Pas vdekjes. Të vetëdijshëm edhe në botën tjetër
Faqja 1 e 1

Një eksperiment unik shkencor ka ardhur deri te dëshmitë se ndoshta disa nga "mediumet shpirtërore" kanë aftësi paranormale. Shkencëtarët që kanë marrë pjesë në hulumtimin e kryer në Universitetin e Arizonës ( http:www.arizona.edu/ ) theksojnë se zbulimet janë aq të pazakonshme dhe hulumtojnë themelet mbijetesës e vetëdijes pas vdekjes.
Deri tash të gjithë shkencëtarët me renome kanë hedhur poshtë problematikën e lidhur për "jetën pas vdekjes", derisa mediumet shpirtërore janë quajtur sharlatanë. Mirëpo, studimi i parë laboratorik i një grupi të mediumeve ka zbuluar se ata posedojnë një aftësi shpirtërore për t'i vendosur faktet për të afërmit e vdekur të njerëzve, të cilët shpirtrat i kontaktojnë nëpër seanca. Eksperimenti kishte kyçur 5 mediume dhe dy persona të panjohur për mediumet që kishin parashtruar pyetje për të afërmit e tyre të vdekur.
Në të dyja grupet e eksperimentimit, të ndarë, secili medium ka kaluar nga një orë me njërin nga personat në laborator, ku ishte vendosur një paravan mes tyre, si pengesë fizike për të ndarë kontaktin vizual. Nën video mbikëqyrjen e pandërprerë të shkencëtarëve, secili nga mediumet ka bërë bisedë me personat e vdekur, të afërm të atyre personave të panjohur që ndodheshin në laborator.
Atyre u ishte lejuar të përgjigjen në pyetjet me fjalët: "Po dhe jo". Pas përfundimit të secilës seancë, hollësisht janë analizuar informatat që mediumet i posedonin. Si mesatare, mediumet posedonin më shumë se 80% të informatave për të afërmit e vdekur të personit të tretë që ndodhej matanë paravanit. Informatat e poseduara ishin të llojit: emrat e tyre, animet jetësore deri te rrethanat e sakta për vdekjen e tyre. Njëri nga mediumet ka arritur saktësinë madje edhe deri në 93 %.
Tashmë skeptikët suksesin e mediumeve e sqarojnë me të ashtuquajturën "lexim të ftohtë", brenda të cilit "lexim" mediumet kanë parapritje inteligjente për njerëzit e vdekur. Mirëpo, shkencëtarët që e kishin kryer këtë hulumtim, ofruan informata që kanë qenë të arritshme edhe për mediumet dhe 60 persona të tjerë. Saktësia e tyre ishte 36 %, ndërsa parapritja më e mirë arriti madje edhe deri në 54 %, duke u përputhur me faktet.
Duke i prezentuar zbulimet në publik, Journal of the Society for Psychical Research, hulumtuesit kanë përfunduar se disa mediume shumë të shkathtë kanë aftësi për të fituar informata të sakta. Gary Schwartz, udhëheqës i hulumtimit, ka përfunduar: "Si përfundim i hulumtimit është se ekzistojnë disa mediume shumë të shkathtë që mund të bëjnë diçka të jashtëzakonshme". Fshehtësia e suksesit të tyre nuk është e njohur.
Është çkyçur çdo lloj mundësie për mashtrim të pavetëdijshëm apo për ndërfutje të vetëdijshme. Në një eksperiment mediumi ka theksuar se ka komunikuar me nënën e ndjerë të të hulumtuarës, tri ditë para seancës dhe e ka thënë lutjen të cilën nëna ia kishte lexuar hulumtueses në fëmijëri.

Admin- 1132
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi