EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Euro, nje mashtrim i madh

Shko poshtë

Euro, nje mashtrim i madh Empty Euro, nje mashtrim i madh

Mesazh  Zattoo 28.09.12 12:59

Euro, nje mashtrim i madh

“Mashtrimi i madh nuk është qeveria teknike, mashtrimi i madh është euro”, e cila “nuk ka mbështetje një bankë qendrore” edhe ngaqë  “Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të heqin dorë nga e drejta për të stampuar monedhën”. I ka thënë këto Silvio Berlusconi në paraqitjen e librit të Renato Brunetta-s me titull: “Mashtrimi i madh”.

“Memorandumi – i cili duhet firmosur për të marrë para nga fondet Esm – ka vijuar Kavalieri, është një dokument që përmban gjithë masat shtrënguese, që një vend duhet të impenjohet të zbatojë, por këto norma e çojnë ekonominë në kolaps, e fusin ekonominë brenda një spiraleje të vazhdueshme, të cilës nuk i shihet fundi”.

Për Gjermaninë ka thënë se: “nëse nuk ia del Bce – banka huadhënëse e instancës së fundit – zgjidhja tjetër është dalja nga euro. Nuk do të ishte një tragjedi dhe është një zgjidhje që edhe bankat e rëndësishme gjermane e konsiderojnë të mundshme.” Po një fiskalitet kompakt? “Gjermania, e cila duhet të ishte një vend i bashkuar, në fakt nuk ishte”, ka thënë Berlusconi.

“Ka dhe një zgjidhje të tretë, por absolutisht negative: secili nga vendet të zotërojnë të drejtën për të stampuar monedhën, por është një zgjidhje jo e dëshirueshme, që do të sillte fundin e euros dhe çintegritetin e BE-së. Kjo është ideja ime, por nuk është marrë kurrë seriozisht nga shtypi dhe as nga kjo qeveri, e cila ka vënë taksa, të cilat kanë pakësuar paratë nëpër familje, duke krijuar ankth dhe frikë për të ardhmen”, ka përfunduar Silvio Berlusconi.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi