Si ndodh që religjionet ndryshojnë mendim?
Faqja 1 e 1

Religjionet interpretohen si vlera të fiksuara dhe të njëjta në histori. Por të gjitha kanë pësuar ndryshime drastike dhe disa ekspertë besojnë se në rast se nuk ndryshojnë, religjionet vdesin…
Thyerja e tabuve
Një herë e një kohë, sakrifikimi i kafshëve ishte një pjesë e rëndësishme e jetës së hinduve, priftërinjtë katolikë nuk qenë beqarë të përjetshëm dhe prezantimi vizual i Profetit Muhamed ishte pjesë e artit islam. Dhe së shpejti, disa kisha në Britaninë e Madhe mund të pranojnë të martojnë çifte homoseksualësh. Por si ndodh që religjionet menaxhojnë të ndryshojnë mendjen e tyre?
Më 1889-n, Wilford Woodruff u bë presidenti i katërt i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvona, më së shumti e njohur si Kisha Mormone. Si president, ai shihej si një profet i gjallë, si dikush që mund të marrë mençuri dhe këshilla nga Jezu Krishti. Dhe ai me të vërtetë kishte nevojë për këshilla, kisha e tij ishte në krizë.
Për 40 vjet, mormonët kishin qenë në konflikt me Kongresin e SHBA-së për çështjen e poligamisë, e cila nxitej mes besimtarëve meshkuj. Qeveria tha se ishte ilegale dhe i qëndroi mendimit se bindja fetare nuk shërbente si justifikim.
Woodruff dhe të tjerët jetonin në një mënyrë të vështirë, duke lëvizur nga një vend në tjetrin për të shmangur urdhërarrestet për bigami. Më 1890-n, qeveria kërcënoi t’i jepte fund kësaj loje, duke vendosur të konfiskojë të gjitha asetet e kësaj kishe.
Vetë Woodruff pati shtatë gra përgjatë jetës së tij dhe 33 fëmijë. Por pas kësaj, Woodruff tha se Jezu Krishti i ishte shfaqur atij në një vegim dhe i tha se Kisha Mormone do të kishte një të ardhme të keqe në rast se praktika nuk ndalohej. Megjithëse ai vetë nuk hoqi dot dorë nga martesa me shumë gra, lëshoi një manifest për ta ndaluar atë.
Nëse ky ngjan si një problem lehtësisht i zgjidhshëm, dijeni se nuk ishte fare kështu. Ky është mendimi i Kathleen Flake, profesore e historisë fetare të Amerikës dhe vetë një mormone. “Ishte një gjë shumë e vështirë nga pikëpamja shoqërore, personale dhe teologjike”, thotë ajo. Ndryshimi destabilizoi të gjithë kishën dhe solli reflektime të mëdha mbi parimet bazë të mormonizmit.
Historia tregon se çdo religjion që refuzon të ndryshojë, vdes, thotë Flake. Por si ia bëjnë religjionet që nuk kanë profetë të gjallë për të ndryshuar?
Për myslimanët, profeti i fundit, Profeti Muhamed, vdiq 1400 vjet më parë. Pra janë ulematë, apo dijetarët ata që interpretojnë ligjin islamik Sharia, bazuar në analizimin e kujdesshëm të teksteve të shenjta, përfshirë Kuranin dhe Sunetin, përmbledhja e ngjarjeve të lidhura me besimin dhe praktikat e Profetit.
Një sfidë e dukshme këtu është sesi mund të interpretohen ligje specifike për të qeverisur jetën e shekullit të shtatë në Arabi për të qenë funksionale në jetën e shekullit të 21. Ndoshta nuk është surprizë që dijetarët në vende të ndryshme japin gjykime të ndryshme dhe në disa raste, ndryshojnë mendim.
Një shekull më parë, përdorimi i radios dhe altoparlantëve ishte haram, i ndaluar. Sot, shumë myslimanë praktikantë kanë radiot, televizorët, madje edhe kanale në “YouTube”.
Në mënyrë të ngjashme, në kohën e revolucionit islamik të Iranit më 1979-n, dijetarët thanë se kontrolli i lindjeve dhe planifikimi familjar ishte i ndaluar, por tashmë përdorimi i prezervativëve është i rekomanduar dhe ka fabrika të mbështetura nga shteti për t’i prodhuar ato, si dhe konsulta për planifikim familjar paramartesor.
“Supozimi ishte që çdo gjë nga Perëndimi do të cenonte islamin”, thotë Muqtedar Khan nga Universiteti i Delauares. Dhe shumë shpesh, thotë ai, ka tension mes aspekteve të jetës së përditshme të Perëndimit dhe mësimeve islamike. Një sfidë për meshkujt myslimanë, p.sh., është urinali.
“Një nga traditat për burrat myslimanë është që të ulen kur bëjnë urinën”, thotë Khan, duke shpjeguar se ky ishte një mendim për të ruajtur higjienën dhe për të shmangur pikat në rroba. Kjo nuk ishte gjithmonë e mundshme në Perëndim, ku urinali është shumë i përhapur. Një sfidë tjetër është arkitektura e shtëpive në Perëndim.
“Shtëpitë në perëndim nuk janë të dizajnuara për të pasur segregim gjinor. Nëse bën një festë vetëm për myslimanët, atëherë gratë kërkojnë segregim, por kjo është e komplikuar”, thotë ai, duke shtuar se ka humbur disa festa për ditëlindjen e të birit vetëm për këtë shkak.
Prirje racionale
“Mendimtarët e Mesjetës, si Shën Thomas Akuini apo Maimonidi, do të habiteshin me mënyrën sesi ne lexojmë, predikojmë dhe lutemi sot”, thotë shkrimtarja Karen Armstrong.
“Ne kemi tendencën të humbasim disa karakteristika të vjetra, me raste më intuitive të mendimit”, thotë ajo. “Ata do të shohin disa nga mënyrat sesi ne flasim për Zotin, si tepër të thjeshta. Ne jemi duke lexuar librat me shkallë të lartë të alfabetizmit, i cili është i paprecedentë në historinë e religjionit, veçanërisht për shkak të prirjes sonë racionale.”
Në disa raste, shoqëritë multikulturore myslimane kërkojnë riinterpretim të teksteve të shenjta. Klerikët që përballen me këto vendime kanë mundësi të zgjedhin mes interpretimit fjalë për fjalë të Kuranit apo kërkimit për të parë poshtë sipërfaqes për një mesazh më të thellë.
Çelësi, sipas Tarik Ramadanit të Universitetit të Oksfordit është të dallosh “parimet”, të cilat janë të pandryshueshme nga “modelet” që janë produkt i kohës dhe vendit ku ngjarjet u treguan. Nga kjo perspektivë, ndryshimi i interpretimeve tona mbi Kuranin nuk është thjesht një opsion, por një detyrim.
“Nuk ka besnikëri ndaj mesazhit të islamit pa evoluim të të kuptuarit tonë”, thotë ai.
Kështu, ndërsa është një varg i Kuranit që duket se lejon rrahjen e një gruaje, “shembulli më i mirë ishte vetë i dërguari i Zotit që nuk keqtrajtoi kurrë një grua”, thotë Ramadan.
Arvind Sharma, një profesor i religjionit krahasues në Universitetin McGill, tregon një aksident që duket se dëshmon se është e mundur të përmirësosh modelet në të njëjtën kohë duke ruajtur parimet në një formë vijimësie të religjionit.
Historia e tij lidhet me momentin kur Mahatma Gandi diskutoi parimin e karmës – doktrinës hindu që thotë se do të paguash për veprimet e tua, ose do të shpërblehesh, ndoshta në një jetë të ardhme.
“Karma ishte përdorur për të justifikuar paprekshmërinë e hinduizmit klasik”, thotë Sharma. “Një person i lindur është i paprekshëm, për shkak se në jetën e tij të mëparshme ka kryer diçka, pra për rrjedhim duhet të pranojë statusin e tij si të pandryshueshëm.”
Sharma thotë Gandi, vuri në dukje se të gjitha kastat e hinduve janë trajtuar si të paprekshëm nga britanikët në Indi, ndërkohë që anglezët kanë varur njoftime nëpër klubet e tyre, ku shkruhej “qentë dhe indianët nuk janë të lejuar”.
“Argumenti i Gandit ishte: ‘E shikoni si punon karma? Ti i trajton njerëzit si të paprekshëm në bazë të lindjes dhe ti ke qenë gjithashtu i trajtuar si i paprekshëm në bazë të lindjes tënde.’” Duke kritikuar interpretimet tradicionale të indianëve mbi karmën – dhe duke treguar sesi ata po paguanin për mosguximin e sfidimit të të paprekshmëve – Gandi në të njëjtën kohë po punonte për të riinterpretuar parimin e karmës.
Një histori e famshme nga Talmudi, një nga librat e shenjtë hebraikë, duket se parashikon se gjeneratat e ardhshme do t’i interpretojnë ligjet e shenjta në mënyrën e vet.
Në këtë histori, Moisiu shkon te mali Sinai për të marrë Torah – një libër tjetër të shenjtë të hebrenjve – nga Zoti. Moisiu dallon Zotin që i mbështjell germat me kurora të vogla.
“Moisiu, i cili ishte një njeri modest, thotë ‘mirë, me të vërtetë ju e dini, unë do ta marr atë drejtpërsëdrejti’”, thotë rabini Burt Visotzky nga Seminari Teologjik Hebraik në Nju Jork.
“Dhe Zoti thotë: ‘Jo – shumë gjenerata më vonë do të dalë një rabin me emrin Akiva, dhe ai do ta nxjerrë ligjin e hebrenjve pikërisht nga kurorat e vogla të germave.’”
Kur Zoti i tregon Moisiut një vizion të mësimeve të rabinit Akiva, Moisiu zhgënjehet, për shkak se nuk arrin të mësojë asgjë.
“Ndërtuar brenda vetë Talmudit – kësaj depozite ligjesh madhështore dhe diturie të madhe të rabinëve – ku është një nocion që tregon se gjërat ndryshojnë, por pavarësisht kësaj janë të gjitha brenda zbulesës së Zotit”, thotë Visotzky.
Një nga forcat që ushtron presion mbi religjionin për të ndryshuar është shkenca. Revolucioni i Kopernikut, kur shkencëtarët kuptuan se toka rrotullohet rreth diellit, dhe jo anasjelltas, është një shembull i njohur.
Kjo solli një përplasje me mësimet e kishës mbi këtë temë. Inkuizicioni zbuloi se pasardhësi i Kopernikut, Galilei “është bindshëm i dyshuar për herezi” dhe shkencëtari kaloi dekadën e fundit të jetës së tij nën arrest shtëpiak.
Përveç veprave të tij në fizikë dhe astronomi, Galilei shkroi dy traktate mbi interpretimin e teksteve.
“Në thelb në këto traktate ai tha se shkrimet e shenjta na tregojnë ne sesi të shkojmë në parajsë, por jo sesi funksionon parajsa”, thotë George Coyne, një prift jezuit që drejton që prej 28 vjetësh observatorin e Vatikanit.
Kisha Katolike tashmë pranon se Galilei kishte të drejtë dhe më 1992-shin, Papa Gjon Pali i Dytë formalisht e shpalli të pafajshëm. Por shkenca vijon të ngrejë pyetje të vështira për kishën.
“E gjithë fusha e gjenetikës, biologjia molekulare dhe evolucioni në përgjithësi përbëjnë sfidë për kishën”, thotë Coyne. “A mos po kthehet hija e Galileit për të folur? Po ai po kthehet. Kisha ime e dashur! Ajo çfarë bëre në periudhën e Galileit nuk ishte dëgjesë ndaj shkencës.”
Për Coyne, është roli i besimtarëve të shkolluar me shkencë për të hyrë në procesin e errët dhe të vështirë të ballafaqimit të mësimeve të kishës me zbulimet e shkencës dhe mundësive që ato ofrojnë për njerëzimin.
Pyetja se çfarë të besojmë ose kujt t’i besojmë, bie në fund te besimtarët më shumë sesa te mësuesit.
“Ne në fund duhet të ndërmarrim përpjekjet krijuese për të menduar për veten tonë dhe për të zgjidhur gjërat për veten tonë”, thotë Karen Armstrong, autore e librit “Historia e Zotit” dhe mbi 20 librave të tjerë me studime mbi fenë.
Ndërsa përgjigjja për pyetjen sesi duhet të jetojmë mund të gjenden duke përdorur librat e shenjtë, nuk do të jenë këto libra, thotë ajo, që do të na mësojnë në praktikë. Është njësoj si fakti që një manual nuk na ndihmon më vete të mësojmë sesi t’i japim makinës.
Por ajo pranon se është e vështirë për ata njerëz, të cilët, në botën e një ndryshimi të shpejtë, shikojnë te religjioni i tyre si diçka e qëndrueshme dhe e fiksuar – si një fuçi me përgjigje të lehta dhe të bollshme.
“Njerëzit shumë shpesh mendojnë se feja është e lehtë”, thotë Armstrong. “Në fakt ajo kërkon një përpjekje të madhe intelektuale, shpirtërore dhe imagjinative. Është një përpjekje që nuk përfundon kurrë.”
Kthesa të forta
Radiot, altoparlantët dhe telefonat qenë ndaluar për myslimanët 100 vjet më parë – një histori tregon se si mbreti i Saudisë i tha një kleriku të recitonte Kuranin përmes telefonit për një dijetar tjetër për të provuar se shpikja nuk sillte korruptim
Ka miniatura figurative të Profetit Muhamed si në artin otoman ashtu edhe në atë pers – epika turke e shekullit të katërmbëdhjetë Sijer-i Nebi ka ilustrime të tilla, megjithëse fytyra e Profetit nuk është e qartë
Në kohët e lashta, sakrifikimi i kafshëve ishte një pjesë thelbësore e hinduizmit, siç është përshkruar në libra të tillë si “Vedas” dhe “Mahabharata” – kjo është një praktikë e papranueshme sot, megjithëse vijon në disa zona të kufizuara
Në shekullin e dhjetë, shumica e priftërinjve kristianë qenë të martuar. Kisha Katolike e shtypi këtë praktikë në shekullin e dymbëdhjetë.
William Kremer, BBC

gjinkallushe- Jam teper xheloze
11
Similar topics
» Religjionet sipas numrit të besimtarëve
» Lutje që ndryshojnë jeten tuaj
» Mendim Kabbalistik
» Lady Gaga - Kukulla e Illuminatit
» Çfarë na ndodh kur vdesim?
» Lutje që ndryshojnë jeten tuaj
» Mendim Kabbalistik
» Lady Gaga - Kukulla e Illuminatit
» Çfarë na ndodh kur vdesim?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi