EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Telepatia në kohët moderne

2 posters

Shko poshtë

Telepatia në kohët moderne Empty Telepatia në kohët moderne

Mesazh  Berti69 29.11.12 0:27

Telepatia në kohët moderne

Telepatia në kohët moderne Telepa10

Telepatia është manifestim psikik i mendimeve apo imazheve të një personi, të cilat i përçohen dikujt tjetër nëpërmjet mendjes.

Këto mendime që emetohen vetëdijshëm apo pavetëdijshëm nga dërguesi, janë të "shpërndara" në hapësirë, kështu që me shqisat normale të komunikimit nuk është e mundur të pranohen dhe të komunikohet me to.

Pra, telepatia është komunikim i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalë, por vetëm me anë të mendimit, pavarësisht nga largësia e tyre. Fjala "telepati" rrjedh nga gjuha e vjetër greke dhe do të thotë: "tele" - largësi dhe "pathe" - ndjeshmëri.

Themeluesi i saj është F. Majers, një ndër themeluesit e shoqatës britanike për kërkime psikike në vitin 1882. Aftësi të komunikimit telepatik kanë të gjitha qeniet e gjalla, por ato që e kanë më të zhvilluar aftësinë e emetimit të neurorrezeve, e kanë më të theksuar këtë dukuri.

Vetë jeta është e mbushur plot me raste telepatike, të cilat paraqiten në mënyrë spontane, midis personave që janë të lidhur ngushtë emocionalisht dhe shpirtërisht, siç janë binjakët, nëna dhe fëmija, motra e vëllai, burri e gruaja etj.
Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet bazën e formimit të marrëdhënieve midis prindit dhe fëmijës. Dashuria mes nënës dhe fëmijës është e formuar kryesisht në parimet telepatike dhe këto janë posaçërisht të theksuara në vitin e parë të jetës, kur fëmija nuk di të flasë.

Gjithashtu, gati në të gjitha vdekjet, të afërmit e familjes, në çastin kur vdes i dashuri i tyre, në mënyrë të ndryshme e ndiejnë këtë dukuri të rrallë.

Kërkimet e ndryshme, për sqarimin e telepatisë në mënyrë shkencore, kanë filluar që në kohët e hershme. Eksperimente intensive në fillim të viteve 1930 zhvilloi shkrimtari Sinkler me të shoqen. Sinkleri vizatonte figura të ndryshme, ndërsa e shoqja mundohej që t'i pranonte në mënyrë telepatike dhe t'i riprodhonte.

Në serinë prej 290 provash, arriti në 23% të rasteve rezultate të sakta; 53% të pjesshme dhe 24% të gabuara. Eksperimentet e Sinklerit ishin nën kontroll të plotë.

Në disa raste përputhja e vizatimeve ishte aq e saktë, saqë Ajnshtajni që ishte prezent në disa eksperimente, u magjeps shumë dhe e përshkroi në parathënien e librit të Sinklerit "Radioja mentale", në të cilën janë paraqitur të gjitha rezultatet e eksperimenteve.

Me eksperimente telepatike u morën edhe Kerington, Dr. Rajni, Tajeri etj., dhe për eksperimente ata shfrytëzonin kompletet e letrave të: Zenerit, Lazanovit dhe të Manczarskit. Ndër më të njohurat janë ato të Zenerit që përbëhen nga 25 letra, të ndara në 5 pjesë.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Telepatia në kohët moderne Empty Re: Telepatia në kohët moderne

Mesazh  Albaniaa 22.09.13 18:17

TELEPATIA



Numri më i madh i shkencëtarëve paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç behet bartja në mes dy radiostacioneve. Duke pasur parasysh se kërkimet elektroencofalografike kanë treguar se masa e trurit emeton valë më frekuenca të ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanë valë të caktuara me karakteristika ende të pazbuluara dhe që mesazhet barten me anë të këtyre valëve dhe në trupi pranues deshifrohen.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Telepatia në kohët moderne Empty Re: Telepatia në kohët moderne

Mesazh  Vizitor 22.09.13 18:26

Katilja shkruajti: TELEPATIA



    Numri më i madh i shkencëtarëve paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç behet bartja në mes dy radiostacioneve.  Duke pasur parasysh se kërkimet elektroencofalografike kanë treguar se masa e trurit emeton valë më frekuenca të ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanë valë të caktuara me karakteristika ende të pazbuluara dhe që mesazhet barten me anë të këtyre valëve dhe në trupi pranues deshifrohen.
Ne fakt telepatia kryhet nepermjet valeve te zemres.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Telepatia në kohët moderne Empty Re: Telepatia në kohët moderne

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi