Shqiponja në Mitologjinë Shqiptare
Faqja 1 e 1
Shqiponja në Mitologjinë Shqiptare
Shqiponja në Mitologjinë Shqiptare
Një nga shpendët mitikë më të nderuar nga shqiptarët, e rrethuar prej gjithfarë besimesh e tabush.
Thuajse të gjithë shqiptarët vrasjen e saj e konsideronin mëkat të madh. Por edhe në rastet kur vrisnin ndonjë, trupin e saj e hapnin në pozë fluturimi mbi ndonjë dru në kopësht a në arë, sepse besonin se kësisoj pemët apo arat do të kishin prodhime të mbara .
Shqiponja është simbol diellor; përfaqëson të gjithë zotat e qiellit; diellin në zenith; parimin shpirtëror; ngjitjen; frymëzimin; clirimin nga skllavëria; fitoren; krenarinë; soditjen; apoteozën; pushtetin mbretëror; autoritetin; fuqinë; lartësinë; element i ajrit.
Mendimi se është e aftë të fluturojë gjer te dielli, ta shikojë atë drejt dhe të identifikohet me të, e bën shqiponjën simbol të parimit shpirtëror të njeriut, i cili është në gjëndjë të ngjitet fluturimthi drejt qiellit.
Shqiponjat dykrenare janë tipare të zotave të dyfishtë dhe përfaqësojnë gjithdijen a një fuqi të dyfishtë. Përleshja midis shqiponjës dhe demit, apo midis shqiponjës dhe luanit, përleshje nga e cila shqiponja del gjithmonë fitimtare, përfaqëson triumfin e shpirtit apo të intelektit mbi mishin.
Përleshja midis shqiponjës dhe gjarpërit apo shëmbëlltyra e një shqiponje me një gjarpër ndër kthetra, përshkruan fitoren shpirtërore, ku shqiponja është simbol i fuqive qiellore, kurse gjarpri i fuqive ktonike a nëntokësore; shqiponja është gjithashtu dritë e pamanifestuar, kurse gjarpri terr i pamanifestuar; bashkë ata bëjnë plotësinë, njësinë kozmike dhe bashkimin e shprtit dhe materies. Shqiponja në krye të një shtyllë është emblemë e zotit të diellit, si sol invictus ngadhnjyes mbi terrin.
Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Similar topics
» Mbi Mitologjinë shqiptare
» Pupëza në Mitologjinë Shqiptare
» Fatet në Mitologjinë Shqiptare
» Vidasi në Mitologjinë shqiptare
» Xhindët në Mitologjinë Shqiptare
» Pupëza në Mitologjinë Shqiptare
» Fatet në Mitologjinë Shqiptare
» Vidasi në Mitologjinë shqiptare
» Xhindët në Mitologjinë Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi