EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si funksionon Telepatia

Shko poshtë

Si funksionon Telepatia Empty Si funksionon Telepatia

Mesazh  Jon 16.09.08 0:06

Si funksionon Telepatia

Problemi teorik themelor është se si telepatia mund të funksionoj, ndonëse ka barriera hapësinore e materiale, të cilat pengojnë format tjera të komunikimit.

Shumica e kërkimeve sjellin si përfundim se për telepatinë nuk ka pengesa! Kontaktet telepatike mund të vendosen me subjekt edhe në nëndetëse, në thellësi deri në 3000 metra, si dhe në largësi nga dërguesi disa mijëra kilometra.

Numri më i madh i shkencëtarëve paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç behet bartja në mes dy radiostacioneve.

Duke pasur parasysh se kërkimet elektroencofalografike kanë treguar se masa e trurit emeton valë më frekuenca të ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanë valë të caktuara me karakteristika ende të pazbuluara dhe që mesazhet barten me anë të këtyre valëve dhe në trupi pranues deshifrohen.

Një variant i kësaj teorie është hipoteza e Kozinskit, sipas së cilës themelore në telepati është elektroinduksioni, në të cilin valët elektromagnetike indukojnë gjendjen e dëshiruar në trurin pranues.

Këtë teori e demanton plotësisht me eksperimentet e tij Leonid Vasiljev, më 1963. Vasiljev i hipnotizonte subjektet dhe i fuste në kafazin e Faradeit, i cili eliminon plotësisht bartjen e valëve elektromagnetike.

Kjo situatë nuk ndikonte fare në sugjestionet telepatike, kështu që sot teoria elektromagnetike mbi telepatinë konsiderohet si e pavlerë.
Roli, më 1966, në veprën e tij “Perceptimet jashtëshqisore dhe të mbajturit mend” jep teorinë e fushës psikike.

Sipas asaj teorie secili objekt dhe secila qenie e gjallë e ka fushën psikike, ngjashëm me gravitacionin (fusha gravituese ndikon pa marrë parasysh pengesat dhe izolimet). Ajo çfarë ndodh në një fushë psikike, dyfishohet në fushën tjetër. Dobësia e vetme e kësaj teorie qëndron në atë se njëra dukuri - telepatia, shpjegohet me dukurinë tjetër - gravitacionin, i cili edhe sot e kësaj dite nuk është i sqaruar plotësisht.

Zbulimi i një numri të madh të grimcave elementare në fizikën atomike kishte rëndësi edhe për psikotronikën. Kështu, Artur Kestler në veprën, “Rrënjët e koincidencës” solli mendimin e disa fizikanëve se ekziston grimca elementare e posaçme e quajtur PSITRON, e cila është bartëse e informatave në territorin e perceptimeve jashtëshqisore. Me gjithë arritjet e fizikës moderne atomike, kjo hipotezë nuk na afron drejt sqarimit derisa të mos zbulohet ajo grimcë.

Gardner Marfi, në sqarimin e telepatisë, thekson rëndësinë e marrëdhënieve personale mes dërguesit dhe pranuesit të valëve telepatike.

Gjendja e ndryshuar psikike zvogëlon vetëdijen dhe i afron qeniet njerëzore njërën pranë tjetrës më shumë se që është e mundur gjatë gjendjes sonë “normale”.

Marfi posaçërisht thekson se dërguesi dhe pranuesi, respektivisht vetë mundësia e manifestimit të telepatisë, paraqet një fazë më të thellë të organizmit të përgjithshëm të vetëdijeve tona si dhe nivelin e ndikimit intim në shtresat më të thella, në të cilat fenomenet paranormale ndodhin.

Duke u thelluar në shtresat e thella, të vetat, individi largohet nga e vetëdijshmja, me ç’rastë shfaqen horizonte e përmasa të reja, të mjaftueshme për arritjen e kontaktit me dukuri reale, të cilat e tejkalojnë kohën dhe hapësirën.

Sipas Teorisë së Sinkronicitetit, të cilën e formuloi C. G. Jungu, përveç arsyes së lidhjeve kauzale në mes të paraqitjeve në natyrë, ekzistojnë edhe lidhje sinkronike akauzale, të cilat i lidhin dy dukuri me përmbajtje të njëjtë të kuptimit.

Sipas Jungut, i cili në formulimin e kësaj teorie u frymëzua nga sistemi i vjetër kinez “JI-Xhing”, gjithçka që ndodh në një moment të caktuar, përmban karakteristikat e pandara të atij momenti.

Fenomene sinkronike paraqiten në gjendje të ulët të vetëdijes dje janë të ngarkuara me emocione, siç janë: ëndrrat, gjendjet meditative, sëmundjet shpirtërore e të ngjashme.

Në ato raste përmbajtja e vetëdijes së emetuesit dha pranuesit në telepati janë të njëjta për nga kuptimi, sepse përmbajtja e njëjtë ose e ngjashme paraqitet në momentin e njëjtë tek te dy.

Teoria e sinkronicitetit sqaron edhe shumë dukuri tjera nga jeta, p.sh.: lindja e ideve njëkohësisht te dy persona ose dukuria e njohur kur dikush na merr “fjalën nga goja”, etj.

Edhe pse kjo teori në këtë periudhë është njëra nga më të pranuarat në kuadrin e teorive tjera, prapëseprapë është larg sqarimit të plotë të fenomenit të quajtur telepati.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi