EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rruga e dorës së majtë dhe rruga e dorës së djathtë

2 posters

Shko poshtë

Rruga e dorës së majtë dhe rruga e dorës së djathtë Empty Rruga e dorës së majtë dhe rruga e dorës së djathtë

Mesazh  Berti69 18.10.14 1:28

Rruga e dorës së majtë dhe rruga e dorës së djathtë Images12
Rruga e dorës së majtë dhe rruga e dorës së djathtë Ginosa10

Termi rruga e dorës së majtë dhe rruga e dorës së djathtë i referohet një dualiteti logjik mes dy llojeve të ndryshme të praktikave shpirtërore, qoftë fetare si hinduizmi apo në atë okulte.

Nga pikëpamja simbolike, rruga e dorës së djathtë është asimiluar me të mirën dhe e keqja me rrugën e dorës së majtë, e cila gjithashtu jep një kundërshtim mes magjisë së bardhë (dora e djathtë) dhe magjia e zezë (dora e majtë).

Nga pikëpamja e Inicimit, ezoterizmi i djathtë bazohet në arsye, njohuri ndërsa ai i majtë në zemër, mirësi.

Klasifikimi

Përdorimi më modern i njeh fetë që përqëndrohen në adhurimin të një apo më shumë hyjnive dhe respektimi i kodeve strikte morale si rrugë e dorës së djathtë; ndërsa fetë që kanë vlera të qëllimeve personale janë në rrugën e dorës së majtë.

Termi "rruga e dorës së majtë", është përdorur kryesisht nga Helena Blavatsky (1831 - 1891) për të përshkruar "vëllezërit e hijes" që praktikojnë magjinë e zezë.

Në Tantrizëm

Tantra është një traditë ezoterike indiane që vjen nga hinduizmi dhe budizmi. Praktikuesit e Tantrës ndahen në dy rrugë të ndryshme: dakshinachara dhe vamachara, fjalë të përkthyera nga sanskritishtja respektivisht si rruga e dorës së djathtë dhe rruga e dorës së majtë.

Dakshinachara përbëhet nga praktikat tradicionale të hinduizmit si asketizmi dhe meditimi, ndërsa Vamachara përfshin praktikat rituale, konsumimi i alkoolit ose gjërave toksike, sakrificat e kafshëve dhe konsumi i mishit.

Tantra e dorës së djathtë sublimon ndjenjat e dashurisë apo pulsionet seksuale, ndërsa ajo e dorës së majtë ritualizon praktikat seksuale dhe përdor kënaqësi trupore.

Kritika

Disa autorë kanë pikëpamje të tjera kundështuese: për poetin Fernando Pessoa, e majta e dijes është shkenca, arsyetimi, spekulimi intelektual ndërsa ana e djathë: dituria okulte, intuita, spekulimet mistike dhe kabbalistike.

explorerunivers
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rruga e dorës së majtë dhe rruga e dorës së djathtë Empty Re: Rruga e dorës së majtë dhe rruga e dorës së djathtë

Mesazh  Hagel 13.11.14 22:15

Ne okultizmin perendimor, rruga e dores së djathte do te thote rruga magjike ne te cilen praktikuesi mbetet i nenshtruar ndaj Zotit dhe kerkon shperberjen e egos se tij per tu bashkuar plotesisht me Hyjnoren.
Kulmi i kesaj rruge nuk eshte mosrimisherimi ose per tu misheruar per te ndihmuar te tjeret qe te kthehen te Burimi. Nje forme e magjise se krishtere lidhet drejtperdrejt me rrugen e dores se djathte.

Rruga e dores se majte eshte individualiste, hulumtim evolucioni dhe ruajtja e egos. Me ane te shtriganise se larte, rruga ogurzeze ka per qellim te çoje individin në hyjnizimin e vetes ku asnje force superiore nuk do ta kete vendin siper tij dhe te jetoje perjetesisht. Kjo eshte nje rruge e evolucionit personal shpesh e lidhur me Luciferizmin. Mes Luciferizmit dhe Satanizmit, gjendet rruga e Inicimit Vampirik apo Magjik.Ne kete rruge nuk ka rregulla morale.
Rruga e dores se majte eshte e lidhur zakonisht ne kontakt me demonet ose me arketipet e zinj.
Ne inicimin Satanik, demoni do te jete partner dhe mjeshter, ndersa te vizioni Luciferian demoni do te jete nje force qe dominohet dhe nenshtrohet.
Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi