EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teoria e Tokes Bosh

+5
Estilen
Odin
Jon
Admin
Neo
9 posters

Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Një tjetër civilizim në thellësi të Tokës …

Mesazh  Neo 30.04.08 1:09

Një tjetër civilizim në thellësi të Tokës…

Ekspertët që studiojnë boshllëqet në tokë janë të bindur se planeti ka disa fusha magnetike. Ata gjithashtu thonë se agimi polar është gaz që del prej prej kores së tokës nga polet e planetit tonë.

Ndjekësit e kësaj ideje theksojnë faktin e “çmendjes” së busullave kur u afrohen poleve. Shumë kërkues pohojnë se erërat e ngrohta shpesh vijnë nga Poli i Veriut, gjë që sipas tyre provon se boshllëqet më të mëdha mund të jenë pikërisht atje.

Që prej kohëve të lashta eksplorimi i Polit të Veriut ka qenë në qendër të vëmendjes së mjaft njerëzve. Poli i Veriut ishte mjaft tërheqës për aventurierët dhe kërkuesit, që prisnin të gjënin mistere dhe vende të paeklsploruara në të.

Legjendat tregojnë se hyrja për në thellësitë e Tokës ishte diku në Veri dhe fiset e lashta mendohej se kishin jetuar në planet shekuj më parë sesa njerëzit e sipërfaqes, që nuk ishin aq të mbrojtur sa ata.

Mistikët besonin se hyrja për në zemër të planetit është e fshehur diku në veri dhe këtë e pohojnë edhe disa nga kuptimet e miteve të caktuara, nëse shihen me kujdes.

Po ashtu besohet sot një version i ardhejes së UFO-ve jo nga jashtë planetit, por nga thellësitë e tij drejt sipërfaqes.

Në faqe interneti, që sigurisht nuk merren si burime shumë të sigurta, raportohet kjo teori, e daljes së alienëve nga vendet e Polit të Veriut.

Gjatë epokës së Platonit njerëzit besonin se brenda Tokës kishte jetë. Platoni besonte se planeti ishte brenda përplot me tunele dhe shpella.

Kërkuesi Edmond Hallei studjoi fushën magnetike të Tokës dhe vuri se ajo varion dhe nuk është rreptësisht e përcaktuar, gjë që e bëri atë të hidhte idenë e mundësisë së disa fushave magnetike njëherësh.

Studjuesit supozojnë se një tjetër sferë, brenda planetit ka fushën e saj magnetike dhe është pikërisht prezenca e kësaj fushe tjetër që bën devijimin.

Ideja e planetit me boshllëqe brenda ishte mjaft popullore për shkrimtarët e librave fantastiko-shkencorë, për një kohë bukur të gjatë.

Madje pati raste kur kërkuesit filluan të paraqisnin prova dhe fakte që vërtetonin se planeti është bosh përbrenda.

Një nga idetë e Tokës bosh përbrenda u shfaq në antikitet. Ndërsa 75 vjet më parë, një hartë e Polit të Veriut pasqyronte një fakt të çuditshëm: Një e treta e territorit të këtij poli ishte ende e paeksploruar dhe kjo interpretohet sot si një domethënie se deri edhe para një shekulli ideja e një hyrjeje nga Veriu për në qendër të planetit, nuk qe edhe aq e papranueshme, madje harta pohon se ajo ekzistonte.

Mark Sadikov, një doktor i shkencave të gjeologjisë dhe mineralogjisë, nga Akademia Ruse e Shkencave të Natyrës, është i sigurt se në Polin e Veriut nuk ka hyrje për brendësi të planetit.

Ai pohon se në zonat poshtë fundit të deteve të thella të veriut, që i përkasin oqeanit Arktik, nuk bëhet fjalë për hyrje të tilla.

Ndërsa Maria Gavrilo, një gjeografe, kërkuese e Institutit të Kërkimeve për Arktikun dhe Antarktidën, pohon se ajo nuk sheh hapësira boshe në territoret e Poliut të Veriut, poshtë tabanit të tyre.

Disa ekspertë pohojnë se Poli i Veriut është një oqean i mbuluar me akull dhe ky është një fakt absolut. Shumë kërkues kanë punuar atje për të gjetur tokë, por gjithçka ka shkuar kot, asnjë rezultat s’ka për praninë e tokës në thellësitë e polit.

Tani, në shekullin e 21-të po aplikohen metoda të reja dhe po ndërrmerren studime të kujdesshme për misteret e Polit të Veriut, por ende s’ka të reja.

Akdamiku Mark Sadikov, në fakt këmbëngul se atje ka disa fusha magnetike. Ai beson se disa nga këto fusha u përkasin platforma më të vjetra. Ndërsa për erërat e ngrohta ai mendon se varen dhe kushtëzohen nga kushtet lokale të motit në veri.

Maria Gavrilo thotë se janë dy fusha magnetike, Poli i Veriut dhe Poli i Jugut. Të dy polet mundet që spostohen shpesh. Studime të thelluara kanë rezultuar në konkluzione se secili prej të dy poleve nuk është statik, por luhatet dhe madje në mënyrë aktive ndërron pozicion.

Ekspertët thonë se Agimi Polar është një fenomen unik i prodhuar nga shkëlqimi i atomeve që dalin nga shtresa të sipërme të atmosferës dhe që përqendrohen në një zonë ovale, pak më larg se polet, pikërisht aty ku ne i shohim.

Astronautët shohin nga hapësira se Toka është e mbështjellë nga një dritë, por nga njerëzit në tokë ajo është e mundurt të shihet vetëm në pole.

Agimi Polar është shumë i fortë, ai mund të shkaktojë një ndikim të madh në psikikën njerëzore dhe mund të shkaktojë interferencë në frekuencat e radiove.

Kërkuesit thonë se është normale që busulla të çmendet kur u afrohet poleve. Në fakt, fusha magnetike e Tokës është mjaft më e fortë brenda në pole dhe prandaj gjilpëra e busullës bën lëvizje kaotike atje.

Shumica e supozimeve përqendrohet në idenë se boshllëku i planetit nuk është diçka që e kanë hedhur si tezë shkencëtarët.

Dhe kjo duhet t ëjetë edhe një nga arsyet se pse për këtë hipotezë kërkuesit flasin me kursim ose nuk flasin fare.

Poli i Veriut është eksploruar rëndshëm dhe ka pasur mesatarisht një ekspeditë në muaj atje për kërkime. Por edhe turistët e kanë frekuentuar mjaft Polin e Veriut, sidomos në dhjetëvejçarët e fundit.

Sipas kërkuesve, mundet që boshllëqet ekzistojnë nën sipërfaqen e Tokës, por në formën e shpellave dhe të kanaleve boshe. Një tjetër teori pohon se Toka duhet të ishte patjetër më e rëndë se sa rezulton të jetë tani, nëse nuk do ta kishte bosh qendrën.

Por Maria Gavrilo përgjigjet se ata që bëjnë llogaritë e volumit të Tokës, duhet të dinë më shumë për faktin se sa të ndryshme janë masat në brendësi të planetit dhe të mos pretendojnë ta matin në mënyrë fikse, por të kujtojnë se kjo lloj matjeje duhet të jetë shumë variabël.

Nëse ata do ta injoronin këtë fakt të strukturave të ndryshme në thëllësi të ndryshme, do të arrinin me siguri në një përfundim të gabuar, thotë ekspertja.

Jeta në brendësi të tokës është e pamundur, para së gjithash sepse hapësira është mjaft e vogël. Së dyti, sepse presioni dhe temperatura rriten në mënyrë mjaft të ndjeshme në thellësi.

Kur në Afrikë filluan gërmimet për një minierë më të thellë se një kilometër, punimet më pas u bënë të pamundura. Për punëtorët filluan të përdoreshin mjete freskuese, sepse temperaturat ishin mjaft të larta brenda.

Kështu, teoria e planetit me boshllëqe qe mjaft popullore, teksa shkenca nuk kishte arritur këto nivele që ka tani. Misteret e sipërfaqes janë tepër pak për fantazinë humane, e cila kërkon në mënyrë të vazhdueshme për një vendbanim brenda në planet.

Në shtresat e thella të litosferës, sigurisht që kërkuesit nuk kanë mbërritur. Dhe askush nuk e di çfarë mund të ketë atje.

Mbase është plot me mistere e sekrete të papritura ajo thellësie Tokës, çudira që njerëzit për mijëvejçarë kanë pritur t’i zbulojnë.

Olimbi Velaj
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Brendësia e Tokës është bosh

Mesazh  Admin 17.07.08 22:46

Brendësia e Tokës është bosh

Çfarë fshihet në thellësitë e planetit tonë? Vetëm shkëmbinj me përbërje të ndryshme nga ajo që gjendet në sipërfaqe dhe njëherësh shumë solide: këtë e thotë gjeologjia.

Por përgjatë shekujve është menduar se brendësia e planetit fsheh mrekulli të jashtëzakonshme, botë të paimagjinueshme dhe popullsi të mistershme. Ka nga ata që e mbështesin edhe sot këtë tezë...

Nga Agartha në ferr

Ideja e botëve të fshehura nën sipërfaqen e Tokës haset te shumë besime fetare. Legjendat e budistëve tibetianë tregonin për Agarthën, një mbretëri e populluar nga qenie të urta e të iluminuara, e pozicionuar diku në Azinë Qendrore.

Asiro-babilonasit tregonin se si Gilgameshi kishte mësuar për ekzistencën e një bote të nëndheshme nga fantazma e një miku të vdekur. Homeri e Platoni imagjinuan labirinte të panumërt që shtriheshin drejt qendrës së Tokës, ku gjendej edhe Zoti, tamam në "kërthizën" e Tokës.

Egjiptianët e lashtë besonin në një mbretëri ferri të nëndheshme, e më vonë të krishterët e imagjinuan ferrin në mënyrë pak a shumë të ngjashme. Dante e përshkroi në Komedinë Hyjnore si një hapësirë e nëndheshme e përbërë nga nëntë rrathë.

Por duhet të vinte viti 600 që të bëhej edhe përpjekja e parë shkencore për përcaktimin e asaj që fshihej në brendësi të Tokës.

I çuditur nga anomalitë që tregonte busulla (shmangie në raport me Veriun për shkak të fenomeneve si magnetizmi i shkëmbinjve) astronomi britanik Edmond Hallei, i njohur më shumë për kometën që pagëzoi me emrin e vet, hodhi idenë se Toka qe formuar nga kore me një qendër të vetme, secila me një atmosferë të vetën që nga ana e tyre kishin edhe polet magnetike: anomalitë e regjistruara nga busulla shkaktoheshin nga shpejtësitë e ndryshme të rrotullimit të secilës prej shtresave.

Matematikani zviceran Euleri e hodhi poshtë idenë e shtresave me të njëjtën qendër, për ta zëvendësuar me atë të një Dielli qendror në gjendje të ndriçonte, të ngrohte e t‘i garantonte jetën një qytetërimi të zhvilluar në brendësi të saj.

Ndërsa kolegu i tij britanik, Sër Xhon Lesli, qe i bindur se në brendësi të Tokës ekzistonin dy diej.

Brendësi e banueshme

Por nuk do të ishin shkencëtarët ata që do ta bënin popullore idenë e Tokës bosh përbrenda. Këtë e bëri Xhon Klives Symes, tregtar që në rini kishte qenë ushtar, por edhe me një pasion të madh për shkencat natyrore.

Në vitin 1818, Symes e bëri publik deklaratën "Për gjithë botën".

"Deklaroj se Toka është bosh nga brenda dhe e banueshme", shkroi ai. "Përbëhet nga disa sfera me të njëjtën qendër dhe është e hapur te polet.

Betohem që kjo është e vërtetë dhe jam gati ta eksploroj këtë hapësirë në rast se bota do më mbështesë në këtë përpjekje".

Por bota nuk u duk shumë e tërhequr nga të tilla zbulime.

Me gjithë qesënditë e shumta që teoritë e tij ngritën në shtyp dhe brenda komunitetit shkencor, Symes ia doli të krijonte një rreth të vogël pasuesish, i cili mjaftoi për të ngacmuar interesin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u votua disa herë për të vendosur nëse ekspedita e propozuar duhej mbështetur financiarisht apo jo.

Por duhet thënë se në të gjitha votimet propozimi ra poshtë. Vetëm dhjetë vite më pas, kur Symes vdiq, qeveria amerikane vendosi të financonte eksplorimin në shkallë të gjerë të deteve të Jugut. Por në Pol gjetën veç akull dhe asnjë lloj zgavre që shpinte në thellësitë e planetit.

Planet konkav

Gjithsesi, pavarësisht kundërshtive të forta, ideja nuk vdiq, ndoshta edhe për shkak të historive fantastike të shkruara falë fantazisë së Edgar Alan Poe dhe Zhyl Vernit. Amerikani Cyrus Rid Tid u bind që jo vetëm Toka qe bosh përbrenda, por edhe ne vetë jetonim në brendësinë e saj.

Dielli gjendej në qendër, gjysmë i ndriçuar e gjysmë i errët, ndërsa yjet dhe Hëna reflektoheshin nga sipërfaqja tokësore. Teoria e "Tokës konkave" e Tidit u transformua në një sekt, Bashkimi Koreshan, i cili deri në vdekjen e pasuesit të fundit, në vitin 1982, pretendonte se kishte vërtetuar shkencërisht konkavitetin e shtresave të Tokës.

Çfarë nxehtësie në Pol!

Ishin Uilliam Rid dhe Marshall B. Gardner studiuesit e parë që do të qenë të aftë të mbanin ndezur edhe gjatë viteve ‘900 shpresën për të vërtetuar konkavitetin e Tokës. Që të dy ishin të bindur se shumë anomali nuk mund të shpjegoheshin ndryshe.

Për shembull, disa eksplorues kishin treguar se temperaturat dukeshin sikur rriteshin në Polin e Veriut. Eksploruesi norvegjez Fridtjof Nansen deklaroi se në Qarkun Arktik bënte aq nxehtë sa qe e pamundur të flije. Të tjerë flisnin për akull me ngjyrë të kuqe, të gjelbër, të verdhë e të zezë.

Dhe zbulimi i një mamuthi të ngrirë në Siberi u vërejt si prova përfundimtare. Për Ridin dhe Gardnerin të gjithë këta elementë bënin të mendohej se eksploruesit i qenë afruar, madje kishin hyrë, pa e kuptuar në zgavrën polare.

Bora kishte marrë ngjyra të tilla për shkak të pjalmit që vinte nga brendësia, ndërsa ajo e zeza kishte marrë këtë ngjyrë për shkak të gazrave të lëshuar nga ndonjë vullkan.

Më tej, mamuthët nuk qenë zhdukur, siç besohej nga të gjithë, por se kishin gjetur në brendësi ambientin e përshtatshëm për të jetuar. Sa për mamuthin e gjetur të ngrirë, që të dy mendonin se kishte guxuar të dilte jashtë dhe kishte ngrirë.

Një peshkatar norvegjez, Olaf Jansen, arriti deri në atë pikë sa tha që bashkë me të birin kishte arritur me barkë në kontinentin e brendshëm dhe se kishin qëndruar aty plot dy vjet, nën kujdesin dhe mikpritjen e popullsisë së brendshme, e përbërë nga qenie gjigande shumë të zhvilluara që në çastin e largimit i kishin mbushur me ar.

Vetëm se Janseni vdiq gjatë udhëtimit dhe i biri që rrëfeu historinë u mbyll në një çmendinë. Vetëm në fillim të viteve 1900, Jansen vendosi t‘ia rrëfejë historinë Uilliam Xhorxh Emersonit, i cili u bazua tek ajo për të shkruar librin "Zoti prej tymi".

Streha e Hitlerit

Që të gjitha këto teori dhe ide gjatë viteve ‘30 ngacmuan imagjinatën e shumë hierarkëve nazistë madje, duket edhe atë të vetë Hitlerit.

Të vendosur për të vërtetuar superioritetin e racës ariane, disa syresh morën për të sakta legjenda e mitologji që rrëfenin për qytetërime të zhvilluara në qendër të Tokës.

Nuk mund të mos ishin paraardhësit e Raihut. Sipas disave është financuar edhe një ekspeditë në kërkim të portës hyrëse në Polin e Veriut, ndërkohë që në prill të vitit 1942, shkencëtari Heinz Fisher drejtoi nga qielli një aparat fotografik me rreze infra të kuqe. Qëllimi? Të fotografonte flotën britanike në murin përballë shtresës tokësore.

Atdheu i UFO-ve

Pas Luftës së Dytë Botërore, simpatizanti i nazistëve, Ernst Zëndel, arriti deri në atë pikë sa të deklaronte se Hitleri dhe një grup njerëzish të besuar ia dolën t‘u shpëtonin forcave aleate përmes një anijeje për të hyrë më pas në brendësi të Tokës përmes zgavrës hyrëse në Polin e Jugut.

Që aty shkencëtarët nazistë nisën ideimin e një plani për të pushtuar planetin falë disa mjeteve fluturues revolucionarë, të rrumbullakët e pa krahë: disqet fluturuese.

Edhe sot e kësaj dite, disa janë të bindur se UFO-t nuk fshihen në thellësi të hapësirave qiellore, por në zemër të Tokës.

Ata që e ushqyen më shumë këtë ide qenë shkrimtarët Riçard Shaver dhe botuesi i tij, Rei Palmer, bashkëthemelues i revistës amerikane "Fate", e cila i dedikohet tërësisht aktiviteteve paranormale.

Shaver këmbëngulte se jo vetëm që UFO-t qenë mjetet e transportit të atyre që banonin në brendësi të planetit, por se edhe kishte arritur ta vizitonte personalisht atë botë, sigurisht, fshehtazi banorëve.

Sipas tij, aty banonte një popull mizor i quajtur "deru", pasardhës të banorëve të Atlantidës, e humbur nën thellësi të Tokës pas një kataklizmi nukleare.

Shaver rrëfeu më pas se banorët e kishin kapur dhe e kishin burgosur, por se, mes shumë të tjerash, i kishin mësuar edhe teorinë e relativitetit.

Sipas tij, e gjitha kjo ndodhte përpara se Ainshtaini ta bënte publike (mëkati i vetëm është se shkrimtari i tregoi këto pasi Ainshtaini ia kishte treguar gjithë botës teorinë e relativitetit).

Pika më e lartë e pretendimit të Palmerit, në mbështetje të historisë fantastik të Shaverit, mbërriti në vitin 1970, me publikimin e një fotoje të zgavrës në fjalë.

Bëhej fjalë për një mozaik fotografish të bërë nga një satelit për llogari të Administratës së Shkencave Ambientale të Ministrisë së Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku vërehej një njollë e zezë në Polin e Veriut.

"Edhe sa foto të tjera duhen për të mësuar si qëndron e vërteta", pyeti me ironi Palmer. Por në të vërtetë, njolla e zezë i detyrohej faktit të thjeshtë se fotot qenë bërë në mes të dimrit, kur Poli gjendet gjatë 24 orëve të ditës i zhytur në errësirën më të thellë.

Me gjithë përgënjeshtrimet, ideja se Toka është bosh përbrenda vazhdon të gjejë mbështetës: përveç sitesh të shumta në internet, librash e revistash që e mbështesin këtë teori, "Fondacioni Shkencor Phonex" grumbullon fonde për mundësimin e një ekspedite për në qendër të Tokës, e cila do të kalojë përmes zgavrës së Polit.

Zona 51

Ndërkaq teoria është modernizuar. Tani mbështetësit e teorive të konspiracioneve këmbëngulin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërësisht në dijeni të ekzistencës së kësaj bote të fshehtë, por e mbajnë të fshehtë faktin, pasi raca njerëzore nuk është ende gati për t‘u përballur me një të vërtetë kaq tronditëse.

Sipas tyre, nuk është aspak rastësi, që një prej portave që të shpien te kjo botë gjendet tamam në të famshmen "Zona 51", një bazë ushtarake sekrete në shkretëtirën e Nevadës, ku disa mendojnë se mbahet i fshehur një disk fluturues dhe disa alienë të vdekur. Por janë jashtëtokësorë apo banorë të brendësisë së Tokës?

Përtej shakave, siç thotë publicisti i madh italian Umberto Eko, i cili ka shkruar mbi këtë temë te libri "Lavjerrësi i Fykosë": "Të meditosh sot mbi teori sharlatane që janë marrë seriozisht për kohë të gjatë, na mëson të shohim me mosbesim edhe shumë ide që gjejnë hapësirë sot jo vetëm nëpër media, por edhe në disa ambiente shkencore".

GSh
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  Neo 15.01.09 18:43

Teoria e Tokes Bosh ose Hollow Earth

Per vete natyren e saj kjo tematike eshte shume e gjere dhe kerkon nje kohe relativisht te gjate qe te paraqiten gjithe provat, faktet dhe teorite per ekzistencen e nje bote te nendheshme dhe vete boshllekun qe mund te kete globi yne.

Gjate gjithe historise se rregjistruar te njerezimit eshte folur per boten e nendheshme, krijesat e saj dhe ferrin qe perfaqeson kjo bote.

Qe nga mitologjia e deri tek tekstet fetare gjejme gjurme te forta te pershkrimeve te nje bote irreale te mbushur me figura hyjnore e gjysem hyjnore, qenie mistike dhe te frikshme te konsideruara pjelle e fantazise njerezore dhe e frikes se tij ndaj nje te panjohure qe ka mbetur e tille per mijera vjet dhe eshte prekur vetem nga nje grusht njerezish te zgjedhur.

Vazhdimisht nga ky realm kane ardhur mesazhe qe jane degjuar nga ata qe i kane mbajtur veshet e hapur dhe mendjet e hapura per te kuptuar ate qe nuk e kupton dhe pranon dot mendja e ndrydhur njerezore.

Them e ndrydhur pasi ne si qenie njerezore nuk jemi te ndergjegjshme per fuqine e madhe qe kemi ne trurin tone dhe kufizohemi nga frika e te panjohures duke i mohuar vetes perdorimin e dhurates me te madhe qe kemi nga natyra apo nga krijuesi (kushdo qofte).

Nder shekuj njerez te guximshem dhe endrrimtare jane perpjekur te gjejne rruget per te hasur kete te panjohur. Shume kane deshtuar deri dhe me jetet e tyre. Disa ja kane dale mbane dhe kane lene deshmine e tyre qe edhe sot e kesaj dite vazhdon te mos pranohet fale asaj mengeneje qe ka ngerthyer mendjen njerezore dhe se le ate te shpertheje me gjithe fuqine e saj.

Sot me shume se kurre njerezimi po i afrohet kufijve te dijes duke u perpjekur ti kaperceje ato. I kerkon ne avancimin e shkences, teknikes, mendimit dhe perceptimit. I kerkon ato ne trupat e sistemit tone diellor dhe pertej tij duke guxuar qe te zgjeroje hapesiren e kerkimet neper kozmos dhe gjithe universin.

Por nuk duhet harruar qe vete globi yne ende eshte i mbushur me mistere. Nuk duhet harruar sesa zbulime te rendesishme jane bere vitet e fundit kur mendohej se ska mbetur me gje per tu zbuluar.

Njohim mjaft mire siperfaqen e Henes dhe te Marsit por nuk dime ende se cfare fshihet neper thellesite e Amazones dhe te xhungles tropikale afrikane.

Njohim mire satelitet e Saturnit dhe te Jupiterit por ende nuk dime te shpjegojme zerat e forte qe na vijne nga e kaluara dhe e tashmja per ekzistencen e dickaje shume te pabesueshme nen kembet tona. Perpiqemi te hedhim ne harte sistemin tone diellor, galaksine tone dhe te tjera, perpiqemi te gjejme sesi u krijuan dhe kur do kene nje fund dhe ende nuk dime as 1 % te asaj qe perfaqeson brendesia e globit tone.

Dhe ketu eshte misteri me i madh qe ende mbetet per tu zbuluar. Gjeologjia me saktesite dhe pasaktesite e saj na ka ardhur ne ndihme per te kuptuar dhe mesuar shume mbi historine e planetit tone si trup dhe si ndertim. Por si cdo shkence ajo ka nevoje gjithmone per permiresim dhe ndryshime ne koncepte dhe nga ky rregull ajo nuk mund te beje perjashtim.

Do perqendrohem fare pak ne aspektin shkencor te saj dhe do e vazhdoj ne ate qe me gjithe gojen mund te quhet si pjese e pandare e nje realiteti paranormal dhe teresisht te mistershem per ne si qenie njerezore.

Eshte apo jo bosh Toka jone? Cfare jane faktet qe mbeshtesin kete teori? Ka apo nuk ka hapesire qe te mundesoje kushte per nje shoqeri qe te jetoje aty per qindra madje mijera vjet? A ka gjurme dhe prova qe deshmojne pro kesaj teorie? Kush jane qeniet qe mund te jetojne poshte kembeve tona dhe pse ato kane bere kete zgjedhje? Kujt kulture i perkasin dhe cfare lidhje kane ato me te kaluaren e larget te njerezimit, nje e kaluar e cila nuk ben pjese ne historine e rregjistruar dhe qe mund te shkoje mbrapa ne kohe disa dhjetra mijera vjet?

Keto jane disa nga pyetjet qe do mundohem t’i jap pergjigje ne kete teme. Materialet jane te shumta, disa prej tyre te ngulitura thelle ne mendjen time, disa ne internet e disa te tjera neper librat qe zoteroj.

Por nuk ka rendesi koha qe do te duhet per te paraqitur sa me shume prej tyre. Eshte e rendesishme qe ne fund te jepet nje panorame e pergjithshme dhe mbase te ndihmoje ne dhenien e disa pergjigjeve qe mund te barisin diku ne cepin e mendjes sone por qe skemi guximin ti themi me ze te larte.

Ne fund te fundit ky eshte dhe kalvari i vete shoqerise njerezore, jemi gjithmone ne kerkim te pergjigjeve per pyetjet tona dhe nuk do rreshtim asnjehere se perpjekuri per ti gjetur ato pergjigje.

Qellimi i temes nuk eshte aspak te kundershtoje linjen e pergjithshme te shkences dhe as te perpiqet qe te kontrastoje me idene skolaristike mbi perberjen e planetit tone. Jo pa qellim e thashe me esklamacion qe nuk do trajtoj shume anen shkencore te teorise pasi ajo me pluset dhe minuset e saj eshte dhe mbetet e pandryshueshme per mendjet e pandryshueshme.

Qellimi eshte qe te pasqyrohet ana e panjohur e brendesise se tokes, ajo ane qe peshperitet me gjysem zeri neper bisedat e shkenctareve te rinj dhe ata te mendimit alternativ, te studiuesve qe kane kaluar vite te tera duke mbledhur dhe perpjekur te provojne deshmite e ardhura nder vite, te te kontaktuareve dhe mendimtareve mendje hapur dhe sidomos te asaj shtrese qe konsiderohet si injorante dhe pa kredibilitet shkencor por qe ne shume raste ka rezultuar te jete disa here me e pasur shpirterisht dhe menderisht sesa shkenctari me i afirmuar.

Keta jane shamanet e cdo besimi, tribuje apo klani. Jane njerezit e mbrujtur nga eksperienca dhe njohuria disa mijera vjecare e transmetuar brez pas brezi dhe qe mbart ate te fshehte te natyres njerezore te cilen shkenca e sotme e injoron dhe nuk e quan aspak si te denje per tu trajtuar.

Pra jane zerat e te lashteve ne gojen e te tashmeve te cilet perpiqen qe ta na zgjojne nga gjumi letargjik dhe te na shkundin amnezine qe na ka pushtuar mendjen kolektive prej me shume se 5 mije vjet. Nese nuk kemi deshire apo vullnet ti marrim ne konsiderate, me e pakta qe mund te bejme eshte ti degjojme se ckane per te thene qofte edhe sikur te qeshim e te kthejme koken menjeane me tallje.

Sado pak do mbetet nga ato zera dhe ne rastin me te pare mund ti sjellim nder mend dhe te pranojme me turp se paskan patur te drejte. Dua te nenvizoj me force se ne teme skam aspak nder mend te replikoj mbi saktesine apo pasaktesine e teorise shkencore se Tokes Bosh. Prandaj dhe po e hap ne kete nenforum pasi me intereson subjekti mistik dhe paranormal i saj.

Darius
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Re: Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  Neo 15.01.09 18:47

Perberja e Tokes

Qe te kemi nje ide me te qarte le te fillojme me disa te dhena shkencore qe dihen nga shumica por qe mund te ndihmojne temen me me shume informacion. Si trup qiellor toka ka keto vecori:

Orbita: 149,600,000 km (1.00 AU) nga Dielli

Diametri 12,756.3 km

Masa: 5.972e24 kg

Por ne temen tone na intereson brendesia e saj. Sic dime nga shkenca e gjeologjise planeti yne eshte nje sfere solide e perbere nga disa shtresa.

Pra toka eshte e ndare ne disa shtresa te cilat emertohen ne varesi te vecorive te tyre sizmike dhe kimike (trashesia eshte ne kilometra):

Nga 0 – 40 km eshte ajo qe quhet Korja e Tokes

Nga 40 – 400 km eshte ai qe quhet Manteli i Siperm

Nga 400 – 640 km eshte ai qe quhet Rrajoni Transitor ose Pjesa e Ndermjetme

Nga 650 – 2700 km eshte Manteli i Poshtem

Nga 2700 – 2890 eshte ajo qe quhet Shtresa D’’

Nga 2890 – 5150 km eshte ajo qe quhet Berthama e Jashteme

Nga 5150 – 6378 km eshte ajo qe quhet Berthama e Brendeshme.

Shkencerisht keto shtresa te tokes kane tipare karakteristike. Ne rastin e kores ajo varion ne trashesi, eshte me e holle nen oqeane dhe me trashe poshte kontinenteve. Berthama e Brendeshme dhe Korja jane solide; Berthama e Jashteme dhe shtresat e Mantelit jane plastike ose gjysem te lengshme.

Shtresat e ndryshme jane te ndara nga njera tjetra nga boshlliqe ose mungese vazhdimesie te cilat behen me evidente ne te dhenat sizmike. Ajo qe njihet me mire nga te gjitha eshte boshlleku Mohorovicic qe ndodhet midis Kores dhe Mantelit te Siperm.

Pjesa me e madhe e mases se Tokes eshte ne Mantel dhe shumica e pjeses se mbetur eshte ne Berthame. Pjesa qe ne popullojme eshte vetem nje fraksion i vogel i teresise se saj.

Berthama ka mundesi qe te jete e perbere ne pjesen me te madhe te saj nga hekuri ose hekur nikel por ekziston mundesia qe te kete te pranishem dhe elemente te tjere. Temperaturat ne qender te Berthames mund te jene te larta deri ne 7500 K (kelvin), pra me e nxehte se siperfaqja e Diellit.

Manteli i Poshtem mendohet se eshte ne pjesen me te madhe te tij silikon, magnez dhe oksigjen i perzjere me hekur, kalcium dhe alumin.

Manteli i Siperm mendohet se eshte i perbere ne shumicen e tij nga oliveni, piroksen (silikate hekur/magnezi), kalcium dhe alumin.

Shumicen e ketyre e dime nga teknikat sizmike, mostrat qe vijne nga Manteli i Siperm nepermjet shperthimeve vullkanike por ne teresi, pjesa me e madhe e brendesise se Tokes eshte e pakalueshme ose e papershkueshme. Korja ne pjesen me te madhe te saj eshte e perbere nga kuarci (dioksid silikoni) dhe silikate te tjera.

Keto jane te dhenat qe na ofron shkenca e sotme mbi perberjen e Tokes. Per nje pamje me te qarte mund te konsultoni faqen zyrtare te USGS qe eshte United States Geological Survey dhe qe monitoron aktivitetin sizmik ne gjithe boten, perpunon te dhenat qe vijne nga shperthimet vullkanike dhe studion keto te dhena per te shtuar informacionin mbi brendesine e tokes. Pra mund te konsultoni kete faqe: USGS (http://pubs.usgs.gov/gip/dynamic/inside.html)

Darius
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Re: Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  Neo 15.01.09 18:53

Tani le te shikojme anen tjeter te medaljes dhe te analizojme ate qe quhet Teoria e Tokes Bosh ose sic thuhet ne anglisht Hollow Earth theory.

Ne fakt si term i sakte ne shqip do ishte me i qarte te thuhej Toka e Zgavruar ose me Hapesira Boshe por ne pamundesi per te dhene kete shpjegim ne titull po e sqaroj ketu.

Dua te bej nje paranteze, kam bindjen time personale qe Toka nuk eshte aspak bosh nga brenda por qe permban hapesira te medha boshlliku te cilat sipas asaj qe kam lexuar dhe studiuar mund te jene ne gjendje te suportojne nje numer shume te madh banoresh dhe ndertesash.

Pra personalisht nuk mendoj dhe sjam aspak partizan i teorise se Tokes Bosh por mbeshtes idene e ekzistences se kaviteteve te nje madhesie te paimagjinueshme me kushte te pershtatshme per zhvillimin e nje ekosistemi.

Astronomi britanik Edmund Halley (i famshmi qe i dha emrin Kometes Halley) ka hedhur idene se toka mund te perbehet nga disa sfera koncentrike te vendosura brenda njera tjetres ne formen e nje mozaiku kinez. Dy shtresat e brendeshme kane diameter te krahasuar me Marsin dhe Venusin ndersa Berthama e Brendeshme solide eshte po aq e madhe se planeti Merkur.

Por ideja me e befasishme qe hodhi Halley ishte ajo qe sejcila nga keto sfera te brendeshme mund te suportoje ekzistencen e jetes. Sipas teorise se tij ato mendohet se jane te mbushura me drite te krijuar nga nje atmosfere e ndritshme. Kur shikohej pamja jo e zakonte e aurora borealis Halley hodhi postulatin se mund te jete shkaktuar nga dalja e gazit prej brendesise se tokes drejt atmosferes.

Kjo teori e Halley propozohet ne shekullin e shtatembedhjete kur njohuria shkencore mbi strukuren e tokes ishte ende primitive. Me kalimin e kohes pamundesia e ekzistencen se nje toke teresisht bosh u be mese e qarte per shkenctaret dhe studiuesit por ideja u cua me tej nga shkrimtaret e zhanrit fantastiko shkencor.

Besoj se ju kujtohet libri i famshem i Zhyl Vernit, Udhetim ne Qender te Tokes i shkruar ne vitin 1864 apo nje cikel i tere novelash me teme nga Toka Bosh e shkruar prej Edgar Rice Burroughs.

Keta te dy si dhe shume shkrimtare te tjere u frymezuan nga teorite e nje eksentriku amerikan te fillim shekullit te nentembedhjete te quajtur john Cleves Symmes. Ashtu si dhe Halley, Symmes mendonte se toka eshte e perbere nga pese sfera koncentrike.

Por ai shtoi dhe dicka tjeter. Sipas tij ne sejcilin nga polet ka hapje apo carje te cilat u quajten ‘Hapjet Symmes’. Oqeani hyn e del neper keto hapje dhe po ashtu brendesia e tokes supozohej se ishte e banuar. Symmes ishte nje kapiten i ushtrise i shquar gjate Luftes se vitit 1821 dhe mbronte me fanatizem teorine e tij.

Kreu shume udhetime neper gjithe vendin qe te siguronte fonde per te organizuar nje ekspedite ne hapjen e polit te veriut. Ai madje dergoi dhe nje peticion ne Kongres me kerkesen qe ky i fundit te financonte ekspediten.

Nje doktor i pasur ne vitin 1824 financoi nje ekspedite ne Polin e Jugut per te gjetur Hapjen Symmes. Por ekspedita nuk pati sukses dhe Symmes vdiq duke mos e pare te realizuar idene e tij. Ne vitin 1906 William Reed publikoi nje liber te quajtur Fantazma e Poleve (te cilin e kam lexuar dhe ja u sugjeroj te gjitheve pasi eshte shume interesant.

Titulli ne origjinal eshte Phantom of the Poles dhe mund te gjendet i plote dhe online) ku deklaronte, “Jam ne gjendje qe te provoj teorine time se toka jo vetem eshte bosh por e pershtatshme ne brendesine e saj qe te mundesoje ekzistencen e jetes njerezore me te njejten lehtesi si ne siperfaqen e saj.

Numri i njerezve qe mund te jene ne gjendje te jetojne aty i kalon miliardat. Teoria e Reed zgjoi pak interes ne rradhet e nje publiku mese skeptik. Por marshalli B. Gardner i cili shkroi mbi teorine e Symmes disa vite me pas terhoqi nje vemendje me te madhe.

Ai kundershtoi si absurde nocionin e pese sferave koncentrike te Symmes por ne te njejten kohe u tregua entuziast mbi idene e hapjes ne pole. Sipas Gardner brendesia e tokes ishte e ndricuar nga nje diell i vogel rreth gjashteqind milje ne diameter.

Gardner shkoi dhe me tej kur paraqiti aplikimin e zbulimit te tij ne Zyren e Patentave te Shteteve te Bashkuara. Ja cfare thote dokumenti origjinal:

UNITED STATES PATENT 1096102: THE HOLLOW EARTH THEORY.

Pra ky eshte rregjistrimi qe Gardner beri ne daten 25 Nentor 1912. 18 muaj me pas, ne 12 Maj 1914 agjencia federale i leshoi zotit Gardner patenten e Shteteve te Bashkuara me numer 1096102, dokumenti i dyte me i rendesishem shkencor qe eshte leshuar ndonjehere.

Rendesia e ketij dokumenti kalohet vetem nga ajo e zbulimit te fluturimit prej vellezerve Orville dhe Wilbur Wright ne vitin 1903.

Per arsye qe Gardner nuk mund t’i kuptonte por qe tashme ne ditet tona jane mese te qarta, zbulimi i tij u shnderrua ne sekretin ushtarak me te klasifikuar te te gjithe koherave.

(Dua te bej nje shkeputje fare te vogel nga brendesia e temes dhe te komentoj nje fakt qe eshte i rendesishem. Eshte e paimagjinueshme nga njerezit qe nuk kane njohuri se cfare pune dhe informacioni eshte bere dhe mbledhur ne lidhje me kete teori. Dokumentat dhe faktet nuk jane bere masivisht publike dhe ka shume njerez, per te mos thene pjesa me e madhe e tyre qe nuk e kane idene se cfare ka ndodhur, cfare zbulohet dhe cfare aplikimesh behen nga shkenctare e studiues te ndryshem ne te gjithe boten. Konkluzionet e Gardner si dhe te te tjereve si ai ose ndrydhen ose anashkalohen dhe kjo lloj menyre mesa duket ka rezultuar e suksesshme po te shikohet apatia dhe injoranca totale e masave. Eshte e veshtire qe ne nje teme te jepet cdo detaj por eshte e rendesishme te permendet qe nuk behet fjale per fjale e teori boshe. Ne te kunderten, behet fjale per studime voluminoze, udhetime dhe eksperienca te provuara ne person si dhe observime te mbeshtetura nga teknologjia e kohes.Darius)

Le ti kthehemi zbulimit te Gardner. Gjate viteve te tera te studimeve dhe udhetimeve te tij ne rrethin Polar mos harrojme qe ai eshte dhe zbuluesi i famshem i mamuthit te ngrire ne Siberi ne vitin 1846 dhe eshte pikerisht ky zbulim qe perforecoi idene e tij per hapjet ne pole pasi gjendja e perkryer ne te cilen ishte trupi i ngrire i mamuthit sugjeronte qe ai kishte ngordhur para pak kohesh.

Dhe e vetmja menyre qe ai mund te ishte gjendur aty ku u gjet ishte ardhja e tij nga nje afersi e cila eshte Poli i Veriut, pra nga hapja e tij. Kohe me pas observimi i Gardner rezultoi te ishte me shume vend po te kemi parasysh udhetimin e pare mbi Polin e Veriut te kryer nga Stanley ne vitin 1929 dhe qe u transmetua direkt nga radio.

Vazhdojne ende te jetojne njerez te cileve ju kujtohet komenti shqetesues qe beri Stanley kur u ndodh mbi Polin e Veriut dhe filloi te raportonte per nje pamje te pabesueshme luginash te gjelberuara, lumenj, peme te larta dhe mamuthe qe barisnin lirshem. Fill mbas ketyre fjaleve tranmsetimi u nderpre dhe me pas nuk pati asnje koment. Disa deklarata te mekura me pas e quajten si nje mirazh dhe komentet perfunduan ketu.

Ka nje fakt interesant qe Gardner nuk kishte dijeni per punen e William Reed dhe konkluzionet e arritura ishin komplet te pavarura. Por nese Reed e kufizoi studimin e tij thjesht ne eksplorimet polare, Gardner shkoi metej duke i zgjeruar ato dhe me astronomine. Dhe ketu ai e bazoi gjithe kerkimin e tij duke i dhene baza te forta shkencore.

Sipas teorise se pergjithshme te krijimit te planetit, ne fillim, pra 4-5 miliard vjet me pare kur Toka ishte ende nje sfere gjigande gazi vertites shume te nxehte, gradualisht filloi te ftohej. Ligjet e fizikes thone se gazet qe ftohen kondensohen dhe ne kete menyre sfera e gazte qe rrotullohej me shpejtesi filloi te koncentrohej ndersa vazhdonte humbja e nxehtesise.

Terheqja gravitacionale e qendersuar vazhdoi te reduktonte diametrin e sferes rrotulluese me material qe po ftohej pak nga pak... por kjo deri ne nje fare pike. Ky eshte ndryshimi i madh llogjik midis teorise se vjeter jo adeguate mbi formimin e planeteve dhe zbulimit te Gardner.

Sipas nocionit te vjeter koncentrimi gravitacional vazhdoi parreshtur deri sa Toka u shnderrua ne nje llave te nxehte nen presionin e nje shtypje te madhe gravitacionale. Nese nje skenar i tille padyshim qe ndodh ne menyre rutine ne evolucionin qiellor ne disa trupa te vecante dhe shume te medhenj, si ne rastin e yjeve, eshte padyshim jo e njejta gje me zhvillimin e disa planeteve tipike.

Faktori kryesor eshte ai i forces centrifugale. Qe te mos zgjatem shume me detajet teknike te teorise perfundimi i studimit te Gardner sugjeron se planeti yne e perfundoi fazen e tij evolutive si trup qiellor kur u ngurtesua si nje sfere e zgavert prej 8000 miljesh me nje diameter prej 1400 milje Hapje Polare. Dhe ne kete pike qendron dhe avantazhi i Gardner nga Reed.

Duke qene i bazuar shume ne astronomi, dokumentimet e saj si dhe fotografi qe lidheshin ne menyre specifike me mjegullnaja dhe kometa Gardner kuptoi gjithe te verteten. Pikerisht ne mes te kesaj sfere (tokes) eshte nje sfere proporcionalisht e vogel inkandeshente.

Midis saj dhe kores se mjegullnajes ka nje hapesire boshe, e thene me fjale te tjera mjegullnaja eshte e zgavert me perjashtim te sferes se ndritshme ne qendren e saj. Sic e thashe keto jane disa detaje te pakta per te mos u perqendruar shume ne aspektin teknik te temes dhe mos e bere te merzitshme.

Per ata qe duan te mesojne me shume ne lidhje me teorine e Gardner mund te lexojne online ose gjithe librin e tij te titulluar Udhetim ne Brendesi te Tokes ose kapituj te vecante qe flasin pikerisht me qarte per teorine e tij dhe argumentimin shkencor te saj.

Librin mund ta gjeni ketu: A Journey to the Earth's Interior (http://www.sacred-texts.com/earth/jei/index.htm) Per te vazhduar me materialet e tjera po permend 3 fakte qe Gardner zbuloi ne lidhje me Polet dhe hapjet ne to. 1- nje ndryshim dramatik klime e cila behet me e ngrohte sa me shume i afrohesh poleve. 2- vecaneria e madhe e te famshmes Drites se Veriut ose Aurora Borealis dhe 3- devijimet e cuditshme te busulles ne lartesi shume te medha.

Edhe njehere ju keshilloj qe te lexoni fragmente nga libri per te kuptuar me mire anen shkencore te temes dhe rendesine e zbulimit te Gardner.

Kjo mini histori mund te quhet dhe si fillesa e teorise se Hollow Earth (qe nga ky moment po perdor termin anglisht meqe ai ne shqip nuk i perputhet teresisht kuptimit te fjales).

Darius
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Re: Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  Neo 15.01.09 18:57

Ne kete moment te temes e konsideroj me vend qe te bej nje lloj shkeputje nga kronologjia (gje qe do e aplikoj disi shpesh) dhe te flas per nje person i cili ne seren e personave te permendur deri tani dhe ata qe do emertoj ne te ardhmen, ze nje vend shume te rendesishem jo thjesht per deklaratat dhe deshmite qe ka dhene po per rrolin e madh qe ka patur si eksplorator, ushtarak, pilot pionier dhe deshmitar shume i besueshem.

E kam fjalen per te famshmin Admiralin Byrd, eksploratorin e Antarktikes, oficer i Marines se SHBA-se si dhe pilot civil e ushtarak. Le te flasim pak per Admiralin Byrd dhe te kuptojme pse-ne e rendesise se madhe te deshmise se tij.

Richard E. Byrd lindi ne vitin 1888 ne njeren nga familjet me te vjetra dhe te njohura ne historine e shtetit te Virginia. Fillimisht ai synoi nje karriere ne Marinen e SHBA-se dhe u laureua ne Akademine e Marines se SHBA-se.

Por nje sere demtimesh fizike e ben te veshtire per Byrd qe te sherbente si oficer i marines ne det ku kerkoheshin ore te gjata sherbimi. Ne vitin 1916 ai hoqi dore nga Marina por fillimi i Luftes se Pare Boterore e detyroi ate qe rifillonte sherbimin aktiv.

Nderkohe ai, ndonese aviacioni ishte ne hapat e pare te tij, u be nje pilot i talentuar ne Pensacola dhe duke qene gjithnje i interesuar ne aviacion ndiqte me vemendje teknologjine e re te avioneve.

Ky interesim i madh e ndihmoi shume ate kur mbaroi lufta boterore. Ai planifikoi dhe fluturoi me grupin e flotes ajrore duke arritur te paret te kryenin fluturimin transoqeanik duke perdorur aviona detar ne vitin 1919. Ne vitin 1925 Byrd mori pjese ne ekspediten e Donald MacMillan ne Groenlande.

Me pas ai organizoi dhe vetfinancoi ekspediten private per te fluturuar permbi Polin e Veriut. Ne 9 maj 1926 Byrd lfuturoi sebashku me Floyd Bennett duke pilotuar avionin e tyre dhe kryer udhetimin e pare mbi Polin e Veriut ne nje afat kohor prej 15 oresh e 30 minutash. Ky fluturim i famshem filloi nga King Bay, Spitsbergen, Norvegji dhe vazhdoi per ne Polin e Veriut e me pas u kthye neper te njejtin intinerar.

Per kete arritje ai mori Medaljen e Nderit ndersa Kongresi Amerikan e gradoi komandant. Ne vitin 1927 Byrd drejtoi nje grup qe fluturoi nje avion perreth Oqeanit Atlantik. Por arritjet e tij me te medha jane ato qe kane lidhje me Antarktiden.

Byrd mori pjese ne pese ekspedita te medha madje ja doli mbane qe te mblidhte dhe para per te vetfinancuar dy ekspedita te tilla private ne ate rrajon. Admirali Richard E. Byrd i Marines se Shteteve te Bashkuara te Amerikes fluturoi mbi Polin e Jugut ne 29 Nentor 1929. Ai si drejtues i avionit dhe tre pjestare te tjere te ekuipazhit te cilet e shoqeruan ate kreu nje fluturim prej 19 oresh mbi Polin e Jugut.

Gjate ekspedites se vitit 1928-1930 u ndertua baza e quajtur Amerika e Vogel ne shtresen e akullit Ross (Deti Ross ndodhet ne pjesen veri-perendimore te Antarktikes). Gjate periudhes 1933-1935 kur u e hedhja ne harte, eksplorimi shkencor si dhe shpallja e pronesise tokesore, Byrd shpenzoi pese muaj i izoluar ne nje stacion meteorologjik te njohur si Bolling Advance Base dhe arriti te shpetonte mbasi vuajti nga helmimi me karbon monoksidi.

Gjate Ekspedites se quajtur US Antarctic Service Expedition te organizuar nga qeveria amerikane ne vitin 1939-1941 Admirali Byrd zbuloi ishullin Thurston. Ekspedita e ardhshme ne Polin e Jugut, perseri nga qeveria amerikane, u be ne vitin 1946-1947.

Kjo ekspedite u quajt Operation Highjump dhe ishte nje ekspedite e nje shkalle te gjere. (Mbajeni mend mire kete emer ekspedite si dhe vitin kur u krye sepse ketu fillon dhe zyrtarizimi i misterit te madh te nentokes -Darius).

Ne kete ekspedite u hodhen ne harte 573.000 milje katrore (1.390.000 km katrore) te brigjeve te Antarktides me ndihmen e anijeve bregdetare dhe avioneve. Byrd mori pjese ne te gjitha keto misione eksploruese.

Pervec pershkrimeve dhe dokumentimeve shkencore qe ai la mbrapa (vdiq ne vitin 1957) Byrd mbajti dhe nje ditar te detajuar te udhetimeve te tij dhe pikerisht ky ditar eshte ai qe vite me pas do behej objekt i nje lajmi te nje dimensioni te paimagjinueshem, Shkrimet e ditarit i referohen misionit te vitit 1946-1947 dhe ajo qe pershkruhet nga Byrd eshte sa e mrekullueshme aq dhe e pabesueshme.

Por jo me kot bera nje permbledhje te personit te tij, jetes, aktivitetit, pergatitjes dhe autoritetit qe perfaqesonte. Kjo eshte pamja e plote e Admiralit i cili deri sa vdiq nuk foli e tregoi se cfare pa por la mbrapa nje ditar te pasur me pershkrime dhe akuze te forte per qeverine amerikane te asaj kohe e cila e detyroi te mbyllte gojen dhe e denigroi edhe mbas vdekjes.

Sot e kesaj dite ditari i Byrd mbi ate qe ndodhi ne ekspediten e tij te fundit ne Antarktide mbetet nje deshmi e forte e misterit qe na rrethon. Shume jane munduar ta pergenjeshtrojne madje ta quajne dhe falsifikim, ndonese eshte provuar katerciperisht qe ditari eshte i tij, shkrimi i tij dhe firma e tij.

Sa per anen mendore te Richard E.Byrd ajo as nuk vihet ne dyshim. Shendeti i tij fizik e mendor ishin nga faktoret qe e bene njeriun me te arrire si eksplorator te poleve dhe fale ketij shendeti mendor e fizik ai ja doli mbane te percillte mesazhin qe mori ne ate qe i ndodhi.

Tani le te flasim pak per ekspediten e parafundit te Admiralit Byrd dhe cfare perfaqesonte ajo ne te vertete. Pra e kam fjalen per te ashtuquajturin Operation Highjump. Zyrtarisht ky operacion mvishet me misionin shkencor por ne fakt e verteta qendron krejt ndryshe.

Operacioni Highjump ishte as me pak e as me shume nje fushate e paster ushtarake dhe nje nga operacionet ushtarake te shkalles me te gjere persa i perket pjesmarrjes nderkombetare te kryer ndonjehere ne historine e njerezimit. Po kunder kujt dhe pse u krye ky operacion dhe pse pikerisht ne Antarktide?

Ne vitin 1943 gjate nje fjalimi perpara nje grupi te zgjedhur ushtarakesh naziste, shefi i propagandes hitleriane Goebels beri te ditur me entuziasem se urdherat e fyhrerit per te ndertuar ne fortese te pamposhtur naziste diku ne nje vend te panjohur te botes eshte bere realitet.

Tashme Gjermania Naziste zoteronte nje fortese te tille me pajisje dhe aftesi mbrojtese te paimagjinueshme nga kundershtaret e saj si dhe aleatet. Behet fjale per te ashtuquajturen Neuschwabenlandt, baza ose qyteti i nendheshem i ndertuar enkas per te cuar perpara endrren naziste.

Eshte nje fakt i njohur qe me ardhjen ne fuqi te partise naziste shkenctaret, studiuesit, eksploratoret dhe pjestaret e cdo disipline te mundeshme shkencore ishin perfshire fuqishem ne zbulimin e mistereve neper bote dhe studimin e tyre.

Eksploratoret gjermane te asaj periudhe u pane neper gjithe boten nga Europa ne Amerike, nga Tibeti e Egjypti deri ne Meksike, Peru e Argjentine. Por sidomos prania e tyre eshte raportuar e fuqishme ne Antarktide.

Fillimi i vitit 1945 e beri te qarte humbjen e luftes nga nazistes dhe gradualisht ata spostuan nje numer te madh mjetesh ushtarake, pasuri minerale, aparatura dhe pajisje te tjera shkencore si dhe nje numer te konsiderueshem njerezish (llogariten rreth 200.000 veta), pjese e madhe e te cileve ishin klasa elitare gjermane, udheheqja, shkenctaret dhe studiuesit si dhe ushtarake te larte, per ne bazen e Antarktides.

Shume nendetse te famshme gjermane te asaj kohe te quajtura U Boat kryen udhetime te rregullta duke transportuar materialet qe permenda perfshi ketu dhe teknologjine sekrete naziste ku nje vend kryesor zinte kugelblitz (mjeti fluturues gjerman ne forme diskoidale).

Forcat aleate ishin shume mire ne dijeni te kesaj levizje por ju ishte bere e qarte qe nese afroheshin atehere do perballeshin me forcen me te madhe shkaterruese qe bota kishte pare ndonjehere.

Ate qe Gjermania nuk pati mundesi ta perdorte gjate Luftes se Dyte Boterore per arsye kohe, ajo nuk do druhej aspak ta perdorte tani qe lufta kishte mbaruar dhe ajo me ne fund ja kishte dale mbane ta bente funksionale kete teknologji.

Pra operacioni ne Antarktide nuk ishte aspak nje ekspedite shkencore por nje operacion i mirefillte ushtarak per te gjetur dhe asgjesuar bazen sekrete gjermane. Ky sulm u urdherua direkt nga Sekretari i Shtetit per Marinen ne ate kohe James Forestal (nese ju kujtohet tek Lufta e Dulces permenden fare qarte rrethanat e vrasjes se tij ne spitalin psiqiatrik te Bethasas) dhe u mbulua nen velon e ekspedite kerkimore per te gjetur depozita qymyrguri.

Por sic e thashe misioni ishte teresisht ushtarak ku moren pjese mbi 13 anije te medha perfshi ketu dhe nje aeroplan mbajtese, akullthyese, destrojere dhe luftanije te fjales me te fundit te teknologjise ushtarake. Po ashtu ishin dhe 4700 forca te armatosura deri ne dhemb te cilat ne 2 Dhjetor 1946 do te nisnin nje sulm mbi Antarktide nga e cila do largoheshin disa jave me pas te mbuluar me turp dhe me humbje te thella.

Forcat e tre vendeve, Amerika, Britania dhe Australia provuan keshtu humbjen e pare te mbasluftes nga nje fuqi e cila ndonese zyrtarisht ishte e mundur dhe e zhdukur, vazhdonte te ekzistonte me e forte se kurre ne nje territor qe tashme e kishte deklaruar si te paprekshem.

Darius
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Re: Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  Neo 15.01.09 18:59

Le ti kthehemi tani ditarit te tij dhe cfare u shkruajt ne ate ditar. Konfrontimi me forcat naziste dhe perdorja e mjeteve fluturuese kugelblitz prej ketyre te fundit shkaktoi disfaten e turpshme te forcave aleate por ne te njejten kohe zgjuan kureshtjen dhe dyshimin e madh te Byrd qe dicka fshihej ne Pole.

Disqet dukej sikur dilnin nga dheu dhe vrojtimi i bere i bindi ushtaraket qe ishin te afte te fluturonin nga njeri pol ne tjetrin brenda nje afati kohor shume te shkurter. Duke qene se ishte e pamundur per Byrd te hetonte kete pike te Polit Jugor ai vendosi te fluturonte ne krahun e kundert pra ne Polin e Veriut.

Ishte pikerisht fluturimi ne Arktik ai qe beri dhe zbulimin me te madh dhe konfirmoi teorine e Gardner, Reed apo te tjereve para tyre. Por le ti kthehemi kronologjikisht ditarit dhe me nje mendje te hapur te lexojme e kuptojme ate qe ka shkruar admirali i famshem.

Fluturimi eksplorues mbi Polin e Veriut
(Brendesia e Tokes – Ditari im sekret)

Duhet ta shkruaj kete ditar ne sekret dhe heshtje. Ka lidhje me fluturimin tim ne Arktik diten e nentembedhjete te Shkurtit te viti Nje Mije e Nenteqind e Dyzet e Shtate.

Vjen nje kohe kur rracionaliteti i njeriut duhet te zhduket ne kotesi dhe ai duhet te pranoje pashmangshmerine e te Vertetes! Nuk jam i lejuar qe te bej publik dokumentimin qe vijon... mbase nuk do e shohi asnjehere driten e syrit te publikut por me duhet te bej detyren time dhe te rregjistroj ketu ate qe njerezimi mund ta lexoje nje dite. Ne nje bote lakmie dhe interesi te nje pjese te caktuar te njerezimit e verteta nuk mund te ndrydhet dhe duhet te dali nje dite.

DITARI I FLUTURIMIT: KAMPI BAZE ARKTIK 19/2/1947

Ora 06.00 – Kane perfunduar te gjitha pergatitjet per fluturimin tone mbi Polin e Veriut dhe u ngritem ne ajer me furnizim te plote me karburant ne oren 06.10

Ora 06.20 – duket se perzjerja e karburantit ne motor kryet mire dhe riparimet e bera ne Pratt Whittneys duket se po funksionojne.

Ora 07.30 – Komunikojme me radio me Kampin Baze. Cdo gje shkon mire dhe komunikimi eshte normal.

Ora 07.40 – Vihet re nje rrjedhje vaji nga motori i perparme ne krahun e djathte por treguesi i presionit te vajit duket normal.

Ora 08.00 – Nga drejtimi i lindjes ndihet nje turbulence ne lartesine 2321 kembe, korrigjohet lartesia ne 1700 kembe dhe nuk ndihen me turbulenca por era ne bisht rritet dhe mbasi bejme nje ndreqje ne valvulen e kontrollit avioni duket se funksionon me se miri.

Ora 08.15 – Komunikojme me radio me Kampin Baze, situata normale.

Ora 08.30 – Hasim perseri turbulence dhe rrisin lartesine ne 2900 kembe, fluturimi me pas shkon vaj.

Ora 09.10 – Sasi e madhe akulli dhe debore poshte, vihen re ngjyrime te nje lloji te verdhe dhe te shperndara ne nje menyre lineare. Ndryshojme kursin per nje shqyrtim me te hollesishem te ketij ngjyrimi dhe veme re po ashtu ngjyre te kuqe dhe te purpurt. U rrotulluam dy here mbi kete zone dhe ju rikthyem intinerarit sipas busulles. Kontrollojme pozicionin me bazen dhe i transmetojme informacionin per ngjyrimin ne akullin dhe deboren poshte nesh.

Ora 09.10 – Te dyja busullat, si magnetike dhe xhirobusulla filluan te rrotullohen dhe dridhen ndersa nuk mund te mbanim me drejtimin bazuar ne instrumentat tona. Mbajtem pozicionin me busullen diellore dhe cdo gje duket mire. Komandat duken te ngadalshme dhe me nje lloj veshtiresi si te ngrira por nuk ka tregues akulli!

Ora 09.15 – Ne distance dallohen cfare duket te jene male.

Ora 09.49 – 29 minuta kaluan nga momenti qe dalluam malet, nuk eshte aspak iluzion. Ato jane male ne nje formacion vargmali te vogel gje qe se kam pare kurre me pare.!

Ora 09.55 – Lartesia ndryshohet perseri ne 2950 kembe, hasim perseri turubulence te forte.

Ora 10.00 – Jemi duke pershkuar nje sere vargmalesh te vogla dhe vazhdojme drejt veriut me aq mundesi sa kemi si bindje. Pertej vargmalit shfaqet dicka qe duket si nje lugine me nje lum te vogel ose perrua qe e pershkon ate ne mes. Nuk duhet te kete lugine te gjelbert aty poshte! Padyshim dicka nuk shkon ketu dhe eshte tejet anormale! Ne duhet te jemi mbi Akull dhe Debore! Ne rreze te lugines shikojme pyje te dendur qe rriten neper shpatet e maleve. Instrumentat tona te drejtimit vazhdojne te rrotullohen ndersa xhiroskopi lekundet para e mbrapa!

Ora 10.05 – Ndryshoj lartesine ne 1400 kembe dhe kryej nje kthim te befte majtas per te pare me mire luginen poshte. Eshte e gjelbert ose nga myshku ose nga ndonje lloj tjeter bari te ngjeshur. Drita ketu duket ndryshe. Nuk arrij dot te shikoj me Diellin. Kryejme nje tjeter kthim majtas dhe hasim dicka qe duket te jete nje kafshe e madhe e ndonje lloji te vecante. Duket te jete nje elefant! JO!!! Duket me shume si nje mamuth! Kjo eshte e pabesueshme! Por ja qe ajo eshte! Ulim lartesine ne 1000 kembe dhe marr dylbite per te pare me mire kafshen. Konfirmohet – eshte nje kafshe si mamuth! Raportoj kete zbulim ne kampin baze.

Ora 10.30 – Hasim me shume kodra te gjelberuara tani. Treguesi i temperatures se jashteme shenon 74 grade Fahrenheit! (23.3. grade celcius)! Vazhdojme me intinerarin tone. Instrumentat e drejtimit tani duken normale. Jam ne medyshje per menyren sesi funksionuan me pare. Perpjekje per te kontaktuar kampin baze. Radio nuk po funksionon!

Ora 11.30 – Terreni poshte eshte me i niveluar dhe normal (nese mund te perdor kete fjale). Perpara dallojme dicka qe duket si qytet!!! Kjo eshte e pamundur! Avioni behet me i lehte dhe cuditerisht pluskues. Aparaturat refuzojne te pergjigjen!! Oh ZOT!!! Ne te dy krahet krahet e avionit tone si dhe siper kabines jane disa mjete fluturuese te cuditshme. Ato po afrohen ne rreth mbylles me shpejtesi! Ato jane ne forme disku dhe kane nje vecori vezulluese. Jane shume afer dhe mund te shikojme shenja ne to. Eshte nje lloj Svastike!!! (Mos harroni se Svastika nuk eshte vetem simboli i nazismit por nje simbol shume i vjeter dhe i fuqishem ne traditat e lashta). Kjo eshte fantastike. Ku ndodhemi? Cfare poo ndodh? Provoj perseri aparaturat. Ato nuk pergjigjen !!!! Ne gjendemi te ngerthyer ne nje lloj kontrolli te padukshem!

Ora 11.35 – Radioja jone cercerit dhe nepermjet saj vjen nje ze ne anglisht por qe duket me nje aksent te lehte Nordik ose Gjerman! Mesazhi eshte: ‘Miresevini ne zoterimin tone Admiral. Ne duhet t’ju ulim ju saktesisht mbas shtate minutash! Qetesohuni Admiral, jeni ne duar te sigurta.’ Vura re se motorret e avionit tone kishin pushuar se punuari! Mjeti fluturues ndodhen nen ndikimin e nje aparature te cuditshme dhe tani eshte duke u kthyer vete. Aparaturat jane te panevojshme.

Ora 11.40 – Marrim nje tjeter mesazh ne radio. Filluam procesin e zbritjes dhe mbas disa momenteve avioni dridhet lehte dhe fillon te zbresi sikur te ishte kapur nga nje ashensor i madh i padukshem! Levizja zbritese eshte e pandjeshme dhe prekim token me nje troshitje fare te vogel!

Ora 11.45 – Po hedh shenimin e fundit ne ditarin e fluturimit. Disa njerez po afrohen ne kembe drejt avionit tone. Ata jane te gjate me floke te verdha. Larg ne distance shikojme nje qytet te ndritshem i rrethuar nga nje aureole dritash pulsuese te te gjitha ngjyrave. Nuk e di se cfare do ndodhi tani por nuk ka shenja armesh tek ata qe po afrohen. Tani po degjoj nje ze qe therret emrin tim dhe me kerkon qe te hapim deren bagazhit. Bindem.

FUNDI I SHENIMEVE

Darius
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Re: Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  Neo 15.01.09 19:08

Deri ketu admirali Byrd ka ruajtur rendin kronologjik te ngjarjeve sic percaktohet dhe ne menyren e mbajtjes se nje ditari. Nga ky moment ai thjesht tregon ate qe ndodhi me pas. Ja si e vazhdon admirali historine e tij:

Qe nga ky moment ate qe do vazhdoje do e shkruaj nga kujtesa. Sfidon cdo lloj imagjinate dhe do te dukej si nje cmenduri nese nuk do te kishte ndodhur me te vertete.

Radisti dhe une u morem nga avioni dhe u pritem ne menyren me te kordiale te mundeshme. Me pas hipem ne nje lloj platforme te vogel si konvejer pa rrota e cila shume bute na levizi drejt nje qyteti rrezellyes.

Ndersa i afroheshim, qyteti dukej sikur te ishte ndertuar prej materiali te kristalte. Mbas pak mberritem tek nje ndertese shume e madhe e nje lloji qe se kam pare kurre me pare ne jeten time. Dukej sikur te kishte dale nga tavolina dizajnuese e Frank Lloyd Wright ose per te qene me i sakte si nje skene butaforike e Buck Rogers.

Na ofruan nje lloj pije te ngrohte e cila kishte nje shije te pa provuar me pare. Ishte e mrekullueshme. Mbas pothuajse 10 minutash, dy nga bujtesit tane mahnites u afruan dhe me thane se duhej ti shkoja pas. Nuk kisha asnje zgjedhje tjeter vecse te pranoja. Lashe pas radistin dhe mbasi ecem per nje distance te shkurter hyme ne nje dicka qe dukej si ashensor. Zbritem poshte per disa caste, makineria ndalon ndersa dera ngrihet nga poshte lart pa zhurmen me te vogel.

Me pas vazhduam neper nje korridor te gjate i cili ishte i ndricuar nga nje drite ne ngjyre te trandafilte dhe qe dukej sikur dilte nga vete muret. Njera nga qeniet ben shenje qe te ndalojme perpara nje dere te madhe. Mbi dere ka nje mbishkrim te cilin nuk mund ta lexoj. Dera e madhe rreshket pa zhurme duke u hapur dhe mua me kerkohet qe te hyj brenda. Njeri nga bujtesit e mi thote: ‘Mos ki frike Admiral, ju do keni nje audience me Masterin...’

Hyra brenda ndersa syte u perpoqen te mesoheshin me ngjyrimet e bukura qe dukej se mbushin tere dhomen. Me pas fillova te shoh cfare me rrethonte.

Ajo qe ndeshen syte e mij ishte pamja me e bukur gjate gjithe ekzistences time. Ne fakt eshte shume e bukur dhe mahnitese per tu pershkruar.

Tejet delikate dhe elegante. Besoj se nuk ekziston ndonje shprehje njerezore ne gjendje te pershkruaje me cdo detaj. Medimet e mija u nderprene ne menyre shume te sjellshme nga nje ze i ngrohte me cilesi melodioze, ‘Ju shpreh mireseardhjen ne zoterimin tone Admiral.’

Perpara kam nje burre me tipare delikate dhe me shenjat e moshes ne fytyren e tij. Ai qendron i ulur ne nje tavoline te gjate. Me ben shenje qe te ulem ne njeren prej karrigeve. Mbasi ulem ai bashkon mollzat e gishtave dhe buzeqesh. Serisht ai flet me nje ze te bute dhe shpreh ate qe vijon.

‘Ju lejuam qe te hyni ketu pasi keni nje karakter fisnik dhe te mirenjohur ne Boten e Siperfaqes, Admiral.’ Bota e Siperfaqes, i them me ze te mekur si pa fryme! ‘Po’ mu pergjigj Masteri duke buzeqeshur, ‘ju ndodheni ne zoterimet e Arianni, Bota e Brendeshme e Tokes.

Nuk duhet ta vonojme me shume misionin tuaj dhe ju do shoqeroheni te siguruar per ne siperfaqe dhe per nje distance te konsiderueshme pertej saj. Por tani Admiral do me duhet tju them pse ju sollem ketu.

Interesi yne filloi menjehere mbasi rraca juaj shpertheu bombat e para atomike ne Hiroshima dhe Nagasaki, Japoni. Ka qene ne ato kohera alarmuese momenti kur ne derguam mjetet tona fluturuese, “Flugelrads” ne boten tuaj te siperfaqes per te hetuar ate qe kishte bere rraca juaj.

Kjo natyrisht qe tashme eshte histori e kaluar i nderuar Admiral por do vazhdoj me tej. Shikoni, ne ansjehere nuk kemi nderhyre me pare ne luftrat e rraces suaj po ashtu dhe ne barbarizmat e saj por tani ne jemi te detyruar pasi ju keni mesuar te fusni duart ne nje lloj force qe nuk eshte per njeriun, e ashtuquajtura energjia atomike.

Te derguarit tane tashme kane derguar mesazhe tek lideret e botes suaj por mesa duket ata nuk i kane vene veshin. Per kete arsye ju u zgjodhet si deshmitar per te provuar ekzistencen e botes sone. Shiko, Kultura dhe Shkenca jone eshte disa mijera vjet me pare se rraca juaj, Admiral.’ E nderpreva duke i thene, ‘Por clidhje ka kjo me mua Zoteri?’

Syte e Masterit dukeshin sikur penetronin thelle ne mendjen time dhe mbasi me studioi per disa caste ai u pergjigj, ‘Rraca juaj tashme ka arritur nje pike moskthimi pasi ne mesin tuaj ka nga ata qe nuk stepen perpara shkaterrimit te gjithe botes vetem e vetem qe mos heqin dore nga pushteti qe zoterojne...’ Pohova me koke dhe Masteri vazhdoi, ‘Ne vitin 1945 dhe me pas ne u perpoqem qe te kontaktonim rracen tuaj por perpjekjet tona ndeshen nje qendrim armiqesor dhe Flugeraldset tona u goditen. Madje dhe u ndoqen me keqdashje dhe agresivitet nga avionet tuaj luftarake.
Pra tani te them ty biri im, mbi boten tuaj eshte duke i kanosur nje stuhi e madhe, nje vello e zeze e cila nuk do hiqet per shume vite. Nuk do kete pergjigje ne duart tuaja, nuk do kete vend te sigurt ne shkencen tuaj. Mund te vazhdoje deri sa cdo lule e kultures tuaj te shkelet dhe cdo gje njerezore te mbulohet nga kaosi. Lufta juaj e fundit ishte vetem nje prelud i asaj qe ende pritet te viije per rracen tuaj. Ne ketu e shohim kete te ndodhi per cdo ore qe kalon...mos do te thuash qe jam gabim?’

‘Jo,’ ju pergjigja, ‘ka ndodhur njehere me pare, epokat e erreta erdhen dhe zgjaten per me shume se 500 vjet.’

‘Po, biri im,’ u pergjigj Masteri, ‘epoka e erret qe do vije tani per rracen tuaj do e mbuloje Token si nje re e zeze, ndonese kam besim se disa nga rraca juaj do ja dalin mbane te jetojne ne kete stuhi, pertej kesaj nuk mund ta them. Shohim ne nje distance te larget se nje bote e re do rilinde nga rrenojat e rraces tuaj duke kerkuar thesaret e humbura dhe legjendare te saj dhe ato do jene ketu biri im, te sigurta nen mbrojtjen tone. Kur te vije koha e duhur ne do te na duhet te bejme perpara serisht per te ndihmuar ringjalljen e kultures dhe rraces tuaj. Mbase deri atehere ju do keni mesuar kotesine e luftes dhe konflikteve... dhe mbas asaj kohe disa nga kultura dhe shkenca juaj do i kthehet serisht rraces tuaj qe ajo te filloje nga e para. Ti, biri im, duhet te kthehesh ne Boten e Siperfaqes me kete mesazh...’

Me keto fjale mbyllese, takimi yne dukej se i erdhi fundi. Qendrova per nje moment sikur te isha ne enderr ndonese e dija qe ishte reale dhe pa e kuptuar u perkula pak ose per rrespekt ose per perulje, nuk di se kush ishte nga te dyja. Papritur vura re se dy bujtesit e pashem te cilit me kishin sjelle ketu ndodheshin perseri perbri meje. ‘Ketej Admiral,’ beri ze njeri prej tyre.

U ktheva per here te fundit perpara se te largohesha dhe pashe drejt Masterit. Ai vazhdonte te kishte nje buzeqeshje sikur te ishte e gdhendur ne fytyren e tij delikate dhe antike. ‘Qofsh mire biri im’ tha dhe me pas beri nje shenje elegante me dore duke simbolizuar paqen dhe duke me bere te kuptoja se takimi yne tashme kishte perfunduar.

Me shpejtesi ecem ne te njejten rruge nga e cila erdhem permes deres se madhe te dhomes se Masterit dhe perseri hyme ne ashensor. Dera u mbyll pa zhurmenga lart poshte dhe vazhduam te ngjitemi. Njeri nga bujtesit e mi foli serisht, ‘Tani na duhet te nxitojme Admiral pasi Masteri nuk deshiron tju vonoje ju ne planet tuaja dhe ju duhet te ktheheni me mesazhin e tij tek rraca juaj.’

Nuk thashe asnje fjale. E gjitha kjo ishte pertej cdo besmi dhe perseri mendimet e mija u nderprene ndersa ndaluam. Hyra ne dhome dhe u gjenda perball radistit. Ai kishte nje shprehje ankthi ne fytyre. Ju afrova duke i thene, ‘Cdo gje eshte ne rregull Howie, cdo gje ne rregull.’ Dy qeniet na shoqeruan per tek konvejeri, hipem aty dhe brenda nje kohe te shkurter u gjendem tek avioni yne. Motorat ishin ndezur dhe nuk vonuam te hipnim ne bord. E gjithe atmosfera dukej e ngarkuar nga nje lloj nxitimi.

Mbasi u mbyll dera e transportit avioni u ngrit menjehere nga e njejta force e panjohur deri sa mberritem ne lartesine 2700 kembe. Dy mjetet fluturuese te tye na shoqeronin perbri duke na treguar ne te njejten kohe rrugen e kthimit. Ketu me duhet te deklaroj se aparatura e shpejtesise ajrore nuk po lexonte asgje por ne po leviznim me nje shpejtesi shume te madhe.

Ora 02.15 – Nje mesazh vjen ne radion tone.’ Tani po ju leme Admiral, kontrollet tuaja jane te lira. Auf Wwiedersehen!!!’ I shoqeruam per disa caste mjetet e tyre flugelrads ndersa u zhduken ne qiellin e zbehte blu. Avioni papritur u ndje sikur ishte mberthyer nga nje shtjelle qe thithte per poshte. Menjehere kapem kontrollet dhe per disa caste nuk folem duke humbur sejcili ne mendimet e tij...

Vazhdon e hedhura e shenimeve ne Librin e Fluturimit:

Ora 02.20 – Serisht gjendemi siper zonave te medha te mbuluara me akull dhe debore dhe rreth 27 minuta nga kampi baze. I derguam atyre nje mesazh me radio te cilit ju pergjigjen menjhere. Raportuam per kushtet normale...normale. Kampi baze u lirua nga tensioni mbas komunikimit tone dhe rivendosjes ne kontakt.

Fundi i shenimeve ne Librin e Fluturimit.

Mars 11, 1947. Sapo mora pjese ne nje takim me stafin ne Pentagon. Deklarova te plote zbulimin tim si dhe mesazhin e Masterit. Cdo gje u rregjistrua me detaje. Presidenti u lajmerua. Tani jam mbajtur ne pritje per disa ore (gjashte ore, thridhjet e nente minuta per te qene i sakte).

Intervistohem intensivisht nga Forcat e Sigurise se Larte dhe grupe mjeksore. Ishte nje prove e rende!!! Vendosem nen nje kontroll te rrepte nepermjet kushtezimeve te sigurise kombetare te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

URDHEROHEM QE TE MBAJ GOJEN MBYLLUR NE LIDHJE ME TE GJITHA ATO QE MESOVA PER NJEREZIMIN!!!

E pabesueshme! Mu permend fakti qe jam nje ushtarak dhe duhet ti bindem urdherave.

30/12/1956 Shkrimi i Fundit

Keto vitet e fundit qe kane kaluar qe nga 1947 nuk kane qene te mira... Tani jam duke hedhur shenimin tim te fundit ne kete ditar te vecante. Duke e mbyllur ndihem i detyruar te deklaroj se kam mbajtur me besnikeri sekretin sic mu kerkua per gjithe keto vjet.

Por tani ndjej se nata e gjate eshte duke ardhur dhe nuk dua qe ky sekret te shkoje ne varr bashke me mua. E verteta duhet te triumfoje dhe keshtu duhet te ndodhe. Kjo mund te jete shpresa e vetme per njerezimin.

E kam pare te verteten dhe me ka zbutur shpirtin e me ka bere te lire! Kreva detyren time ndaj kompleksit monstruoz industrialo-ushtarak. Tani nata e gjate eshte duke u afruar por kjo nuk duhet te jete fundi.

Ashtu sic perfundon nata e gjate ne Arktik, ndricimi i shkelqyer i te VERTETES duhet te vije perseri... dhe ata qe i perkasin asaj erresire duhet te perfshihen nga kjo Drite... PASI PASHE ATE TOKE PERTEJ POLEVE, QENDREN E TE PANJOHURES SE MADHE.

Admirali Richard E.Byrd
United States Navy
24 Dhjetor 1956

Darius
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Toka bosh

Mesazh  Jon 05.09.09 1:48

TEORIA E TOKËS BOSH

Teoria e Tokes Bosh Hollow10

Gjatë gjithë historisë së regjistruar të njerëzimit është folur për botën e nëndheshme, krijesat e saj dhe ferrin që përfaqëson kjo botë.

Që nga mitologjia e deri tek tekstet fetare gjejmë gjurmë të forta të përshkrimeve të një bote irreale të mbushur me figura hyjnore e gjysëm hyjnore, qenie mistike dhe të frikshme të konsideruara pjellë e fantazisë njerëzore dhe e frikës së tij ndaj një të panjohure që ka mbetur e tillë për mijëra vjet dhe është prekur vetëm nga një grusht njerëzish të zgjedhur.

Vazhdimisht kanë ardhur mesazhe që janë dëgjuar nga ata që i kanë mbajtur veshët e hapur dhe mendjet e hapura për të kuptuar atë që nuk e kupton dhe pranon dot mendja e ndrydhur njerëzore.

Si qenie njerëzore nuk jemi të ndërgjegjshëm për fuqinë e madhe që kemi në trurin tonë dhe kufizohemi nga frika e të panjohurës, duke i mohuar vetes përdorimin e dhuratës më të madhe që kemi nga natyra apo nga krijuesi.

Ndër shekuj njerëz të guximshëm dhe ëndrrimtarë janë përpjekur të gjejnë rrugët për të hasur këtë të panjohur. Shumë kanë dështuar deri dhe me jetët e tyre.

Disa ia kanë dalë mbanë dhe kanë lënë dëshminë e tyre që edhe sot e kësaj dite vazhdon të mos pranohet falë hijes së dyshimit që ka mbështjellë mendjen njerëzore dhe se lë atë të shpërthejë me gjithë fuqinë e saj.

Sot, më shumë se kurrë njerëzimi po i afrohet kufijve të dijes, duke u përpjekur t'i kapërcejë ato. I kërkon në avancimin e shkencës, teknikës, mendimit dhe perceptimit. I kërkon ato në trupat e sistemit tonë diellor dhe përtej tij, duke guxuar që të zgjerojë hapësirën e kërkimet nëpër kozmos dhe gjithë universin.

Por nuk duhet harruar që vetë globi ynë ende është i mbushur me mistere. Nuk duhet harruar sesa zbulime të rëndësishme janë bërë vitet e fundit kur mendohej se s'ka mbetur më gjë për t'u zbuluar.

Njohim mjaft mirë sipërfaqen e Hënës dhe të Marsit, por nuk dimë ende se çfarë fshihet nëpër thellesitë e Amazonës dhe të Xhunglës tropikale afrikane.

Njohim mirë satelitet e Saturnit dhe të Jupiterit, por ende nuk dimë të shpjegojmë zërat e fortë që na vijnë nga e kaluara dhe e tashmja për ekzistencën e diçkaje shumë të pabesueshme nën këmbët tona.

Përpiqemi të hedhim në hartë sistemin tonë diellor, galaksinë tonë dhe të tjera, përpiqemi të gjejmë sesi u krijuan dhe kur do të kenë një fund dhe ende nuk dimë as 1% të asaj që përfaqëson brendësia e globit tonë.

Dhe këtu është misteri më i madh që ende mbetet për t'u zbuluar. Gjeologjia me saktësitë dhe pasaktësitë e saj na ka ardhur në ndihmë për të kuptuar dhe mësuar shumë mbi historinë e planetit tonë si trup dhe si ndërtim. Por si çdo shkencë ajo ka nevojë gjithmonë për përmirësim dhe ndryshime në koncepte dhe nga ky rregull ajo nuk mund të bëjë përjashtim.

Është apo jo bosh Toka jonë? Çfarë janë faktet që mbështesin këtë teori? Ka apo nuk ka hapësirë që të mundësojë kushte për një shoqëri që të jetojë aty për qindra madje mijëra vjet?

A ka gjurmë dhe prova që dëshmojnë pro kësaj teorie? Kush janë qeniet që mund të jetojnë poshtë këmbëve tona dhe pse ato kanë bërë këtë zgjedhje? Kujt kulture i përkasin dhe çfarë lidhje kanë ato me të kaluarën e largët të njerëzimit, një e kaluar, e cila nuk bën pjesë në historinë e rregjistruar dhe që mund të shkojë mbrapa në kohë disa dhjetra mijëra vjet?

Këto janë disa nga pyetjet që kanë munduar shkencëtarët për shekuj e dekada. Kërkimet kanë qenë të shumta, faktet dhe misteret gjithashtu, por asnjë nuk ka arritur të mbështesë një teori të vetme dhe ka arritur vetëm që të nxjerrë gjithnjë e më shumë pyetje të reja.

Në fund të fundit, ky është dhe kalvari i vetë shoqërisë njerëzore, jemi gjithmonë në kërkim të përgjigjeve për pyetjet tona dhe nuk do të rreshtim asnjëherë se përpjekuri për t'i gjetur ato përgjigje.

Qëllimi i shumë dijetarëve ka qenë dhe është që të pasqyrohet ana e panjohur e brendësisë së tokës, ajo anë që pëshpëritet me gjysëm zëri nëpër bisedat e shkencëtarëve të rinj dhe ata të mendimit alternativ, të studiuesve që kanë kaluar vite të tëra, duke mbledhur dhe përpjekur të provojnë dëshmitë e ardhura ndër vite, të të kontaktuarve dhe mendimtarëve mendje hapur dhe sidomos të asaj shtrese që konsiderohet si injorante dhe pa kredibilitet shkencor, por që në shumë raste ka rezultuar të jetë disa herë më e pasur shpirtërisht dhe mendërisht sesa shkencëtari më i afirmuar.

Këta janë njerëzit e mbrojtur nga eksperienca dhe njohuria disa mijëra vjeçare e transmetuar brez pas brezi dhe që mbart atë të fshehtë të natyrës njerëzore, të cilën shkenca e sotme e injoron dhe nuk e quan aspak si të denjë për t'u trajtuar.

Pra, janë zërat e të lashtëve në gojën e të tashmëve, të cilët përpiqen që të na zgjojnë nga gjumi letargjik dhe të na shkundin amnezinë që na ka pushtuar mendjen kolektive prej më shumë se 5 mijë vjet.

Përbërja e Tokës

Si trup qiellor Toka ka këto veçori:

- Orbita: 149,600,000 km (1.00 AU) nga Dielli

- Diametri 12,756.3 km

- Masa: 5.972,24 kg

Këto janë fakte që dihen dhe pranohen nga çdokush, por jo që përbën një mister deri në ditët e sotme është brendësia e saj. Siç dimë nga shkenca e gjeologjisë planeti ynë është një sferë solide e përbërë nga disa shtresa. Toka është e ndarë në disa shtresa, të cilat emërtohen në varësi të veçorive të tyre sizmike dhe kimike (trashësia është në kilometra):

- Nga 0 - 40 km është ajo që quhet Korja e Tokës

-Nga 40 - 400 km është ai që quhet Manteli i Sipërm

-Nga 400 - 640 km është ai që quhet Rrajoni Tranzitor ose Pjesa e Ndërmjetme

-Nga 650 - 2700 km është Manteli i Poshtëm

-Nga 2700 - 2890 është ajo që quhet Shtresa D''

-Nga 2890 - 5150 km është ajo që quhet Bërthama e Jashtme

-Nga 5150 - 6378 km është ajo që quhet Bërthama e Brendshme.

Shkencërisht këto shtresa të tokës kanë tipare karakteristike. Në rastin e kores ajo varion në trashësi, është më e hollë nën oqeane dhe më trashë poshtë kontinenteve. Bërthama e Brendshme dhe Korja janë solide; Bërthama e Jashtme dhe shtresat e Mantelit janë plastike ose gjysëm të lëngshme.

Shtresat e ndryshme janë të ndara nga njëra-tjetra nga boshlliqe ose mungesë vazhdimësie, të cilat bëhen më evidente në të dhënat sizmike. Ajo që njihet më mirë nga të gjitha është boshllëku Mohorovicic që ndodhet midis Kores dhe Mantelit të Sipërm. Pjesa më e madhe e masës së Tokës është në Mantel dhe shumica e pjesës së mbetur është në Bërthamë. Pjesa që ne popullojmë është vetëm një fraksion i vogël i tërësisë së saj.

Bërthama ka mundësi që të jetë e përbërë në pjesën më të madhe të saj nga hekuri ose hekur nikel, por ekziston mundësia që të ketë të pranishëm dhe elementë të tjerë.

Temperaturat në qendër të Bërthamës mund të jenë të larta deri në 7500 K (kelvin), pra, më e nxehtë se sipërfaqja e Diellit. Manteli i Poshtëm mendohet se është në pjesën më të madhe të tij silikon, magnez dhe oksigjen i përzier me hekur, kalcium dhe alumin.

Manteli i Sipërm mendohet, se është i përbërë në shumicën e tij nga oliveni, piroksen (silikate hekur/magnezi), kalcium dhe alumin. Shumicën e këtyre e dimë nga teknikat sizmike, mostrat që vijnë nga Manteli i Sipërm nëpërmjet shpërthimeve vullkanike, por në tërësi, pjesa më e madhe e brendësisë së Tokës është e pakalueshme ose e papërshkueshme. Korja në pjesën më të madhe të saj është e përbërë nga kuarci (dioksid silikoni) dhe silikate të tjera.

Këto janë të dhënat që na ofron shkenca e sotme mbi përbërjen e Tokës.

Por ka edhe një anë tjetër të medaljes dhe është pikërisht ajo që quhet Teoria e Tokës Bosh (Hollow Warth Theory). Në fakt, Toka nuk është aspak bosh nga brenda, por që përmban hapësira të mëdha boshllëku, të cilat sipas raporteve të studimeve të shumta mund të jenë në gjendje të suportojnë një numër shumë të madh banorësh dhe ndërtesash.

Pra, kur thuhet Toria e Tokës Bosh, jepet ideja e ekzistencës së kaviteteve të një madhësie të paimagjinueshme me kushte të përshtatshme për zhvillimin e një ekosistemi.

Astronomi britanik Edmund Halley (i famshmi që i dha emrin Kometës Halley) ka hedhur idenë se, Toka mund të përbëhet nga disa sfera koncentrike të vendosura brenda njëra-tjetrës në formën e një mozaiku kinez. Dy shtresat e brendshme kanë diametër të krahasuar me Marsin dhe Venusin, ndërsa Bërthama e Brendshme solide është po aq e madhe sa planeti Mërkur.

Por, ideja më e befasishme që hodhi Halley ishte ajo që secila nga këto sfera të brendshme mund të suportojë ekzistencën e jetës. Sipas teorisë së tij ato mendohet se janë të mbushura me dritë të krijuar nga një atmosferë e ndritshme.

Kur shikohej pamja jo e zakontë e Aurora Borealis Halley, hodhi postulatin se mund të jetë shkaktuar nga dalja e gazit prej brendësisë së Tokës drejt atmosferës. Kjo teori e Halley u propozua në shekullin e shtatëmbëdhjetë kur njohuria shkencore mbi strukurën e tokës ishte ende primitive.

Me kalimin e kohës pamundësia e ekzistencës së një toke tërësisht bosh u bë mëse e qartë për shkencëtarët dhe studiuesit, por ideja u çua më tej nga shkrimtarët e zhanrit fantastiko-shkencor si libri i famshëm i Zhyl Vernit, Udhëtim në Qendër të Tokës i shkruar në vitin 1864 apo një cikël i tërë novelash me temë nga Toka Bosh e shkruar prej Edgar Rice Burroughs.

Këta të dy si dhe shumë shkrimtarë të tjerë u frymëzuan nga teoritë e një eksentriku amerikan të fillim shekullit të nëntëmbëdhjetë të quajtur John Cleves Symmes. Ashtu si dhe Halley, Symmes mendonte se Toka është e përbërë nga pesë sfera koncentrike.

Por ai shtoi edhe diçka tjetër. Sipas tij, në secilin nga polet ka hapje apo çarje, të cilat u quajtën 'Hapjet Symmes'. Oqeani hyn e del nëpër këto hapje dhe po ashtu brendësia e tokës supozohej se ishte e banuar.

Symmes ishte një kapiten i ushtrisë i shquar gjatë Luftës së vitit 1821 dhe mbronte me fanatizëm teorinë e tij. Kreu shumë udhëtime nëpër gjithë vendin që të siguronte fonde për të organizuar një ekspeditë në hapjen e Polit të Veriut. Ai madje dërgoi dhe një peticion në Kongres me kërkesën që ky i fundit të financonte ekspeditën.

Një doktor i pasur në vitin 1824, financoi një ekspeditë në Polin e Jugut për të gjetur Hapjen Symmes, por ekspedita nuk pati sukses dhe Symmes vdiq, duke mos e parë të realizuar idenë e tij.

Në vitin 1906, William Reed publikoi një libër të quajtur Fantazma e Poleve ku deklaronte, "Jam në gjendje që të provoj teorinë time se, Toka jo vetëm është bosh, por e përshtatshme në brendësinë e saj, që të mundësojë ekzistencën e jetës njerëzore me të njëjtën lehtësi si në sipërfaqen e saj.

Numri i njerëzve që mund të jenë në gjendje të jetojnë aty i kalon miliardat. Teoria e Reed zgjoi pak interes në radhët e një publiku mëse skeptik.

Por marshalli B. Gardner, i cili shkroi mbi teorinë e Symmes disa vite më pas, tërhoqi një vëmendje më të madhe. Ai kundërshtoi si absurde nocionin e pesë sferave koncentrike të Symmes, por në të njëjtën kohë u tregua entuziast mbi idenë e hapjes në pole. Sipas Gardner, brendësia e Tokës ishte e ndriçuar nga një diell i vogël rreth gjashtëqind milje në diametër.

Gardner shkoi dhe më tej kur paraqiti aplikimin e zbulimit të tij në Zyren e Patentave të Shteteve të Bashkuara. Ja ç'thotë dokumenti origjinal:
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Re: Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  Jon 05.09.09 1:48

PATENTA E SHTETEVE TË BASHKUARA 1096102: TEORIA E TOKËS BOSH

Pra, ky është regjistrimi që Gardner bëri në datën 25 Nëntor 1912. 18 muaj më pas, në 12 Maj 1914 Agjencia Federale i lëshoi zotit Gardner patentën e Shteteve të Bashkuara me numër 1096102, dokumenti i dytë më i rëndësishëm shkencor që është lëshuar ndonjëherë.

Rëndësia e këtij dokumenti kalohet vetëm nga ajo e zbulimit të fluturimit prej vëllezërve Orville dhe Wilbur Wright në vitin 1903. Për arsye që Gardner nuk mund t'i kuptonte, por që tashmë në ditët tona janë mëse të qarta, zbulimi i tij u shndërrua në sekretin ushtarak më të klasifikuar të të gjithë kohërave.

Gjatë viteve të tëra të studimeve dhe udhëtimeve të tij në rrethin Polar, ai u bë zbuluesi i famshëm i mamuthit të ngrirë në Siberi në vitin 1846 dhe është pikërisht ky zbulim që përforcoi idenë e tij për hapjet në pole, pasi gjendja e përkryer në të cilën ishte trupi i ngrirë i mamuthit sugjeronte, që ai kishte ngordhur para pak kohësh dhe e vetmja mënyrë që ai mund të ishte gjendur aty ku u gjet ishte ardhja e tij nga një afërsi, e cila është Poli i Veriut, pra nga hapja e tij.

Kohë më pas observimi i Gardner rezultoi të ishte me shumë vend po të kemi parasysh udhëtimin e parë mbi Polin e Veriut të kryer nga Stanley në vitin 1929, dhe që u transmetua direkt nga radio. Vazhdojnë ende të jetojnë njerëz, të cilëve ju kujtohet komenti shqetësues, që bëri Stanley kur u ndodh mbi Polin e Veriut dhe filloi të raportonte për një pamje të pabesueshme luginash të gjelbëruara, lumenj, pemë të larta dhe mamuthe që kullosnin lirshëm.

Fill mbas këtyre fjalëve transmetimi u ndërpre dhe më pas nuk pati asnjë koment. Disa deklarata të mekura më pas e quajtën si një mirazh dhe komentet përfunduan aty.

Fakti interesant është që Gardner nuk kishte dijeni për punën e William Reed dhe konkluzionet e arritura ishin komplet të pavarura. Por, nëse Reed e kufizoi studimin e tij thjesht në eksplorimet polare, Gardner shkoi më tej, duke i zgjeruar ato dhe me astronominë. Dhe këtu ai e bazoi gjithë kërkimin e tij, duke i dhënë baza të forta shkencore.

Sipas teorisë së përgjithshme të krijimit të planetit, në fillim, pra 4-5 miliard vjet më parë, Toka ishte ende një sferë gjigande gazi vërtitës shumë të nxehtë dhe gradualisht filloi të ftohej. Ligjet e fizikës thonë se, gazet që ftohen kondensohen dhe në këtë mënyrë sfera e gaztë që rrotullohej me shpejtësi filloi të koncentrohej, ndërsa vazhdonte humbja e nxehtësisë.

Tërheqja gravitacionale e qendërsuar vazhdoi të reduktonte diametrin e sferës rrotulluese me material që po ftohej pak nga pak... por kjo deri në një farë pike. Ky është ndryshimi i madh logjik midis teorisë së vjetër jo adeguate mbi formimin e planeteve dhe zbulimit të Gardner. Sipas nocionit të vjetër koncentrimi gravitacional vazhdoi parreshtur deri sa Toka u shndërrua në një llavë të nxehtë nën presionin e një shtypje të madhe gravitacionale.

Nëse një skenar i tillë padyshim që ndodh në mënyrë rutine në evolucionin qiellor në disa trupa të veçantë dhe shumë të mëdhenj, si në rastin e yjeve, është padyshim jo e njëjta gjë me zhvillimin e disa planeteve tipike. Faktori kryesor është ai i forcës centrifugale.

Përfundimi i studimit të Gardner sugjeron se, planeti ynë e përfundoi fazën e tij evolutive si trup qiellor kur u ngurtësua si një sferë e zgavërt prej 8000 miljesh me një diametër prej 1400 milje hapje polare dhe në këtë pikë qëndron dhe avantazhi i Gardner nga Reed.

Duke qenë i bazuar shumë në astronomi dhe me anë të dokumentimeve të tij si dhe fotografi që lidheshin në mënyrë specifike me mjegullnaja dhe kometa, Gardner kuptoi gjithë të vërtetën.

Pikërisht në mes të kësaj sfere (tokës) është një sferë proporcionalisht e vogël inkandeshente. Midis saj dhe kores së mjegullnajës ka një hapësirë boshe, e thënë me fjalë të tjera mjegullnaja është e zgavërt me përjashtim të sferës së ndritshme në qendrën e saj.

Këto janë disa detaje të pakta për të mos u përqendruar shumë në aspektin teknik të temës dhe 3 faktet kryesore që Gardner zbuloi në lidhje me Polet dhe hapjet në to janë: 1- një ndryshim dramatik klime, e cila bëhet më e ngrohtë sa më shumë i afrohesh poleve, 2- veçanësia e madhe e të famshmes Dritës së Veriut ose Aurora Borealis dhe 3- devijimet e çuditshme të busullës në lartësi shumë të mëdha.

Është e paimagjinueshme nga njerëzit që nuk kanë njohuri se çfarë pune dhe informacioni është bërë dhe mbledhur në lidhje me këtë teori. Dokumentat dhe faktet nuk janë bërë masivisht publike dhe ka shumë njerëz, për të mos thënë pjesa më e madhe e tyre që nuk e kanë idenë se çfarë ka ndodhur, çfarë zbulohet dhe çfarë aplikimesh bëhen nga shkencëtarë e studiues të ndryshëm në të gjithë botën.

Konkluzionet e Gardner si dhe të të tjerëve si ai ose ndrydhen ose anashkalohen dhe kjo lloj mënyre mesa duket ka rezultuar e suksesshme po të shikohet apatia dhe injoranca totale e masave. Është e vështirë që në një temë të jepet çdo detaj, por është e rëndësishme të përmendet që nuk bëhet fjalë për teori boshe.

Në të kundërtën, bëhet fjalë për studime voluminoze, udhëtime dhe eksperienca të provuara në person si dhe observime të mbështetura nga teknologjia e kohës.

Përgatiti: Klarita Bajraktari
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Re: Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  Odin 04.05.10 21:00

Njeriu eksplorimin e Polit te Veriut e ka te ndaluar, keshtu qe misteri vazhdon ...
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Re: Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  Estilen 04.05.10 21:17

Një
tjetër civilizim në thellësi të Tokës…

nje titull shume bombastik,por asgje nuk zbulon se ku gjendet ky civilizim....cudi..?!
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Re: Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  gjilanasi 05.05.10 10:33

Ufo shkruajti:Një budallallëk të tillë kisha kohë pa e dëgjuar , nuk e di ky blog ka moderator apo jo ..?

Para se te nxjerresh xhevahire nga goja eshte mire qe te lexosh, pse nuk i ofendon besimtaret per budallallëk kur thone se Zoti ekziston, edhe kjo eshte teori.
Te keshilloj qe lexosh kete artikull meqe shihet qe nga gjykimi qe qenke i ri:
http://www.explorerunivers.com/enigma-f9/teoria-e-tokes-bosh-t778.htm
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Re: Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  Estilen 05.05.10 12:02

Bota nuk ushqehet me teorite dhe librat e shenjte,por me pune dhe revolucionarizim te panderprere te shkences prodhuese,shkences qe ju ka bere ju besimtarve te shkruani e te beni budallalleqe me thase neper internete.

Merruni me sudimet dhe aplikimet e reja shkencore,se kjo do t'ju cliroi nga ajo gjendje te ''fiktit''qe po ju shkakton kultura arabe,kjo kulture qe s'eshte e denje per nje popull kaq vital,sic eshte populli shqiptar.

Te paret tane kane qene pagane,besonin vetem ne fuqine hyjnore per jeten tek DIELLI..

Dhe eshte e vertetuar kateerciperisht se ''zoti'' jone eshte DIELLI.
Ai cliron ngrohtesine e nevojdshme per lulezimin e jeteve e te gjallesave toksore.

E sa per teorine e civilizimeve nentoksore,po ju them qe te vazhdoni teorite e juaja,vazhdoni dhe ''germimet''se vetem kockat e kafsheve prehistorike dhe te njerzve qe kane jetuar neper shpella,do te gjeni.
Por jete te civilizuar NENTOKSORE,as nuk eshte gjetur dhe as nuk do te gjeni ndonjehere.

Atje ku nuk ka DIELL e drite,asnjehere nuk do te kete jete.

Aaaaa ndoshta harrova,po per ju besimtaret ekziston ferri e parajsa,por qe nuk jane vertetuar si forma te jetes,
Ketu jemi shume larg nga njeri tjetri.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Një tjetër civilizim në thellësi të Tokës

Mesazh  genti 05.05.10 14:06

estilien me vjen shume keq qe informacioni yt rreth fese qenka kaq i ceket, me kete desha te them mos ngaterro kulturen arabe me fene islame , pasi jane komplet dy gjera te ndryshme, sa per shkencen, duhet ta dishe mire se parimi themelor i saje eshte hulumtimi dhe eksperimenti, pra e thene ndryshe dija, leximi, ne te njejten kohe mos harro se fjala e pare qe i eshte zbritur profetit muhamed eshte fjala (dije) sipas islamit njeriu vetem me ane te dijes mund te njohi Zotin
pasi vetem ne baze te kerkimeve ne mahnitemi me madheshtine e krijimit qe na rrethon, nuk desha te zgjatem me shume, por te keshilloj miqesisht qe te shikosh kete dokumentar, "inteligent design" aty ka vertete fakte mahnitese rreth botes qe na rrethon
se vertete arsyeja e shendoshe na con ne faktin se Ka nje krijues te vetem absolut. dhe si shqiptar duhet te mos jemi paragjykues ndaj asnje lloji mendimi pa e marre ne shqyrtim. sepse vertete do te ishte
injorance.


ndersa persa i perket asaj qe vertete eshte mahnitese, eshte se vete dielli i cili na sherben 24 ore ne 5 miliarde vjet deri tani eshte nje tjeter fakt i madheshtise se krijuesit,


ndersa sa per jeten nuk eshte e vertete se ajo eshte e mundur vetem ne prani te diellit, zbulimet e fundit ka vertetuar se jeta eshte e pranishme edhe ne thellesite me te errta te oqeaneve. per info shiko nje sere dokumentaresh tek discovery channel dhe gjithashtu i ke te servirura edhe tek digitalbi

e gjitha kjo ehte vetem nje keshille, dhe jo nje sulm verbal, pasi per te arritur te verteten na duhet bashkepunim dhe jo urrejtje

me rrespekt genti
me rrespekt
genti
genti

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Re: Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  Estilen 05.05.10 14:57

genti shkruajti:estilien me vjen shume keq qe informacioni yt rreth fese qenka kaq i ceket, me kete desha te them mos ngaterro kulturen arabe me fene islame , pasi jane komplet dy gjera te ndryshme, sa per shkencen, duhet ta dishe mire se parimi themelor i saje eshte hulumtimi dhe eksperimenti, pra e thene ndryshe dija, leximi, ne te njejten kohe mos harro se fjala e pare qe i eshte zbritur profetit muhamed eshte fjala (dije) sipas islamit njeriu vetem me ane te dijes mund te njohi Zotin
pasi vetem ne baze te kerkimeve ne mahnitemi me madheshtine e krijimit qe na rrethon, nuk desha te zgjatem me shume, por te keshilloj miqesisht qe te shikosh kete dokumentar, "inteligent design" aty ka vertete fakte mahnitese rreth botes qe na rrethon
se vertete arsyeja e shendoshe na con ne faktin se Ka nje krijues te vetem absolut. dhe si shqiptar duhet te mos jemi paragjykues ndaj asnje lloji mendimi pa e marre ne shqyrtim. sepse vertete do te ishte
injorance.


ndersa persa i perket asaj qe vertete eshte mahnitese, eshte se vete dielli i cili na sherben 24 ore ne 5 miliarde vjet deri tani eshte nje tjeter fakt i madheshtise se krijuesit,


ndersa sa per jeten nuk eshte e vertete se ajo eshte e mundur vetem ne prani te diellit, zbulimet e fundit ka vertetuar se jeta eshte e pranishme edhe ne thellesite me te errta te oqeaneve. per info shiko nje sere dokumentaresh tek discovery channel dhe gjithashtu i ke te servirura edhe tek digitalbi

e gjitha kjo ehte vetem nje keshille, dhe jo nje sulm verbal, pasi per te arritur te verteten na duhet bashkepunim dhe jo urrejtje

me rrespekt genti
me rrespekt

Asnjehere mos mu drejto mua,por dijeve tuaja mor djal.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Një tjetër civilizim në thellësi të Tokës

Mesazh  genti 05.05.10 22:43

nuk kam pasur per qellim te ve ne diskutim llogjiken tende, por ajo qe desha te them eshte fakti se do te ishte mire te sillnim argumente dhe jo emocione te castit pasi do te ishim edhe me serioz me te tjeret,

dhe mos harro dicka nuk jemi ketu per tu zene me njeri tjetrin se kush e ka gabim apo te drejte. ketu nuk ka rendesi se kush jam une apo kush je ti, ao qe ka rendesi eshte e verteta mbi bazen e argumenteve,

prandaj desha te sqaroj se nuk kam asgje kunder teje, por thjesht na ofro edhe ne argumente qe te mesojm prej njeri tjetrit.
genti
genti

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Re: Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  Estilen 06.05.10 9:26

I dashur mik.
Po te them se argumentat me te cilat ti kerkon te hysh ne debat, nuk jane argumenta.

Nuk eshte argument referimi ne Kuran, asnjehere, kete fiksoje njehere e pergjithmone.Argument eshte praktika e studimeve dhe e provave shkencore...praktika qe jane kritere te se vertetes sa do te vogla te jene ato.

Ne se shkenca do mbeshtetej ne Kuran, njerzimi do ishte akoma ne zhvillime parahistorike, megjithse dhe atehere kur nuk ishte zhgarravitur nga mendje djallezore (Kurani) njerzimi mundohej te cante e te dilte nga 'erresira' e mos njohjes.

Edhe ai Kurani, eshte nje proces evoluimi i mendjes njerzore per te ecur, por brenda tij kerkohet bindje totale, ndryshe mosbindja te shpall antiAllah,anti fe dhe si rezultat ti jeton nje jete te stresuar se nuk do te prehesh ne Parajse.

A e shikoni si jane venei ne ''rrjesht''miliona e miliona njerez,e jane bere skllever te se panjohures,..?

Une nuk do e pranoja kurre qe jeten time t'ja kushtoja bindjeve shabllone, jo,asnjehere, ndryshe nuk do ndryshoja nga klasa e gjitarve qe shfrytezohen nga njeriu, si gomari, kali, mushka e shume te tjereve.

Pra ky eshte dhe ndryshimi midis meje dhe jush.Mua me drejtojne shkenca me aplikikimet e ligjeve te nenes natyre, kurse juve ju drejton Xhamia dhe Hoxha(KURANI) , injoranti dhe mashtruesi me i madh klasik si institucion fetar.

Pra shkenca me garden e shkencetarve, jane ana me e ndritur, e koshiences njerzore, por jo gjithcka, ndersa Kurani dhe dhe ata qe mundohen ta tjerrin ate per qellimet e tyre, jane pjesa me e erret e ndergjegjes se popujve.

Te besosh apo te mos besosh eshte nje ceshtje tejet personle, prandaj tu drejtova duke te thene qe mos mu drejto mua asnjehere, por mundohu te rritesh dijet tuaja jashte shablloneve, clirohu nga e keqja qe ju ka pllakosur ne ndergjegjen tuaja, jetoje jeten me te gjitha emocionet qe ajo te fal.

Besoi se cdo koment i ardhshem rreth kesaj teme do te jete pa vlera, per aresye se ''istikamet'' tona jane te ndara.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Re: Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  Konteverde 07.05.10 23:05

Me duketnje budallallek me ok kjo teme kaq e rendomt qe paska nje bote tjeter brenda botes personi ne fjele ndoshta vuan nga ndonje personalitet i dyfisht keshtu me ben te dyshoj
Konteverde
Konteverde

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Re: Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  genti 08.05.10 11:35

arsyetimi yt prej nje pseudo NIÇEJE te vertete shpaloset fuqishem ne rreshtin e fundit, gjithsesi rrespekte.
genti
genti

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Enigma e brendesise se Tokes

Mesazh  Estilen 09.11.11 10:50

Enigma e brendësise se Tokës vazhdon !


Çfarë fshihet në thellësitë e planetit tonë? Vetëm shkëmbinj me përbërje të ndryshme nga ajo që gjendet në sipërfaqe dhe njëherësh shumë solide: këtë e thotë gjeologjia.

Por përgjatë shekujve është menduar se brendësia e planetit fsheh mrekulli të jashtëzakonshme, botë të paimagjinueshme dhe popullsi të mistershme. Ka nga ata që e mbështesin edhe sot këtë tezë...

Nga Agartha në ferr

Ideja e botëve të fshehura nën sipërfaqen e Tokës haset te shumë besime fetare. Legjendat e budistëve tibetianë tregonin për Agarthën, një mbretëri e populluar nga qenie të urta e të iluminuara, e pozicionuar diku në Azinë Qendrore.

Asiro-babilonasit tregonin se si Gilgameshi kishte mësuar për ekzistencën e një bote të nëndheshme nga fantazma e një miku të vdekur. Homeri e Platoni imagjinuan labirinte të panumërt që shtriheshin drejt qendrës së Tokës, ku gjendej edhe Zoti, tamam në "kërthizën" e Tokës.

Egjiptianët e lashtë besonin në një mbretëri ferri të nëndheshme, e më vonë të krishterët e imagjinuan ferrin në mënyrë pak a shumë të ngjashme. Dante e përshkroi në Komedinë Hyjnore si një hapësirë e nëndheshme e përbërë nga nëntë rrathë.

Por duhet të vinte viti 600 që të bëhej edhe përpjekja e parë shkencore për përcaktimin e asaj që fshihej në brendësi të Tokës.

I çuditur nga anomalitë që tregonte busulla (shmangie në raport me Veriun për shkak të fenomeneve si magnetizmi i shkëmbinjve) astronomi britanik Edmond Hallei, i njohur më shumë për kometën që pagëzoi me emrin e vet, hodhi idenë se Toka qe formuar nga kore me një qendër të vetme, secila me një atmosferë të vetën që nga ana e tyre kishin edhe polet magnetike: anomalitë e regjistruara nga busulla shkaktoheshin nga shpejtësitë e ndryshme të rrotullimit të secilës prej shtresave.

Matematikani zviceran Euleri e hodhi poshtë idenë e shtresave me të njëjtën qendër, për ta zëvendësuar me atë të një Dielli qendror në gjendje të ndriçonte, të ngrohte e t‘i garantonte jetën një qytetërimi të zhvilluar në brendësi të saj.

Ndërsa kolegu i tij britanik, Sër Xhon Lesli, qe i bindur se në brendësi të Tokës ekzistonin dy diej.

Brendësi e banueshme

Por nuk do të ishin shkencëtarët ata që do ta bënin popullore idenë e Tokës bosh përbrenda. Këtë e bëri Xhon Klives Symes, tregtar që në rini kishte qenë ushtar, por edhe me një pasion të madh për shkencat natyrore.

Në vitin 1818, Symes e bëri publik deklaratën "Për gjithë botën".

"Deklaroj se Toka është bosh nga brenda dhe e banueshme", shkroi ai. "Përbëhet nga disa sfera me të njëjtën qendër dhe është e hapur te polet.

Betohem që kjo është e vërtetë dhe jam gati ta eksploroj këtë hapësirë në rast se bota do më mbështesë në këtë përpjekje".

Por bota nuk u duk shumë e tërhequr nga të tilla zbulime.

Me gjithë qesënditë e shumta që teoritë e tij ngritën në shtyp dhe brenda komunitetit shkencor, Symes ia doli të krijonte një rreth të vogël pasuesish, i cili mjaftoi për të ngacmuar interesin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u votua disa herë për të vendosur nëse ekspedita e propozuar duhej mbështetur financiarisht apo jo.

Por duhet thënë se në të gjitha votimet propozimi ra poshtë. Vetëm dhjetë vite më pas, kur Symes vdiq, qeveria amerikane vendosi të financonte eksplorimin në shkallë të gjerë të deteve të Jugut. Por në Pol gjetën veç akull dhe asnjë lloj zgavre që shpinte në thellësitë e planetit.

Planet konkav

Gjithsesi, pavarësisht kundërshtive të forta, ideja nuk vdiq, ndoshta edhe për shkak të historive fantastike të shkruara falë fantazisë së Edgar Alan Poe dhe Zhyl Vernit. Amerikani Cyrus Rid Tid u bind që jo vetëm Toka qe bosh përbrenda, por edhe ne vetë jetonim në brendësinë e saj.

Dielli gjendej në qendër, gjysmë i ndriçuar e gjysmë i errët, ndërsa yjet dhe Hëna reflektoheshin nga sipërfaqja tokësore. Teoria e "Tokës konkave" e Tidit u transformua në një sekt, Bashkimi Koreshan, i cili deri në vdekjen e pasuesit të fundit, në vitin 1982, pretendonte se kishte vërtetuar shkencërisht konkavitetin e shtresave të Tokës.

Çfarë nxehtësie në Pol!

Ishin Uilliam Rid dhe Marshall B. Gardner studiuesit e parë që do të qenë të aftë të mbanin ndezur edhe gjatë viteve ‘900 shpresën për të vërtetuar konkavitetin e Tokës. Që të dy ishin të bindur se shumë anomali nuk mund të shpjegoheshin ndryshe.

Për shembull, disa eksplorues kishin treguar se temperaturat dukeshin sikur rriteshin në Polin e Veriut. Eksploruesi norvegjez Fridtjof Nansen deklaroi se në Qarkun Arktik bënte aq nxehtë sa qe e pamundur të flije. Të tjerë flisnin për akull me ngjyrë të kuqe, të gjelbër, të verdhë e të zezë.

Dhe zbulimi i një mamuthi të ngrirë në Siberi u vërejt si prova përfundimtare. Për Ridin dhe Gardnerin të gjithë këta elementë bënin të mendohej se eksploruesit i qenë afruar, madje kishin hyrë, pa e kuptuar në zgavrën polare.

Bora kishte marrë ngjyra të tilla për shkak të pjalmit që vinte nga brendësia, ndërsa ajo e zeza kishte marrë këtë ngjyrë për shkak të gazrave të lëshuar nga ndonjë vullkan.

Më tej, mamuthët nuk qenë zhdukur, siç besohej nga të gjithë, por se kishin gjetur në brendësi ambientin e përshtatshëm për të jetuar. Sa për mamuthin e gjetur të ngrirë, që të dy mendonin se kishte guxuar të dilte jashtë dhe kishte ngrirë.

Një peshkatar norvegjez, Olaf Jansen, arriti deri në atë pikë sa tha që bashkë me të birin kishte arritur me barkë në kontinentin e brendshëm dhe se kishin qëndruar aty plot dy vjet, nën kujdesin dhe mikpritjen e popullsisë së brendshme, e përbërë nga qenie gjigande shumë të zhvilluara që në çastin e largimit i kishin mbushur me ar.

Vetëm se Janseni vdiq gjatë udhëtimit dhe i biri që rrëfeu historinë u mbyll në një çmendinë. Vetëm në fillim të viteve 1900, Jansen vendosi t‘ia rrëfejë historinë Uilliam Xhorxh Emersonit, i cili u bazua tek ajo për të shkruar librin "Zoti prej tymi".

Streha e Hitlerit

Që të gjitha këto teori dhe ide gjatë viteve ‘30 ngacmuan imagjinatën e shumë hierarkëve nazistë madje, duket edhe atë të vetë Hitlerit.

Të vendosur për të vërtetuar superioritetin e racës ariane, disa syresh morën për të sakta legjenda e mitologji që rrëfenin për qytetërime të zhvilluara në qendër të Tokës.

Nuk mund të mos ishin paraardhësit e Raihut. Sipas disave është financuar edhe një ekspeditë në kërkim të portës hyrëse në Polin e Veriut, ndërkohë që në prill të vitit 1942, shkencëtari Heinz Fisher drejtoi nga qielli një aparat fotografik me rreze infra të kuqe. Qëllimi? Të fotografonte flotën britanike në murin përballë shtresës tokësore.

Atdheu i UFO-ve

Pas Luftës së Dytë Botërore, simpatizanti i nazistëve, Ernst Zëndel, arriti deri në atë pikë sa të deklaronte se Hitleri dhe një grup njerëzish të besuar ia dolën t‘u shpëtonin forcave aleate përmes një anijeje për të hyrë më pas në brendësi të Tokës përmes zgavrës hyrëse në Polin e Jugut.

Që aty shkencëtarët nazistë nisën ideimin e një plani për të pushtuar planetin falë disa mjeteve fluturues revolucionarë, të rrumbullakët e pa krahë: disqet fluturuese.

Edhe sot e kësaj dite, disa janë të bindur se UFO-t nuk fshihen në thellësi të hapësirave qiellore, por në zemër të Tokës.

Ata që e ushqyen më shumë këtë ide qenë shkrimtarët Riçard Shaver dhe botuesi i tij, Rei Palmer, bashkëthemelues i revistës amerikane "Fate", e cila i dedikohet tërësisht aktiviteteve paranormale.

Shaver këmbëngulte se jo vetëm që UFO-t qenë mjetet e transportit të atyre që banonin në brendësi të planetit, por se edhe kishte arritur ta vizitonte personalisht atë botë, sigurisht, fshehtazi banorëve.

Sipas tij, aty banonte një popull mizor i quajtur "deru", pasardhës të banorëve të Atlantidës, e humbur nën thellësi të Tokës pas një kataklizmi nukleare.

Shaver rrëfeu më pas se banorët e kishin kapur dhe e kishin burgosur, por se, mes shumë të tjerash, i kishin mësuar edhe teorinë e relativitetit.

Sipas tij, e gjitha kjo ndodhte përpara se Ainshtaini ta bënte publike (mëkati i vetëm është se shkrimtari i tregoi këto pasi Ainshtaini ia kishte treguar gjithë botës teorinë e relativitetit).

Pika më e lartë e pretendimit të Palmerit, në mbështetje të historisë fantastik të Shaverit, mbërriti në vitin 1970, me publikimin e një fotoje të zgavrës në fjalë.

Bëhej fjalë për një mozaik fotografish të bërë nga një satelit për llogari të Administratës së Shkencave Ambientale të Ministrisë së Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku vërehej një njollë e zezë në Polin e Veriut.

"Edhe sa foto të tjera duhen për të mësuar si qëndron e vërteta", pyeti me ironi Palmer. Por në të vërtetë, njolla e zezë i detyrohej faktit të thjeshtë se fotot qenë bërë në mes të dimrit, kur Poli gjendet gjatë 24 orëve të ditës i zhytur në errësirën më të thellë.

Me gjithë përgënjeshtrimet, ideja se Toka është bosh përbrenda vazhdon të gjejë mbështetës: përveç sitesh të shumta në internet, librash e revistash që e mbështesin këtë teori, "Fondacioni Shkencor Phonex" grumbullon fonde për mundësimin e një ekspedite për në qendër të Tokës, e cila do të kalojë përmes zgavrës së Polit.

Zona 51

Ndërkaq teoria është modernizuar. Tani mbështetësit e teorive të konspiracioneve këmbëngulin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërësisht në dijeni të ekzistencës së kësaj bote të fshehtë, por e mbajnë të fshehtë faktin, pasi raca njerëzore nuk është ende gati për t‘u përballur me një të vërtetë kaq tronditëse.

Sipas tyre, nuk është aspak rastësi, që një prej portave që të shpien te kjo botë gjendet tamam në të famshmen "Zona 51", një bazë ushtarake sekrete në shkretëtirën e Nevadës, ku disa mendojnë se mbahet i fshehur një disk fluturues dhe disa alienë të vdekur. Por janë jashtëtokësorë apo banorë të brendësisë së Tokës?

Përtej shakave, siç thotë publicisti i madh italian Umberto Eko, i cili ka shkruar mbi këtë temë te libri "Lavjerrësi i Fykosë": "Të meditosh sot mbi teori sharlatane që janë marrë seriozisht për kohë të gjatë, na mëson të shohim me mosbesim edhe shumë ide që gjejnë hapësirë sot jo vetëm nëpër media, por edhe në disa ambiente shkencore".
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Re: Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  IndigoStar 08.06.17 1:10

permendimin tim toka eshte e sheshte ... earth is flat ...
Teoria e Tokes Bosh 8732f566f2b5f01bf098c7591a0bf409

Kjo eshte harta e tokes se vertete
Antartica nuk ekziston ... por eshte pengese per te kaluar ne tokat e tjera ....sepse Nasa po vjedh popullin duke bere budalliqe kinemaje se fjala po exploron yjesine ...


IndigoStar
IndigoStar

So mote it be !
786 369�⚜️️‍????????️الله
Knowing is Good, but knowing Everything is Better
Making Good Man Better
Family comes first

21


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Re: Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  IndigoStar 08.06.17 1:12

Teoria e Tokes Bosh Img_9553
IndigoStar
IndigoStar

So mote it be !
786 369�⚜️️‍????????️الله
Knowing is Good, but knowing Everything is Better
Making Good Man Better
Family comes first

21


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teoria e Tokes Bosh Empty Re: Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi