EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sferat misterioze

Shko poshtë

Sferat misterioze Empty Sferat misterioze

Mesazh  Siroco 02.09.15 17:02

Në dekadat e fundit, minierat e Afrikës së Jugut kanë nxjerrë nga gërmimet e tyre sfera metali misterioze. Origjina e tyre mbetet e panjohur, ndërkohë që parametrat e tyre nuk kanë diametër më të madh se 2.54 centimetra. Disa prej këtyre gurëve kanë të gdhendur në vija paralele tre gropa të vendosura përgjatë ‘ekuatorit’ të sferave. Dy lloje sferash të tilla janë gjetur: një përbëhet nga metal i kaltër me reflekse të së bardhës, dhe tjetra e porezuar në sipërfaqe me vrimat të mbushura me një substancë të bardhë. Gurët që janë gjetur, sipas ekspertizës, i përkasin periudhës përpara 2.8 milionë viteve më parë. Nuk dihet kush i krijoi, dhe për çfarë arsyeje.

Sferat misterioze 110

Gurët Dropa

Në vitin 1938, një ekspeditë arkeologjike e udhëhequr nga Dr. Chi Pu Tei në malet kineze Baian-Kara-Ula, bëri një zbulim të jashtëzakonshëm në disa shpella që kanë qenë banesat e kulturave antike. Të groposura në pluhurin e mijëra viteve, sipërfaqja e këtyre shpellave ishte pushtuar nga qindra gurë në formë disqesh. Diametri i tyre është rreth 23 centimetër, dhe secili gur ka një rreth të krijuar në qendër të tij, mbi të cilin është gdhendur një vijë rrethore. Ata i përngjajnë disqeve të lashta të fonografëve të përpara 10,000-12,000 viteve. Në afërsi të qendrës së gurëve gjenden shkrime në formë hieroglifësh. Dekodimi i tyre flet për anije hapësinore nga një botë e largët që ishin përplasur mbi këto male. Pilotët e këtyre anijeve e quanin veten Dropa, dhe mbetjet e zbritjes se tyre në tokë, ndoshta sapo janë gjetur në këto shpella.


Gurët Ica

Në fillim të viteve 1930, një antropolog i Ica-s në Peru, Javier Cabrera, zbuloi qindra gurë ceremonialë të groposur në varret e Inkasve të lashtë. Dr. Cabrera, ka mbledhur më shumë se 1100 gurë të tillë që vlerësohet të jenë të periudhes para 500-1500 vitesh. Ato janë quajtur në kolektivitet, gurët Ica. Gurët kanë të pikturuar arinj, shumë prej të cilëve në pozicione seksuale (çka ishte normale për kulturën e lashtë të Inkasve). Disa prej tyre japin pamjen të ngjashme me ato të operacioneve kirurgjikale dhe transplanteve të trurit. Një gdhendje fantastike e disa gurëve të tjerë jep imazhin e


Gurët gjigantë sferikë të Kosta Rikës

Në vitet 1930, kërkimet për të zgjeruar plantacionet e pemëve të bananeve në Kosta Rikë, rezultuar mjaft të pasura në një drejtim tjetër. U gjetën duzina sferash gjigante të gurta, disa prej të cilave ishin përsosmërisht sferike. Gurët varionin që nga madhësia e një topi tenisi, në një diametër tjetër të jashtëzakonshëm prej 2.44 metër dhe me peshë 16 ton. Edhe pse janë qartësisht të krijuar nga njeriu, mbetet e panjohur arsyeja dhe qëllimi i tyre. Mbi të gjitha, nuk dihet sesi është arritur të ndërtohet një përpikmëri e tillë sferike.


Oera Linda

Libri Oera Linda është dorëshkrimi më i debatuar në histori, mitologji dhe besimet fetare të kulturës Frisiane. Ai është gjetur në shekullin XIX. Termat që përfshihen në këtë libër, i përngjajnë katastrofës, nacionalizmit, matriarkalitetit dhe mitologjisë. Teksti tregon se Evropa dhe vendet e tjera, në pjesën më të madhe të historisë së tyre, janë udhëhequr për vite të tera në vazhdimësi nga gratë dhe nënat më popullore të shoqërisë së atëhershme. Ato ndiqnin një rregull të caktuar hierarkik të “Urdhrit të Priftëreshave Beqare”, që i dedikohej perëndeshës Frya, vajza e perëndisë supreme Wr-alda dhe Irtha, nëna njerëzore ( jo perëndi). Deklarohet gjithashtu se civilizimi Frisian kishte alfabetin e vet, që ishte paraardhës i alfabeteve greke dhe Feniciane. Dorëshkrimi daton në vitin 1256. Thuhet se është kopje e dorëshkrimeve edhe më të vjetra, dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë na rikthen në vitet 2194 përpara Krishtit deri në vitin 803 pas Krishtit.


Fosile të pabesueshme

Për fosilet kemi dëgjuar që në klasë të parë. Ato shfaqen në forme materiali të ngurtë që formohen gjatë mijëra viteve. Por ka disa fosile që nuk përbëjnë asnjë domethënie në gjeologji apo histori. Fosili i një gjurme të dorës së njeriut, për shembull, u gjet në formën e një guri gëlqeror 110-milionëvjeçar. Në Arktikun Kanadez, ajo që duket si fosile e një gishti të njeriut, daton përsëri 100 deri në 110 milionë vite më parë. Ajo që duket si fosili i këmbës së një njeriu, që ndoshta përdorte sandale, u gjet afër Delta-s, në Utah, në një depozite argjilore që vlerësohet të jetë e lashtë 300 milion deri në 600 milion vite më parë. Kjo rihap debatin se kur ka filluar njeriu të popullojë Tokën.


Objekte të përpunuara metali

Njerëzit supozohet të mos kishin banuar në tokë rreth 65 milionë vjet më parë, kështu që nuk bëhet fjalë që ata të kenë përpunuar metalin. Si e shpjegon shkenca zbulimin e tubave metalikë gjysmë-vezakë të gjetur në Francë? Në vitin 1885, në një bllok qymyrguri u gjetën kuba metali të krijuara nga dora inteligjente njerëzore. Në vitin 1912, punëtorët e ndërtimit, shkatërruan një tjetër bllok metali nga i cili nxorën një vazo hekuri. Një thua gishti njerëzor është gjetur gjithashtu i ngjitur pas një guri, që i përket Erës së Mezolitit. Dhe për më tepër, ka shumë anomali të tjera të gjetura në këtë zonë, të gjitha shumë më të lashta se 65 milion vjet.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sferat misterioze Empty Re: Sferat misterioze

Mesazh  Siroco 02.09.15 17:07

Sferat misterioze 1024px-Stone_Sphere%2C_Costa_Rica_-_Lobby_of_Mus%C3%A9e_du_Quai_Branly%2C_Paris_-_01

Sferat misterioze 800px-Stone_sphere

Sferat ne Kosta Rike
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi