Toka dhe e ardhmja e saj
Faqja 1 e 1
Toka dhe e ardhmja e saj
Toka dhe e ardhmja e saj
Me ekonominë që po del nga recesioni që ka përfshirë tregjet botërore gjatë disa viteve të fundit, komuniteti botëror ka tani përballë disa sfida të reja. Por cilat janë këto sfida që ka më shumë të ngjarë të ndikojnë mjedisin, qendrushmërinë dhe zhvillimin ndërkombëtar? Kjo është tema e studimit të Institutit të Burimeve Botërore për 2014.
Grupi për kërkimet globale po përqendrohet në politikat e mbrojtjes së mjedisit dhe aftësinë e tij për të suportuar rritjen e popullsisë. Presidenti i Institutit të Burimeve Botërore, Andrew Steer, thotë se në 2014, shtresa e mesme do të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm, duke vënë në dukje se popullata është rritur nga një miliardë banorë në 1990 në tre miliardë banorë në vitin 2010. Popullta botërore pritet të kapë tetë miliardë banorë në vitin 2030, me një shtresë të mesme prej pesë miliardë njerëzish. Lidhur me këtë prirje, Steer shtron pyetjen:
“A mund të gëzojmë begati në të njëjtën kohë që na duhet të ruajmë qendrueshmërinë? Ne besojmë se përgjigja është ‘po’, por këtë vit duhen marrë disa vendime të rëndësishme për mënyrat tona të veprimit”.
Steer e quan 2014 vitin e qyteteve. Çdo ditë, thotë ai, 270 000 njerëz ngrihen ekonomikisht dhe vendosen në qytete.
“75 milionë këtë vit, 75 milionë vitin e ardhshëm, 3/4 e miliardit këtë dekadë, 3/4 e miliardit dekadën e ardhshme”.
Ndërsa qytetet nxisin ekonominë botërore, ato janë përgjegjëse për 70 përqind të gazeve që ndikojnë në klimën botërore. Ajri i ndotur është faktoi që ka ka sjellë një milionë vdekje të parakohëshme. Prandaj Steet thotë se qytetet po ristrukturohen për të patur kushte më të mira banimi. Ai përshkruan se si Brazili, ku 85 përqind e banorëve jetojnë në qytet, ka hyrë në rrugën e ndryshimeve.
“Brazili ka tani një ligj të ri të shkëlqyer që parashikon plane për qarkullimin në tri mijë qytete, si do të shkojnë njerëzit në punë dhe si do të lëvizin për nevojat e tjera të përditëshme. Është Brazili që filloi transportin e shpejtë urban Curitiba. Tani, më shumë se 12 milionë banorë përdorin këtë sistem çdo ditë. 300 qytete nëpër botë që po rriten me shpejtësi kanë transporte të shpejta urbane”.
Ja edhe një parashikim tjetër për 2014, ndërkohë që bota po humbet pyjet me një ritëm prej 50 fushash futbolli në minutë.
“Dy miliardë hektarë nëpër botë do të transformohen”.
Kjo është një sipërfaqe toke dy herë sa Kina që është degraduar, por që është e gatshme për restaurimin e pyjeve apo fermave. Qeveritë botërore kanë premtuar të përtërisin 150 milionë hektarë deri në vitin 2020. Steer thotë se kjo është si të mbyllësh 350 mijë uzina energjetike që punojnë me qymurguri. Megjithatë, Kina që është ndotësi më i madh i mjedisit në botë, thotë se do të shtojë 363 uzina energjetike me qymyrguri. Megjithatë Steer vë në dukje se Kina po merr masa të forta për të ulur çlirimin e gazeve, duke i kushtur një buxhet prej 277 miliardë dollarësh pastrimit të ajrit të ndotur.
Po ashtu në vitin 2014, Shtetet e Bashkuara pritet të vënë rregulla të reja për uljen e çirimit të gazeve ndotës nga uzinat ekzistuese të energjisë. Kombet e Bashkuara do të mbajnë një takim të nivelit të lartë për ndryshimet klimatike, vendet do të shpallin masat e tyre për çlirimin e gazeve që ndikojnë në ndryshimin e klimës dhe negociatat do të vazhdojnë për një traktat në vitin 2015. Andrew Steer thotë se çështja kryesore që duhet të trajtohet këtë vit është se si të ulet niveli i bioksidit të karbonit në të ardhmen dhe si të ndihmohet ekonomia.

Agamemndon- Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.
— Mark Tuein
195
Similar topics
» Ritual - Parashikimi i se ardhmes me flakën e një qiriri
» Ne jemi e ardhmja...
» E ardhmja me pak fjalë
» Kriza Ekonomike
» E ardhmja parashikohet
» Ne jemi e ardhmja...
» E ardhmja me pak fjalë
» Kriza Ekonomike
» E ardhmja parashikohet
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi