EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hena largohet nga toka

Shko poshtë

Hena largohet nga toka Empty Hena largohet nga toka

Mesazh  jugori 31.01.12 15:35

RUSI- Ne jemi të ndërgjegjshëm për faktin se Hëna është sateliti natyror i Tokës. Por a do të jetë gjithnjë kështu? Sipas Genady Rajkunov, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Inxhinierisë Mekanike për në Qendrën e Kërkimeve në Moske, Hëna mundet gradualisht të largohet nga orbita e Tokës dhe të behet planet i pavarur. Në këtë rast, Toka do të mund të kthehet në një shkretëtire.
Rajkunov shton se Hëna mund të pësojë fatin e Merkurit, i cili supozohet se ka qenë sateliti i Venusit, por që më pas “fluturoi jashtë” orbitës. Pas këtij veprimi, kushtet në Venus u benë të pamundura për jetë, duke menduar se Venusi ka qenë një planet si Toka.
“Hëna, gjithashtu, është duke lëvizur nga orbita e tokës çdo vit dhe nëse ky proces do të vazhdojë do të dalë një ditë nga orbita”, deklaroi ai për një të përditshme vendase. “Mundet që Hëna të pësojë fatin e Venusit dhe që të mos ketë më pas jetë dhe kushte në Toke, një atmosfere agresive, trysni e madhe dhe shumë të tjera”.
Sipas shkencëtarëve, eksplorimi i hapësirës është duke zbuluar atë se nëse kushtet janë të duhura për të zbuluar mundësinë për jetë në planetët e tjera apo ndryshime në planetin tonë, nëse do të humbasë sateliti natyror apo edhe si të mund të ndalët një skenar i tillë. Genadi Rajkunov është duke studiuar fatin e Hënës. Më pare ai e ka quajtur satelitin si “kontinenti i shtatë” dhe se mund të punohet për të krijuar mundësinë për ta studiuar më mire, madje duke sjellë prej andej trupa të ndryshëm për studim.
Tani, Hëna lëviz përreth Tokës në një orbitë shumë afër eliptikes, nga ku shihet më tepër në Polin e Veriut me një shpejtësi mesatare prej 1.02 kilometrash për sekondë. Në fakt, lëvizja e satelitit tonë natyror është një kompleks shumë i ndërlikuar që influencohet nga turbullira të ndryshme të shkaktuara nga dielli, planetët e tjerë dhe forma e Tokës.
Sergei Popov, kërkues në Institutin e Astronomisë në Universitetin Shtetëror të Moskës, konfirmon se Hëna është duke lëvizur vërtet prej Tokës, por shumë ngadalë, me një largim i cili shkon deri në 38 milimetra për çdo vit. “Në 7 bilion vjet, Hëna do të rritet me 150 për qind dhe kjo është e gjitha”, shton Popov. “Hëna nuk do të largohet totalisht, pasi nuk e ka energjinë e duhur te mjaftueshme për ta bërë ketë”.
Vladimir Surdin, një tjetër punonjës i institucionit në fjalë, shton se pavarësisht procesit të lëvizje së Hënës nga Toka, procesi është i përkohshëm, pasi sateliti do të mund të jetë sërish pjesë e Tokës. Sipas tij, nën influencën e trysnive diellore, shpejtësia e rrotullimit të Hënës do të reduktohet gradualisht dhe mundësia e rikthimit të satelitit do të ulët gjithashtu. Pas gati 5 bilion vjetësh, orbita hënore do të arrijë maksimumin e saj me 463 mijë kilometra dhe kohëzgjatja e ditëve në Toke do të zgjatet me 870 ore.
“Ideja se Hëna do të largohet nga orbita e Tokës dhe të behet planet i pavarur është e gabuar. Lidhjet diellore do të vazhdojnë të godasin Token. Por tani Hëna do të ndikojë në rrotullimin e Tokës dhe kjo do të ndihmojë në uljen e shpejtësisë. Si rezultat, Hëna do të afrohet sërish ngadalë me Token për shkak të lidhjeve diellore të cilat janë të ngadalta”.
Por edhe nëse imagjinojmë se Hëna nuk do të jetë më satelit i Tokës dhe se nuk do t’i kthehet planetit tonë, jeta nuk do të behet si Venusi. “Kushtet e sipërfaqes së Hënës kanë shumë pak efekt mbi Token. Nuk do të ketë tërheqje apo shtyrje dhe netët do të jenë më të pakta. Ne do të mbijetojmë”.
Kolegë të Rajkunovit, nuk pajtohen plotësisht me atë se efektet e Merkurit shkatërruan jetën e Venusit. “Ngjarjet tregojnë se kjo mund të jetë e vërtetë, megjithatë, nuk kemi asnjë prove se kjo mund të ketë ndodhur”. Ata shtojnë se zhvillimi i Tokës dhe Venusit nuk mund të jenë të njëjtë pasi atmosfera e Venusit është e mbushur me hidrogjen të dendur.
“Ky mund të jetë një fakt se Venusi ka patur një sasi shumë të madhe uji. Gjatë dekompozimit të ujit në zonën e atmosferës në hidrogjen dhe oksigjen, izotopet e hidrogjenit të lehtë kanë fluturuar me shpejt në hapësirë sesa izotopet e renda duke shkaktuar anomali”. Përfundimisht, nuk duhet të prekemi kaq keq. Të paktën jeta në Toke do të vazhdojë të jetë bashke me Hënën edhe për gati 5 bilion vjet të tjera.
jugori
jugori

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi