EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sferat misterioze në mes të shkretëtirës

Shko poshtë

Sferat misterioze në mes të shkretëtirës  Empty Sferat misterioze në mes të shkretëtirës

Mesazh  Odin 04.02.13 13:20

Sferat misterioze në mes të shkretëtirës

Sferat misterioze në mes të shkretëtirës  F1_02sfera1359810805

Banorët e Tuskonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetën të habitur nga zbulimi i dhjetra sferave ngjyrë lejla në mes të shkretëtirës.

Zbulimi u bë nga Geradine Vargas dhe bashkëshorti i saj të cilët ndodheshin në zonë për të shkrepur disa foto, kur krejt papritur hasën sferat e rralla.

“Ishim duke bërë foto, kur papritur pamë sferat. Si mund të na humbte diçka e tillë? Për në ishte si një rrufe në qiell të hapur. Nuk është diçka që të ndodh përditë”, tha Vargas për mediat amerikane.

Kureshtja dhe habia e tyre përfshiu edhe banorët e tjerë të Tuskonit. Disa prej sferave janë transparente, të tjera janë me ngjyra më të theksuara. Shumë kanë ngritur pyetjet, çfarë janë dhe kush i solli ato në mes të shkretëtirës.

Për momentin askush nuk di të shpjegojë me saktësi nëse sferat janë produkt i një procesi natyror apo dicka tjetër.

Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi