EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatet në Mitologjinë Shqiptare

Shko poshtë

Fatet në Mitologjinë Shqiptare Empty Fatet në Mitologjinë Shqiptare

Mesazh  Neo 16.12.12 22:10

Fatet në Mitologjinë Shqiptare

Fatet në Mitologjinë Shqiptare 3-fati10

Figura të besimeve popullore dhe përrallave, që përfytyrohen si tri gra që vijnë natën e tretë te djepi i të posalindurit dhe i caktojnë fatin e jetës.

Në veriun e Shqipërisë këtë detyrë e kryejnë Orët. Çdo pësim i njeriut i mvishet vendimit të tyre, ndaj njerëzit ngushëllohen duke thënë: kështu e shkruan Fatet. Natën e tretë bëhet edhe kremtja e familjes, që quhet poganiqe.

Për këtë rast piqet një bukë, e cila thyhet mbi djepin e fëmijës. Ndër të krishterë, pas kësaj ceremonie i vihet emri fëmijës. Thirren edhe Fati, Vitore, Mira, Mirushe (E. Giordano, Fjalori), Orë (në Veri), Fata (Hora e Arbëreshëve), Fëtresha (E. Giordano, Fjalori), Fatmira, Fatëza (E. Giordano, Fjalori), Fatie (De Rada, Raps., 14v), Fatia (Pederson, f. 205).

Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi