Apokalipsi: Papa tjetër do të jetë edhe Papa i fundit
Faqja 1 e 1

Fanatikët e fundit të botës pretendojnë se sipas një profecie të shekullit të 12-të, pasuesi i Benediktit XVI do të jetë dhe Papa i fundit përpara fundit të botës.
Pas dështimit të kalendarit Maja, të fiksuarit pas apokalipsit i janë kthyer shkrimeve të një shenjti irlandez, të quajtur Malachy, që ishte edhe kryepeshkop.
Ai ka jetuar mes viteve 1094 dhe 1148.
Malachy udhëtoi për në Romë në vitin 1139, ku thuhet se përjetoi një vizion të Papëve të ardhshëm, duke shkruar edhe 112 fraza kriptike për secilin Papë që do vinte.
Sipas parashikimit të këtij shenjti, Petrus Romanus, që lidhet edhe me pretendentin kryesor për Papë, kardinalin nga Gana Peter Turkson, ai do jetë Papa i fundit.
Sipas vizionit të Malachy, Petrus Romanus do jetë i fundit dhe pas kësaj qyteti i shtatë kodrave do të shkatërrohet dhe një gjykatës i tmerrshëm do të gjykojë njerëzit.
Profecitë e Papëve njihen nga shkollarët dhe zyrtarët e Vatikanit.
Për shembull, Papa Gjon Pali II lidhet me frazën 110 “Nga puna e diellit” për shkak se ai ka lindur dhe është varrosur në ditën e eklipseve diellore.
Kurse për Papën aktual, Benedikti XVI thuhet “lavdia e ullirit” për shkak se anëtarët e urdhrit të themeluar nga Benedikti njihen edhe si “Olivetans”.
Kurse fraza ogurzezë me numër 112 thotë: “Në persekutimin e fundit të Kishës së Shenjtë do të mbretërojë Pjetër Romaku, që do të kullosë kopenë në mes të shumë pikëllimeve, pas të cilave qyteti me shtatë kodra do shkatërrohet dhe një gjykatës i tmerrshëm do të gjykojë popullin”.

Jon- 1159
Similar topics
» Apokalipsi
» Si mund te jete nje bote tjeter?
» Pas vdekjes. Të vetëdijshëm edhe në botën tjetër
» Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h)
» Pse rrufeja godet ne njerez?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi