joga ilaçi më i mirë
» Joga për disponim të mirë
» Joga
» Ëndrrat e këqija, dobësojnë kujtesën
» Joga ilaçi më i mirë
» Joga për disponim të mirë
» Joga
» Ëndrrat e këqija, dobësojnë kujtesën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi