EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Telepatia, arma më e re ushtarake

Shko poshtë

Telepatia, arma më e re ushtarake Empty Telepatia, arma më e re ushtarake

Mesazh  Jon 08.04.10 23:43

Telepatia, arma më e re ushtarake

Telepatia, arma më e re ushtarake Telepa10

Koncepti i kësaj teknologjie bazohet në leximin e aktivitetit elektrik të trurit duke përdorur një EEG ose një elektroencefalogramë

Telepatia është manifestim psikotronik, gjatë të cilit vërehen mendimet, fotografitë psikike, dërgesa sensibël e një personi, respektivisht e dërguesit, nga ana e një personi tjetër, që në këtë rast është pranuesi.

Këto mendime që emetohen vetëdijshëm apo pavetëdijshëm nga dërguesi, janë të "shpërndara" në hapësirë, kështu që me shqisat normale të komunikimit nuk është e mundur të pranohen dhe të komunikohet me to.

Pra, telepatia është komunikim i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalë, por vetëm me anë të mendimit, pavarësisht nga largësia e tyre.

Fjala "telepati" rrjedh nga gjuha e vjetër greke dhe do të thotë: "tele" - largësi dhe "pathe" - ndjeshmëri. Themeluesi i saj është F. Majers, një ndër themeluesit e shoqatës britanike për kërkime psikike më 1882.

Aftësi të komunikimit telepatik kanë të gjitha qeniet e gjalla, por ato që e kanë më të zhvilluar aftësinë e emetimit të neuro-rrezeve, e kanë më të theksuar këtë dukuri.

Vetë jeta është e mbushur plot me raste telepatike, të cilat paraqiten në mënyrë spontane, midis personave që janë të lidhur ngushtë emocionalisht dhe shpirtërisht, siç janë binjakët, nëna dhe fëmija, motra e vëllai, burri e gruaja etj.

Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet bazën e formimit të marrëdhënieve midis prindit dhe fëmijës.

Dashuria mes nënës dhe fëmijës është e formuar kryesisht në parimet telepatike dhe këto janë posaçërisht të theksuara në vitin e parë të jetës, kur fëmija nuk di të flasë. Gjithashtu, gati në të gjitha vdekjet, të afërmit e familjes, në çastin kur vdes i dashuri i tyre, në mënyrë të ndryshme e ndiejnë këtë.

Kërkimet e ndryshme, për sqarimin e telepatisë në mënyrë shkencore, kanë filluar që nga koha e Mesmerit, P. Zhanes, Sh. Rishes etj.

Eksperimente intensive në fillim të viteve '30 zhvilloi edhe shkrimtari A. Sinkler me të shoqen. Sinkleri vizatonte figura të ndryshme, ndërsa e shoqja mundohej që t'i pranonte në mënyrë telepatike dhe t'i riprodhonte.

Në serinë prej 290 provave, arriti në 23% të rasteve rezultate të sakta; 53% të pjesërishme dhe 24% të gabuara. Eksperimentet e Sinklerit ishin nën kontroll të plotë.

Në disa raste përputhja e vizatimeve ishte aq e saktë, sa që A. Ajnshtajni që ishte prezent në disa eksperimente, u magjeps shumë dhe e përshkroi në parathënien e librit të Sinklerit "Radioja mentale", në të cilën janë paraqitur të gjitha rezultatet e eksperimenteve.

Me eksperimente telepatike u morën edhe U. Keringtoni, Dr. Rajni, Tajeri etj, dhe për eksperimente ata shfrytëzonin kompletet e letrave të: Zenerit, Lazanovit dhe të Manczarskit. Ndër më të njohurat janë ato të Zenerit që përbëhen nga 25 letra, të ndara në 5 pjesë dhe secila nga këto pjesë përmban nga një simbol grafik.

Numri më i madh i shkencëtarëve paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç bëhet bartja në mes dy radiostacioneve.

Duke pasur parasysh se kërkimet elektroencofalografike kanë treguar se masa e trurit emeton valë me frekuenca të ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanë valë të caktuara me karakteristika ende të pazbuluara dhe që mesazhet barten me anë të këtyre valëve dhe në trurin e pranuesit deshifrohen.

Zbulimi i një numri të madh grimcash elementare në fizikën atomike kishte rëndësi dhe për psikotronikën. Kështu, A. Kestler në veprën "Rrënjet e koincidencës" solli mendimin e disa fizikantëve se ekziston grimca elementare e posaçme e quajtur "psitron", e cila është bartëse e informatave në territorin e perceptimeve jashtëshqisore. G. Marfi, në sqarimin e telepatisë, thekson rëndësinë e marrëdhënieve personale mes dërguesit dhe pranuesit të valëve telepatike.

Gjendja e ndryshme psikike zvogëlon vetëdijen dhe i afron qeniet njerëzore njërën pranë tjetrës më shumë se sa është e mundur gjatë gjendjes sonë "normale". Sipas teorisë së Sinkronicitetit, të cilën e formuloi Jungu, përveç arsyes së lidhjeve kauzale në mes të paraqitjeve në natyrë, ekzistojnë edhe lidhje sinkronike akauzale, të cilat i lidhin dy dukuritë me përmbajtje të njëjtë të kuptimit.

Sipas Jungut, gjithçka që ndodh në një moment të caktuar, përmban karakteristikat e pandara të atij momenti. Fenomenet sinkronike paraqiten në gjendje të ulët të vetëdijes dhe janë të ngarkuara me emocione, siç janë: ëndrrat, gjendjet meditative, sëmundjet shpirtërore etj.

Teoria e Sinkronicitetit sqaron edhe shumë dukuri të tjera nga jeta, p.sh: lindja e ideve njëkohësisht te dy persona ose dukuria e njohur kur dikush na merr "fjalën nga goja", etj.

Si përfundim mund të thuhet kjo: Shumica e eksperimenteve psikotronike tregojnë se perceptimet jashtëshqisore janë procese të komunikimit të materieve të gjalla e jo vetëm të qenieve njerëzore. Kjo na sjell në supozimin se telepatia është proces themelor i intraksionit tonë me rrethin, eventualisht më i vjetër se sa komunikimi verbal.

Përdorimet më moderne të telepatisë

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është duke zhvilluar një teknologji, të njohur si telepatia sintetike, teknologji kjo që do të lejonte njerëzit të shkruajnë një email ose të krijojnë një mesazh zëri dhe ta dërgojnë atë, pa pasur nëvojë të ndezin kompjuterin, të shtypin numrat e telefonit, apo të thonë ndonjë fjalë. Koncepti i kësaj teknologjie bazohet në leximin e aktivitetit elektrik të trurit duke përdorur një EEG ose një elektroencefalogramë.

Udhëheqësi i këtij projekti shkencor, Mike D'Zmura nga Universiteti i Kalifornisë, thotë: "Unë mendoj se kjo do të bëhet thjesht një mënyrë tjetër e komunikimit". Ideja e komunikimit vetëm përmes mendimeve, nuk është diçka e re.

Në vitet 1960, një kërkues vendosi një EEG në kokën e tij dhe me pak ushtrime, ai arriti të shkruajë kodin e Morsit përmes valëve alfa të trurit. Kërkimet për këtë projekt financohen nga ushtria e SHBA-ve dhe janë duke u zhvilluar në Universitetin e Kalifornisë, Irivine, në Universitetin e Carnegie Mellonit, si dhe në Universitetin e Merilendit.

Objektivat e këtij kërkimi janë dy. E para është krijimi i një mesazhi duke përdorur, siç e quan D'Zmura, "atë zërin e vogël në kokën tuaj". Objektivi i dytë është dërgimi i atij mesazhi tek një individ apo objekt (p.sh. tek një radio), po ashtu duke përdorur vetëm fuqinë e mendimeve. Pasi marrësi të pranojë mesazhin, ai mund të lexohet si tekst apo mesazh zanor.

Pasi ushtria është duke financuar këtë projekt, është e logjikshme që përdorimet e para të kësaj teknologjie do të jenë në operacionet e ndryshme ushtarake, por D'Zmura mendon se komunikimi i bazuar në mendime do të gjejë zbatim të gjerë në fushat e tjera civile. Një prej fushave të para ku mund të gjejë përdorim komunikimi i bazuar në mendime është padyshim bota e lojërave, thotë Paul Sajda nga Universiteti i Kolumbisë.

Ushtria amerikane i ka paguar një shumë prej plot 4 milionë dollarësh Universitetit të Irvine në Kaliforni, për të zhvilluar atë që me sa duket do të jetë e ardhmja e komunikimit të Forcave të Armatosura në territor armik.

Një sistem i quajtur "telepati sintetike" do të zhvillohet për t'i lejuar ushtarëve në front të dërgojnë mesazhe direkt nga truri i tyre, pa nxjerrë asnjë tingull nga goja. Ky sistem do të jetë i përbërë nga një ndërfaqe neurale, e cila do të kapë disa prej sinjaleve celebrale, përmbajtja e të cilave do të shfaqet tek marrësi qoftë në version teksti, qoftë në version mesazhi zanor.

Në vitet '60, kërkuesi Edmund Dewan kishte arritur të modulonte frekuencat e valëve të tij alfa për të shkruar një mesazh në alfabet mors, por metoda që do të përdoret nga kërkuesit do të jetë shumë më e sofistikuar.

Si fillim do të klasifikohen aktivitetet e ndryshme të trurit, për të zbuluar në mënyrë të pagabueshme sinjalet e dërguara, sidomos ato më të rëndësishmet dhe antonime, si për shembull sinjal për "PO" dhe "JO" (kuptohet lehtë se sa e rëndësishme është të mos gabohen këto mesazhe).

Më pas një trajnim special për çdo ushtar do të kryhet në mënyrë që të krijohet një kaskë e personalizuar për aktivitetin e tij cerebral. Ja një shembull i procedurës që është imagjinuar. I tregohen pacientit të mbuluar me një kaskë speciale (kaskë e tipit EEG) shkronjat "Y" për "yes" dhe "N" për "NO". Një ose dy sekonda më vonë i kërkohet të mendojë "yes" ose "no" dhe regjistrohen valet e gjithë procesit.

Eksperimenti përsëritet me dhjetëra herë, derisa të mund të përcaktohen në mënyrë optimale valët që shfaqen në trurin e pacientit në rast të një pohimi ose mohimi.

Normalisht nevojitet një kohë mjaft e gjatë për të krijuar një fjalor të mjaftueshëm për të komunikuar, por megjithatë procesi është i realizueshëm. Kaska e veçantë nuk do të shërbejë vetëm si kapëse dhe krijuese valësh. Valët cerebrale lejojnë gjithashtu përcaktimin e personit të cilit i drejtohet mesazhi. Kështu kaska do të mund të dijë kujt dhe ku duhet të dërgojë mesazhin e kapur.

Normalisht pasi të jetë kualifikuar dhe përdorur tërësisht në aspektin ushtarak, një version më pak i komplikuar i këtij sistemi mund të përdoret edhe në fusha të tjera, duke filluar që nga lojërat kompjuterike deri tek edukimi në distancë.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi