Si e kuptova se kam vdekur
2 posters
Faqja 1 e 1
Si e kuptova se kam vdekur
Si e kuptova se kam vdekur
Parapsikologjia, si njohuri e re shkencore në formim e sipër, që merret me studimin e fenomeneve të ndryshme paranormale dhe jashtëshqisore, kohëve të fundit pasurohet edhe me një segment specifik të fushës së saj të gjerë kërkimore - fenomenin "nde" (shkurtesë nga anglishtja: Near Death Experience - Eksperienca "Afër vdekjes"), që kanë të bëjnë me dëshmitë gjithnjë e më të shpeshta të përjetimeve të shumë njerëzve, pas kontakteve të afërta me vdekjen.
▪ Decenieve të fundit, mjekët dhe shkencëtarët ballafaqohen me rastet e jashtëzakonshme që nuk mund të shpjegohen me njohuritë tona ekzistuese të shkencës bashkëkohore.
Konkretisht, fjala është për përjetimet mrekulluese të individëve të shumtë, pas gjendjes së komës, vdekjes klinike, transit psikik... pra, pas përjetimit të ndjenjës "në kufi të vdekjes" dhe të rikthimit të sërishëm në jetë. Edhe pse instrumentet tejet të ndjeshme medicinale, në ato momente nuk shënonin asnjë aktivitet të vetëdijshëm të trurit, dëshmitarët, pas kësaj gjendjeje, ktheheshin me rrëfimtarë të fascinuar të përjetimeve të ndryshme, që krahasuar me rastet e njëjta të izoluara nga vendet e ndryshme të botës, këto rrëfime në mes veti kishin përmbajtje analoge.
Rasti më i popullarizuar i këtij lloji në botë është ai i Beti Idit, e cila, eksperiencën personale të përjetuar të fenomenit "NDE", e ka përshkruar në veprën e vet të njohur: "Në përqafim të dritës", vepër kjo "bestseller" në SHBA, e shitur në 5 milionë ekzemplarë. Beti Idi është një grua psikikisht dhe fizikisht normale, e cila kishte jetë të zakonshme. Ishte nënë e shtatë fëmijëve dhe me burrin e saj jetonte në harmoni bashkëshortore. Në moshën tridhjetë vjeçare, qe e detyruar t'i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik. Menjëherë pas operimit, derisa pushonte në shtratin e kurimit pas operativ, papritmas fillon të ndiejë se si trupi i saj bëhej i lehtë dhe bie në komë.
"... Aty për aty shpirti im çrrënjoset nga gjoksi dhe fillon të ngrihet lart..." shkruan Beti në veprën e saj. "Ndjenja e parë në atë moment ishte një lehtësim i këndshëm. Nuk vërejta asgjë që do të dukej jonormale. Nuk kishte asgjë të panatyrshme në atë përjetim. E mbushur përplot me ndjenjën e lirisë së pakufishme, ndjeva se fillova të ngrihem në lartësinë e tavanit. Nga kjo lartësi, vërejta në shtrat një trup të shtrirë. U bëra kureshtare ta zbuloj se kujt i takon ky trup dhe u lëshova poshtë. E njoha! Qe imi! Menjëherë, në atë çast kuptova se isha larguar nga jeta. Kisha vdekur! Nuk u dëshpërova. Përkundrazi u ndjeva e lumtur. Tripi im, që ishte i shtrirë aty poshtë, m'u duk si një rrobë e vjetruar që e kisha braktisur. Nuk kisha më as dhembje pas operative, që, sa isha në trupin tim, qenë tejet të forta. Isha e kapluar tërësisht nga ndjenja e gëzimit, sepse unë tanimë isha trup tjetër, pa peshë dhe tejet të lëvizshëm!".
Më pas, siç e përshkruan Beti në veprën e saj, në praninë e afët u paraqitën tri silueta që dukeshin si të pleqve dhe u prezantuan se vijnë nga "e kaluara e përhershme".
"E njoftojmë që ka vdekur e re, duke e inkurajuar se nuk do të brengoset për këtë". Me të kuptuar se tanimë, vërtet, ishte e vdekur, Betit, në atë moment, i kujtohen bashkëshorti dhe fëmijët. Pasi vëren se mund të lëvizë, furishëm drejtohet kah shtpia e saj. Në atë çast, në sallonin e shtëpisë së tyre familjare, e shikon burrin dhe fëmijët se si pa brenga kryenin veprimet e zakonshme ditore. Aty për aty tenton të depërtojnë dhe të hulumtojë në thellësinë e shpirtit të tyre. Në këtë zhytje, te çdonjëri, veç e veç, vëren se në fluidet eterike si mbështjellëse të trupit të tyre të quajtur shpirt si klishe, paraprakisht, ishin të kalitura fatet e tyre. Pasi u sigurua se ardhmëria e të dashurve të saj ishte e mirë, u ndje e lumtur. Më pas nga largësia dëgjon një tingëllimë sikur të këmbanave të vogla. Aty për aty, një forcë e madhe tërheqëse e shpie kah një hapësirë thellësie që ngjante si tunel, në fundin e të cilit, ajo sheh një dritë verbuese. Gjatë këtij udhëtimi që ndodhi me një shpejtësi marramendëse, nuk ishte e frikësuar fare, sepse ajo që e kishte përmbushur atë hapësirë të atij tuneli ishte ndjenja e fortë e dashurisë.
Si u transformua shpirtërisht?
Sikur tek Beti, ngjashëm edhe me tregimet e tjera të dëshmitarëve të ndryshëm, me të arritur në fund të tunelit të errët, nga shihej drita e fortë, paraqitet një figurë flakëruese drite, me kontura të qarta të një plaku me mjekër të gjatë, të cilit mund t'i bëheshin pyetja për shumë gjëra të paqarta nga situata. Atë, ajo krijesë flakëruese drite në formë plaku, pas shumë këshillave dhe udhëzimeve të tjera të bëra, e njofton se duhet të kthehet në tokë, sepse ende nuk i kishte ardhur koha ta braktiste jetën materiale, me kusht që tani e tutje duhej ta ndërronte në tërësë mënyrën e zakonshme të të jetuarit dhe të menduarit. Kështu, Beti kthehet në spital, hyn në trupin e saj të shtrirë në shtrat dhe zgjodhet nga gjendja e përcaktuar prej mjekëve si "vdekje klinike".
Vazhdon të jetojë, por jo më si Beti e dikurshme, por e transformuar shpirtërisht.
I nxitur nga dëshmitë e shumta dhe nga përshkrimet tërësisht analoge të personave të ndryshëm anë e këndej botës, mbi përjetimet e tyre pas gjendjes së komës, transit psikik, vdekjes klinike..., dy shkencëtarë të mirënjohur amerikanë, autorë të veprës së famshme dhe më e lexuar "Jeta pas jetës", Dr. Kened Ring dhe Rajmond Mudi, formojnë Shoqatën e parë ndërkombëtare në botë për hulumtimin e fenomenit "NDE" (shkurtesa nga anglishtja: near death experience-eksperienca "afër vdekjes"), Dr. Kened Ring, profesor i psikologjisë në Universitetin Konektiket, në SHBA, në lidhje me këtë fenomen tejet specifik dhe kontradiktor, si dhe për rezultatet e arritura në këtë drejtim, deklaron:
"Kur, në vitin 1976, së bashku me kolegun tim Dr. Rajond Mundi, kemi filluar të punojmë në këso rastesh, në rend të parë deshëm të bindemi se mos kemi të bëjmë me ëndrra ose halucinacione. Fillimisht, mu ky ishte shkasi t'i hyjmë kësaj pune. Por, të gjithë bashkëbiseduesit tanë që i intervistonim, për përjetimet e tyre "gjatë vdekjes", jo vetëm se na flisnin aq bindshëm, duke i përshkruar në detaje të gjitha situatat, por asnjë taktikë e parapërgatitur nga se, si grackë e verifikimit të mundësisë së gënjeshtrës nga ana e tyre, nuk i dëshmoi dyshimet tona. Ishim më se të bindur, se në këto tregime, vërtet, misterioze, nukkemi të bëjmë me ëndrra dhe as halucinacione, e më së paku gënjeshtrat.
Pra vetes kishim një sfidë për një fenomen, vërtet, misterioz. Pasi u bindëm se ka diçka, vërtet, sfiduese në këtë ndërmarrje, filluam t'i hulumtojmë teknikat e njëjta që të çojnë në këtë gjendje tëndryshme shpirtërore, sikure është medimit, transi psikik, krizat mistike dhe religjioze.
Vërtetuam se gjendja më e përafërt psikike e fenomenit tonë studimor, ishte gjendja shpirtërore "OOBE" (anglisht: out of the body eksperience - udhëtimi jashtë trupit), e cila mund të përjetohet si në situatat e shfaqjes së gjendjes "NDE", po ashtu, edhe në mënyrë plotësisht të vetëdijshme, nga ana e personave paraprakisht të ushtruar mirë për udhëtime jashtëtrupore.
Gjatë "gjumit anastezik", para operimit, shumica e pacientëve e ndiejnë veten se rrinë pezull në ajër, duke pasur mundësinë që ta shohin në detaje vijimin e operacionit të bërë në trupin e tyre!", thekson në vazhdin dr. Ring. "Ka pasur raste që disa pacientë, në këtë gjendje, ta quajmë ashtu - kome, të udhëtojnë tek të afërmit e tyre në largësi të mëdha dhe pas krahasimit të këtij udhëtimi me skenat e para që të moment nga largësia, dëshmohet se "udhëtimi astral", vërtet ka ndodhur!".
Madhështia e Adem Kolgecit
Kështu (në lidhje me këtë fenomen) thekson personaliteti eminent i shkencës serioze oficiale të psikologjisë, dr. Ring, por unë si autor i këtij shkrimi, gjatë hulumtimit tim kurioz të fenomenit të "udhëtimit astral", bashkëpunoja, me mikun tim të nderuar, z. Adem Kolgecin, një shërues i suksesshëm alnternativ në Kosovë, i cili në shumë terapi të veta shëruese tek pacientët, pos të tjerash, me sukses zbatonte teknikën e Hipnozës. Ademi më njoftoi për një rast në fshatin Mamushë, afër Prizrenit dhe, pasi që pacientja ishte e përkatësisë turke, e unë e flisja mirë tuqishten, më ftoi t'i bëj sugjestionet hipnotike në gjuhën e saj amtare...
Ajo vuante nga një "neurozë konversive" dhe, pos të tjerash, ishte e preokupuar nga malli i flaktë për të vëllanë binjak në Gjermani, të cilin nuk e kishte takuar katër vjet. Ademi më udhëzoi që të hipnotizoj (kuptohet në gjuhën turke) dhe me sugjestione ta dërgoj tek i vëllai i saj në Gjermani. Kjo kërkesë e Ademit m'u duk pak si qesharake, por nuk e kundërshtova.
Ashtu veprova. Dhe, në gjendje transi hipnotik, përmes dhënies së sugjestioneve, pacientën tonë e takova me të vëllanë e saj. Përjetimi ishte, vërtet, mbresëlënës. Ajo fliste me të, filloi ta përqafojë dhe çmallej me sytë e përlotur... Pasi e ktheva në gjendje të vetëdijshme, pacientja jonë ishte e bindur se është takuar me të vëllanë në Gjermani, ka qenë në dhomën e tij dhe ka biseduar me të. E përshkruante në detaje edhe si dukej dhoma e të vëllait.
Pas kësaj terapie, ajo nuk pat më nevojë për kurime të tjera. Ishte e shëruar tërësisht. Udhëtimi i vetëdijshëm jashtë trupit, ose fenomeni "NDE", është një fenomen që ishte i njohur dhe kultivuar që nga civilizimet e hershme njerëzore. Për ata lexues, që ju intereson më gjerësisht kjo temë, fatmirësisht, këto ditë, nëpër libraritë dhe libërshitësit tjerë anë e kënd Kosovës, është në shitje libri me temë tejet interesante për këtë fenomen, përkthyer edhe në gjuhën shqipe, me titull "Jashtë trupit", e autorit boshnjak Ahmed Bosniq. Por, fatkeqësisht, kjo vepër ka ngjallur interesim të vogël nga lexuesit kosovarë shqiptarë.
Sido që të jetë, për fund, mund të bëjmë një konstatim, të cilin e vërteton në shkrimet e veta edhe dr. Ring: Të gjithë pacientët që e kanë përjetuar këtë gjendje të fenomenit "NDE", pas kthimit në "jetën e sërishme, nukjanë më ata që kanë qenë më parë.
Ndjehen tërësisht të transformuar, shpirtërisht më të qetë, të gëzuar dhe të lumtur përherë. Ata, më nuk i frikohen vdekjes dhe jetën në tokë e konsiderojnë si një fazë kalimtare. Shumica prej tyre, fitojnë edhe aftësi të jashtëzakonshme të parathënies së gjërave, parashikimit dhe shërimit.
Adnan Abrashi

Odin- 513
Re: Si e kuptova se kam vdekur
KAM DEGJUAR PER BEHXHET PACOLLIN POLITIKAN NJEHERIT EDHE BIZNESMENI SHQIPTAR NDER ME TE PASURIT,PER TE KAM DEGJUAR SE PARA QE TE PASUROHEJ NE KET MASE,AI KA QEN I VARFER, POR NJE DITE PAS NJE AKSIDENTI AI K ISHTE QENE PRAN VDEKJES NE SPITAL DHE KA SHPETUAR NGA MJEKET PER PAK PER TU NDAR NGA JETA,AI KISHTE QENE NE GJENDJE KOMATOZE APO GJENDJE SHOKU ME DUKET ASHTU DIQKA ME RENDSI NUK KA PASUR VETDIJE,POR PASI ESHTE ZGJUAR NGA AJO GJENDJE AI KA PUNUAR SHUM DHE KA ARRITUR NE NIVELIN KU ESHTE TANI,SI BIZNISMENI ME I PASUR SHQIPTAR DHE NDER BIZNISIMENET BOTROR ME TE PASUR . NUK JANE BURIME TE SIGURTA TE INFORMACIONIT PASIQE UNE PO E THEM ATE QE KAM DEGJUAR.KJO ME RA NDER MEND PAS LEXIMITI TE FJALEVE TE FUNDIT KU THOT SE AI QE E KA PERJETUAR ``AFER VDEKJES`` A PO SI ISHTE NUK KA QEN KURR AI QE ISHTE ME PARE.
Dre1- 12
Similar topics
» Ben Laden është i vdekur!
» Ajo, ka dy vite qe ka vdekur
» Telefonata nga persona te vdekur
» Komunikim me persona të vdekur
» Qyteti që u godit nga një yll i vdekur

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi