EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Virusi që vret kancerin ruhet në frigorifer

Shko poshtë

Virusi që vret kancerin ruhet në frigorifer  Empty Virusi që vret kancerin ruhet në frigorifer

Mesazh  Luli 08.09.12 9:24

Virusi që vret kancerin ruhet në frigorifer

Virusi që vret kancerin ruhet në frigorifer  Femina_Detecter_Cancer_312_1

Duke u ftohur nëpër frigoriferë të laboratorit suedez ndodhet një ilaç premtues dhe shumë i lirë për shërimin e sëmundjes vdekjeprurëse të kancerit. Megjithëkëtë, testet që do të mund ta nxirrnin këtë ilaç në treg nuk janë kryer ndërsa nuk ekziston as interesimi i kompanive farmaceutike për të.

Bëhet fjalë për një virus, i cili është në gjendje që të mbysë qelizat kanceroze.

“Testet tona janë të kufizuara tani për tani në laboratorë, e jo edhe te njeriu, ndërsa shumë ilaçe të bëra në laboratorë mund të kenë dukshëm efekt më të vogël te njerëzit”, ka thënë profesori Magnus Essand, i cili e quan ilaçin e tij “vrasës të burrave të këqij”.

Prodhimi i këtij virusi do të ishte i lirë, e efikasiteti jashtëzakonisht preciz, me vetëm disa efekte të vogla anësore, të cilat janë edhe më të buta sesa gripi te njerëzit. E si dëshmi për këtë ofrohen fotografi, të cilat tregojnë se si tumori te minjtë laboratorikë zhduket gradualisht.

I sigurt për njeriun

“Është e pabesueshme. Është më i mirë se gjithçka tjetër. Qelizat kancerogjene, të cilat janë rezistuese ndaj çfarëdo ilaçi tjetër, ky virus arrin t’i vrasë te kafshët”, ka bërë të ditur Essand, i cili punon në spitalin shkencor Uppsal në Suedi, përndryshe qendër evropiane për përsosmëri në fushën e tumoreve.

Megjithatë, onkologët e këtij spitali nuk guxojnë të vrapojnë korridoreve të spitalit dhe ta marrin ilaçin që ndodhet në frigoriferin e Essand, pasi që menjëherë do të gjendeshin prapa grilave. Kjo pasi që ilaçi nuk është i miratuar.

Mirëpo mënyra e Essandit për shërim me virus nuk është e para e llojit të vet. Qysh prej viteve ‘80, mjekët e dinë se si infeksionet me virus janë të afta që ta zvogëlojnë drastikisht masën e tumoreve. Mirëpo vetëm pas viteve 90 dhe përparimit të vërtetë të fushës së gjenetikës, shkencëtarët kanë arritur të kuptojnë se si ta kuptojnë dhe forcojnë këtë efekt. Dy dekada më vonë, rezultatet e para të këtyre hulumtimeve burojnë te shkencëtarët.

E arsyeja pse Essand po përgatitet që “t’ia vërë drynin” projektit të tij është paraja.

“Paraja. Më saktësisht, mungesa e saj”, bën të ditur ai. “Duhen rreth 1 milion euro për hulumtime”. E për një punë të tillë, kjo shumë është një imtësi e vërtetë.

S’ka pasurim, s’ka prodhim

Edhe pse Essand për 1 milion euro do të mund të niste dy fazat e prodhimit të virusit, faza e tretë do të mund dhe duhej kryer nga kompanitë farmaceutike. Mirëpo kompanive farmaceutike kjo gjë nuk u intereson aspak. E arsyeja për këtë është se nuk mund të përfitojnë para nga një gjë e tillë.

“Kompanitë farmaceutike kërkojnë vetëm përfitime gjigante, me të cilat të gjithë ata do të mund t’i paguanin hipotekat e tyre”, thotë Kjell Oberg, shef i Departamentit të onkologjisë në spitalin e Uppsalas dhe koleg i Essandit. “Për shkaqe të cilat mund t’i dinë vetëm zotërinjtë nordikë Toro dhe Votanu”, tallet Oberg, qeveria suedeze nuk është e interesuar të financojë testimin e virusit te njerëzit, pa marrë parasysh se një gjë e tillë do të mund të frynte xhirollogaritë e tyre bankare me miliarda euro.

Mirëpo, jo gjithçka është ende e humbur. Në momentin që mostrat e Essandit fitojnë miratimin dhe kur ilaçi të jetë i gatshëm për përdorim, ai do të mund të ofrohet si ilaç në baza individuale të të gjithë pacientëve, të cilët janë të gatshëm të rrezikojnë.

Brenda 18 muajve Essand do të mund të fillojë testimet e tij te njerëzit.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi