Kush e programon jetën tuaj?
4 posters
Faqja 1 e 1
Kush e programon jetën tuaj?
KUSH E PROGRAMON JETËN TUAJ?
José Silva & Burt Goldman
Cili është qëllimi juaj në jetë?
Çfarë shpresoni të arrini me jetën tuaj?
Çfarë shikoni si rezultat përfundimtar të jetës suaj?
Mendoni për një çast për synimet dhe shpresat tuaja. A janë ato tuajat apo janë rezultat i atyre çfarë presin të tjerët nga ju? Në qoftë se nuk janë tuajat, a mos janë rezultat i programimit nga agjensi jashtë vetes tuaj si prindërit, institucionet fetare dhe arsimore, miqtë, mësuesit, qeveria ose media?
A mos programimi që ju kanë bërë ata, ju ka futur në një rrugë të ndryshme nga ajo që do të dëshironit të ishit?
Vlerësoni tani ato që bëni dhe çfarë ju ndodh për shkak të veprimeve tuaja aktuale. Këto veprime i çojnë më tej apo i pengojnë synimet e jetës tuaj? Ju jeni bekuar me dhuratën e vullnetit të lirë. Modelet e përcaktuara nga njerëz të tjerë vetem se ndërhyjnë në këtë vullnet.
Programimi juaj i shkuar influencon mbi sistemet tuaja të besimit – çfarë jeni ju, kush jeni ju. Besimet, kornizat e referimit me të cilat jetoni, vijnë nga figura autoritare dhe bazohen në besimin ndaj këtyre figurave, të cilët në përgjithësi janë prindërit tuaj.
Përderisa një besim ju lejon ju që të pranoni vetëm atë informacion që mbështet atë besim dhe që bën që ju të mos pranoni informacionin që bie në kundërshtim me të, pranimi i besimeve të programuara nga të tjerët do të thotë heqje dorë nga vullneti i lirë.
Sepse, në qoftë se ju pranoni vetem informacionin që mbështet besimin tuaj dhe, në qoftë se ky besim është formuar nga një individ tjetër, atëhere nuk jeni ju që krijoni realitetin tuaj, por është, në fakt, personi që ka instaluar atë besim te ju.
Në qoftë se jeta juaj dhe stili i jetës suaj janë ashtu siç do t'i dëshironit ju të ishin, atëhere programimi i shkuar i juaj ka qënë i mirë për ju dhe ju nuk do të dëshironit ta ndryshonit.
Mendoni për një çast.
A jeni i kënaqur me pozicionin aktual të jetës suaj? Merrni në konsideratë pikët pozitive, gjërat e mira në jetën tuaj. Tani merrni në konsideratë pikët negative, gjërat e këqija në jetën tuaj. (Në fakt gjërat thjesht ekzistojnë, nuk ka në të vërtetë gjëra të mira dhe të këqija; ato janë gjëra që ekzistojnë.
Ato bëhen të mira ose të këqija nga raportet që kanë me ju. Është perspektiva juaj, qëndrimi juaj, pikpamja juaj që i bën të mira ose të këqia. Zjarri është i mirë kur me të gatuan ushqimin tuaj, por është i tmerrshëm kur ju djeg shtëpinë. Shiu është i mrekullueshëm për fermerin, por i tmerrshëm për një gjynahqar të cilin e ka mbërthyer në rrugë pa çadër).
Por ç'mund të na thoni për pikët tuaja pozitive dhe negative? Keni më shumë të mira apo të këqija? Shikojeni jetën tuaj aktuale sa më objektivisht. Ç'mendim keni për jetën tuaj aktuale? Pra, ne flasim këtu për egon e jetës dhe egon individuale. Egua juaj individuale është opinioni juaj për veten tuaj kurse egua e jetës është opinioni mbi jetën tuaj aktuale.
Në qoftë se nuk jeni i kënaqur me jetën tuaj, në qoftë se mendimi juaj për të është negativ, atëhere, ka mundësi që një nga arsyet të jetë programimi juaj i shkuar. Le të shohim në se mund t'i thyejmë barrierat që ju mbajnë ju në atë pozicion.
Le të zbulojmë në se mund të bëheni më i ndërgjegjshëm për personin që mund të jeni, për personin siç do të dëshironit të ishit. Hapi i parë është të fshini programimin e shkuar, modeluar nga të tjerët. Hapi i dytë është të riprogramoni veten tuaj sipas synimeve tuaja.
Programimi i shkuar është si një digë që nuk lejon rrjedhjen e lirë të rrymës së jetës suaj. Ashtu siç programohet (kontrollohet) një lumë me anën e një dige, ndërtuar nga agjensi të jashtme për të drejtuar energjitë e lumit sipas interesit te tyre, ashtu, këto agjensi, ju drejtojnë dhe ju kontrollojnë nëpërmjet programimit.
Për të hequr qafe programimin e shkuar dhe të padëshiruar, uluni në një vend të rehatshëm, qetësohuni plotësisht duke shkarkuar trurin nga çdo mendim tjetër, dhe përfytyroni digën si një bllokim i programuar.
Përfytyroni sikur diga përfaqëson të gjitha ato besime që ju pengojnë ju në arritjen e atyre gjërave që doni të arrini. Çlirojeni këtë masë uji duke përfytyruar çarjen dhe prishjen e digës.
Përfytyroni se si rrjedh uji lirshëm duke u kthyer në një lumë të zakonshëm. Uji që rrjedh lirshëm përfaqëson mendimet tuaja, mendjen tuaj. Mendimet tuaja, që tashmë, pas drejtimit që u jepni ju, rrjedhin lirshëm, ju lejojnë ju papritur që të jeni në kontroll.
Ju mund të mos jeni në gjëndje të kontrolloni ato besime të cilat ju i mendoni si absolute, por ju mund të kontrolloni besimet kur ju e kuptoni se keni aftësinë për ta bërë këtë, thjesht duke i drejtuar ato (si ujin).
Mendja juaj do të jetë nën kontrollin tuaj. Agjensitë e jashtme do të bëjnë sugjerime, por tashmë ju vetë vendosni në duhet pranuar ose refuzuar një programim i ardhshëm.
Pas përfytyrimit, vendosni për një ndryshim që doni të bëni në jetën tuaj. Por fillimisht bëni një pakt me veten tuaj lidhur me përpjekjet në të ardhshmen të agjensive të jashtme për t'ju programuar ju.
Mbyllni menjëherë sytë dhe përsërisni këto fjalë, "Unë do të reagoj vetëm ndaj sugjerimeve konstruktive". Ndërsa i përsërisni këto fjalë, përqëndrohuni mbi to. Dëgjoni zërin tuaj ndërsa shqipton çdo fjalë.
Pastaj, përgatituni që të përcaktoni programimin tuaj. Çfarë do të donit që të ndryshonit në jetën tuaj. Programimi juaj fut energjitë në punë për ju; ai dërgon mesazhe energjie në univers. Përfytyrimi e përforcon këtë energji dhe i jep krahë. Ç'gjë është ajo me të cilën nuk jeni i kenaqur?
Ku do të dëshironit të ishit? Jeni ju tashmë ai që kontrolloni dhe tani është koha më e mirë për të riprogramuar jetën tuaj? Ç'stil të jetës do të dëshironit të kishit? Përfytyrojeni veten tuaj me këtë stil jete. Përfytyroni veten tuaj duke e shijuar këtë stil jete.
Riprogramimi është thjesht marrja e një rruge tjetër për të ecur në një drejtim të ndryshëm. Në qoftë se nuk jeni i kënaqur me jetën tuaj aktuale, ka mundësi që të jeni në rrugë të gabuar.
Përfytyroni sikur jeni në një udhëkryq, ku rrugë të ndryshme të çojnë në vende të ndryshme. Përfytyroni secilin vend ku të çojnë rrugët. Përfytyroni rezultatin final të rrugës ku jeni. Përfytyroni rrugën që ju çon atje ku doni të jeni.
Si e merrni rrugën e duhur? Ju bëni një ndryshim. Mund të jetë një ndryshim kryesor, psh të lëvizësh ose të mos lëvizësh; të blesh apo të shesësh; ta ndryshosh punën ose jo etj. Ose mund të jetë një ndryshim i vogël, psh ndryshimi i zakoneve të të ngrënit ose rregullimi i shtëpisë ose i zyrës.
Por cilidoqoftë ndryshimi, bëjeni atë dhe jeta bëhet më e lehtë. Në qoftë se jeta bëhet më e këndshme, atëhere është e qartë se po bëni diçka ashtu siç duhet. Ky është një mesazh që ju thotë: "E kapët idenë. Vazhdo të bësh atë që po bën".
Në qoftë se e bëni përsëri për ta çuar më përpara ndryshimin dhe jeta bëhet akoma edhe më e mirë, atëhere ky është një tjetër mesazh për ju, mesazhi që ju i bëni gjërat siç duhet dhe se duhet të vazhdoni atë që po bëni.

Elizza- 195
Re: Kush e programon jetën tuaj?
Te lumt shume teme e qelluar dhe teme keshilluese bravo...........
Fikrro- 484
Re: Kush e programon jetën tuaj?
Faleminderit Elizza! Sa mire qe je ne kete bote! Vazhdo te jesh e pranishme me lexionet e tua, plot domethenie, shprese, dashuri!
Idlir- 71
Similar topics
» Frika shkatërron jetën tuaj
» Lutje që ndryshojnë jeten tuaj
» Gjërat që nuk dini se ndikojnë aq shumë në jetën tuaj
» Dashuria për jetën: Kush është njeriu?
» Fenomen i rralle !

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi