EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Joga ilaçi më i mirë

2 posters

Shko poshtë

Joga ilaçi më i mirë Empty Joga ilaçi më i mirë

Mesazh  Berti69 14.10.11 22:28

Joga ilaçi më i mirë për shtyllën kurrizore

Joga ilaçi më i mirë E8a61f10

Supozohet se shumica e problemeve me shtyllën kurrizore vijnë si pasojë e muskujve të dobët, peshës së tepërt trupore, muskujve të shkurtë, qëndrimit jo të drejtë dhe frymëmarrjes jo të mirë.

Nëse nuk kemi muskuj të fortë të shtyllës kurrizore, atëherë e gjithë fuqia e lëvizjes dhe peshës bartet drejtpërdrejtë në unazat e shtyllës dhe disqet.

Përshkrimi i ushtrimit

Uluni mbi thembra, duart vendosni mbi pjesën e sipërme të gjunjëve, shpina është e drejtuar dhe e relaksuar.

Joga ilaçi më i mirë 1jogad

Duke marrë frymë ngritni duart e shtrira deri në nivel të supeve (me shuplaka të kthyera nga poshtë) dhe ngrihuni në gjunjë duke mbajtur shpinën drejt.

Joga ilaçi më i mirë 2jogad

Duke lëshuar frymën përkuluni përpara dhe lëshoni shuplakat në dysheme, ashtu që edhe duart edhe këmbët të formojnë kënd të drejtë me dyshemenë.

Joga ilaçi më i mirë 3jogad

Shtrihuni me shpinë sikur macja, ashtu që shpina të tërhiqet nga lartë. Njëkohësisht, lëshojeni kokën dhe drejtojeni shikimin kah kërthiza. E gjithë shtylla kurrizorë është e kërrusur, pastaj ngrihuni.

Joga ilaçi më i mirë 4jogad

Duke marrë frymë kërruseni shpinën nga poshtë dhe çojeni kokën. Shtylla është sikur shalë, e tërhequr, ndërsa muskujt e barkut janë të lëshuar. Drejtojeni shikimin sa më lartë, ashtu që të tërhiqet pjesa e përparme e kafazit të kraharorit. Bëni këto lëvizje edhe tri herë në raport me frymëmarrjen. Pastaj, duke marrë frymë, ngrihuni në gjunjë dhe drejtojini duart përpara. Duke nxjerrë frymën kthehuni në pozicionin fillestar.

Dobitë nga ushtrimi

Relakson muskujt përgjatë shtyllës kurrizore duke e bërë atë të lëshuar dhe të lakueshme. Shpejton tretjen, lehtëson problemet menstruale, ndërsa është e mirë edhe për ushtrimin e frymëmarrjes së thellë.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Joga ilaçi më i mirë Empty Re: Joga ilaçi më i mirë

Mesazh  Hidra 07.09.14 1:14

Yoga nuk eshte vetem gjimnastike qe te fitojme fleksibilitet dhe ekuiliber!

Ajo eshte edhe Mos-Dhunë, meditim, kembengulje ... Yoga eshte veçanerisht rruga e vertete e zhvillimit shpirteror qe mund te transformoje jeten tone.
Hidra
Hidra

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi