BISEDAT ME ZOTIN
2 posters
Faqja 1 e 1
BISEDAT ME ZOTIN
Nga Neale Donald WALSCH
Shqipëruar nga: Hasan HAMËZBALA
BISEDAT ME ZOTIN
* një dialog i pazakonshëm *
Jeni në rrugë për të përjetuar një përvojë të pazakonshme. Do ta përjetoni bisedën me Zotin. Po, po. E di... kjo nuk është e mundur. Sigurisht mendoni (apo ashtu ju kanë mësuar) se kjo nuk është e mundur. Dikush mund t’i flasë Zotit, por jo me Zotin. Gjegjësisht se Zoti nuk do të përgjigjet, apo jo? Së paku jo në trajtën e bisedës së zakonshme, të përditshme.
Falënderimet
Së pari, në fillim, në fund dhe përherë dua t’i falënderohem Burimit të çdo gjëje që ndodhet në këtë libër, të çdo gjëje që është jetë dhe që është burimi i vetë jetës.
Së dyti, dua t’u falënderohem mësuesve të mi shpirtërorë, ku përfshihen shenjtorët dhe të urtët e të gjitha religjioneve.
Së treti, e kam të qartë se secili prej nesh mund të bëjë listë me njerëz të cilët kanë ndikuar në jetët tona në mënyrë aq të rëndësishme e të thellë saqë i ikin çdo kategorizimi apo përshkrimi; njerëz që me ne kanë ndarë urtinë e tyre, të cilët na e kanë thënë të vërtetën e tyre, i kanë vuajtur për ne gabimet tona dhe dobësitë tona në durimin e tyre të pakufishëm – dhe të cilët nëpërmjet të gjitha këtyre na kanë shikuar me kujdes, duke parë në ne atë më të mirën që ka mundur të shihet. Njerëz të cilët, në të pranuarit tonë nga ana e tyre si dhe në refuzimin e tyre për të pranuar ato pjesë tonat për të cilat kanë ditur se ne ato në të vërtetë nuk i kemi përzgjedhur, kanë bërë që të rritemi; që disi të bëhemi më të mëdhenj.
Së katërti, dhe së fundmi, do të dëshiroja t’u jepja mirënjohje disa njerëzve të cilët kurrë nuk i kam takuar, por jeta dhe puna e të cilëve ka ndikuar në mua aq fuqishëm saqë nuk mund të lejoj të kalojë ky çast, e që të mos iu falënderohem nga thellësitë e qenies sime për çastet e ëndjeve të veçanta që më kanë ofruar me ekspozimet e tyre të madhërishme mbi atë se ç’është e vërteta reale mbi ndjesinë e jetës.
Për mua njerëz të tillë kanë qenë kryesisht artistët kreativë ...
Hyrje
Jeni në rrugë për të përjetuar një përvojë të pazakonshme. Do ta përjetoni bisedën me Zotin. Po, po. E di... kjo nuk është e mundur. Sigurisht mendoni (apo ashtu ju kanë mësuar) se kjo nuk është e mundur. Dikush mund t’i flasë Zotit, por jo me Zotin. Gjegjësisht se Zoti nuk do të përgjigjet, apo jo? Së paku jo në trajtën e bisedës së zakonshme, të përditshme.
Kështu edhe unë kam menduar. E atëherë më ka ndodhur ky libër. Në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Këtë libër nuk e kam shkruar unë, ai më ka ndodhur mua. E derisa do ta lexoni, ai do t’ju ndodhë edhe juve, sepse ne do të udhëhiqemi kah e vërteta për të cilën jemi të gatshëm.
Jeta ime sigurisht do të ishte shumë më e lehtë sikur krejt këtë ta mbaja në heshtje. Por, kjo nuk ka qenë arsye pse gjithë kjo më ka ndodhur. Dhe pa marrë parasysh vështirësitë që libri mund të m’i sjellë (ma përshkruajnë sakrilegjin, mashtrimin, hipokrizinë, sepse këto të vërteta nuk i kam përjetuar në të kaluarën apo – që është ndoshta edhe më keq – më quajnë “të shenjtë”) nuk është e mundur tani ta ndalë këtë proces. E këtë edhe nuk e dëshiroj. Kam pasur rast të heq dorë nga të gjitha, por nuk kam hequr. Kam vendosur të qëndroj pranë atyre që m’i thonë instinktet e mia natyrore në vend se t’i dëgjoj ato që do të m’i thoshin shumë njerëz për këtë material.
Ato instinkte më thonë se ky libër nuk është një marrëzi që vetëm shteron punën e imagjinatës së dëshpëruar apo thjesht vetarsyeton njeriun për devijimet jetësore... Për këtë arsye materialin ua kam dhënë një grupi njerëzish për ta lexuar gjersa ende ka qenë në dorëshkrim. Kanë qenë të prekur. Edhe kanë qarë. Edhe kanë qeshur shkaku i gëzimit dhe humorit në të. Dhe jetët e tyre, ashtu më kanë thënë, u kanë ndryshuar. Ata kanë qenë të përshkuar. Kanë qenë të fuqizuar.
Shumë kanë thënë se kanë ndryshuar.
Atëherë e kam kuptuar se ky libër ishte për secilin dhe se do të duhej botuar, se ai ishte një dhuratë e mrekullueshme për të gjithë ata që sinqerisht duan përgjigje dhe të cilët vërtet ndjejnë nevojë për pyetjet; ai është për të gjithë ata të cilët në gjurmimin e tyre pas së vërtetës udhëhiqen nga sinqeriteti i zemrës së tyre, nga gjakimi i shpirtit dhe nga mendja e hapur. E të tillët në të shumtën jemi të gjithë ne.
Neale Donald Walsch
Central Point, Oregon
Krishtlindjet e viti 1994
Në pranverën e vitit 1992 – sa më kujtohet diku afër Pashkëve – në jetën time ndodhi një dukuri e jashtëzakonshme. Zoti filloi të flasë me mua. Përmes meje.
Më lejoni të sqaroj.
Në atë kohë kam qenë shumë i palumtur, në kuptimin personal, afarist dhe në atë emocional dhe tërë jeta ime më është dukur disfatë në të gjitha nivelet. E pasi që me vite e kam pasur zakon t’i shkruaj mendimet e mia në formë letrash (të cilat nuk ia kam dërguar kurrë askujt) e kam marrë tubën besnike të letrave të verdha për shkrim dhe kam filluar që në to t’i derdhë ndjenjat e mia.
Këtë herë, në vend se t’i shkruaja letër të re ndonjë personi të cilin e kam përfytyruar se po më mundon, ma ka thënë mendja se do të shkoja drejt e tek shkaku, drejt e tek më i madhi nga të gjithë mundimtarët. Kam vendosur t’i shkruaja letër Zotit.
Ka qenë ajo letër smirëzezë, e nxituar, përplot konfuzion, shtrembërime e gjykime. Dhe një mori pyetjesh idhnake.
Përse jeta ime nuk ka sukses? Çfarë duhet ndërmarrë që të ketë? Përse nuk po mund ta gjej lumturinë në lidhjet e mia? A thua vallë kurrë nuk do ta njoh ndjesinë sesi është të kesh mjaft para? Në fund – dhe më e rëndësishmja – çfarë kam bërë unë që e kam merituar ta çoj jetën në luftë të përhershme, të pandërprerë?
Për befasinë time, derisa e kam shkruar të fundmen në vargun e pyetjeve idhnake pa gjasa për përgjigje dhe jam përgatitur ta lija lapsin, dora më ka mbetur mbi letër sikur aty ta mbante ndonjë forcë e panjohur. Befas lapsi ka zënë të lëvizë vetë. Nuk kam pasur ide se çfarë do të shkruaj, por më është bërë se po buron një ide, ndaj kam vendosur ta pasoj. Doli...
Vallë, vërtet dëshiron përgjigje në të gjitha këto pyetje apo vetëm të duhet shfryrje?
Kam plapuritur sytë... e pastaj në mendjen time është krijuar përgjigjja. Dhe atë e kam shkruar.
Të dyja. Sigurisht se shfryhem, por po qe se në ato pyetje ekzistojnë përgjigjet, djallëzisht i sigurt do t’i dëgjoja.
“Djallëzisht i sigurt” do të dëshiroje shumëçka. Por, a nuk do të ishte, vallë, bukur që të ishe “parajsisht i sigurt”?
E unë kam shkruar:
Ç’do të thotë kjo?
Para se ta kem kuptuar, e kam filluar bisedën... vetëm se unë nuk kam shkruar gjithaq, më tepër kam përshkruar atë që më është diktuar.
Ai diktim ka zgjatur tri vjet, dhe atëherë nuk kam ditur kah t’ia mbaj. Përgjigjet në pyetje nuk kanë mbërritur gjersa nuk e kam përfunduar shkrimin e pyetjes dhe nuk i kam shtyrë mendimet e mia personale për anësh. Shpesh përgjigjet kanë mbërritur më shpejt sesa kam mundur t’i shkruaj dhe do të gjendesha në situatën që të shkarravisja shpejt për të mbërritur t’i shkruaja të gjitha. Kur hutohesha dhe krijoja përshtypjen se fjalët po më vinin nga një vend tjetër, e lija lapsin dhe largohesha nga biseda gjersa përsëri nuk e ndjeja impulsin – më falni, kjo është e vetmja fjalë gjegjëse në këtë rast – që t’i kthehesha tubës me letra të verdha dhe përsëri të filloja të shkruaja.
Gjersa po e shkruaj këtë, bisedat ende vazhdojnë dhe një pjesë e madhe ndodhet në faqet që pasojnë... faqe që përmbajnë bisedimin mahnitës në të cilin unë në fillim nuk kam besuar, mandej kam supozuar se ka vlerë thjesht personale, por tash e kuptoj se ai i është dedikuar rrethit më të gjerë të njerëzve, e jo vetëm mua. Ai ju dedikohet juve dhe të gjithë atyre të cilët kanë ardhur gjer tek ky material. Se pyetjen e mia janë pyetjet tuaja.
Dëshiroj që sa më parë të kyçeni në këtë bisedim, sepse ajo që këtu është vërtet e rëndësishme nuk është tregim imi, por juaji. Tregimi juaj jetësore ju ka sjellë këtu. Përvoja juaj jetësore është ajo me të cilën ka të bëjë ky material. Përndryshe, ju nuk do të ishit tash këtu me të.
Të kyçemi atëherë në bisedë me pyetjen të cilën e parashtroj tepër gjatë: Si flet Zoti dhe kujt? Kur e kam shtruar këtë pyetje, ja se çfarë më ka mbërritur si përgjigje:
Unë u flas të gjithëve. Gjithë kohën. Nuk është çështja se kujt unë i flas, por kush më dëgjon?
E luta Zotin që më gjerësisht të ma sqarojë këtë temë. Ja, çfarë Zoti më tha:
Para së gjithash, ta zëvendësojmë fjalën të flasim me shprehjen të komunikojmë. Kjo është fjalë shumë më e bukur, më e plotë, më e saktë. Kur provojmë t’i flasim njëri-tjetrit – unë ty, ti Mua – menjëherë jemi të penguar me kufizimin e pabesueshëm të fjalëve. Në të vërtetë këtë e bëj tepër rrallë. Mënyra më e shpeshtë e komunikimit tim është me anë të ndjenjës.
Ndjenja është gjuhë e shpirtit.
Nëse dëshiron të dish se cila është e vërteta jote mbi diçka, shih se çfarë ndjen për të.
Ndjesitë ndonjëherë vështirë zbulohen – e shpeshherë edhe më vështirë pranohen. Por, të vërtetat tuaja më të mëdha të fshehura janë në ndjesitë tuaja më të thella.
Sekreti është si të arrihet gjer tek ato ndjesi. Unë do t’ju tregoj si. Përsëri. Nëse këtë ti e dëshiron.
I kam thënë Zotit se dua, por se tash më me gëzim do të doja që më gjerësisht dhe më plotësisht të më përgjigjej në pyetjen time të parë. Ja se çfarë Zoti më tha:
Unë komunikoj edhe me anë të mendimeve. Mendimi dhe ndjenja nuk janë një, megjithëqë mund të shfaqen njëkohësisht. Në komunikim me anë të mendimeve shpesh shërbehem me përfytyrime dhe fotografi. Për këtë arsye mendimet janë mjet më efikas komunikimi se fjalët.
Pos ndjenjave e mendimeve, shërbehem edhe me përvojën si mjet i fuqishëm komunikimi.
Më në fund, kur dështojnë edhe ndjenjat, edhe mendimet, edhe përvoja, unë shërbehem me fjalët. Fjalët janë vërtet mjet i dobët komunikimit. Ato janë shumë të përshtatshme të keqinterpretohen, më së shpeshti gabimisht kuptohen.
E pse kjo është kështu? Kjo është kështu shkaku se fjalët realisht janë të tilla. Ato thjesht janë shqiptim, tinguj të cilët paraqesin ndjenja, mendime dhe përvojë. Ato janë simbole. Shenja. Tregues. Ato nuk janë e vërteta. Ato nuk janë gjëra reale.
Fjalët mund t’ju ndihmojnë që diçka të kuptoni. Përvoja jua mundëson që të dini. Megjithatë, ka gjëra të cilat nuk mund t’i provoni. Prandaj ju kam dhënë mjete tjera për njohje. Ato quhen ndjesi. Edhe mendimet, gjithashtu.
Ironia supreme qëndron në atë se ju i keni dhënë rëndësi shumë të madhe Fjalës së Zotit, e shumë pak përvojës.
Në të vërtetë, përvojës i jepni aq pak rëndësi saqë, porsa përvoja juaj e Zotit dallon nga ajo çfarë ju keni dëgjuar për Zotin, automatikisht e hidhni përvojën dhe u jepeni fjalëve, në vend se të ishte e kundërta.
Përvoja juaj dhe ndjenjat tuaja për një çështje paraqesin atë që ju faktikisht dhe instinktivisht dini mbi atë gjë. Fjalët vetëm mund të gjakojnë ta simbolizojnë atë që dini, e shpeshherë mund të ngatërrojnë atë.
Këto, pra, janë mjetet përmes të cilave lajmërohem, por këto nuk janë mënyrat, sepse të gjitha ndjenjat, të gjitha mendimet, të gjitha përvojat dhe të gjitha fjalët nuk vijnë prej Meje.
Shumë fjalë i kanë thënë të tjerët në Emrin tim. Shumë mendime dhe shumë ndjenja janë shkaktuar nga shkaktarë që unë burimisht nuk i kam krijuar. Shumë përvoja dalin prej kësaj.
Sfida është tek shkëputja. Vështirësia qëndron në njohjen e dallimit midis porosisë e cila vjen nga Zoti dhe të dhënave nga burime tjera. Dallimi është i thjeshtë po qe se zbatohet rregulli themelor:
Është imi përherë Mendimi yt më i lartë, Fjala jote më e Qartë, Ndjesia jote më e Fisnike. Çdo gjë që është më e ulët se këto vjen nga burime tjera.
Tash detyra e dallimit bëhet e lehtë, madje as nxënësi fillestar nuk do të duhej ta kishte të vështirë ta njohë më të Lartën, më të Qartën, më Fisniken.
Por megjithatë kam me t’i dhënë këta tregues:
Mendimi më i Lartë përherë është ai që përmban gëzim. Fjala më e Qartë është ajo që e përmban të vërtetën. Ndjesia më e Fisnike është ajo të cilën ju e quani dashuri.
Gëzim. Vërtetësi. Dashuri.
Këta tre mund ta zëvendësojnë njëri-tjetrin, dhe njëri përherë udhëheqë ndaj tjetrit. S’ka rëndësi se si janë të renditur.
Kur me këta tregues keni përcaktuar se cilat porosi janë të Miat, e cilat kanë ardhur nga burime tjera, e vetmja pyetje që mbetet është: vallë, a do të dëgjohen porositë e mia?
Shumica e porosive të mia nuk dëgjohet. Disa shkaku i asaj se duken tejet të bukura për të qenë të vërteta. Tjerat, sepse duken të vështira për t’u ndjekur. Shumë, sepse thjesht janë të keqkuptuara. Pjesa më e madhe, sepse nuk janë të pranuara.
Lajmëtari im më i fuqishëm është përvoja, e madje edhe atë ju e shpërfillni. Atë posaçërisht e shpërfillni.
Bota juaj nuk do të ishte në gjendjen e tanishme vetëm po ta kishit dëgjuar përvojën tuaj. Rezultat i asaj se nuk e keni dëgjuar përvojën tuaj është ky se në mënyrë të përsëritur e përjetoni, gjithnjë rishtas e rishtas. Sepse qëllimi im nuk do të jetë i shtrembëruar, e as që vullneti im do të jetë i shpërfillur. Ju do ta merrni porosinë. Herët apo vonë.
Unë ju, ndërkaq, nuk do t’ju detyroj për këtë, unë kurrë nuk do t’ju detyroj. Sepse, unë jua kam dhënë vullnetin e lirë – mundësinë që të punoni sipas zgjedhjes suaj, unë këtë kurrë nuk kam për t’jua marrë, kurrë.
Dhe kështu unë do të vazhdoj t’i dërgoj të njëjtat porosi rishtas e rishtas, nëpër mijëvjeçarë dhe pa marrë parasysh atë se në ç’pjesë të Gjithësisë do të gjendeni. Përherë do t’jua dërgoj porositë e mia, derisa nuk i pranoni e përvetësoni, e t’i quani tuajat personale.
Porositë e mia do të vinë në qindra trajta, në mijëra çaste, gjatë miliona vitesh. Ju nuk mund t’i lëshoni ato po qe se vërtet i dëgjoni. Ju nuk mund t’i shpërfillni, po qe se njëherë sinqerisht i keni dëgjuar. Kështu komunikimi ynë do të zërë fill në sinqeritet. Sepse, në të kaluarën vetëm ju më keni folur Mua, m’u keni lutur, më keni mbrojtur, më keni përshpirtur. Por tash unë mund të ju përgjigjem juve, madje edhe në këtë mënyrë siç tash këtu po e bëj.
Vazhdon...
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: BISEDAT ME ZOTIN
Të gjithë njerëzit janë të veçantë dhe të gjitha çastet janë të arta. Nuk ekziston personi, dhe nuk ekziston koha të cilët janë më të veçantë prej tjerëve. Shumë njerëz dëshirojnë të besojnë se Zoti drejtohet në mënyrë të veçantë dhe vetëm njerëzve të veçantë.
Si mund ta di se ky komunikim vjen nga Zoti? Si ta di se kjo nuk është imagjinata ime personale?
Ku do të ishte dallimi? Vallë a nuk sheh se unë njësoj lehtë do të mund të veproja përmes imagjinatës tënde si dhe përmes çdo gjëje tjetër? Unë pikërisht kam me t’i sjellë mendimet, fjalët apo ndjenjat e vërteta në cilindo çast, e të cilat i përgjigjen saktësisht qëllimit të duhur, duke u shërbyer me një mjet apo me më shumë sosh.
E do ta dish se këto fjalë vijnë prej Meje, sepse ti sipas vullnetit tënd personal kurrë nuk ke folur kaq qartë. Sikur ti për këto pyetje të kishe folur kaq qartë, nuk do t’i kishe parashtruar.
Kujt i drejtohet Zoti? A ekzistojnë njerëz të veçantë? A ekziston kohë e veçantë?
Të gjithë njerëzit janë të veçantë dhe të gjitha çastet janë të arta. Nuk ekziston personi, dhe nuk ekziston koha të cilët janë më të veçantë prej tjerëve. Shumë njerëz dëshirojnë të besojnë se Zoti drejtohet në mënyrë të veçantë dhe vetëm njerëzve të veçantë. Kjo masën e njerëzve e liron nga përgjegjësia që t’i dëgjojë porositë e mia, pa le më t’i pranojë (gjë që është çështje tjetër), dhe ua mundëson t’u besojnë fjalëve të dikujt tjetër në të gjitha çështjet. Nuk është e thënë të më dëgjoni mua, se të tjerët prej meje kanë dëgjuar nga diçka mbi secilën temë, andaj ju ato do t’i dëgjoni prej tyre.
Duke dëgjuar atë që njerëzit tjerë mendojnë se kanë dëgjuar se unë kam thënë, ju fare as nuk duhet të mendoni.
Kjo është arsye më e madhja pse shumica e njerëzve lirohen nga porositë e mia në nivel personal. Nëse e pranon se po i përvetëson porositë e mija drejtpërsëdrejti, atëherë ti je përgjegjës për interpretimin e tyre. Është larg më e sigurt dhe shumë më lehtë ta dëgjosh interpretimin nga dikush tjetër (megjithëqë ata të tjerët kanë jetuar para më shumë se 2000 vjetëve) sesa të kërkosh interpretim për porositë të cilat ndoshta i pranon pikërisht në këtë moment.
Megjithatë, unë po të ftoj në trajtë të re komunikimi me Mua. Komunikim dykahor. Në të vërtetë, ti je ai që më ke ftuar Mua. Se, Unë kam ardhur tek ti, në këtë trajtë, pikërisht tash, si përgjigje në pyetjen tënde.
Pse duket sikur disa njerëz, ta marrim shembull Krishtin, i ndjejnë më tepër kumtet e tua se të tjerët?
Se disa njerëz vërtet janë të gatshëm të dëgjojnë. Ata janë të gatshëm të ndiejnë, dhe ata janë të gatshëm të mbesin të hapur për komunikim, madje edhe atëherë kur ajo që dëgjojnë duket e tmerrshme, apo e çmendur, apo plotësisht e gabuar.
Vallë, do të duhej ta dëgjonim Zotin madje edhe atëherë kur ajo çfarë thuhet duket e gabuar?
Sidomos kur duket e gabuar. Nëse njeriu për të gjitha që bën beson se është në të drejtën, kujt i duhet biseda me Zotin.
Urdhëro, puno sipas asaj që di. Por, kije parasysh se të gjithë ju atë e bëni që nga zanafilla e kohës. Dhe shih se në ç’gjendje është bota. Qartë, diçka keni gabuar. Sigurisht ekziston diçka që nuk kuptoni. Ajo që e kuptoni - ju - duhet t’ju duket në rregull, se “rregull” është shprehja me të cilën shërbeheni ju që të shenjoni diçka me të cilën pajtoheni. Së këndejmi, ajo që keni lënë ju është dukur “e gabuar”.
E vetmja mënyrë për t’u nisur përpara është që të pyeteni: “Çfarë do të ndodhte sikur e tërë ajo për të cilën unë kam supozuar se është “gabim” të ishte vërtet “në rregull”? Çdo shkencëtar i madh këtë e di. Kur diçka që shkencëtari bën, nuk jep rezultate, shkencëtari i hedh të gjitha supozimet dhe fillon nga fillimi. Të gjitha zbulimet e mëdha janë realizuar me vullnet dhe aftësi, e jo se ishin apo nuk ishin në rregull. E kjo na nevojitet këtu.
Nuk mund ta njohësh Zotin derisa nuk pushon që vetvetes t’i thuash se veç e ke njohur Zotin. Nuk mund ta dëgjosh Zotin derisa nuk pushon së menduari se veç e ke dëgjuar Zotin.
Nuk mund të ta shpall të vërtetën Time derisa ti nuk pushon të ma shpallësh tënden Mua.
Por e vërteta ime mbi Zotin vjen prej Teje!
Kush e thotë këtë?
Të tjerët.
Cilët të tjerë?
Prijësit. Predikuesit. Rabinët. Priftërinjtë. Librat. Bibla, për zotin!
Këto nuk janë burime të cilat duhet dëgjuar.
Nuk janë?!
Jo.
E cilat janë?
Dëgjo Ndjesitë e tua. Dëgjoji Mendimet e tua më të Larta. Dëgjoje Përvojën tënde. Kurdo që diçka ndryshon prej tyre, që të kanë mësuar mësuesit e tu, apo ke lexuar në librat e tu, harroji fjalët. Fjalët janë transmetuesit më të pabesë të së vërtetës.
Ka aq shumë që do të dëshiroja të të them, aq shumë që do të dëshiroja të të pyes. Nuk di nga t’ia filloj.
Për shembull, përse ti nuk zbulohesh? Nëse vërtet ekziston Zot, e Ti je Ai, përse nuk zbulohesh në mënyrën të cilën të gjithë ne mund ta kuptojmë?
Unë këtë e kam bërë vazhdimisht e vazhdimisht. Këtë e bëj përsëri, pikërisht tash.
Jo. Mendoj në mënyrën e zbulimit që është e pakundërshtueshme; e cila nuk mund të mohohet.
Si për shembull?
Që tash të shfaqesh para syve të mi.
Unë këtë edhe po e bëj, pikërisht tash.
Ku?
Kudo hedh shikimin.
Jo, unë aludoj në mënyrën e pakontestueshme. Mënyrë të cilën asnjë njeri nuk mund ta mohojë.
E ç’mënyrë do të ishte ajo? Në ç’trajtë do të dëshiroje që unë të shfaqesha?
Në trajtën të cilën ti vërtet e ke.
Kjo është e pamundur, meqë unë nuk kam trajtë të cilën ti e kupton. Unë mund të marrë trajtë të cilën ti do të mund ta kuptosh, por atëherë secili do të supozonte se ajo çfarë ka parë është një dhe e vetmja trajtë e Zotit, e jo se ajo është vetëm një nga shumë trajta në të cilat shfaqet Ai.
Njerëzit besojnë se unë jam i tillë siç ata më shohin, e jo i atillë siç nuk më shohin. Por unë jam e Padukshmja e Madhe, e jo ajo që jam në ndonjë çast të caktuar. Në kuptimin e caktuar unë jam ai që s’jam. Unë vij nga mosekzistenca dhe atje përherë kthehem.
Megjithatë, kur vij në një formë të caktuar apo në një tjetër – në formën në të cilën mendoj se njerëzit mund të Më kuptojnë – njerëzit ma përshkruajnë atë formë përgjithmonë.
Dhe kur do t’u shfaqesha në çfarëdo forme tjetër, njerëzve të tjerë, të parët do të thoshin se të dytëve nuk u jam shfaqur, sepse nuk u jam dukur atyre të dytëve ashtu siç u jam dukur të parëve, e as që u kam thënë të njëjta gjëra, prandaj – a kam mundur të jem unë?
A sheh, pra, nuk është me rëndësi se n’ç’trajtë, apo se n’ç’mënyrë unë zbulohem – cilëndo mënyrë që e zgjedh dhe cilëndo trajtë që marr, asgjë nuk mund të jetë e pakundërshtueshme.
Por, të bëje diçka që do ta dëshmonte të vërtetën mbi atë se kush je Ti, jashtë çfarëdo dyshimi...
... Akoma ka të tillë që do të thoshin se ajo është vepër djallëzore apo thjesht imagjinata e dikujt. Apo se ajo është çfarëdo tjetër përpos Meje. Sikur unë të tregohesha si Zot i gjithëfuqishëm, Perandor i Qiejve dhe Tokës dhe t’i lëvizja bjeshkët për ta argumentuar atë, ekzistojnë ata që do thoshin: “Ky duhet të jetë Satanai”!
E ashtu edhe duhet të jetë. Se, Zoti nuk ia zbulon Hyjninë Hyjnisë përmes të vërejturit të jashtëm, por përmes përvojës së brendshme. E kur përvoja e brendshme e zbulon Hyjninë, të vërejturit e jashtëm nuk është i nevojshëm. E nëse të vërejturit e jashtëm është i nevojshëm, përvoja e brendshme nuk është e mundur.
Nëse, pra, zbulimi është i nevojshëm, nuk mund të kihet, sepse akti i të lypurit është deklarim se ai nuk ekziston; se asgjë nga Zoti tani nuk është e zbuluar. Deklarimi i tillë prodhon përvojë. Sepse, mendimi yt mbi diçka është kreativ ndërkaq fjala jote është produktive, kurse mendimi yt dhe fjala jote së bashku janë mrekullisht efikas në krijimin e realitetit tënd. Prandaj do të provosh se Zoti tani nuk është shfaqur, se po të ishte Zoti ti nuk do të kërkonte që Zot të ishte.
A do të thotë vallë kjo se unë nuk mund të kërkoj asgjë prej asaj që dua? Mos vallë dëshiron të thuash se kur për diçka lutemi ashtu në të vërtetë atë e largojmë prej vetes?
Kjo është pyetje që shtrohet që nga lashtësia – kurse përgjigjja në të është dhënë sa herë që ajo është parashtruar. Megjithatë, ju nuk e keni dëgjuar përgjigjen apo atë nuk dëshironi ta besoni.
Përgjigjja në këtë pyetje, në kushtet e sotme dhe me gjuhën e sotme, jepet kështu:
Nuk do ta kesh atë që kërkon, as që mund të kesh diçka që dëshiron. Kjo është kështu shkaku se vetë kërkesa jote është deklarim i mospasjes, kurse shprehja jote se e dëshiron një gjë vepron vetëm për atë që – në realitetin tënd – ta krijojë përvojën e caktuar – dëshirimin.
Lutja e drejtë, prandaj, asnjëherë nuk është përshpirtje përulëse, porse uratë falënderimi.
Kur i falënderohesh Zotit që më parë për atë që ke zgjedhur ta provosh në realitetin tënd, ti në të vërtetë e pranon se Ai është atje... vërtet. Falënderimi prandaj është deklarimi më i fuqishëm bërë Zotit; vërtetim se unë jam përgjigjur madje edhe para se ti të kesh pyetur.
Prandaj kurrë mos u lut përulësisht. Ndero, respekto.
E çfarë nëse unë që më parë i jam falënderues Zotit për diçka, e ajo nuk realizohet? Kjo mund të sjell dëshpërim, hidhërim.
Falënderimi nuk mund të shfrytëzohet si mjet me ndihmën e të cilit do të manipulohet Zoti, do të mashtrohet Gjithësia. Nuk mund ta gënjesh vetveten. Mendja jote e di të vërtetën e mendimeve të tua. Nëse thua: “Faleminderit, Zot, për këtë e atë”, duke e ditur gjatë gjithë kohës se ajo nuk ekziston në realitetin tënd të tashëm, nuk mund të presësh nga Zoti që të jetë më pak i qartë se ti dhe që atë të ta krijojë.
Zoti e di se çfarë di ti, e çfarë ti di është ajo që shfaqet si realiteti yt.
Po si unë atëherë mund të jem sinqerisht falënderues për diçka që unë e di se nuk ekziston?
Me besim. Ai besim yti edhe po qe me madhësi sa fara e sinapit, ka për t’i lëvizur bjeshkët. Do ta njohësh se është atje, se Unë kam thënë se është atje; se Unë kam thënë se madje edhe para se ti të pyesësh, do të përgjigjem; se Unë kam thënë dhe ta kam thënë atë në çdo mënyrë të pranueshme, përmes çdo Mësuesi, se çfarëdo që të zgjedhësh, duke zgjedhur atë në emrin Tim, ka për t’u realizuar.
Por, shumë njerëz thonë se lutjet e tyre kanë mbetur të padëgjuara.
Asnjë lutje – kurse lutja nuk është gjë tjetër veçse deklarim i përzemërt për diçka që është ashtu – nuk mbetet e padëgjuar. Çdo lutje – çdo mendim, çdo deklarim, çdo ndjesi – është kreative. Gjer në shkallën sa ajo me zjarr konsiderohet e vërtetë, gjer në atë shkallë ajo do të shfaqet në përvojën tuaj.
Kur të thuhet se lutja nuk është dëgjuar, realisht ka ndodhur ajo që mendimi, fjala apo ndjenja më e keqe është bërë frytdhënëse. Por ajo që duhet ta dish – e këtu është fshehtësia – është ajo se prapa mendimeve përherë ekziston mendimi i cili mund të quhet Mendimi Protektor, gjegjësisht mendimi kontrollues.
Nëse, prandaj, lutesh dhe përulësisht kërkon, duket se ke më pak gjasa ta arrish atë që mendon se është zgjedhja jote, sepse Mendimi Protektor prapa secilës lutje përulëse është ai se tash nuk e ke atë që e dëshiron. Dhe Mendimi Protektor bëhet realitet yti.
I vetmi Mendim Protektor që do të mund ta mbizotëronte atë mendim është mendimi në besim se Zoti do ta dëgjojë bash secilën lutje. Disa njerëz në këtë besojnë, por vetëm të paktit.
Veprimi i lutjes bëhet shumë më i lehtë kur njeriu, në vend se të besojë se Zoti përherë do të thotë “po” në secilën lutje, intuitivisht ta kuptojë se vetë lutja nuk është e nevojshme. Atëherë lutja është uratë falënderimi. Ajo fare nuk është lutje, porse deklaratë falënderimi për diçka që është ashtu.

Të gjitha aksionet njerëzore, në nivelin më të thellë, të ndezura janë me njërën prej dy emocioneve, me frikën apo dashurinë. Në të vërtetë ekzistojnë vetëm dy ndjesi – vetëm dy fjalë në gjuhën e shpirtit: Ato janë skajet e kundërta të kontradiktës së madhe polare të cilën e kam krijuar kur e krijova Gjithësinë dhe botën tuaj siç sot e njihni.
Kur thua se lutja është deklaratë për diçka që është ashtu, mos vallë dëshiron të thuash se Zoti nuk bën asgjë; se krejt çfarë ndodh pas lutjes është rezultat i veprimit të asaj lutjeje?
Gabon nëse beson se Zoti është ndonjë qenie e gjithëmundshme që i dëgjon të gjitha lutjet, thotë “po” në disa prej tyre, “jo” në tjerat, ose “ndoshta” apo “më vonë” për të tjerat. Sipas cilave rregulla Zoti do të vendoste?
Gabon nëse beson se Zoti është ai i cili ka krijuar dhe i cili vendos mbi të gjitha gjërat në jetën tënde.
Zoti është vështrues, jo krijues. Zoti është gati të të ndihmojë ta jetosh jetën tënde, por jo në këtë mënyrë në të cilën pret ti.
Roli i Zotit nuk është që të krijojë apo të demolojë rrethanat a kushtet e jetës tënde. Zoti të ka krijuar ty në fytyrën dhe stilin e Zotit. Ti i ke krijuar të tjerat përmes pushtetit të cilin Zoti ta ka dhënë. Zoti e ka krijuar procesin e jetës dhe vetë jetën, siç e di. Megjithatë, Zoti ta ka dhënë zgjedhjen e lirë që me këtë jetë të bësh çfarë ke dëshirë.
Në këtë kuptim, vullneti yt është ajo të cilën Zoti për ty e ka dëshiruar.
Ti e jeton jetën tënde në mënyrën në të cilën e jeton dhe unë në këtë nuk ngatërrohem.
Ky është iluzion i madh të cilin vetë e ke krijuar se gjoja Zotit në një mënyrë apo tjetrën interesohet se çfarë bën ti.
Unë s’e kam dert çfarë bën ti, kurse ty kjo të vjen rënd ta dëgjosh. Megjithatë, a të intereson ty për atë se çfarë bëjnë fëmijët e tu kur i nxjerr përjashta të luajnë? Është çështje rezultatit për ty se a luajnë ‘macja e miu’ apo lojën ‘fshehtas’, për ty është krejt një. Jo, nuk është krejt një, sepse ti e di se ata janë krejtësisht të sigurt. I ke qitur në rrethinën të cilën e konsideron miqësore e për të cilën mendon se është krejtësisht në rregull.
Natyrisht, përherë ke për të shpresuar se ata nuk do të lëndohen. E, po qe se lëndohen, ti do të jesh aty që t’u ndihmosh, t’i shërosh, t’ua mundësosh që përsëri të ndihen të sigurt, që përsëri të jenë të lumtur, që ditën tjetër përsëri të shkojnë për të luajtur. Ditën tjetër nuk do të ketë rëndësi për ty se cilën lojë e kanë zgjedhur.
Do t’u thuash natyrisht se cilat lojëra janë të rrezikshme, por nuk mund t’i pengosh fëmijët të bëjnë gjëra të rrezikshme. Jo përherë. Jo përgjithmonë. Jo në çdo moment nga tash e deri në vdekje. Janë të urtë ata prindër që këtë e dinë. Megjithatë, prindi kurrë nuk pushon së brengosuri shkaku i rezultatit. Kjo është ajo dikotomia – të mos brengosurit shumë për veprimin, por brengosja e thellë për rezultatin – e cila është afër me tiparet e dikotomisë së Zotit. Megjithatë, Zoti në një farë mënyre nuk është shumë në merak për rezultatin. Jo për rezultatin përfundimtar. Kjo për arsye se rezultati përfundimtar është i siguruar.
Edhe ky është iluzioni tjetër i madh i njeriut: se rezultati i jetës është i pasigurt.
Ky dyshim mbi rezultatin përfundimtar e ka krijuar armikun tuaj më të madhin, e kjo është frika. Sepse, po dyshuat në rezultatin, atëherë patjetër se dyshoni në Krijuesin – dyshoni në Zotin. E nëse dyshoni në Zotin, duhet të jetoni në frikë dhe fajësi gjithë jetën tuaj.
Po qe se dyshoni në qëllimet e Zotit – dhe në aftësinë e Zotit që ta prodhojë rezultatin përfundimtar – si atëherë, kurdo qoftë, mund të relaksoheni? Si mund ta gjeni qetësinë e vërtetë?
Gjithsesi Zoti e ka aftësi të plotë që qëllimet t’i kurorëzojë me rezultate. Ju nuk mundeni dhe nuk doni të besoni në këtë (megjithëse pohoni se Zoti është i gjithëfuqishëm) dhe ashtu në imagjinatën tuaj patjetër se do ta krijoni forcën e barabartë me të Zotit për të mundur ta gjeni mënyrën që vullneti i Zotit të pengohet. Për këtë arsye në mitologjinë tuaj keni krijuar qenien që e quani “djall”. Mandej e keni sajuar se Zoti gjoja se është në luftë me atë qenie (duke menduar se Zoti i zgjidh problemet në mënyrën në të cilën ju i zgjidhni). Më në fund, ju vërtet keni trilluar se Zoti edhe mund ta humbasë atë luftë.
Krejt kjo thyen tërë atë që thoni se e dini mbi Zotin, por kjo nuk ka rëndësi. Ju e jetoni iluzionin tuaj, dhe së këndejmi e ndjeni frikën tuaj, gjithnjë nga vendimi juaj që të dyshoni në Zotin.
Por, çfarë nëse sillni vendim të ri? Cili do të ishte rezultati?
Jua them këtë: Kishit për të jetuar ashtu siç ka jetuar Buda. Siç ka jetuar Jezui. Siç ka jetuar çdo shenjtor të cilin e keni nderuar.
Por, siç ka ndodhur me shumicën e atyre shenjtorëve, njerëzit nuk kishin për t’ju kuptuar. E kur do të përpiqeshit t’ua sqaroni ndjesinë tuaj të paqes e qetësisë, gëzimet tuaja të jetës, ekstazën tuaj të brendshme, ata do t’i dëgjonin fjalët tuaja, por nuk do t’i ndienin. Ata do të provonin t’i përsëritnin fjalët tuaja, por kishin edhe për të shtuar.
Ata do të çuditeshin sesi ju mund ta keni atë që ata nuk mund ta gjejnë. E atëherë do të bëheshin xhelozë. Së shpejti xhelozia do të shndërrohej në hidhërim, dhe në hidhërimin e tyre ata do të provonin t’ju bindnin se ju nuk e kuptoni Zotin.
Dhe po qe se nuk do kishin sukses t’ju ndanin nga gëzimet tuaja, ata do të insistonin t’ju dëmtonin, aq i madh do të ishte tërbimi i tyre. E nëse kishit për t’iu thënë se as ajo s’është gjë, se madje as vdekja nuk do të mund ta turbullojë gëzimin tuaj, e as ta ndryshojë të vërtetën tuaj, ata sigurisht se kishin për t’ju vrarë! E atëherë, kur do ta shihnin qetësinë me të cilën po e pranoni vdekjen, do t’ju shpallnin shenjtor dhe prapë do t’ju donin.
Sepse është në natyrën njerëzore të duan, pastaj të rrënojnë, e pastaj përsëri ta duan atë që më së tepërmi e çmojnë.
Por përse? Përse ne këtë e bëjmë?

Ato janë dy rrotë – alfa dhe omega – të cilat mundësojnë ekzistimin e sistemit të cilin ju e quani “relativitet”. Pa ato dy rrotë, pa ato dy ide mbi gjërat, nuk do të mund të ekzistonte asnjë ide tjetër.
Çdo mendim njerëzor dhe çdo aksion njerëzor themelohet qoftë mbi dashurinë qoftë mbi frikën, nuk ekziston impuls tjetër njerëzor dhe të gjitha idetë tjera janë derivat i këtyre dyjave. Këto thjesht janë versione të ndryshme – trajta të ndryshme të së njëjtës temë.
Mendo thellësisht mbi këtë dhe do të shohësh se është e vërtetë. Kjo është ajo që unë e quajta Mendimi Protektor. Ky është mendimi mbi dashurinë dhe mbi frikën. Ky është mendim prapa mendimeve, i cili ndodhet tej mendimeve. Ky është mendimi i parë. Kjo është forca më e rëndësishme. Kjo është energji e njomë e cila vë në lëvizje makinën e përvojës njerëzore.
Dhe kështu sjellja njerëzore prodhon përvojë të sërishme pas përvojës së sërishme; për këtë njerëzit duan, pastaj rrënojnë, pastaj duan sërish; përherë ekziston vrulli nga njëra ndjesi tek tjetra. Dashuria përkrah frikën përkrah dashurinë përkrah frikën...
... Kurse arsyeja ndodhet në gënjeshtrën e parë – gënjeshtër të cilën ju e konsideroni si e vërteta mbi Zotin – se Zotit nuk mund t’i besohet; se në dashurinë e Zotit nuk mund të kihet besim; se Zoti ju pranon me kusht; se, prandaj, rezultati i fundit është i dyshimtë! E, nëse nuk mund të keni besim në dashurinë e Zotit se do të jetë përherë aty, në dashurinë e kujt mund të zini besë vallë? Nëse Zoti tërhiqet atëherë kur ju nuk silleni si duhet, a nuk do të tërhiqen, vallë, edhe vdekatarët e rëndomtë?
Dhe kështu, në çastet kur shprehni dashurinë tuaj më të lartë, ju e përshëndetni frikën tuaj më të madhe. *****
Sepse, gjëja e parë për të cilën brengoseni posa të thoni “Unë të dua” është se a do ta dëgjoni atë të njëjtën (edhe për ju). E nëse e dëgjoni të njëjtën gjë, atëherë menjëherë filloni të brengoseni se do të mund ta humbisni dashurinë të cilën sapo e keni gjetur. Dhe kështu i tërë aksioni bëhet reaksion – në mbrojtje kundër humbjes – qoftë edhe derisa përpiqeni ta mbroni veten nga humbja e Zotit. Por, sikur ta dish se Kush Je Ti – se je qenia më e shkëlqyeshme, më e shndritshme të cilën Zoti ndonjëherë e ka krijuar – kurrë më nuk kishe për t’u frikësuar. Se kush vallë do të mund ta hidhte atë madhështi të çuditshme? Madje as Zoti nuk do të mund ta vinte re gabimin në krijesën e tillë.
Por ti nuk di se Kush Je dhe mendon se je shuamë më pak. E prej nga ajo ty se ti je shumë më pak nga madhështia që je? Prej disa njerëzve, fjalës së të cilëve u beson në çdo aspekt. Prej nënës tënde dhe babait tënd.
Ata janë njerëz të cilët të duan më së shumti. Përse ata kishin me të gënjyer? Megjithatë, a nuk të kanë thënë ata vallë se je së tepërmi i këtillë, dhe jo sa duhet i atillë? A nuk të kanë nxitur ata vallë se duhet të jesh i qetë? A nuk të kanë fashitur ata në çastet e entuziazmit më të madh? Dhe a nuk të kanë shtyrë që të heqësh dorë nga disa mendime tuat më të egra?
Këto janë disa nga porositë të cilat i ke pranuar dhe, megjithëqë nuk janë në harmoni me kriteret, prandaj edhe nuk janë porosi nga Zoti, kanë mundur të jenë sepse kanë ardhur nga zotat e botës suaj.
Prindërit e tu të kanë mësuar se dashuria është e kushtëzuar – ti kushtëzimet e tyre i ke ndjerë shumë herë – dhe atë përvojë e ke bartur në marrëdhëniet e tua personale dashurore.
Kjo është përvoja të cilën e zbaton edhe ndaj meje.
Nga përvoja e tillë i nxjerr përfundimet e tua për Mua. Përbrenda këtij kuadri ti e flet të vërtetën tënde: “Zoti është Ai që të do” thua “por nëse i thyen urdhrat e tij ai ka me dënuar me persekutim të përhershëm dhe mallkim të përjetshëm”.
Se, a nuk e ke ndjerë vallë persekutimin e prindërve të tu personalë? A nuk e njeh vallë dhembjen e mallkimit të tyre? E si atëherë mund ta marrësh me mend se me mua do të jetë tjetër ndryshe?
Ke harruar sesi mund të jetë ajo të jesh i dashur pa kushte. Ty nuk të kujtohet përvoja e dashurisë së Zotit. Prandaj përpiqesh ta paramendosh sesi është dashuria e Zotit, duke e sajuar atë sipas dashurisë që e sheh në botë.
Ti në Zotin ke projektuar rolin e “prindit” dhe së andejmi e ke trilluar një Zot i cili gjykon dhe shpërblen apo të dënon, dhe këtë e bazon në marrëdhënien e tij ndaj qëllimeve të tua. Por ky është të kuptuarit e thjeshtëzuar të Zotit, i themeluar mbi mitologjinë tuaj. Kjo nuk ka kurrfarë lidhjeje me atë se Kush Unë Jam.
Kur kështu keni krijuar sistem të ri mendimtar mbi Zotin, themeluar mbi përvojën njerëzore në vend se mbi të vërtetat shpirtërore, ju keni krijuar atëherë një realitet krejtësisht të ri rreth dashurisë. Ky është realitet i themeluar mbi frikën, i rrënjëzuar në idenë e së tmerrshmes, të Zotit hakmarrës. Mendimi juaj Protektor është i gabueshëm, por ta mohosh këtë mendim do të thotë ta rrëzosh gjithë teologjinë tuaj. Dhe megjithëqë teologjia e re e cila do ta zëvendësonte do të ishte vërtet shpëtimi juaj, ju nuk mund ta pranoni, meqë ideja mbi Zotin të Cilit nuk duhet frikësuar, i Cili nuk ka për të gjykuar, dhe i Cili nuk ka arsye për të dënuar, thjesht është shumë e madhërishme për t’u pranuar përbrenda koncepteve tuaja – qofshin ato edhe më të lartësuarat mbi atë se Kush dhe Çfarë është Zoti.
Ai realitet dashurie i themeluar mbi frikën dominon në përvojën tuaj të dashurisë; në të vërtetë e krijon atë. Se ju, jo vetëm që veten e shihni sesi merrni dashuri të kushtëzuar, por ju veten e shihni sesi e jepni në të njëjtën mënyrë. Dhe megjithëqë përmbaheni dhe tërhiqeni dhe prapë i qitni kushtet tuaja, një pjesë juaja e di se ajo nuk është dashuri e tillë siç ajo vërtet është. Megjithatë, duket sikur jeni të pafuqishëm ta ndryshoni mënyrën me të cilën e ofroni. Vetvetes i thoni se atë e keni bërë në mënyrë të rëndë dhe qofshi të mallkuar nëse përsëri e sillni veten në situatë që të jeni të lënduar. E vërteta është, ndërkaq, se do të jeni të mallkuar nëse nuk silleni në situatë të tillë.
(Sipas mendimit tënd personal, të gabuar, mbi dashurinë e gjykon vetveten që kurrë pastër të mos e shijosh. Për këtë shkak, gjithashtu, vetveten e gjykon me atë që Mua kurrë të mos më njohësh ashtu siç Unë vërtet jam. Gjersa nuk më njeh, e nuk do të mundesh që përgjithmonë t’më mohosh, gjithsesi vonë do të vjen çasti i Pajtimit tonë).
Çdo veprim që ndërmerr qenia njerëzore bazohet mbi dashurinë apo frikën, e jo thjesht në marrëdhënien. Vendimet që ndikojnë në punën, veprimtarinë, në politikën, religjionin, arsimimin e rinisë suaj, temat sociale të shteteve tuaja, qëllimet ekonomike të shoqërive tuaja, zgjedhjet që vendosin për luftën, paqen, sulmin, mbrojtjen, kryengritjet agresive; vendimet që diçka të merret apo jepet, të mbrohet apo humbet, të bashkohet apo ndahet – çdo zgjedhje e veçantë e lirë të cilën ndonjëherë e ndërmerrni rrjedh prej njërës nga vetëm dy mendimet e mundshme që ekzistojnë: mendimet mbi dashurinë dhe mendimet mbi frikën.
Frika është energji e cila redukton, mbyll, shtrëngon, përzë, fsheh, ngërçon (shkakton ngërç), dëmton.
Dashuria është energji e cila zgjeron, hap, dërgon, zbulon, ndan, shëron.
Frika mbulon trupat tanë në rroba, dashuria na e mundëson të qëndrojmë lakuriq. Frika rrëmben dhe mbërthen çdo gjë që kemi, dashuria jep krejt çka kemi. Frika mbërthen, dashuria liron. Frika kafshon, dashuria zbut. Frika atakon, dashuria toleron.
Çdo mendim njerëzor, fjalë apo vepër bazohet në njërin apo emocionin tjetër. Aty nuk keni zgjedhje, se nuk keni çfarë tjetër të zgjidhni. Por keni zgjedhje të lirë mbi këtë se cilin nga ato dy emocione do ta zgjidhni.
Kur Ti këtë e flet duket lehtë, porse në çastet e vendimit, shpeshherë peshoren e mbizotëron frika. Pse kjo është kështu?
Ju kanë mësuar të jetoni në frikë. Ju kanë folur mbi atë se mbijetojnë vetëm më shkathëtit, se fitojnë më të fuqishmit dhe se suksesojnë (arrijnë sukses) vetëm më të mençurit. Së tepërmi pak është folur mbi madhështinë e atyre që më së shumti duan. Dhe kështu ju gjakoni kah ajo që të jeni më të shkathëtit, më të fuqishmit, më të mençurit – në këtë apo në atë mënyrë – edhe po qe se veten e konsideroni diç më pak se kjo në cilëndo situatë, i frikoheni humbjes, sepse ju është thënë se të jesh më pak do të thotë të humbasësh. Dhe kështu, natyrisht, i zgjidhni veprimet e themeluara mbi frikën, sepse ashtu ju kanë mësuar. Por unë jua mësoj këtë: Kur e zgjidhni veprimin të cilin e nxit dashuria, atëherë do të mbërrini më tepër sesa mbijetesa, më tepër sesa fitorja, më tepër sesa suksesi i thjeshtë. Atëherë ju do ta ndjeni lavdinë e plotë të atij që Vërtet Jeni dhe të cilët mund të jeni.
Për ta arritur këtë duhet t’i hidhni mësimet e mësuesve tuaj botërorë qëllimmirë, por gabimisht të informuar dhe t’i dëgjoni mësimet e atyre, urtia e të cilëve vjen nga burime tjera.
Në mesin tuaj ka shumë mësues të tillë, siç gjithmonë ka pasur, sepse Unë nuk kam për t’ju lënë pa ata të cilët do t’ju dëftojnë, këshillojnë, udhëzojnë dhe përkujtojnë për ato të vërteta. Megjithatë, përkujtuesi më i madh nuk është askush përjashta jush, porse zëri përbrenda jush. Ai është vegla e parë me të cilin unë shërbehem, sepse është më i kuptueshmi.
Zëri i brendshëm është zëri më i fuqishëm me të cilin flas, sepse është edhe më i afërti me ju. Ai është zëri që ju tregon se a është çdo gjë tjetër e vërtetë apo e rrejshme, e drejtë apo e gabuar, e mirë apo e keqe siç ju atë kishit për ta definuar. Ai është radar i cili e përcakton rrugën, timonier anijeje, e hap rrugën nëse ju këtë ia lejoni. Ai është zë i cili ju tregon pikërisht tash se a janë fjalët të cilat i dëgjoni fjalë dashurie apo fjalë frike. Me këtë masë ju mund t’i përcaktoni se a janë ato fjalë të cilave duhet falur vëmendjen apo shpërfillur.

Kjo është ajo të cilën e nënkuptojnë religjionet tuaja kur thonë se ju jeni të krijuar “në fytyrën dhe stilin e Perëndisë”. Kjo nuk do të thotë, siç pohojnë disa, se trupat tanë fizikë janë të ngjashëm (megjithëqë Zoti mund të marrë cilëndo formë fizike të cilën e zgjedh për qëllimin e caktuar). Kjo do të thotë se esenca jonë është njëjtë. Ne jemi të krijuar nga e njëjta lëndë. Ne JEMI “e njëjta lëndë” me të gjitha vetitë dhe aftësitë e njëjta – duke përfshirë edhe aftësinë që të krijojmë realitet fizik nga ajri.
Thua se po e zgjodha përherë veprimin i cili buron nga dashuria, atëherë do ta shijoj tërë famën e asaj se kush jam dhe kush mund të jem. A dëshiron pak më gjerësisht të ma sqarosh këtë, të lutem?
Për çdo gjë të gjallë ekziston vetëm një qëllim, e ky është që ta provoni lavdinë e plotë.
Çdo gjë tjetër që thua, mendon apo bën, i nënshtrohet këtij funksioni. Shpirti yt nuk ka se çfarë të bëjë tjetër dhe shpirti yt nuk dëshiron të bëjë asgjë tjetër.
Çudia e atij qëllimi është se ai kurrë nuk përfundon. Përfundimi është kufizim, kurse qëllimi i Zotit është pa kufij të tillë. Nëse vjen çasti në të cilin vetveten ke për ta njohur në lavdi të plotë, në atë çast do të paramendosh lavdi edhe më të madhe të cilën duhet përmbushur. Sa më shumë je, aq më shumë mund të jesh, e sa më shumë mund të jesh, mund të jesh edhe më shumë.
E fshehta më e thellë është ajo se jeta nuk është proces zbulimi, por proces krijimi.
Ti vetveten nuk e zbulon, por e rikrijon. Gjako, prandaj, jo kah ajo që veten ta njohësh Kush Je, por gjako kah ajo që ta përcaktosh se Kush Ti dëshiron të jesh.
Ka të tillë që thonë se jeta është shkollë, se ne këtu jemi t’i mësojmë mësimet e caktuara, se kur njëherë “kryejmë maturën” mund të nisemi në hulumtime të reja, tashmë jo të penguar nga trupi. A është kjo e saktë?
Kjo është pjesa e dytë e mitologjisë suaj, themeluar mbi përvojën njerëzore.
Vallë, jeta nuk është shkollë?
Jo.
Ne nuk jemi këtu për të marrë leksione?
Nuk jeni.
E përse atëherë jemi këtu?
Që të kujtoheni dhe natyrisht ta krijoni vetëdijen mbi atë se Kush Jeni.
Po ta them këtë rishtas e rishtas. Ti nuk më beson. Por, kjo është kështu. Nëse vetveten nuk e ndërton në atë i Cili (vërtet) Je, atëherë i tillë edhe nuk mund të jesh.
Në rregull. Kthehemi pakëz prapa në shkollë. I kam dëgjuar shumë mësues, njërin pas tjetrit, duke më mësuar se jeta është shkollë. Jam sinqerisht i zënë në befasi kur të dëgjoj Ty duke e mohuar këtë.
Shkolla është vend në të cilin shkon nëse diçka nuk di, e dëshiron ta mësosh atë. Ajo nuk është vend ku shkon nëse çështjen veç e di dhe dëshiron thjesht ta sprovosh diturinë tënde.
Jeta (siç e quani ju) është shans që empirikisht ta njihni atë që veçse e dini teorikisht. Për këtë nuk duhet mësuar asgjë. Duhet thjesht ta përkujtoni atë që veç e dini dhe të veproni në harmoni me të.
Nuk jam i sigurt se po kuptoj.
Fillojmë këtu. Shpirti – shpirti yt – di krejt çfarë duhet gjithë kohën të dijë. Atij asgjë nuk i është e fshehur, asgjë e panjohur. Megjithatë, dituria nuk është e mjaftueshme. Shpirti kërkon përvojë.
Ti vetveten mund ta njohësh si shpirtmadh, por nëse nuk bën diçka që fuqimisht ta dëshmojë shpirtmadhësinë, nuk ke asgjë përpos idesë mbi atë shpirtmadhësinë tënde. Mund ta dish vetveten si dashamirës, por nëse askujt nuk i dhuron dashamirësi, nuk ke asgjë përpos mendimit mbi vetveten.
Dëshira e vetme e shpirtit tënd është që koncepti më i lartësuar mbi vetveten të shndërrohet në përvojën më të madhe. Derisa ideja nuk bëhet përvojë, ekziston vetëm gjasa. Unë mendoj mbi Vetveten kohë tejet të gjatë. Më gjatë sesa ti dhe unë mund të mbajmë mend së bashku. Më gjatë sesa koha e kësaj Gjithësie, shumë më gjatë. A sheh, pra, sesi është afatshkurtër – sesi është e re – përvoja Ime mbi Mua.
Prapë nuk kuptoj. Përvoja jote mbi Ty!
Po. Lejomë të ta sqaroj:
Në fillim është ajo që ka qenë krejt Çfarë ka ekzistuar, dhe nuk ka pasur më tepër asgjë. Megjithatë, Krejt Çfarë Është nuk ka mundur ta njohë vetveten – sepse, Krejt Çfarë Është është Krejt Çfarë ka Qenë dhe nuk ka qenë asgjë tjetër. Dhe kështu... Krejt Çfarë Është ...nuk ka qenë. Se, në mungesë të diçkahi tjetër, Krejt Çfarë Është, nuk është.
Kjo është Është/S’ësht~ja e madhe mbi të cilën kanë folur mistikët që nga zanafilla e kohës.
Pra, Krejt Çfarë Është e ka ditur se ajo ka qenë krejt çfarë ka qenë – por ajo nuk ka qenë mjaft, sepse vetëm kuptimisht ka mundur ta njohë madhështinë e vet të gjithmbarshme, por jo edhe përvojisht (me anë të përvojës). Kurse përvoja mbi veten ka qenë ajo për të cilën ka gjakuar, meqë ka dëshiruar të jetë aq madhështor. Megjithatë, kjo ka qenë e pamundur, sepse vetë shprehja “i madhërishëm”është relative. Krejt Çfarë Është nuk ka mundur ta dijë sesi është ajo të jesh i madhërishëm përpos nëse nuk shfaqet ajo që nuk është. Në mungesë të asaj që nuk është, ajo që Është, s’është.
A po e kupton këtë?
Më duket se po. Vazhdo.
Në rregull.
Ajo Që Është Krejt çfarë ka ditur është se nuk ka ekzistuar asgjë tjetër. Kështu veten kurrë nuk ka mundur ta njohë nga pikëpamja jashtë vetes. Pikëvështrimi i tillë nuk ka ekzistuar. Ka ekzistuar vetëm një pikëvështrim, e ai ka qenë i vetmi vend përbrenda tij. “Është-S’është”. Jam-S’jam.
Megjithatë, e Tëra e ka zgjedhur Të tërën që Vetveten ta njohë përvojisht.
Ajo energji – ajo energji e pastër, e paparë, e padëgjuar, e pavërejtshme, prandaj edhe askujt tjetër e njohur – ka zgjedhur që ta sprovojë vetveten si madhështinë e skajshme që ka qenë. Si kishte për ta bërë? Ajo e ka kuptuar se duhej përdorur pikën e vështrimit përbrenda vetes.
Ka menduar, krejtësisht me të drejtë, se çdo pjesë e Saj duhet të jetë më e vogël sesa tërësia dhe së andejmi, po qe se Ndahet në pjesë, secila pjesë, duke qenë se është më e vogël se tërësia, ka mundur të shikojë përmbrapa në mbetjen e Vetvetes dhe ta shohë madhështinë.
Dhe kështu është Krejt Çfarë ka ndarë vetveten – duke u bërë në një çast të lavdishëm ajo që është kjo dhe ajo që është ajo. Për të parën herë ka ekzistuar kjo dhe ajo, plotësisht të ndara njëra nga tjetra. E megjithatë, që të dyja kanë ekzistuar njëkohësisht. Siç edhe krejt ajo që nuk është asnjëra prej tyre.
Kështu përnjëherësh kanë ekzistuar tri elementet: Ajo që është këtu. Ajo që është atje. Dhe Ajo që nuk është as këtu as atje – por që patjetër duhet të ekzistojë për të ekzistuar këtu dhe atje.
Ajo është asgjë~ja që i mban të gjitha. Ajo është jo~hapësira e cila e mban hapësirën. Ajo është E tëra që i mban pjesët.
Mund ta kuptosh vallë?
Po e kupton këtë?
Mendoj se po. Ti aq qartë e ke paraqitur këtë saqë, besomë, po mendoj se vërtet po e kuptoj.
Do të vazhdoj më tutje. Ajo asgjë që mban çdo gjë, është ajo që disa njerëz e quajnë Zot. Porse, kjo nuk është e saktë, meqë nënkupton se ekzistuaka diçka që Zot s’është – në të vërtetë tërë ajo që “asgjë” s’është. Por unë jam Krejt – e dukshmja dhe e padukshmja – dhe kështu ky përshkrim Mua si i Padukshmi i Madh – Jo-gjë~ja apo Mes-hapësira, një definicion i rëndësishëm mistik lindor i Zotit, nuk është më i saktë sesa përshkrimi perëndimor praktik i Zotit si e Dukshmja e Tërë.
Në krijimin e asaj që është “këtu” dhe që është “atje” Zoti ia ka mundësuar Zotit që ta njohë vetveten. Në çastin e atij eksplozionit të madh përbrenda, Zoti e ka krijuar relativitetin – më të madhen dhuratë të cilën Zoti ndonjëherë ia ka dhuruar Vetvetes. Së këndejmi marrëdhënia është më e madhja dhuratë të cilën Zoti ndonjëherë ta ka dhënë ty, çështje për të cilën, më vonë, më hollësisht kemi për të bërë fjalë.
Nga Jo-Gjëja ka buruar pastaj e Tëra – ngjarje shpirtërore plotësisht konsekuente, e specifike, në harmoni me atë që dijetarët tuaj e quajnë Teoria e Shpërthimit të Madh.
E derisa të gjitha elementet kanë depërtuar, është krijuar koha, meqë gjëja ka qenë më së pari këtu, e pastaj atje – dhe periudha e nevojshme për të mbërritur prej këtu atje ka mundur të matet.
Pikërisht kur pjesët e Vetes, që janë të dukshme, kanë zënë të definohen, “relative” ndaj njëra-tjetrës, ashtu kanë bërë edhe pjesët që janë të padukshme.
Zoti e ka ditur se për ekzistimin e dashurisë – dhe për njohjen e vetvetes si dashuri e pastër – duhet të ekzistojë edhe e kundërta e saj e vërtetë. Kështu Zoti me qëllim ka krijuar polaritetin e madh – të kundërtën absolute të dashurisë – krejt ajo që dashuri nuk është, e që tash e quajmë frikë. Në çastin kur ka ekzistuar frika, dashuria ka mundur të ekzistojë si diçka që mund të sprovohet.
Atë krijim të dualitetit midis dashurisë dhe të kundërtës së saj qeniet njerëzore në mitologjitë e tyre të njohura e quajnë lindja e së keqes, rënia e Adamit, rebelimi i Satanait e kështu me radhë.
Ashtu siç trupëzimin e dashurisë së pastër e keni quajtur Zot, ashtu frikën e mënishme e keni personifikuar në figurën të cilën e quani djall.
Disa në Tokë rreth kësaj ngjarjeje kanë zhvilluar mitologji mjaft të përpunuara, përfshirë aty edhe skenarët për beteja e luftë, për ushtarë engjëllorë e luftëtarë djallëzorë, për forcat e së mirës e të së keqes, dritës dhe errësirës.
Ajo mitologji ka qenë tentimi i parë i njerëzimit që të kuptojë, dhe t’ua transmetojë të tjerëve në mënyrën për ta të kuptueshme, ngjarjen kozmike për të cilën shpirti njerëzor është thellësisht i vetëdijshëm, por të cilin mendja mezi mund ta kuptojë.
Në krijimin e Gjithësisë si variant i ndarë i Vetes, Zoti nga energjia e pastër ka krijuar Krejt çka tash ekziston – të dukshmen e të padukshmen.
Me fjalë tjera, nuk ka lindur atëherë vetëm Gjithësia fizike, por edhe Gjithësia metafizike. Ajo pjesë e Zotit që e krijon pjesën tjetër Jam/S’jam të ekuacionit ka eksploduar po ashtu në thërrmija të panumërta më të vogla se një e tërë. Ato thërrmija të energjisë ju i quani shpirtra.
Në mitologjitë e disa religjioneve tuaja thuhet se “Zoti Baba” ka pasur shumë fëmijë shpirtërorë. Ai krahasim me mënyrën njerëzore të shumëzimit të jetës duket sikur është e vetmja mënyrë në të cilën masat mund të binden që në realitet të mbahen idetë mbi shfaqjen befasuese – ekzistencën befasuese – të shpirtrave të panumërt në “Mbretërinë qiellore”.
Në këtë kuptim rrëfimet tuaja mitologjike nuk janë shumë larg nga realiteti i vërtetë – sepse shpirtrat e panumërt që përbëjnë gjithsejshmërinë Time në kuptimin kozmik janë pasardhësit e Mi.
Qëllimi im hyjnor i ndarjes së Vetvetes ka qenë krijimi i numrit të mjaftueshëm të pjesëve të Mia për ta njohur Vetveten përvojisht (me anë të përvojës). Ekziston vetëm një mënyrë që Krijuesi vetveten përvojisht ta njohë si Krijues, e ajo është të krijojë. Dhe kështu Unë secilës prej atyre pjesëve të panumërta të Vetes ua kam dhënë fuqinë e njëjtë që të krijojnë, siç Unë e kam si tërësi.

Qëllimi im tek krijimi juaj, trashëgimtarët e mi shpirtërorë, ka qenë në atë që Vetveten ta njoh si Zot. Nuk ka mënyrë tjetër që atë ta mbërrijë përveçse nëpërmjet jush. Së këndejmi mund të thuhet (e shumë herë edhe është thënë) se qëllimi im për ju është në atë që ju veten ta njihni si Mua.
Kjo duket çuditërisht e thjeshtë, por bëhet shumë e ndërlikuar – sepse ekziston vetëm një mënyrë që ju veten ta njihni si Mua, e ajo është që më së pari veten të mos e njihni si Mua.
Tento ta ndjekësh këtë – përpiqu – sepse këtu zë fill pjesa subtile. A je i gatshëm?
Mendoj se po.
Mirë. Mbaje në mend, ti e ke kërkuar këtë sqarim. Ti e ke pritur me vite. Ti e ke kërkuar në mënyrë laike, e jo si doktrinë teologjike apo teori shkencore.
Po, e di çfarë kam kërkuar.
Çfarë ke kërkuar, atë edhe do ta kesh.
Ta thjeshtojmë, do të shërbehem me modelin tuaj të fëmijëve të Zotit si themel, gjë që nuk është edhe larg nga modeli i vërtetë.
Kthehemi, pra, në atë se si duhet të veprojë procesi i vetë-njohjes.
Ekziston një mënyrë me të cilën kam mundur të bëjë që të gjithë fëmijët e mi shpirtërorë të njihen si pjesë të Miat – e ajo është që unë atë thjesht t’ua them. Këtë edhe e kam bërë. Por shih që Shpirtit nuk i ka mjaftuar – që vetveten ta njohë si Zot, apo si pjesë të Zotit, apo si fëmijë të Zotit, apo si trashëgimtarë të mbretërisë (apo cilëndo mitologji që dëshiron ta përdorësh).
Siç e kam sqaruar, njohja e diçkahi dhe përvoja mbi atë janë dy gjëra të ndryshme. Shpirti ka gjakuar prandaj që Vetveten ta njoh edhe përvojisht (siç kam bërë unë). Njohja për ju nuk ka qenë e mjaftueshme. Prandaj unë e kam menduar planin. Ajo është ideja më e çuditshme në mbarë Gjithësinë – dhe bashkëpunimi më spektakular. Po them bashkëpunimi sepse të gjithë ju keni qenë në të me Mua.
Sipas planit, ju si shpirt i pastër ka qenë dashur të hyni në gjithësinë e sapokrijuar. Kjo është kështu shkaku i asaj se fizikisht është e vetmja mënyrë që përvojisht ta njihni atë të cilën e njihni me anë të njohjes. Kjo, në të vërtetë, është arsyeja pse e kam krijuar kozmosin fizik, gjithësinë, për fillim – dhe sistemin e relativitetit që ta udhëheqë atë, si dhe çdo gjë të krijuar.
Kur keni arritur në Gjithësinë fizike, ju, fëmijët e shpirtit Tim, keni mundur të sprovoni atë që keni ditur për veten – por para kësaj ka qenë dashur ta njihni të kundërtën. Ta sqaroj të thjeshtuar, ju nuk keni mundur ta njihni vetveten si të lartë derisa nuk e keni njohur se ç’do të thotë e ulëta. Nuk keni mundur ta njihni çfarë është e trashë, derisa nuk e keni njohur se ç’është e holla.
E zbritur në logjikën e skajshme, nuk mund ta njihni veten të tillë siç jeni derisa nuk takoheni me atë që s’jeni. Ky është qëllimi i teorisë së Relativitetit dhe i gjithë jetës fizike. Ju vetvetiu jeni të definuar me atë që nuk jeni.
Në rastin e njohjes së skajshme – në rast se veten e njihni si Krijues – nuk mund ta provoni Veten si krijues nëse dhe derisa nuk krijoni. E nuk mund ta krijoni veten derisa nuk e krijoni veten. Në njëfarë mënyre duhet më parë “të mos jeni” për të qenë. A po më përcjell, vallë?
Fund i kapitullit të parë

Prapa kesaj bisede me "Zotin" fshihet ndonje entitet astral dhe asgje tjeter sic ndodh cdohere me channeling.
Ky person ka zhgjedh nje menyre perfitimi material dhe asgje me shume.

Hagel- 61
Similar topics
» Mbi shpirtin dhe Zotin
» Dy teoritë për Zotin
» Kush e bëri Zotin?
» Meditimi Transchedental, Mrekullia qe Prek Zotin ne NE
» Koncepte të pazakontë dhe jo-ortodoksë për Zotin: Apeiroteizmi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi