EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Apokalipsi

2 posters

Shko poshtë

Apokalipsi Empty Apokalipsi

Mesazh  Admin 17.07.08 18:55

Magjia e Apokalipsit

"Kur Engjëlli hapi vulën e gjashtë, përjetoi një tronditje të fortë tërmeti. Dielli u nxi menjëherë, hëna u bë e kuqe si gjaku, yjet e qiellit filluan të binin mbi tokë, njësoj siç bien fiqtë e papjekur pas një stuhie". Kështu është përshkruar në Apokalipsin e Gjonit, hapja e vulës së gjashtë dhe fillimi i gjëmave që do t‘i drejtohen botës.

Që nga ai moment, veç "të zgjedhurve" që do të shpëtojnë, katastrofat e shpërthyera nga tringëllima e burive të shtatë engjëjve do të shumëfishohen, duke u pasuar nga një tragjedi më e madhe.

Për forcën vizionare dhe për pasurinë e simboleve që përmban, kjo vepër ka sfiduar shekujt dhe ende sot gëzon një magji që nuk mund t‘i rezistosh. Jehona e saj gjendet në fjalimet e Bushit për luftën në Irak dhe në filma të tillë si "Armagedon" dhe "Vula e shtatë".
Tepër pesimistë

Nga të gjitha profecitë për fundin e botës (disa prej të cilave përfshihen në "Testamentin e vjetër" dhe shumë të tjera si ato hebraike dhe të krishtera që janë shfaqur në shekujt e parë pas Krishtit) shkrimi i Gjonit nuk është i vetmi që njihet, por është më i vërteti.

Gjithashtu, edhe vargjet e Kuranit që flasin për ditën e gjykimit e rikujtojnë këtë gjë. Magjia e Apokalipsit është universale, sepse mishëron frikën më të thellë njerëzore.

Sot, ashtu siç tregon edhe numri i madh i shkrimeve, duke u nisur nga baza të forta shkencore, siç janë të dhënat mbi efektin serë dhe problemet konkrete si ndotja e ambientit, ndonjëherë janë të prirura t‘i errësojnë parashikimet.

Në fund të fundit është i njëjti gabim që bëri ekonomisti Tomas Robert Malthus në librin e tij "Saga mbi parimin e popullsisë" (1798), ku parashikoi se brenda një periudhe shumë të shkurtër numri i njerëzve do të ulej për shkak të urisë... Fatmirësisht për ne, Malthus e kishte nënvleftësuar aftësinë njerëzore për të shpikur sisteme të reja për të prodhuar bukën.

Ta shkatërrojmë Babiloninë!

Zemërimi i një Zoti shfarosës, imazhi i një bote që digjet, thahet, shkatërrohet, përmbytet, ka ndikuar shumë në mendimet e njeriut, i cili është i shqetësuar vetëm për politikën.

Për shembull, fushata e Xhorxh Bushit për të ligjëruar sulmin e fundit të Shteteve të Bashkuara kundrejt Irakut, i ngjan më tepër termave biblikë dhe në veçanti urrejtjes kundër Babilonisë, qyteti i mallkuar i Apokalipsit të Gjonit (ku është quajtur "prostitutë") që i është kundërvënë Jerusalemit, vendi hyjnor i rezervuar vetëm për të zgjedhurit e qiellit.

Ja një shembull, më 1 gusht të 2002-shit, Presidenti Bush u shpreh kështu në Akademinë e West Point në SHBA: "Ne jemi në luftën mes së mirës dhe së keqes dhe Amerika do ta thërrasë të keqen në emër".

Këtu bëhet fjalë për Armagedonin, luftën finale mes së mirës dhe së keqes, e cila është përshkruar pikërisht në Apokalipsin e Gjonit. Dhe nuk është për t‘u habitur shumë, duke qenë se Bushi i përket sektit "krishterët e rilindur", mjaft popullor në Shtetet e Bashkuara, të cilët e marrin Biblën fjalë për fjalë dhe e bëjnë fakt të kryer. Sipas tyre, për shembull, vendet në Parajsë janë të kufizuara, edhe pse jo ekzaktësisht, 144 mijë u janë rezervuar të "zgjedhurve", ashtu siç thuhet edhe në Apokalips.

Çdo njëmijë vjet

Në veprën e tij vizionare, Gjoni profetizoi faza të ndryshme të njerëzimit dhe kjo është një tjetër "trashëgimi" e tij: frika ndaj fundit të mijëvjeçarit, që ishte parashikuar të ndodhte në vitin 2000 dhe që në fakt ndodh çdo njëmijë vjet, ashtu siç tregon komenti i shkruar në shekullin VIII nga Beatus, abat i Liebanës (në Spanjë).

Ai ishte një shkrim referues në Mesjetë dhe frymëzoi në dy shekujt pasues realizimin e miniaturave të shkëlqyera. Ndikimi i këtyre imazheve ishte shumë i madh, duke filluar nga dorëshkrimet e vjetra mesjetare si "Liber Divinorum Operarum" të mistikës Ildegarda di Bingen, te veprat e Salvador Dalì dhe Giorgio De Chirico, i cili bëri për shembull 4 litografi të 4 kalorësve të Apokalipsit.

Në kalin e vdekjes

Tema e 4 kalorësve, të liruar nga 4 vulat e hapura nga Engjëlli (simbol i Zotit) është pasqyruar shumë herë në art. Shembulli më domethënës janë kalorësit e gjermanit Albret Dürer, që ilustroi shkrimin e Gjonit në 15 tryeza ksilografie, publikuar nga i njëjti artist në Nuremberg, në 1498-ën. Ndoshta kanë qenë pikërisht fotografitë e Durer, së bashku me pasqyrimet e piktorëve të mrekullueshëm si flamandi Hieronimus Bosh (1450-1516), ata që ndikuan në kinema në shekullin e kaluar..

Duke filluar që me kinemanë gjermane pa zë: vampiri në filmin "Nosferatu" në 1922-in me duart e tij të holla dhe pamje të frikshme, përkon me imazhin e krijesave djallëzore në Apokalips. Në të njëjtën periudhë, duke nxitur edhe kinemanë, poezia dhe piktura ekspresioniste u frymëzuan nga temat për fundin e botës.

Gjithsesi, tema e Apokalipsit nuk përkon me atë të gjykimit universal: zakonisht artistët që kanë ilustruar këtë të fundit janë frymëzuar nga "Ungjilli i Mateut", që Mikelanxhelo e ka pasqyruar në Kapela Sistina. Më pas ishin dy italianë mes viteve 1499-1502, që e kompletuan dekoracionin e Kapelës së Shën Bricios në katedralen e Orvietos. Në djajtë e tij, në dëshpërimin e të dënuarve, në pasqyrimin e gruas së përdalë të Apokalipsit, shfaqet si jehona e ashpër e predikimit të Savonarolës ashtu dhe thirrja kundër predikimeve katastrofike mbi fundshekullin.

Flakët e Babilonisë

Shekulli që ka konkretizuar më shumë vizionet mbi Apokalipsin ka qenë 1900 (shekulli XX). Nëse Lufta e Parë Botërore pati 10 milionë viktima, e dyta numëroi më shumë se 50 milionë.

Që nga ajo kohë, "lufta" është bërë sinonim i "Apokalipsit", madje aq sa Françis Ford Kopola e ka titulluar "Apokalipsi i Ri" filmin e tij që flet për Vietnamin (1979, për të përforcuar faktin që lufta, me tmerret e saj të reja (bomba atomike dhe armët kimike) kanë zëvendësuar sot zemërimin e Zotit. Që nga vitet ‘50 (përfshi dhe Luftën e Ftohtë), Apokalipsi është bërë gjithnjë e më shumë një frikë amerikane.

Pas 11 shtatorit, pati një tjetër valë shkrimesh dhe romanesh apokaliptikë. Një nga të fundit është "Rruga" i autorit Kormak MeKarti (që fitoi çmimin Pulitzer në 2007-ën): babë e bir u gjetën të vetëm në të njëjtën rrugë, ndërkohë që pjesa tjetër e botës është një grumbull hiri dhe kufomash. Filmat që kanë parashikuar një katastrofë totale janë të shumtë (madje shpeshherë duke pasqyruar edhe fundin e hidhur).

Një prej tyre është edhe "Armagedon - Gjykimi final", më i sakti i regjisorit Majkëll Bej në vitin 1998. Në sallat e kinemasë tani është shfaqur një tjetër film, i cili titullohet "Unë jam legjenda". Ai flet për një virus, i cili i vret njerëzit dhe i transformon në vampirë. Kjo është pjesë nga romani i Riçard Methson (1954), ku vetë autori e kishte planifikuar si një skenar të mundshëm për filmin "Njeriu i fundit i tokës" (1964). Ky titull të kujton "Njeriu i fundit" i Meri Shelleit (1826) që inauguroi shiritin apokaliptik modern, duke vijuar më pas me "Reja e purpurt" (1901) i Methju P.Shiel dhe "Plaga e skuqur" (1912) i Xhek Londonit.

Në dy sagat e fundit katastrofa vjen nga helmet dhe sëmundjet. Megjithatë, zhvillimi i madh i romaneve apokaliptike ndodhi pas Luftës së Dytë Botërore. Romani më i famshëm ishte "Planeti i majmunëve" i autorit Pier Bule (1963), i cili u bë film në 1968-ën dhe më pas 2001-in.

Muzikë ferri

As muzika nuk mundi t‘i shpëtonte magjisë së Apokalipsit të Gjonit, që në 2007-ën frymëzoi një festival në Ravena. Këtu u luajt "Quatour por la fin du Temps", një kuartet i përbërë nga Oliver Mesian në fund të 1940-ës dhe në fillim të 1941-shit në liqenin e Gorlitcit (Gjermani).

U performua për herë të parë nga vetë Mesian më 15 janar të 1941-shit, si për të kujtuar edhe një herë që njerëzit nuk kanë pasur kurrë nevojë për Zotin për të sjellë ferrin në tokë.

GSh
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Apokalipsi Empty Fundi i botes sipas religjioneve

Mesazh  Jon 30.01.09 22:17

Fundi i botes sipas religjioneve

Krishterizmi: Fundi i botës (fillimi i mbarimit) sipas disa drejtimeve protestante do të ndodhë duke u bartur te drejtet ne parajse prej nga do të shohen te mbeturit ne toke nën regjimin e antikrishtit për 1000 vjet.Me në fund kthehet Krishti ne toke dhe fiton luftën kundër antikrishtit.

Islami: Fundi i botës është i karakterizuar ne gjykim dhe ndarje te besimtareve prej jobesimtareve. Ne fund, besimtareve u jepet pije qe pergjithmone u shuan etjen.

Judaizmi(hebreizmi): Hebrenjte ne ekzil do të sillen ne Izrael, te vdekurit do të ringjallen dhe e gjithë njerezia do të jetojne te shperndare.Mendimi është se mekataret do të jetojne ne faj te perjetshem para se te dërgohen ne ferr te deciduar.

Hinduizmi: Sipas hinduizmit fundi i botës karakterizohet me një lum mekatesh qe do të shkateroje gjithçka.

Budizmi: Kur bota te marrë fund, i gjithë mësimi i Budes do të zhduket për tu ringjallur një Bude i ri.

Hopi: Ky nacion autokton amerikan beson së fundi i botës do të ndogje kur toka te mbulohet me gjarpinje te hekurt, lumenje te ngurte, detet do të nxihen dhe një yll i madh i kaltert do të fluturoje drejt tokes.

Mormonizmi: Krishti do të kthehet ne Jackson County ne Missouri ne USA dhe njerëzve do tu paraqiten te tre mbreterite hyjnore.

Mitologjia nordike: Fundi i botës thirret ndryshe edhe Ragnarok. Kjo do të ndodhë me një lufte gjitheshkateruese ndermjet Zoterave.

Majat: sipas kalendarit te Majave, do të ndodhë një ndryshim i madh ne vitin 21 dhjetor 2012 gjë te cilën shumica e mendojnë si fund te botes.

Zoroastrianizmi: Sipas këtij besimi, fundi i botës karakterizohet me shkaterimin e tokes ne zjarr e flakë, ku te fajshmit do të denohen për tre ditë qe pastaj te falen nga mëkatet.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Apokalipsi Empty Apokalipsi tashmë ka mbërritur

Mesazh  Jon 24.04.09 14:54

APOKALIPSI, TASHME KA MBERRITUR !

Ajo qe po ndodh, eshte...apokalipsi shpirteror!

Më llogarisni tek të çmendurit në dashçi, por ai mbrriti. Mos jemi mësuar të presim gurë nga qielli, apo vullkane? Tërmete, përmbytje, uri e etje? Apo epidemi e luftra me kalorës e skafandra? Nëse kemi kuptuar botën e shpirtit, apokalipsi ka ndodhur.

Kjo botë është përmbysur, shpirti ka rënë kokëposhtë. Dhe kur të kemi kuptuar këtë, kemi prekur edhe epideminë, edhe luftën me arsenalin e armëve të koduara me emrin “PAQE”. Dhe kështu me radhë, kemi ndjerë etjen dhe urinë, paqen si luftë, të gjitha pjella të apokalipsit.

Në horizontin e mëngjesit, agu me vegimet e tij përshfaqi shekullin e veshur me rroba të reja. Shekullin e pispillosur e të krekosur, duke zgjatur buzëqeshje bonaçoje, si ato gjuhët e flakëta të zjarrit.

Dhe… megjithatë, mjafton të mprehësh pak intuitën e do ndjesh, tek kërcasin trarët e krimbur dhe, do të shohësh tek mënjanohen kolonat e tij të molepsura, të sajuara nga vetë njerëzimi. Dhe përsëri, mendja e këtij njeriu të sotëm, e ka të pamundur t’i rrok sinjalet, që vijnë nga humbëtirat kozmike, si sinjale të një rreziku të largët…

Sa e sa shekuj-bandillë të tillë, kanë kaluar e janë hequr zvarrë në këta qiej, ku ndjehen vetëm sinjale të një syri gjigand blu, për të mbërritur këtu, në këtë çast!... Në çastin e kësaj gërvime, që bën pena ime në letrën e bardhë, dhe… unë si një zog i shushatur…

Tashmë jemi takuar, për të bërë një copë udhë së bashku, në këto shtigje të misterit…! Me rrugë dhe ura të prishura, të shqepura e të rrezikshme. Të përpiqemi t’i ndreqim për të kaluar, apo na duhet të kalojmë matanë pa humbur kohë, siç na jehojnë në veshët tanë, shpirtërat e të parëve…?!

Të dy…! Unë dhe ti shekulli im, të munduar nga rruga e gjatë! Arrite ti, kaq i dërrmuar e kaq i zgërrlaqur, apo unë mbërrita te ti, në vargun e cikleve biologjike. Supozojmë, se kjo ka pak rëndësi…

Vërtet, si kalimtarë të rastit, si krijesa të verbëra të instiktit, por me një mision të caktuar në këtë planet…

A keni vënë re, që dikush rrëzohet në shkallën e fundit të pallatit dhe pa shkelur ende tokën, bie përmbys e vdes tëk-fët, pa asnjë mundësi kohe për ndihmë!?
… Dhe në raste të tjera bie nga grataçela, madje edhe nga avioni dhe mbijeton.

E pra, ky është misioni…!

Si për çudi, njerëzia e këtij planeti e di mirë dhe e ndjen cakun e fundit që kërkon të prekë lëvizja marramendëse… Një lëvizje e lodhur, e thinjur dhe e pafuqi, që i ngjan ventilatorit, të cilit i është shkëputur burimi i energjisë kohë më parë dhe… që tani ai xhiron ashtu kot, si për inerci. Dhe koha vetë, ndihet ashtu si të ishte në caqet e fundit …

Dhe përsëri planeti vazhdon ritualin e vet… Dielli si çapkën i dashuruar, tokës tonë i ka vënë kurorë e unazë… Me tokën tone, Ai, marrëzisht është dashuruar! E kemi parë tek e afron, tek e nduk e përsëri e largon si të lozin gëzueshëm të dy së toku. Dhe toka lozonjare hera-herës humbet në kofshët e zjarrta të tij, nduket e bëhet një dorë, përkëdhelet, fërkohet e zjarrmohet derisa harliset në epshet pjellore të gjithçkaje.

Pastaj përsëri largohet e kundron me dashuri, me buzëqeshje gjethesh në fluturim, dhe pasi e ka krehur mirë e mirë pyllin i le drurët, të qethur si ushtarët. Pastaj, si pa e kuptuar hedh krahëve mantelin e bardhë siç bën bukuroshja e sapo dalë nga dushi. Gjithçka mbulohet me dëborë dhe prap, dielli nxjerr kokën, si të çelë një lule e madhe, mbi këtë bardhësi mistike.

… Besoj, se edhe syrit tuaj nuk i ka shpëtuar anomalia me stinët. Një farë përzierje, që më shumë se sa e tillë, të duket si një kafshim që i bëjnë njëra-tjetrës… Është ngadalësia… si një udhë e gjatë drejt prehjes, apo ndonjë zhvendosje boshti, e universit, i parë si një i tërë? Me siguri, diçka po ndodh me të tërën, përderisa pjesët nuk gjejnë më rehat… Apo janë elementët e saj, të rrebeluar, duke dalë kështu nga rregulli universal…?!

Diçka nuk po shkon mirë as në qiell, as në tokë, bile as në Had, prej nga vijnë zërat misteriozë e të frikshëm të vdekjes. Manushaqja përsëri pret atje, e strukur në ferrat… që të këputet nga doçkat e fëmijëve, por ajo s’ka më erën që kundërmonte dikur. Thyerja e degës së cëndelit… nuk përhap më aromë kënaqësie.

Të mos na mbetet qejfi, por pleqtë e sotëm nuk e kanë më hijeshinë e atyre, të qëmotit. Burrat janë bërë gra dhe gratë prej kauçuku ngjajnë. Burrat, kërkojnë tango e bikini firmato, sepse duan të konkurojnë gratë…!?

Oh, sa më mundon e më mbush me mall… kur kujtoj pleqtë e konakut. Dhe ne, njomëzakët e atëhershëm, dëgjonim e mbanim vesh. Edhe pse prej vitesh janë tretur, më shfaqet fytyra ëngjëllore e tyre dhe mesazhet që na lanë.

Çfarë thanë ata dhe nuk na doli? Ku vanë ato mesazhe njerëzore, të sakrificës së tyre dhe përvojës së mundimshme? Për të gjitha këto që na lanë, shitën gjithçka kishin, shitën edhe pasurinë… Pra, u sakrifikuan breza të tërë…! Ndërsa neve, na ka mbetur të rrojmë, duke shitur burrërinë e tyre.

Ku vanë vallë, ata pleq hyjnorë, engjëllorë e ajo mençuri?...


Vajtën atje… ku ishin më përpara se sa të lindnin e të shfaqeshin në këtë botë.?! Kështu, që drejt rrugës për te e natyrshmja, te gjendja para lindjes, drejt këtij fataliteti jemi të gjithë. Në këtë mënyrë bëhemi koshientë, që jeta është një gjendje mendore.

Nga përdorimi deri në shtrydhje i mendjes, parandjenjës dhe intuitës, tentojmë të arrijmë tek një dimesion i ri. Arrijmë të cekim dimensionin e ekzistencës pa kufi...

Astrit Kosturi
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Apokalipsi Empty Re: Apokalipsi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi