Vidasi në Mitologjinë shqiptare
Faqja 1 e 1
Vidasi në Mitologjinë shqiptare
Vidasi në Mitologjinë shqiptare
Vidasusi, në besimin e ilirëve ishte perëndi që mbronte pyjet, burimet dhe fushat. Në monumente ai paraqitet i shoqëruar nga gruaja e tij, Thana.
Në Topusk-Kroaci, pranë një burimi uji mineral janë gjetur katër altarë kushtuar këtij çifti. Në të njëjten krahinë janë gjetur gjithashtu mbeturinat e një faltoreje kushtuar Silvanit si dhe shumë altarë të tjerë me emrin e kësaj hyjne romake.
Duke u bazuar në këtë fakt, mitografët kanë arritur në një përfundim të drejtë se Vidasusi në besimin ilir kishte atribute të ngjajshme me ato të hyjnisë romake Silvan-mbrojtësin e burimeve, të pyjeve dhe të fushave, kurse Thanën e kanë identifikuar me hyjneshën romake Diana.
Vidasusi dhe Diana adhuroheshin shumë nga pjesa më e madhe e popullsisë ilire, sidomos nga ata që merreshin me blegtori, si Dalmatët.
Vidasusi ka qenë hyjni supreme e ilirëve në panteonin ilir prandaj zinte një vend shumë të rëndësishëm.
Por kulti i Vidasusit-Silvanit ilir gjeti adhurues edhe në shtresat e ulëta popullore të Romës dhe të Italisë. Ai u pëhap edhe në provinca të largëta të perandorisë. Kjo dëshmon për ndikimin e kultit të pasur ilir në vetë panteonin romak.
Thana dhe Vidasi
Një çift hyjnor ilir që është rafiguruar në disa monumente të bëra nga ilirët. Katër altarë votivë me mbishkrime i janë kushtuar këtij çifti e janë gjetur në Topusko. Emrat e këtyre hyjnive janë, me sa duket, emra ilirë.
Thana është hyjneshë me atribute të Artemisit apo Dianës.
Vidasi ka atributet e hyut të këtij binomi kultik janë edhe vepra të vërteta të artit ilir; ato kanë veshje ilire dhe një stil karakteristik vendas.
M.Zeqo, "Panteoni ilir", 1995

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Similar topics
» Mbi Mitologjinë shqiptare
» Fatet në Mitologjinë Shqiptare
» Shqiponja në Mitologjinë Shqiptare
» Xhindët në Mitologjinë Shqiptare
» Lugati në Mitologjinë Shqiptare
» Fatet në Mitologjinë Shqiptare
» Shqiponja në Mitologjinë Shqiptare
» Xhindët në Mitologjinë Shqiptare
» Lugati në Mitologjinë Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi