EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekzorcizëm në kohët moderne

2 posters

Shko poshtë

Ekzorcizëm në kohët moderne  Empty Ekzorcizëm në kohët moderne

Mesazh  Odin 08.09.12 21:12

Ekzorcizëm në kohët moderne  Largea_exorcism1347120903

Për ekzorcizmin kemi lexuar në libra, dikush e ka parë në ndonjë film, por praktika fetare e ndjekur vecanërisht në masë në Mesjetë për “të cliruar” njerëzit e pushtuar nga demonët, ekziston edhe në kohët moderne, ndonëse jo në atë përhapje.

Një prift kolumbian pretendon se me ekzorcizmin e tij cliron njerëzit nga e keqja, heq prej tyre demonët dhe për më tepër praktika e tij funksionon aq mirë sa në javë kryen ritualin në të paktën dhjetë raste.

“Të pushtuarit” nga djalli shtrihen në qendër të një rrethi të zjarrtë, lyhen me hi dhe baltë dhe mbajnë në duar një kokërr vezë dhe kryqin.

Me fjalët dhe ritualin që ai e quan fetar, prifti Hermes Cifuentes, që nga vendasit thërritet Vëlla Hermesi, thotë se është në gjendje të çlirojë njerëzit nga të gjithë llojet e shpirtërave të këqinj.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizëm në kohët moderne  Empty Re: Ekzorcizëm në kohët moderne

Mesazh  Zattoo 03.03.14 15:47

Djaloshi i pushtuar nga djajtë

Dijetarët jezuitë rikujtojnë rastin e një djali nga viti 1949

Ekzorcizëm në kohët moderne  Exorci10

Me fanatizëm ruhet identiteti i djaloshit “Robbie”

Besohet se ky rast ka shërbyer për xhirimin e filmit “The Exorcist”

Sot e kësaj dite, filmi i vitit 1973, “The Exorcist”, shkakton ndjenja të tmerrit të madh te të gjithë ata që janë mjaft trima sa për ta shikuar atë. Ngushëllimi i fundit që ekziston në fund të filmit është se kemi të bëjmë vetëm me një ngjarje të trilluar.

Por, dijetarët jezuitë thonë se këto ngjarje të tmerrshme kanë ndodhur me të vërtetë, kur një djalë i ri ishte pushtuar nga djalli në vitin 1949. Të mbledhur në një librari universitare – në shkollën të cilën e vijonte djali i pushtuar nga djajtë – dijetarët dhe ekspertët, pak para festës së “Halloween”-it, kanë debatuar se a ka pasur diçka të vërtetë në film, apo jo. Universiteti “Saint Louis” kishte organizuar një panel rreth ekzorcizmit, ku u fol edhe rreth trajtimit të një djaloshi të paidentifikuar nga qyteti i Uashingtonit.

A ishte pushtuar nga djajtë djaloshi “Robbie”?

Studenti i ri Zach Grummer-Strawn kurrë nuk e ka parë filmin 'The Exorcist', i cili konsiderohet njëri ndër shembujt më të mirë të terrorit të pakomercializuar filmik. Ai ka dëgjuar vetëm shkarazi rreth ritualit për dëbimin e djallit, që kishte zgjatur një muaj në shkollën e tij, në vitin 1949, në të cilin ishte bazuar filmi dhe romani i William Peter Blattyt i vitit 1971. “Do të doja të besoja në vërtetësinë e kësaj ngjarjeje”, thotë Grummer-Strawn, student i teologjisë dhe sociologjisë nga Atlanta. Në Librarinë “Piu XII” ishin mbledhur rreth 500 njerëz,

Kështu që disa prej tyre ishin të detyruar të rrinin në këmbë, apo të mbështeteshin për muri. Folësi Thomas Allen, autor i një rrëfimi të vitit 1993 rreth ngjarjeve në ish-spitalin e shkollës “Alexian Brothers”, theksoi se dëshmitë definitive rreth asaj se djaloshi, i njohur vetëm si “Robbie”, ishte i pushtuar nga djajtë, nuk janë në dispozicion. Ka mundësi që ai të ketë vuajtur nga ndonjë sëmundje mendore, apo abuzim seksual, apo se kishte fabrikuar tërë këtë mesele.

Sikur edhe të gjitha diskutimet rreth parimeve themelore të fesë, edhe ky diskutim në fund arriti te tema e besimit. “Nëse djalli arrin të na bindë se nuk ekziston, atëherë ai e ka fituar që në fillim gjysmën e betejës”, tha prifti Paul Stark, zëvendëspresident i misionit në këtë shkollë katolike, 195 vjet të vjetër. Ai e hapi diskutimin me një lutje nga libri i kishës rreth ekzorcizmit, duke lutur Zotin “jepu robërve të tu guximin që ta luftojnë bishën e poshtër”. Disa nga të pranishmit në sallë, e që nuk ishin studentë, përmendën lidhjet personale me një episod, i cili kishte magjepsur gjenerata të tëra të banorëve të San Luisit.

Rituali i ekzorcizmit

Njëri nga ta tregoi se, derisa ishte duke jetuar afër një shtëpie në periferi të San Luisit, në dimrin e vitit 1949 kishte arritur një djalosh rreth 13-vjeçar, nëna e të cilit ishte luteriane, banore e San Luisit, e martuar për një katolik. Një tjetër tha se gruaja ishte kushërirë e largët e priftit William Bowdern, i cili udhëhoqi ritualin e ekzorcizmit me kryepeshkopin e San Luisit, por nuk tha asgjë më tepër, vetëm se i tha Allenit se ngjarja ishte e vërtetë.

Bowdern vdiq në vitin 1983. Bowdernit i kishte ndihmuar prifti Walter Halloran, i cili për dallim nga kolegët e tij, foli haptazi me Allenin, duke shprehur skepticizmin e tij në lidhje me ngjarjet paranormale që mund t’i kishte bërë Bowdern. “Ai fliste më shumë rreth djalit, se sa shumë kishte vuajtur ai, sesa që fliste rreth vet ritit”, thotë Allen. “Ai ishte një djalë i frikësuar, i hutuar, i cili ishte prekë nga një gjendje të cilën nuk e kuptonte. Ai më kishte thënë se nuk e dinte për çka bëhej fjalë dhe, unë do të thosha po ashtu, thjesht nuk e di”.

Allen me fanatizëm ruan identitetin e djaloshit “Robbie”, përkundër tentimeve të mëdha për ta marrë vesh se kush ishte ai. Gary Mackey, një kontabilist 59 vjeçar, po ashtu tha se nuk është i sigurt nëse filmi “The Exorcist” kishte një ngjarje të trilluar, apo të bazuar në ngjarje të vërtetë. Por, ajo çka ai është i sigurt, është se filmi, të cilin e kishte parë për herë të parë kur kishte 19 vjet, e kishte frikësuar për vdekje. “Besoj se ai është filmi më i frikshëm që është bërë ndonjëherë”, thotë ai.

1949

ishte viti kur prifti William Bowdern udhëhoqi ritualin e ekzorcizmit me një djalosh rreth 13-vjeçar.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizëm në kohët moderne  Empty Re: Ekzorcizëm në kohët moderne

Mesazh  Odin 04.04.14 20:02

Tetëvjeçarja që largon shpirtrat e ligë!?

Ekzorcizëm në kohët moderne  Tet-euml-vje-ccedil-arja-q-euml-largon-shpirtrat-e-lig-euml-video_hd

Alani Santos, e njohur si Misionarja e Vogël, kryen ekzorcizëm në një kishë në Rio Rio de Zhaneiro të Brazilit.

Ndonëse tetëvjeçare, ajo është yll në kishë. Përveç ekzorcizmit thonë se edhe shëron. Ajo ka shumë punë, e si të mos ketë kur është edhe vajza e pastorit të kishës!

Besimi në largimin e shpirtrave të këqij dhe shërim zakonisht lidhet me të varfrit që vizitojnë këtë kishë.

Pos që rregullisht postohen video të saj në YouTube, për të është bërë edhe një reportazh.

Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizëm në kohët moderne  Empty Re: Ekzorcizëm në kohët moderne

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi