EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komunikim me persona të vdekur

Shko poshtë

Komunikim me persona të vdekur  Empty Komunikim me persona të vdekur

Mesazh  Zattoo 08.04.12 17:04

Komunikim me persona të vdekur

Komunikim me persona të vdekur  A5e7ed3f69af54f490c778ad7b46afc4-300x300

Komunikim me persona të vdekur ?A eshte e mundur qe persona qe kane vdekur te kontaktojne qe nga bota e shpirtrave me njerezit akoma te gjalle nepermjet menyrave elektronike te komunikimit? A mund te kontaktojne ata nepermjet telefonave te thjeshte?

A mundet qe nje person shume i dashur per ne pasi ka vdekur te na kontaktoje nepermjet telefonit per te na thene nje lamtumire te fundit apo per te na paralajmeruar per dicka qe mund te na ndodhe?

Sado qe mund te ngjaje e pabesueshme dhe e paimagjinueshme, ky fenomen nuk eshte nje fenomen i pazakonte dhe ndodh, e madje shpesh. Zakonisht ky fenomen ndodh rreth 24-48 ore mbasi dikush ka vdekur. Megjithate per kete nuk ka nje rregull te caktuar pasi ka shume nga ata persona qe kane konfirmuar qe kane marre telefonate nga nje person i dashur i vdekur edhe shume vite pasi ky i fundit kishte vdekur.

Keto telefonata te cuditshme jane pothuajse gjithmone te mbushura me statike te rende dhe pothuajse perhere zeri i telefonuesit te vdekur duket i larget, pikerisht sikur po vjen nga nje distance shume e larget.

Pafundesisht shume njerez kane pranuar qe kane marre telefonata qe dukej se vinin nga nje person i afert i vdekur apo nga nje mik i vdekur. Keto telefonata ndodhin zakonisht vetem nje here apo dy here dhe gjithmone jane telefonata te shkurtra me mesazhe te shkurtra.

Per disa njerez keto telefonata mund te jene shume frikesuese, por per shumicen e njerezve keto telefonata jane nje burim qetesimi dhe qe i ndihmojne ata qe te ndihen me mire dhe te gjejne forcen qe te vazhdojne me tej me jeten e tyre.

Shume shpesh, kur merret nje telefonate e tille, personi qe e merr kete telefonate ne fillim nuk e kupton qe personi me te cilin eshte duke folur eshte nje person i cili ka vdekur, dhe mendon qe eshte duke folur me nje person qe eshte i gjalle.

Shume njerez kane raportuar qe kane marre telefonata nga persona qe nuk i kishin njohur ndonjehere ne meyre te drejtperdrejte ne jeten e tyre, por qe u kishin dhene nje mesazh urgjent per t’i derguar tek nje person qe edhe ai vete edhe i vdekuri e njihnin.

Ne fakt keto lloj telefonatash jane me te rralla, por jo edhe shume te rralla.

Zakonisht marresit e ketyre telefonatave thone qe zeri nga ana tjeter e telefonit duket i cuditshem, ne nje fare menyre pothuajse mekanik apo jo real.

Ne shumicen e rasteve kur pyeten per keto telefonata njerezit qe i kane marre keto telefonata tregojne qe zilja e telefonit binte ndryshe nga sic bie zakonisht. Toni i ziles do te ishte i ndryshem apo zilja do te ishte me e shkurter nga sic ishte zakonisht.

Duke marre ne konsiderate se investigatoret paranormale perdorin shume lloje pajisjesh elektronike per te zbuluar aktivitete te shpirtrave, pasi duket se shpirtrat jane vertet te afte qe te arrijne te komunikojne nepermjet mjeteve elektronike, atehere nuk eshte totalisht e habitshme dhe e pabesueshme qe shpirtrat e personave tone te dashur te cilet jane larguar nga jeta te arrijne te perdorin telefonin si nje mjet per te krijuar nje kontakt ndermjet botes se tyre dhe botes tone.

Nese te gjitha keto jane te verteta, atehere ndoshta nje dite do te kemi mundesine qe te zhvillojme pajisje specifike te ndertuara per te lejuar komunikimin me boten e shpirtrave duke perdorur vetem teknologjine e telefonave dhe duke i ngritur ato ne nje nivel krejt te ri dhe me te zhvilluar.

Kjo gje, jo vetem qe do te mundesonte qe njerezit te mund te komunikojne me te dashurit e tyre te larguar nga jeta, por do te provonte gjithashtu qe ne vazhdojme te jetojne me nje fare menyre edhe mbasi ndodh vdekja fizike e trupit.

Ndoshta kjo do na ndihmonte qe te shihnim jeten mbas vdekjes nga nje pikepamje e re dhe do te largonim friken dhe pasigurine nga ky proces i frikshem dhe i paevitueshem.

Deri sa te vije ajo kohe kur te gjitha keto te mund te ndodhin, apo te pakten te arrijme te zbulojme se cfare dhe se si ndodhin keto telefonata ne te vertete, telefonatat qe vijne nga persona te vdekur do te mbeten ajo cfare jane akoma tani; nje mister.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi