EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h)

+3
Estilen
agro1
Fikrro
7 posters

Shko poshtë

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Empty Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h)

Mesazh  Fikrro 30.08.10 13:54

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h)


Eshtë ndalur ndonjëherë koha për ju.

Ka tentuar ndonjëherë zemra juaj të dal nga krahërori.

Keni zënë ndonjëherë orën 25:00h.


Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Sol%20e%20mar

Ora 25:00h është ora kur qielli dhe yjet bëhen tuaj,është ora kur gëzimi bëhet simbol i jetës tënde,është ora kur buzëqeshja qesh,dhe është ora kur toka sillet vetëm për ju.


Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) BeautifulMoonOvertheWateratNight1

Ora 25:00h është dege e shkurtër e Parajsës ne tokë,është dielli i cili ne atë ore lëshon edhe rreze te flladshme.Eshte orë kur zemra juaj per herë të parë kërkon të dal nga krahërori,kërkon te jetë e lirë,e dëshira e zemrës tuaj ta sjell orën 25:00h.

Eshtë ora kur të gjithë të duan dhe të gjithë i do,është ora që nëse dikush ta kërkon me te shtrenjëtën tënde,ti e fal atë e dhuron me dy duart.
Kjo orë e pastër kundërmon,është ora kur sytë dhe trupi juaj duan ta difundojnë këtë kënaqesi nëpër tërë vendin dhe duket që nga ecën kënaqësit dhe gëzimi të përcjellin.


Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Our%20Beautiful%20Star

-Keni parë ndonjëherë Perëndimin e diellit,e dini se cfare kenaqesie e vecant është,ani kur dielli te Perendoj diku ne bregdet,besomeni se do te ndjeheni sikur e gjithë bota është e jotja.


Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Sun19

-A mos është Perëndimi i diellit ora 25:00h,mos diellli perëndon në këtë orë.

Po...Jo...


Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Image005228-thumb

Ora 25:00h është diqka më shumë,është kur dielli para se te perëndoj të thotë:do ta bëjë qiellin me ngjyra më të bukura vetëm në orën 25:00h.

-Keni parë ndonjëherë bukuri natyrore.

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Beautiful-nature-photographs

-Keni parë ndonjëherë një ujvare duke rrjedhur,e cila të thotë:kur ora te bëhet 25:00h unë do të ta rrjedh mjaltin për ty.

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Waterfall_over_rocks-2557

-Keni parë ndonjëherë kodra që fshihen njëra pas tjetrës,sikur secila bart diqka te vecant më shumë se tjetra.E që ti shijosh ato bukuri duhet ti shfletosh ato kodra një e nga një kur ora te jetë 25:00h.

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Bohol_chocolate_hills2

-Keni parë ndonjëherë ndonjë liqen,liqen i cili nga brenda bartë arin,e uji i tij është shërues i trishtimit tënd vetëm në orën 25:00h.

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) The_great_lake_free_animated_screensaver_26450

-Keni parë ndonjëherë,një pemë të bukur e cila të thotë:ma shijo frutin kur ora te behet 25:00h.

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) 2042928268_c6c1b1b05e

-Keni parë ndonjëherë ndonjë shtëpi të bukur,shtëpi kjo e cila të thotë:eja tek unë dyert e mia janë të hapura për ty sa herë që ora te bëhet 25:00h.

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Santa_Fe_Mansion.163140417

-Keni parë ndonjëherë detin e gjelbër,ky det i cili të thotë:bregdeti im do të jetë i lirë vetëm për ty në orën 25:00h.

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Green-ocean-47535

-Keni parë ndonjëherë Hënën,një hënë të stërmadhe e cila të thotë:rrezet e mia të argjenda do të jenë në favor tuajin,vetëm në orën 25:00h.

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Px_big_moon_b

-Po yllin a e keni parë!
A e keni parë atë yllin e gjithësisë i cili të thotë:kur të bëhet ora 25:00h,unë do të bëhem komet e do të ta plotësoj dëshirën e zemrës tënde.


Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Sirius-TheDogStar

-Keni parë ndonjëherë qiellin,ajo kaltërsi e pafundme e cila ju thotë:në orën 25:00h do të ta sjell shiun qe te flladit dhe retë e mia do te ta ndërtojnë figurën që ti e dëshiron.

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Blue-sky-1600

-Keni parë ndonjëherë ndonjë qytet,qytet i cili të thotë:kur ora të jetë 25:00h do të ti ndez dritat e mia,e dyshemen do të ta zbukuroj me sërë-sërë veturash e ty do tët ngrehe në lartësi që te më shohësh.

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) New-york-night-lights-aerial-picture_9739

-Keni parë ndonjëherë ndonjë ëmbëlsirë të mirë,ëmbëlsirë kjo e cila të thotë:do të më shijosh vetëm në orën 25:00h.

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Special_occasion_cakes8

-Keni parë ndonjëherë nënë,atë nënën e përgjithshme e cila të thotë:prite orën 25:00h se ty do të ta jap dhuratën më të mirë,dhe do të ti them fjalet që askush deri më tani nuk ti ka thënë.

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Mother_Theresa%20

-Keni parë ndonjëherë ndonjë foshnje,foshnje kjo e cila do të ta jap buzëqeshjen që të mbushë jetë,prit se kjo foshnje do të lind në orën 25:00h.

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Beautiful-baby-with-big-blue-eyes

-Keni parë ndonjëherë lule,ato lule me atë ngjyrë vezulluese e cila të thotë:kur ora të jetë 25:00h do të ta lëshoj aromën më të këndshme që ndonjëherë ke ndjerë.

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Ocean-flowers

-Keni parë ndonjëherë zjarrin,atë zjarrin me flakë i cili të thotë:për ty do ta ndez flakën më të mirë dhe të ngrohtë,kur ora të jetë 25:00h.

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Fire

-Keni parë ndonjëherë Engjëllin,atë Engjëllin me krah të bardhë i cili të thotë:në orën 25:00h do të ti fal krahët më të bardhë dhe më të mëdhenj,krah që kurr nuk i ke parë.

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Angel_079

-Keni parë ndonjëherë atë që kurr nuk e keni parë,e ajo surpriz të thotë:do ta njohësh vecantin e Jetës tënde,do ti njohësh kornizat e arta në të cilat do të mbështillesh,vetëm e vetëm në orën 25:00h.

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Water-candle-wallpaper

Kujdes!

Që te keni përjetimin e orës 25:00h duhet që:

1.Ndërgjegjia jote të jetë e pastër.
2.Të keni mendime pozitive.
3.Të keni durim.

Prisni,prisni se edhe unë po pres.
Po e pres cdo natë e cdo ditë orën 25:00h,edhe pse nuk vjen nuk trishtohem sepse e di që herët apo vonë ajo orë do të vij e do të ma mbush shpirtin me kënaqesi.


Nuk është e thënë ti provoni të gjitha kënaqesit,mjafton njëra nga ato që i kam përmendur më lart.

Shshsh.........me duket se Apokalipsi i kënaqësis time është afër,po shkoj ta shoh mos erdhi........

Me vonë

......u ktheva nuk ishte ende ora 25:00h,ende kam shpresa mos harroni"Shpresa vdes e fundit" ...vetëm ne orën 25:00h.

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Amazing-Wave-Nature-Wallpaper-1


Ora 25:00h në fakt nuk ekziston por për ata që duan qe kjo orë të ekzistoj ajo orë është më se vërtet.

Per ata qe e duan kënaqësin shpirtërore.


Edituar për herë të fundit nga Fikrro në 11.12.10 0:00, edituar 1 herë gjithsej
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Empty Me Pelqeu.

Mesazh  agro1 30.08.10 20:41

E mrekullueshme. Faleminderit...!
agro1
agro1

17


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Empty Re: Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h)

Mesazh  Fikrro 30.08.10 20:46

agro1 shkruajti:E mrekullueshme. Faleminderit...!


Me vjen mire qe te pelqeu.
Te pershendes agro1
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Empty Re: Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h)

Mesazh  Estilen 30.08.10 21:50

Shume e bukur Fikrro...Urime.Vazhdo me keto tema plot 'drite',se gjithmone do kesh dashamires miku im.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Empty Re: Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h)

Mesazh  Fikrro 31.08.10 14:05

estilen shkruajti:Shume e bukur Fikrro...Urime.Vazhdo me keto tema plot 'drite',se gjithmone do kesh dashamires miku im.


Faleminderit shum... Estilen.

Pershendetje nga une.

Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Empty apokalipsi i kenaqsis

Mesazh  Blak Devill 31.08.10 16:32

po kete gje them dhe une vazhdo me keto tema
Blak Devill
Blak Devill

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Empty bLEDI

Mesazh  bbb1 03.09.10 13:26

ishte thjesht e mahnitshme
bbb1
bbb1

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Empty Re: Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h)

Mesazh  valbonaa 04.09.10 20:52



Edituar për herë të fundit nga valbonaa në 14.09.10 2:27, edituar 10 herë gjithsej
avatar
valbonaa

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Empty ti fikrro je vertet i mahnitshem

Mesazh  Albi4all 10.09.10 11:22

ti vetrtet ke zemer te madhe

Albi4all
Albi4all

“Kur të shohësh një njeri të mirë, mundohu të tejkalosh
shembullin e tij, kur të shohësh ndonjë njeri të keq, kthehu e
hulumtoje veten mos i ke edhe ti të njëjtat të meta.”

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Empty Ti ishe

Mesazh  Albi4all 15.09.10 20:21

Ti ishe e bukur kur te pash
Ti ishe djell dhe shpirtin ta dhash
Ti ishe si lule qe si ylll shendrrisje
Se di a ishe enderr a botes i perkisje
Ti ishe apokalipsi ora e ndaluar
shum zemra priten bukurin per ta shijuar
Ti ishe si mina qe pelcisje qdo njeri
Ti ishe uragan se sundon qdo bukuri
Ti ishe mbretresh qe boten sundoje
Ti ishe univers hapsir pa kufi
ata te burgosen por prap je ne liri
Ti ishe histori e kohes kaluar
ende te kujtojm me zemer te lenduar

ti ishe mallkim ne kte bot
besojm ne zemern tende dhe harrojm se ka Zot.
Albi4all
Albi4all

“Kur të shohësh një njeri të mirë, mundohu të tejkalosh
shembullin e tij, kur të shohësh ndonjë njeri të keq, kthehu e
hulumtoje veten mos i ke edhe ti të njëjtat të meta.”

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h) Empty Re: Apokalipsi i Kënaqësisë (ora 25:00h)

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi