EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pupëza në Mitologjinë Shqiptare

Shko poshtë

 Pupëza në Mitologjinë Shqiptare  Empty Pupëza në Mitologjinë Shqiptare

Mesazh  Neo 16.12.12 22:04

Pupëza në Mitologjinë Shqiptare

 Pupëza në Mitologjinë Shqiptare  Nnjxo5

Legjenda për Pupëzën shëmbëllen në shumë anë me legjendën e shndërrimit të motrës në qyqe, vetëm se kësaj here, ajo që kthehet në pupëz nuk është motra, por nusja, kurse i vrari nuk është vëllai, porse dy dhëndurrë, dy mëtues, që duan të venë kurorë me të njëjtën vajzë.

Ata ndeshen në udhëkryq në krye të dy karvaneve me krushq dhe aty shkrepin pushkët. Nusja e tmerruar dhe e cuditur, nis e bërtet:”Mos! Jo! Prisni! Jo! Pu-pu-pu!” Po përleshja vazhdon dhe nusja që s’mund të bëjë asgjë, i shikon dhe e tmerruar bën vetëm “Pu-pu! Pu-pu!”

Zallahia nuk zgjat shumë, sepse në tërbim e sipër, krushqit vrasin njëri-tjetrin, aq sa nuk mbetet askush gjallë. Nusja e tmerruar merr vrapin e ik nga sytë këmbët, duke bërë pu-pu! pu-pu!

Dhe në vrap e sipër kthehet në atë zogun e bukur që sot quhet pupëz. Kjo legjendë rrëfehet në Pogradec
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi