EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy teoritë për Zotin

5 posters

Shko poshtë

Dy teoritë për Zotin Empty Dy teoritë për Zotin

Mesazh  Crash 28.07.14 22:31

Qe Gjithesia te ishte krijuar nga nje qenie e persosur, e cila ka ekzistuar gjithnje dhe njekohesisht ka qene gjithnje e persosur mund te ishte e mundur sipas dy rasteve te meposhtme:

1. Zoti ndodhet ne nje vend ku koha ecen ne kah te kundert me kohen ne Gjithesine tone, pra ne fillim eshte e ardhmja ku edhe Zoti ka arritur maksimumin e persosmerise se tij, pastaj vjen e tashmja dhe po shkohet drejt te shkuares. Kjo do te thonte se Zoti po behet gjithnje e me i ri, gjithnje e me pak i persosur e po shkon drejt lindjes se vet. Kjo teme eshte trajtuar pak e shume ne filmin The Curious Case of Benjamin Button

2. Zoti ndodhet ne nje vend jashte kohes, nje kontinuum ne te cilin gjithcka ndodh njekohesisht. Pra ai lind, zhvillohet dhe arrin persosmerine ne te njejten kohe. Per Zotin nuk ka te shkuar dhe te ardhme, gjithcka eshte tani. Kjo teori eshte zhvilluar nga filozofet moderne kristiane
Te dyjat rastet nisen nga ajo qe Zoti ndodhet jashte kohes sone. Kjo eshte e pranueshme nese pranojme se Zoti ka krijuar Gjithesine. Dime qe koha nisi me lindjen e Gjithesise. Pra nese Zoti krijoi Gjithesine, Ai nuk mund te ndodhet brenda saj, as brenda kohes e cila lindi me lindjen e Gjithesise.

Nga Gjithesia jone, nuk ka ndonje shembull mbi rastin e pare, ku koha shkon ne drejtim te kundert. Nderkohe ka nje shembull ndonese te vaget per rastin e dyte. Dime se koha nuk eshte e njejte ne tere Gjithesine tone. Vende te ndryshme te Gjithesise kane kohe te ndryshme.

Pra nga perspektiva e Gjithesise, si nje trup i vetem, ajo eshte duke jetuar ne kohe te ndryshme ne te njejten kohe. Por ne ndryshim nga perfytyrimi mbi Zotin, Gjithesia jone ka nje te shkuar te larget dhe do te kete nje te ardhme te larget qe nuk po ndodhin tani.
Crash
Crash

Mos dorëzimi eshte arritja drejt qellimit



26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dy teoritë për Zotin Empty Re: Dy teoritë për Zotin

Mesazh  beslasht 29.07.14 0:10

A do të mund t'a perceptoje ti një gjendje ashtu si rasti i dytë?

Ne ende nuk kemi përkufizim për kohën, nuk dimë si ta përkufizojmë, as nuk e kemi në dorë. Por dimë se çdo gjë që ndodh ndodh brenda një kohë të caktuar. Nëse nuk ekziston koha, atëherë nuk ekziston asnjë ndodhi e vetme. Konkluzioni është se në atë gjendjen pa kohë para se të krijohej gjithësia, "zoti" paska qenë një qenie e ngurtë e palëvizshme si një përmendore.

A je në gjendje ta perceptosh dot zotin në një gjendje të tillë??
beslasht
beslasht

peshq dhe yje

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dy teoritë për Zotin Empty Re: Dy teoritë për Zotin

Mesazh  Jon Sh 01.08.14 12:08

Po koha esht dicka e paprekshme pra nuk ekziston. thjesht eshte nje mjet mates. Pershembull neve plakemi dhe vdesim per shkak te proceseve ne trupin tone, por nqs proceset do te ndodhnin me ngadale ne kushte te tjera atehere do te rronim me gjate.
Jon Sh
Jon Sh

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dy teoritë për Zotin Empty Re: Dy teoritë për Zotin

Mesazh  DaniEL 01.08.14 15:14

"Për Zotin një ditë është si një mijë vjet dhe një mijë vjet janë si një ditë."
DaniEL
DaniEL

Yahushua HaMashiach është : `` Udha, e Vërteta dhe Jeta; do ta njihni të Vërtetën dhe e Vërteta do t`ju bëjë të Lirë``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dy teoritë për Zotin Empty Re: Dy teoritë për Zotin

Mesazh  Flavius 03.08.14 0:15

Perëndia nuk mund të emërohet, përndryshe do të jetë e kufizuar. Megjithatë, për t'a kuptuar, ne jemi të detyruar ndonjëherë për të përdorur fjalë domosdoshmërisht të kufizuara si fjalën ZOT.

Fjalën Zot unë e kuptoj si : Jeta, Parimi Universal, Substanca Universale që dallon nga Zoti fetar.

Perëndia, për mua, është vetë JETA. Gjithëprania, Plotfuqia dhe Gjithëdija e Qenies.
Flavius
Flavius

79


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dy teoritë për Zotin Empty Re: Dy teoritë për Zotin

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi