EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spanjë, toka çahet më dysh!

Shko poshtë

Spanjë, toka çahet më dysh! Empty Spanjë, toka çahet më dysh!

Mesazh  Zattoo 31.10.12 12:51

Spanjë, toka çahet më dysh!

Spanjë, toka çahet më dysh! Largea_spanje-11351204195

Një çarje e tokës me gjatësi prej 1.5 km, u shfaq papritur në jug të Spanjës.

Çarja përfshiu rajonet e El Esparragal dhe të Puerto Lumbreras që ishin përmbytur nga shirat e rrëmbyeshëm ditët e shkuar.

Surpriza dhe frika, janë të mëdha për banorët dhe pronarët e banesave në zonën e përmbytur, të cilët nuk mund ta shpjegojnë këtë dukuri. Vitin e shkuar, në muajin maj, rajoni ishte goditur nga një tërmet 5.1R, i cili si pasojë e thellësisë së tij të vogël, që arrinte në 1 km, shkaktoi dëme të mëdha.

Ndërkohë, thellësia e çarjes së tokës arrin nga 3 deri në 5 m. Në vendngjarje kanë mbërritur teknikë të shërbimit të qytetarit, si dhe gjeolog dhe sizmolog të Institutit të Sizmologjisë dhe të Shërbimit Kombëtar të Gjeologjisë, të cilët ende nuk janë në gjendje të japin një shpjegim, se cila ishte arsyeja që shkaktoi këtë dukuri!

Spanjë, toka çahet më dysh! Spanje-2

Spanjë, toka çahet më dysh! Spanje-4
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi