EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Endrra e paralajmeroi për vrasjen e tij

Shko poshtë

Endrra e paralajmeroi për vrasjen e tij Empty Endrra e paralajmeroi për vrasjen e tij

Mesazh  Odin 11.09.14 0:43

Endrra e paralajmeroi për vrasjen e tij Linc

Ward Hill Lamon – ish partneri ligjor i Abraham Lincolnit, miku dhe ndonjëherë truproja e tij – ka rrëfyer një histori të njohur tashmë, në lidhje me parandjenjën që presidenti i 16 kishte për vdekjen e tij. Sipas rrëfimit, vetëm pak ditë para se të vritej në 14 prill 1865, Lincolni i tregoi një ëndërr që kishte parë një grupi të vogël njerëzish, mes tyre e shoqja, Mary Todd, dhe Lamoni.

Në ëndërr, ai shkonte drejt Sallës Lindore në Shtëpinë e Bardhë dhe gjente aty një kufomë të mbuluar që ruhej me ushtarë dhe ishte e rrethuar nga një turmë vajtuesish. Kur Lincolni pyeti njërin prej ushtarëve se kus kishte vdekur, ky i ishte përgjigjur: “Presidenti. U vra nga një vrasës”. (Më vonë Lincolni mendohet se i ka thëmë Lamonit se trupi nuk ishte i tiji – kështu që ai vetë nuk e ishte ëndrrën e tij si parathënëse).

Disa historianë kanë hedhur dyshime mbi rrëfimin e Lamonit, i cili u publikua fillimisht në 1880, pothuajse njëzetë vite pas vrasjes. Ndonëse Lamoni pretendonte se e kishte rindërtuar këtë histori falë shënimeve që kishte mbajtur në 1865, duket e cuditshme që ai ai dhe as Mary Todd nuk e kishin përmendur ëndrrën menjëherë pas vdekjes së presidentit.

Edhe nëse historia e Lamonit nuk është e vërtetë, dihet se Lincolni ishte shumë i interesuar në kuptimin e ëndrrave dhe cfarë ato kanë për të thënë për ngjarjet e të ardhmes, pozitive dhe negative qofshin.

Një provë e këtij kurioziteti ndodhet në një letër të vitit 1863 drejtuar bashkëshortes, e cila në atë kohë ishte në Filadelfia bashkë me djalin e tyre 10 vjecar, Tad. Lincolni shkruan që “Mary është mirë t’ia heqë pistoletën Tadit, pasi ka parë një ëndërr të keqe për të”.

Po kështu, pjesëtarët e kabinetit mbajnë mend se mëngjesin e vrasjes së Lincolnit, presidenti u kish thënë se kish parë ëndërr tek lundronte në një hapësirë të madhe uji me shpejtësi të lartë. Ai u kish thënë edhe që kish parë të njëjtën ëndërr disa herë, pothuajse “përpara cdo ngjarjeje madhore të Luftës”.

Edhe kjo histori tregon interesin e Lincolnit në fuqinë parashikuese të ëndrrave – por nuk ofron prova të padiskutueshme që ai ka parashikuar vdekjen e tij.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi