EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lutje që ndryshojnë jeten tuaj

2 posters

Shko poshtë

Lutje që ndryshojnë jeten tuaj Empty Lutje që ndryshojnë jeten tuaj

Mesazh  benardi 28.03.12 12:07

LUTJE TË CILAT TA NDRYSHOJNË JETËN TANDE SI NË PASURI, SHËNDET MARDHANJE NJERZORE, DASHURIJ ETJ...





Ligjet e dhënjes dhe dhe të marrjes



Sa më shum që të japësh për dashuri dhe dëshirë të mirë, aqë më shumë do të marrësh për vete. Ligji i dhënjës së shpirtit të pranishëm në mënyrë të domosdoshëm reagon asisoi që gjithçka që ne e transmetoim, qoftë dëshirë e mirë, apo e keqe, na kthehet në çdo pikëpamje e shumfishuar. Është ligj i pa ndryshueshem; e njejta e sjellë të njejtën dhe gjithëqka që të i japish nënvetëdijës si mendim apo si një lloj fare, përfundimisht do të korrësh në ekranin e jetës sate si gjendje, përjetim apo ndodhij.



Të keni kujdes gjat dhanjës te të tjerët



Nëse njerëzve u afron ndihmë shumë leht dhe shumë shpesh, ata fare leht bëhen të varur dhe u besojn vetem të tjerve. Më e mira që mund të u japish është të i mësosh të mendojn për sukses. Sigurohu që përmesë dhanjës sate jo të zgjatur, të mosë i pengosh të tjerët për ti shprehur dhe shpalosur talentet dhe aftësitë e tyre të fjetura. Shpesh marrësi apo atij që i jep dergon te ti ndjenja të inatit gjelozisë kundrejt teje për ndihmen tande jo fort të menqur, sepse në njëfarë mënyre mdjehet i detyruar, ndjen keqëardhjen tënde apo mendimet e tua për mangësit e tij. Ai e di se duhet të ishte i sukseshëm sikur ti edhe është i vetëdijshëm për fajin, sepse mendon që ushqehet nga ti. Ai zhvillon ndjenja faji dhe ndjenja hidhrimi ndaj dhansit apo teje.



Mendimet e urrejtëse dhe të liga, si dhe hakmarrja do ta bllokojnë lutjen tënde për pasurij dhe do ta mbajn larg nga ti pasurinë, në vend se ta lash që të pushtoi ajo pasurij. Dëshiro për çdo njeri atë që i dëshiron edhe vetvetes; atëherë do ta kesh qelsin e bollëkut në dorë tande.



Mësohu të flasish me autoritet. Ji i pakushtëzuar dhe i bindur se nënvetëdija e jote di ti qfaqë me autoritet dhe me bindje fjalët e thëna.



Varfrija nuk e ka vyrtytin më minimal, ajo është më tepër një sëmundje mendore dhe për këtë arsye duhet të zhduket nga rruzulli toksor.



Mëso se si të rrethohesh nga bukurija dhe luksi dhe realizoje të drejtën shum të shtrejt që të jetosh në liri dhe në paqë me shpirtin.



Një njeri që jeton në varfërij sheh gjithmonë vetëm mungesë dhe kufizim të qfardo lloji, e imagjinata e tij vepron në përputhje me foton e tij shpirtrore, që qendron në mendimet e tij.



Imagjinoi njerzit e tu të lumtur, të gëzuar dhe të pasur me bollëk, gëzohu për ta dhe për sukseset e tyre dhe do të jeshë në rrugën e duhur që të fitosh pasurij për vetveten.



Mos u kap pas disa pronave apo aksioneve, pasë qeverisë apo kusherijve apo pas dikuj tjetër. Besoi forcës së Zotit në ty e cila të mban dhe dhe që është në çdo kohë me ty. Mos shiko pamjen e jashtme! Shiko brendësinë. Nëse pret ndihmë nga jasht, do të mohosh pasurinë e Zotit në mbrendësinë tënde. Në këtë mënyrë i merr vetvetes forcë, mençurij dhe intelegjencë.

Beso në vete si të ishe qenje shpirtrore e lart dhe njihe hyjnin tënde! Mendo për të vërtetën që je këtu për të qliruar hyjninë tënde të brendshme të robruar.

Ti duhet të përpiqesh gjithnjë me njohjen se forca hyjnore në ty do të drejtoi, do të shëroi dhe do të inspiroi, do të japë ide të reja krijuese dhe do të falë një ndjenjë të thellë të besimit të qëndrueshem ndaj gjithqkafes që mbetet e pa ndryshuar – dje, sot dhe gjithmonë. Gjithqka, që duhet të bëshë, është të i besosh kësaj pranije hyjnore dhe të besosh në të, atëherë do të ndodhin mrekullij në jetën tënde.



Të gjith njerzit kontribojn për mirëqenjen tënde. Prandai, duhet të përfshishë të gjithë mashkujt dhe të gjithë femrat në lutjen tënde të mirënjohjes. Për mesë kësaj do të jeshë në lidhje të nënvetëdijshme me të mirën e të gjithë njerzve dhe të gjithëqkafes; do të tërheqë pasurinë e jetës, gjithë botën dhe dhe të gjithë njerzit.



Shkenca e pasurimit mbështetet në Ligjin e besimit.



Ligji i jetës është ligji i besimit dhe të besosh do të thot që në mënyrë të sinqert të pranosh diqka si të vërtetë. Jeto në besimin për një jetë të pasur, një jetë të lumtur, të suksesshme; jeto në pritjen e gëzuar të së mirës atëherë edhe e mira do të vij tek ti.



Është ligjë kosmik që mendimet e njejta të sjellin efekte të njejta. Andaj, të gjithë njerzit që nga pakufijshmërija presin me bindje të fortë pasurinë, e ata edhe do ta marrin.



Arritja e pasurisë dhe arritja e suksesit në jetë nuk mvaret nga një dyqan me përfitime, por vetem nga mendimet e njeriut.





Nëse keni mendime varfnjake, atëherë do të bëhesh i varfur – pa marrë parasyshë sa mund të jeshë i pasur në atë moment; në të kundërtetn, nëse mendon në pasurij(me mendime, shpirtnisht dhe matrialisht) atëherë duhet të bahesh i pasur – në përputhshmërij me ligjin reciprok të mardhanjeve. Me fjalë tjera, nëse mendon: „Mirëqenja tani është e imja“ dhe nëse i pa luhatshëm këmbngul për këtë paramendim, atëherë do të përgjigjet nënvetëdija jote, në atë mënyrë që në çdo aspekt do të shpërndajë „mirëqenje“ – në përputhshmërij me mendimet tua.



Marrëzija më e madhe e njerzve është moskërkimi i pasurisë në vetvete për ta realizuar atë, por e kërkojnë pasurinë në komoditet; aty e shohin pasurinë, gjersa forca e krijimit është e pranishme në shpirtin e tij.



Mirëqenja e jote e vërtetë shprehet përmesë identifikimit tëndë dhe burimin e pashterrshëm dhe për mesë pasurisë gjigante.



„Të gjitha gjërat jenë në gadishmërij, nëse është i gatshëm edhe shpirti“.



Të gjitha sëmundjet janë vetem fotot e pasqyruara të shtrembruara – modele të shtrembëruara të te menduarit – zanafilla është tek pacientet. Kur të parafytyroni foto të plota të harmonisë, shëndetit dhe qetsisë, bukurisë, bollëkut dhe gjithkah shifne pranin e Zotit, atëherë dhe bëhesh imun kundra sëmundjeve dhe pastai pason shëndeti, qetsia, harmonija dhe pasurija në ty.





Sado që do të përdor sygjestione me bindje për përparim dhe pasurim dhe në anën tjeter je gjeloz dhe ju ke lakmi për shokët për përparimin e tyre, ti kurr nuk do të përparosh asë që do të pasurohesh.

Po nëse don të përparosh dhe perfitosh në çdo lamij, atëherë shokve të tu apo miqve apo kushdo qoftë tjetër ju dëshiro, shëndet të plotë, fat, paqë dhe të gjitha të mirat në jetë. As vet nuk mundesh të besosh se sa shpejt përparon në jetë.



Paramendo gjëra madheshtore e suksesi i madh dhe bollëku do të lumturojnë! Vlersoi parat dhe përdori ato me faliminderim dhe njohje të Zotit nga i cili rrjedhë çdo bekim.



Paracelciusi ka thënë:

„Po që se objekti i besimit tëndë është i sakt apo i gabuar, edhe rezultati do të jetë gjithnjë i njejtë“.



„E vërteta është vetëm ajo që në mënyrë objektive e përceptojmë në këtë botë, por edhe ajo që ne e mendojmë, që e ndjejmë, që e parafytyrojmë dhe që e besojmë“.



Ti je instrument i pakufishem i Zotit dhe je këtu për të luajtur modelin e tij. Çdo detyrë të re, çdo punë, çdo studim çfardoqoftë, filloje me zell, me entuziazem dhe me besim. Me po të njejten atmosferë që do ta fillosh atë me po të njeten do ta mbarosh. Nisi planet e tua me vetëdije për dashurinë e Zotit atëherë edhe do ta mbarosh në të mirë. Filloje çdo planë të ri me besim tek Zoti, dhe Ai do të qoi tek fitimi, ngadhnjimi dhe madhështija dhe sigurisht tek suksesi financiar.

Një skocez i ri i cili në vete kërkonte ide të reja për të fituar para për veten dhe për të tjerët, papritmas zbuloi një pasurij gjigante në përpunimin e çdo force, që dilte prej një qajniku, kur ia hoqi kapakun. Në atë moment përhapja e fuqisë së avullit iu bë e vetëdijshme edhe kjo ide që fillimi i epokës së makinës me avull, që i solli botës një ndryshim, miliona njerzve u afroi punë dhe kësisoi, mundësoi krijumin e mirëqenjies përrallore në mbarë botën. Para pakë kohësh dikush e kishte pyetur Henry Fordin me pyetjen se qka do të kishte bërë po të humbte të gjitha pasurinë dhe biznisin e tij, ai u përgjegj:

“Unë do të mendoja për nevoja të reja dhe themelore të njerzve dhe këtë nevojë do ta përmbushja me më lavërdi dhe më me rendiment se askush tjeter. Për pesë vjet do të bëhesha sërish multimilioner.”



Nëse dikujt ja jep 5 dinar dhe ndjen munges per to apo humbje për ate që e ke dhanë, atëherë kjo nuk është dhanje e vërtetë. Kur i jep dikujt për ta kthyrë ate që e ke dhan apo me mendim se je i “detyruar” që të japish, apo me frikë, kjo nuk është dhënje e sinqert. Një varfri e tillë shpirtrore do të tërheqë varfri tek ti.



Kur je i varfur duhet që gjithnjë të endesh me fantazinë tënde për pasurij, mendimet duhet të jan të pa luhatshme dhe intenzive. Kush e ushtron këtë disiplinë të te menduarit, duhet të bëhet i pasur domosdoshmërisht dhe merr çfardo që dëshiron në jetë.



Me bekimin dhe urimin e të tjerve do ta bekosh edhe do ta urosh edhe vetveten. Prandaj, të pasurit bëhen gjithnjë ma të pasur, ndërsa të varfrit më të varfur, këta të fundurit të jan të mbushur me ndjenja zilije dhe urrejtje. Dhe pikrisht këto ndjenja negative jan ato që qojnë drejt humbjeve dhe paksive më të mëdha të të ardhurave të tyre. Pra kjo nuk asht fat i juaj por pikrisht gjendja e juaj mendore dhe shpirtrore që e krijon si pasurinë njashtu varfrinë, si të miren njashtu edhe të keqen.



Bllokimi i pasurisë qendron në arsyet e thella të shpirtit tand. Kush i ka zili të tjerët dhe mendon keq për ta e bllokon ardhjen e pasurisë te ti dhe tërheqë në vete mjerim dhe varfërij.



Tri shkallë të cilat pa dyshim të qojnë kah pasurija:



Shkalla e parë: Mos konstato kurrë për financat tua, si: „nuk mund ta paguaj qiranë“, „une nuk ja dal dot mbanë me mjetet e mija“, „punët ecin keq“, „nuk mund ti paguaj faturat e mija“, etj. Sa po të qfaqen këso lloj mendimesh negative, në vend të tyre duhet të thuash: „Unë jam një me pasurinë e pakufijshme në mua, dhe të gjitha nevojat e mija janë të plotsuara“. Ndoshta të nevoiten shum her ta thuash brenda orës, po nese je këmbngulës, atëherë mendimet negative do të pushon që të shqetsojn më.

Shkalla e dytë: Bëje shprehij që gjatë ditës ta forcosh bindjen dhe besimin në pasurinë e pakufijshme, duke thanë: „Zoti është gjithnjë i pranishëm dhe më ndihmon në rastë nevoje“.

Shkalla e tretë: Para se të zërë gjumi përsërit disa herë: „Une faliminderohem gjithmonë për pasurinë e Zotit, që është gjithnjë efektive, gjithnjë e pranishme e pa luhatur dhe e përjetshme“.



Nëse këtë recetë shpirtrore e bënei me besim dhe rregullisht keni me përparuar në shpejtësij mahnitëse.



Thuaj për çdo dit me dashurij dhe besim



Çdo ditë, kur të zgjohesh, mendo për Zotin, për dashurinë dhe për rritjen e tij; zgjohu dhe gjallrohu në pritje të vazhdueshme të së mirës me interes dhe vëmendje. Thuaj në qetsi me besim të plotë:



„Un i dorzohem pranisë së gjithëhershme të shenjtë të Zotit, në planet , në idetë si dhe në të gjitha punët e jetës në këtë ditë. Unë lëvizi nëpër vendet e fshehta të të Lartit dhe pranija e Tij mbrojtëse më mbronë mua, familjen time, veprimtarinë profesionale dhe të gjitha gjërat që më takojnë. Zoti jeton dhe flet në mua dhe kudo që ndodhem më shoqron suksesi i Zotit dhe dashurija e tij: Zoti më udhëheqë në të gjitha që ndërmarr e mirqenja e tij më pushton gjithnjë, me bollëk dhe pa ndërprerë.“



Nëse vepron në këtë mënyrë, në çdo fushë të jetës do të keshë me siguri suksese të mëdha.



Sa her që merr para në dorë



Sa her që merr para në dorë thuaje këtë fjali me besim të plotë:



„Zoti po mi shumëfishon parat në masë të madhe dhe une jam mirënjohës për shtimin dhe marrjen e pasurisë së pashterrshme të Zotit në jetën time. Të gjithve ju dëshiroi gëzimë, pasurij, shëndet sukses“.



Nëse Faturat e tua grumbullohen



Nëse Faturat e tua grumbullohen dhe nuk ke me i paguar dhe nuk ke punë duhet menjiher dhe intenziv me bindje të imagjinosh sikur kërkesat e tua janë të plotsuara dhe menjiher duhet ta thash këtë thënje apo sygjestion:



„Zoti është përmbushsi i të gjitha nevojave të mija tani dhe këtu.“



Brenda një kohe të shkurt do të qilen rrugët dhe perparon në çdo drejtim në mënyrë marremendse të shpejt.



Varfrija është sëmundje



Nëse keni rastin që fëmijet e juaj të janë teper lazdrana



Nëse keni rastin që fëmijet e juaj të janë teper lazdrana e të parahatshëm dhe do të ju qmendin, atëher imagjinoni kështu untenziv për çdo mëngjes rreth 15 minuta dhe ti mbyllni sytë në qetsi. Mendo për dashurinë e pakufijshme të Zotit, për menqurinë e pafundme, për forcën e lartë e për harmoni të plotë dhe ta ndini atmosferen e dashurisë dhe lumturisë që po i rrethon fëmitë e tu. Në të njeten kohë kërko që dashurija e jote dhe paqa ta mbushin zemren tande dhe fëmit të mund të rriten në qetsij, me bukurij, me menqurij dhe me arsye.



Edhe nëse je futur thell në borgje dhe nuk ke asnjë mjet financiar dhe asë mundësi apo pronë tjetër e nëse fillon të thuash:

„ Mirqenja hyjnore më pushton gjithmonë në jetë dhe po më mbush me gjith bollëk.“











Nëse merrni pension të vogël apo keni shum pak financa



Nëse merrni pension të vogël apo keni shum pak financa Thuaje kët lutje speciale:



„Mirëqenja hyjnore më përfshinë në jetë. Plotsimi i saj më pushton si ortek brenda meje dhe une tani mendoi për të mirën time, për pasurij hyjnore.“



Me ndjenja dhe besim përserite lutje disa her gjat ditës dhe për një kohë të shkurt ndodhin mrekullit te ju.



Zbulim teknik, realizimi dhe shitja e tij



Thuaj me bindje dhe lutu intenziv dhe per një koh ndodhin qudirat:



„ Intelegjenca e pafundme e nenvetëdijës time do të vendos kontakt me nderrmarrjen e duhur, e cila do të përkrah zbulimin tim, do ta realizoi dhe do ta shesë. Do të mbizotroi kënaqësij në te dyja anët, harmoni dhe përputhshmërij hyjnore të ofruar për bekimin e të gjithë pjestarve.“



Që të hecë puna me biznis



“Përmes menje shprehet mençurija, fuqija dhe energjija krijuese e Zotit, si degë e një peme që është shprehje e gjallërisë së pemës. Une jam bir i Zotit dhe kështu trashegimtar i të gjitha të drejtave dhe bekimeve të pasurisë të pakufijshme të Zotit. Une me vetëdije i drejtohem Zotit dhe ndjehem një me pranin e tij të pa dukshme. Une besoi në këtë substancë të pakufijshme dhe në plotsimin tim të pa kufijshëm. Me gjithë fuqinë e shpirtit tim une e pranoi se i Pakufijshmi më mbushë me pasurij, harmoni, inspiracion, bekim dhe e përmbush jetën time. Une jam një me Atin. Forca e tij krijuese është e imja. Menqurija, forca, intelegjenca dhe mirkuptimi i tij janë gjithashtu të mijat. Intelegjenca e Pakufijshme më udhëheqë në të gjitha rrugët e mija dhe shpitri i plotsuar është pasurija ime, përparimi im dhe zhvillimi im. Une ia hapë shpirtin dhe zemres pasurisë së pakufijshme dhe mirqenja është rezultati i përpjekjeve të mija. Zoti dhe njeriu janë një; Ati im dhe une jemi një.”



Kjo lutje është shumë efektive dhe të mbush me bollëk në jetë.





Si te ta kthejn me siguri borgjin borgjlitë



Për çdo mengjes përmende emrin e borgjëlisë dhe thuaj këtë me bindje e besim:

“Zotri X- I është i mirë, biznisi(puna) i tij zhvillohet dhe të mirat i shtohen. Ai me vullnet të vet ia del mbanë, ndersa me detyrimet e tij është i sinqert dhe i drejt. Une faliminderohem për qekun e tij. Ai është i lumtur, por edhe ne jemi të lumtur. Une jam mirnjohës për këtë fakt.”



Psh.:

“Arben M. është njeri i mirë, puna e tij po zhvillohet mir dhe të mirat po i shtohen atij. Ai me vullnet te vet po ma kthen borgjin që ma ka. Ai asht i sinqert dhe i drejt me mua dhe me gjith deshir po ma kthen borgjin. Un i faliminderohem atij që po ma kthen borgjin. Ai është i lumtur por edhe une jam i-e lumtur. Une jam mirnjohes për këtë fakt.”



Bene ket për çdo mengjes me bindje dhe besim, mësoje për mendsh dhe thuaje së paku 10 her kur të zhohesh dhe ke me u mahnit si ai ta kthen shpejt borgjin.





Si me parafytyrim dhe sygjestion mund ta arrish pasurini për të tjerët dhe për vete



Duhet të parafytyrosh pronsin e çdo lloj pasurije. Keshtu çdo nata para se të ze gjumi imagjino se ke pasurij. Ose nese don ti ndihmon dikujt ose djalit tand ose vajzes imagjino se si djali yt është i lumtur po ke pare me i dhan dhe po shkon në univerzitet dhe si djali po të faliminderohet për gjhithqka që ke ba për te pastai thuaj në vete e në qtsi:



“Zoti është burim i përjetshëm i furnizimit tim. Ai i plotson të gjitha nevojat e mija në çdo qast.”



Nëse gjat ditës të vin mendime negative



Nëse gjat ditës të vin mendime negative që nuk ke pare si: “paret e mija nuk mjaftojn”, ose “nuk dij se si ti paguej borgjet”, “kam humb” etj ket kursesi mos lejo kursesi dhe menjiher thuaj kut te vin ato mendime negative:

“Zoti është burim i përhershëm i furnizimeve të mija. Ai i plotson nevojat e mija menjiher.”

Ne fillim thuaj shum her e pastai qetsohen mendimet negative.





Formulë magjike për pagimine faturave



Nese nuk ke para dhe ke hapur ndonji nderrmarrje apo dyqan te madhe ku je gadi para falimentimit dhe merrni llogari për ndonjë gjë mendo në menyr vizuele dhe me besim se si tashmë i ke paguar ato. Dhe gjithmon kur e qoni vemendjen kah “rritja” apo “shtimi” e mallit, dyqani apo nderrmarrja ka me ju lulzu si asht ma se miri. Kjo formulë magjike ju ndihmon te gjithve për perparim.

Problemet financiare zgjidhen kur ke besim ne vete. Ti jeton në një botë shpirtrore dhe për tu bërë i pasur; për ti zgjedhur problemet e tua financiare duhet të hyshë pandërprer në botën e mirëqenjës dhe të suksesit. Duhet ta dish se çdo send qka ke krijuar deri tash ka qen së pari në mendjen tënd dhe imagjinaten tënde. Ti nuk mundesh te nxjerrish diqka ne këtë botë apo ta krijosh pa menduar për atë gjë intenziv. Ti duhet ta përmbushish shpirtin me të vërtetën dhe i thua vetes:



„Une kamë besim apsolut në Zotin dhe në të gjitha gjërat e mija. Une e dij që jamë në gjendje të përballem në çdo situatë dhe atë në çdo kohë, sepse Zoti është burimë i drejtpërdrejt i përmbushjeve të mija, ashtu që në momente të duhura dhe në aspekte të duhura më i dhuron idet e duhura. Pasuritë e Zotit më vërshoin gjithnjë dhe pa frigë në jetë dhe gjithmonë mbizotron bollëku hyjnor. Përderisa i përsëris këto të vërteta, jamë i bindur se shpirti imë është në gjendje që gjithmonë të përkujdeset nga Zoti.“



Nëse i përsërit disa herë në ditë këto të vërteta dhe nëse e ndjenë këtë realitet në zemër, bindja e jote për plotsim do të qfaqet dhe pa marrë parasyshë gjendjen ekonomike në të cilën gjendesh për moment, ti do të jeshë i sigurt, pamvarsisht se në ç`mënyrë vinë paret tek ti.





Shitje, tregëtij, shtim i pasurisë së pakti 50.000 £ në vit



Qendro para pasqyres dhe thuaj vetes ose në heshtje ose me za të ulët ose të lart.



„Arben, ti je jashtzakonisht i suksesshëm, i fiton 50.000 £ në vit, je tregrat i shkëlqyer.“



Këto mund të i përsërisish nga 10 minuta në mëngjes dhe i bindur me këtë se do të ja arrish. Dhe me siguri se do të ja arritish shumen e deshirueshme.



Rrugë e garantuar për siguri financiare



Parat janë një mjet këmbimi. Ato janë një simbol i lirisë, bukurisë, luksit, fuqisë dhe të një jete të pasur dhe gëzimplotë. Paraja mund të cilsohet si ide e Zotit e cila drejton ekonominë popullore të kombeve. Ato duhet të përdoren me menqurij, në mënyrë të arsyeshme dhe konstruktive. Siguri financiare do të arrish atëhere kur në shpirt do të fiksosh faktin, se paraja është diqka e mirë dhe njerzve ju sjell bekim në diasa aspekte.

Paramendo gjëra madheshtore e suksesi i madh dhe bollëku do të lumturojnë! Vlersoi parat dhe përdori ato me faliminderim dhe njohje të zotit nga i cili rrjedhë çdo bekim.

Nëse këtë luteje më posht e përdorë shpesh, ti do ti transmetosh ndërdijes tande forcen e sigurisë financiare dhe do te del prej krizes me sigur dhe nje dit shpejt do të pasurohesh pa masë:



“E dij që paraja është ide e shpirtit hyjnor, që simbolizon pasurij, mirëqenje dhe bollëk. E pranoi atë si mjet këmbimi. Të gjitha idetë e Zotit janë të mira. Zoti krijoi gjithqka dhe krijimet e tij i cilsoi si të mira, shumë të mira. I përdor me menqurij, në mënyrë konstruktive dhe me arsye. I përdor për bekimin e njerzisë. Janë një simbol shum i këndshem dhe praktik. Une gëzohem, gëzohem për qarkullimin e tyre. Idet e Zotit jan menjiher në dispozicion tim. Une jetoi me bollukun e Zotit. Zoti është burim i përkujdesjes time andai edhe kam gjithnjë bollëk. Mirqenja në çdo aspekt më pushton si ortek i plotsimit. Ka vetem një Zot dhe vetem një shpirt. Çdo ide në shpirtin e Zotit është e plot. Mardhanjet e mija me parat janë të llojit të mirë. Janë simbol i pasurisë së Zotit dhe bollukut të tij të pakufijshëm. Ideja e paras është gjithëpërfshirse. Une jamë një me të gjitha pasuritë e botës; i përdorë vetëm për të mirë dhe të falëminderohem për përkujdesje.”



Shitsi



Çdo nata para se të shkonte të flinte ky djal i ri pohonte:



“Une jamë shitsi më i sukseshem dhe për ket shperblehem me begati.”



Ai gjithnji e imagjinonte se si bashkshortja e tij ja uronte sukseset per arritjen që e bente në tregëtij, dhe me ket ide hynte në gjum te thell. Dhe me ket me të vërtet u bë njeri i pasur.



Nëse keni dëshirë që të ju qelet rruga për të udhëtuar jasht shtetit



Kurr mos thoni: “Kurr nuk ka asnjë rrugëdalje për mua” se nderdija ti mëshel të gjitha rrugët e nuk mundesh askund me dal jasht shtetit, po thuaj me bindje:



“Intelegjenca e pakufijshme ma hap nji rrugë që në mënyrë të rrehullt të emigroi në SHBA(ose Gjermani, sose Zvicër etj…).”



Ja një ide që mund ta siguroni jeten me te



Për shembull, nëse ti don që të punosh si perkthyese apo dikun tua mësosh gjuhen të tjerve kurr mos thua kjo ide është tepër e bukur për të qenë e vërtetë, po thuaj me bindje :



« Une e mirëpresë këtë ide ! Une e mirëpresë me gjithë zemër, dhe ajo do të realizohet në kohë të duhur ! »



Shum biznismen multi milioner në botë



Shum biznismen multi milioner në bot e kan të njejtën ide dhe mendimet e tyre lidhen në mesë veti ku ata kan të njejtin konstatim dhe kulminant, ata thojn:



« Ne e shohim Zotin si partnerin ton më të vjetër e më me përvojë dhe e lusim Atë të na udhëzoi në efekte dhe veprime si dhe Ai të na sjellë bashkpuntor të duhur. Ne e lusim Intelegjencen e pakufijshme që të na tregoi planin e plotë për realizimin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve tona. Kështu, sukseset tona, arritjet tona janë rezultat i udhëheqjes së mbrendsisë që na falë përkujdesje për veten. »



Këta biznismet të lloj lloj drejtimimeve me ketë që thojn dhe me këto pikëpamje kan arritur rezultate jashtzakonisht të mëdha dhe jasht mase.



Se si të shitet dhe shum të lexohet libri yt



Nëse ke shkruar një liber ose don me shkru dhe gjithnjë ke mendime negative si psh : »Nuk lexohet ky liber », « Nuk është në interes të publikut », me këto besime me siguri se do të dështosh dhe libri yt nuk do të shitet fare thuaja. Fillo të mendosh pozitivisht dhe me bindje dhe në mënyrë konstruktive dhe dhe imagjino se si veq libri është shkruar dhe njerzit ate shum po e kërkojnë. Për çdo mengjes dhe mbramje së paku 10 munuta thuaj :



« Menqurija e Zotit e shkruan këtë libër përmesë meje. Intelekti imë është i ndritur dhe une e shkruaj jë libër që u sjelli njerzve gëzim dhe bekim. »



Ja si një muzikante arrinte suksese shumë të mëdha



Kjo zonjushë para se të dal të luaj muzikë para publikut intenziv pohonte:



“Zoti, muzikanti më i madh luan përmesë meje. Une jamë shërbyesja e tij dhe luaj simbas porosive të tij, sikur që luan edhe Ai përmesë meje, me tonet e tij, luan melodinë e dashurisë. Zoti është dashurij.”



Me ket ajo si prej fillimit deri në mbarim luante me plot sukses dhe gjithmonë me dashurij dhe suksesi i saj ishte marremendës.



Si të keni mardhanje shum të mira në mes jush si dy partner, burr grua-grua burr?



Nëse partneret nuk i besojn njeri tjetrit dhe secili e ka nga një partner tjeter apo vetem njeri e ka aty nuk ka harmoni. Në martesë kur nuk ekziston besimi ndaj njëri tjetrit, martesa kthehet në një tradhti, maskarad dhe si asht ma keq. Ju duhet të mirri vesh në mes veti dhe ta leni partnerin jash martese të lirë dhe thuani keto sygjestion me besim:



“Une i transmetoi burrit (ose gruas, ose dashnores etj…)tim, paqe, dashurij të mirë dhe gëzim. Midis nesh, mbizotron paqja, harmonija dhe mirkuptimi hyjnor. Une e përshendes hyjnoren tek burri dhe dashurija hyjnore na bashkon te dyve. Zoti mendon, flet dhe vepron përmes meje. Martesen tonë dhe dashurinë ia kushtoi Zotit. »



Nëse luteni në këtë mënyrë me siguri se do të fillo një jet në mes jush me plot kuptim, dashurij. Paqë.





Nëse don që biznisi yt te shtohet në mënyrë marramendse



Një njeri si biznismen te i cili nuk hecte si duhet biznisi e zbuloi se ai kishte mendime destruktive, ishte « shkatrraq », kishte inat ndaj tjerve, « dembelizem », « ngurrje », « nervozizem » dhe « vetë gjykime ». Pasi e kuptoi gabimin dhe fillo në mënyrë kontruktive të mendoi dhe të thot gjithnjë me za ose në heshtje dhe me bindje të fortë :



« Pushteti i Zotit, fuqija e Tij, menqurija, gëzimi dhe paqeja e Tij janë të mijat. Dashurija e tij ma plotson shpirtin dhe drita e Tij më i tregon mundësitë pë të i shërbyrë njerzimit. »



Pas kësaj te ky biznismen filluan që të qfaqen ide të mrekullueshme dhe biznise për një kohë të shkurt ju shtua në 300% dhe gjithnjë shkoi biznisi duke ju shtuar.



Si të arrishë ide të hatashme



Qetsohu plotsisht dhe relaksohu dhe thua:



“Un po filloi të gërmoi në shpirtin tim dhe të nxjerr disa ide të mrekullueshme që ta bëj një shërbim të mirë dhe me këtë të muj të u shërbej më shumë njerzve që më rrethojnë. Une e dij se posedoi një burimë të brendshem të pa shterrshem: forcë, talent dhe aftësij që nuk i kam nxjerr akoma në dritë që të qfaqen. Une e dij që Intelegjenca e Pakufijshme më hap dhe tregon tani këto talente nëse me vetëdije gjurmoi në dhomën e thesarit tim të pa shterrshem.”



Ke me u quditur se si do të qfaqen ide të reja të cilat do të shëndrrohen në mirëqenje. Bëhu i vetëdijshëm për dhomën tënde të mbrendshme të thesarit të pa shterrshem të ideve dhe të pasurisë dhe e te krijo një raport të rregullt dhe logjik mes ideve tua dhe pastai vëri në përdorim në jetën tande të përditshme.



Bashkim me të dashuren apo dashurin dhe fitimi i kapitalit



Me përdorimin e shpesht të kësaj lutje ti do të bëhesh i dashur i sjellshem dhe do të ndodhin risi shpirtrore te ti. Gjendja financiare do të përparoi shum dhe shum shpejt mund të bashkohesh me të dashurin apo të dashuren. Lutu kështu:



“Zoti është dashurij dhe Ai është jeta. Kjo jetë e vetme është e pa ndashme. Kjo jetë shpaloset tek njerzit dhe nëpërmesë tyre krijohet qendra e ekzistences time. Une dhe ti, sepse errësirën e largon drita. Kështu edhe dashurija e largon të keqen. Njohurija për forcën e dashurisë i përballon tani të gjitha gjendjet negative. Dashurija dhe urrejtja nuk mund të qendrojnë pran njëra tjetrës. Une po e ndezë dritën e Zotit dhe të gjitha frigët dhe mendimet e frigëshme në dhpirtin tim ato po ikin. Lind drita, drita e së vërtetës dhe hijet e natës, friga dhe dyshimi largohen plotsisht. Une e dij dashurija hyjnore më zgjon, më udhëheqë dhe ma shëndritë rrugën. Une qilëm vetem në mënyrë hyjnore. Une jamë shprehje e Zotit në të gjitha mendimet, fjalët dhe veprimet e mija. Natyra e Zotit është dashurija dhe une e dij se dashurija e plotë e largon frigën.”



Si të pasurohesh përmes lutjes



Ketu e keni një lutje që lexohet për çdo dit e cila kurr nuk huqë nëse e thua me zemer dhe bindje, ku kurrë nuk ke me mbet pa financa të mjaftueshme:



“E dij që e mira ekziston në këtë moment. E besoi me gjithë zemër se harmoninë, shëndetin, paqën dhe lumturinë mund të ia krijoi vetes time. Une e ngriti lart konceptin e paqës, suksesit dhe mirëqenjës sime në shpirtin tim. Une e dij dhe besoi se këto mendime do të rriten dhe do të shpalosën në jetën time. Une jamë kopshtar, atë që e mbjellë, dhe do ta korrë. Une mbjellë mendime hyjnore dhe këto mendime të mrekullueshme janë paqë, sukses, harmoni dhe dëshirë e mirë. Une do të kamë një të korrur të mrekullueshme. Që nga ky moment në nënvetëdijën time do të ruaj mendime të paqës, besimit, ekuilibrit, mirëqenjës dhe barazisë. Une i marrë frutat e mrekullueshme nga këto farëra që i kam mbjellur. E pranoi faktin se dëshira ime është një farë në nënvetëdijën time. E bëjë të vërtetë sikur që e ndjejë vërtetësinë e saj. E akceptoi vërtetësisnë e dëshirës sime në të njejtën mënyrë siqë e pranoi faktin se fara e hedhur në tokë do të rritet. Une e dij se ajo rritet në fshehtësij. Dëshira ime rritet në thellërsinë e nënvetëdijës sime. Në një kohë të shkurtër, sikur se fara, ajo qelë nga toka dhe bëhet e dukshme si gjendje, si rrethanë dhe si ngjarje. Ky është burim i vërtetë i përkujdesjes sime financiare. Intelegjenca e pakufijshme më udhëzon dhe më udhëheqë në të gjitha rrugët e mija. Une mendoi për gjëra që janë të vërteta, të ndershme, të drejta, të pastra, të këndshme dhe të famshme. Une mendoi për këto gjëra, ndërkohë që forca e Zotit është me mendimet e mija të mira. Une kamë paqë, sepse jam pakufijshëm i suksesshëm.”



Si të ju ndihmon shitësve tu që të kan sukses për veti dhe pët ty?

(kjo vlen edhe kur flet për biznis tjeter para puntorve apo njerzve)



Nëse ke ndonjë ndërmarrje tregtare të madhe dhe ke shumë shitsa, dhe don që të hecë puna mbar dhe pa kurfar problemi te perparojn shitësat tu para çdo mbledhje thuaj këtë lutje të fuqishme nja 5 minuta:



“Une jamë i mbushur me menqurij, me dashurij dhe me forcë të Zotit që i udhëheqë të gjithë shitsit e mij, i udhëzon, i inspiron dhe i bënë në gjendje të pranojnë ide të reja. Zoti më inspiron dhe më ndriqon për të gjetur fjalët e duhura. Ai më furnizon me ide të reja dhe krijuese, të cilat shëndrrohen në bekim për shitsit tanë, për klientet ton dhe për çdo njeri që ka të bëj me ne. Intelegjenca e pakufijshme mendon, flet dhe vepron përmesë meje dhe të gjithë që e dëgjojnë ligjëraten time, janë të pasuruar me bekim dhe me të gjitha të mirat e me bolluk të dhënjes që vin nga”Ati i dritës”.”



Si perparoi një piktor ne financa duke i përdorur këtë lutje



Duke i përdorur keto lutje merregull ky piktor arriti kulminacionin e famës në jetën e tij.



“Zoti është bukurij e papërshkrueshme, harmoni e plotë dhe dashurij e pa kufijshme. Bukurija e pafundme e mbush shpirtin tim në mënyrë madhështore dhe gishtat e mij sjellin dhe pasqyrojn në pëlhurë gjithë bukurinë, rregullin dhe harmoninë e pakufijshme. Gjithqka që une pikturoi, do të jetë në çdo kohë gjë e bukur dhe e gëzuar. Çdo skenë dhe çdo pikturë do të shprehë dhuntinë e zotit tek njerzit.”



Pas kësaj ky piktor u bë shum i njohur dhe i pasur.



Edhe ti mund të dalish prej qfardo krizeje



Edhe nese je i pansionuar që mos të biesh në palumturi, që mos të jesh i vetmuar, apo i frustruar të pa lumtur edhe nese e ke pensionin tan të ulet ti mundesh te dalish prej çdo lloj krize. Thuaj:



“Dashurija e Zotit e mbush shpirtin tim. Une rrezatoi dashurij dhe dëshirë të mirë në rrethin tim dhe për të gjithë njerzit kudo që janë. Dashurija e Zotit më përshkon në formë të harmonisë, dashurisë, bashkimit, mirëqenjës dhe shprehjes së vërtetë. Zoti është bariu im dhe mua kurr nuk do të më mungojnë paraja, dashurija, bukurija apo shoqërija. Zoti më përgjigjet tani edhe une i faliminderoi për kët.”



Kur te jep, jep me zemër



Kur te jep, jep me zemër dhe thuaj:



„ Une e jap këtë shumë të te hollave me sinqeritet dhe me zemër, e Zoti mi shumfishon këto në masë të jashtëzakonshme.”



Nëse kete e thua shpesh, në ndërdije tënde direkt theksohen mendimet e pasurisë së madhe dhe nëndija jote menjiher fillon punen që qëllimin tand ta realizoi dhe ta shumfishon mirëqenjen tënde në çdo pikëpamje.



Si të bëhesh një biznisme i madh



Një biznismen thonte gjithnjë: “Ka mjaft para në botë dhe ka mjaft gjëra të tjera. Une e di, në ndërdijën time ekzistojn burime të pashterrshme që nuk i kam mbyllur akoma dhe une gjithnjë pohoi kështu”:



“Zoti është burim i pa shterrshëm i përkujdesjës sime dhe nevojat e mija jan të plotsuara tashmë; pasurija e Tij më pushton pandërprerë, në mënyrë të palodhshme dhe të pafund.”



Gjat përsëritjeve të vazhdueshme të këtare të vërtetave, ai i transmetonte ndërdijës së tij idenë e pasurisë dhe të mirëqenjës kështu që ai u përshkua-mbush me një bollëk si një ortek.Edhe ti mund të arrish tek suksesi financiar shum i lartë.





Formula multimilion dollarëshe





Kjo formulë është ajo e cila i ka sjellur personit dhe e ka bërë multi milioner. Kët formulë e ka lexuar për çdo dit e nat 25 vjet pa nderprerë dhe ua ka dhanë njerzve të tjerë të cilet edhe ata jan bërë njashtu milioner. Ja formula:



“Une e njoh burimin e përhershëm të te gjitha pasurive që nuk shterrin kurrë. Në të gjitha rrugët e mija jamë i udhëhequr nga Hyjnija dhe u përshtatem ideve të reja. Intelegjenca e pakufijshme më zbulon mundësij më të mira se si të u shërbei bashkënjerzve të mi. Une udhëheqëm dhe udhëzohem për të sjellë produkte që i shërbejnë njerzisë si bekim. Une tërheqë mashkuj dhe femra shpirtrorë, besnik dhe korrekt dhe të tillë që kontribojnë për paqen, mirëqenjën dhe përparimin e ndërmarrjes sonë. Une jamë një magnet i parezistueshem dhe tërheqë pasurij përallore në vetvete, sepse klientve të mij u ofroi cilsinë më të mirë të prodhimeve e punëve të mija. Une jamë gjithnjë i pozicionuar te i Pakufijshmi dhe te substanca e mirëqenjës. Intelegjenca e pakufijshme i udhëheqë të gjitha planet dhe qëllimet e mija dhe i gjithë suksesi im bazohet në vërtetsinë se Zoti më udhëzon, më drejton dhe më udhëheqë në çdo gjë që ndërmarrë. Une jamë gjithmonë në paqë – brenda dhe jasht. Suksesi im është gjigant, sepse jamë një me Zotin dhe Zoti është gjithnjë i suksesshëm. Prandai, une duhet të jamë i suksesshëm dhe jamë i suksesshëm edhe tani. Çdo detai të biznisit tim i kushtoi vëmendje thelbësore dhe e paketoi me vendosshmërij atë. Une shpreh dashuri dhe dëshirë të mirë tek të gjith për rreth meje dhe tek të gjith punonjsit e mij. Shpirti dhe zemra ime janë të mbushura me dashurij, me forcë dhe me energjinë e Zotit. Të gjith që janë me mardhanje me mua janë gjymtyr shpirtror në rritjen time, në mbarëvajtjen dhe mirëqenjen time. Çdo lavdi dhe nder i takon Zotit.”





Shitblerja e Trojeve





Ja nji shitës i trojeve si nuk kishte sukses per shitjen e tyre dhe koleget e tij po. Bllokimi i mosshitjes qendronte te ky vet te gjelozija qe u kishte shitsve të tjer që arrinin suksese të mëdha. Mjeti sherus kundra Gjelozisë është bekimi i kolegve të tij dhe përsëritja e shpesht e lutjes ose me zë, me besim të plot ose në heshtje:



“Une jamë i vetëdijshëm se ekziston një ligj i ofertes dhe i kërkesës. Une e ushtroi rregullen e art në çdo punë. Une jamë në paqë. Çdo her që kam dëshirë të shes, shprehet si ide në shpirtin e Zotit. Baza e të gjitha njohurive qëndron në mua. Dhe une i dij të gjitha që kamë nevojë t`i di domosdoshmërisht. Une e pranoi se gjithqka që dua të blej dhe të shes duhet më parë të formoi një shkëmbim të ideve në shpirtin hyjnor. Une jamë i vetëdijshëm që mbizotron kënaqësij, harmoni dhe paqë e përbashkët. Çmimi është i sakt për njerzit e sakt; gjithqka është në rregull hyjnor. Une e njoh të vërtetën dhe e kuptoi atë. Une jamë i vetëdijshëm për veprimtarinë e Zotit. Të gjitha idetë, për të cilat kamë nevojë, më shpalosen në kohën e duhur dhe në rend të duhur si dhe në kombinim. Une marr ide hyjnore dhe u gëzohem atyre. Une u shpërndaj njerzve dhe për këtë marr ide të reja. Paqja tani është e imja. Në shpirtin hyjnor nuk ka zvarritje; une e marr të mirën time.”



Lutje për kapërcimin e mërisë dhe zilisë



“Une e dij se të gjith njerzit janë vëllazër; ne të gjithë e kemi Atin e përbashkët. Une çdo njeriut i dëshiroi shëndet, fat, bollëk dhe çdo bekim dhe pasurij në jetë. Këtë e them me sinqeritet. Une e dij që gjithçka që u dëshiroi të tjerve, i dëshiroi edhe vetes; siq i bekoi të tjerët, ashtu e bekoi edhe vetveten.

Dashurija e Zotit më pushton mua dhe të gjith njerzit. Une i bekoi të gjith që janë më të pasur se une. I bekoi edhe ata që më kritikojnë dhe që flasin keqë për mua. Une gëzohem kur e dij se bashkpuntorët e mij janë të mirëqenur dhe të suksesshëm. I hapi dritaret e shpirtit tim dhe e lë të hyj pasurinë e qiellit. Une kundrejt të gjithve sjell dashurij dhe pohoi se pasurija e Zotit e pushton shpirtin dhe zemren e të gjithve. Une faliminderohem tani për pasurinë e Tij. Është e mrekullueshme! »



Një lutje për zhvillim profesional



« Une e dij dhe besoi se biznisi im është edhe biznisi i Zotit. Ai është orteku im në të gjitha punët e mija dhe kjo për mua do të thot se drita e tij, dashurija e tij, e vërteta e tij dhe inspirimi i tij e plotson mendjen dhe zemren time në të gjitha rrugët e mija. Me besim të plotë në forcën hyjnore në mua i zgjadh të gjitha problemet. Une e dij, se pranija e Zotit i mban dhe i pret. Une tani pushoi në siguri dhe paqë. Në këtë ditë nuk ka paqartësij. Une jamë i rrethuar nga kuptimi i plotë dhe ekziston zgjidhje hyjnore për të gjitha problemet e mija. Une e kuptoi gjithkund qart, ashtu siq kuptohem une. E di se mardhanjet e mija profesionale Jan tinguj me ligjin e harmonisë hyjnore dhe që Zoti vepron tek të gjith klientet e mij. Une punoi me të tjerët në harmoni dhe mbizotron harmonija, paqja dhe mirëqenja në masë të madhe.”





Shitblerje



Ti duhet ti trajtosh klientet e tu në mënyrë siq dëshiron që ata të te trajtojn ty; ky është sekreti i vërtetë. Thuaju klientve apo blerësve të shtëpisë sate apo pronës atë që ti të doje të dëgjoje nga ata, po të ishe ti blerësi. Nëse vepron në këtë mënyrë, të gjithë njerzit e botës nga forca e mbrendshme lëvizëse do të mundohen të të bëjnë mirë dhe si shitës do të shënosh suksese përrallore.



Arritje suksese të mëdha në këndim të këngëve



Ulu, relaksohu dhe imagjino gjall dhe kjart se si këndon për mrekullij para mikrofonit dhe publikut entuzjazët për ty dhe thuaj shpesh:



“Zëri im është zëri i Zotit; une këndoi për mrekullij dhe në mënyrë madhështore.”



As vet nuk ke me besu se qfar suksesi ke me e arritur me zërin tand të bukur.





Pohim i përditshëm për suksese të mëdha financiare





“Une e dij se biznisi im, profesioni, puna e ime janë punë e Zotit. Zoti është gjithnjë i suksesshëm. Nga dita në ditë po bëhem më i menqur dhe më i arsyeshem. E dij, e besoi dhe e pranoi faktin se ligji i Zotit për bollëk është gjithnjë për mua, përmesë meje dhe gjithkund për rreth meje në veprim.

Biznisi im apo profesioni im është i plotsuar me veprimin e rregullt dhe me rezultate të mira. Idetë, parat dhe prodhimi, si dhe lidhjet e duhura, për të cilat tani une kamë nevojë, janë të mijat përgjithëmonë.

Gjithë këto gjëra tërhiqen nga une përmesë ligjit univerzal tërheqës. Zoti është jeta e veprimit tim. Une jamë i udhëhequr në mënyrë hyjnore dhe në çdo këhë marrë ide hyjnore. Çdo ditë më ofrohen raste të mrekullueshme për t`u shpalosur mëtutje dhe për të ecur përpara. Une ndërtoi mbi dëshirën e mirë. Une jamë jashtzakonisht i suksesshëm, sepse e zhvilloi biznisin tim me të tjerët ashtu siq do të dëshiroi që edhe të tjerët ta zhvillojn me mua.”



Nëse biznisi yt zvarritet



Nëse biznisi yt zvarritet thuaj me bindje dhe shpesh:



“Intelegjenca e pakufijshme më hapë mundësi më të mira për të u shërbyrë të tjerve.”

Kjo do të ndihmoi për përparim të shpejt dhe të lumtur.



Si veproi një mësues për të i nxitur nxënësit për mësim?



Një mësues kishte problem te madh me nxënsit krye neq dhe të lazdruar dhe për kët para mësimit tërhiqej në vetmi nga 10-15 min. dhe e thonte kët formulë të suksesit:



“Une jamë një qendër krijuese e Zotit dhe nxënsit e klasës sime u sjell shumë më shumë dashuri dhe arsye. Une çdo nxënësi ia sjellë idenë e rritjes dhe ecjes përpara dhe besoi pa hamendje se të gjithë mësojnë me dashurij dhe se me entuziazëm i përvetsojnë shpejt gjërat, duke bashkpunuar. Une jamë mëse i bindur se çdo fëmij i klasës sime në këtë mënyrë shenon hapa pozitiv në mësim dhe kjo bindje ndahet në vetëdijen e çdo njërit prej tyre. Dhe kështu është.”



Nëpër mes kësaj thanje me siguri se çdo mësues do të arrij rezultate te mëdha në klasë dhe në shkollë.



Rregull mbretrore e pasuriasë



“Une jam i pasur, une i bëj të tjerët të pasur dhe të gjithëve u sjell bekim.”



Kjo është rregull mbretrore drejt pasurisë.





Si të bëhesh një biznismen i suksesshem dhe i madh



“Ligji i rritjes reagon domosdoshmërisht dhe mendja e ime është gjithnjë e gatshme për të marrë ide të reja të përparimit dhe shtimit. Biznisi im lulzon, zhvillohet dhe shpaloset në mënyrë të mrekullueshme. Të ardhurate mija shtohen jashtzakonisht. Brenda dhe jasht jamë i furnizuar mjaft përmesë depos së pakufijshme në mua. Une e hap mendjen dhe zemrën time të bollukut dhe pasurisë së Zotit; une bëhem gjithnjë më i pasur si brenda dhe jashtë.”



Me këtë formulë të pasurimit ti ke me qenë gjithmonë jashtzakonisht I pasur.





Nëse don të i zgjedh frustracionet e çdo lloji dhe të kesh një vetvlersim te lart



Nëse don të i zgjedh frustracionet e çdo lloji dhe të kesh një vetvlersim te lart thuaj:



“Zoti më dha këtë dëshirë dhe këtë menqurij hyjnore, do të ma shpalosë planin e plotë për realizimuin e tij.”



Bëhu zemër mirnjohëse për të gjith dhe veten



Bëhu zemër mirnjohëse për të gjith dhe veten dhe ke me terhequr pasurij pa kufij.

Ji mirënjohës për bukurinë e çdo mengjesi. Ji mirënjohës për syt e tu që të qfaqin bukurinë e Zotit, për veshët që përceptojnë muzikën e sferave dhe këngën e zogjve, për duert tua me të cilën mund të luash melodinë e Zotit, si dhe për zërin tënd, me të cilet shrehë fjalët e ngushllimit, guximit dhe të dashurisë. Ji mirënjohës për shtëpinë tënde, për të dashurit e tu, për pjestarët tu, për punën tënde dhe për koleget e punës. Thuaj dhe mendoje shpeshherë:



“E bekoi çdo pjestarë të familjes sime dhe e përfshijnë në lutjen time; e faliminderoi, e çmoi dhe e nderoi Zotin në(bashkëshorten time apo burrin tim apo dashnoren- dashnorin tim), dhe në fëmijt e mij. E bekoi çdo veprim të tyrin, gjithçka që dhuroi e dij se është më shpirtror në dhënjen se sa në marrjen. E bekoi biznisin tim, bashkpuntorët e mij, klientet e mij dhe të gjith njerzit. Veprimtarija ime sjell sukses të madh, ajo zhvillon dhe u jep bekim të gjithëve, dhe kjo më kthehet sërish me bollëk dhe në mijra mënyra.”





Nëse kërkon punë



Me siguri se do të gjeni punë nëse intenziv do ta përsëritni këtë fjali:

Thuaj me vëmendje dhe me bindje:



“ Une jamë bir i Zotit, dhe Zoti është punëdhanësi im. Une jamë gjithnjë i punësuar dhe themë faliminderit për shprehjen e plotë në jetën time dhe për rregullimin e mrekullueshem të te ardhurave të mija. Zoti më shpërblen mjaftueshem dhe më hapë një derë të re.”

benardi
benardi

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lutje që ndryshojnë jeten tuaj Empty Re: Lutje që ndryshojnë jeten tuaj

Mesazh  Hidra 08.10.15 23:18

Shkrim i cmuar dhe me vlere, faleminderit Benardi!
Hidra
Hidra

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi