Telepatia Kosmike
Faqja 1 e 1
Telepatia Kosmike
Telepatia përmes mendimeve - komunikimeve sintetike...Telepatia kosmike
Shumë njerëz kanë marrë një telefonatë nga një person, pikërisht teksa ishin duke menduar për të. Tani, një studim i ri pretendon që kjo formë e telepatisë mund të mos jetë thjeshtë koinçidencë. Biologu Rupert Sheldrake nga Kolegji i Trinitretit në Angli, tha se forma më e zakonshme e telepatisë në botën moderne ndodh kur dikush mendon për dikë për asnjë arsye të dukshme dhe më pas, ai person telefonon. Për të zbuluar nëse ky fenomen është një iluzion masiv apo realitet, katër pjesëmarrësve në një eksperiment iu tha se do të merrnin një telefonatë nga një prej katër miqve.
Më pas, studiuesit hodhën zarat për të përzgjedhur telefonuesin. Më pas, të përzgjedhurve iu kërkua që t'i telefononin pjesëmarrësit në studim, të cilit iu kërkua të parashikojë se cili nga katër miqtë e tyre ishte duke i telefonuar, përpara se të ngrinin telefonin. Ligjet e probabilitetit thonë se pjesëmarrësit duhet të gjejnë emrin në 25% të kohës. Por Sheldrake zbuloi se shumica e pjesëmarrësve e gjetën saktë telefonuesin në 45% të kohës. Të njëjtin rezultat pati edhe me njerëz të cilëve iu kërkua të gjenin një nga katër njerëzit që do u dërgonin një e-mail, përpara se ta merrnin.
Sheldrake, që beson në ndërlidhjen e të gjithë mendjeve brenda një grupimi social, thotë se tashmë po i shtrin eksperimentet e tij për të parë nëse fenomeni funksionon edhe me mesazhet në telefonat celularë. "Nuk është thjeshtë rastësi", thotë ai. "Kjo është provë që tregon se diçka po ndodh me të vërtetë".
***
Ne radhe te pare do te doja t'ju tregoje ate qe suposon fizika ne lidhje me telepatin.
Hipotizohet se ekzistojne particela apo grimca elementare te afta te memorizojn dhe te levizin me shpejtesine e mendimit duke automatizuar vete mendimin.
Telepatia eshte aftesia qe ka nje individ te arrije te komunikoj emocione, permbajtje mendimesh dhe gjendje shpirterore tek nje tjeter, nepermjet nje trasmetimi mendore shume te vecante, qe nuk ka te beje me asnje lloje rruge komunikimi te perdorur deri tani.
Ky term vine nga greqishtja e vjeter qe do te thote: tele⇒large, dhe patia⇒ndjenje
Fenomeni i telepatise eshte ai me i perhapuri apo ai me frekuent ne bashkesine e te gjithe dukurive paranormale. Mendohet deri atje sa disa teza mbeshtesine faktin se njerzit primitive te cilet si e dime ishin te pa afte te komunikonin gjuhesisht, te kene perdorur telepatine, si nje menyre komunikimi normal apo te perditshem.
Studimi i telepatis eshte i bazuar ne nje metod sasiore (quantity) e cila percakton sa here dhe me cilat karakteristika manifestohet apo ashfaqet ky fenomen.
Telepatia ose biokmunikimi është njëri nga fenomenet shumë të njohura të lëmit të parapsikologjisë ose psikotronikës. Fjala “telepati” rrjedh nga gjuha e vjetër greke dhe do të thotë: “tele” - largësi dhe “pathe” - ndjeshmëri. Si themelues i saj njihet Fredrick Meiers, që është edhe njëri ndër themeluesit e Shoqatës britanike për kërkime psikike, qysh në vitin 1882.
Ç’është në të vërtet telepatia?
Telepatia mund të definohet si një manifestim psikotronik, gjatë të cilit vrojtohen mendimet, fotografitë psikike, dërgesa sensibël e një personi, respektivisht e dërguesit, nga ana e një personi tjetër, që në këtë rast është pranuesi. Këto mendime, kjo dërgesë sensibël, që emitohet vetëdijshëm apo pavetëdijshëm nga dërguesi, është e “shpërndarë” në hapësirë, ashtu që me pesë shqisat normale të komunikimit, të cilat ne si qenie njerëzore i posedojmë, nuk është e mundur të pranohen dhe me to të komunikojmë. Pra, mund të thuhet se telepatia është komunikim valorë i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalë, por vetëm me anë të mendimit, pavarësisht largësisë së tyre.
Aftësi të komunikimit telepatik kanë të gjitha qeniet e gjalla, por ato që e kanë më të zhvilluar aftësinë e emetimit të “neuro-rrezeve”, e kanë më të theksuar këtë dukuri. Vetë jeta është e mbushur plot me raste telepatike, të cilat paraqiten në mënyrë spontane, midis personave që janë të lidhur ngushtë emocionalisht siç është rasti i nënës dhe fëmijës, motrës e vëllait, burrit e gruas etj.
Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet fundamentin në formimin e marrëdhënieve midis prindërit dhe fëmijës. Dashuria në mes nënës dhe fëmijës është e formuar kryesisht në parimet telepatike. Komunikimet telepatike ekzistojnë më së shpeshti në vitin e parë të jetës, kur fëmija nuk mund të flasë e dashuria në mes të nënës dhe fëmijës nuk është e “vetëdijshme” ose funksion i dëshiruar. Ky është një fenomen, po e quaj “jashtëshqisor”, i cili mund të shpjegohet vetëm si lidhje telepatike. Pa këso lidhjesh nuk do të ekzistonte as dashuria e vërtetë.
Gjatë luftës së dytë botërore kemi rastin e në nëne të një luftëtari në front, e cila papritur ndien dhembje në gjoks dhe bërtet: “Biro, të vrau armiku!” Lajmin për vdekjen e të birit, të cilin e mori më vonë, përputhej plotësisht me atë ditë dhe atë moment kur edhe ju kishte lajmëruar dhembja në gjoks. Rasti i mësipërm është vetëm një, nga shumë raste të ngjashëm që na ndodhin në përditshmërinë tonë (siç i ka ndodhur edhe Laura72), por që ne i interpretojmë, varësisht prej bindjeve dhe këndvështrimeve tona...
Gati në të gjitha vdekjet, të afërmit e familjes, në çastin kur ndërron jetë i dashuri i tyre, në mënyra të ndryshme e ndjejnë këtë. Këtë fenomene sqaron edhe psikologu i njohur K. Jungu në teorinë e tij të sinkronicitetit, por edhe populli ynë i njeh shumë mirë kotë shenja, që zakonisht quhen “isharete” (arab, isara - shenjë).
Kërkimet e ndryshme për, për sqarimin e telepatisë në mënyrë shkencore, kanë filluar që nga koha e Mesmerit, Pjer Zhana-s, Sharl Rishe-es e vazhdojnë dhe në ditët tona. Tentativa e parë fillon me Mesmerin. Edhe telepatinë, sikurse të gjitha fenomenet e parapsikologjisë, ai e shpjegon si dërgim të informacioneve nëpërmjet energjisë magnetike universale, e cila i lidhë të gjitha qeniet e gjalla. Telepatia e tërhiqte vëmendjen e Mesmerit sepse edhe ajo, si shumë dukuri jashtshqisore, paraqitej shpesh gjatë gjendjes hipnotike. Mesmeri edhe mendonte se telepatia paraqitet vetëm gjatë gjendjes hipnotike.
A egziston nje lidhje e vertete midis "dhenesit"(njeriut qe i ndodh dicka) dhe "marresit"(njeriut qe parandjen ate qe ndodh) apo eshte thjeshte rastesi apo koincidence??
Ne kete dukuri te ashtuquajtur telepatike(dukuri telepatike),a ka me te vertete nje lidhje objektive,SHKAK-PASOJE,se njera lind tjetren??
Ne 1882 ne Londer,u krijua shoqata per studimin e dukurive psiqike.
Autoret e saj Gurney,Myers,Podmore,botuan vepren "Iluzionet e jetes"(1886),ku perdoren per here te pare termin TELEPATI.
Jane ngritur laboratore te vecante,per studimin e telepatise.Studimi bazohet ,kryesishtne dy aspekte themelore:
1-ne vertetimin e egzistences se telepatise,si nje dukuri reale
2-ne shpjegiminse si realizohet lidhja midis "marresit" dhe "dhenesit"
Flitet per endrra telepatike,dhe keto botohen sipas literatures perkatese,per te perpunuar opinionin,se telepatia qenkerka nje dukuri reale ...Ne te vertete deri me sot,nuk eshte sjelle asnje prove bindese,qe te vertetoje,se telepatia eshte nje dukuri reale.
Telepatia eshte:
1-Spontane
2-E natyrshme
E para thote se kjo telepati,presupozon ngjarje me emocione te forta si p.sh. semundje te renda,vdekja ,aksidentet etj.,dhe se komunikimi ne keto raste,ka nje karakter te pavetedijshem dhe ndodh sidomos gjate gjumit ne enderr,ose ne gjendje hipnotike.
E dyta thote se ne telepati,hyjne vetem ata njerez,qe kane lidhje fisnore,marrdhenie te forta miqesie e dashurie .
Po ju jap nje rast telepatie te natyrshme:
Ne dimrin e 1977,dy vellezer,me tre shoke u nisen nga Durresi me makine per ne malesite e Tiranes dhe do te ktheheshin brenda dites.
Koha po kalonte dhe ata nuk po ktheheshin.moti u prish.Nena"parandjente",se do ti kishte zene debora dhe vertet ashtu kishte ndodhur.
Pra jane bere shume eksperimente,studime te cilat shpesh jane propaganduar e reklamuar me buje.
Ne rradhe te pare,duhet te theksoj se keto te dhena,nuk perputhen aspak me parimet shkencore.
Shume shkencetare dhe studiues te ketyre dukurive telepatike,kane pohuar se telepatia s'ka asnje premise,se keto studime jane te kota dhe pakrye.
Vete ngjarjet,ndodhite ,tregojne se provat behen per te ligjeruar telepatine.Ato prova jane manipuluar dhe inskenuar deri atje,sa jane futur ne kallepet e "deshiruara".Fitimi me keto lloj endrrash eshte fantastik.
****
Telepatinë Sintetike - komunkimi përmes mendimeve.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është duke zhvilluar një teknologji, të njohur si telepatia sintetike, teknologji kjo që do të lejonte njerëzit të shkruajnë një email ose të krijojnë një mesazh zëri dhe ta dërgojnë atë, pa pasur nëvojë të ndezin kompjuterin, të shtypin numrat e telefonit, apo të thojnë ndonjë fjalë.
Koncepti i kësaj teknologjie bazohet në lëximin e aktivitetit elektrik të trurit duke përdorur një EEG ose një elektroencefalogramë.
Udhëheqësi i këtij projekti shkencor, Mike D’Zmura nga Universiteti i Kalifornisë, thotë “Unë mendoj se kjo do të bëhët vetëm një mënyrë tjetër e komunikimit”.
Ideja e komunikimit vetëm përmes mendimeve, nuk është diqka e re. Në vitet 1960ta, një kërkues vendosi një EEG në kokën e tij, dhe më pak ushtrime, ai arriti të shkruaj kodin e Morsit përmes valëve alfa të trurit. Kërkimet për këtë projekt financohen nga ushtria e SHBA-ve dhe janë duke u zhvilluar në Univeristetin e Kalifornisë, Irivine, Universitetin e Carnegie Mellonit, si dhe në Universitetin e Merilendit.
Objektivat e këtij kërkimi janë dy. E para është krijimi i një mesazhi duke përdorur, siq e quan D’Zmura “atë zërin e vogël në kokën tuaj.” Kurse objektivi i dytë, është dërgimi i atij mesazhi tek një individ apo objekt (psh. tek një radio), poashtu duke përdorur vetëm fuqinë e mendimeve. Pasi marrësi të pranojë mesazhin, ai mund të lëxohet si tekst apo mesazh zanor.
Pasi ushtria është duke financuar këtë projekt, është e logjikshme që përdorimet e para të kësaj teknologjie do të jenë në operacionet e ndryshme ushtarake, por D’Zmura mendon se komunikimi i bazuar në mendime do të gjej zbatim të gjërë në fushat tjera civile.
Një prej fushave të para ku mund të gjej përdorim komunikimi i bazuar në mendime është padyshim bota e lojërave, thotë Paul Sajda nga Universiteti i Kolumbisë. Ndërsa sipas meje, zhvillimi i kësaj teknologjie do të bëj revolucion jo vetëm në teknologjitë komunikuese por edhe në vetë mënyrën e të jetuarit tonë.
Telepatia e njeriut vizion apo ardhmëri
Telepatia paraqet aftësinë që në largësi ngjarjet që ndodhin në vende dhe largësi të ndryshme "shihen" dhe "ndjehen" në të njejtin moment kur ndodhin. Kjo metodë e komunikimit konsiderohet natyrore në mes të anëtarëve të familjes (gjakut familjar) dhe në mes personave emotivisht të lidhur (afërsi shpirtërore).
Telepatia:
Aftësia e shkëmbimit të mendimit në largësi ndërmjet Njerëzve përmes mediumit të panjohur deri tani quhet telepati.
Thuhet:
NJERIU bëhet TELEPAT kur ndjenja e Njeriut është në gjendje të njohë dhe komunikoi në largësi me Njerëzit tjerë pa mjete (sende) komunikuese, vetëm me anë të mendimeve (ndjenjës) dhe jep ose merr mendime në largësi ku ndodhë ngjarja në po atë moment kur ndjehet nga Njeriu Telepatik.
Telepatia logjikisht imponohet, analog si Televizori, Radiolidhjet apo mobil telefoni (celulari), ekziston dhënësi dhe marrësi.
Dhënësi dërgon informata te marrësi valët me frekuencë të caktuar në të cilat është vendos marrësi. Marrësi nëse është e nevojshme I dekodon këto vale dhe fiton porosinë e tyre.
Te Televizori, mobil telefoni (celulari) dhe radio emetimi, dhënësi e marrësi lidhen me radio vale të cilat janë pjesë e spektrit elektromagnetik.
Kjo lidhje apo komunikimi me mjete teknologjike mund të ndodhë kudo në planetin Tokë mes dy njerëzve.
Afër telepatisë logjike është si biseda mes dy njerëzve me anë të Mobil telefonit , ku ekziston dhënësi dhe marrësi i bisedës. Dhënësi është Njeriu që fol ndërsa marrësi është Njeriu që dëgjon . Kjo bisedë është me mjete pra me mobil telefon dhe kjo nuk është telepati por afër , pasi telepatia kryhet pa mjete por vetëm me anë të mendimeve në tru.
Truri është mjeti që shkëmben mendimet në mes të dy Njerëzve në largësi.
Telepatia paraqet aftësinë që në largësi sendet ose ngjarjet që ndodhin në vende dhe largësi të ndryshme "shihen" dhe "ndjehen" në të njejtin moment kur ndodhin. Kjo metodë e komunikimit konsiderohet natyrore në mes të anëtarëve të familjes (gjakut familjar) dhe në mes personave emotivisht të lidhur (afërsi shpirtërore).
Porosit mund të "emitohen" dhe "pranohen" në fushën elektromagnetike të valëve të trurit. Rezultatet e shumta të hulumtimeve shkencore qartë tregojnë se njerëzit shumë më tepër janë të lidhur në formën telepatike , se sa që mendohet ose supozohet.
Ekziston besimi se ëndrra është informatë telepatike që e merr njeriu. Analistët njohin raste të ndryshme që vërtetojnë se ngjarja ose përmbajtja e ëndrrës mund të jetë e nxitur nga emocioni telepatik.
Psihoanalistët që interpretojnë ëndrra tregojnë shumë raste ku klientët e tyre “shohin” ose “ndjejnë” momentin e ndonjë fatkeqësie ose të ngjarjes me rendësi e vlerë të posaçme që u ka ndodhë të afërmve të tyre.
Fenomeni telepatik sqarohet ashtu që personat emotive të afërt lidhen mes tyre me fushën e dashurisë dhe se në gjendje shpirtërore e ndjejnë “porosinë” e cila shpërndahet në etër me personat që janë të “lidhur emotivisht” në fushën e njëjtë.
Nëse ndonjëherë nuk mund të e interpretoni ëndrrën , pyet vetën ndoshta është ëndrra porosi telepatike që e dërgon dikush?
Teori:
Në miniaturë vendosen në organizëm; Telefonat mobil (celular), senzorë komunikimi etj.
Nëse mikrosezorët komunikues mund të imputohen në organizëm.
Atëherë edhe organizmi (saktë edhe truri) ka mundësi të mësohet të përdor neuronin (grup neurone) për komunikim.
Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet bazën e formimit të marrëdhënieve midis prindit dhe fëmijës. Dashuria mes nënës dhe fëmijës është e formuar kryesisht në parimet telepatike dhe këto janë posaçërisht të theksuara në vitin e parë të jetës, kur fëmija nuk di të flasë. Gjithashtu, gati në të gjitha vdekjet, të afërmit e familjes, në çastin kur vdes i dashuri i tyre, në mënyrë të ndryshme e ndiejnë këtë.
Kërkimet e ndryshme, për sqarimin e telepatisë në mënyrë shkencore, kanë filluar që nga koha e Mesmerit, P. Zhanes, Sh. Rishes etj. Eksperimente intensive në fillim të viteve '30 zhvilloi edhe shkrimtari A. Sinkler me të shoqen. Sinkleri vizatonte figura të ndryshme, ndërsa e shoqja mundohej që t'i pranonte në mënyrë telepatike dhe t'i riprodhonte.
Në serinë prej 290 provave, arriti në 23% të rasteve rezultate të sakta; 53% të pjesërishme dhe 24% të gabuara. Eksperimentet e Sinklerit ishin nën kontroll të plotë. Në disa raste përputhja e vizatimeve ishte aq e saktë, sa që A. Ajnshtajni që ishte prezent në disa eksperimente, u magjeps shumë dhe e përshkroi në parathënien e librit të Sinklerit "Radioja mentale", në të cilën janë paraqitur të gjitha rezultatet e eksperimenteve. Me eksperimente telepatike u morën edhe U. Keringtoni, Dr. Rajni, Tajeri etj, dhe për eksperimente ata shfrytëzonin kompletet e letrave të: Zenerit, Lazanovit dhe të Manczarskit.
Ndër më të njohurat janë ato të Zenerit që përbëhen nga 25 letra, të ndara në 5 pjesë dhe secila nga këto pjesë përmban nga një simbol grafik. Numri më i madh i shkencëtarëve paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç bëhet bartja në mes dy radiostacioneve. Duke pasur parasysh se kërkimet elektroencofalografike kanë treguar se masa e trurit emeton valë me frekuenca të ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanë valë të caktuara me karakteristika ende të pazbuluara dhe që mesazhet barten me anë të këtyre valëve dhe në trurin e pranuesit deshifrohen.
Zbulimi i një numri të madh grimcash elementare në fizikën atomike kishte rëndësi dhe për psikotronikën. Kështu, A. Kestler në veprën "Rrënjet e koincidencës" solli mendimin e disa fizikantëve se ekziston grimca elementare e posaçme e quajtur "psitron", e cila është bartëse e informatave në territorin e perceptimeve jashtëshqisore. G. Marfi, në sqarimin e telepatisë, thekson rëndësinë e marrëdhënieve personale mes dërguesit dhe pranuesit të valëve telepatike. Gjendja e ndryshme psikike zvogëlon vetëdijen dhe i afron qeniet njerëzore njërën pranë tjetrës më shumë se sa është e mundur gjatë gjendjes sonë "normale".
Sipas teorisë së Sinkronicitetit, të cilën e formuloi Jungu, përveç arsyes së lidhjeve kauzale në mes të paraqitjeve në natyrë, ekzistojnë edhe lidhje sinkronike akauzale, të cilat i lidhin dy dukuritë me përmbajtje të njëjtë të kuptimit. Sipas Jungut, gjithçka që ndodh në një moment të caktuar, përmban karakteristikat e pandara të atij momenti. Fenomenet sinkronike paraqiten në gjendje të ulët të vetëdijes dhe janë të ngarkuara me emocione, siç janë: ëndrrat, gjendjet meditative, sëmundjet shpirtërore etj. Teoria e Sinkronicitetit sqaron edhe shumë dukuri të tjera nga jeta, p.sh: lindja e ideve njëkohësisht te dy persona ose dukuria e njohur kur dikush na merr "fjalën nga goja", etj. Si përfundim mund të thuhet kjo: Shumica e eksperimenteve psikotronike tregojnë se perceptimet jashtëshqisore janë procese të komunikimit të materieve të gjalla e jo vetëm të qenieve njerëzore. Kjo na sjell në supozimin se telepatia është proces themelor i intraksionit tonë me rrethin, eventualisht më i vjetër se sa komunikimi verbal.
Përdorimet më moderne të telepatisë
Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është duke zhvilluar një teknologji, të njohur si telepatia sintetike, teknologji kjo që do të lejonte njerëzit të shkruajnë një email ose të krijojnë një mesazh zëri dhe ta dërgojnë atë, pa pasur nëvojë të ndezin kompjuterin, të shtypin numrat e telefonit, apo të thonë ndonjë fjalë. Koncepti i kësaj teknologjie bazohet në leximin e aktivitetit elektrik të trurit duke përdorur një EEG ose një elektroencefalogramë.
Udhëheqësi i këtij projekti shkencor, Mike D'Zmura nga Universiteti i Kalifornisë, thotë: "Unë mendoj se kjo do të bëhet thjesht një mënyrë tjetër e komunikimit". Ideja e komunikimit vetëm përmes mendimeve, nuk është diçka e re. Në vitet 1960, një kërkues vendosi një EEG në kokën e tij dhe me pak ushtrime, ai arriti të shkruajë kodin e Morsit përmes valëve alfa të trurit. Kërkimet për këtë projekt financohen nga ushtria e SHBA-ve dhe janë duke u zhvilluar në Universitetin e Kalifornisë, Irivine, në Universitetin e Carnegie Mellonit, si dhe në Universitetin e Merilendit.
Objektivat e këtij kërkimi janë dy. E para është krijimi i një mesazhi duke përdorur, siç e quan D'Zmura, "atë zërin e vogël në kokën tuaj". Objektivi i dytë është dërgimi i atij mesazhi tek një individ apo objekt (p.sh. tek një radio), po ashtu duke përdorur vetëm fuqinë e mendimeve. Pasi marrësi të pranojë mesazhin, ai mund të lexohet si tekst apo mesazh zanor. Pasi ushtria është duke financuar këtë projekt, është e logjikshme që përdorimet e para të kësaj teknologjie do të jenë në operacionet e ndryshme ushtarake, por D'Zmura mendon se komunikimi i bazuar në mendime do të gjejë zbatim të gjerë në fushat e tjera civile. Një prej fushave të para ku mund të gjejë përdorim komunikimi i bazuar në mendime është padyshim bota e lojërave, thotë Paul Sajda nga Universiteti i Kolumbisë.
Ushtria amerikane i ka paguar një shumë prej plot 4 milionë dollarësh Universitetit të Irvine në Kaliforni, për të zhvilluar atë që me sa duket do të jetë e ardhmja e komunikimit të Forcave të Armatosura në territor armik.
Një sistem i quajtur "telepati sintetike" do të zhvillohet për t'i lejuar ushtarëve në front të dërgojnë mesazhe direkt nga truri i tyre, pa nxjerrë asnjë tingull nga goja. Ky sistem do të jetë i përbërë nga një ndërfaqe neurale, e cila do të kapë disa prej sinjaleve celebrale, përmbajtja e të cilave do të shfaqet tek marrësi qoftë në version teksti, qoftë në version mesazhi zanor. Në vitet '60, kërkuesi Edmund Dewan kishte arritur të modulonte frekuencat e valëve të tij alfa për të shkruar një mesazh në alfabet mors, por metoda që do të përdoret nga kërkuesit do të jetë shumë më e sofistikuar.
Si fillim do të klasifikohen aktivitetet e ndryshme të trurit, për të zbuluar në mënyrë të pagabueshme sinjalet e dërguara, sidomos ato më të rëndësishmet dhe antonime, si për shembull sinjal për "PO" dhe "JO" (kuptohet lehtë se sa e rëndësishme është të mos gabohen këto mesazhe). Më pas një trajnim special për çdo ushtar do të kryhet në mënyrë që të krijohet një kaskë e personalizuar për aktivitetin e tij cerebral. Ja një shembull i procedurës që është imagjinuar. I tregohen pacientit të mbuluar me një kaskë speciale (kaskë e tipit EEG) shkronjat "Y" për "yes" dhe "N" për "NO". Një ose dy sekonda më vonë i kërkohet të mendojë "yes" ose "no" dhe regjistrohen valet e gjithë procesit.
Eksperimenti përsëritet me dhjetëra herë, derisa të mund të përcaktohen në mënyrë optimale valët që shfaqen në trurin e pacientit në rast të një pohimi ose mohimi. Normalisht nevojitet një kohë mjaft e gjatë për të krijuar një fjalor të mjaftueshëm për të komunikuar, por megjithatë procesi është i realizueshëm. Kaska e veçantë nuk do të shërbejë vetëm si kapëse dhe krijuese valësh. Valët cerebrale lejojnë gjithashtu përcaktimin e personit të cilit i drejtohet mesazhi. Kështu kaska do të mund të dijë kujt dhe ku duhet të dërgojë mesazhin e kapur. Normalisht pasi të jetë kualifikuar dhe përdorur tërësisht në aspektin ushtarak, një version më pak i komplikuar i këtij sistemi mund të përdoret edhe në fusha të tjera, duke filluar që nga lojërat kompjuterike deri tek edukimi në distancë.
*****
Qentë janë aq të lidhur me njerëzit, saqë në çast mund ta ndiejnë se a janë ata të gëzueshëm, të lodhur, depresivë, ose për shembull kur ju dhemb koka, para se njerëzit të japin çfarëdo shprehjeje fytyre ose ndonjë shenjë tjetër trupore, tregon studimi i Universitetit të Floridës.
Edhe pse hulumtuesit besojnë se telepatia e qenve është e lindur, duke vënë në pah se qentë shtëpiakë në leximin e mendimeve janë më të suksesshëm se kafshët e egra. Por, nuk janë vetëm kafshët shtëpiake kanakare telepatike – njerëzit i lidhin dëshmitë e tyre në veçanti me binjakët njëvezor.
Madje edhe kur janë të ndarë me kilometra, binjakët pohojnë se në të njëjtën kohë fuqishëm kanë ndier se çfarë ka ndodhur me vëllanë ose motrën në kontinentin tjetër: nga ndodhitë intensive si fatkeqësi komunikacioni e deri tek takimet romantike me përfundim të mirë. Anekdota të ngjashme ka shumë, por asnjë eksperiment nuk e ka vërtetuar pa mëdyshje e as përgënjeshtruar fenomenin e telapatisë.
Eksperimenti me binjakët dhjetëvjeçar, Richard dhe Damien Powell, është një nga të fundit që ka tentuar këtë. Ata më parë i kishin ndarë, e pastaj para Damienit kanë filluar t’i thyejnë pjatat dhe më vonë t’i shpojnë balonat. Në hapësirat e katit të dytë Richard ka qenë i relaksuar dhe i lidhur për poligraf, i cili çdo çast ka regjistruar ndryshimin e pulsit, frymëmarrjes dhe tensionit të gjakut.
Rezultatet tregojnë se si Richard pavetëdijshëm i ka ndier reaksionet e vëllait të tij.
Për telepati duhen dy veta
Dy mendje pa paragjykim dhe të relaksuara fizikisht e mentalisht, është hapi i parë për fillimin e një eksperimenti me telepati
Vizualizimi mes mendjeve
Dhënësi dhe marrësi do të duhej të vizualizonin se si mendjet e tyre janë të lidhura përmes tubave ose telave.
Fotografitë përmes tubave udhëtojnë në mendjen e tjetrit
Përderisa dhënësi dërgon shembullin e fotografisë së mollës, duhet që sa më qartë të paramendojë se si ajo udhëton deri te marrësi.
Spiunët që shohin larg
Përgjatë luftës së ftohtë, në Institutin Stanford, institut për hulumtime psikologjike në New York dhe në laboratorë të tjerë të fshehtë, ushtria amerikane dhe CIA i kanë shfrytëzuar telepatikët, të cilët përmes projektit sekret “Stargate” i kanë spiunuar rusët, derisa as që ishin larguar nga Amerika.
Sipas dëshmisë së telepatikut Joseph McMoneaglea, i cili ka qenë spiun deri në përfundimin e projektit në vitin 1995, me anë të kësaj teknike të “shikimit në largësi” ka arritur të zbulojë bazat e fshehura në anën tjetër të botës.
Spiunët paraprakisht mbështeteshin në lidhjen telepatike me një njeri tjetër, e më vonë edhe vetëm në hartë. Suksesi më i madh i operacionit “Stargate” , ka qenë ai i vitit 1979, kur kishin zbuluar lokacionin dhe ndërtimin e nëndetëses ruse “Typhoon”, shumë kilometra në brendësi të vendit.
Rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe në krizën e pengjeve të vitit 1979 në Iran. Me këtë rast kishin arritur të “shohin” se në çfarë gjendje ishin pengjet dhe në çfarë kushtesh po mbaheshin. Eksperimenti i kohëmëparshëm me McMoneaglen, në të cilin ai provoi të zbulojë lokacionin e një gruaje, tregoi rezultate të dyzuara, dhe vazhdim të lojës mes fascinimit me telepatinë dhe shkencës së pastër.
Mendja e relaksuar është e hapur
Në departamentin e parapsikoliogjisë në Universitetin e Edinburghut, doktor Paul Stevens përpiqet të dëshmojë se si të gjithë njerëzit kanë aftësi telepatike. Njerëzit i vështron në një gjendje tërësisht të relaksuar, e ngjashme me të ëndërruarit, në të cilën mendja është e hapur për informata të reja
Demonstrimi i telepatisë
Testet klasike për testimin e telepatisë pretendojnë thjeshtësinë, ndërsa kartat e Zenerit janë më të njohurat. Përbëhen nga 25 karta, në të cilat janë pesë simbole. Mundësia statistikore e të qëlluarit është 20 për qind, kurse për demonstimin e telepatisë duhet që vazhdimisht të qëllohen më shumë.
Lidhja ruse në largësi
Me komunikimin mendor në largësi janë marrë edhe rusët, ndërsa eksperimenti më i njohur është ai mes biofizicientit Jurij Kamenski dhe gazetarit moskovit Karl Nikolajev. Ata ia kanë dalë të shkëmbejnë porosi në distancë prej 3200 kilometrash, gjë që është vërtetuar me anë të instrumenteve.
Lavdërimi nga Einsteini
Albert Einstein ka marrë pjesë në eksperimentin e shkrimtarit Apton Sinclair dhe gruas së tij. Albert Einstein shkroi parathënien për librin e tij “Mental Radio”, ku shkruan se si gruaja e Sinclairit në mënyrë telepatike i ka pranuar dhe më pas riprodhuar vizatimet.
Ndjenja në largësi
Telepatia rrjedh nga fjala greke tele, që do të thotë largësi dhe pathe ndjenjë. Ajo është komunikim mes dy mendjeve.
Flori Bruqi

Odin- 513
Similar topics
» Telepatia
» A ekziston telepatia
» Si funksionon Telepatia
» Telepatia - biokomunikimi
» Telepatia në kohët moderne
» A ekziston telepatia
» Si funksionon Telepatia
» Telepatia - biokomunikimi
» Telepatia në kohët moderne
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi