Mitologjia shqiptare
3 posters
Faqja 1 e 1
Mitologjia shqiptare
MITOLOGJIA SHQIPTARE
Të bardhat janë një lloj shtojzovallesh, vajza të bukura, pra, diçka si zanat. E Bukura e Dheut, edhe kjo është njëfarë zane.
Kjo figurë mitologjike është e njohur jo vetëm në Ballkan, por edhe në botën arabe, nga duhet të ketë ardhur ndër ne. Dragoi, kuçedra, syri i keq, lugati, shtriga, etj.
Për të dhënë një pasqyrë më të gjerë, më të plotë të mitologjisë së një populli, nevojitet kohë më e gjatë dhe punë sistematike hulumtuese në terren në vise të ndryshme, përveç studimit të literaturës ekzistuese për këtë temë shumë të gjerë dhe shumë të lashtë.
Ndër ne, mjerisht, nuk ekziston ende të paktën një sprovë konkrete, për të përmbledhur në një botim botën mitologjike shqiptare, e cila është shumë e pasur dhe, në disa vise, e ruajtur dhe e gjallë deri më sot.
Por, megjithatë, materiale të mbledhura, vështrime dhe studime fragmentare kemi, qoftë nga autorë të huaj, qoftë nga njerëzit tanë të aftë për këtë punë.
Të dhëna dhe analiza më të plota gjenden në veprat e albanologëve të njohur, siç ka qenë, p.sh., Hani, Nopça, Durham, Lamberci, dhe shumë të tjerë. Autorë shqiptarë dhe mbledhës të materialeve të mitologjisë sonë popullore ka shumë, të cilët në revista të ndryshme (p.sh., "Leka", "Hylli i Dritës", "Drita" etj...), ose në botime të tjera kanë dhënë kontribut të vlefshëm për njohjen dhe ruajtjen e kësaj pjese të rëndësishme të kulturës shpirtërore të popullit tonë.
Punën më të madhe për këtë e kanë bërë etnografët tanë pas Luftës së Dytë Botërore, qoftë me kontributet e tyre të vlefshme shkencore të botuara në revistën "Etnografia shqiptare", "Kultura Popullore", e materialeve në Institutin e Kulturës Popullore.
Gjithsesi, shtrohet nevoja e botimit të një vepre më të gjerë, në të cilën do të paraqitej, të paktën në vija kryesore, mitologjia e popullit shqiptar, e cila, në kushte të reja ekonomike, kulturore dhe përgjithësisht shoqërore, ka humbur fare rolin e dikurshëm të saj dhe së shpejti mund të qitet në harresë përgjithmonë. Kështu do të varfërohej historia e kulturës së popullit tonë.
Nga shumë punime të autorëve tanë e të huaj, këtu po përmendim vetëm dijetarin tonë të shquar prof. Eqrem Çabejn (1908-1980), i cili qysh në vitin 1939, ka dhënë një pasqyrë të shkurtër, por të qartë, të mitologjisë sonë popullore, botuar frëngjisht në revistën "Revue international des etudes balcaniques", nga e cila po paraqesim vetëm disa të dhëna dhe mendime të tij, të cilat ai i ka zgjeruar dhe shqyrtuar më vonë edhe në botime të tjera të ndryshme.
Në besimet popullore, thotë Çabej, ruhen shumë figura të moçme, të cilat në mitologjinë tonë paraqiten me emër të ri dhe me disa ndryshime kuptimore. Në mitologjinë tonë shpesh përmenden "hijet", si figura mjaft të papërcaktuara, por gjithsesi me kuptimin e një demoni, të një fantazme.
Në Kosovë me fjalën "hije", në kuptimin mitologjik, mund të përfshihen demonë të ndryshëm, por para së gjithash - bota "andej varrit", të vdekurit, zakonisht shpirtra të ligj. Balozi i detit përmendet në folklorin tonë mjaft shpesh.
Në Kosovë ka kuptimin e një përbindshi. Të bardhat janë një lloj shtojzovallesh, vajza të bukura, pra, diçka si zanat. E Bukura e Dheut, edhe kjo është njëfarë zane. Kjo figurë mitologjike është e njohur jo vetëm në Ballkan, por edhe në botën arabe, nga duhet të ketë ardhur ndër ne.
Dragoi, kuçedra, syri i keq, lugati, shtriga, etj., personazhe këto mitologjike, të njohura ndër shumë popuj.
Këtu po përmendim vetëm disa qenie të tjera të kësaj sfere si i paraqet Çabej, të cilat në Kosovë njihen pak ose aspak, të paktën me emrin përkatës. Kështu, p.sh., në Kosovë nuk dëgjohet për Erretat e Sheut, të cilat Çabej i përmend sipas të dhënave të albanologut gjerman Lamberc. Gjithashtu Dhamsuta është ndër ne e panjohur.
Kështu u quajka në viset tona veriore "një pelë përrallore, me në shpinë kalorësin të quajtur Dhevështruesi".
Tek arbëreshët e Italisë ekziston Fata, e cila duhet t'i përgjigjet zanës ndër ne. Në gojëdhënat e zonës së Përmetit përmenden Floçkat, vasha të bukura me flokë të gjata, që mendohej se rrinin në ujëra e në puse.
Edhe Kshetrrat ose Kshetzat, ishin të ngjashme me Floçkat. Hyjrija e Detit është një lloj sirene, pastaj Xhullitë e Judi, janë figura të njohura në zonat tona të veriut, por edhe ndër bullgarë e rumunë. Karakonxholli është figurë mitologjike ndër ne, e ardhur nga mitologjia turke.
Në Kosovë njihet me emrin "Kallakonxhë", e cila udhëtarin e huton, ia mjegullon mendjen dhe nuk di të orientohet në hapësirë. Gogu, Sanagogu ose Herri është njëlloj xhuxhmaxhuxhi, shkurtabiqi ose kokërrmeli.
Figura mitologjike më pak të njohura janë gjithashtu Mëmëdreqja, lloj përbindshi në bestytnitë e hershme ndër shqiptarët (arbëreshët) e sicilisë në Itali, kurse në besimet e tyre në Kalabri Manaqeli ka qenë njëlloj hijeje.
Nuset e Malit dhe Orët e Malit kanë qenë lloj zanash, emri i të cilave rrallëherë zihej në gojë. Emri i tyre ishte tabu (i ndaluar), prandaj zëvendësohej me emërime, si p.sh., "Qofshin të bardha", "Ato të lumturat", "Ato të mirat" etj., siç thuhet në Kosovë. Në viset e veriut Shurdhi ka qenë demon i rëndësishëm.
Në mitologjinë e trakëve të vjetër ky ishte hyjni e motit të keq. Figurë e ngjashme me Shurdhin, në veri ka qenë Verbti. Gjarpri i shtëpisë në disa vise quhet Vitore.
Në mitologjinë e shqiptarëve të Çamërisë Vitoret ishin tri Fatitë që mendohej se i vinin foshnjës te djepi natën e tretë të lindjes dhe ia caktonin fatin që do të kishte në jetë.
Emri i vitores në thelb është vejtore, "ajo që end pëlhurë, endëse, emër që del edhe me trajtën vektore", - pra, ato ishin endëse të pëlhurës së jetës. Zana - në mitologji është simbol i një vashe me bukuri të pashoqe.
Ky emër rrjedh prej hyjnisë romake Diana - hyjnia e pyjeve dhe e gjuetisë.
Huazimi i figurave mitologjike në popujt e Ballkanit dhe më gjerë ka qenë i ndërsjelltë, duke bërë edhe përshtatje të ndryshme në emër, e disa raste edhe në kuptim.
Kjo dukuri është që nga koha antike. Kështu, p.sh., Zeusi, hyjnia kryesore helene (greke), ndër shqiptarët gjithashtu merrej si hyjni, ndoshta me më pak rëndësi se siç e kishte në Greqinë antike, dhe me emër të vendit Zojz.
Edhe hyjnesha romake Diana ka qenë e njohur në mitologjisë ilire dhe trakase, ndoshta më me pak autoritet se te romakët, por prapë me kurorë hyjnie.
Mitologjia jonë është tepër e ngarkuar me figura e besime të ndryshme.
Përkundrazi, ilirët - të parët e shqiptarëve, duket se kanë qenë më realë ose të paktën më racionalë në këtë pikëpamje. Ata besonin në fenomenet e natyrës. Për ta zot ka qenë, para së gjithash, dielli, pastaj hëna, ujët, rrufeja, bubullima, shiu, zjarri etj.
Pra, ilirët besonin në trupat qiellorë dhe në fuqitë natyrore, të cilat ndikonin për të mirë ose për të keq mbi jetën e veprimet e tyre të përditshme.
Mitologjia e të parëve tanë të lashtë, pra, nuk ka qenë e ngarkuar me shtriga, lugetër, magji, etj., të cilat u shfaqën ndër ne shumë më vonë.
Profesor Çabej ka botuar në revistën "Yllyria" një studim tjetër mbi zakonet dhe doket e shqiptarëve, ku, përveç të tjerash, shpjegon edhe disa të dhëna mitologjike, sidomos prejardhjen e figurave dhe dukurive të ndryshme të saj.
Më vonë (më 1942) ka botuar një studim të posaçëm me titull "Diana dhe Zana", dhe më 1972 artikullin "Disa figura të besimeve popullore shqiptare".
Ai, ndër të tjera, thoshte se qysh te Gjon Buzuku (shekulli XVI) përmenden në "Mesharin" e tij "gjigantët" - fantazma me shtat të gjatë e natyrë luftarake.
Ai gjithashtu përmend fjalën "hije" me kuptimin e një fantazme tjetër. Edhe në veprat e Pjetër Budit (1566-1622) ka elemente të besimeve tona popullore. Në veprën e Pjetër Bogdanit "Cuneus prophetarum" më 1685, shfaqen zanat si figura mitologjike.
Nga fjala "gjigant", të cilën e përmend Buzuku, vjen fjala "vigan" që është sot e përhapur në gjuhën tonë, me kuptim të njeriut me shtat të rritur, të lartë, të zhvilluar.
Në Mirëditë, shkruan Çabej, ekziston një figurë mitologjike me emrin kuptimor "Dheveshtruesi", i cili "në net pranvere vë veshin tek dheu, për të dëgjuar a vjen njeri për së largu dhe a gjëmon ujët e nëndheshëm.
Ai gjithmonë shkon kaluar në vithe të "Dhamsutës", një pelë e pagojë që kalon nëpër male e dete dhe shpie larg e larg atë që do të shpëtojë me anë të saj".
Në Dukat të Vlorës, në malësitë e Labërisë, besohej në një lloj zane shtatgjatë, të cilën e quanin Suta "drenusha" dhe përfytyrohej në trajtën e një lope.
Ndër shqiptarët e jugut, në Toskëri, mali i Tomorrit (2418 m) ka kuptim mitologjik dhe mbahej mal i shenjtë. Në majë të tij jetojnë gjallesa mitologjike, një zog i shenjtë, hyjni të ndryshme.
Njerëzit bënin be mbi këtë mal si në një gjë më të shenjtë e më të shtrenjtë "për Baba Tomorrin", "për të mirin Tomorr". shumëkush, nga frika e respekti, as emrin nuk ia përmend, por thonë "ai" dhe bëjnë be "për atë çukë".
Figura, personazhe mitologjike ndër ne ka shumë, siç shihet edhe nga kjo që u tha më sipër, por besimet dhe ritet magjike në kuadër të mitologjisë, gati që as nuk mund të numërohen, sepse çdo krahinë, çdo zonë, bashkësi etnike, fisnore, fshatare, familjare, etj., mund të kenë disa veçori, disa besime e bestytni, disa "bidate" ose zakone, të cilat nuk i ka tjetërkush.
Madje, edhe njeriu si individ mund ta ketë botën e tij vetjake nga sfera e magjisë dhe e mitologjisë në përgjithësi. "Tim për shpi, adet për njeri", thotë populli.
Mitologjia është pus pa fund, të cilit nuk i shteret kurrë ujët. Prandaj, si u tha më parë, edhe me këtë rast mund të japim vetëm fragmente nga kjo fushë e gjerë e kulurës shumë të lashtë, më të lashtë se çdo religjion dhe çdo normë tjetër morale të kodifikuar, në çfarëdo mënyre, qoftë nga çfarëdo bashkësie të shkallës primitive ose të përparuar kudo në botë.
Zakonet e ndryshme me ceremonial të caktuar, veprimet magjike, në shumicën e rasteve lidhen me stinë të motit, me festa, me ditë të shënuara, me pjesën e caktuar të ditës, pastaj me vend ose me objekt të caktuar.
Disa "adete" bëhen në pranverë, disa të tjera në vjeshtë, disa ditën e ndonjë feste, të tjerat ditën e martë, të premte, etj., kurse disa paradite ose në mbrëmje, sepse "ashtu duhet", disa zakone lidhen me një kodër, me një lis, me varre, me vende të shenjta ose të nderuara, dhe kështu me radhë.
Disa lidhen me fillimin ose me mbarimin e shumë punëve.
Mark KRASNIQI

Edituar për herë të fundit nga Explorer në 18.03.09 16:15, edituar 1 herë gjithsej
Admin- 1132
Re: Mitologjia shqiptare
Mitologji shqiptare
Shqiptarët kanë një pasuri të madhe mitologjike por ende të pa studiuar mirë. Tashmë dihet që figura si Zanat, Orat po dhe figura të tjera si Katallani me një Sy janë pjesë e rrëfimeve dhe mitologjive të hershme shqiptare.
Por shpesh ato kane edhe ndryshimet qofte fonetike ne emertim por edhe vlera sipas rajonit.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Mitologjia shqiptare
Lugati në Mitologjinë Shqiptare
Figurë e besimeve popullore shqiptare. Shpirti i të vdekurit, burrë a grua qoftë, që ka qenë njeri i keq, me veti e zemër të ligë, ngrihet Lugat.
Mbase këtë do të thotë edhe ajo pjesë e besë së Mujit, që mbaron me vargun: “Zirma, tokë, përjashta në natë të vorrit!” Lugati pra është kufomë, dhe ka thonj shumë të gjatë.
Në Kosovë besonin se Lugat ngrihej edhe i vdekuri që nuk i është vënë pranë fillorja e pushkës, masha, drapëri ose ndonjë hekur tjetër, sepse, me sa duket, hekuri i mban larg të gjithë shpirtërat, të mirë a të këqinj qofshin ata.
Shëmbëllyeshëm me Kosovë, në Shqipërinë e Veriut gjithmonë vinin në varr një lopatë ose shatë, gjersa të kalbej trupi përfundimisht, më qëllim që djalli të mos vinte aty rrotull dhe ta merrte të vdekurin.
Sepse, sipas besimeve popullore, djalli hyn në trupin e të vdekurit dhe del jashtë varrit.
Që ta parandalonin këtë gjë, në Kosovë shkonin dhe e ruanin varrin e të vdekurit për tri netë rresht, sepse mendohej se gjatë këtyre tri netëve do të vinte djalli, natën e parë i veshur me petka të bardha, të dytën me të kuqe dhe të tretën me të verdha.
Në Korcë, të vdekurin nuk e linin natën vetëm, sepse kishin frikë se po ta kapërcente një mace, ai do të ngrihej si Lugat. Lugati ringjallej pas shtatë ditësh, shkonte natën në shtëpinë e tij dhe hante pak miell.
Po të ishte grua, merrte ushqime, plackiste ç’të gjente dhe i fuste në varrin e saj.
Të premten nuk dilte, por tre-katër netët në vazhdim shkonte dhe trazonte në shtëpinë ku kish vdekur. Kur të gjallët bëheshin të vetëdijshëm për të, e kuptonin se do të kishte qënë “ajo”.
Në Poliçan besohej se Lugetërit shfaqeshin vetëm midis muslimanëve, kurse në Kurvelesh vetëm midis të krishterëve. Lugati mund të marrë trajta të ndryshme: trajtë caliku (shakulli), që rri në kuzhinë, në shtrat ose mbi menderin ku flenë gjindja, të një thithlope të madhe, të një qeni, që rri në fund të shtratit të së shoqes, të njeriut, ashtu siç ka qenë edhe në gjallje, por i mbështjellë me qefin.
Në kësi rastesh lëviz duke u tërhequr zvarrë, me dashjen e tij, ose po sepse e heqin zharg dreqërit. Në ferrat që has në udhë lë gjithandej copa qefini. Vetë gërthet me zë të tmerrshëm. Lugati u shfaqet në shtëpi të vet gruas dhe shërbëtorëve të gjalljes. Nga shëmbëlltyrat që ka më shumë qejf të marrë janë ato të koteleve dhe të koneve.
Punët e Lugatit janë të shumta, por më tepër i pëlqen të veja në qilar dhe të përziejë gjalpin, orizin, sheqerin dhe miellin në magje, të cjerrë gratë në fytyrë, të bezdisë bagëtinë, të përmbysë qypat e butet.
Në trajtë të vërtetë njeriu, ashtu siç ka qenë para se të vdiste, i rrëfehet vetëm të shoqes, së cilës i hyn në shtrat. Në këtë mënyrë mund të lindet një Vampir.
Ardhja e Lugatit në shtëpi mund të kuptohet nga lehjet e qenve, që zënë kuisin. Në këtë kohë del një njeri nga të shtëpisë dhe pyet: Cili je? Lugati thotë emrin e vet dhe i lutet që t’ia bëjë hallall të drejtën, ose fajet që ka bërë në gjallje.
Deri sa njeriu i shtëpisë t’i thtë se ia bën hallall, Lugati vjen kurdoherë natën dhe shqetëson njerëzit duke u ankuar. Tregojnë se një herë zuri dashuri në një vajzë, së cilës i shkonte natën dhe e stoliste me rroba të mira e me gjerdane.
Kur e morën vesh prindërit, e cuan vajzën në një fshat tjetër, po Lugati e ndoqi edhe aty. Atëherë thirrën një hoxhë, i cili e këndoi, duke e mërguar Lugatin në një tjetër vend. Në një fshat tjetër, Lugati vente natën në një shtëpi të këtij fshati, hapte dyert dhe bënte dëme.
Atëherë të zotëte e shtëpisë thirrën priftin, i cili u that ë bëjnë një kulac, ta mbështjellin me një pëlhurë të bardhë dhe ta varin te pragu i derës. I porosity që aty të varnin edhe një bastun, dhe të mbërthenin në të gjitha dyert lloj-lloj letrsh të bardha, të kuqe, të verdha, të zeza etj.
Natën erdhi Lugati, mori kalucin, e co-rri pëlhurën edhe një letër dhe shkoi.
Që atëherë s’u duk më. Atëherë i morën letrat dhe një e hodhën në udhëkryq, një në një mulli të shkretë, një tjetër që ta hanin egërsirat dhe tjetër në vreshtë.
Në veriun e Shqipërisë Lugatit i mveshin zënjën e hënës: Lugetërit hanë hënën dhe prandaj malësorët qëllojnë me pushkë në drejtim të saj kur ajo zihet. Për ta zhdukur Lugatin, është zakon që të nxjerrin kufomën nga varri dhe ta djegin.
Ndër Shqiptarët e Strugës, ku Lugati mund të marrë edhe trajtën e një plëndësi, përdoret një mënyrë tjetër vrasjeje: ai përvëlohet me ujë të valuar. Sipas tyre, Lugatin mund ta pikasin vetëm qentë që kanë katër sy, dy aty ku i kanë të gjithë qentë, dhe dy të pavërejtshëm në vetulla.
Në jug të Shqipërisë shkonin të premten t’ia zbulonin varrin, i vinin përsipër një turrë me shkarpa, gjysëm oke parafinë nën to, dhe pastaj e digjnin. Por ky veprim ndërmerrej vetëm kur i pllakoste ndonjë fatkeqësi e madhe. Në Korcë këto veprime i bënin të shtunën, kur besohej se Lugati fle.
Shkonin dhe hapnin varrin e atij që s’i kish mbushur të dyzetat dhe pot a gjenin në këmbë e digjnin, duke u kujdesur që të mos i linin as shenjë as nishan, se besonin se ngjallej prapë. Këto mënyra të luftimit të Lugatit kanë gjegjëset e tyre edhe në mesin e ilirëve.
Kështu ndoshta për tu mbrojtur nga shpirtërat e këqinj të të vdekurve, kufomat e disa të vdekurve nuk i fusnin në varr në pozicion normal, por i vendosnin përmbys, me kokë të ndarë nga trupi ose dhe me gjysmë trupi.
Lugatin e bashkojnë me shpirtin e ajrit. Quhet edhe Luvgat-i, Lugjat-i, Kullunxh-i (Mbiudh e Maqellarës-Dibër), Zhikul (arbëreshët e Greqisë), Shikul (arbëreshët e Greqisë), Labic, Vapir-i (Cabej), Baba-u (Santa Sofia d’Epiro, Kozencë), Arman-i (B. Bilota), Arman’je (P. Camodeca: Dizionario), Avi/s-zi (Frascineto), Bobok, Bobua, Bun, Bjukull, Hje, Korrobac, Kukubin, Papacom, Pehmë, Spamëndall, Stihji, Shkërba, Umbër, Facom, Kuk, Kukuban, Garramac, Duarlidhur (euf., Kuteli). Del edhe në toponimi: Ara e Lugatit (Kosovë), Sylugati (fshat në Elbasan, përmendet në shek. XV).
Nana E Votrës
Një nga hyjnitë më të lashta të mitologjisë shqiptare. Mendohet se ajo bart disa tipare të zvetënuara të një hyjnie shumë të lashtë të vatrës, me origjinë mga matriarkati.
Fillimisht ajo ishte një figurë positive. Madje, ngandonjëherë Nana e Votrës quhej edhe ”të tretat e vatrës”, pra tri motrat që paërcaktojnë fatin e fëmijës, natën e tretë pas lindjes. Më vonë dhe, sigurisht, me fillimin e rendit të patriarkatit, vetitë e saj ndryshuan
Ashtu siç përfytyrohet tani, Nana e Votrës u rrëfehet plakave që rrinë shumë vonë natën duke tjerrur li ose lesh. Ajo fanitet në trajtën e një plake të keqe flokthinjur që rri gërmuq bri vatrës.
Ndodh që, kur ngrihet nusja në mëngjes për të ngrohur ujë, sheh në vatër një plakë që kreh flokët me krëhër apo që tjerr. Nusja kujton se është e vjehrra: i flet, por ajo s’përgjigjet.
Kështu ajo e kupton se është Nana e Votrës. Po të gjejë ndonjë fëmijë kur kreh flokët, ajo e kap dhe i nxjerr sytë me krëhërin e saj të hekurt.
Në zona të ndryshme njihet edhe si: E Ëma e Vatrës, Shtriga e Vatrës, Plaka e Vatrës (Mat), Shtriga, Shtrigat, Nëna e Vatrës (Tomorricë), Nënat e Vatrës, Mëmat e Vatrës, Xhuxhet eVatrës (Myzeqe), Mëma e Vatrës (në fshatrat e Vlorës) etj.
Histori:
1. Po jua tregoj mesa me kane treguar.
Babai i Gjyshes time para shum vitesh kur ishte i ri po kthehej nga puna naten vone. Ne ate kohe kishte vdekur nje njeri i lagjes por qe thonin ishte shpirt keq, njeri i lig. Duke ecur, rreth 100m larg shtepis se tij i del nje njeri dhe i thot: Ke me vdez o Shaban (se kshu e ka pas emrin babai Gjyshes), afrohet ky dhe e shikon me nga afer qe ishte ai X person qe kishte vdekur, me syte e kuq, trupin me lesh dhe mbate nje arome te tmerrshme, gati gati te padurueshme. Aty ky shpirti lig i kishte thene: Ti nuk do ikesh gjalle sonte, ishin perleshur me or te tera (se dhe ky babi Gjyshes sime ne ate kohe ishte i ri dhe mbahej si mundesi me i mir i zones, kshu te pakten kam degjuar). Derisa gati pa gdhire gjeli kendon, ne ate moment shpirti i lig ose sic quhet ndryshe LUGATI i kishte thene: Ah cme shpetove, por 1 gje duhet te kesh parasysh, nese ti flet apo tregon per mua dhe cka ndodhi sonte brenda 3 vjetev (nuk jam shum i sigurt 1 apo 3 vjet, s'me kujtohet mir kjo pjese), ti do vdesesh dhe ishte kthyer me kurriz dhe nuk u pa me. Babait te gjyses sime i eshte dashur me shum se 2 ore per te arritur ne shtepi qe e kishte vetem 100 metra larg. Ashtu zvarritur arrin tek dera e marin te shtepise dhe per 6-7 muaj i kishte ikur goja, nuk hante, nuk levizte, e ushqenin me nje lug te vogel vetem me qumesht dhe vazhdimisht nxirte nga goja llum te zi. Dhe mbas disa vitesh, pikerisht nga frika e fjaleve te krijeses se lig ka treguar historine e tij, kte histori qe un po e tregoj sot.
2. Para 50 viteve (ndoshta) me shum gjyshja ime kur ka qene beqare kane shkuar me nenen e saj te dajat e saj ato (daja) kan pasur ne shtepi nje lugat dhe per te larguar nga shtepija e tyre ato fshehurazi u fusin gjalp (ushqim i preferuar i lugatit)ne torben e tyre (pra gjyshes) dhe kur ato jan kthyer per ne shtepi kan pasur e edhe nje kal nena e saj (nena e gjyshes) e ka vene re se diqka nuk po shkon dhe i ka then vajze dikush eshte mes nesh edhe gjhsyja ka then he mo se skam frig dhe ai (lugati) i bije nje her me gur samarit dhe nena e paralajmeron i thot mos bije se po gabon ajo perseri te njejten derisa e godet ate me nje gur pas shpines (gjyshen pra) dhe kur e shohin tek torba gjalpin ato e kuptojn. Dhe e hudhin gjalpin mirepo ai (lugati) i ndjek erdi ne shtepi dhe tashme ai ka nisur ti shqetesoj dhe tao ndegjojn se qeni em 4 sy mund ta shoh lugatin dhe e marin nje dhe e fusin ne dhome ku gjendej lugati dhe ai e ha mirepo gjakun qe del prej lugatit keto (familja e gjyshes) e largojne vetem mirpeo naten tjeter perseri ringjallet ai (lugati) dhe nis ti leodnj ato dhe e pyesin jne hoxhe cfar te bejne dhe ai u thite qe uji i nxehur duhet ti hidhet gjakut te lugatit dhe ato kesht veprojne dhe shpetojne prej aij (lugatit).
3. Nje ngjarje e frikshme qe ma ka treguar nje kamarier 55 vjeqar ne nje restorant per nje ndodhi te frikshme per gjyshin e tij.
Kjo ngjarje ka ndodhur dikur para 80 vjeteve ne krahinen e pyllezuar te Marecit ne Kosove . Siq me ka treguar kamarieri gjyshi i tij po kthehej nga qyteti per ne fshat. Per te mberitur ne qytet duhet te kalonte livadhe dhe male ishte mbremje dhe kishte rren nje mjegull dhe ishte vjeshte ai po kalonte ne mal me nje karoc me kuaj duke mbartur disa thas miell dhe drunj per ti derguar ne shtepi. Siq tregon kamarieri kur gjyshi i tij ishte duke zbritur nga mali per ta kaluar lumin qe e ndante fshatin ne ato momente ai degjoi disa zera mbrapa karroces se tij ai ndegjoi disa zera te frikshem dhe disa instrumente muzikore ne ato momente atij ne karroc ju shfaqen 5 lugat te zinje dhe te shkurte qe benin muzik me instrumente muzikore ne ato momente gjyshi i kamarierit i prrer nga frika dhe i zbehur nisi ti jap kuajve shpejtesi aq shum sa qe nga shpejtesia kerrceu nga karroca dhe u zvarit deri posht malit ne lume. Nuk kaloi kohe dhe ate e zbuluan disa fshatar qe thuhet se ne ato momente ai ishte shtrir dhe nuk levizte ne lum sikur te kishte qen i vdekur. Mbas nje kohe ai u dergua ne shtepin e tij dhe qendroi 2 muaj i shtrir ne krevat te shtepis ne fshat pa u zgjuar si i mpir dhe gjithmon duke e kujtuar at rrastesi te frikshme qe i kishte ndodhur Kamarier i moshuar tregon se edhe pasi i kishte kaluar semundja dhe ankthi dhe ishte i shendetshem ai nuk linte dit pa e kujtuar ate ndodhi te tmershme qe e kishte shoqeruar gjat gjith jetes ndersa karroca me kuaj nuk ju gjet kurr .

Albaniaa- 409
Similar topics
» Mitologjia shqiptare
» Mitologjia dhe Demonologjia shqiptare
» Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore
» Mitologjia Gjeorgjiane
» Mitologjia Greke-A

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi