Si do të jetë njeriu i së ardhmes?
Faqja 1 e 1
Si do të jetë njeriu i së ardhmes?
Si do të jetë njeriu i së ardhmes?
Do të jemi më të gjatë, me një tru shumë herë më të fuqishëm, por me dhëmbë tepër të dobët, për shkak se do të ushqehemi vetëm me kimikate? Apo të shëndoshë, me muskuj të atrofizuar dhe me një tru më të vogël?
Do të jemi më të gjatë, me një tru shumë herë më të fuqishëm, por me dhëmbë tepër të dobët, për shkak se do të ushqehemi vetëm me kimikate? Apo do të jemi të shëndoshë, me muskuj të atrofizuar dhe me një tru më të vogël?
Është shumë e vështirë të parashikosh se çfarë pamje do të ketë mashkulli dhe femra e së ardhmes pas miliona vitesh.
Fantashkenca ka provuar shumë herë të nxjerrë versione pak a shumë fantazioze në lidhje me këtë çështje, por tashmë duket se edhe shkenca ka filluar të mendojë rreth disa hipotezash logjike. Pikërisht, këtë ka bërë edhe publikimi më i fundit i revistës "New Scientist", i cili ka komentuar disa nga studimet më prestigjioze të evolucionit të njeriut 50 vite pas publikimit të "Origjinës së Specieve" nga Charles Darwin.
Çështje mbijetese
Nuk e dimë me siguri nëse Darwin ka patur në kokë ndonjë teori të njeriut të së ardhmes, por Maurizio Casiraghi, drejtues i Shoqatës italiane të Biologjisë Evolucioniste, thekson se: "Darwin fliste për pasardhës, të cilët kishin pësuar modifikime, por jo për evolucion të vërtetë, për shkak se një term i tillë të jep idenë që speciet kanë tendencën të përmirësohen me kalimin e viteve. Nuk është e thënë që të ndodhë pikërisht kështu, pasi ata që dalin 'fitimtarë' nga procesi i përzgjdhjes natyrore nuk janë racat më të mira, por ata që mbijetojnë dhe përshtaten më mirë. Evolucioni nuk është aspak inovacion, është mbijetesë".
Me pak fjalë, nuk duhet të presim që njeriu i së ardhmes të jetë patjetër një "supernjeri", përkundrazi. Është e logjikshme të mendosh që do të jemi më të gjatë, për shkak se gjatësia mesatare e popullsisë perëndimore është rritur me 10 centimetra.
"Gjatësia nuk do të vazhdojë domosdoshmërisht të rritet për shkak se rritja e shtatit tek njerëzit nuk është vërejtur si një ndryshim gjenetik, i cili është elementi thelbësor kur flitet për evolucion", kundërshton Antonio Torroni, pedagog i gjenetikës në Departamentin e Biologjisë dhe Bioteknologjisë në Universitetin e Pavias.
"Rritja e gjatësisë është më shumë rezultat i një ambienti të ri jetese, vaksina, kura më të mira mjekësore apo ushqim më i pasur, por gjenet kanë mbetur të pandryshuara"...

euterpa- 19
Similar topics
» Njeriu i së ardhmes - Hyjnor apo kafshëror
» Ushqimi i së ardhmes
» 10 profecitë e pazbuluara të së ardhmes
» Parashikimi i së ardhmes në 50 vitet e ardhshme
» Tetë parashikimet e çuditshme të së ardhmes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi