EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ëndrra – zbulim i botës së brendshme

Shko poshtë

Ëndrra – zbulim i botës së brendshme Empty Ëndrra – zbulim i botës së brendshme

Mesazh  Jon 15.07.08 0:03

Ëndrra – zbulim i botës së brendshme

Ëndërrta zakonisht kanë një porosi, që i dedikohet personit që e sheh. Po qe se një ëndërr përsërit herë pas herët në një interval të shkurtë javor, personin që e sheh i jep një porosi se duhet urgjentisht ta zgjedh një problem me të cilin është i ngarkuar.

Për ta shpjeguar ëndrrat duhet të kemi shumë parametra: individi përpara se e ëndërron: a ka ndikuar ndonjë imazh i ditës, biseda me shokët, shoqet ose është biseduar diçka mbi përmbajtjen që e ka të bëj me ëndrra, apo individi i ka shtypur disa ndjenja që i dëshiron dhe tani i rikthehen nëpërmes ëndrrës!

Madje koha: fjala vjen, si është nata: vranët, shi, kthjellët etj. Pastaj dita: cila ditë e javës, e diel (ëndrra tregon vetëm për të atë ditë deri mesnatë), hëne, marte etj.

Koha para mesnate pas mesnate, mëngjes. Data prej 1 (një) deri 31 muajit përkatësisht 30.

Kur i del gjumi atij që ëndërron, si e ka ndje vetën, i gëzueshëm, i mërzitur, i shqetësuar. Madje në çka i bie në mend po sa i del gjumi, se çfarë i duket se do t’i tregojë ëndrra.

Së fundit simbolet që qëndrojnë në rrafshin e pavetëdijes si janë të urdhëruam. Një shembull: tre veta udhëtojnë me një makinë, iu kalon macja e zezë, njëri prej treve fillon të qajë, dhe e pyesin pse, ai iu përgjigjet macja e zezë. Dhe vërtetë do ti ndodhin diçka e keqe atij personit.

Personi i dytë fillon të këndojë, sepse macja e zezë ishte shenjë gëzimit. Dhe tërë dita i kalon mirë dhe është i gëzueshëm, kurse i treti nuk reagon. Sepse macja e zezë nuk e ndonjë domethënie.

Ashtu edhe në botën e ëndrrave varet se çfarë simboleve i kemi ngarkuar pavetëdijen, për shembull, qeni për dikën është besnik, për tjetrin armik etj.

Ja disa shpjegime për boten e ëndrrave:

Sa është njeriu i vjetër aq janë të vjetra ëndrrat. Ato e kanë shqetësuar njeriun pareshtur, prandaj ai u ka dhënë domethënien e vet. Ndonjëherë është përpjekur t'i shpjegojë ato edhe si zë të Zotit.

Shumë ëndrra e kanë shkakun e jashtëm, siç janë ngacmimet e ndjenjave. Kështu, në qoftë se jashtë bubullon, atëherë njeriu zakonisht do të ëndërrojë se është në frontin e luftës; zëri i gjelit, herët në mëngjes, atij i rikthehet në ëndërr si një kushtrim i frikshëm; në qoftë se dyert e shtëpisë kërcasin, do të ëndërrojë hajnin, që ka hyrë në shtëpi; në qoftë se mbuloja e shtratit bie për tokë, mund të ëndërrojë se fluturon i zhveshur, ose ka ra në ujë dhe noton; në qoftë se është i shtrirë dhe këmbët i ka të varura për skaj shtratit, mund të ëndërrojë se bie në greminë; në qoftë se e mbulon kokën me nënkresë, mund të ëndërrojë se bien gurë mbi të.

Ata që “lagen” gjatë natës në shtrat, do të ëndërrojnë se notojnë. Dikush ëndërron se e ka sulmuar armiku dhe e rrëzon në “kokërr të shpinës” dhe e lidh për një hu, dhe kur nga frika i del gjumi e sheh se mes gishtërinjve të këmbës e ka një fije kashte.

Psikologu i njohur Henningsi ëndërron se e kanë varur në litar, nga frika i del gjumi, dhe vëren se rreth qafës i është lidhur këmisha e natës. Po ashtu vlen për ata të cilëve u mbështillen këmbët me diçka të nxehtë: do të ëndërrojnë se ecin nëpër zjarr.

Ëndrrat që i shkakton ngacmimi i jashtëm

A. Maury, i cili eksperimenton shumë rreth ngacmimit dhe objektit ngacmues si, bie fjala, me puplën e pulës; ngacmim nën hundë dhe nëpër buzët e gojës, e bën të ëndërrojë se si armiku e mundon dhe ia zhvesh lëkurën. Nga shtypja në qafë, ai ëndërron, se si mjekët ia vendosin përreth qafe një leckë me ujë të ftohtë; në qoftë se i qiten disa pika ujë fytyrës njeriut të fjetur, ai ëndërron vapën dhe se gjendet nën diellin e nxehtë dhe fillon të djersitet nga vapa.

Një komponist ëndërron së është në shkollë dhe në fund të orës e pyet profesori, a e ka kuptuar lëndën, ndërsa dikush fillon të bërtasë o - ja! Ai e qorton pse ashtu bërtet në zë, dhe pas tij të gjithë bërtasin, orja, erja, feurja etj. Pastaj ai zgjohet dhe, në të vërtetë, njerëzit bërtasin jashtë: feuer, zjarri, po digjet.

Shtëpia e tij ishte në zjarr. Po ashtu gjatë luftës një vajzë ëndërron se si fluturojnë aeroplanët mbi të, dhe në të vërtetë qenë aeroplanët e luftës, që bombardonin qytetin...

Ëndrrat me shkaqe patologjike

Shpeshherë shkaku i ëndrrave është në patologjinë e brendshme trupore, siç është shushuritja e veshëve, zemra e dobët, mëlçitë e sëmura, tretja e dobët, po ashtu edhe ngarkesat e llojllojshme të gjëndrave seksuale.

Njeriu i sëmurë nga zemra zakonisht do të ëndërrojë, ëndrra frike, tmerri, trishtimi, që lidhen ngushtë me vdekjen; bie fjala, lufton me kafshët e egra, e sulmon gjarpri etj. Kur zgjohet është i djersitur dhe i shqetësuar.
Njeriu i sëmurë nga mëlçia zakonisht do të ëndërrojë se ka pengesa me frymëmarrje, i zihet fryma nga turma e madhe, ikën dhe nuk mund të vrapojë as të fshehët.

Njeriu me dhimbjet e stomakut dhe tretjen e dobët zakonisht do të ëndërrojë gjërat e ndyta dhe të gërditshme.

Njeriu me nerva të luhatshme dhe frikacaku zakonisht do të ëndërrojë se si përplaset dhe rrëzohet; hajnat e sulmojnë; lufton me kafshët e egra, siç janë gjarpërinjtë, ujqit, mëzetërit, qentë, kuajt, etj. Ata që ëndërrojnë hajnin, sipas Freudit, u ringjallën kujtimet e fëmijërisë, të huajt e vizitojnë dhomën e fëmijës dhe zgjohen nga gjumi.

Ëndrrat që e kanë shkakun në të kaluarën

Ëndrrat i kanë shkaqet psikike nga e kaluara. Në qoftë se një ditë përpara ose para disa ditëve, ke pasur mysafirë, ka mundësi të ëndërrosh vizitën e mysafirëve, ose vetë shkon diku në vizitë, do t’i shohësh të njëjtit njerëz, por në një shoqëri tjetër.

Njeriu, i cili ka qenë në udhëtim dhe kthehet në shtëpi, mund të ëndërrojë disa ditë vendet nëpër të cilat ka kaluar, ndoshta ëndërron se si vozitet dhe ballafaqohet me vështirësi dhe pengesa, siç është harresa e biletës etj.

Ngjarjet që lënë përshtypje (mbresë) të thellë, do të shkaktojnë ëndrra, por në lidhje me diçka tjetër. Në ëndërr nuk e kemi nën kontroll veten dhe as nuk mund ta përcaktojmë qëllimin nga jeta konkrete.

Rikthimi në fëmijëri ose në moshë të re, po ashtu shkakton ëndrra të shpeshta te njeriu i moshuar. Bie fjala, ëndërron se është fëmijë dhe është nën këshillat e babës dhe të nënës, që mund të jenë dhe të vdekur. Po ashtu, të shpeshta janë ëndrrat e jetës së shkollës (prefesori do të pyesë, por del se nuk jemi të përgatitur dhe nga kjo frikë në fund zgjohemi).

Ëndrra si shkak i dëshirës

Ëndrrat e shumta të njeriut janë dëshirat, që ende nuk janë realizuar ose nuk do të realizohen kurrë.

Vajza, që e ka humbur shpresën e martesës, do të ëndë-rrojë se si shkon në dasmën e vet në mënyrë solemne; ia urojnë martesën miqtë dhe shokët drejtpërsëdrejti ose me telegrame dhe letra; kjo është vetëm një dëshirë që dëshiron ta plotësojë.

Në qoftë se studenti ëndërron se e ka dhënë provimin me notën shembullore, në të vërtetë ai ende nuk ka filluar të përgatitet për provim; pra ai nuk e di a do ta japë provimin; kjo mbetet dëshirë për t’u realizuar.
Shumë herë njeriu ëndërron grumbullin e parave dhe fillon të hartojë plane se si t'i shfrytëzojë ato, po dhe kjo në qenësi shpreh dëshirën e tij.

Ëndrrat me domethënie simbolike

Njeriu ëndërron dhe ëndrra simbolike, që në momentin e parë nuk e dimë as domethënien e saj, as nuk kemi ndonjë shembull të ngjashëm që mund të jetë shkak i ëndrrës.

Nga lashtësia historike, njeriu i ka shpjeguar ëndrrat sipas simbolikës (posaçërisht dallohen populli i Izraelit). Kështu, bie fjala, Jozefi i Egjiptit, ia shpjegoi Faraonit ëndrrën me shëmbëllesa. Në kohën tonë për këtë dukuri janë të njohur Freudi, Adleri, Jungu dhe bashkëpunëtorët e tyre. Por, as ndonjë shkollë psikanalitike nuk i shtjellon ëndrrat në një mënyrë dhe ato dallohen dukshëm mes tyre.

S. Freudi, zakonisht i shpjegoi dëshirat e parealizuara në lëmin seksual; tërë simbolika e ëndrrës është e veshur me epshin dhe kënaqësinë seksuale.

Njeriu gjatë gjumit s’ka mbikëqyrje në censurimin e vetëdijes dhe kështu bota e ëndrrave shpërthen nga dëshirat e parealizuara dhe censura është e veshur me shëmbëllesën e epshit seksual. Së këndejmi, ombrella, thika etj. e shprehin fallusin, organin seksual të mashkullit, ndërsa krehër, organin seksual të femrës.

Shumë larg do të shkonim në qoftë se i shpjegojmë të gjitha ëndrrat në këndvështrimin seksual, edhe pse disa e kanë këtë simbolikë.

Nuk është e vërtetë se të gjitha simbolet në ëndërr paraqesin vetëm jetën seksuale, po ashtu nuk është e vërtetë, siç e thekson Freudi, se nënvetëdija e njeriut është e prishur, e çoroditur dhe vetëm vetëdija është e mirë.

C. G. Jungu thekson: a nuk është dëshmi e mirë se çka i solli njeriut vetëdija e tij, siç janë dy luftërat botërore, a nuk është koha t'i hapim sytë se çka mund të bëjë vetëdija e njeriut. Përderisa nënvetëdija e njeriut nuk është e përcaktuar, nuk është as e keqe as e mirë, atë e bën vetëm vetëdija e njeriut.

C. G. Jungu thotë se bota e ëndrrave buron nga nënvetëdija e njeriut, që e plotëson vetëdijen; njëra e plotëson tjetrën, prandaj nuk është e mjaftueshme të dish nga vinë ëndrrat dhe shkaqet e tyre, por është i rëndësishëm qëllimi – pse ëndërrojmë.

Ja ëndrra e një mjeku, treguar Jungut: “U ngjita në bjeshkë, rruga ishte përpjetë nëpër borë; koha ishte e mrekullueshme. Sa më lart ngjitesha, aq më tepër kisha kënaqësi, edhe ndieja një bukuri dhe lumturi të qëndroja përherë aty. Ashtu isha i magjepsur, po sa arrita në kulmin e bjeshkës, fillova të ngrihem edhe në ajër dhe të fluturoja. Dhe kur u zgjova isha krejtësisht në një farë ekstaze”.

Jungu i thotë: “Mik i dashur, e di se nuk mund të lirohesh nga bjeshka, por tani të qortoj, mos shko më vetëm në bjeshkë. Në qoftë se shkon së paku merri dy veta, që të shoqërojnë!”

Ai në këtë qortim qeshi, pas dy muajve doli në bjeshkë dhe rrëshqiti dhe mbeti në mbulojën e borës, që mëmësi ia shpëtuan jetën. Tre muaj më vonë, sërish u ngjit në bjeshkë, posa hipi në thepin e bjeshkës, u rrëzua dhe ra në greminë. Kjo ishte ekstaza e ëndrrës.

Kështu e shpjegon Jungu. Mirëpo, shtrohet pyetja: në cilin drejtim vetëdija e njeriut, plotësohet me nënvetëdijen e botës së ëndrrave?

Po japim një shembull:

Një djalë i ri ëndërron se si babai i tij vjen me qerre në shtëpi. Ishte i trullosur sa i mëshoi murit dhe e prishi qerren. Ky gjest e hidhëroi të birin dhe fluturim shkoi pas babës dhe e kapi për fyti, duke ia numëruar pse po sillej ashtu si i çmendur. Por i biri e vërejti se baba ishte i dehur.

Kjo ëndërr i qet Jungut kokëçarje për ta shpjeguar; ëndrra nuk kishte bazë reale. Baba është abstinent dhe nuk e konsumon alkoolin, ai është po ashtu dhe shofer i mirë; sa e sa herë e qorton të birin, mos ta ngasë shpejt automobilin.

Sa i përket raportit mes të birit dhe babait, ai është ideal. Sipas Freudit do të ishte vetëm raporti i jashtëm i mirë, përndryshe prapaskena e kësaj ëndrre është në çrregullimin e çoroditjes seksuale. Rivaliteti mes babës dhe të birit, i cili është i dashuruar me nënën e vet, dëshiron ta përqeshë dhe të tallet me babën nga xhelozia!

Në qoftë se e vështrojmë këtë ëndërr si plotësim i vetë-dijes, atëherë duhet të themi se raportet mes babës dhe të birit janë të mira, sepse i biri e çmon babën shumë dhe vetëm atë e sheh, përderisa vetveten nuk e sheh fare.

Një bindje e tillë është shumë e rrezikshme për të birin, i cili e çmon aq lart babën; ai nuk mund të pavarësohet dhe të shkëputet nga prangat e tij. Për këtë gjë nënvetëdija vepron ashtu sa i gërditet baba në mënyrë artificiale, për t'u rikthyer vetvetes, unit, ose identitetit dhe aftësive të veta, që të fillojë të pavarësohet nga baba. Një shpjegim i tillë është i saktë, sepse edhe vetë i biri ishte dakord.

Nga Don Nosh Gjolaj


Edituar për herë të fundit nga Jon në 15.07.08 0:04, edituar 1 herë gjithsej
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ëndrra – zbulim i botës së brendshme Empty Re: Ëndrra – zbulim i botës së brendshme

Mesazh  Jon 15.07.08 0:03

Zbulimi i brendshëm

Është e vërtetë se bota e ëndrrës e zbulon botën e brendshme të njeriut, që ai nuk do ta pranojë në mënyrë të vetëdijshme.

Për njeriun që ëndërron se vonohet zakonisht për tren ose i ik treni thonë se ai gjithherë do ta humbasë rastin ose do të vonohet; vajza 40 vjeçe, që e kishte humbur shpresën e martesës, ëndërron se do të udhëtojë me tren, që i kalon përpara syve.

Shembulli i dytë:

“Në shpejtësi u përgatita për udhëtim. I kërkova gjërat e mia, por nuk i gjeta. Koha kalonte dhe treni do të shkonte. Kur e rregullova valixhen shkova në stacionin e trenit, por rrugës m'u kujtua se i kisha harruar dokumentet e rëndësishme.

U ktheva mbrapa. Kur arrita së dyti në stacion, turma e madhe e njerëzve më pengoi të vrapoj, treni shkoi duke lërë pas vetes vijën “S”, unë mendova në vete se në qoftë se drejtuesi i makinës nuk e ngadalëson shpejtësinë do të përplasen vagonët rrugës. Dhe ashtu ndodhi; vagonët e fundit u përplasën dhe u bë dëm i madh. Nga frika më doli gjumi”.

Ëndrra e paraqet njeriun ambicioz, nervoz dhe të pavendosur, që përfundon në përplasje. Njeri i tillë është i shterur nga fuqia e jetës. I duhet të kënaqet me ato që ka, edhe pse dëshirat e mëdha dhe syri i pangopur e shpie deri në situatën e pavolitshme.

Vetveten deshi ta tejkalojë dhe fatkeqësisht shembulli i jetës tregon se njerëzit e tillë përfundojnë në sëmundje të ndryshme nervore dhe psikike.

Plotësimi i vetëdijes me nënvetëdijen ose pavetëdijen

Si plotësohet vetëdija e njeriut me nënvetëdijen që shprehet në botën e ëndrrave? Në vend të sqarimit, po japim një shembull të prof. Viktor Frankel-it nga kampi i përqendrimit të Dachau (Dahau).

Një nga të burgosurit kishte pa një ëndërr të çuditshme; një zë i çuditshëm i thotë: a dëshiron ta dish të ardhmen tënde! Ai i përgjigjet, po: “Dëshiroj të di kur do të jetë për mua fundi i luftës?” Zëri i ëndrrës i përgjigjet: “Më 30 mars 1945!”

Këtë ëndërr e kishte parë në fillim të muajit mars. Ishte krejtësisht i shëndoshë dhe fizikisht i fortë me plot shpresë për t'u çliruar. Ditët kalojnë shpejt dhe nuk shihet në horizont ndonjë shenjë, që t'i realizohet zëri i ëndrrës. Ditët e fundit e kaplojnë ethe të rënda dhe më 29 mars e dërgojnë në spital; më 30 mars vdes; ky është fundi i luftës dhe i vuajtjeve të tij.

Ëndrrat nuk janë profetizëm, që mund ta tregojnë të ardhmen e njeriut, por mund të jenë shkaku i atyre gjërave që paralajmërohen.

Jeta e përditshme na jep mjaft shembuj të tillë, por ne nuk jemi gjithherë të vetëdijshëm për këtë, sepse përmbajtja e ëndrrave, që shpërthen nga nënvetëdija e njeriut do të ndikojë, dashje a pa dashje, edhe në vetëdijen, në mendjen e tij, që e shpie deri te realizimi i ëndrrës, edhe pse realizimi i saj në realitet është i ndryshëm.

Ëndrrat janë pjesë e jetës dhe diçka normale te njeriu. Nëpërmjet tyre në mënyrë spontane i përjetojmë shtresat e thella psikike. Në gjendjen e fjetjes qenësia jonë është e çliruar nga ndikimi i jashtëm dhe nga shtytjet e ditës. Edhe vëmendja aktive është e drejtuar kah “brendia”.

Në procesin e ëndrrës zgjohen përmbajtje psikike, të cilat mund të lajmërohen edhe gjatë ditës, por shumë rrallë, po ashtu janë të shkurtra dhe të zbehta me pamjet e shëmtuara dhe rishtas ato kthehet në sferën e nënvetëdijes. Me një fjalë nëpërmes ëndrrës në mënyrë spontane zgjohet vetvetiu tërësia e strukturës psikike “nën ujë” të thellë.

Ëndrrat janë shumë të dobishme për ata të cilët merren me to. Ato shpien kah rrënjët ose kah “çerdhja” (foleja) e problemeve tona dhe kah mundësia për integrimin e plotë “par excellence”.

Disa autorë e shpjegojnë procesin e ëndrrave dhe përdorimin e tyre në shtatë shkallë.

Nganjëherë na ndodh se fare nuk na kujtohen ëndrrat. Harresa e tillë bazohet në faktin se i shtypim në sferën e nënvetëdijes të gjitha ato gjëra që na kërcënohen me ndonjë dhimbje ose e rrënojnë Unin (Egon) ose na shpijnë kah pasiguria, qofshin ata të vetëdijshme, qofshin të pavetëdijshme.

1. Shkalla e parë është “ëndrrat e ditës” (ëndërrite), integrimi i kujtesës që personi përjeton gjatë natës. Jo vetëm se i kujtohen ëndrrat, por dhe përmbajtja e tyre psikike, çka na i ka “vjedhur” dita. Edhe pse i përjeton si diçka të huaja dhe “jo të nevojshme”, nuk i shtyp në sferën e nënvetëdijes dhe as nuk largohet prej tyre me ndonjë ide fikse ose të ngushtë për ta mbrojtur pamjen e vet dhe të botës reale, por me vetëdije kyçet në integrimin e sferave psikike.

2. Shkalla e dytë është analiza e ëndrrave. Përmes analizës jo vetëm se e ndajmë pjesë - pjesë përmbajtjen e ëndrrave, por edhe rritet vëmendja dhe kujdesi në disa momente të sferës psikike dhe njëhershmit ballafaqimi me pasurinë (thesarin) e fshehur në shtresat e thella. Kuptohet se kjo nuk është integrimi i ëndrrës me shtresat e ditës, por është integrimi i shtresave të ditës me kujtimet që reflektojnë nga ëndrra, kyçja spontane me sferat e thella të individit.

3. Shkalla e tretë është shpjegimi i ëndrrave dhe deshifrimi i fshehur i porosisë, që jepet nëpërmes gjuhës simbolike të ëndrrës. Në këtë fazë i dallojmë shtytjet e ditës nga përmbajtja e ëndrrës dhe në mënyrën aktive inkuadrohemi në botën e ëndrrave, duke analizuar mirë shtytjet e ditës që bëhen burim i përjetimit së botës së ëndrrave. Po ashtu i analizojmë shkaqet e shëmtuar nga ndodhitë e ëndrrës dhe kërkojmë çelësin për t'i deshifruar porositë e saj.

4. Shkalla e katër është integrimi me ëndrrat e ditës, “ëndërrite”. Veprimi shkon në drejtimin e kundërt. Vëmendja e zgjon vetëdijen dhe kyçet drejtpërsëdrejti me botën e ëndrrave. Këtë shkallë mund ta arrijmë vetëm me ushtrime intensive, për ta zgjuar vetëdijen gjatë “ëndrrës” (jemi të vetëdijshëm se jemi në botën e ëndrrës). Vëzhgimi i ëndrrës bëhet nga këndi i vëmendjes dhe mendojmë mbi domethënien e ëndrrës. Në këtë fazë hyjmë në hulumtimet e thella dhe në mbretërinë e bukur të ëndrrave - gjithherë me vetëdijen e plotë dhe ashtu jemi të pranishëm në botën e ëndrrës, që quhet “lucide”.

5. Shkallës së pestë i bashkohet jo vetëm vëmendja e vetëdijes, por edhe vullneti me krijimtarinë burimore. Ëndrra vëzhgohet jo më në mënyrë pasive, por individi ndërhyn në mënyrë aktive dhe kreative. Përpara e përgatitin edhe skenarin, bie fjala, lëndën mbi të cilën do të ëndërrojë dhe rolin që do ta luajë, po ashtu dhe gjatësinë e dëshiruar. Ëndrrat e tilla i quajmë ëndrrat të kontrolluara ose ëndrra kreative. Në ëndrrat e tilla kyçet jo vetëm vëmendja, po dhe intelekti i individit me emocionin dhe vullnetin e lirë.

6. Në shkallën e gjashtë fillon integrimi i individit dhe autoterapia nëpërmjet ëndrrës. Integrimi psikik nuk është vetëm lidhja e strukturës dhe njësimi i shtresave psikike, por dhe përpunimi konstruktiv i tyre. Autoterapia psikike nga tjetërsimi, nga shtypja psikike që shpërthejnë nga nënvetëdija, nga ngarkesat e llojllojshme, që shoqërojnë dhembje nga tronditjet shpirtërore. Ri integrimi është i mundshëm vetëm si proces i shërimit ose i autoterapisë. Autoterapia tek ëndrrat e kontrolluara është e mundshme dhe e suksesshme bile edhe më e suksesshme se terapitë e tjera.

7. Shkallën e shtatë mund t'ia lejojmë vetes vetëm atëherë kur integrimi ynë është i lartë dhe stabil. Në këtë fazë na paraqitet dera e mrekullueshme që hyjmë në botën e fenomeneve të paranormales. Kështu mund ta zhvillojmë dyshin tonë (binomi - binjakun tonë) dhe të udhëtojmë në kohë dhe në vend; i dërgojmë dhe marrim sugjerimet telepatike nga tjetri, ose së bashku me tjetrin ëndërrojmë të njëjtën ëndërr ose e kërkojmë tjetrin në ëndrrën e tij.

Edhe pse ëndrrat nuk mund ta japin drejtimin tonë të jetës, ato janë faktor i rëndësishëm që ndihmojnë në mënyrë pozitive për baraspeshën e jetës së përditshme të pikëpamjeve më humane në botë.

Nga Don Nosh Gjolaj
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ëndrra – zbulim i botës së brendshme Empty Re: Ëndrra – zbulim i botës së brendshme

Mesazh  Jon 15.07.08 0:39

Cili është roli juaj në ëndërr?

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i ëndrrave tona, në të cilin përqendrohemi vazhdimisht, është roli që kemi në një ëndërr. A jemi aktivë apo pasivë, jemi pjesëmarrës apo vëzhgues? Jemi personazhi kryesor i ëndrrës apo thjesht një personazh në prapavijë? Natyra e rolit që kemi në ëndërr shpjegon detaje shumë të rëndësishme për vetë jetën tonë.

Rëndësia e përsëritjes së ëndrrave

Ëndrrat e përsëritura janë mesazhe të rëndësishme, të cilat ne nuk i kemi marrë parasysh. Ato janë një thirrje për vëmendje. Këto ëndrra kanë gjithnjë lidhje me probleme themelore në jetën tonë, të cilat duhet të zgjidhen sa më shpejt. Shpesh ne e dimë se ç’thotë ëndrra, por nuk duam të ndryshojmë dhe ëndrra përsëritet.

Gjuha e ëndrrave

Ne mund të kuptojmë shumë nga gjuha që përdorim duke shpjeguar një ëndërr. Shpesh shpjegimi i një ëndrre i ngjan një shprehjeje figurative.
Një ëndërr është një mikroskop nëpërmjet të cilit ne depërtojmë në fshehtësitë e shpirtit.

Ne të gjithë ëndërrojmë, nuk i kuptojmë ëndrrat tona dhe vazhdojmë të sillemi njësoj sikur asgjë e çuditshme të mos ketë prekur thellësitë e mendjes, e çuditshme të paktën në krahasim me veprimet e logjikshme dhe të ndërgjegjshme të mendjes sonë.

Ne nuk jemi vetëm më pak të arsyeshëm dhe më pak të përmbajtur në ëndrrat tona, por ne jemi edhe më inteligjentë, më të zgjuar dhe më të aftë për të gjykuar drejt kur jemi në ëndërr.

Çdo psikanalist e pranon në parim se ndërmarrja e një veprimi të caktuar kërkon një provë empirike për përmbajtje në ëndrrat tona, fantazitë dhe sjelljen e paqëllimshme.

Nga Don Nosh Gjolaj
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ëndrra – zbulim i botës së brendshme Empty Re: Ëndrra – zbulim i botës së brendshme

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi