Shpellat Misterioze
4 posters
Faqja 1 e 1
Shpellat Misterioze
Shpellat nëntokësore mund të rrëzojnë historinë e Amerikës
Gadishulli Yucatan në Meksikë është një tokë e rrafshët ku nuk buron asnjë lum dhe shiu rrëshket me shpejtësi nëpër limestome për në det.
Toka është e mbushur me të çarat e rrethuara me barishte - kenote, siç quhen nga vendasit, ku çatitë dhe shpellat nëntokësore janë shembur.
Për shekuj me radhë, këto të çara i kanë siguruar vendasve ujë të pijshëm të freskët dhe vështirësia për të hyrë në shpellat poshtë tyre ka joshur shumë më aventurierët, edhe pse sfida e vështirë fizike nuk të jepte garanci se deri ku mund të arrije.
Megjithatë, vitet e fundit zhvillimet teknologjike në pajisjet për zbulimin e ujërave nëntokësore e kanë bërë këtë sfidë disi më të lehtë për zhytësit që të eksplorojnë rrjetet dhe tunelet e errëta që degëzohen poshtë të çarave dhe dalëngadalë kanë filluar të zbulohen raportet rreth kësaj bote të errët nëntokësore dhe të fshehtat e saj rreth botës njerëzore dhe shtazore.
Arturo Gonzales, një biologjist meksikan dhe arkeolog i ujërave nëntokësore që punon për Institutin Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë, vendosi të ndërmarrë ekzaminime sistematike të shpellave nëntokësore në vitin 1999.
Ai punoi bashkë me një skuadër specialistësh duke përfshirë zhytës shpellash, arkeologë, paleontologjistë dhe fotografë, të cilët do të përballeshin secili me zhytje teknikisht të vështira dhe fizikisht të rrezikshme prej gjashtë orësh. Skuadra multidisiplinare nxorri tre skelete njerëzorë nga thellësitë e shpellave dhe më pas i studiuan dhe analizuan ato me kujdes.
Ajo çfarë gjetën tronditi komunitetin shkencor.
Skeletet janë më të vjetër se çdo mbeturinë tjetër të trupave njerëzorë në Amerikë. Njëri nga ato u vlerësua në mënyrë të veçantë nga laboratorët e jashtëm, të cilët thanë se bëhej fjalë për një skelet 11.600 vjeçar.
Për më tepër, këto skelete duket se nuk kanë asnjë ngjashmëri me fiset Maya, të cilët sundonin rajonin mijëra vjet më parë, mbetjet dhe artikuj e të cilëve janë gjetur afër të çarave të Kenote-ve.
Sipas Gonzales, skeleti i ri i gjetur ka morfologji kafkore të ngjashme me njerëzit e Azisë lindore. Zbulimet po detyrojnë komunitetin shkencor që të ndryshojnë teoritë e tyre se kur dhe si njerëzit e parë udhëtuan për në Amerikë.
"Ajo çfarë ne kemi gjetur është vetëm një pjesë e misterit të evolimit njerëzor", thotë 44-vjeçari Gonzales, i cili ka qenë drejtori i Muzeut të Shkretërirës në Meksikën Veriore të Santillos që në vitin 2002.
"Por ka ende shumë pjesë që i mungojnë enigmës tonë. Në kemi njërën pjesë të rëndësishme, por që nuk përputhet me fakt tjetër ekzistues në mënyrë që të na ndihmonte të kuptonin se si paraardhësit tanë kolonizuan Amerikën".
Gonzales ka mësur zhytjen si pjesë e studimeve të tij në universitetin e Biologjisë, por ka qenë një dokumentar e National Gedographic rreth zbulimit të një oxhaku antik 30 metra poshtë sipërfaqes nga eksploruesi i ujërave nëntokësore James Coke, ajo që e frymëzoi më shumë. "Për mua kjo ishte e pabesueshme", tha Gonzales.
"Shpellat, këto hapësira të mëdha nëntokësore që për shumë njerëz janë si gjiri i mëmës tokë, më kanë magjepsur gjithnjë. Kur pashë dokumentarin rreth këtij oxhaku të gjetur nëntokë, fillova të udhëtoja drejt këtyre vendeve, pasi doja t'i eksploroja personalisht.
Arritëm të njiheshim me James Coke, një pioner e eksplorimit të këtyre vendeve dhe ai na vuri në dijeni të disa zbulimeve të tjera që kishte bërë. Falë tij, që në vitin 1999 kemi filluar të bëjmë zbulime të mëdha rreth historisë antike të Amerikës".
Zhytësit e shpellave dhe speleologjistët kanë eksploruar sistemin e shpellave nëntokësore të Yucatan që në vitin 1980, duke mbledhur prova gjeologjike, arkeologjike dhe paleontologjike të cilat tashmë janë thelbësore për Ginzales.
Thellë në shpella, ai dhe kolegët e tij kanë gjetur fosile 10.000 deri në 60.000 vjeçare, duke përfshirë edhe ato të gamileve të zhdukura, armadilos gjigantë dhe kuaj. Të gjitha i përkasin Epokës Pleistocene atëherë kur Yucatan ishte i mbuluar jo me pyje të ulëta, por me toka bari të thatë.
Në të paktën njërën nga shpellat nëntokësore në veri të Tulum, afër brigjeve të Karaibeve, zhytësit gjetën një tjetër oxhak antik, karboni i të cilit dëshmonte për gjurmë të kockave gjysëm të djegura të gamileve, gjë që tregon se njerëzit parahistorikë të asaj kohe mbijetonin duke ngrënë mishin e një kafshe, specia e së cilës është zhdukur në fund të Epokës së Gurit.
Kur njerëzit parahistorikë gatuanin mishin e gamileve, niveli i ujit ka qenë më shumë se 100 metër më i ulët se sa është në ditët e sotme.
Gonzales mendon se këta njerëz mund t'i kenë përdorur shpellat jo vetëm si kuzhina të sajuara, por edhe si rrugë kalimi për tek burimet ujore. Ka gjithashtu prova shumë të besueshme se trupat e vdekur vendoseshin në shpella të veçanta të sipërfaqes së tokës, ndoshta për t'i mbrojtur ato nga grabitqarët.
Më pas një ndryshim i menjëhershëm i klimës globale bëri që të rritet niveli i ujit, gjë që bëri që të përmbyten banesat, lidhjet nëntokësore të ujit të pishëm, vendet e përdorura për varrime si dhe kuzhinat për të qëndruar të fshehura deri në ditën kur eksploruesit e shpellave i zbuluan disa mijëravjeçarë më vonë.
Fondet nga Çmimi Rolex, do të lejojnë Gonzales që të furnizojë skuadrën e tij për të paktën një vit tjetër kërkimesh intensive. Grupi ka qëllimin që të përqendrohet në Shpellën Chan Holl ku është zbuluar edhe një skelet i katërt, por ende nuk është tërhequr lart dhe nuk është analizuar.
Sa më shumë skelete të ekzaminojnë, thotë Gonzales, aq më shumë mund t'i krahasojmë ato me mbetjet e trupave njerëzorë të tjerë të ngjashëm me to në pjesë të tjera të botës.
Ndoshta një ditë do të arrijmë të zbardhin njëherë e mirë enigmën e historisë së njerëzimit. Përtej këtyre fakteve, Gonzales thotë se ai dhe kolegët e tij do të përqëndrohen për të kuptuar mënyrën e jetesës së këtyre njerëzve të lashtë, veçanërisht për mënyrën se si përdornin shpella të ndryshme për qëllime të ndryshme. Ata mendojnë se këto të dhëna do t'i drejtojnë që të kalojnë përtej analizave të kockave për tek kuptimi më i mirë i jetës parahistorike.
Këto zbulime kanë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme interesin për Kenote-t, duke bërë që Gonzales dhe skuadra e tij të punojnë bashkë me një tufë vendasish, të cilët vijnë për të mbrojtur thesaret e rralla të vendit të tyre nga dëmtimet dhe grabitjet.
Skuadra gjithashtu ka shtyrë banorët rreth e qark që të ngrejnë zërin e tyre lart kundër ndotjes së ujërave nëntokësore nga zhvillimi i turizmit të pakontrolluar përgjatë të ashtuquajturës Riviera Maya.
Kenote-t jane të pasura gjithashtu me rezerva të mëdha uji të pijshëm, megjithatë prej tyre thithen çdo ditë miliona litra ujë, duke tejkaluar kështu raportin e tyre natyral të rigjenerimit në disa pjesë të gadishullit. Në disa zona të humbura, Kenote-t përdoren si depozita të mbeturinave, duke u mbushur me ndotje organike dhe kimike.
Me rritjen e të dhënave nga e kaluara, sfida e hyrjeve dhe daljeve nga labirintet marramendëse vazhdon të jetë një sport i rrezikshëm, edhe pse në emër të shkencës dhe zbulimit të së kaluarës.
Me logjistikë të komplikuar dhe me kombinimin e pajisjeve të shumëfishta për të minimizuar rreziqet, udhëtimet e gjata dhe çorientuese të mbetjeve nëntokësore vazhdojnë të mbeten fizikisht dhe emocionalisht torturuese.
Një ekspeditë tipike e ujërave nëntokësore mund të zgjasë deri në gjashtë orë, duke përfshirë edhe orën e parë që duhet për të arritur deri tek shpella e dëshiruar, një orë për punën kërkimore dhe pa llogaritur ndonjë nevojë për ndalesë rrugës duhen edhe 4 orë të tjera për të arritur përsëri në sipërfaqe.
Fatmirësisht, shkencëtarët në këtë aspekt të punës asistohen nga një skuadër e vogël zhytësish profesionistë të mirë-stërvitur, njohuritë e të cilëve në këtë fushë janë një thesar i vërtetë.
Megjithatë, Gonzalesin e presin shumë vjet punë të tjera, sipas Prof. Wolfgang Stinnesbeck, specialist i Gjeologjisë meksikane dhe Paleontologjisë në Universitetin Heidelberg.
"Është padyshim një nga projektet kërkimore më të mahnitshëm dhe më të rëndësishëm të gjeoshkencës moderne dhe që tani ka shpalosur një sërë rezultatesh të jashtëzakonshme", thotë Gonzales.
Është një garë kundër kohës duke marrë parasysh edhe zhvillimin e menjëhershëm të turizmit në Yucatan. Megjithatë, për Gonzales, edhe pse zhytësit përballen me rreziqe të panumërta ndërkohë që futen nëpër dritaret e pafund të ujërave nëntokësore, ia vlen barra qiranë.
"Si një banor i Amerikës, jam shumë i interesuar të di kush kanë qenë këto njerëz, nga kishin ardhur dhe kur kanë shkelur për herë të parë në Amerikë", shpjegon ai.
"Në këto rrjete nëntokësore ne mund të arrijmë të gjejmë kontekstin arkeologjik, ashtu siç e kanë lënë njerëzit e lashtë të Epokës së Akullit.
Është një thesar shumë i madh dhe pasioni im më i madh është të futem aty, t'i zbuloj personalisht dhe të jem i aftë t'i interpretoj ato në mënyrë që të ndaj me të gjithë botën një mënyrë të re të interpretimit të historisë së njerëzimit. Është si të shkruash historinë nga e para…".
Paul Jeffrey

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Shpellat misterioze
Shpellat misterioze
Afër paralelit 30 gradë në gjerësinë veriore të globit ka shumë vende misterioze, si trikëndësha djallëzorë, piramida, buste me trup luani dhe me kokë njeriu të Egjiptit si dhe ishuj të Ditës së Easterit të Kilit etj. Ju mund ti njihni këto vende të njohura.
Por, ndoshta, ju nuk dini se në Kinë afër paralelit 30 të gjerësisë veriore të globit ka një vend misterioz ? shpellat misterioze Huashan. Ky vend nuk është shumë larg nga malet Huanshan, vend turistik të Kinës jug-lindore. Këto janë shpellat artificiale me përmasat më të mëdha dhe më misterioze deri tani në Kinë.
Duku u nisur nga malet Huanshan, një nga pikat e njohura piktoreske të Kinës, drejt jugut, pas dy orësh ne arritëm në një zonë të madhe malore dhe kodrinore. Në këto kodra që janë shtrihen në 7 kilometra, në pranverë dhe vjeshtë, celin kudo lule të bukura dhe të larmishme. Për këtë arsye, vendësit e quajnë këtë vend "mali i luleve". Shpellat ku ne do të shkojmë, janë nën këtë mal lulesh.
Sipas kërkimeve arkeologjike, koha e hapjes së këtyre shpellave i takon 1700 vjetëve më parë. Midis 36 shpellave të zbuluara, shpella më e madhe është 12 mijë metra katrorë dhe ngjan si një fushë basketbolli. Udhërrëfyesja vendore zonjusha Shao Shuanjuan i tha korrespondentit se ndërtimi i këtyre shpellave është bërë brenda këtij mali që është pothuajse bosh. Por deri tani misteri është see ku kanë shkuar gurët e dalë për hapjen e shpellave.
Për arsye se kjo shpellë është aq e madhe, gurët e nxjerrë ishin të shumtë. Ne kemi bërë matje. Me këta gurë të nxjerrë nga shpella, mund të ndërtohej një rrugë prej mbi 240 kilometrash. Por këto gurë të nxjerrë në disa milionë metra kub janë zhdukur dhe ky është bërë një nga misteret më të lashta.
Përvec gurëve të humbur, ka edhe shumë sekrete të pazbëlueshëm në këto shpella. Si janë ndërtuar këto shpella para 1700 vjetësh . Pse nuk ka ndonjë shënim historik për këto vepra kaq të mëdha?
Sigurisht më misteriozi është qëllimi i hapjes së këtyre shpellave nga paraardhësit tanë. Shpellat e tjera të lashta të zbuluara deri më tani në Kinë, përdoreshin ose për banim, ose për budistët për strehim. Por, këto shpella të mëdha në fjalë nuk kishin qenë përdorur për banim dhe brenda këtyre shpellave nuk ka as pikturë në mure e as ka ndonjë bust.
Tani, le të shkojmë në shpellën më të madhe, në atë me 35, për ta vizituar.
Shpella numër 35 është 170 metra e thellë dhe ka një sipërfaqe prej afro 12 mijë metrash katrorë. Hyrja e kësaj shpelle nuk është e madhe. Por, pas një kanali të ngushtë afro 20 metra të gjatë, të del para syve një pallat nëntokësor madhështor. Në këtë pallat nëntokësor ka 26 shtylla guri mbi 10 metra e trashë. Këto shtylla luajnë rolin e rëndësishëm të mbajtjes së peshës.
Brenda pallatit nëntokësor, janë vendosur në mënyrë të rregullt banesa prej guri, krevate prej guri, ura prej guri e bile edhe pagota të gdhendura.
Pikërisht për këto mistere të lashta, shumë turistë vijnë këtu nga rajone të ndryshme të botës për të vizituar këto shpella.
Turisti amerikan zoti Tom Chase i tha korrespondentit se misteri i pazbuluar i këtyre shpellave e ka tërhequr atë për vizitë në këto shpella.
Këto shpella janë shumë interesante. Nuk kam parë kurrë ndonjë shpellë i të tillë. Ne dimë se këto shpella kanë një histori 1700 vjecare. Por ekzistojnë shumë mistere, si për shembull, kush kishte banuar këtu? Ku kanë humbur ata gurë të nxjerrë për pahjen e shpellave?
Në fakt, po të vizitosh këto shpella, mund të zbulosh dhe mistere të reja. Eja këtu për t'i vizituar këto shpella. Ndoshta, do të gjesh çelësin për zbulimin e këtyre mistereve.

Jon- 1159
Shpella e Zeze
Shpella e Zeze
Pamje te shpelles se Zeze
Shpella e Pëllumbasit, apo e njohur ndryshe si Shpella e Zezë dhe është gjykuar prej studiuesve si një nga qendrat arkeologjike më me vlerë në Shqipëri, për shkak të zbulimeve që janë bërë aty.
Vetëm në fazën e parë të studimit, janë gjetur 100 fragmente enësh,dhe disa kocka kafshësh të cilat i takojnë epokave të ndryshme .
Mendohet të ketë qenë një nga shtëpitë më të hershme të parardhësve tanë te periudhes se Neolitti, dmth 10000 vjet më parë.
Në atë hapësirë, që paraprihet nga një korridor i gjatë, e që vazhdon me një "sallon" të lartë 15-20 metra, ata kanë ndezur zjarr, kanë gatuar e latuar veglat e para të punës.
Këtë e tregon materiali i bollshëm arkeologjik i gjetur në fazën e parë të gërmimeve, i cili i përket periudhave të ndryshme të zhvillimit njerëzor, duke filluar që nga neoliti, eneoliti, tek periudha e bronzit dhe hekurit.
Shpella e Zezë i përket periudhës parahistorike dhe është një nga 6 shpellat karstike që gjenden në Evropë, duke paraqitur vlera shkencore, arkeologjike, kulturore dhe turistike.
Shpella e Zezë ndodhet rreth 2 km në verilindje të fshatit Pëllumbas, prej nga ka marrë edhe emrin, në krah të majtë të lumit Erzen dhe 27 km në juglindje të Tiranës.
E vendosur në faqen e Malit Pëllumbas, 350 m mbi nivelin e detit, shkëmbinjtë formojnë një strehë të madhe dhe të veçantë, që zgjatet duke formuar një tunel 70-80 m. të gjatë.
Sipas arkeologut te mirjnjohur, Myzafer Korkutit, në ambientin qendror, ku ndodhen edhe degëzime të shumta, përgjatë miliona vjetësh janë formuar stalaktite dhe stalagmite të shumëllojshme.
Në fund të shekullit të kaluar, Shpella e Pëllumbasit është përmendur në disa shkrime të Kostandin Kristoforidhit mbi Tiranën, të cilat kanë sjellë dëshmi për vendndodhjen e saj... Përpjekjet që janë bërë për zbulimin e saj prej vitit 1968 kishin dështuar.
Për herë të parë kjo shpellë është vizituar në vitin 1995 nga specialistë të Shoqatës Didaktike Shkencore Speleologjike Shqiptare, të cilët arritën të zbulonin shumë dëshmi të jetës njerzore.
Sipas Korkutit, zbulimi i pranisë së këtij materiali arkeologjik paraqet vlera të rëndësishme për vendosjen e raporteve të sakta mes kulturave të njohura dhe zbuluara deri më sot në vendin tonë.
Në Shpellën e Zezë janë gjetur edhe fosile, që sipas pohimit të Muzeut të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Firences, u përkasin arinjve të shpellave (ursus spelaus), të cilët kanë jetuar në një periudhë më të hershme se 10 mijë vjet më parë.

Estilen- 713
Misteri i shpellave Huashan
Misteri i shpellave Huashan mbajne sekret historinë e tyre
Shpella numër 35 është 170 metra e thellë dhe ka një sipërfaqe prej afro 12 mijë metrash katrorë dhe është shpella më e madhe e të gjithë zinxhirit të shpellave të malit Huashan. Hyrja e kësaj shpelle nuk është e madhe. Por, pas një kanali të ngushtë afro 20 metra të gjatë, të del para syve një pallat nëntokësor madhështor. Në këtë pallat nëntokësor ka 26 shtylla guri mbi 10 metra e trashë. Këto shtylla luajnë rolin e rëndësishëm të mbajtjes së peshës.
Afër paralelit 30 gradë në gjerësinë veriore të globit ka shumë vende misterioze, si trekëndësha djallëzorë, piramida, buste me trup luani dhe me kokë njeriu të Egjiptit si dhe ishujt e Pashkës të Kilit etj. Këto vende janë ndoshta të dëgjuara nga shumë njerëz dhe janë bërë shumë studime dhe ekspedita për të zbardhur misterin e tyre. Janë ngritur në ajër teori mbas teorish, shumica e të cilave të pabazuara dhe asnjëherë nuk është arritur në një konkluzion të mirëqenë dhe të pranuar botërisht.
Megjithatë, ekziston edhe një mister tjetër që ndoshta ka qenë më pak i përfolur dhe vazhdon ende të mbetet disi në hije. Në Kinë afër paralelit 30 të gjerësisë veriore të globit ka një vend misterioz dhe janë shpellat misterioze Huashan. Ky vend nuk është shumë larg nga malet Huashan, vend turistik i Kinës jug-lindore. Këto janë shpellat artificiale me përmasat më të mëdha dhe më misterioze deri tani në Kinë.
Duku u nisur nga malet Huashan, një nga pikat e njohura piktoreske të Kinës, drejt jugut, pas dy orësh mund të arrish në një zonë të madhe malore dhe kodrinore. Në këto kodra, të cilat shtrihen në një sipërfaqje prej shtatë kilometrash, në pranverë dhe vjeshtë, çelin kudo lule të bukura dhe të larmishme. Për këtë arsye, vendësit e quajnë këtë vend "mali i luleve". Shpellat mistrioze gjenden pikërisht nën këtë mal gjigant dhe piktoresk me lule.
Sipas kërkimeve arkeologjike, koha e hapjes së këtyre shpellave i takon 1700 vjetëve më parë. Midis 36 shpellave të zbuluara, shpella më e madhe është 12 mijë metra katrorë dhe ngjan si një fushë basketbolli. Ndërtimi i këtyre shpellave është bërë brenda këtij mali që është pothuajse bosh. Por deri tani misteri i vërtetë nuk është ndërtimi, por se ku kanë shkuar gurët e dalë për hapjen e shpellave. Për arsye se kjo shpellë është aq e madhe, gurët e nxjerrë ishin të shumtë. Studiuesit dhe shkencëtarët kanë bërë ekspedita për të zbardhur misterin e këtyre shpellave gjigante dhe kanë bërë matje. Me këta gurë të nxjerrë nga shpella, mund të ndërtohej një rrugë prej mbi 240 kilometrash. Por këto gurë të nxjerrë në disa milionë metra kub janë zhdukur dhe ky është bërë një nga misteret më të lashta.
Përveç gurëve të humbur, ka edhe shumë sekrete të pazbulueshëm në këto shpella. Si janë ndërtuar ato para 1700 vjetësh. Pse nuk ka ndonjë shënim historik për këto vepra kaq të mëdha? Sigurisht më misteriozi është qëllimi i hapjes së këtyre shpellave nga paraardhësit vendës. Shpellat e tjera të lashta të zbuluara deri më tani në Kinë, përdoreshin ose për banim, ose si strehim për budistët. Por, këto shpella të mëdha në fjalë nuk kishin qenë përdorur për banim dhe brenda këtyre shpellave nuk ka as pikturë në mure e as ndonjë bust. Në brendësi të tyre nuk ka asnjë shenjë apo gjurmë që mund të të japë një ide rreth historisë së tyre. Shpella numër 35 është 170 metra e thellë dhe ka një sipërfaqe prej afro 12 mijë metrash katrorë dhe është shpella më e madhe e të gjithë zinxhirit të shpellave të malit Huashan. Hyrja e kësaj shpelle nuk është e madhe. Por, pas një kanali të ngushtë afro 20 metra të gjatë, të del para syve një pallat nëntokësor madhështor. Në këtë pallat nëntokësor ka 26 shtylla guri mbi 10 metra e trashë. Këto shtylla luajnë rolin e rëndësishëm të mbajtjes së peshës.
Brenda pallatit nëntokësor, janë vendosur në mënyrë të rregullt banesa prej guri, krevate prej guri, ura prej guri e bile edhe pagota të gdhendura. Pikërisht për këto mistere të lashta, shumë turistë shkojnë atje nga rajone të ndryshme të botës për të vizituar këto shpella. Turisti amerikan zoti Tom Chase, tha se misteri i pazbuluar i këtyre shpellave e ka tërhequr atë për vizitë në këto shpella. Këto shpella janë shumë interesante. Nuk mund të shohësh ndonjë shpellë të tillë në asnjë vend tjetër të botës. Ato shpella kanë mbi supe një histori 1700-vjeçare që çuditërisht nuk duan t'ua zbulojë askush. Misteret rreth këtyre "gjiganteve nëntokësore" janë të panumërta dhe shkencëtarët deri tani nuk kanë asnjë ide të qartë. Kush ka banuar më parë aty? Ku kanë humbur ata gurë të nxjerrë për hapjen e shpellave? Si janë ndërtuar para 1700 vjetësh dhe sa njerëz janë dashur për këto kryevepra kolosale? Pse është dashur të fshihen të gjitha gjurmët e historisë së tyre? Këto janë vetëm disa nga qindra pikëpyetjet që nuk u është gjetur ende një përgjigje dhe që mesa duket do të vazhdojnë të mbeten një mister për shumë kohë.
K.B.

Elizza- 195
Similar topics
» Shpellat misterioze
» Shpellat e Shenjta Piyang, vendi më misterioz në Tokë
» Re misterioze...
» Zhurme misterioze
» Te verteta misterioze!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi