Euros është duke i ikur koha
5 posters
Faqja 1 e 1
Euros është duke i ikur koha
Euros është duke i ikur koha
Dritarja e mundësive për shpëtimin e euros po mbyllet shpejt, derisa kriza e borxheve e shteteve po shkatërron aftësinë e pagesës së bankave evropiane dhe po rrit normat e huamarrjes madje edhe për shtetet e fuqishme si Franca.
Të shtunën, kriza rrëzoi liderin e dytë, kur kryeministri, Silvio Berluskoni dha dorëheqjen pas 17 viteve të dominimit në politikat italiane duke u hapur rrugën talljeve dhe gëzimit të turmave në Romë.
Sikruse në Itali ashtu dhe në Greqi parlamentet e çrregulluara u mblodhën urgjentisht për të instaluar qeveritë më teknokratike-të përkushtuara në zbatimin e reformave dhe masave të komplikuara financiare të kërkuara nga Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Pavarësisht këtyre hapave drastikë dhe të qartë, ekziston një bartës i problemeve që mund të trondiste shpejt përparimin e Evropës. Mbi diskutimet për reforma dhe mekanizmat financiarë po rritet ngadalësimi i përmirësimit të “anemisë” së kontinentit në normën e rritjes drejt 0.5 për qindëshit për vitin 2012 e madje edhe kërcënimi për një recesion të dytë, vlerësoi Komisioni Evropian në parashikimin e fundit për gjendjen e Eurozonës.
Kjo vë në pikëpyetje mjaftueshmërinë e përpjekjeve të fundit të Eurozonës për qetësimin e tregjeve, përpjekjen për të rritur fondin e Institucionit Evropian për Stabilitet Financiar nga 605 milionë euro në 1.4 trilionë euro ose për të gjetur fonde të reja.
Kjo detyrë do të jetë më e vështirë në një ambient recesionit, veçanërisht kur ka filluar të zbehet besimi i Francës ndaj investitorëve. “Mendoj se jemi në një territor shumë të rrezikshëm dhe Eurozona duhet të veprojë së shpejti”, tha Sajmën Tilford, ekonomist udhëheqës në Qendrën për Reforma Evropiane në Londër.
“Në fakt, nuk ka ndonjë zgjidhje mesatare për momentin. Ata që mendojnë se është e mundshme për jugun dhe Italinë të mos i plotësojnë zotimet e veta ose të ulin çmimet në garën konkurruese janë të çuditshëm dhe po flasin kundër dëshmive”, u shpreh ai.
“Dëmi që mund të shkaktohet”, tha ai “është potencialisht i ashpër për ekonomitë, barrën e borxheve, stabilitetin social e politik, përgjegjësinë demokratike dhe besimin e tyre në aleatët evropian dhe në vet Bashkimin Evropian.
Në qendër të krejt kësaj qëndron Gjermania si udhëheqëse e bllokut verior të shteteve evropiane, i cili përfshin Holandën dhe Finlandën që vazhdojnë të insistojnë se vazhdimi i masave të shtrënguara financiare dhe korrektësia fiskale e borxhlinjve është e vetmja zgjidhje.
Çfarëdo propozimi për të ndarë barrën me shtetet e zhytura në borxhe duke mbledhur borxhin evropian-edhe pse përmes konsumit të eksportit u është ndihmuar shteteve veriore në Evropë, janë hedhur poshtë kryesisht për shkak të frikës së madhe për një lëkundje politike.
Kur këshilli i pavarur i ekspertëve ekonomikë të Gjermanisë i propozoi kancelares, Angela Merkel, një mundësi për ndarjen e borxhit evropian në mënyrë që të mbrohen Italia dhe Spanja, ajo hodhi poshtë këtë ide duke e cilësuar të pamundshme për shkak të traktateve evropiane.
Ajo gjithashtu kundërshtoi çfarëdo zgjerimi të rolit të Bankës Qendrore Evropiane në blerjen e obligacioneve të shteteve në borxh, që do të mund të mbanin në nivel të ulët normat e interesit për borxhet e tyre duke ia mundësuar kësaj banke të japë garanci për borxhin italian.
Por, kritikët thonë se nuk ka kohë për ndryshimin e traktateve për të cilët flet Merkel, meqë ndryshime të tilla do të merrnin vite për t’u zbatuar. “Kriza duhet të zgjidhet tani dhe ajo nuk do të presë që këto instrumente ta rregullojnë atë”, tha Bernhard Rrapkaj, kreu i social-demokratëve gjermanë në Parlamentin Evropian. Dobësia e Italisë-ekonomisë së tretë në Eurozonë, solli krizën në qendër të Eurozonës.
Pavarësisht spekulimeve për braktisjen e Euros nga shtetet më të dobëta, kjo valutë e përbashkët nuk do të mund të mbijetonte pa Italinë. Nëse huamarrja bëhet aq e shtrenjtë sa që shkakton largimin e saj nga tregjet, nuk ekziston asnjë i ashtuquajtur mur i parave që do të ishte në gjendje ta ndihmojë ose të garantojë pagimin e borxhit të saj 2.6 trilionë eurosh.
“Kemi hyrë në një skenar të llojit ‘ose bëje-ose dëmtoje”, tha Tomas Klau, kreu i zyrës së Këshillit Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Paris. “Situata aktuale në Itali vazhdon të jetë e qëndrueshme për disa ditë, ndoshta jave, por jo dhe muaj.
Ky kapitull i ri shënon ose shkatërrimin e Eurozonës, ose një integrim më të madh politik e ekonomik se sa që ka ndodhur deri më tani”, u shpreh ai. Sulmet spekulative, pa ndonjë fije dyshimi, po afrohen në qendër të Bashkimit Evropian. Greqia po tundet, Italia po lëkundet dhe Franca ka nisur të dridhet.
Pasiguria e situatës u bë tërësisht e dukshme të enjten kur agjencia e njohur Standard & Poor’s gabimisht sugjeroi në faqen e saj të internetit se ka ulur vlerësimin e saj AAA për Francën pas shitjes së obligacioneve qeveritare të këtij shteti. Ky gabim u përmirësua shpejt dhe francezët e inatosur nisën një hetim formal.
Kjo episodë vuri në pah se sa e vogël është margjina për dështim madje edhe për Francën, e cila tashmë është duke vuajtur pasojat e rënies së prodhimeve industriale dhe e cila u bë dëshmitare e rritjes së dallimit ndërmjet normës së obligacioneve të saja dhe atyre të Gjermanisë në nivele rekorde.
Por, mund të bëhet akoma më keq me paraqitjen e një recesioni përderisa, natyrisht, kriza nuk ka shtyrë mendjet e atyre në Berlin të përqendrohen në mënyrë efikase.
Një nga mënyrat më të efektshme për të luftuar krizën dhe rrëzimin potencial, sipas ekspertëve, do të ishte që Bankës Qendrore Evropiane t’i mundësohet të veprojë si huadhënëse ose, të paktën, ta ketë mundësinë që të shtypë para si përpjekje për krijimin e një mini-inflacioni që do të shërbente si recetë për rritje ekonomike dhe reduktim të borxhit.
“E kuptoj që gjermanët janë të fiksuar me inflacionin, por ky fikësim po dobësohet dukshëm”, tha Jan Tehau, një gjerman që është drejtor i Carnegie’s Evropiane në Bruksel. “Ngurrimi për të përdorur Bankën Qendrore Evropiane si huadhënës të fundit kur Italia ka aftësi pagimi është një gjë që s’e kuptoj”, theksoi ai.
Pjesërisht, ky është rezultat i fuqisë së pazakonshme ekonomike të Gjermanisë në kohën e krizës. Në disa vitet e fundit, ajo është bërë më e fuqishme-me eksporte më të mëdha, rritje të punësimit, një shpërthim të papritur në të ardhurat nga taksat, përderisa të tjerët në Evropë kanë ngecur.
Grupe të ndryshme tregtare kanë shtyrë Merkelin të bëjë çmos për ta shpëtuar Euron, gjë që ishte një lehtësi për eksportuesit duke u mundësuar atyre të shesin produktet me një valutë të dobësuar nga anëtarët e saj më të pafuqishëm. “Populli gjerman nuk e kupton se çfarë po ndodhë në të vërtetë, ndërsa është shumë skeptik lidhur me masat financiare”, tha Anton Bërner, presidenti i Federatës Gjermane të Shërbimeve dhe Tregtisë me Shumicë.
Gjermania është përpjekur maksimalisht për shpëtimin e Euros-për pamundësinë që të dështojë Greqia apo përdorimi i obligacioneve sovrane të Bankës Qendrore Evropian, ndërsa e ka qëndruar stoike në kohën e ballafaqimit me katastrofat eventuale. Ngadalësimi i pashmangshëm pritet të ftohë edhe rritjen ekonomike të Gjermanisë. E ardhmja nuk është plotësisht e zymtë.
Me të marrë frenat në Bankën Qendrore Evropiane këtë muaj, Mario Dragi, shkurtoi normat e interesit në një të katërtën e përqindjes, që mund të ndihmojë normat e rritjes. Gjermanët së fundit janë dukur më të hapur ndaj zgjerimit të garancave për borxhe në shkëmbim të premtimit për më shumë stabilitet. “Bindja për seriozitetin e krizës ka arritur në një nivel të ri-gjë që është pozitive”, tha Janis Emanuilidis, analist i lartë në Qendrën Evropiane për Politika.
“Kurdo që e godet murin, del diçka”, tha ai. Banka Qendrore Evropiane do të duhet të luajë një rol më aktiv në përkrahjen e shteteve të zhytura në borxh të Eurozonës ose shtetet duhet t’i binden më shumë një sistemi federal-diçka e ngjashme me Departamentin e Thesarit dhe një banke të vërtetë qendrore. Nëse jo, shkatërrimi i Eurozonës si pasojë e braktisjes së saj nga disa shtete, do të jetë i pashmangshëm.
Diskutimet po shkaktojnë një ankth brenda Bashkimit Evropian, veçanërisht në mesin e 10 shteteve anëtare që nuk e përdorin Euron e që i frikësohen një Evrope në “dy linja”- të ndarë në dy blloqe të ndryshme, me rregulla të ndryshme që janë kundër interesave të tyre. Disa shtete brenda Eurozonës u frikësohen gjithashtu ndryshimeve të tilla, sepse ato do të kërkonin me shumë rigorozitet dhe disiplinë.
Opsionet janë politikisht të vështira, tha zoti Klau nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare. “Por, alternativa është potencialisht aq shkatërruese sa që kostoja e veprimit-sado e madhe që të jetë, është shumë më e vogël se sa kostoja e mosveprimit, meqë mosveprimi mund të shkaktojë një varg ngjarjesh të cilat liderët evropianë nuk do të jenë në gjendje t’i kontrollojë”, theksoi ai.
Androo- 250
Re: Euros është duke i ikur koha
Qytetarët Evropiane shprehin dyshime lidhur me euron
Ndërkohë që Evropa përballet me krizën e saj financiare, dyshimet e shumë evropianëve në lidhje me monedhën e përbashkët janë në rritje. Pas zgjedhjes së një himni të përbashkët – pjesën e Bethovenit, “Himni i gëzimit – Bashkimi Evropian paraqiti një tjetër simbol për një afrim edhe më të madh midis anëtarëve të vet - një monedhë të përbashkët.
Euroja, përdorimi i së cilës filloi dhjetë vjetë më parë, tashmë është monedha e 17 vendeve evropiane, duke bërë që operacionet bankare dhe udhëtimet të jenë më të thjeshta për shumë prej qytetarëve të saj. Por sot euroja është simbol përçarjeje.
Borxhi publik dhe problemet bankare që filluan në Greqi, janë përhapur në vende të tjera të eurozonës, duke rrëzuar qeveri të ndryshme – më së fundmi atë italiane.
Edhe në Bruksel, zemra administrative e Bashkimit Evropian, qytetarë si George Missikos kanë filluar të kenë dyshime mbi monedhën e përbashkët. Zoti Missikos mendon se jeta ishte më e lirë para euros. Belgët shpenzonin dhe u mbeteshin ende para në xhepat e tyre.
Por sot, thotë ai, ata shpenzojnë dhe xhepat e tyre janë bosh. Në Hollandën fqinje, 49 vjeçarja e lindur në Amstersam, Ans van Hilten, e sheh euron me mëdyshje. “Është e thjeshtë kur shkohet me pushime - në Spanjë, Gjermani – ne të gjithë përdorim të njëjtën monedhë. Kështu që ne e dimë se sa kushtojnë gjërat.
Por ne më parë kishim monedhën hollandeze, florinin dhe euroja është shumë më e shtrenjtë në krahasim me të. Shumë njerëz duan t’i rikthehen monedhës së mëparshme, edhe pse unë mendoj se nëse kthehemi pas, nuk do të jetë si më parë.” Për disa vende, si Greqia, kohës së përdorimit të euros mund të jetë duke i ardhur fundi.
Anketat e opinionit tregojnë gjithsesi që shumë grekë ende e përkrahin monedhën e përbashkët. Udhëheqësit evropianë thonë se është jetike që eurozona mos të ndryshojë.
Megjithëse mbështetësit e idesë se dalja nga zona e monedhës së përbashkët do të ishte alternativa më e mirë për Greqinë janë duke u shtuar, analisti Philippe Moreau Defarges i Institutit Francez për Çështjet Ndërkombëtare parashikon se eurozona nuk do të ndryshojë.
“Mendoj se për momentin euroja është një varkë shpëtimi. Natyrisht të gjithë duan të ikin, pasi askush nuk do të jetë brenda kësaj varke shpëtimi. Por, euroja është e vetmja varkë shpëtimi e mundshme.” Masat ekonomike shtrënguese të vendosura nga qeveritë evropiane po thellojnë dyshimet mbi euron dhe mbi eurozonën në përgjithësi.
Kjo është e vërtetë në Francë, ku shkurtime të fundit të buxhetit bënë që mijëra njerëz të dilnin nëpër rrugë për të protestuar. Por, 70 vjeçari në pension Henri Suoques, i cili ishte midis protestuesve në Paris, thotë se euroja nuk është përgjegjëse për problemet e Evropës.
Zoti Suoques tha se duke patur një treg të përbashkët, Evropës i duhet një monedhë e përbashkët. Euroja, tha ai, nuk është një pengesë.
Androo- 250
Re: Euros është duke i ikur koha
Si u kthye euroja nga ëndërr,në një dështim!
Përse u krijua?
Euroja, që krijoi fuqinë më të madhe tregtare në botë, u krijua që të lidhte bashkë vendet europiane për qëllime tregtare dhe politike. Kjo monedhë lindi në mesin e një ndryshimi të madh politik dhe ekonomik, ndërsa Gjermania po shkonte drejt ribashkimit pas shembjes së Murit të Berlinit në vitin 1989 dhe komunizmit që po shpërbëhej në Europën Lindore.
Bashkimi Europian ishte një organizatë që u ngrit pas Luftës së Dytë Botërore, por ndërsa erërat ekonomike nisën që të ndryshonin vit pas viti, u intensifikuan edhe përpjekjet për të krijuar një bllok unik politik dhe ekonomik.
Traktati i Bashkimit Europian, i njohur si Traktati i Mastrihtit, i nënshkruar në qytetin holandez më 7 shkurt të vitit 1992, hyri në fuqi një vit më vonë. Ky traktat krijoi strukturën për monedhën e përbashkët, që më pas u quajt euro.
Simboli i kësaj monedhe të përbashkët u frymëzua nga germa greke ipsilon dhe erdhi në jetë në vitin 2001. Kjo monedhë emetohet nga Banka Qendrore Europiane me qendër në Frankfurt të Gjermanisë, si për të ngushëlluar këtë vend për humbjen e dojçmarkës, monedhës së fuqishme.
Por tani ëndrra europiane – që kishte euron në qendër të saj – është shndërruar në makth. Anëtarët e eurozonës, të drejtuar nga Gjermania, po detyrohen që të shpëtojnë financiarisht ekonomitë më të vogla të zonës që janë përfshirë në një krizë financiare që po kërcënon me përmasat dhe thellimin e saj vetë ekzistencën e bllokut.
Si funksionon euroja?
Krijimi i një monedhe që të përdorej në një numër kaq të madh ekonomish me natyra të ndryshme ka qenë gjithmonë një detyrë shumë e vështirë. Ideja e një monedhe unike u promovua nga Zhak Delors, ish-ministër i Financave të Francës që qëndroi në krye të presidencës së Komisionit Europian nga 1985-a deri në vitin 1995.
Qëllimi ishte që të stampohej identiteti europian në tregje, duke sjellë kështu, ndër të tjera, edhe stabilitet të çmimeve, rritje ekonomike dhe përfitime tregtare. Raporti i Delors, i vitit 1989, e përcakton objektivin e bashkimit monetar si një “liberalizim të plotë të lëvizjes së kapitalit”.
Struktura përfundimtare ishte një bllok, në të cilin integrimi politik dhe fiskal ishte minimal. Euroja nuk ishte konceptuar për të krijuar “Shtetet e Bashkuara të Europës”. Traktati i Mastrihtit krijoi kushtet specifike për monedhën e përbashkët. Mes kritereve të tjera, vendet anëtare nuk duhet që të lejonin që deficiti buxhetor vjetor të kalonte 35% të prodhimit kombëtar bruto, ndërkohë që borxhi publik duhet që të ishte nën 60%.
Politika monetare duhej që të kontrollohej nga Banka Qendrore Europiane, e cila, ndër të tjera, vendos edhe përqindjet e interesit dhe kontrollon inflacionin. Megjithatë secili vend ka politikën e vet të taksave, buxhetit dhe bankave qendrore, të cilat emetojnë bonot e tyre me çmime që ndryshojnë në varësi të rreziqeve të investitorëve. Kjo është specifike për çdo vend të veçantë.
Cilat futen në eurozonë?
Nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian, 17 vende me një popullsi prej 322 milionë njerëzish e përdorin euron si monedhën e tyre të përbashkët. Ekonomia më e madhe dhe më e fuqishme e eurozonës është Gjermania, që pasohet nga Franca.
Ndërsa ekonomitë më problematike gjithnjë dhe veçanërisht tani, janë Greqia, Portugalia, Irlanda, Italia dhe Spanja, një grup që sipas disa analistëve tani që ndodhet në krizë po i shkakton shumë probleme gjithë zonës. Anëtare të tjera janë Austria, Belgjika, Qiproja, Finlanda, Luksemburgu, Malta, Holanda, Sllovakia, Sllovenia, me futjen e fundit atë të Estonisë që u bë pjesë e grupit këtë janar.
Suedia nuk i përket eurozonës, por është e detyruar që të anëtarësohet në të ardhmen, sipas kushteve të kontratës. Ata që nuk kualifikohen për të qenë anëtare të këtij grupi, pra përdorues të monedhës euro, nuk e përdorin atë, edhe pse janë anëtare të Bashkimit Europian dhe vende me ekonomi relativisht të zhvilluar.
Në vitin 2000, Danimarka e refuzoi adoptimin e euros përmes një referendumi, ndërsa Britania e Madhe ka qëndruar gjithmonë larg kësaj zone dhe opsionit për të qenë dikur anëtare e saj.
Përse Britania e Madhe nuk ka dashur që të jetë anëtare e eurozonës?
Debatet në lidhje me anëtarësimin në eurozonë kanë qenë gjithmonë të ashpra në Britaninë e Madhe. Margaret Theçer, Kryeministrja konservatore nga vitet 1979 deri në vitet 1990, ishte një Kryeministre kundër euros. Konservatorët kanë qenë zakonisht euroseptikë edhe me pasuesin e Theçerit në pushtet, Kryeministri Xhon Mejxhër.
Më pas erdhi e Mërkura e Zezë e vitit 1992, dita në të cilën Britania u detyrua që të ndalonte anëtarësimin e saj në institucionin që ishte pararendës i euros: mekanizmin europian në shkëmbim të përnidheve.
E Mërkura e Zezë u konsiderua si një provë e bashkimit monetar dhe, sipas kësaj prove, monedha europiane ende nuk mund të funksiononte. Por rezultatet negative të së Mërkurës së Zezë mbahen mend edhe si dita që i dha mundësi Xhorxh Sorosit që të mblidhte plot 1 miliard dollarë e t’i bënte të vetët nga basti që vuri kundër paundit britanik në një spekulim gjigant që do të kujtohet gjatë në histori.
Qeveria laburiste e Toni Blerit, e cila e pasoi atë konservative të Mejxhorit, ishte në favor të euros, por vetëm në rast se do të kaloheshin disa teste ekonomike. Këto teste nuk u superuan dhe Britania e Madhe qëndroi jashtë euros. Bler e ripërsëriti mbështetjen e tij ndaj euros në një intervistë që dha për BBC atë vit, por tha se kjo ishte diçka që nuk duhet të ishte detyruese për Britaninë e Madhe.
Ndërkohë sondazhet e opinionit publik kanë treguar kundërshti të britanikëve për të qenë pjesë e eurozonës, madje në përqindje shumë të larta deri në 75%. Sipas shumë analistëve, Britania e Madhe ka pasur gjithmonë një problem në lidhje me të qenët pjesë e Europës dhe këtë e ka treguar në mënyrë të vazhdueshme përmes refuzimit të euros.
Cili ishte problemi me Greqinë?
Ekonomia greke ka qenë problematike dhe jo e fortë që në momentin kur u bë pjesë e euros, për shkak të një tërësie problemesh, duke filluar nga shpenzimet e tepërta e deri te paaftësia për të pasur të ardhura të mjaftueshme.
Në vitin 2004 ajo pranoi se pozicioni financiar i vendit ishte më i keq nga ai që kishte raportuar dhe se i kishte shkelur disa parime të zonës euro. Në vitin 2008 qeveria mezi arriti që të kalonte një buxhet “rrip-shtrënguar” që ishte hartuar për të reduktuar borxhin shumë të madh që kishte akumuluar vendi. Ky reduktim i buxhetit u prit me shumë protesta nga grekët.
Në vitin 2009, Greqia pranoi se deficiti i saj do të ishte më shumë se 12% i Prodhimit të Brendshëm Bruto, çka përbënte një përqindje shumë më të lartë nga ajo që ishte vlerësuar në fillim të vitit dhe katër herë më të madhe nga ajo që duhet për të qenë vend anëtar i eurozonës. Më pas vendi u godit nga shumë probleme imazhi, duke bërë që të rriteshin shumë me këtë rast edhe përqindjet e marrjes së financimeve.
Pavarësisht futjes së shumë masave shtrënguese, që shkaktuan dhe vazhdojnë të shkaktojnë në vend vala protestash të ashpra – Greqia e ka të pamundur deri tani që të qetësojë tregjet dhe mbi të gjitha të zgjidhë problemin e borxhit të saj, pavarësisht të gjitha përpjekjeve që ka bërë deri më tani. Ka një rrezik që ajo të përjashtohet nga eurozona.
Përse po pëson çarje eurozona?
E vërteta e hidhur mbi Greqinë krijoi panik mes investitorëve, të cilët ndaluan së bleri bono greke. Në maj të vitit 2010, Greqia mori një paketë shpëtimi prej 1190 miliardë eurosh nga BE-ja dhe FMN-ja dhe pas Greqisë një paketë të tillë e mori edhe Irlanda dhe Portugalia.
Çfarë ndodh kur një anëtar i eurozonës falimenton?
Kësaj pyetje nuk mund t’i japë përgjigje kush dhe kjo paqartësi ka shkaktuar një lëkundshmëri të madhe në tregjet e të gjithë botës, duke e ulur shumë çmimin e bonove, si dhe duke çuar si Europën ashtu edhe SHBA-në - që po përballon gjithashtu probleme të mëdha – drejt një recesioni tjetër.
Por rikthimi i recesionit këtë herë do të shkaktonte një tërmet më të madh se më parë, me një rritje të ndjeshme të papunësisë, si dhe me ulje të pagave. Një falimentim i Greqisë, ose një largim i saj nga eurozona, mbart me vete edhe një rrezik të infektimit të të gjithë zonës.
Politikisht do t’i jepte nisje debatit në lidhje me ëndrrën europiane dhe ekzistencën e euros e madje do të bënte që të lindte pyetja më e rëndë e gjithë kësaj situate: A duhet të ishte krijuar ndonjëherë euroja?
Androo- 250
Re: Euros është duke i ikur koha
Banka Qëndrore Evropiane, kredidhënësja e fundit?
Para plot një muaji, agjencia e vlerësimit të riskut të kreditimit, Moody's, deklaroi se do të shqyrtonte me hollësi bonitetin e Francës, vlerësuar deri tani me notën më të lartë. Ky ishte një nga shkaqet përse ekonomia e dytë më e fuqishme e Evropës, duhet të paguajë rreth 2 për qind më shumë interesa se Gjermania, për obligacionet e saj shtetërore.
Tani agjencia e vlerësimit e përsëriti paralajmërimin ndaj Parisit: nota e lartë është e rrezikuar, pasi kostot e rifinancimit janë shumë të larta. Kështu nervoziteti në tregjet financiare u rrit edhe më tej.
Mund ta shohësh si një komplot ose jo, por fakt është se kriza e borxheve është zgjeruar nga periferia e Eurozonës, drejt zemrës së Evropës.
Jo vetëm Franca por edhe Holanda, Finlanda dhe Austria duhet të llogarisin me rritje të normave të interesit për shkak të shtimit të primeve të riskut. Normat e interesit që duhet të paguajnë titujt shtetërorë italianë apo spanjollë të borxhit, janë rritur aq shumë, se barra e interesave nuk mund të përballohet për kohë të gjatë. A mund të merrte fund kjo dramë nëse ECB do të njoftonte: "ne blejmë të gjitha obligacionet shtetërore, që tregu nuk i do"?
Pikërisht kjo politikë e financimit të shtetit praktikohet nga banka qendrore FED në SHBA apo Bank of England. Për këtë arsye Britania e Madhe paguan interesa thuajse po aq të ulëta sa Gjermania, megjithëse situata atje është e krahasueshme me vendet problematike të Eurozonës.
Gjithnjë e më shumë politikanë dhe ekonomistë në bashkimin monetar evropian, kërkojnë që ECB të marrë më në fund rolin e kredidhënësit të fundit (lender of last resort), për të gjitha vendet e eurozonës. "Një politikë e keqe nuk duhet marrë shembull", thotë Rolf Langhammer, zëvendëspresident i institutit të Kiel-it për Ekonominë.
"Nga të gjitha palët, edhe nga banka qendrore amerikane, thuhet gjithnjë: është një masa emergjente, e kufizuar në kohë, e cila nuk praktikohet vazhdimisht." Problemi është që një situatë emergjente shumë shpejt mund të kthehet në një situatë afatgjatë. Pikërisht kjo ka ndodhur me programin e ECB-së për blerjen e obligacioneve. Si masë emergjente për stabilizimin e tregjeve financiare banka qendrore filloi në maj të 2010 të blente obligacione shtetërore greke, portugeze dhe irlandeze.
Në gusht 2011 ajo e zgjeroi programin me Italinë dhe Spanjën. Ndërkohë ajo ka në bilancin e saj obligacione të vendeve me borxhe të larta në Eurozonë, në vlerë prej 200 miliardë eurosh. Në shenjë proteste kundër këtij kursi, dy gjermanë dhanë dorëheqjen: ish shefi i Bankës Federale gjermane, Axel Weber dhe ish kryeekonomisti i ECB-së, Jürgen Stark.
Edhe Rolf Langhammer mendon se ECB me këtë politikë ka kapërcyer "vijën e kuqe": "Ajo që është derdhur nuk mblidhet më. Nëse një qëndrim themelor inflacionist forcohet, e pikërisht në një vend si Gjermania, që është vend kreditor, për të cilin kursimi është i rëndësishëm, atëherë efektet janë shkatërrimtare ndaj vendimeve për investime, qendrimit ndaj kursimeve etj."
Në fund njerëzit nga frika e zhvlerësimit të parasë, do të blenin ar në vend që të investonin. Për frikën e gjermanëve nga inflacioni tregoi mirëkuptim edhe shefi i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker. Shekullin e kaluar gjermanëve iu desh dy herë të shihnin shkatërrimin e pasurisë së tyre, tha ai pak kohë më parë për mediet gjermane.
Hiperinflacioni pas Luftës së Parë Botërore dhe reforma monetare pas Luftës së Dytë Botërore, i patën detyruar gjermanët dy herë të fillonin nga zero. Respekt për historinë gjermane shprehu edhe ministri francez i Financave Francois Baroin, javën e kaluar. Thënë më thjesht: sipas tij në thelb, frika e gjermanëve nga inflacioni është e tepruar. Në fund të fundit ekonomia botërore rrezikohet nga një recesion i ri.
Por për ekspertin Langhammer, kjo frikë është e përligjur: "Ne kemi një inflacion bazë prej tre për qind, dhe rritja ekonomike është në rënie. Inflacioni mund të konsolidohet. Unë nuk mendoj se inflacioni do të shmangej, vetëm sepse po hyjmë në një fazë rënieje ekonomike."
Ashtu si Langhammer, mendojnë edhe ekonomistë të tjerë në Gjermani. Sipas tyre vendet me deficite nuk do të kishin më aq shumë trysni për zbatimin e reformave, nëse ECB do të jepte një garanci të përgjithshme për të gjitha obligacionet shtetërore të vendeve të Eurozonës.
Përvoja të tilla nuk janë të reja. Kur në gusht 2011 ECB filloi blerjen e obligacioneve shtetërore italiane, qeveria e Berlusconit, tërhoqi menjëherë mbrapsht një program ambicioz kursimesh. Për të mbajtur të pandryshuar trysninë e ndaj vendeve debitore, kancelarja gjermane Angela Merkel vazhdon të refuzojë një rol të ri të ECB-së, si financuese të shteteve.
Ngjashëm parashikohet edhe në statutin e Bankës Qendrore Evropiane. Sipas tij banka ka prioritet kryesor stabilitetin e monedhës. Por statutet mund të ndryshohen thonë politikanët dhe ekonomistët, që e shohin ECB si shpëtimtaren e fundit. Gjermanët vazhdojnë të luftojnë për kulturën e tyre të stabilitetit. Por trysnia po shtohet - nga dita në ditë.
Androo- 250
Re: Euros është duke i ikur koha
Po nëse euro "vdes"?!
Ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani thote se ne nje skenar te tille, efektet jane te shumefishta.
"Euro lidhet shume me BE-ne, BE-ja eshte vizioni yne dhe keshtu na prishet vizioni. Rikthimi ne monedhat kombetare do te vinte si nje ortek nuk do te ishte kaq i bute. Ekonomite e vendeve perkatese do te kene goditje. Mund te kalojne ne krize, ne recesion shumica e tyre, ne mos te tera. Per pasoje ne kemi 70 perqind te eksporteve tona ne keto vende, ndaj ne do te merrnim goditje. Tjeter efekt ndoshta do te ishte paniku financiar, bankar qofte edhe politik", thote Cani.
Vec efekteve negative ne dergesat e emigranteve apo investimet e huaja, shqetesime ka edhe per ate se cfare do te ndodhe ne tregun valutor.
"Kursi i kembimit eshte nje nga treguesit makro, qe merr goditje ose jep goditje ne te gjithe treguesit e tjere. Praktika shqiptare e ka treguar se sa here ka levizje te kursit,sidomos ne nencmim qe pritet, gjithnje cmimet rriten dhe me rritjen e tyre vijne te gjitha efektet ne ekonomi", sqaron Cani.
Ndersa tek financat publike efektet do te ishin te kunderta, ku borxhi i qeverise mund te lehtesohej, por rezerva kombetare do te goditej.
"Borxhi qe Shqiperia ka ne euro, prishja e monedhave dhe dobesimi i euros, natyrisht na krijon nje avantazh ne fillimet e veta, sepse do te na duhen me pak leke per te blere euro, qe do te shlyejme borxhin. Rezervat tona valutore jane 60 perqind ne euro. Nje dobesim i euros do te sjelle nje dobesim te rezervave tona valutore", shton Cani.
Ne keto kushte ish-guvernatori thote se Shqiperia duhet te pergatitet me nje plan rezerve, per t'i paraprire nje skenari te tille.
"Bota po punon per kete zhvillim te mundshem. Edhe Shqiperia duhet te punoje. Kursi i kembimit ka plan B, rezerva valutore ka plan B, p.sh: Krejt natyrshem Banka Qendrore duhet te mendoje nese do ta mbaje 60 perqind ne euro rezerven valutore, apo do te nise ta ktheje qe tani me shume ne dollare, ne nje monedhe tjeter", thote Cani.
Androo- 250
Re: Euros është duke i ikur koha
Fundi apo shpëtimi i euros?
Fondi i planifikuar evropian për shpëtimin e euros është tepër i vogël dhe me pengesa të shumta financiare e teknike. Aksionarët në mbarë botën kanë dyshime ndaj tij. Nuk ka para të mjaftueshme për të ndihmuar vendet si Italia apo Spanja. Këtë e kanë pranuar të martën në mbrëmje (29.11.2011) edhe ministrat e Financave në samitin e mbajtur në Bruksel.
Për shkak të nervozitetit shumë të madh në tregjet financiare, në ndihmë duhet të vijë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. "Ne kemi nevojë për ndihmën e FMN-së", deklaroi ministri i Luksemburgut Luc Frieden dhe shtoi: "Mendoj se ne kemi një ekonomi që ndërlidhet mes vete gjithnjë e më shumë.
Ajo që ndodh në Evropë është e rëndësishme edhe për pjesën tjetër të botës. Mendoj se SHBA-ja dhe BE-ja në samitin e tyre kanë bërë të qartë se problemet duhet të shikohen si të përbashkëta. Prandaj FMN-ja është vendi ku Rusia, Kina, Amerika, Evropa dhe të tjerët duhet të kërkojnë zgjidhje të përbashkëta".
Duket se Italia po bën negociata me FMN-në për kredi në vlerë prej rreth 400 miliardë euro.
SHBA dhe shtetet evropiane janë vendet të cilat më së shumti bashkëpunojnë me FMN-në, i cili, sipas planeve më të reja, duhet t'i ndajë kredi Bankës Qendrore Evropiane, në mënyrë që ajo të ndihmojë vendet e rrezikuara nga kriza. Në këtë mënyrë do të evitohej financimi i drejtpërdrejtë e vendeve të BE-së. Por kjo deri tani nuk parashikohet me marrëveshjet evropiane. Këtë mundësi e kundërshton edhe Gjermania.
Në Bruksel u tha se tani kemi nevojë për masa radikale. Ministri belg i Financave Didier Reynders konfirmoi se eurozona ka filluar negociatat me Bankën Qendrore Evropiane lidhur me këtë temë. "Kjo bankë është një institucion i pavarur. Ne do të bëjmë propozimet tona, ndërsa ajo duhet të vendosë", tha Reynders. Shefi i kësaj Banke Mario Draghi thotë se nuk kanë mbetur shumë mundësi.
Ai pohon se kur ulet dhe mendon mirë, e sheh se euros mund t'i vijë fundi, sepse tregjet financiare nuk janë më të gatshme të blejnë letra me vlerë të shteteve si Spanja, Italia apo Greqia. Në qoftë se Banka Qendrore i blen këto letra me vlerë, atëherë asaj i duhet të prodhojë para shtesë, sepse kjo nuk është e mundur pa e shtuar volumin e parave në treg.
Banka Qendrore Evropiane ka probleme me mbledhjen e parave prej bankave të tjera, ndërkohë që këto para i duhen për të mbajtur nën kontroll tregjet financiare. Në qoftë se ky fenomen vazhdon, Bankës Qendrore Evropiane nuk i mbetet ndonjë zgjidhje tjetër, veçse në mënyrë masive të shtypë para të reja.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Bankës Qendrore Gjermane Jens Weidmann duhet të zbusin qëndrimin e tyre ndaj Bankës Qendrore Evropiane. Kjo duhet të ndodhë deri 9 dhjetor. Ndryshe do të vështirësohet edhe më shumë rruga që kalon përmes FMN-së, të cilët duan ta ndjekin ministrat e Financave.
Si kundërshpërblim, Gjermania kërkon që BE-ja të ketë të drejtën e ndërhyrjes tek buxhetet e vendeve në krizë. Por për këtë duhet bërë ndryshime në marrëveshjen e BE-së, që për një kohë të shkurtër nuk është e mundur. Prandaj Gjermania dhe Franca në samitin e ardhshëm do të propozojnë krijimin e një unioni të përbashkët fiskal, jashtë marrëveshjeve të BE-së. Ky union fiskal do të ishte një marrëveshje mes 17 vendeve të zonës së euros, që më vonë mund të futet edhe në marrëveshjet e BE-së.
Të enjten (01.12.2011) presidenti i Francës Nicolas Sarkozy do të mbajë një fjalim, ku do të paraqesë koordinatat kryesore të rrugës për dalje nga kriza. Franca duhet të stabilizojë buxhetin, sepse kërcënon rreziku i uljes së aftësisë së saj kreditore prej agjencive rating. Të premten (02.12.2011) do të këshillohen Sarkozy dhe kryeministri britanik David Cameron në Paris për ardhmërinë e eurozonës dhe marrëveshjet e BE-së.
Cameron është poashtu nën presion, sepse gjendja ekonomike në vendin e tij është më e keqe se sa ishte planifikuar. Cameron angazhohet për ndërhyrjen e Bankës Qendrore Evropiane, por është kundër unionit të përbashkët fiskal. Të hënën (05.12.2011) planet e tij për dalje nga kriza do t'i paraqesë edhe kryeministri italian Mario Monti.
Ndërsa të mërkurën (07.12.2011) kancelarja Merkel do të takohet me presidentin e Francës Sarkozy në Marseille, ku do të mbahet takimi i partive konservatore. Më së largu të mërkurën në mbrëmje do të bëhen publike edhe planet për krijimin e një unioni të përbashkët fiskal.
Lidhur me këto plane kryeministrat dhe presidentët e BE-së do të këshillohen në Bruksel të enjten (08.12.2011) dhe të premten (09.12.2011). Në këtë takim do të marrë pjesë ndoshta edhe shefja e FMN-së Christine Lagarde, thonë diplomatët në Bruksel. Gazeta britanike "Financial Times" bëri të ditur të mërkurën (30.11.2011), se disa sipërmarrje të mëdha të BE-së po përgatiten për skenarin e përfundimit të unionit të përbashkët monetar dhe daljen e disa shteteve nga zona e euros.
Kjo nuk befason shumë, sepse Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy para një muaji kanë biseduar edhe për mundësinë e daljes së Greqisë nga zona e euros, në qoftë se kjo do të shpëtonte vendet tjera. Jean Pisani-Ferry, drejtor i fabrikës "Bruegel", deklaroi në Bruksel se sipërmarrjet po përgatiten për mundësinë e përfundimit të euros.
Androo- 250
Re: Euros është duke i ikur koha
Euro,një nga dështimet e politikanëve të BE-së
Sikundër edhe kriza e kredive plot 3 vjet të shkuara, edhe kriza aktuale e Eurozonës do të shërbejë për të shkruar shumë libra ekonomie e finance dhe jo vetëm në të ardhmen, duke qenë një rast i jashtëzakonshëm për studiuesit e ekonomisë. Por nëse pësimet këtë herë do të mësohen dhe krizat e ardhshme do të shmangen, kjo vlen për t’u parë, edhe pse historia përsërit vetveten.
Ndërkohë, edhe pse jemi në mesin e krizës, disa akademikë të Oksfordit, të Qendrës për Studime Ndërkombëtare, kanë identifikuar 10 dështimet kyç të liderëve të Europës në lidhje me mënyrën se si ata menaxhuan dhe po menaxhojnë situatën e rëndë, e cila nga sa duket ka pak shanse që të përfundojë shpejt.
Mungesa e një vizioni dhe strategjie europiane
Përveç bisedave për balancimin e buxheteve dhe borxhit gjigant të Europës, rajoni ka nevojë aktualisht për një vizion për të treguar se Bashkimi Europian është shumë më tepër se një monedhë e përbashkët, se ka një të tashme dhe një të ardhme politike, sociale dhe ekonomike dhe se ka edhe një dinamikë.
Si mund të kërkosh që të investosh apo të ndihmosh financiarisht shumë vende në vështirësi apo të blesh bonot e tyre për 10, 20 vitet e ardhshme nëse nuk ke një vizion të qartë për ardhmërinë?”
Mosbalancimi i pushtetit i ka vënë në vështirësi marrëdhëniet mes shteteve anëtare
Pyetja që vlen për t’u bërë këtu është: Cili ka në të vërtetë vlerë dhe zë në Bashkimin Europian? Dy ekonomitë më të mëdha të saj, Franca dhe Gjermania? 17 vendet që janë anëtare të Eurozonës? Apo 27 vendet që janë anëtare të Bashkimit Europian përfshi edhe vendet që nuk janë anëtare të Eurozonës?
Përgjigjja varet se cili je. Ndërsa kriza thellohet vazhdimisht, Franca dhe Gjermania, me një kapital jashtëzakonisht të madh të investuar në projektin e euros, kanë marrë rolin drejtues. Përqendrimi i vendimmarrjes nga vetëm 2 vende dhe nga disa zyrtarë që nuk janë të zgjedhur përfaqëson një gabim të jashtëzakonshëm.
Procesi i zgjidhjes së krizës jo vetëm që ka qenë edhe është një proces shumë i ngadaltë, por mbi të gjitha ka dështuar që të bëjë bashkë në negocime palët e interesuara, pra thënë shkoqur 15 vendet e tjera që janë anëtare të Eurozonës. Ndërkohë nuk u është kushtuar asnjë lloj vëmendjeje vendeve të tjera që nuk operojnë me monedhën e përbashkët.
Braktisja e rolit të Bashkimit Europian në arenën ndërkombëtare
Edhe pse progresi ka qenë shumë i ngadaltë në rastin e zgjidhjes së problemeve të brendshme të Europës, Bashkimi Europian nuk ka bërë asgjë në lidhje me politikën e jashtme në një kohë kyç dhe mes shumë ngjarjeve për Mesdheun dhe për Lindjen e Mesme.
Pas kryengritjeve të “pranverës arabe”, Europa duhet që të vlerësonte dhe të operonte me një rol të ri, në mënyrë që të kishte influencë.
Mungesa e zgjidhjeve politike. A janë sakrificat e njerëzve e vetmja kundërpërgjigje për krizën?
Në të gjithë krizën e Eurozonës, masat shtrënguese të shpenzimeve buxhetore janë cilësuar nga aksi franko-gjerman si kura e vetme e krizës. Ata që e morën “ilaçin”, si Greqia dhe Portugalia, e kanë kritikuar këtë zgjidhje, duke deklaruar se shkurtimet e mëtejshme do ta kërcënonin shumë rritjen ekonomike. Megjithatë asnjë politikë tjetër nuk është diskutuar për daljen nga kriza nga vendet e BE-së, përveç asaj të masave shtrënguese.
Si gjithmonë askush nuk mendon për njerëzit
Liderët europianë kanë vepruar sikur të ishin duke folur për një çështje akademike e jo për njerëz që vuajnë dhe paguajnë me pa të drejtë. Liderët e Francës dhe Gjermanisë nuk i kanë marrë kurrë parasysh vuajtjet e njerëzve, papunësinë e të rinjve. Për këtë arsye ata krerë shtetesh që nuk u japin shpresë qytetarëve, nuk e meritojnë titullin liderë.
Shfaqja e qeverive teknokrate
Dy vende të Eurozonës, Greqia dhe Italia, drejtohen tani nga teknokratë të pazgjedhur nga populli. Kjo, në vetvete është një dështim i demokracisë në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Deficiti demokratik i Bashkimit Europian
Dobësitë e Bashkimit Europian kanë dalë në pah shumë më parë se të shfaqej kriza financiare. Francezët, holandezët dhe irlandezët nuk e kanë pranuar projektin e kushtetutës, duke shfaqur kështu shumë qartë një mungesë kohezioni.
Ndërkohë që disa argumentojnë se BE-ja duhet transformuar në një njësi federale, sepse kjo do të ishte kundërpërgjigja më e mirë për krizën, të tjerë thonë se kjo më shumë se kurrë nuk do të ishte rruga e duhur.
Dështimet makroekomomike
Gjermania dhe Britania e Madhe thonë se një politikë buxhetore më rigoroze është përgjigjja për vende të tilla si Greqia, Portugalia, Irlanda dhe Italia, vende që kanë akumuluar borxhe të mëdha dhe kanë pak shpresë për t’i shlyer huat.
Por jo të gjithë ekonomistët janë në një mendje që shkurtimet janë zgjidhja e krizës. Vendet e sipërpërmendura kanë qenë në një situatë të rëndë edhe para se të hynin në euro dhe karakterizoheshin nga një rritje e vogël ekonomike dhe shkurtimet aktuale do ta tkurrin edhe më shumë ekonominë.
Dështimi për të përballuar tregjet kombëtare
Dështimi i liderëve europianë për të siguruar tregjet ndërkombëtare në lidhje me Greqinë ka shtuar përmasat e krizës dhe e kanë lënë një rajon në një situatë në të cilën disa nga ekonomitë më të mëdha mund të mos jenë në gjendje që të financojnë vetveten sikundër bëjnë normalisht vendet.
Është koha për ta flakur librin e rregullave të “neoliberalizmit”, sipas të cilit kontrolli zhvendoset nga sektori publik në atë privat. Ndryshe politikanët do të vazhdojnë që të përsëritin gabimet e 80 viteve më parë.
Androo- 250
Re: Euros është duke i ikur koha
Gjermania braktis Euron? Pohimi nga banka: Jemi duke stampuar Marka
Berlin, 7 Dhjetor 2011, NOA- "Mediat nuk po tregojnë gjë për të shmangur krizën e panikut në tregje. Por ne që nga e hëna e kaluar kemi filluar të stampojmë Markën".Kjo është deklaruar nga një punonjë gjerman dhe u publikua në websajtin e organizatës ekonomiko-financiare Affari Italiani.
"Nga 28 Nëntori ne nuk stampojmë më euro" tha burimi, i cili preferoi të mbetet anonim, por kemi urdhër dhe po e zbatojmë, që të stampojmë DM (marka).
Pikërisht në 28 nëntor zëdhënësi i Kancelares Angela Merkel kishtedeklaruar se "burimet në Gjermani nuk janë të pafundme dhe Evropa nuk mund të pretendojë të ketë një forcë që nuk e ka.". Madje kishte përforcuar: "Gjermania është e fortë por nuk kemi fuqi të pakufizuar".
"Duke vazhduar me këtë ritëm - shton punonjësi - do të jemi në gjendje për të plotësuar kërkesën për para që është e nevojshme për të mbuluar tregun tonë të brendshëm që do të vinte nga mungesa e euros”.
Sakaq Kancelarja Merkel dhe presidenti Sarkozy po rrisin trysninë për një reformë më të shpejtë në marrëveshjen e BE-së. Zyrtarisht thuhet se me këtë synohet të përballohet kriza e huave dhe të vendoset në kurs të qëndrueshëm monedha e përbashkët.
Por ndërsa akuzat ndaj Gjermanisë për dominancë në Evropë, po vazhdojnë, Merkel edhe pse ka dashur të përgënjeshtrojë diçka të tillë, ka lënë të kuptojë se e ardhmja e euros po ndalet, kur tha: “Ne angazhohemi për një kulturë të caktuar stabiliteti dhe rritjeje ekonomike, por e bëjmë këtë në frymën evropiane të Konrad Adenauer-it dhe Helmut Kohl-it.
Bashkimi gjerman dhe ai evropian ishin dhe janë dy anë të së njëjtës medalje dhe këtë ne nuk do ta harrojmë kurrë”.
Merkel nënvizoi edhe se nuk mund të ketë përgjegjësi të përbashkët për mëkatarët e borxheve.
Shkelje e ligjit themelor dhe e së drejtës së BE-së?
Profesorët Wilhelm Hankel, Wilhelm Noelling, Karl Albrecht Schachtschneider dhe Joachim Starbatty kanë dorëzuar padi në Karlsruhe më 7 maj 2010 duke vlerësuar se nuk duhet ombrellë gjermane ndaj eurozonës.
Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankesat kundër ombrellës së shpëtimit të euros. Ankesa vjen nga kritikë të euros me në krye profesorin Joachim Starbatty. Nëse ankesa ka sukses mund të pritet një tërmet në eurozonë.
Sipas kallëzuesve, ombrella e shpëtimit, që ka krijuar BE-ja për shtetet si Greqia, është kundër së drejtës buxhetore të parlamentit gjerman. Në fakt parlamenti gjerman (Bundestag) duhet të pyetet për çdo pagesë, parashtrojnë Starbatty dhe përkrahësit e tij në ankesën e paraqitur pranë Gjykatës Kushtetuese.
Bashkë me Starbatty janë ankuar edhe ekonomistët Wilhelm Hankel dhe Wilhelm Nölling, si dhe juristi Karl Albrecht Schachtschneider dhe ish-kryetari i kryesisë së koncernit Thyssen Dieter Spethmann.
Një argument tjetër është shkelja ndaj së ashtuquajturës klauzola e no-bail-out. Në marrëveshjen për mënyrën e punës së BE-së është përcaktuar, që unioni nuk duhet të mbajë përgjegjësi për detyrimet e vendeve të veçanta.
E megjithatë politikanët, edhe ministri gjerman i Financave krisitiandemokrati Wolfgang Schäuble, tërheqin vëmendjen, se Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së nuk mbajnë detyrimisht përgjegjësi për borxhet, por ato veprojnë vullnetarisht. Një argumentim ky, që Starbatty nuk do ta pranojë: "Dhe tani z. Schäuble, nëse e bën këtë vullnetarisht, atëherë lejohesh ta bësh. Pra nëse z. Schäuble vullnetarisht do të verë në dispozicion paratë e veta, atëherë ai lejohet ta bëjë këtë.
Por ai përdor paratë e taksapaguesve, dhe për këtë ai duhet të pyesë fillimisht ata që i paguajnë taksat, nëse mundet ai të veprojë lirisht me paratë e tyre. Këtë duhet ta mendojë mirë z. Schäuble si ministër i Financave, që fillimisht është i detyruar kundrejt taksapaguesve gjermanë."
Kthimi i markës gjermane në Gjermani?
Por bankat dhe politikanët e BE-së i referohen avantazheve të një monedhe të përbashkët: Kthimi tek monedaht e mëparshme do ta dëmtonte Gjermaninë si vend eksporti, sepse produktet e saj do të shtrenjtoheshin. Por Starbatty e hedh poshtë këtë: "E kundërta është e drejtë: Natyrisht gjermanët do të përfitonin prej vlerësimit të monedhës, sepse qoftë euro apo marka gjermane, në varësi se çfarë do të vijë, do të kishin shumë më tepër vlerë në botë.
Ne nuk eksportojmë banane, prej nga edhe rritja me një përqindje fare të vogël i detyron kërkuesit që të kërkojnë banane të reja. Ne shesim produkte të teknologjisë së lartë, për të cilat bota ka nevojë, në qoftë se do të zhvillohet. Këto produkte ju mund t'i blini vetëm në fare pak shtete, e në fakt ju mund t' i blini ato vetëm tek ne. Ndaj unë nuk e kuptoj tani, përse industria bën kaq shumë teatër".
Androo- 250
Re: Euros është duke i ikur koha
Paralajmërimi i fundit për Evropën
"Çfarë po ndodh me euron?". Këtë pyetje redaksia ekonomike e Deutsche Welle-s e pati shtruar që para 11 vjetësh. Atëherë euro ende nuk ishte hedhur si mjet pagese në treg, por qarkullonte si e ashtuquajtur "valutë kontabiliteti" në tregjet financiare.
Dhe që atëherë në arkivat tanë gjendet kjo fjali: "Tregjet e valutës ndiejnë fare mirë nëse politika po ndjek apo jo rrugën e duhur për forcimin e një monedhe. Pas tre javësh mbushen plot dhjetë vjet qëkurse njerëzit në Eurozonë morën për herë të parë në duar euron si mjet pagese, një jubile, i cili me siguri nuk do të festohet". Atëherë shqetësimet e shumë skeptikëve thjesht u injoruan.
Evropa nuk është ende gati për një monedhë të përbashkët, po hidhet hapi i dytë para të parit, paralajmëronin ata. Kush kërkon të jetojë me një valutë të përbashkët, duhet të ketë edhe politikë të përbashkët fiskale. "Përse ju evropianët keni një monedhë të përbashkët por 17 banka qendrore, 17 buxhete kombëtare dhe 17 ministra financash - krahas institucioneve evropiane?"
Kjo është një pyetje që sot bëhet shpesh jashtë Evropës. Investuesit kinezë do të blenin me shumë dëshirë obligacione evropiane por aspak tituj borxhi të vendeve të veçanta të Eurozonës, thonte këto ditë një tregtar aksionesh në Frankfurt. Tani vijnë fjalët e ashpra të mbikqyrësve të bonitetit, Standard & Poor's. Ende bëhet fjalë vetëm për një kërcënim, por ai ra si një bombë.
Natyrisht momenti i publikimit të deklaratës është zgjedhur me vetëdije. Natyrisht politikanët dhe ata që mbajnë përgjegjësi reagojnë me refleksin e zakonshëm mbrojtës, si p.sh. shefi i eurogrupit Jean-Claude Juncker: "Agjencitë e vlerësimi nuk duhen marrë shumë seriozisht".
Gabim! Ky paralajmërim nga Standard & Poor´s nuk është surprizë, ai vjen pikërisht në momentin e duhur, pak ditë para samitit të ardhshëm evropian të krizës. Të tillë gjatë dy viteve të kaluara ka pasur gjithsej 13, pa sjellë ndonjë përmirësim të vërtetë të gjendjes. Ka ardhur koha që Evropa të kapërcejë mungesën e guximit dhe të përballet me faktet.
Por ka dyshime serioze dhe të përligjura, nëse zotërinjtë në ndërtesën e konferencave në Bruksel, korridoret dhe kthinat e së cilës i njohin mirë për shkak të shumë netëve plot dëshpërim, do ta bëjnë këtë vërtet137. Mjafton të shohësh të vetëshpallurën dyshe drejtuese në Evropë, Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy: para kamerave tregojnë unitet në mënyrë demonstrative, ndërsa pas kulisave zihen hidhur për rrugën e duhur.
Kjo vlen sa i takon eurobondeve dhe për çështjen nëse Banka Qendrore duhet të blejë obligacione shtetërore të vendeve në krizë. Këtu Merkel e kudërshton qartë presidentin francez. Por kur është fjala për propozime të tyre, si për shembull çështja e sovranitetit të shteteve të veçanta, atëherë bien dakord në një kompromis të dobët: kështu një padi në Gjykatën Evropiane për menaxhim të keq buxheti kombëtar do të jetë e mundur, por gjykata nuk do të ketë të drejtë të anulojë buxhetet kombëtare.
Kështu Evropa nuk i ka punët mirë. Po, agjencitë e vlerësimit kanë bërë gabime në të kaluarën. Ato janë kritikuar se nuk paralajmëruan në kohë për rreziqet. Tani ato po bëjnë pikërisht këtë. Nuk ka nevojë për falenderime, por fakt është që ato e vënë gishtin në plagë. Thënia "Në politikë dhe vetëm tek ajo ekziston shansi për ta nxjerrë euron nga humnera", vazhdon të jetë e vërtetë.
Androo- 250
Re: Euros është duke i ikur koha
Evropa në kërkim të modeleve të reja të shpëtimit
Në samitin e fundit të BE-së, para gjashtë javësh, presidentët dhe kryeminsitrat e vendeve anëtare kanë rënë dakord për zgjerimin e fondit për shpëtimin e vendeve në borxhe në një shumë prej një bilion euro.
Por kjo deri tani nuk është realizuar. Shefi i fondit për shpëtimin, Klaus Regling, nuk ka mundur të mbledhë më shumë se 500 miliardë euro. Brukseli tani po shqyrëton mundësinë e krijimit të një mekanizmi për stabilitet, i cili do të futej në fuqi jo me 2013, siç ishte parashikuar, por në fund të vitit të ardhshëm.
Mekanizmi për stabilitet duhet të ketë në dispozicion rreth 500 miliardë euro. Ndërkohë që nuk do të shuhej as fondi për shpëtimin e euros. Pra njëkohësisht do të funksiononin dy mekanizma për ruajtjen e euros. Mekanizmi i stabilitetit duhet të ketë edhe licencën për të punuar si bankë.
Me këtë ai teorikisht mund të marrë para hua Bankes Qendrore Evropiane para pa kufizime. Shefi i Institutit për Ekonomi në Hamburg, Thomas Straubhaar, thotë se samiti i BE-së mund të ketë sukses, nëse mbështetet nga Banka Qendrore Evropiane. "Samiti mund të sjellë një kthesë, në qoftë se edhe Banka Qendrore Evropiane merr përgjegjësi.
Ky problem nuk mund të zgjidhet me mjete politike. Banka Qendrore Evropiane duhet të luajë një rol më të rëndësishëm, se deri tani", pohon ai.
Presidenti Mario Draghi, deri tani ka kundërshtuar mundësinë e financimit të drejtëpërdrejtë të shteteve. Kjo nuk është në harmoni me rregullat e marrëveshejve evropiane dhe kërcënon me rritjen e inflacionit. Guntram Wolff nga banka e Brukselit Denkfabrik Bruegel pohon: "Banka Qendrore Evropiane mund të ndërhyjë, por ajo heziton për shkak të rreziqeve.
Kjo për faktin se një vend që mund të marrë ndihma, menjëherë do të mund të hiqte dorë nga kursimet dhe reformat, që në verë ka ndodhur me Greqinë. Banka Qendrore Evropiane së pari dëshiron të sigurohet se këto zhvillime të rrezikshme nuk do të përsëriten." Një model tjetër që po diskutohet është ai për financim përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ai mund të funksionojë kështu: Bankat qendrore të vendeve të BE-depozitojnë para në Uashington, në FMN.
Më pas këto para FMN-ja ua kalon vendeve anëtare të BE-së. Ndërsa bankat qendrore të shteteve anëtare të BE-së këto para mund t'i sigurojnë prej Bankës Qendrore Evropiane.
Në rast të krizës në ndonjë vend të madh evropian, si Italia, për shembull, Banka Qendrore Evropiane duhet të reagojë menjëherë, sepse ajo është më e afërta me institucionet evropiane, pohon Guntram Wolff. "Në fund Banka Qendrore Evropiane nuk do të ketë ndonjë zgjidhje tjetër.
Ajo duhet të ndihmojë, sepse cënohet i tërë sistemi. Në rast se nuk intervenohet, mund të pasojë kolapsi finaciar", nënvizon ai. Zyrtarisht kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Nicolas Sarkozy angazhohen për pavarësinë e Bankës Qendrore Evropiane. Por diplomatët në Bruksel janë të bindur se rrezistenca gjermane po zbehet, për shkak të krizës së euros.
Në qoftë se qeveria gjermane ia arrinë qëllimit për krijimin e një unioni fiskal, është e mundur që të bëjë lëshime ndaj Bankës Qendrore Evropiane. Ministri i Financave Wolfgang Schäuble ka kundërshtuar mundësinë e futjes së eurobondeve. "Nuk mund ta shalosh kalin nga bishti.
Debatet për eurobondet zhvillohen vetëm në vendet që kanë probleme me buxhetin. Kjo është e dëmshme dhe ne themi jo. Secili vend duhet të zgjidhë problemet e veta. Ndërsa ne së bashku duhet të krijojmë institucione të cilat rikthejnë besimin tek euro. Të gjitha gjërat tjera janë të dëmshme", pohon Schäuble.
Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, angazhohet për rritjen e fondit për shpëtimin e euros në më shumë se 500 miliardët e planifikuara. Kjo do të thotë se vendet stabile si Gjermania duhet të kontribuojnë edhe më shumë. Por kjo do të thotë poashtu se këto vende do të rrezikonin notën më të mirë kreditore prej tri AAA.
Androo- 250
CNN: “Ju pëlqen apo jo, euro do shkatërrohet”
CNN, shprehet tepër e shqetësuar për të ardhmen e euros dhe aspak optimiste për të. Në një artikull të saj me titull “Ju pëlqen apo jo, euro do shkatërrohet”.
“Liderët e Europës, zbardhën dhe paraqitën planin e tyre përfundimtar për zgjidhjen e krizës në eurozonë. Megjithatë, ekonomistët dhe tregjet financiare në mbarë botën, nuk besojnë se plani do jetë i suksesshëm”, thuhet në artikull.
Gjithashtu, të shumtë janë ata (Analistë, ekonomolog etj) të cilët besojnë se pengesat për zgjidhjen përfundimtare të krizës në eurozonë janë të shumta dhe është e pa mundur gjetja e një zgjidhjeje të paqme. Ata mendojnë se pengesat janë të pa kuptueshme dhe se do të jenë shkau kryesor për shpërbërjen e eurozonës.
“Tre vjet pas shfaqjes së krizës ekonomike në eurozonë, ndoshta tashmë hyjmë në fazën përfundimtare të lojës ndaj euros nga 17-të shtet e eurozonë”, thekon Gram Lich, krye-ekonomist në një Institut Britanik.
Mandej Lich, paralajmëron se nëse Banka Qendrore Europiane, nuk funksionon si huadhnëse e fundit, atëherë shpërbërja e eurozonë është e pa mundur të evitohet, më pas do pasoj kaosi!
Meridiani 0 (zero)- 209
Re: Euros është duke i ikur koha
Depresioni dhe demokracia
Është koha të fillojmë që situatën aktuale ta quajmë ashtu siç është: një depresion. Është e vërtetë se nuk bëhet fjalë për një Depresion të Madh, por është ky është vetëm një ngushëllim i ftohtë.
Papunësia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë vazhdon të mbetet jashtëzakonisht e madhe. Udhëheqësve të institucioneve është duke iu humbur reputacioni, ndërsa vlerat demokratike janë nën bllokadë.
Në frontet politike, sikurse edhe në ato ekonomike, është e rëndësishme që të mos rrëzohesh në një gjendje jo aq të keqe sa në një kurth. Papunësia e madhe nuk është e pranueshme vetëm se nuk ka goditur nivelet e vitit 1933; tendencat ogurzeza politike nuk duhet përjashtuar vetëm pse Hitleri nuk është në horizont.
Kriza e euros në Evropë është duke e mbytur ëndrrën evropiane. Valuta e përbashkët, e cila kishte për qëllim bashkimin e shteteve, tani po krijon një atmosferë të hidhur. Askush që e njeh historinë e Evropës nuk mund ta shohë këtë rigjallërim të armiqësisë pa ndjerë drithërima.
Megjithatë, gjëra edhe më të këqija mund të ndodhin. Në Finlandë, partia e quajtur ‘Finlandezët e vërtetë’, me qëndrime kundër imigrantëve, gjeti mbështetje të fortë te votuesit në zgjedhjet e prillit. Përderisa kjo ndodhë në një vend të tillë të pasur, me një ekonomi që është mbajtur relativisht mirë, gjendja duket edhe më e keqe në vendet e varfra të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Muajin e kaluar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dokumentoi një rënie të mprehtë të mbështetjes publike për demokracinë në vendet e reja të BE-së; në vendet që iu bashkuan BE-së pas rënies së murit të Berlinit. Në Hungari, institucionet demokratike aktualisht janë duke u dëmtuar.
Një prej partive më të mëdha të Hungarisë, partia “Jobik”, është kundër komunitetit rom, si dhe është parti anti-semite. Por rreziku i menjëhershëm vjen prej partisë qeverisëse të qendrës së djathtë, “Fidesz”. Kjo parti fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, të paktën pjesërisht për shkaqe ekonomike.
Hungaria nuk është pjesë e eurozonës por pësoi rëndë për shkak të shkallës së gjerë të huamarrjes në valutë të huaj dhe gjithashtu, në saje të keqmenaxhimit dhe korrupsionit nga ana e partive të atëhershme në pushtet, liberalëve të majtë. Tani, partia Fidesz, e cila u përplas me një Kushtetutë të re në pranverën e kaluar, në një votim partiak, duket e vendosur për një qëndrim të përhershëm në pushtet.
Nëse merren parasysh të gjitha këto elemente, e gjithë kjo të çon në rivendosjen e sundimit autoritar, nën një lustër të hollë të demokracisë, në zemër të Evropës. Dhe ky është një shembull i asaj që mund të ndodhë edhe më gjerësisht, nëse vazhdon depresioni. Bashkimi Evropian e humbi shansin për të kthyer pushtetin në fillim - pjesërisht për shkak se Kushtetuta e re u përplas gjatë mbajtjes së presidencës me rotacion të BE-së, kur radhën e kishte Hungaria.
Do të jetë shumë më e vështirë tani të ndërrohet kahja. Megjithatë, udhëheqësit e Evropës është më të mirë të bëjnë përpjekje, nëse nuk duan të rrezikojnë të humbasin gjithçka. Ata gjithashtu duhet t’i rishqyrtojnë politikat e dështuara ekonomike. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, do të ketë kthim mbrapa për demokracinë dhe thyerja e euros do të jetë shqetësimi i tyre më i pakët.
Androo- 250
Re: Euros është duke i ikur koha
“Kompakti fiskal”, tashmë gjendet në rrezik të plotë
Autoritetet evropiane tashmë janë jashtëzakonisht të zëna në hartimin e një “kompakti” fiskal, të paraparë për rivendosjen e disiplinës në ekonominë e Eurozonës. Nga viti i ri, të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian, veç njërit, do të nisin së zbatuari detajet e këtij traktati.
Britania e Madhe, e cila nuk u është bashkuar 26 partnerëve të saj, ka premtuar se do të mbesë pjesa qendrore e unionit, ndërsa Londra do të jetë kryeqyteti financiar i Evropës. Por, përkundër kësaj arritjeje, liderët e Evropës kanë dështuar të zgjidhin euro-krizën.
Traktati i ri shumë lehtë do të mund të shkatërrohet nga tregjet apo nga refuzimi i tij në një apo më shumë vende të Eurozonës. Derisa investitorët dhe votuesit po humbasin besimin, detyra për ruajtjen e monedhës së vetme bëhet gjithnjë e më e vështirë.Kjo çështje kërcënon të ndryshojë edhe natyrën e Bashkimit Evropian dhe atë jo në një mënyrë të mirë.
Njëra nga arsyet është se ai ka kurdisur një kurs të gabuar për euron. Tjetra është se Britania – një ambivalente e madhe për anëtarësimin e saj – ka lëvizur më shumë drejt braktisjes, qoftë edhe aksidentalisht.
Dhe, një BE pa Britaninë do të ishte më e kufizuar dhe më pak liberale. Një BE pa euron, madje, nuk mund të ekzistojë fare. Qeveritë duhet të angazhohen për rregulla të besueshme fiskale, që ofrojnë stimuj për sjellje të mirë. Ato duhet të marrin një formë të përgjegjësisë së përbashkët për borxhet, ndërsa Banka Qendrore Evropiane duhet t’iu japë mbështetje anëtarëve me mundësi pagese.
Kjo do të kërkonte shumë punë për t’u bërë, sidomos për reformimin e sistemit bankar, por, investitorët, të paktën, do të shihnin një rrugë të qartë përpara.
Mirëpo, në vend të kësaj ka pasur një tjetër mashtrim – as qeveritë, as Banka Qendrore Evropiane nuk kanë bërë sa duhet. Në prag të takimit të fundit, Banka ka zgjeruar mbështetjen e saj për bankat e Eurozonës. Një gjë e tillë do t’i ndihmojë ato dhe në teori do të ushqejë kërkesën për borxhin sovran të Eurozonës, porse nuk do t’i ndihmojë investitorët.
Qeveritë kanë bërë edhe më pak. Ato vërtet u zotuan për para shtesë, në formën e kredive për Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe lanë hapur mundësinë për rritjen e fondit të shpëtimit të Eurozonës, por, që tani, ka shenja se jo të gjitha të hollat do të jepen ashtu siç është premtuar.
Të gjitha qeveritë që janë dakorduar me idenë e një kompakti, paralajmërojnë se ratifikimi i tij varet nga detajet. Qeveria irlandeze është nën presion për të mbajtur referendumin, që do të luftonte për të fituar. Parlamentet e Sllovakisë dhe Republikës Çeke mund të pengojnë. Kandidati presidencial në Francë, i cili udhëheq sipas sondazheve, thotë se do të rishikojë marrëveshjen. Pra, të gjithë në Evropë po murmurojnë se Gjermania, që ka përfituar shumë nga euroja, po kërkon shumë nga të tjerët.
Nëse euro bie dhe traktati shkatërrohet, kryeministri i Britanisë, Dejvid Kameron, mund të pretendojë se kishte të drejtë. Britania mund t’iu ndihmojë vendeve që nuk përdorin euron e që janë tallur me kufizimet e traktatit të ri, ashtu si edhe vendeve të Eurozonës që duan t’i rezistojnë proteksionizmit, përfshirë dhe Gjermaninë.
Androo- 250
Re: Euros është duke i ikur koha
Kriza ben pushim te shkurtër Krishtlindjesh
Ministrat e Financave të BE-së nuk i mblodhën kreditë e deklaruara për FMN. Shefi i BQE, Draghi paralajmëron për rreziqe të mëdha në eurozonë. Në janar kërcënon të vijë ora e së vërtetës. Më 9 dhjetor, kryetarët e shteteve dhe të qeverive patën ngarkuar ministrat e tyre të Financave që të mbledhin rreth 150 miliardë euro premtime bilaterale kredish për Fondin Monetar Ndërkombëtar, të cilat përmes Uashingtonit do të përdoren për stabilizimin e eurozonës.
Kjo duhej të ndodhte brenda dhjetë ditësh. Ky afat i vetëcaktuar tani ka skaduar. Nuk ka ndodhur shumë. Ministrat e Financave të Europës mundën të konstatojnë në një konferencë telefonike vetëm që Britania e Madhe nuk do të bashkohet me ta dhe se banka kompetente në Gjermani, Banka Federale, ende lëkundet. Gjithsesi, Çekia, Polonia dhe Suedia dhanë premtime, megjithëse nuk janë anëtare të bashkimit monetar. Kryetari i Eurogrupit, Jean Claude Juncker, pohoi pas konferencës telefonike se 150 miliardë eurot janë premtuar sërish, pa përmendur shifra konkrete.
Banka Federale, e cila e përfaqëson Gjermaninë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, vazhdon të ketë vështirësi me premtimet që ka bërë ministri Federal i Financave, Wolfgang Schäuble, në konferencën telefonike. Presidenti i Bundesbankës, Jens Weidmann bëri të ditur se nuk ka nevojë të marrë vendime me shpejtësi. Afati që i kishin vënë vetes kryetarët e shteteve dhe të qeverive, ndërkohë paraqitet si i parëndësishëm edhe në Bruksel, në Komisionin Europian.
Banka Federale, u shpreh Weidmanni, do t'i paguajë kredi në shumën 45 miliardë euro FMN-së vetëm, kur të bëhet e qartë se do të marrin pjesë edhe pjesëmarrës të FMN-së jashtë Evropës. SHBA i refuzuan kreditë e reja, në një kohë që Rusia premtoi se do të japë kredi. Paralajmërime të ashpra nga ruajtësit e monedhës europiane. Në një kohë që ministrat e Financave ende po bënin negociata në konferencën e tyre telefonike, Banka Qendrore Europiane publikoi paralajmërime të errëta, veçanërisht për tremujorin e parë të vitit 2012.
Pas pushimeve të Krishtlindjeve, vendet e futura thellë në borxhe të eurozonës kanë nevojë për 200 miliardë euro kapital të freskët, për të eliminuar kreditë e vjetra shtetërore dhe për të rifinancuar nevojat e tyre. BQE paraqiti në Frankfurt mbi Main analizën e saj të stabilitetit për 17 shtetet anëtare të eurozonës. Në të mund të lexosh ndër të tjera se presioni ndaj sistemeve financiare, tregjeve dhe bankave është më i madh se ai pas kolapsit të Lehmann Bank-ës në vitin 2008.
E shoqëruar nga perspektiva që Europa mund të rrëshqasë vitin e ardhshëm në recesion ekonomik, rreziqet për stabilitetin e eurozonës janë të larta, u bë e ditur nga BQE. Megjithatë, shefi i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi tha gjatë një ore pyetjesh të hënën (19.12.11) në Parlamentin Europian në Bruksel, se ai nuk e konsideron të mundur që bashkimi monetar të shpërbëhet. "Euroja është e pakthyeshme", - tha Draghi.
“Synimi që brenda BE-së të krijohet një pakt fiskal vërtet funksionues pa Britaninë e Madhe, u regjistrua shumë pak nga tregjet, tha më tej Draghi. Presionit të vendeve me borxhe të larta që të blihen hua shtetërore të tjera duke i financuar kështu shtetet përmes shtypjes së kartëmonedhave, megjithatë presidenti i BQE nuk ka ndërmend t'i lëshojë pe. Ky nuk është mjet efikas kundër krizës”, u tha Draghi parlamentarëve në Bruksel.
Ministrat e Financave të BE-së ranë dakord të hënën që ta garantojnë funksionimin e Fondit të përhershëm Europian të Shpëtimit, ESM, brenda gjashtë muajve. Gjermania është e gatshme që ta paguajë pjesën e saj të kapitalit në ESM të gjithën brenda vitit 2012, ka bërë të ditur ministri Federal i Financave, Wolfgang Schäuble, në intervista të ndryshme. Kjo shumë do të ishte 21 miliardë euro, para të cilat ishin parashikuar deri tani që të paguheshin me këste në buxhetet federale të vitit 2013.
Në Bruksel, presidenti i Këshillit, Herman van Rompuy po punon aktualisht në një projekt për marrëveshjen e Bashkimit Fiskal, në të cilin pritet të marrin pjesë të gjitha shtetet e BE-së, me përjashtim të Britanisë së Madhe. Një kopje e parë e marrëveshjes mund të paraqitet që në fund të janarit ose në fillim të shkurtit, në një takim të posaçëm të shefave të shteteve dhe të qeverive në Bruksel. Marrëveshja duhet të nënshkruhet në mars dhe të hyjë në fuqi që në verë.

Gabime e ngatërresa, Europa do rrugëdalje
Gjithë mefshtësia e BE-së në krizën e euros në vitin 2011 u shfaq që në deklaratën e presidentit të Komisionit José Manuel Barroso në janar: "Për sa i përket [fondit të shpëtimit] EFSF, ne mendojmë se mundësitë e tij të vërteta të financimit duhen forcuar dhe fusha e tij e veprimit duhet zgjeruar." Praktikisht, BE-ja është grindur gjithë vitin për fondin e shpëtimit EFSF, për përmasat dhe mundësitë e përdorimit të tij.
Në Gjermani me këtë çështje është marrë edhe Gjykata Kushtetuese. Tani, në fund të vitit, pas një procesi të gjatë torturues, gjithçka është përgatitur. Mirëpo, tregjeve duket se nuk u intereson më fondi.
2011-a ishte një vit, në të cilin kriza u acarua nga muaji në muaj. Samite të jashtëzakonshme zhvilloheshin në distanca kohore gjithnjë e më të shkurtra. Dhe me sa duket besimi i investuesve mungon ende.
Martin Schulz, kryetari i fraksionit të socialistëve në Parlamentin Evropian, ankohet për paefektshmërinë e samiteve të shumta: "Ajo që përjetojmë javët e fundit, [...] bëhet në Evropë prej një vitit e gjysmë: [Diçka] paralajmërohet, nuk zbatohet; ide e re, diskutohet; gjoja kompromis, përsëri nuk zbatohet, sërish takim krize. Nuk e di, ndoshta ka një listë me takime krize të numëruara nga fillimi në fund?"
BE -ja më e ndarë se kurrë
Kritika drejtohet kundër qeverive të shteteve anëtare, para së gjithash kundër Gjermanisë dhe Francës. Sepse edhe kjo është një përvojë e rëndësishme e këtij viti: Po ndodh një zhvendosje pushteti: larg Komisionit dhe Parlamentit, dhe larg Evropës së 27-ve, drejt shteteve të mëdha të bashkimit monetar. Kësaj i shtohet frika se mos grupi i 17 shteteve e nxjerr në qoshe gjithë BE-në me 27 anëtarët.
Pas samitit të sapopërfunduar të dhjetorit BE-ja është vërtet më e ndarë sesa kurrë. Megjithatë ndryshe nga ç'mendohej: Duket sikur Britania e Madhe do të qëndrojë si i vetmi vend jashtë projektit të një bashkimi fiskal me rregulla të përbashkëta. Kryeministri David Cameron ka vendosur veton. "Ne nuk do ta fusim kurrë euron. Ne nuk do ta dorëzojmë kurrë sovranitetin që këto vende do të duhet të dorëzojnë për të hyrë në bashkimin fiskal."
Derisa kjo e margjinalizon edhe më tej Britaninë e Madhe në BE, roli i Gjermanisë është rritur mjaft. Shtete si Polonia presin nga Gjermania zgjidhjen e krizës. Mirëpo disa bëjnë fjalë edhe për diktat gjerman. Mos vallë gjermanët papritur përsëri oreks pushteti? -pyesin veten gjithë ankth shumë njerëz në Evropë. Qeveria gjermane i hedh poshtë si jo të goditura frikëra të tilla.
Një gjë dihet: Gjatë krizës Berlini është bërë më i prirur për të arritur doemos qëllimet. Deri tani qeveria gjermane ka refuzuar me sukses preras një projekt: emetimin e obligacioneve të përbashkëta në euro. Plani: Vende si Greqia, që kanë vështirësi, të shesin në treg obligacione shtetërore, mund të merrnin kështu përsëri para. Mirëpo, për këto hua do të përgjigjeshin të gjitha shtetet e euros. Gjermania e refuzon këtë kategorikisht.
Megjithatë, pavarësisht rezervave të shumta (edhe nga Berlini) BE-ja shkeli parime thelbësisht të vetat. Kështu për shembull, Banka Qendrore Evropiane ble prej majit obligacione të shteteve të zhytura thellë në hua, gjithësesi ende në përmasa të vogla, duke e bërë kësisoj ca më të durueshëm financimin e tyre. Derisa disa e kritikuan këtë me forcë, të tjerë e lavdëruan për hapin shefin e ECB-së Jean-Claude Trichet.
Prej shteteve me probleme në fokus qëndron para së gjithash Greqia. Brendapërbrenda eurozonës ajo ka me diferencë të madhe të dhënat buxhetore më të këqija. Perspektiva e rritjes së saj ekonomike korrigjohet vazhdimisht për poshtë, papunësia rritet. Ministrave të financave të eurozonës u duhet të miratojnë çdo transh të paketës së ndihmës.
Për këtë arsye vendi gjendet nën mbikëqyrje evropiane. Gati kudo në Evropë qeveritë kanë marrë ndërkohë një kurs të ashpër kursimesh. Prej fillimit të vitit kanë ndryshuar mjaft gjëra edhe në rregullimin e sektorit financiar. Megjithatë, më kot është pritur deri tani futja e një takse për transaksionet financiare. Para së gjithash atë e ka bërë deri tani të pamundur Britania e Madhe sepse britanikët druajnë humbjen e rëndësisë së Londrës si qendër financiare.
Androo- 250
Re: Euros është duke i ikur koha
2012 - A do të mbijetojë euro?
Viti i ardhshëm mund të jetë një moment vendimtar për Eurozonën tashmë të dobësuar.
Do të jetë viti kur plani i shpëtimit të euros, i projektuar nga Gjermania dhe Franca, gjatë dhjetorit në Bruksel, ose do të marrë krahë në frymën e re të Bashkimit Evropian, ose do të tretet në mesin e grindjeve nacionaliste.
Varësisht nga suksesi apo dështimi i planit - i cili do të zyrtarizohet si një traktat i ri ndërqeveritar në muajin mars - Evropës do t’i duhet të zgjedhë drejtimin: ose të vazhdojë rrugën për integrim më të madh politik dhe ekonomik, ose t’i kthehet të kaluarës së saj tradicionale, me grindjet e shpeshta të shteteve rivale.
Një gjë e tillë mund të tingëllojë si një vlerësim i tmerrshëm. Por, pas tre vjetësh euro-krizë, askush, përfshirë dhe udhëheqësit e Evropës, nuk i nënvlerëson aksionet.
Prejse liderët e BE-së bënë publik planin më 9 dhjetor, ata kanë punuar shumë për ta portretizuar atë si të vetmen rrugë përpara - jo vetëm për 17 vendet e Eurozonës, por për të 27 anëtarët e bllokut evropian.
“Kjo nuk është një marrëveshje në 17-plus, por një marrëveshje në 27-minus. Shumica e krerëve shtetërorë apo qeveritarë kanë treguar gatishmërinë e tyre për të ecur përpara me integrimin evropian drejt stabilitetit fiskal. Ata kanë treguar se duan më shumë Evropë, jo më pak”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, para Parlamentit Evropian në Strasburg.
Plani i ri do që të rikthejë besimin e investitorëve në euro, duke u kërkuar vendeve jo vetëm të kursejnë më shumë, por, për herë të parë, duke vendosur sanksione ndaj atyre që dështojnë t’i përmbushin objektivat e kursimit. Në fakt, ai kërkon të shpëtojë Eurozonën me transferimin e një mase të paparë të sovranitetit të vendeve të BE-së në Bruksel.
Por, nuk duhet mohuar se disa vende evropiane - sidomos Britania, e cila ka kursyer mbështetjen - e shohin paktin e ri të propozuar si një hap shumë të largët në drejtim të integrimit evropian. Rezervat e tilla mund ta bëjnë atë sfidë për disa nga qeveritë që miratuan planin në Bruksel, e që kërkojnë aprovimin e brendshëm për “më shumë Evropë, e jo më pak”.
Dalibor Rohak, ekonomist në Institutin Legatum me seli në Londër, e shpjegon sfidën në këtë mënyrë:
“Mendoj se problemi më i madh është t’i kemi qeveritë në periferinë e Evropës dakord me këtë marrëveshje. Vendet si Greqia, Italia ose Portugalia kanë bërë përpjekje, vërtet, të vështira për të kthyer rregullin e tyre fiskal. Unë mund të imagjinoj se, nëse qeveritë e tyre përpiqen të detyrojnë qytetarët për më shumë kursime, për shkak të këtij traktati, dhe nëse përpiqen të heqin dorë nga sovraniteti fiskal mbi buxhetet e tyre, kjo mund të çojë në pakënaqësi dhe reagim të ashpër popullor. Ne tashmë jemi duke parë një reagim të ashpër në vendet si Greqia”.
Njëra nga arsyet e pakënaqësisë, që mund të kalojë në tone nacionaliste, është se pakti shihet gjerësisht si një strategji e imponuar nga Gjermania, për të rregulluar problemet e kontinentit.
Berlini, i cili ka paguar pjesën e ndihmës për Eurozonën, përballet me një rezistencë të madhe të vetë qytetarëve të tij ndaj çdo marrëveshjeje që do të parashihte transferimin e fondeve në vendet e prekura.
Sipas formulës gjermane, vendet periferike duhet të zbatojnë kursime më të mëdha, derisa Gjermania - motori ekonomik i Bashkimit Evropian - përdor industritë e tij të eksportit për të forcuar rritjen ekonomike dhe për të kthyer “shëndetin e euros”.
Se si do të funksionojë ky model, mbetet pikëpyetje. Rohak thotë:
“Vendet në periferi janë duke humbur konkurrencën dhe Gjermania mund të jetë në gjendje të eksportojë. Por, nëse ekonomia botërore dhe pjesa tjetër e Evropës bien në depresion, ajo nuk do të ketë shumë vende për të eksportuar. Andaj, unë nuk mund ta shoh këtë si një model që do të bëjë punë”.
Banka Qendrore e vendit, së fundmi, parashikoi se ekonomia gjermane do të ngadalësohet ndjeshëm në vitin 2012, “falë krizës së borxhit”. Bundesbanka tha se prodhimi ekonomik do të rritet vetëm 0.6 për qind në 2012-n, krahasuar me rritjen prej 3 për qind në 2011-n.
Dyshimet rreth paktit të ri nuk shprehen vetëm brenda vendeve të Eurozonës. Pasiguri ka edhe në disa vende të BE-së, që nuk e përdorin monedhën euro.
Kryeministri i Republikës Çeke, Peter Necas, thotë se personalisht kundërshton thirrjen e traktatit që secili vend i Bashkimit Evropian të kontribuojë në inxheksionin 200 miliardë dollarësh për Fondin Monetar Ndërkombëtar, për të mbështetur vendet me ngarkesa të larta borxhesh.
Në Poloni, mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e Varshavës, për të protestuar kundër thirrjeve për integrim më të thellë me Bashkimin Evropian. Një gjë e tillë ka ndodhur pavarësisht mbështetjes së fuqishme të qeverisë për paktin e propozuar.
Të gjitha këto mund të jenë shenjat e para të vështirësive që mund t’i ketë marrëveshja e re.
Në vitin 1997, shumë kohë para se euroja të shfaqej në rrugët e Evropës, euro-skeptiku Martin Feldstein, ekonomist në Universitetin Harvard, dyshonte se monedha mund të ketë sukses pa një bashkim politik dhe fiskal.
Feldestin parashikoi edhe diçka tjetër: Nëse Evropa integrohet gjithnjë e më shumë për të mbështetur monedhën e përbashkët, streset e këtyre përpjekjeve ka shumë gjasë të çojnë në rritjen e tensioneve, e madje edhe në konflikte brenda vetë Evropës.
Muajt e ardhshëm do të tregojnë nëse tensionet do të rriten për shkak të rrugës së re të Eurozonës drejt bashkimit fiskal, ose nëse euros do t’i kthehet shëndeti i saj.
Nëse pakti nuk e shpëton euron, është e paqartë nëse Berlini është i përgatitur të hedhë në qarkullim propozime të tjera. Gjermania dhe vendet e tjera të pasura besohet se janë të gatshme të konsiderojnë krijimin e një zone më të vogël të monedhës së përbashkët, me nivel të lartë të koordinimit fiskal dhe të qetë nga anëtarët e dobët të Eurozonës.
Kjo do të ishte shpërbërja e Eurozonës dhe fillimi i një udhëtimi të ri të Evropës drejt një të ardhmeje të paeksploruar.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Euros është duke i ikur koha
Dyfishim “bastit” për Amerikën dhe Europën (Fareed Zakaria)
Kriza e euros nuk u zgjidh brenda 2011-ës ishte sepse Gjermania insistoi që ndërhyrjen e saj ta bënte vetëm pasi të sigurohej se vende si Italia e Greqia do të bënin reformat e dhimbshme.
Në fillim të çdo viti, opinionisti amerikan Fareed Zakaria bën parashikime për ngjarjet kryesore të globit. Vjet ai parashikoi se ekonomia amerikane do ta merrte veten mirë në 2011-ën dhe se kriza e euros do të zgjidhej përfundimisht në vitin që kaloi. Në një koment të tij në CNN, ai pranoi që këto parashikime nuk i dolën, por dyfishoi "bastin" e tij për të dyja këto parashikime në 2012-ën.
Një nga arsyet që ekonomia amerikane mbeti anemike vitin që kaloi, argumenton Zakaria, ishte mungesa e kompromisit mes Republikanëve dhe Demokratëve në Kongres. Pikërisht kjo mungesë kompromisi do të jetë faktori kryesor për një zhvillim të shëndetshëm të ekonomisë në 2012-ën, parashikon ai.
Në qoftë se nuk gjendet kompromisi në Kongres, dy masa futen në fuqi automatikisht; një që shkurton shpenzimet buxhetore me 1.2 trilion dollarë në 10 vjetët e ardhshëm dhe tjetra që rrit taksat e të pasurve me 3.9 trilionë për të njëjtën periudhë (taksave për të pasurit u ishte bërë një ulje në vitin 2001, me afat skadence 10 vjeçar). Ulja e defiçitit buxhetor, argumenton Zakaria, do të ndikojë në gjallërimin e ekonomisë amerikane.
Në lidhje me euron, Zakaria argumenton se arsyeja pse kriza e euros nuk u zgjidh brenda 2011-ës ishte sepse Gjermania insistoi që ndërhyrjen e saj ta bënte vetëm pasi të sigurohej se vende si Italia e Greqia do të bënin reformat e dhimbshme që ajo kërkonte.
Tani që reformat po bëhen, argumenton Zakaria, euro do të shpëtohet me një kombinim ndërhyrjesh si Fondi i Stabilitetit, transaksionet e Bankës Qendrore Europiane dhe siguracionet e bonove të thesarit.
Androo- 250
Re: Euros është duke i ikur koha
Euro humbet terren kundrejt dollarit
Euro ka humbur 5.1% ndaj dollarit gjatë muajit të kaluar. Dhe të dhënat mbi gjendjen ekonomike në euro-zonë pritet t'a dëmtojnë edhe më shumë vlerën e saj, duke sinjalizuar parashikime të zymta ekonomike për ekonominë evropiane në vitin 2012. Në 13 vjet që kur u krijua, euro i ngjan një adoleshenteje, deri tani me një jetë të shëndetshme.
Në fillimet e kësaj monedhe, Gjermania, ekonomia më e madhe e euro-zonës, përballej ende me koston e madhe të ri-bashkimit me Gjermaninë Lindore, dhe kishte shqetësime nëse projekti ambicioz i një monedhe të përbashkët do të jepte rezultat. Pavarësisht nga shqetësimet, euro shpejt u barazua me dollarin dhe më vonë ia kaloi. Edhe pas krizës financiare në vitin 2007 dhe recesionit që pasoi - euro e ruajti vlerën e saj.
Por tani një recesion i dytë shihet në euro-zonë dhe tregjet janë kthyer kundër saj. Dje euro ra në nivelin më të ulët në 16 muaj, kundrejt dollarit amerikan. Analisti Jeremy Stretch në Londër, thotë se dobësitë e identifikuara vite më parë, më në fund po dalin në sipërfaqe.
"Këto dobësi ishin maskuar nga procesi i rritjes ekonomike në përgjithësi dhe vetëm tani kur shihet një rënie kaq e madhe dalin në pah edhe llojet e mungesave strukturore në kuadër të projektit Eurozonë, proces i projektuar nga politikanët jo në mënyrë optimale."
Por problemi mund të mos jetë dobësia e euros, por forca e dollarit. Deri vjeshtën e kaluar, statistikat rreth ekonomisë amerikane ishin jo shumë optimiste - me papunësi të lartë, rritje të borxhit qeveritar, dhe tregu i pasurive të patundshme ende në vështirësi.
Por ekonomia amerikane tani tregon shenja përmirësimi. Të premten, Shtetet e Bashkuara njoftuan se në dhjetor u krijuan 200 mijë vende pune, për të gjashtin muaj me radhë. Shkalla e papunësisë është tani 8,5% nga 10.1% që ishte 2 vjet më parë. Ndryshe nga surozona, analistët nuk parashikojnë që Shtetet e Bashkuara të bien përsëri në recesion në vitin 2012.
Në eruozonë, analistët shohin vështirësi për vitin 2012; Greqia mund të mos jetë në gjendje të paguaj borxhet; Franca mund të humbasë shkallën e kreditit dhe disa nga bankat e saj më të mëdha mund të kenë nevojë për ndihmën e qeverisë për të shpëtuar nga falimentimi. Dhe në vitin 2013, kur euro pritet të mbushë 14 vjeç, askush nuk e di sesa cila do të jetë vlera e saj.
Androo- 250
Re: Euros është duke i ikur koha
Kriza e borxheve po ngushton rrugët
Kur ekspertët e së ashtuquajturës treshe (Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar) të nisin më 167 janar misionin e tyre të kontrollit në Athinë, do ta gjejnë pacientin në një gjendje të mjerë. Deficiti buxhetor prej 5,4 për qind për këtë vit nuk do të mund të arrihet, pasi ekonomia po tkurret për të pestën herë me radhë dhe të ardhurat nga taksat qëndrojnë pas pritjeve.
Greqia nuk paguan dot, dëshmon Rolf Langhammer, zëvendëspresident i Institut për Ekonominë Botërore në Kiel: "Me kalimin e kohës vendi nuk është në gjendje t'i përmbushë detyrimet pa ndihmë të huaj."
Nuk bëhet fjalë për problem likuiditeti të përkohshëm, po për problem insolvence, thotë Langhammer. Pa faljen e pjesshme të borxheve Greqia rrezikon të mbytet nga borxhet. Mirëpo negociatat përkatëse nuk po bëjnë përpara. Derisa Athina ngul këmbë për një falje të borxheve prej më shumë se 50 për qind, bankat dhe sigurimet kërkojnë garanci më të mëdha për obligacione të reja.
Qeveria në Athinë shpreson gjithashtu te paketa e dytë e ndihmës, me vlerë 130 miliardë euro, e cila u miratua në samitin e fundit të BE-së. Për këtë helenët duhet të pranojnë masa kursimi edhe më të ashpra, për shembull heqjen e pagës dysheme, shkurtime të tjera të pensioneve dhe pushime nga puna në masë. Mirëpo, për shumë njerëz kufiri i dhimbjes është kaluar. Që tani humbasin punën gati 20.000 vetë çdo muaj. Gati gjysma e nën 24-vjeçarëve është pa punë.
Fakti që edhe pas kaq shumë aksionesh shpëtimi pacienti nuk ndihet më mirë është për Holger Schmieding, kryemakroekonomist i bankës Berenberg, një dëshmi se receta ka qenë e gabuara. "Masat e kursimit ishin tepër drakoniane. Vendi gati vdiq së kursyeri." Ajo që i duhet vendit, është më shumë kohë, për të rimarrë veten në planin afatgjatë me reforma që nxisin rritjen ekonomike, por para së gjithash me hapje të tregut të punës dhe me një administratë më eficiente, thotë Schmieding.
Edhe ekonomisti Langhammer sheh te burokracia e padurueshme dhe te rregullat restriktive në tregun e punës arsyen kryesore përse mungojnë investimet, që Greqisë i duhen si ajri për të jetuar. Në treguesin Doing Business të Bankës Botërore Greqia ishte në vendin e 109. Kjo është shumë më keq sesa disa vende afrikane, thotë Langhammer: "Në fakt, kjo nuk lejohet të vlejë për një vend anëtar të eurozonës."
Durimit po i vjen fundi
Në aftësinë e Athinës për t'u reformuar dyshon sa vjen e më shumë madje Fondi Monetar Ndërkombëtar, njëri prej huadhënësve kryesorë. FMN-ja është veçanërisht e zhgënjyer prej reformave të ngadalshme në sistemin fiskal dhe në privatizime. Edhe vende të tjera të eurozonës po e humbasin ngadalë durimin. Për shembull, ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble kërkon nga Athina, shëndoshje më të shpejtë të buxhetit shtetëror.
Shefi i bankës qendrore të Çekisë u sugjeron grekëve madje daljen nga eurozona. Deri këtu nuk do të vijë kancelarja gjermane. Ajo shprehet në favor të dhënies Greqisë edhe të një shanci, çka do të thotë që helenëve t'u jepet edhe një shiringë për së mbari parash. Deri në mes të marsit vendi mesdhetar ka nevojë për 89 miliardë euro. Vetëm më 20 mars duhen zëvendësuar me të reja obligacione me vlerë 14,5 miliardë euro. Në rast se nuk thithen para, Greqia ka falimentuar përfundimisht.
Androo- 250
Re: Euros është duke i ikur koha
Kriza e euros,kantiere ndërtimi e gropa në rrugë
Kur ministrat e financave të 17 vendeve të Eurozonës dhe dhjetë vendeve të tjera anëtare të BE-së të mblidhen të hënën dhe të martën në takimin e radhës të këshillit të ministrave, do të kenë në rendin e ditës të njëjtat probleme si vitin e kaluar: kriza e borxheve të Greqisë, pakti fiskal për Evropën, negociatat për ristrukturimin e borxhit grek me bankat, ngushtica kërcënuese e kredive, ulja e bonitetit të vendeve anëtare dhe bankave, fondi i shpëtimit.
Ministrat e financave përpiqen të luftojnë në disa fronte njëherësh. Por shumë prej problemeve janë të ndërthurur me njëri-tjetrin. Pas një jave do të mblidhen në një samit të posaçëm për krizën e vazhdueshme evropiane, kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së. Aktualisht Trojka e përbërë nga përfaqësues të Komisionit të BE-së, Bankës Qendrore Evropiane dhe FMN-së po shqyrton sërish nëse Greqia ka arritur objektivat e saj dhe nëse është i përgjegjshëm vendimi për dhënien e këstit të ardhshëm të kredisë.
Që tani është e qartë se deficiti grek është tepër i lartë dhe rritja ekonomike shumë e ulët. Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh në një intervistë se beson që Greqia do të qëndrojë mbi këmbët e veta jo më parë se viti 2020, pra vetëm atëherë pritet që ajo të mund të sigurojë kredi në tregjet financiare. Nëse Greqia nuk do të marrë këstin e ardhshëm të kredisë nga BE dhe FMN deri në mes të marsit, shteti grek nuk do të jetë i aftë të shlyejë detyrimet.
Shkurtim borxhesh për Greqinë
Negociatat mes shoqatës ndërkombëtare të bankave dhe qeverisë greke ecin tejet ngadalë dhe duhet të kishin përfunduar prej kohësh. Bankat duhet të heqin dorë nga 103 miliardë detyrime greke. Kjo është gati 50 për qind e totalit të detyrimeve greke. Në këmbim ato marrin një garanci që pjesa tjetër prej 50 për qind do të shlyhet patjetër. Afati i maturimit dhe normat e interesit për pjesën tjetër të obligacioneve shtetërore janë të polemizuara.
Veç kësaj kreditorët nuk kanë asnjë interes të pranonë vullnetarisht reduktimin e borxhit, pasi janë të siguruar mjaft mirë në rast mosshlyerje nga Greqia. Ata preferojnë të spekulojnë me falimentimin e Greqisë.
Paketa e dytë e ndihmës për Greqinë
Por reduktimi i borxheve është pjesë e një pakete të dytë shpëtimi, e cila duhet ta nxjerrë Greqinë nga këneta e borxheve. Sa kohë nuk është rregulluar heqja dorë nga një pjesë e detyrimeve nga vetë kreditorët, shtetet e Eurozonës nuk duan të vendosin për një paketë të dytë ndihme. Fillimisht ishin planifikuar edhe 130 miliardë kredi të tjera për vitet e ardhshme, të cilat do të dilnin nga fondi evropian i shpëtimit.
Paketa e parë e ndihmës, e cila ende vazhdon, paguhet nga një fond i veçantë i krijuar enkas për Greqinë. Vendimi për dhënien e kësteve të ardhshme të kredisë, merret nga Troika, aktualisht në Athinë. Për të financuar ndihmat për Greqinë dhe pagesa të mëtejshme për Portugalinë dhe Irlandën, Eurozona aktualisht negocion rreth marrëveshjes për një fond të përhershëm shpëtimi (ESM).
Ky fond i përhershëm, në të cilin pronarët, shtetet e Eurozonës, do të derdhin para të mirëfillta dhe jo vetëm garanci, duhet të fillojë nga puna që në korrik 2012, pra një vit më parë nga sa ishte parashikuar fillimisht. Për këtë arsye trysnia kohore është e madhe, pasi duhet dhënë miratimi nga parlamentet e vendeve anëtare. Me depozitat në para të shteteve të euros, synohet të rritet efikasiteti dhe boniteti i fondit të përhershëm.
Ai pritet ta ketë më të lehtë të marrë para në tregjet e kapitalit se sa ombrella e shpëtimit (EFSF), fondi i përkohshëm i shpëtimit. Ky fond i përkohshëm funksionon mbi bazën e garancive të shteteve të euros dhe ulja e bonitetit të tij nga agjencia "Standard & Poor's" ka ngjallur dyshime për fuqinë e tij vepruese.
Pakt fiskal për të gjithë, përjashto...
Pjesa më e madhe e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në dhjetor të vitit të kaluar nën trysninë e Berlinit dhe Parisit vendosën të negociojnë për një marrëveshje të re të së drejtës ndërkombëtare. Ky pakt fiskal duhet të sigurojë një politikë fiskale të njësuar dhe strikte, edhe përtej kufijve të Eurozonës. Ministrat e Financave duhet ta miratojnë tekstin e marrëveshjes.
Kancelarja Merkel do ta paraqesë atë madje në samitin e posaçëm në 30 janar, por ende ka polemikë rreth përcaktimeve të veçanta. Disa paragrafë për Qeverinë gjermane janë të formuluar shumë vagullt, ndërsa shtete të tjera nuk pranojnë ndërhyrje masive të sovranitetin e tyre mbi politikën fiskale kombëtare, si për shembull Britania e Madhe.
Vetëm pas miratimit të paktit fiskal, mund të nënshkruhet marrveshja për fondin afatgjatë të shpëtimit. Aktualisht normat e interesit që duhet të paguajnë Italia dhe Spanja për obligacionet e tyre shtetërore janë ende në nivel të përballueshëm. Por valë të reja spekulimesh kundër këtyre shteteve të brishta janë në çdo kohë të mundshme.
Kryeministri italian Mario Monti kërkon solidaritet nga vendet e tjera të Eurozonës, por nëse Italia do të gjendej vërtet në vështirësi, ombrella aktuale e shpëtimit EFSF nuk do të mund të shpëtonte edhe vende të tjera nga "virusi i krizës". Për këtë arsye po punohet për ngritjen sa më shpejt të fondit të përhershëm të shpëtimit, ESM. Ai pritet të ketë një volum prej 500 miliardë eurosh, por ka të ngjarë që kjo shumë të rritet në mars, për të qetësuar tregjet e kapitalit.
Bankat në krizë
E lidhur ngushtë me krizën e borxheve të shteteve, është situata e bankave në Evropë. Deri në 1 korrik bankat duhet të sigurojnë rreth 100 miliardë kapital të vetin shtesë, për të qenë të mbrojtura nga humbje të ardhshme të mundshme, për shkak të obligacioneve shtetërore. Disa banka do të kenë nevojë për ndihma shtetërore. Në mesin e bankave europiane mosbesimi është në rritje dhe bankat nuk pranojnë t'i japin hua njëra-tjetrës.
"Ngushtica në kredidhënie është tashmë realitet", tha për gazetën "Süddeutsche Zeitung" shefi i Institutit të Ekonomisë Gjermane, Michael Hüther. Shoqata e bankave gjermane e kundërshtoi këtë vlerësim. Banka Qendrore Evropiane pak para Krishtlindjeve vuri në dispozicion rreth 400 miliardë euro kredi për bankat, thuajse pa interes, për të ruajtuar likuiditetin në sistem.
Spiranca e fundit e shëptimit në detin e krizës është de facto Banka Qendrore Evropian (ECB). Ajo blen në mënyrë masive obligacione shtetërore të vendeve me borxhe të larta dhe u vë në dispozicion bankave në vështirësi para pa kufizim. Ky kurs, i cili mund të kishte si pasojë zhvlerësimin e parasë, shihet në mënyrë kritike nga Banka Federale Gjermane. Vende të tjera të Eurozonës, si Italia, Spanja apo Franca kërkojnë një rol më aktiv të ECB-së.
Presidenti i kësaj banke Mario Draghi, vazhdon të refuzojë hedhjen pa kufi të parave në treg dhe shtypjen e parave të reja. Kjo është receta që përdorin Banka Qendrore në SHBA (Federal Reserve) dhe Bank of England në Britaninë e Madhe.
Para për FMN-në
Meqenëse ombrellat e shpëtimit në Eurozonë janë aktualisht shumë të vogla për shtete të mëdha si Italia, në rast nevojë duhet të ndihmojë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së i premtuan FMN-së se do të mbledhin 200 miliardë euro, të cilat do t'i vihen në dispozicion shefes së FMN-së Christinë Lagarde për shtimin e rezervave të fondit. Por sigurimi i këtyre mjeteve duket se është më i vështirë nga sa mendohej.
Bernd Riegert
Androo- 250
Re: Euros është duke i ikur koha
Strategjia e dhembjes në eurozonë
Mbajtja e Evropës Jugore në një gjendje “tërhiq e mos këput” do të ishte strategji shumë më e besueshme, në rast se shoqërohet nga një program i rritjes nga e gjithë eurozona. Dhe, në këtë pikë, një program i tillë nuk shihet fare në horizont Për të tretin vit radhazi, eurozona paraqet lidhjen më të dobët në ekonominë botërore. Në vitin 2010 vëmendja ishte përqendruar në përgjigjet ndaj krizës në periferinë e eurozonës – Greqi, Portugali dhe Irlandë. Më 2011-ën, kriza u zhvendos në bërthamë, me Italinë dhe Spanjën që nisën të ndiejnë dridhje dhe shqetësimet në rritje rreth qëndrueshmërisë së vet eurozonës. Pyetja më e madhe për 2012-ën është nëse këto tensione do të zvogëlohen apo do të arrijnë një pikë të re kulmimi.
Edhe njëherë, kriza greke është në qendër të vëmendjes dhe mishëron dështimet e Evropës. Edhe njëherë, vendimet e vështira duhet të merren për ristrukturimin e borxhit dhe dispozitat e ndihmave të mëpasme për Athinën. Dhe edhe njëherë, evropianët duhet të pranojnë se situata është dukshëm më serioze se sa ata mendonin. Mirëpo serioziteti i gjendjes së Greqisë nuk duhet ta turbullojë faktin se ajo është një ekonomi e vogël dhe se është, në shumë aspekte, një rast i jashtëzakonshëm, i veçantë.
Asnjë shtet tjetër nuk i ka shkelur rregullat buxhetore të Bashkimit Evropian ashtu siç ka bërë Greqia, apo ka akumuluar ngarkesë aq të madhe të borxhit publik, dhe asnjë shtet tjetër anëtar i BE-së nuk kombinon shtrirjen e njëjtë të një shteti jofunksional me ekonominë private jokonkurruese. Beteja e vërtetë megjithatë do të zhvillohet në Itali dhe në Spanjë. Kushtet huamarrëse të të dyja shteteve janë përkeqësuar në gjysmën e dytë të vitit 2011.
Të dyja janë aq të mëdha, – duke përbërë 17-përqindëshin dhe respektivisht 11-përqindëshin e GDP-së së eurozonës, – saqë financimi i tyre nëpërmjet asistencës multilaterale do të lodhte, nëse jo të dërrmonte burimet e eurozonës dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Që të dyja instaluan së fundi qeveri të reja reformuese. Dhe që të dyja kanë vështirësi në rimëkëmbjen e konkurrencës, në nxitjen e rritjes, në garantimin e qëndrueshmërisë fiskale dhe në pastrimin e bilanceve bankare. Në rast se ia dalin, euroja do të mbijetojë; në rast se dështojnë, atëherë jo, të paktën në formën e saj aktuale.
Kjo është arsyeja se pse diskutimet e disa muajve të fundit janë përqendruar me të madhe, nëse jo absolutisht, në çështjen se si të mbështeten rregullimi dhe reformat në Itali dhe në Spanjë.
Propozimet për të lejuar Bankën Qendrore Evropiane të ndërhyjë më me vendosmëri në tregjet e bonove apo në rritjen e “murit mbrojtës” të Institucionit Evropian të Stabilitetit Financiar (EFSF), kishin për qëllim përcaktimin e limitit më të lartë të normave të interesit që duhet paguar nga Italia dhe Spanja për borxhet e tyre. Ngjashëm me këtë, propozimet për të krijuar bono të përbashkëta kishin për qëllim zbutjen e pritjeve për paaftësi të pagesës, duke siguruar që këto shtete më në fund të jenë në gjendje që të huazojnë nëpërmjet garancive nga partnerët e tyre të eurozonës. Të gjitha diskutimet ishin bërë në terma të përgjithshëm, mirëpo çdokush kishte të njëjtat shtete në mendje.
Asnjëri prej këtyre propozimeve duket se nuk do të realizohet në një të ardhme të afërt. Banka Qendrore Evropiane ka blerë disa bono italiane dhe spanjolle, dhe mund të blejë edhe më shumë, por ka bërë të qartë se nuk është e gatshme që të angazhohet për tavanin e normave afatgjate të interesit.
Madhësia e EFSF-së do të rritet me përshpejtimin e krijimit të një Mekanizmi të përhershëm të Stabilitetit Evropian dhe duke e lejuar atë që të mbulojë EFSF-në. Mirëpo kapaciteti i EFSF-së do të mbetet përafërsisht në 500 miliardë euro – bukur nën vlerën prej 1 trilion e diçka euro sa ishte parashikuar nga ata që mbronin parimin e një garancie masive financiare (e ashtuquajtura “bazuka zgjidhje”). Në të njëjtën mënyrë, eurobonot janë zyrtarisht jashtë agjendës, të paktën tani për tani. Në vend të kësaj, Evropa po e vë në lëvizje një marrëveshje të re fiskale për të siguruar që të gjitha shtetet anëtare të eurozonës të adoptojnë dhe përmbushin rregulla më të rrepta buxhetore.
Këto zgjidhje pjesërisht reflektojnë shqetësime pragmatike: të gjitha skemat teknike-financiare që janë propozuar për të mbrojtur Italinë dhe Spanjën nga kushtet e rënduara huazuese paraqesin vështirës ligjore, politike dhe qeverisëse. Mirëpo ekziston një parim edhe në këtë rast po ashtu: mendohet (veçanërisht në Gjermani) se mbrojtja nga presioni i tregut vetëm sa do të ndalojë rregullimin dhe reformat.
Në të vërtetë, një perceptim i përgjithshëm në Evropën Veriore është se vetëm sforcimet serioze ofrojnë stimuj të domosdoshëm për të tejkaluar vështirësitë e brendshme politike dhe shoqërore për ashpërsimin e shpenzimeve publike dhe reformimin e tregjeve të punës. Për Evropën Jugore, vlen parimi pa dhembje s’ka fitime: një recesion i thellë dhe një rritje e theksuar në shkallën e papunësisë mund të jenë çmimi që duhet paguar për përmirësime të qëndrueshme në prodhim dhe konkurrencë.
Ky arsyetim nuk është pa justifikim. Menjëherë pasi BQE-ja nisi të flejë bonot italiane gushtin e kaluar, Qeveria e kryeministrit të atëhershëm, Silvio Berluskoni, bëri një tërheqje prapa në përkushtimin ndaj reformimit të sistemit tatimor. Edhe pse më vonë u distancua nga qëndrimi, episodi ishte konsideruar si një dëshmi e qartë e efektit moral të rrezikimit të mbështetjes së BQE-së. Vetëm pasi tregu i bonove iu kthye përsëri Berluskonit, ai u zëvendësua nga reformatori Mario Monti.
Mirëpo strategjia është një lojë dukshëm e rrezikshme. Qeverive mund t’u duhen stimuj për të vepruar, por ato duhet po ashtu të jenë në gjendje t’u tregojnë qytetarëve të tyre se reformat ia vlejnë mundin. Nëse, pas një mori rregullimesh fiskale dhe reformash të dhembshme, prodhimi është më i ulët, papunësia më e lartë dhe perspektiva më e errët, atëherë qeveritë shumë shpejt mund të humbin mbështetjen publike dhe reformat mund të ngecin, siç ka ndodhur në rastin e Greqisë.
Ekipet reformatore mund të humbin pushtetin ndaj populistëve. Për më tepër, një ambient i degraduar makroekonomik dhe financiar i shton gjasat për dështimin e bankave, gjë kjo që do të kishte pasoja të menjëhershme për financat publike dhe besimin ekonomik.Këto rreziqe rriten edhe më shumë nga nevoja për reforma në disa shtete përnjëherë.
Në të vërtetë, ekziston një “ide e gabuar e përbërjes” në afrimin aktual: shtetet në nevojë serioze për rregullim dhe konkurrenca e përmirësuar përbëjnë të gjithë Evropën Jugore dhe Francën, dhe bashkërisht përbëjnë më shumë se gjysmën e GDP-së së eurozonës. Ç’është e vërteta, konkurrenca për investim është një shtytje për të vepruar. Mirëpo pavarësia makroekonomike dhe financiare mund ta bëjnë suksesin të paprekshëm, në rast se shtetet reformuese përballen me një të pafavorshëm rajonal të stagnimit dhe kërkesave në rënie.
Është një gjë të besohet në atë se qeveritë veprojnë vetëm nën presion dhe shoqëritë i pranojnë reformat vetëm në rast se besojnë se nuk ka alternativa të tjera, ndërsa një gjë krejt tjetër të besohet se rregullimet dhe reformat do të vazhdojnë vetëm nëse e gjithë Evropa Jugore përballet me recesion. Mbajtja e Evropës Jugore në një gjendje “tërhiq e mos këput” do të ishte strategji shumë më e besueshme në rast se shoqërohet nga një program i rritjes nga e gjithë eurozona. Dhe, në këtë pikë, një program i tillë nuk shihet fare në horizont.

BE, plane të fshehta për shpëtimin e euros
Gazeta Welt am Sonntag pati folur për një plan të fshehtë për Evropën. Sipas saj për të po punojnë në prapaskenë presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy, presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso, shefi i Eurogrupit Jean-Claude Juncker dhe presidenti i Bankës Qendrore Evropian (ECB) Mario Draghi. Mirëpo plani i përfaqësuesve udhëheqës të Bashkimit Evropian nuk është aq i fshehtë. Fakt është që në samitin e jashtëzakonshëm të BE-së më 23 maj këta të katër u ngarkuan me detyrën, që deri në samitin e rregullt të radhës në fund të muajit të shqyrtonin mundësitë për një zgjidhje afatgjatë të krizës.
Që atëherë ajo është acaruar edhe më shumë: Problemi kryesor nuk duket të jetë më çështja, nëse Greqia mbetet në bashkimin monetar, por nëse Spanja do të jetë në gjendje të shpëtojë bankat e saj në falimentim e sipër. Kush donte, mund të dëgjonte disa propozime nga takimi i udhëheqësve të BE-së javën e kaluar. Me sa duket duke e pasur fjalën për Spanjën, Barroso bëri fjalë për shembull për idenë e një "bashkimi bankar me mbikqyrje financiare të njësuar dhe me sigurim depozitash të përbashkët."
Se çfarë do të thotë saktësisht kjo, këtë Barroso e la të hapur. Kjo u bë më e qartë këtë të hënë. Komisari i BE-së për monedhën Olli Rehn la të kuptohet gjatë një bisede me ministrin e ri të Financave të Francës Pierre Moscovici, se është e rëndësishme të mendohet për një "rikapitalizim të bankave". Fjala ishte për atë, që fondet e shpëtimit të euros EFSF dhe ESM të ndihmojnë bankat, që nuk po i mbajnë më këmbët, për shembull ato spanjolle. Me siguri, këto fjalë e kanë shqetësuar Berlinin.
Mirëpo gjatë takimit midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe Barrosos të hënën në mbrëmje mikpritësja la të nënkuptohej njëfarë gatishmërie për afrimin e qëndrimeve. Ajo tha se me Barroson "do të flasë për atë, se ne çfarë mase na duhet t'i vendosim bankat sistemike nën mbikëqyrjen specifike evropiane". Por ajo theksoi se këto janë mendime në spektrin afatgjatë. Fjalën bashkim bankar ajo e shmangu.

Fikrro- 484
Similar topics
» Po sikur KOHA te ishte duke u shnderruar ne HAPESIRE?
» Shkencëtarët: Është koha të telefonojmë alienët
» Mendoni se toka eshte nje top gjigand i rrumbullaket apo eshte e sheshte ?
» Mistere
» Meditim duke ecur
» Shkencëtarët: Është koha të telefonojmë alienët
» Mendoni se toka eshte nje top gjigand i rrumbullaket apo eshte e sheshte ?
» Mistere
» Meditim duke ecur
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi