Agjentet me te famshem shqiptare
4 posters
Faqja 1 e 1
Agjentet me te famshem shqiptare
Kush ishin agjentet shqiptare me te famshem.?
Njihet pak historia e agjentëve shqiptarë që shërbyen në Sigurimin e Shtetit dhe në shërbimet e tjera. Tre prej tyre janë pseudonime, dhe zyrtarisht nuk publikohen emrat e tyre, por vetëm emri që janë njohur në shërbime, ndonëse jepen të dhëna të detajuara për veprimtarin e tyre. Njëri prej tyre, Sabaudin Haznedari ka qenë një nga bashkëpunëtorët e grupit të Xhevdet Mustafës, i cili u vra në misionin e tij në Shqipëri nga pjesëtarë të Sigurimit të Enver Hoxhës.
Teme Sejko është një tjetër person që ka bërë histori në fushën e agjenturës. Ai ka qenë një nga drejtuesit më të lartë të ushtrisë pas luftës por më pas, u akuzua si agjent i shërbimeve sekrete greke dhe u ndëshkua nga Hoxha. Në këtë shkrim po sjellim për antaret e forumit një profil të shkurtër të Hamit Matjanit, i cili konsiderohet si një nga agjentët më të mirë shqiptarë që punonte për llogari të CIA-s.
Madje, ai u pagëzua me nofkën “Tigri” nga shefi i agjencisë amerikane, Dulles. Po ashtu, do të prezantojmë edhe biografinë e shkurtër të Hysen Lepenicës, që ka të njëjtën histori bashkëpunimi me Matjanin, në radhët e CIA-s. Të gjitha këto informacione janë marrë nga arkivat e shtetit dhe synojnë thjeshtë për të dhënë një informacion të përgjithshëm për agjentët më të njohur shqiptarë në të gjitha shërbimet.
“Gramafoni”
“Gramafoni” është një nga agjentët jugosllavë me kombinacion në vendin tonë dhe me një histori të veçantë me karakter përgjithësues për sa i përket formave dhe metodave të veprimtarisë së zbulimit jugosllav ndaj vendit tonë.
Ai ishte me orgjinë nga Padeshi i Tropojës dhe kishte lindur në Vlorë, më pas i ati i tij oficer gjatë kohës së Zogut ishte vendosur në Jugosllavi. Para se jugosllavët ta fusnin “Garmafonin” në Shqipëri, i bënë një kurs intensiv. “Gramafoni” u fut në Shqipëri në vitet ‘50 nga kufiri jugosllav, si një kosovar që përndiqej nga serbët.
Ai u vendos në fillim në Fier, por veprimtaria e tij i ra menjëherë në sy Sigurimit të Shtetit. Pasi u kap “Gramafoni” pranoi qenien e tij në shërbim të zbulimit jugosllav, pasi iu paraqitën disa prova tekniko-shkencore dhe më pas ai punoi për Sigurimin e Shtetit, duke bërë një lojë të dyfishtë. Për të mos rënë në sy të zbulimeve jugosllave, ai u burgos për disa vjet në burgun e Burrelit dhe më pas Sigurimi i Shtetit e dërgon atë jashtë vendit për interesa të tij.
“Dielli”
Një nga agjentët më të mirë me origjinë shqiptare, por që ka vepruar në dëm të shtetit shqiptar, ka qenë edhe ai me pseudonimin Dielli. I dërguar për të vjelë informacion në Greqi në vitet e para të çlirimit “Dielli”, me origjinë çame, oficer i shërbimit sekret shqiptar në vitin 1946 raportohet i vrarë.
Për këtë arsye, shteti shqiptar i asaj kohe e shpalli “Diellin” në mënyrë sekrete dëshmor dhe familjes së tij iu lidh pension i posaçëm dëshmori. Pas disa vitesh, kundërzbulimi i Shërbimit Sekret Shqiptar vërtetoi se “Dielli” ishte shëndoshë e mirë dhe se vepronte si interlokutor midis qendrës se shërbimit të jashtëm sekret dhe grupit të spiunazhit të huaj, ngritur në klandestinitet të thellë në Shqipëri. Kjo tregoi se agjenti sekret “Dielli” kishte bërë lojë të dyfishtë dhe kishte mashtruar shërbimet sekrete shqiptare.
Hamit Matjani
Drejtori i CIA-s në vitet ‘50, Allen Dulles i kishte vënë Hamit Matjanit nofkën “Tigri”. I cilësuar si një nga agjentët më të mirë shqiptarë që punonte për llogari të CIA-s, Matjani kishte arritur të realizonte shumë aksione në Shqipëri për rrëzimin e regjimit komunist.
I larguar nga Shqipëria menjëherë pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist, “Tigri” kishte arritur të desantonte në Shqipëri gati 26 herë. Kjo e kishte bërë atë që të quhej nga shërbimi sekret amerikan si njeriu më i zotë për të desantuar në Shqipëri.
Në të gjitha rastet që ai kishte hyrë në Shqipëri, ishte futur nga toka nëpërmjet Greqisë. Herën e fundit që ai u fut në Shqipëri ai u hodh me parashutë nga ajri. Në vitin 1953, vetëm pak kohë pas zbarkimit në malet e Shëngjergjit në Elbasan, ai do kapej nga organet e Sigurimit pas kurthit që ata i kishin bërë me anë të radios ndërlidhëse. Ai u dënua me vdekje (me varje) dhe u ekzekutua më 14 prill 1954.
Hysen Lepenica
Hysen Lepenica ka qenë një nga agjentët shqiptarë që punonte për llogari të CIA-s. Veprimtarinë e tij ai e kreu kryesisht në fund të viteve ‘40. Ku pasi ishin trajnuar nga oficerë të CIA, ai së bashku me disa agjentë të tjerë zbarkon në Shqipëri me detyrë për të rrëzuar regjimin e komunist.
Ata zbarkuan në Grykën e Dukatit në tetorin e vitit 1948. Pasi nëndetësja doli në sipërfaqe, Hysen Lepenica, Zagoll Shena, Safet Kaba, etj. me anë të një varke gome iu drejtuan bregut. Por misioni i tij do dështonte për shkak se ranë pre e një kurthi të ngritur nga Sigurimi i Shtetit.
Siç rezultoi më vonë, shkak për dështimin e tyre ishin informacionet që agjenti sekret Kim Filbi u kishte dhënë sovjetikëve në lidhje me misionin e tyre. Sovjetikët ua kishin dërguar menjëherë këtë informacion Sigurimit të Shtetit, të cilët kishin organizuar pritën.
“Kobra”
Është një nga agjentët shqiptarë me histori më interesante ndër figurat e Shërbimit Sekret. “Kobra” kishte luftuar me devotshmëri si partizan në kohën e luftës e më pas ishte vënë në shërbim të Sigurimit të Shtetit.
Por jo vetëm të tij, por edhe të Shërbimit Inteligjent të Amerikës, pra të CIA-s. Në vitin 1949 ai ishte “arratisur” në Amerikë, ku u trajnua për dy vjet nga CIA. Ai kishte kryer ndërkohë Akademinë Ushtarake në Moskë, dhe kishte njohje me personalitete të KGB-së që kishin qenë pedagogët e tij atje.
“Kobra” njihej si agjent shëtitës i CIA-s, me disa emra e funksione, me foto të ndryshme, herë me mjekër e mustaqe e herë i rruar, herë me kaçurrela brune, e herë biond e herë tullac. Një nga agjentët më profesionistë të Sigurimit të Shtetit dhe të CIA-s, u dënua nga të dyja shërbimet dhe qeveritë.
Nga Partia e Punës u akuzua si tradhtar dhe si “shërbëtor i imperialistëve amerikanë”, ndërsa nga CIA, si agjent i Sigurimit. Ai burgoset nga kjo e fundit dhe kthehet në Shqipëri disa muaj para se të vdiste. “Kobra” kreu shumë funksione të suksesshme për llogari të Sigurimit dhe të CIA-s, duke u qëndruar besnik të dy këtyre shërbimeve.
Sabaudin Haznedari
Ai ishte një nga anëtarët e grupit të Xhevdet Mustafës, të dërguar nga CIA për eliminim e Enver Hoxhës. Sabaudin Haznedari kishte lindur në Durrës dhe kishte qenë një njeri shumë aktiv gjatë Luftës Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit ai mori disa poste drejtuese, por më vonë pas një konflikti me një nga krerët e partisë së këtij qyteti ai pushohet nga puna.
Në vitin 1950 ai arratiset nga Shqipëria së bashku me një shokun e tij dhe vendoset në fillim në Greqi, më pas në Turqi e në fund në Itali. Gjatë kësaj periudhe ai rekrutohet nga shërbimet sekrete të huaja dhe fillon të punojë për ta. Në vitin 1982 ai zbarkon në Divjakë bashkë me Xhevdet Mustafën. Por vetëm pak orë pas zbarkimit, grupi i tyre zbulohet në qytetin e Rrogozhinës, dhe gjatë një përplasje me policinë Sabaudin Haznedari vritet.
Teme Sejko
Teme Sejko është quajtur nga Sigurimi i Shtetit si një nga agjentët më të rrezikshëm që kanë punuar për agjenturën greke. Madje, sipas Sigurimit të Shtetit, në bazë të dokumenteve dhe deklarimeve të ish-agjentit Teme Sejko, grupi i tij kishte si detyrë rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës.
I lindur në vitin 1922, në Filat të Çamërisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore ai ishte një nga themeluesit e çetës “Çamëria”. Pas çlirimit ai mori poste shumë të rëndësishme, madje ishte një nga gjeneralët e parë shqiptarë si dhe kundëradmiral i Flotës Shqiptare.
Ai ishte rekrutuar për llogari të shërbimeve greke nga i vëllai i tij më i madh, Taho Sejko. Grupi i drejtuar prej dy vëllezërve u zbulua në vitin 1960, ku dhe u kryen arrestime të shumta.
Sipas dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, u arrestuan mbi 2 mijë vetë, kryesisht çamë, si anëtarë të grupit agjenturor, por me një urdhër nga lart u liruan të gjithë përveç 200 personave. Pas arrestimit, Teme Sejko i pranoi të gjitha akuzat për spiunazh. Ai u dënua me vdekje dhe u pushkatua po atë vit.
Estilen- 713
Re: Agjentet me te famshem shqiptare
Iliaz Bazna
Iliaz Bazna është emri i legjendës shqiptare të spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ka lindur në vitin 1904, në Prishtinë, në kohën kur krahina e Kosovës, por edhe pjesa më e madhe e Ballkanit, ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane. Ai dhe e gjithë familja e tij janë shqiptarë në origjinë, por në edukimin e tij ndikoi shumë tradita turke.
Bazna tregonte se babai i tij ishte një mysliman i devotshëm dhe mbante titullin “mullah”. Gjyshi i tij dhe xhaxhallarët kanë jetuar kohën e xhonturqve, d.m.th., të turqve të rinj, në kohën e Mustafa Kemal Ataturkut. Tre nga kushërinjtë e parë të tij, por edhe Bazna vetë, patën studiuar në një akademi ushtarake turke dhe arritën të shkëlqejnë me punë, aq sa njëri prej tyre ka qenë kryebashkiaku i Ankarasë nga viti 1960 - 1962.
Por agjenti i ardhshëm, Bazna, do të flakej jashtë akademisë ushtarake dhe në vitin 1919 do të niste jetën e keqbërësit ordiner në Stambollin e pushtuar nga aleatët. Fillimisht kapet duke vjedhur armë në depot e ushtrisë britanike, dhe për këtë kalon një pjesë të jetës së tij në kampin penal të Marsejës.
Pasi doli kampi, zuri punë në një fabrikë ku prodhoheshin çelësa për kasafortat dhe bëhet mjeshtër në këtë profesion, pas disa dështimesh në përpjekjet e tij për të gjetur punë në përfaqësitë diplomatike.
Dokumentet sekrete
Pasi punoi për një ambasador jugosllav, për një konsull britanik, për një atashe ushtarak amerikan ai arrin të punësohet nga ambasadori britanik, Knaçbull-Hugesen, në Ankara. Hugesen ishte “naiv” kur mendonte se ishte i përgatitur për të mos ia hedhur kërrkush.
Në fillimin e vitit 1943 ambasadosri punësoi Baznën, një njeri i mprehtë, servil dhe dinak, i cili e dinte se ç’duhet të bënte për padronin e tij. Bazna, pasi qe shtrënguar ta linte akademinë qe kthyer në një autodidakt dhe kishte njohuri të mira në disa gjuhë, të cilat i fliste rrjedhshëm. Ai ishte i përpiktë në realizimin e të gjitha detyrave. Hugesen e vlerësoi Baznën dhe i besoi atij verbërisht për të gjitha. Pra, ai nisi të mbështetet tek Bazna.
Kështu, Bazna, brenda pak muajve, i mësoi të gjitha zakonet e ambasadorit, madje dhe lëvizjet e sjelljet tij. Shqiptari u bë njeriu më i privilegjuar dhe më i besuar. Ai zbuloi që punëdhënësi i tij solli në shtëpi dokumente shumë të rëndësishme sekrete për t’i studiuar. Madje, ai vuri re që Hugesen i mbante dokumentet në kasafortë.
Bazna, mjeshtri i çelësave të kasafortave, arriti t’i dublojë çelsat. Zbuloi dhe kombinimin e shifrave të kasafortës sekrete dhe i tërhoqi dokumentet. Kështu, më 20 tetor ai i merr ato dhe, me anën e një likuidi të quajtur “Leica”, prodhon faksimile të tyre. Ishte koha e Konferencës së Teheranit dhe Bazna jo vetëm që zbuloi dokumente sekrete, që kishin të bënin me operacionet e aleatëve në Normandi, por ai mësoi shumë të fshehta në lidhje me rrezikun që i kanosej Ballkanit.
Takimi me gjermanin Ludvig
Në mbrëmjen e 26 tetorit të vitit 1943 Bazna takohet me një zyrtar të lartë të ambasadës gjermane, për të cilin kishte punuar më përpara, dhe i ofron atij faksimilet e dokumenteve sekrete. Zyrtari i lartë gjerman i njohur me pseudonimin “Pierre”, ishte rekrutuar nga RSHAVI, dhe quhej Ludvig C. Bazna dhe ai punuan së bashku në fshehtësi.
Bazna i kërkoi gjermanit 20 mijë stërlina në këmbim të informacionit. Gjermani e refuzoi për momentin kërkesën e shqiptarit, duke i thënë se nuk ishte i gatshëm të jepte shuma të tilla. Megjithatë, ai e kuptoi se bëhej fjalë për një informacion shumë të rëndësishëm dhe këmbënguli të shikonte dokumentet.
Bazna i tha se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet para se të paguhej, përndryshe do t’ua shiste ato sovjetikëve. Ai i tha gjermanit se do t’ia jepte dokumentet në bobinë filmike, por kjo do t’u kushtonte gjermanëve 15 mijë stërlina. Ludvigu kishte në dispozicion 3 ditë për ta vlerësuar ofertën e shqiptarit.
Bazna do ta telefononte Ludvigun në ambasadën gjermane në datën 30 tetor 1943, në orën 3 pasdite dhe do të prezantohej në telefon si “Pierre”. Ai do të pyeste nëse Ludvigu kishte ndonjë letër për të. Nëse përgjigja do të ishte negative, atëherë gjermanët nuk do të dëgjonin më kurrë për të.
Ishte pak pas mesnate kur vizitori veshi pallton, vuri një kapele që i binte pak mbi sy dhe shkoi te dera ku ndodhej Ludvigu. U ul pranë gjermanit dhe i tha me zë të ulët: “Ju doni të dini se kush jam unë? Jam rekruti i ambasadorit britanik.
Pasi u fut brenda, Bazna në mënyr të habitshme iu zhduk nga sytë Ludvigut i cili fillimisht e ndoqi atë nëpër rrugë, por nuk e pa më. Mengjesin tjetër Ludvigu ia tregoi historinë e tij ambasadorit gjerman në Turqi, Franc Fon Papen.
Por ky nuk u habit, pasi ishte marrë me spiunazh dhe intriga. Kishte rekrutuar spiunë në Amerikë, madje kishte kontaktuar edhe me Mata Harin, me famë, dhe tashmë ishte përfshirë në të gjitha kombinacionet sekrete brenda Rajhut të Tretë. Duke qenë se Turqia ishte një vend neutral, ajo ishte bërë një qendër e spiunazhit të të gjitha fuqive të mëdha.
Si e mori shqiptari emrin “Cicero”
Fon Papen i tha Ludvigut se nuk ishte i autorizuar ta paguante shumën prej 20 mijë stërlinash, për një informacion akoma të pavërtetuar. Për më tepër, ai i tha se ky vendim duhet të merrej nga nivele më të larta shtetërore në Gjermani, pra nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë të asaj kohe, Joakin Fon Ribentrop.
Ambasadori i dërgoi një mesazh të koduar Ribentropit, ku i shpjegonte situatën dhe i kërkonte shumën prej 20 mijë stërlinash si fillim, ndërsa më pas do të procedohej edhe me shuma të tjera. Shuma duhet të mbërrinte në Ankara jo më vonë se 30 tetori, përndryshe operacioni do të dështonte. Edhe pse ambasadori nuk e mendonte të tillë, përgjigjja nga Berlini ishte pozitive.
Ludvigu shkoi më pas, sipas urdhrit, në zyrën e ambasadorit. Papeni i tha Ludvigut se duhej të bënte marrëveshje me atë që tashmë do të quhej “Ciceron”, sipas emrit të marrë nga oratori i famshëm romak, pasi informacioni ishte shumë shpresëdhënës. Ambasadori i tha Ludvigut se korrieri kishte mbërritur dhe me vete kishte sjellë edhe 20 mijë stërlinat.
Megjithatë, ambasadori e këshilloi Ludvigun që të ishte i kujdesshëm, pasi puna që po bënte ishte me rrezik. Takimi u bë në vendin e caktuar dhe shqiptari i dorëzoi Ludvigut dy bobina filmike 35 mm. Ndërsa Ludvigu u zgjat të merrte bobinat shqiptari i qetë i tha: “Më parë, paratë”. Ludvigu i nervozuar hapi zarfin dhe numëroi paratë.
Ai këmbënguli që, gjithsesi, para se t’ia jepte Ciceronit, t’i shihte filmat të zhvilluar, sepse nuk besonte. Ciceroni ra dakord për të pritur vetëm gjysmë ore. Ludvigu e mori filmin dhe e pa të zhvilluar në një dhomë të errët pranë zyrës së tij. Informacioni përmbante të dhëna të rëndësishme të kohëve të fundit. Ludvigu më në fund vendosi të kryente pagesën.
Që nga ky moment Ciceroni vazhdoi ta furnizonte Ludvigun me sekrete shumë të vlefshme, të cilat ai i fotografonte me shumë kujdes dhe i ruante në godinën e ambasadës britanike. Materiali i zbuluar nga Ciceroni ishte një thesar sekretesh, duke përfshirë edhe planet e Konferencës së Kazablancës midis Ruzveltit, kryeministrit britanik, Çërçill dhe liderit nacionalist kinez, Çan Kai Shi.
Më pas Bazna u dha gjermanëve edhe planin e Konferencës së Teheranit, midis presidentit Ruzvelt, Çërçillit dhe Stalinit. Nga detajet që mësuan mbi këtë takim të nivelit të lartë, nazistët kuptuan për herë të parë planet e aleatëve mbi pushtimin e Evropës.
Por komanda e lartë gjermane, pasi i studioi dokumentet e ardhura nga Stambolli vendosi të mos i pranojë ato si të verteta, duke arritur në përfundimin se informacioni ishte një sajesë e britanikëve për t’ua hedhur nazistëve.
Plani ishte shumë i mirë për të qenë i vërtetë. Gjermanët në vend të kësaj i besuan plotësisht informacionit të sjellë nga një agjent i tyre i rekrutuar nga britanikët, i cili njihet në terminologjinë e spiunazhit si “njeriu që kurrë nuk ekzistoi”.
Rrjedhja e informacioneve shumë të vyera të Ciceronit ndaloi në pranverë të vitit 1944, kur aleatët mësuan se diçka serioze kishte ndodhur në ambasadën britanike në Ankara. Aleatët e mësuan këtë jo si rezultat i shërbimit të tyre sekret, por nga goja e vetë ministrit të Jashtëm të Rajhut, Riobentrop, ose e thënë më saktë nga një spiun aleat, nga të paktët që kishin mbetur në Gjermaninë e asaj kohe. Ky agjent ishte Fric Kolbe, i cili kishte punuar për një kohë të gjatë në administratën naziste, një patriot gjerman që i urrente nazistët.
Kolbeg kishte arritur të vihej në kontakt prej kohësh me zyrën e shërbimit strategjik OSS dhe shefin e saj Alen Dallas në Berë të Zvicrës, duke i dhënë atij dokumente shumë të rëndësishme.
Në fillim të vitit 1944 Kolbeg kishte arritur të dekodifikonte një telegram të ardhur nga ambsadori Papen për Ribentropin në Berlin, ku bëhej fjalë për informacione sekrete të ardhura nga spiuni Ciceron, dhe ku thuhej se ky informacion vinte direkt nga zyrat e ambasadës britanike në Ankara. Ai ia kaloi këtë informacion në mënyrë urgjente Dallesit, i cili ia përcolli më tej në Inteligjent Servisit.
Arrestimi
Pas verifikimeve, Bazna u arrestua në Ankara. Por, nuk pranoi asgjë. Të gjitha pyetjeve që iu drejtuan i përgjigjej me heshtje. Ai kishte arrtur të mbidhte në atë kohë një shumë prej 300 mijë stërlinash, në atë periudhë një shumë marramendëse
. Ai arriti të arratisej dhe të shkojë në Lisbonë, ku prenotoi një udhëtim për në Amerikën e Jugut. Sapo shkoi në Amerikë të Jugut, Ciceroni hapi një llogari bankare duke depozituar paratë në një bankë të madhe. Pushonte në një vilë që kishte pamje nga oqeani, kishte shumë shërbëtorë, një femër të bukur dhe bëri një jetë qejfi prej një xhentëlmeni. Tashmë ishte ai që kishte një të rekrutuar që i shërbente atij verbërisht.
Kjo e bëri të renditej mes spiunëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Por, si për ironi të fatit, ai nuk do ta shijonte për një kohë të gjatë stilin e ri të jetës që kishte nisur. Bankierët amerikanojugorë erdhën ta vizitonin në vilën e tij dhe e informuan se kishte diçka që nuk shkonte me llogarinë e tij bankare.
Pothuajse shumica e stërlinave britanike kishte dalë jashtë qarkullimit. Në fillim ai u shokua, por më pas arriti të kuptojë “tradhtinë” e stërholluar të gjermanëve. Mjeshtri i spiunazhit ia plasi të qeshurit me zë të lartë. Punëdhësit e tij nazistë thjesht kishin prerë monedha false dhe ia kishin dhënë atij. Bazna u arrestua dhe u dërgua në burg, por më vonë arriti çuditërisht të lirohet dhe të kthehet në Evropë.
Shumë libra, përfshirë edhe kujtimet e tij vetjake, si dhe një film të madh që quhej “Pesë Gishtat”, shfaqin profilin e tij të pabesueshëm, fantazma e të cilit për shumë kohë do të vërtitej në korridoret e errëta të spiunazhit. Si shumë spiunë të tjerë, ai punoi për përfitim personal, por në fund ai i kaloi ditët e tij në varfëri të plotë, duke vdekur në vitin 1971 pa pasur një dyshkë në xhep.
Hitleri i besoi shqiptarit
Në gati 6 muaj Bazna prodhoi 400 kopje të dokumenteve, shumica e të cilave bënte fjalë për planet e operacioneve të mëdha ushtarake. Autoritetet gjermane në Berlin, duke përfshirë edhe vetë Hitlerin, patën shumë arsye të besonin që dokumentet sekrete të Baznës ishin autentike, se ato s’ishin pjellë e intrigës britanike.
Në përgjithësi, arsyeja që jepet për dështimin e Gjermanisë deri në kapitullimin e saj të plotë, ishin xhelozitë dhe kundërshtimet që patën midis tyre organizatat e shërbimeve sekrete të Ribentropit. Himlerit dhe Kanarisit. Por më 20 prill, në një kohë relativisht të shkurtër, zbulimi sekret britanik, vendos një linjë të sigurtë përgjimi.
Bazna e nuhat dhe lë punën e largohet si një njeri i lirë. Me një shumë prej 1,2 milionë dollarësh Bazna do të fillonte të ndërtonte një hotel luksoz turk, por nuk arriti ta përfundonte, sepse të gjitha kartmonedhat britanike që ai kishte marrë nga OPN Bernard do të dilnin false.
Bazna, kësaj radhe, i shpëton burgut për mrekulli, i akuzuar për falsifikim monedhash. Ai e kaloi pjesën tjetër të jetës në varfëri dhe nuk ishte në gjendje të merrte kompensimet nga qeveria perëndimore gjermane e pasluftës.
Duke punuar si një rregullues automjetesh dhe si një mësues muzike (kishte pasur disa kurse trajnimi në fushën e operistikës) Ciceroni vdiq në Stamboll në vitin 1971.

Fegi- 24
Re: Agjentet me te famshem shqiptare
edhe kerkohet hapja e dosjeve .... po keshtu i keni marre me rradhe apo sipas nje perzgjedhjeje te caktuar????
ILIRA- 137
Re: Agjentet me te famshem shqiptare
Agjaentet shqiptare
.....vazhdim.
Ceno bej Kryeziu
Spiuni i parë dhe i famshëm shqiptar mund të quhet padyshim Ceno bej Kryeziu, i cili ishte njëkohësisht edhe kunat i Ahmet Zogut. Ai kishte lindur në Gjakovë dhe ishte rekrutuar nga Shërbimi Sekret Jugosllav që në vitet ‘20.
Në sajë të aftësive të tij, ai ki kishte arritur t’u kalonte shumë informacion jugosllavëve. Për këtë arsye, në vitin 1924 pas ndihmës që jugosllavët i dhanë Zogut për të ardhur në pushtet, ata i kërkuan këtij të fundit që kunatit të tij Ceno bej Kryeziu, t’i jepej posti i Ministër i Brendshëm.
Por më pas Zogu do ta kuptonte lojën që bënte kunati i tij dhe më vonë ky i fundit detyrohet të largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Çekosllovaki. Më 14 tetor 1927, Ceno bej Kryeziu qëllohet për vdekje në kafe “Passage” në qytetin e Pragës, nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi.
Xhevdet Mustafa
I arratisur nga Shqipëria në vitin 1964 në drejtim të Amerikës, Xhevdet Mustafa është njeriu që hyri si personi fundit që do desantonte në Shqipëri për të vrarë ish-diktatorin Hoxha.
Gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, Xhevdet Mustafës ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete amerikane. Ai ishte shumë i njohur për forcën e tij fizike. Në shtator të vitit 1982 i nisur nga Brindizi i Italisë, Mustafa së bashku me 2 persona të tjerë zbarkon në plazhin e Divjakës.
Detyra e tij ishte eliminimi i Enver Hoxhës. Por në fakt Xhevdet Mustafa nuk arrin të realizojë dot detyrën e tij, pasi plani dekonspirohet. Më 27 shtator 1982, pas dy orë luftimi, Xhevdet Mustafa vritet nga forcat e Sigurimit të Shtetit.
Zenel Shehu
Ai do mbahet mend si njeriu që bëri të mundur kapjen e Hamit Matjanit. Badigard i Ahmet Zogut dhe mik i ngushtë i Hamit Matjanit, ai rekrutohet nga CIA, me urdhër të mbretit për të desantuar në Shqipëri.
Detyra e tij ishte t’i paraprinte mbërritjes në vend të grupeve të tjera diversante. Zenel Shehu zbarkon në Shqipëri në vitin 1952, por shumë shpejt ai do kapej nga shërbimi sekret shqiptar. Më pas nëpërmjet tij ata realizojnë kapje edhe të 13 grupeve të tjera me anë të radiolojës.
Duke qenë mik i ngushtë i Hamit Matjanit, ai e detyron këtë të fundit të zbarkojë në Shqipëri, duke i paraqitur një situatë tjetër në vend. Pas kësaj, në vitin 1953, Matjani zbarkon në Shqipëri dhe kapet menjëherë nga Sigurimi i Shtetit, kurse Zenel Shehu kishte vetëm pak ditë që ishte vrarë.
Agjenti Mëhilli
Agjenti me pseudonimin “Mëhilli” ishte në nga spiunët më të rrezikshëm të UDB-s jugosllave që vepronte në Shqipëri. Ai ishte një nga drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Brendshme në vitet e regjimit komunist.
Në sajë të veprimtarisë së tij, shumë agjentë sekretë shqiptarë u zbuluan ose shumë aksione të tyre u dekonspiruan. Por, megjithatë ende nuk është e sigurt se çfarë materialesh dhe informacionesh i ka dhënë UDB-së agjenti Mëhilli.
Në disa prej dokumenteve që u zbuluan prej Sigurimit të Shtetit, në lidhje me veprimtarinë e këtij agjenti rezultoi se ai kishte dërguar UDB më shumë informacion për figurat politike shqiptare të asaj kohe. Ai u zbulua në fillim të viteve ‘80, dhe do dënohej rëndë nga drejtësia e asaj kohe.
Taho sejko
Taho Sejko është cilësuar si koka e krijimit të “Grupit çam” i mbështetur dhe financuar nga shërbimi sekret grek. Ai madje, sipas Sigurimit të Shtetit, është edhe personi që kreu rekrutimin për llogari të shërbimeve sekrete greke të vëllait të tij më të vogël, gjeneralit të njohur, Teme Sejkos. I lindur në vitin 1912, në Filat të Çamërisë, në vitin 1920 familja e tij shpërngulet që andej dhe vendoset në Konispol, Sarandë.
Ende nuk bëhet e ditur se si ai u rekrutua nga shërbimi sekret grek. Por sipas dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, ai arriti të krijonte një grup agjenturor shumë të madh. Në vitin 1960 ai shkarkohet nga të gjitha postet e rëndësishme që mbante dhe arrestohet bashkë me vëllain e tij.
Por ndryshe nga vëllai i tij, Teme Sejko, që i pranoi të gjitha akuzat si agjent i shërbimit sekret grek, Taho Sejko, sipas dokumenteve të atyre kohëve nuk e pranoi asnjëherë akuzën. Por megjithatë ata shpallen fajtorë, me akuzën e krijimit të grupit armiqësor çam dhe dënohet me vdekje.
Skënder Barçi
Skënder Barçi është një agjent i Sigurimit të Shtetit, i cili ka vepruar në vitet ‘60. Kryesisht veprimtarinë e tij ai e kreu në Jugosllavi, ku kishte për detyrë të mblidhte informacione sekrete mbi agjentë e UDB-së.
Në vitin 1961, sipas disa dokumenteve jugosllave, ai arrestohet në qytetin e Shkupit nga shërbimet sekrete jugosllave. Kjo, pasi sipas tyre, Skënder Barçi kishte marrë si detyrë nga Sigurimi i Shtetit eliminimin e ish-gjeneralit shqiptar që tashmë jetonte në Jugosllavi, Panajot Plakut.
Po sipas këtyre dokumenteve, Skënder Barçi gjatë marrjeve në pyetje kishte pranuar se punonte dhe se detyrën për eliminimin e Panajot Plakut ja kishte dhënë vetë ministri i Brendshëm i asaj kohe, Kadri Hazbiu. Më pas gjykata jugosllave e dënoi atë vetëm me gjashtë vite burg, më pas ai u rekrutua nga UDB-ja dhe punoi për llogari të tyre.
Panajot Plaku
Panajot Plaku është akuzuar nga Sigurimi i Shtetit si agjent i UDB-s. Anëtar i Komitetit Qendror si dhe gjeneral i ushtrisë shqiptare, ndryshe nga miqtë e tij të ngushtë, Dali Ndreu dhe Liri Gega, të cilët u arrestuan dhe u dënuan si agjent të jugosllavëve, ai arriti të arratisej në Jugosllavi në vitin 1957, vetëm pak momente para arrestimit.
Ata akuzoheshin se të tre se bashku punonin për llogari të shërbimeve sekrete jugosllave. Por, megjithëse arriti t’i shpëtonte arrestimit, Panajot Plaku nuk mundi t’i shpëtonte dot kurthit të Sigurimit të Shtetit. Vetëm pak kohë më vonë me anë të një agjenti të saj arriti të vriste në Jugosllavi ish-gjeneralin shqiptar, Panajot Plakun, të akuzuar si spiun i UDB-së jugosllave.
Estilen- 713
Re: Agjentet me te famshem shqiptare
Agjentet shqiptare...
Pashke Prela
Dëshmorja nga Puka ka qenë një nga agjentet më të njohura femra të Sigurimit të Shtetit. Ndoshta kjo, edhe për shkak fundit tragjik të saj. Kryetari i bandës, “Keqanaj”, të cilin Prela e futi në kurth të Sigurimit të Shtetit, mori hak duke e vrarë në sytë e fëmijëve të saj.
Ish-oficeri i Sigurimit, Mark Dodani ka treguar se vejusha ishte një agjente e zonja dhe se ishte afruar te Shërbimi pas kërcënimeve të bandave, se ajo do të vihej në shërbim të tyre.
Në fillim të vitit 1947, u realizua edhe kurthi që do paralajmëronte fundin tragjik të Prelës. Ndërsa banda “Keqanajt” strehohej në shtëpinë e saj, e cila nuk dyshonte për Prelën, pasi edhe shtëpia ndodhej në një reliev shumë të thyer, agjentja vë në jetë planin. “Pashka çorienton “kryebanditin”.
I mbushi rëndë çantat me ushqime, djathë, turshi, bukë, ndërkohë që midis ushqimeve iu kishte futur sende të rënda, madje dhe gurë, me qëllim që kur të dilte nga dera të mos ishte në gjendje të vraponin për t’iu ikur forcave që i kishin rrethuar”.
Kryebanditi arrin të shpëtojë, dhe me gjithë se Prelës iu kërkua të linte banesën, nuk pranoi, me shpresën se nuk ishte pikasur. Por pas disa muajsh, kryebanditi kthehet në befasi dhe ther me thikë Pashke Prelën në sytë e fëmijëve.
Sofokli Mici
Personazhi imagjinar Sofokli Mici trajtohet si një agjent profesionist i Sigurimit të Shtetit. Ai ishte një intelektual shumë i njohur. Kishte studiuar në Leningrad për Drejtësi.
Ishte zgjedhur anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kishte fituar tituj shkencorë doktor dhe profesor.Ideja për të aktivizuar prof. Sofon,në Shërbimin Sekret Shqiptar u krijua pas vizitës turistike që bëri në Shqipëri në vitin 1985 një grup turistik grek.
Në dosjet sekrete ai është protagonist i asaj me emrin “Misioni Apollon”, e cila kishte si qëllim normalizimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve fqinjë, Shqipëri e Greqi, mision i cili u realizua me sukses nga ai.
Në të njëjtën kohë, në dosje dyshohej se prof. Sofo ishte bashkëpunëtor i shërbimit sekret grek, Asfali, gjë e cila nuk vërtetohet ligjërisht.
Ymer Kondo
Një agjent profesionist i Sigurimit të Shtetit, Ymer Kondo mbart një histori mjaft interesante. I ardhur nga një familje pronarësh vlonjatë, pas çlirimit ai u radhit në listën e personave që konsideroheshin armiq të klasës punëtore.
I rritur me këtë njollë në biografi, ai ishte një person i izoluar nga shoqëria dhe njerëzit. Edhe pasi mbaroi Shkollën Tregtare ai nuk gjeti asnjë vend pune për shkak të biografisë së tij. Edhe vetë u bë objekt i persekutimeve të herëpashershme. Por, për çudi, ai pranoi të punonte për Sigurimin e Shtetit e madje me zell të madh.
Në një nga arrestimet e tij, një nga gjeneralët e Ministrisë së Brendshme e kishte marrë Ymerin dhe e kishte futur në një kurs të veçantë për ta stërvitur si specialist zbulimi. Pastaj i kishin propozuar të punonte në kampin e të arratisurve në Itali si radist.
Me një të shkuar të tillë, të gjithë besonin se Kondo ishte një i arratisur dhe i mbushur me mllef ndaj regjimit. Kondo njihej si agjent inteligjent dhe i shkathët. Ai vrau edhe “Njekovin”, një poliagjent të njohur.
“Papastrati”
Një nga agjentët më të njohur është edhe ai me pseudonimin “Papastrati”. Ai ishte me origjinë greke dhe jetonte në një qytet në jug të Shqipërisë.
Për shumë vite,ai ka punuar për llogari të agjenturave greke. “Papastrati”, kishte arritur të ngrinte një rrjet të fuqishëm informatorësh në jug të Shqipërisë për llogari të agjenturës greke.
Në vitet ‘70, Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishte rënë në gjurmët e kësaj veprimtarie dhe arrin të kapë, falë një kombinacioni të përsosur, “Papastratin”, i cili tregon përpara hetuesve se si ishte vënë në shërbim të grekëve.
Më pas agjenti “Papastrati” rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit dhe bën një lojë të dyfishtë. Ai i dha shumë informata shtetit shqiptar në lidhje me Shërbimin e Fshehtë Grek.
“Berlini”
Agjenti “Berlini” është padyshim një nga agjentët më të mistershëm shqiptarë. Kjo për shkak se në të gjitha dokumentet, ai asnjëherë nuk ka figuruar me emrin e tij, duke mbetur një anonim.
Por veprimtaria e tij si spiun, sipas kujtimeve të oficerit të Sigurimit të Shtetit, Bekim Budo, ka qenë shumë e madhe. Sipas Budos, në dosjen “Berlini” nuk ka shënime nga drejtues eprorë si dhe vlerësime për informacionet që ka dhënë.
Karakteri i këtij agjenti del kur bëhet kombinacioni për ta futur në lidhje me Sekretarin e III-të të Legatës Italiane në Tiranë. Aksioni i tij u krye me sukses, ai arriti të ishte në aksione të ndryshme dhe të jepte informacione për Sigurimin e Shtetit.
Adem Rama
Agjenti Adem Rama u kthye në çështje dite në vitin 1953, ku u shënua si incident i marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave. Për këtë ngjarje propaganda jugosllave trumbetoi se ishte zbuluar veprimtaria armiqësore e agjentit të rrezikshëm të Sigurimit të Shtetit, Adem Rama, student me bursën e shtetit jugosllav në Universitetin e Beogradit. Ndërkohë, nga Sigurimi ai mbahej nën vëzhgim si agjent i UDB-së.
Ai dha raporte të hollësishme për Sigurimin, në të cilat ai kishte denoncuar si të dyshimtë 86 persona, nga të cilët 12 konsiderohen të rrezikshëm. Adem Rama ishte i biri i një shqiptari që pas çlirimit u bë kryetar bashkie në Prishtinë.
Por pas uljes së të atit nga detyra, që përkonte me kohën e gjimnazit, ai kërkohej të rekrutohej nga UDB-ja, pasi ishte një djalë inteligjent dhe i shkathët. Në kohën e drejtimit të Komisionit të Figurave të Bezhanit, ky agjent ishte një person publik dhe me ndikim në jetën politike të vendit.
Agjenti S.Ll.
Agjenti S.LL., ka qenë një agjent i shërbimit sekret shqiptar dhe ka vepruar për një kohë të gjatë pa arritur të zbulohet nga shërbimet sekrete të huaja. Ai ishte me origjinë nga Dibra dhe punonte kryesisht në dëm të shërbimit sekret jugosllav.
Ai ishte ndër të paktët agjentë të Sigurimit Shqiptar që nuk u zbulua nga shërbimet jugosllave. Kjo, sipas Budos, se agjenti S.Ll. sa herë dërgohej me detyra në Dibrën e Madhe, ai nuk shkonte në asnjë rast atje ku e rekomandonin, dhe mbijetoi falë zgjuarsisë dhe intuitës së tij, nuk u kap nga UDB-ja, e cila kishte shumë agjentë që punonin për llogari të saj në Shqipëri.
Ai kreu shumë misione të rëndësishme në Jugosllavi, duke bërë të mundur dështimin e shumë komploteve nga ana e UDB-së.
Demo Tafani
Demo Tafani ka qenë një agjent i shërbimeve sekrete italiane. Ai kishte lindur në Elbasan. Demo Tafani ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete italiane gjatë kohës së pushtimit të vendit tonë nga Italia.
Pas çlirimit të vendit ai ishte larguar nga Shqipëria së bashku me mikun e tij dhe agjentin e shërbimeve sekrete italiane Alush Leshanakun.
Në vitin 1949 ata dërgohen me mision në Shqipëri, pasi ishin personalitete të njohura e të vendosura në misionin e tyre, por gëzonin edhe një mbështetje në qarqet nacionaliste në vend.
Në këtë periudhë shërbimi i zbulimit e kundërzbulimit të shtetit shqiptar e kishte shtuar depërtimin e personave apo grupeve speciale në këto grupime diversante, duke bërë që Demo Tafani të binte shpejt në duart e tyre.
Estilen- 713
Cia ne Shqiperi
A mund te me jape ndonjeri informacion per ndikimin e cias ne Shqiperi gjate kohes se komunizmit.
Me intereson te di ndonje gje sepse dhe stergjyshi im ka qen agjent i CIA-s.
Kur i hyra kesaj pune kam hasur shum informacione per masonerine.Prandaj dhe kam hapur disa tema per kete gje.Doja te thoja dhe nje gje .Pse disa here me eshte fshire ajo qe kam shkruajtur.
Nje nga keto shkrimet ishte shum i gjat.Kurse nje her tjeter doja te jepja pergjigje ne nje nga temat e mia per masonerine.

Lapsi- 67
Similar topics
» Shenjat e njerezve te famshem
» Paradokse Shqiptare
» Histori Shqiptare
» Mafia Shqiptare
» Mbi Mitologjinë shqiptare
» Paradokse Shqiptare
» Histori Shqiptare
» Mafia Shqiptare
» Mbi Mitologjinë shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi